www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Turpi

Fjala “haja” ka kuptimin e tė ndierit i ndrojtur dhe i turpėruar. Nė rastin tonė duhet kuptuar si turp e ndrojtje prej Allahut dhe shmangie e sjelljeve dhe e fjalėve qė Ai nuk i dėshiron. Njė ndjenjė e tillė, e mbėshtetur nė ndjesinė e turpit qė gjendet nė natyrėn e njeriut, e bėn individin tė jetė mė i vetėpėrmbajtur dhe mė i ekuilibruar nė ēėshtje tė edukatės dhe tė respektit. Nė thelb, tek individėt qė nuk ekziston njė ndjesi e tillė, si dhe tek ata qė nuk e kanė njohur atė nė mjedisin ku janė rritur, zhvillimi i ndjenjės nė fjalė ėshtė zakonisht shumė i vėshtirė. Turpi mund tė ndahet nė dy kategori: 1. Turpi i natyrshėm (hajaul fitri), qė mund tė quhet edhe turpi i egos (hajaun nefsi). Ai e ndalon njeriun prej shumė sjelljeve qė konsiderohen tė turpshme. 2. Turpi qė vjen nga besimi dhe qė shpreh njė thellėsi tė rėndėsishme tė Fesė Islame. Kur turpi i natyrshėm ushqehet dhe zhvillohet me ndjenjėn e turpit brenda shpirtit tė Fesė Islame, krijohet njė barrierė e fuqishme kundėr paturpėsisė dhe sjelljeve tė turpshme. Ndėrsa kur mbetet i vetėm, nė kushte e gjendje tė caktuara lėkundet, thyhet e madje ndonjėherė mund tė rrėnohet krejtėsisht. Po, po. Njė ndjesi turpi e ndrojtjeje qė gjendet nė natyrėn e njeriut dhe qė shpjegohet me vetėdijen e besimit (imanit) nė ajete si “A nuk e di ai se Allahu e sheh?” (Alak, 14), nėse nuk ushqehet me konceptin e ihsanit qė shprehet nė pohime si “Pa dyshim, Allahu sheh e vėzhgon gjithēka mbi ju” (Nisa, 1), nuk mund tė ketė jetė tė gjatė, sepse edhe ekzistenca dhe zhvillimi i ndjesisė sė turpit, edhe vijueshmėria e saj ėshtė e lidhur me besimin. Nė lidhje me kėtė, Zotėria i tė gjitha krijesave (paqja qoftė mbi tė!), kur dėgjoi njė sahab t’i thoshte njė tjetri qė tė mos e tepronte me ndrojtjen pėr njė sjellje tė caktuar, i tha: “Lėre atė. Turpi buron nga besimi…”[1] Nė njė tjetėr rast ai ka urdhėruar e thėnė: “Besimi ka shtatėdhjetė e ca degė. Edhe turpi ėshtė njė degė e besimit.”[2] Nė kėtė pikėpamje, mund tė themi se turpi i natyrshėm, njėlloj si farėzat e tjera tė mirėsisė qė qėndrojnė tė fshehura nė natyrėn e njeriut, zhvillohet nė masėn qė njeriu e ushqen dhe e pėrforcon me dinamikat e diturisė, kthehet nė njė gjymtyrė tė rėndėsishme shpirtėrore e morale dhe ngre barriera e bėhet pengesė pėr shumė dėshira jolegjitime tė nefsit. Nė tė kundėrt, nėse kjo ndjenjė nuk zhvillohet pėrmes besimit (iman) dhe diturisė (marifet), nėse nuk pėrforcohet pėrmes vetėdijes sė ihsanit se Allahu vėzhgon gjithēka ne bėjmė, jo vetėm qė nuk forcohet e nuk bėhet e qėndrueshme, por atrofizohet duke u zhveshur pėrballė honeve tė ferrit tė egoizmit, ndėrsa nė planin individual e shoqėror zvarritjet dhe ējerrjet qė e turpėrojnė njeriun pėrballė sė njerėzishmes bėhen tė pashmangshme. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) ndalet nė kėtė ēėshtje dhe thotė: “Kur s’tė vjen turp, bėj ē’tė duash!”