www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Deliresia

Fjala “iffet” (ndershmėri, dėlirėsi) mbart kuptimin e shmangies dhe tė qėndrimit larg prej atyre gjendjeve e veprimeve qė nuk i shkojnė pėr shtat nderit dhe respektit pėr veten, kuptimin e mbrojtjes sė vetvetes prej tė keqes dhe tė shėmtuarės. Para sė gjithash zinaja dhe ēdo veprim e gjendje qė ēon tek ajo pėrbėn pandershmėri, por si mungesė e dėlirėsisė dhe e ndershmėrisė llogariten, pėr shembull, edhe tė ushqyerit e pakujdesshėm e me gjithēka qė rastisim, tė kėrkuarit e sendeve prej tė tjerėve qoftė edhe pėr nevoja vetjake, sjelljet dhe veshjet shqetėsuese pėr gjininė e kundėrt, tė folurit pa etikė, moskontrollimi i organeve dhe nė radhė tė parė i syve… Edhe pamjet e ekspozimeve joetike tė trupit, tė shfaqura kudo, nga reklamat nė fletėt e kalendarėve, nga mallrat pėr tregtim nė filmat vizatimorė, nga skenat e teatrove nė letrat e ambalazhit, nga programet e lajmeve nė faqet e gazetave e tė revistave, pėrbėjnė njė mungesė tė ndershmėrisė. (Nur, 31, 60) E kundėrta e kėsaj janė turpi (haja) dhe dėlirėsia (nezahet). Prej besimtarit kėrkohet qė ai tė jetė i dėlirė, i turpshėm, i kujdesshėm, i durueshėm dhe tė jetojė njė jetė tė ndershme e plot vlera. Nė Kuranin Fisnik, dėlirėsia (iffet) dhe nderi radhiten ndėr mirėsitė morale mė tė rėndėsishme. Libri ynė i shenjtė, vazhdimėsinė e familjes, si themel tė shoqėrisė, krahas dashurisė dhe respektit, e sheh tė lidhur me sjelljen dhe qėndrimet e ndershme tė burrit e tė gruas, me shmangien nga imoraliteti dhe tė angazhimit nė lidhje tė fshehta. Pandershmėria nė gjuhėn e Kuranit ėshtė pėrkufizuar si kapėrcim i kufijve dhe kjo shpreh rėndėsinė e ēėshtjes (Maide, 5; Nur, 6,7,15; Ahzab, 30-31, 35; Mearixh, 29-31). Nė lidhje me Profetin tonė (paqja qoftė mbi tė!), nė ajetin qė pėrcakton dhe rregullon marrėdhėniet dhe sjelljet mes besimtarėve, tėrhiqej vėmendja se Profeti ndihej i turpėruar, ndaj edhe kėrkohet qė hyrjet, daljet dhe largimet prej shtėpive tė bėhen nė harmoni, me kujdesin dhe etikėn e duhur (Ahzab, 53). Veē kėsaj, mund tė pėrmendim kėto ajete qė pėrmbajnė kuptimet pėr tė cilat u bė fjalė nė nisje: “Ata qė nuk gjejnė mundėsi tė martohen, gjersa Allahu t’u dhurojė prej mirėsisė sė Tij, le tė ruajnė dėlirėsinė.” (Nur, 33) “Pėr sa u pėrket grave qė nuk ushqejnė ndonjė shpresė pėr martesė, qė nuk lindin fėmijė e qė janė tė moshuara, nuk ka ndonjė tė keqe qė t’i shfaqin stolitė e tyre dhe ta heqin petkun e tyre tė jashtėm, pa zbuluar gjithsesi bukuritė e tyre. Sidoqoftė, qė tė sillen tė pėrmbajtura ėshtė mė mirė pėr to.” (Nur, 60) “(Dhuroni) pėr tė varfrit qė janė tė angazhuar nė rrugėn e Allahut dhe nuk kanė mundėsi tė gjallėrojnė nė tokė, pasi ata nuk lypin, ndaj dhe ai qė nuk e njeh gjendjen e tyre mendon se janė tė kamur. Ata i dallon prej pamjes sė tyre (tė rraskapitur), por ata nuk kėrkojnė e as nuk i mėrzisin njerėzit. Pra gjithēka qė tė jepni nga pasuria juaj, s’ka dyshim se Allahu di mė sė miri pėr tė.” (Bekare, 273) Nė lidhje me kėtė ēėshtje na kanė mbėrritur edhe shumė hadithe. Nė njėrin prej tyre, i Dėrguari i Allahut thotė: “Kush mė premton e mė garanton se do tė ruajė ē’ka mes dy buzėve dhe mes dy kėmbėve, unė premtoj e garantoj pėr hyrjen e tij nė Parajsė.”[1] Kėtė e thotė i Dėrguari i Allahut. Ai e di mė mirė se kushdo se ēfarė mund tė garantojė e ēfarė jo pėr gjithsecilin. Nėse thotė se do tė garantojė Parajsėn, kjo do tė ndodhė pa asnjė dyshim. Sepse kur njėri prej sahabėve mė tė dashur, qė Profeti e kishte quajtur vėlla, Osman bin Madhuni ndėrroi jetė dhe njė grua tha pėr tė: “U bėre zog i Parajsės e ike”, Profeti e kundėrshtoi duke i thėnė: “Unė jam i Dėrguar i Allahut dhe nuk e di. Ti nga e di se ai ka shkuar nė Parajsė?”[2] Kjo tregon se i Dėrguari i Allahut, pėr atė qė premton dhe i qėndron fjalės sė dhėnė se do t’i dalė pėr zot asaj qė ka mes buzėve dhe asaj qė ka mes kėmbėve, nuk e premton dhe garanton Parajsėn mė kot, thjesht sipas dėshirės dhe mendjes sė vet. Pa asnjė dyshim, Zoti i Madhėruar i ka premtuar atij diēka mbi kėtė ēėshtje.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free