www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Smira

Smira (hased), ka kuptimin e tė ushqyerit tė dėshirės qė njė njeri tė humbasė prej duarsh njė pasuri qė e ka fituar me tė drejtė. Nė njė shkallė mė tė tepruar, smira shndėrrohet nė pėrpjekje pėr tė shkaktuar qė njeriu ta humbasė atė pasuri qė e ka fituar me tė drejtė. Smira nganjėherė trazohet me ambicie, ndėrsa ambicia ėshtė njė anė e pranueshme te njeriu. Nėse ambicia kthehet nė sėmundje dhe trazohet me inat, lind smirėn. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), duke tėrhequr vėmendjen tek ky dallim mes smirės dhe ambicies, ka thėnė: “Besimtari admiron, hipokriti ushqen smirė.”[1] Kurani e paraqet smirėn si njė sjellje e dėmshme dhe burim tė keqeje, prej sė cilės duhet tė kėrkojmė mbrojtjen e Allahut (shih: surja “Felek”). Nė njė ajet urdhėrohet e thuhet kėshtu: “A i kanė smirė ata njerėz pėr atė qė Allahu u ka dhuruar prej mirėsive tė Veta? Ne u patėm dhėnė pasardhėsve tė Ibrahimit librin e urtėsinė dhe u patėm siguruar pushtet tė madh.” (Nisa, 54) Smira ėshtė sjellja e atyre shpirtrave tė mjerė e zemėrngushtė qė nė vend qė tė kėrkojnė prej thesarit tė Allahut, i gėzohen humbjes sė asaj qė njė tjetėr ka nė zotėrim. Pas tė gjitha tė kėqijave nė shoqėrinė njerėzore si lufta, dhuna, shpifja, kaosi, vrasja, shthurja etj., thuajse nė ēdo rast qėndron e fshehur smira. Edhe ndėr arsyet kryesore tė kundėrshtimit e tė mohimit ndaj Profetėve, sipas Kuranit Fisnik, qėndron smira (Bekare, 109; Nisa, 54). Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Ju bėj thirrje tė shmangeni prej smirės, sepse smira i shfaros veprat e mira tė njeriut siē e shfaros zjarri drurin.”[2] “Nė njė zemėr nuk mund tė gjenden sė bashku edhe besimi (iman), edhe smira (hased).”[3] Edhe pas dėmit tė syrit tė keq, pėr tė cilin Profeti ynė thotė se ėshtė “hak” (i vėrtetė), qėndron sėrish smira. Shprehja e Kuranit “tradhtia dhe dhuna e syrit” (Mumin 19), duket se lė tė kuptohet atė tė keqe qė ka tė bėjė me ndikimin e syrit qė sheh me smirė. Bediuzzaman Said Nursi, nė lidhje me smirėn, pėrdor shprehjet qė po i pėrmbledhim mė poshtė: “Vėllezėrit e mi! Nė punėn tonė, drejtimi mė i rrezikshėm i egoizmit ėshtė smira. Nėse puna nuk ėshtė veē pėr hir tė Allahut, zilia ndėrhyn dhe e prish. Sikurse te njeriu dora nuk e ka smirė dorėn tjetėr, syri nuk e ka smirė veshin, sikurse zemra nuk garon me mendjen, edhe nė qenien shpirtėrore tė bashkimit tonė secili prej jush ėshtė nė pozitėn e njė ndjenje, tė njė gjymtyre. Detyra juaj morale e shpirtėrore nuk ėshtė qė tė konkurroni njėri-tjetrin, por qė tė krenoheni me vlerat e njėri-tjetrit, qė t’u gėzoheni atyre.”[4] Smira nė Xhenet Nė jetėn e amshuar, Allahu, qė do t’u dhurojė banorėve tė Parajsės mirėsi qė syri s’i ka parė, qė veshi s’i ka dėgjuar e qė biri i njeriut s’i ka parė as nė ėndėrr, do t’u bėjė njė dhuratė edhe mė tė madhe, siē ėshtė ērrėnjosja dhe zhdukja prej tyre e ndjenjės sė zilisė e tė smirės (hased). Kuran e shpreh kėshtu kėtė tė vėrtetė: “(Nė Parajsė,) ndėrsa nėn ta rrjedhin lumenj, nga zemrat e tyre ē’pastė prej zilisė ua nxjerrim e ua hedhim tej.” (Araf, 43) Mbėshtetur nė rregullin “shpėrblimi ėshtė sipas llojit tė punės”, sikurse nė jetėn e kėsaj bote, edhe nė jetėn e pėrjetshme njeriu do tė shpėrblehet sipas vėshtirėsive e brengave qė ka hequr nė kėtė jetė duke iu dhuruar, kėsaj radhe, njė jetė pa vėshtirėsi e brenga; sikurse uria dhe etja nė kėtė botė kanė si pėrfundim njė jetė pa uri dhe etje nė jetėn e pambarim; po ashtu, njeriu qė ka kapėrcyer vetveten duke luftuar kundėr ndjenjave e pasioneve qė janė quajtur dikur “sėmundje tė zemrės”, si zilia, urrejtja, zemėrimi, smira, inati, egoizmi e tė tjera si kėto, do tė shpėrblehet duke u ēliruar pėrgjithmonė prej tyre nė jetėn e amshuar.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free