[3] Fjalėt “haja” (turp) dhe “hajat” (jetė) janė pranė njėra-tjetrės dhe kjo afri mund tė mbijetojė e tė gjejė pėrmbushje vetėm nėse zemra ushqehet me besim dhe me dije. Jeta ekziston me dinamikat e veta, sikurse edhe turpi ekziston po me dinamikat e veta. Pėrndryshe, rėnia dhe shthurja e tė dyjave ėshtė e pashmangshme. Nė rastin e turpit, shkalla e tij e parė ėshtė kur njeriu nis ta shohė vetveten me vėshtrimin e Hakut. Nėse njė njeri e ndjek vetveten nė pėrmasat caktuara prej Tij dhe ushtron vetėkontroll nė kėndvėshtrimin e Tij, tek ai lind njė ndjenjė fisnike ndrojtjeje qė i mundėson njė njeriu tė tillė tė gjallojė kurdoherė nė ndjenjat dhe nė mendimet e tij. Shkalla e dytė ėshtė e lidhur me vetėdijen nė pėrshtatje me afrinė ndaj Zotit dhe ėshtė e lehtė tė arrihet prej atyre qė rrugėtojnė nė horizontin e ajetit “Kudo qė tė ndodheni, Ai ėshtė bashkė me ju.” (Hadid, 4), ndėrsa Profeti ynė, nė lidhje me kėtė ēėshtje, na transmetohet tė ketė thėnė kėshtu: “Kundrejt Allahut silluni sa mė tė ndrojtur qė tė jetė e mundur! Ai qė tregohet i ndrojtur nė masėn e duhur kundrejt Allahut, le tė vėrė nėn kontroll kryet dhe ē’ka brenda kresė, stomakun dhe ē’ka brenda stomakut! Tė mos e mbajė, gjithashtu, larg kujtesės vdekjen dhe kalbjen! Ai qė e dėshiron Ahiretin, i lė pas dore bukuritė kalimtare tė botės… e pra, kush sillet nė kėtė mėnyrė, ai vlerėsohet tė jetė treguar i ndrojtur sa ē’duhet prej Allahut.”[4] Ajo ēka njė njeri pėrfiton prej tė qenit i njerėzishėm ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me pjesėn e ndjesisė sė turpit. Nėse udhėtari pėr te Zoti i Vėrtetė nuk ia del tė orientojė sjelljet e veta duke u kthyer krahėt pėrpjekjeve pėr tė pėrfituar sipas interesash tė ulėta dhe nuk kthen kryet pėr tė parė kah pėrjetėsia, nėse nuk jeton me etikė e nė pėrulėsi tė thellė, ekzistenca e tij, nė njėfarė mėnyre, pėr atė vetė ėshtė njė turp dhe pėr tė tjerėt njė barrė. Pikėrisht mbi kėtė mendim, tė diturit kanė thėnė: “Pėr Zotin, kur turpi ikėn e shkon, as nė jetė, as nė botė nuk mbetet kurrfarė mirėsie.” Turpi ėshtė njė moral hyjnor dhe njė mister i perėndishėm. Nėse njerėzit do ta dinin se me ēfarė ėshtė i lidhur ai, do tė silleshin me mė shumė pėrkorje e vetėpėrmbajtje. Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė ēėshtje, tregohet njė ndodhi: Zoti i Madhėruar i thotė njė tė vjetri qė i kėrkon llogari nė mahsher: “Pėrse i bėre kėto mėkate?” Ai, duke mohuar, thotė se nuk ka bėrė mėkate. Atėherė Mėshiruesi i Mėshiruesve urdhėron: “Nė qoftė kėshtu, merreni kėtė njeri dhe ēojeni nė Xhenet.” Kėsaj radhe ndėrhyjnė engjėjt qė thonė: “O Zot, Ti e di qė ky njeri i ka kryer kėto mėkate.” Allahu u pėrgjigjet: “Po, ashtu ėshtė. Mirėpo e pashė se ishte njėri prej umetit tė Muhamedit, me mjekrėn dhe flokėt e thinjur; mė erdhi turp t’ia hedh turpin e vet nė fytyrė.” Sipas transmetimit, kur Xhebraili ia bėri tė ditur kėtė lajm Profetit tonė, ai njeri i dhembshur e i ndrojtur u prek, sytė iu mbushėn me lot, qau dhe tha: “Zoti i Madhėruar ka turp tė ndėshkojė mjekėrbardhėt e umetit tim, kurse mjekėrbardhėt e umetit tim nuk kanė turp prej kryerjes sė mėkateve.”[5]
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free