www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Abdesi










  • Të lahet e djathta para të majtës.
  • Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.
  • Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.
  • Të mos flitet gjat abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).
  • Gjat larjes së hundës, uji të mirret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerim me të majtën.
  • Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejngamberit a.s. ku thotë:" Kush mer abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.

 MEKRUHET E ABDESIT

  • Të derdhurit ujë pa masë.
  • Të përplasurit e ujit gjat marjes së abdesit.
  • Të bisedohet gjatë marjes së abdesit.
  • Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.

ÇKA E PRISH ABDESIN

  • Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.
  • Nëse të rrjedh gjak, limfë ose qelbë.
  • Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.
  • Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështimës në të kuqe.
  • Nëse flen i mbështetur.
  • Nëse gjatë faljes së namazit qesh me zë.
  • Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit

UJI ME TË CILIN MERRET ABDES

  • Duhet të jetë i pastër.
  • Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.
  • Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.
  • Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkollon është I LEJUAR.
  • Uji është i lejuar kur nuk vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).

MES-HI MBI FASHË - (lidhëz)

Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjindet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Nëqoftë se plaga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për cdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga pikon.

MES'HI MBI MESTE

Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për muslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftëse i plotësojnë kushtet e parapara. Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorën e djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.
KONDITAT E MESTEVE (shartet)
 
  • Mestet t'i mbulojnë nyjet e këmbëve.
  • Të mbathen pasi që të marrim abdes.
  • Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).
  • Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.
  • Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).
  • Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj.

Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton.

ÇKA E PRISH MES-HIN MBI MESTE

  • Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.
  • Të qenurit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.
  • Nxerja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.
  • Mbarimi i kohës së mes

 

MUSTEHABET E ABDESIT


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free