www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

nje veshtrim i pergjithshem rreth kurbanit

Kurban Bajrami Simbol i Heroizmit, i Sakrificės dhe i Bindjes Kurban Bajrami mbetet njė simbol i heroizmit, i sakrificės dhe i bindjes qysh prej kohės sė Hz. Ibrahimit dhe Hz .Ismailit, paqja qoftė mbi ta!, deri nė ditėt tona. A) Kurbani Kurban; nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė “tė afrohesh, mjet qė tė afron me Zotin.” Ndėrsa nė literaturėn Islame ka kuptimin “tė therėsh njė kafshė tė pėrshtatshme sipas kushteve tė caktuara me qėllim adhurimi”. Kurbani kryesisht theret nė ditėt e Kurban Bajramit (nė tre ditėt e para tė tij). B) Kurbani Ėshtė Njė Adhurim Nė Tė Gjitha Fetė Kurbani pothuajse ekziston nė tė gjitha fetė si shprehje adhurimi. Nė Kuran tregohet nė kėtė formė ekzistenca e kurbanit nė tė gjitha fetė: “Ne i caktuam ēdo populli kurbanin.”(Haxh/34) Krahas kėsaj Kurani flet edhe pėr ngjarje dhe shembuj tė ndryshėm qė kanė ndodhur nė periudhat e mėparshme: P.sh., flitet pėr kurbanet qė dy djemtė e Hz. Ademit i paraqitėn Zotit dhe qė njėri prej tyre u pranua e tjetri jo.(Maide 27-29) Kjo ngjarje qė tregohet nė Kuran me pak ndryshime ekziston gjithashtu edhe nė librat e tjerė tė shenjtė. C) Urtėsitė e Therjes sė Kurbanit Para sė gjithash duhet ditur mirė se adhurimet bėhen sepse janė urdhėr i Zotit. Dhe adhurimet tė cilat kryhen me urdhrin e Zotit ka shumė urtėsi qė mund t’i dimė apo jo. Kur kryhet adhurimi i kurbanit, me pėrmendjen e emrit tė Zotit para therjes, bėhet e njohur se tė gjitha kafshėt nė rruzullin tokėsor janė pronė e Zotit qė na i ka dhuruar ne pėr tė pėrfituar prej tyre. Kurbani ėshtė shprehje e heroizmit, sakrificės dhe bindjes sė njeriut nė rrugėn pėr fitimin e kėnaqėsisė sė Zotit. Kjo bindje dhe sakrificė ėshtė simbolizuar me Hz. Ibrahimin dhe Hz. Ismailin duke arritur majat. Kurani e tregon kėshtu kėtė ngjarje: “Ibrahimi u lut: O Zot me jep njė djalė tė mbarė. Dhe ne i dhuruam atij njė djalė me mendje nė kokė. Kur fėmija u rrit derisa mundte tė vraponte i tha atij: Biri im, unė tė shikoj ty nė ėndėrr sikur po tė ther, si t’ia bėjmė kėsaj, ē’mendim ke? I biri iu pėrgjigj: Baba, ti mos u lodh duke u menduar, por bėj atė qė tė urdhėrohet prej Zotit. Me dėshirėn e Zotit edhe mua do tė mė shikosh tė durueshėm”. Tė dy iu bindėn urdhrit tė Zotit dhe kur Ibrahimi e shtriu djalin pėr ta therur i thirrėm atij: “Ibrahim, e vėrtetove ėndrrėn tėnde duke e zbatuar atė. E hoqėm prej teje barrėn tė therėsh tėnd bir. Kėshtu i shpėrblejmė Ne tė mirėt. Vėrtet kjo ishte sprovė e madhe. Dhe i dhamė atij njė kurban nė vend tė tė birit.” Dhe ndaj tij Ne lamė njė kujtim tė mirė pėr popujt pasardhės nė mėnyrė qė tė thonė: “Paqja qoftė mbi Ibrahimin”. Kėshtu i shpėrblejmė Ne tė mirėt. (Safat/ 100-110) Kurbani rrit shpirtin bindės ndaj Allahut. Nė kėtė mėnyrė njeriu shfaq adhurimin e tij tė vėrtetė dhe mundohet tė kryejė detyrėn e falėnderimit; afrohet me Allahun dhe kurbani kryen rolin e afrimit tė tij me Krijuesin. Gjithashtu kurbani ka shumė urtėsi pėrsa i pėrket jetės sociale. Kurbani mbjell nė shoqėri shpirtin vėllazėror, bashkėpunimin, ndihmesėn dhe shpirtin e sakrificės. Ndihmon nė zhvillimin e barazisė nė shoqėri. Ndikon nė kalimin e hendekut midis shtresave tė ndryshme shoqėrore duke i nxitur ata drejt bashkėpunimit. Pėr tė varfrit qė nuk kanė mundėsi tė blejnė mish, kurbani ėshtė njė mirėsi mjaft e madhe. Kurbani e mėson njeriun e pasur tė japė nga pasuria e tij pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit. E nxit atė ndihmojė tė tjerėt dhe tė ndiejė thellė nė ndėrgjegje kėnaqėsinė qė tė jep kjo ndihmė qė u ofrohet tė tjerėve. Kėshtu e shpėton atė nga sėmundja e koprracisė dhe pasioni i tepėrt pėr pasurinė e kėsaj bote. LLOJET E KURBANIT Kurbani ndahet nė dy lloje: a) KURBANI VAXHIP 1. Kurbani Qė Theret Gjatė Bajramit Tė Kurbanit Kur thuhet kurban pėrgjithėsisht nėnkuptohet kafsha e therur gjatė Bajramit tė kurbanit. Sipas hanefive personat tė cilėt i plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara nga ana fetare e kanė vaxhip (detyrim) tė therin kurban. Nė Kuran Allahu i drejtohet kėshtu Profetit (s.a.s): “Fal namaz pėr Zotin tėnd dhe ther kurban” (Keuther/ 2). Sipas mendimit Hanefi; diēka qė ėshtė vaxhip pėr Profetin (s.a.s) dhe nuk ka asnjė argument qė vėrteton tė kundėrtėn, pėrfshin edhe tė gjithė umetin, d.m.th. edhe ata e kanė vaxhip tė therin kurban. Sepse Profeti (s.a.s) ėshtė udhėrrėfyes pėr umetin e tij. Gjithashtu Profeti i Nderuar (a.s) ka kėrcėnuar personat qė kanė mundėsi tė therin kurban por nuk e bėjnė atė nė kėtė mėnyrė: “Ai qė ka mundėsi tė therė kurban dhe nuk e bėn kėtė, tė mos i afrohet faltores tonė.” Personat qė e kanė tė detyruar therjen e kurbanit Tė jetė mysliman Tė jetė me mendje dhe tė jetė adult Tė mos jetė udhėtar Tė zotėrojė mundėsi financiare 2. Kurbani Premtimit Ėshtė rasti kur njė person vendos qė tė therė njė kafshė pėr hir tė Zotit pa e patur detyrim nė momentin qė ka arritur njė qėllim ose ka shpėtuar nga diēka e keqe. Ky lloj kurbani nuk ėshtė detyrim por personi qė e ka vendosur ta kryejė atė i kthehet nė vaxhip (detyrim) therja e kurbanit. 3. Kurbani Qė Ther Personi Qė Kryen Haxhi Kiran dhe Haxhi Temettu b) KURBANI NAFILE Nė kėtė kategori hyjnė llojet e kurbanit qė nuk janė vaxhip, si kurbani akika dhe kurbanet e tjera qė theren jashtė bajramit tė kurbanit.Kurbani Akika 1. Kurbani Akika Quhet kurbani qė theret nė ditėt e para tė lindjes sė njė fėmije me qėllim shprehjen e falenderimit ndaj Zotit Krijues. Ky ėshtė njė adhurim jo i detyrueshėm por ėshtė sunet. Profeti (s.a.s) ka therur nga njė kurban akika pėr dy nipat e tij Hasanin dhe Hysenin dhe ka kėshilluar umetin e tij qė tė therin kurban pėr fėmijėt e tyre djem ose vajza. 2. Kurbani Qė Ther Personi Qė Kryen Haxhi Ifrat Kafsha pėr kurban Personi i obliguar me therjen e njė kurbani qė adhurimi i tij tė plotėsohet duhet tė zbatojė disa kushte pėrsa i pėrket kafshės sė kurbanit dhe therjes sė saj. Kafsha pėr kurban mund tė jetė dele, dhi, lopė, buall, deve dhe nga kafshėt e tjera tė ngjashme. Kjo ėshtė e pranuar unanimisht nga tė gjithė dijetarėt islamė. Pra pula, rosa, pata, gjeli i detit etj. nuk pranohen si kafshė pėr kurban. Kafshėt e lartpėrmendura si tė pėrshtatshme mund tė theren si kurban nga tė dyja gjinitė. Por pėrsa i pėrket familjes sė deleve ėshtė mė e pėlqyeshme tė theret dashi. Pėr kafshėt si delet dhe dhitė ato duhet tė kenė mbushur njė vit qė tė mund tė theren si kurban. Vetėm nėse njė dele 6 muajshe ėshtė e shėndetshme dhe tregon pėr njė vit atėherė edhe ajo mund tė pritet si kurban. Ndėrsa dhia duhet patjetėr tė mbushė vitin. Kafshėt si lopa dhe bualli duhet tė jenė mbi dy vjeēė, ndėrsa deveja duhet tė jetė mbi pesė vjeē. Delja dhe dhia mund tė theret kurban vetėm nė emėr tė njė personi, ndėrsa kafshėt si lopa, kau dhe bualli mund tė theren si nė emėr tė njė personi ashtu edhe nė emėr tė shtatė personave qė bien nė ujdi me njėri-tjetrin. Pasi theret kurbani mishi ndahet ndėrmjet tyre nė mėnyrė tė barabartė. Kurbani qė theret me qėllim adhurimi dhe pėrafrimi me Allahun, duhet tė jetė e shėndoshė, e majme dhe me organe tė rregullta. Kjo shėrben si pėr qėllimin dhe mėnyrėn e adhurimit, gjithashtu edhe pėr rregullat e shėndetit. Pėr kėtė arsye kafsha pėr kurban nuk duhet tė ketė ndonjė mangėsi qė ta pengojė nga plotėsimi i kushteve tė kurbanit. Tė gjitha adhurimet kryhen nė kohėn dhe sipas kushteve tė caktuara nga Allahu. Kėshtu qė kurbani mund tė theret nga mbarimi i namazit tė kurbanit deri nė perėndimin e ditės sė tretė. Gjithashtu ėshtė kusht qė kafsha tė theret me qėllim adhurimi. Allahu nuk ka nevojė as pėr adhurimet qė i kryhen atij dhe as pėr kafshėt qė theren, Ai duke na urdhėruar me therjen e kurbanit vė nė provė pėrpikėrinė e bindjes sė robėrve ndaj urdhrave hyjnorė dhe mat me to afėrsinė e tyre me Zotin. Allahu shprehet kėshtu nė Kuran: “ Mos harroni se as mishi dhe as gjaku nuk do shkojnė tek Zoti. Por ajo qė arrin deri atje ėshtė devotshmėria qė ushqeni nė zemrat tuaja dhe respekti ndaj Allahut. (Haxh/37) Mangėsitė Qė Pengojnė Kafshėn Tė Jetė Kurban Tė ketė tė dy sytė ose vetėm njėrin tė verbėr. Tė jetė topalle as sa mos tė jetė nė gjendje tė ecė. Tė ketė njėrin ose tė dy veshėt tė prerė. Tė ketė tė gjithė dhėmbėt ose pjesėn mė tė madhe tė tyre tė rėnė. Tė jetė e sėmurė shumė. Mėnyra e Therjes sė Kurbanit Kafsha merret dhe pa e munduar shtrihet nė drejtim tė kibles nga ana e majtė. Kurbanin mund ta therė i zoti ose mund t’ia lėrė ndonjė tjetri. Ai qė e ther nuk lejohet ta torturojė kafshėn dhe thika qė do tė pėrdorė duhet tė jetė e mprehtė. Thika mbahet me dorėn e djathtė dhe nė momentin e therjes thuhet “Bismil’lahi, Allahu Ekber”. Kafsha theret nė tė dyja anėt e damarėve tė qafės. Njė kusht tjetėr ėshtė qė kafshės duhet t’i rrjedhė i tėrė gjaku pasi tė jetė therur. Pėr tė mos e munduar shumė kafshėn nuk fillohet rrjepja e lėkurės derisa ajo tė mos lėvizė mė.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free