Shirku i kerkimit te mbijeteses dhe ndihmes
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thotë Allahu: "A i mveshin e i përshkruajnë ata shokë Allahut ato (gjëra, idhuj, zota) që nuk kanë krijuar kurrgjë, por përkundrazi vetë janë të krijuar? Asnjë ndihmë nuk munden ato t’u japin atyre dhe as vetveten e tyre nuk e ndihmojnë dot aspak." El A'raf 191 – 192.
Autori kur ka përmendur kërkimin e mbështetjes dhe kërkimin e ndihmës tek Allahu, ka përmendur argumente të qarta që e mohojnë adhurimin e tjetërkënd me Allahun. Edhe në këtë temë ka përdorur të njëjtën rrugë duke përmendur tri ajete.
Thënia: "A i mveshin e i përshkruajnë..." është pyetje mohimi dhe qortimi. D.m.th: adhurojnë me Allahun tjetër kënd. Dukshëm të thirrurit në atë që përmendëm pak më sipër vendosen në gradën e të logjikshmit, kurse i thirruri këtu është i ngurtë, sepse ai që nuk krijon asnjë gjë dhe as nuk prodhon është i ngurtë dhe i padobishëm.
Thënia: "... janë të krijuar..." përshkruan këta idhuj si të pamundur dhe të mangët. Zoti adhurohet dhe nuk është krijesë, por Krijues dhe nuk lejohet që Allahu të identifikohet si i rastësishëm dhe i përkohshëm. Krijesat vijnë nga asgjëja dhe kjo është e pranueshme për to. Kur pranohet mungesa e saj (krijesës) në fillim gjithashtu pranohet logjikisht mungesa e saj në fund. E si është e mundur që të adhurohen këto krijesa, që ndodhen pasi nuk kanë qenë dhe janë të meta si në ndodhjen dhe qëndrimin e tyre dhe të lihet adhurimi i Allahut, pasi dihet që krijesat ia kanë nevojën Krijuesit të tyre.
Thënia: "... Asnjë ndihmë nuk munden ato t’u japin atyre…" D.m.th: nuk munden t'i ndihmojnë ata nëse i sulmon armiku, pasi ata që adhurohen janë të mangët.
Thënia: "… as vetveten e tyre nuk e ndihmojnë dot …" d.m.th: kanë të pamundur të ndihmojnë veten e tyre e si mund të ndihmojnë të tjerët?! Allahu e ka qartësuar pamundësinë e këtyre idhujve dhe nuk pranohen që të adhurohen, mbi bazën e katër pikave:
1. Ato nuk krijojnë. Ai që nuk krijon nuk meriton të adhurohet.
2. Janë të krijuara prej asgjëje dhe ia kanë nevojën të tjerëve në fillim dhe në vazhdimësi.
3. Ato nuk munden t'i ndihmojnë adhuruesit e tyre. Fjala e Allahut "… nuk e ndihmojnë dot …" është më e plotë për shfaqjen e pamundësisë së tyre.
4. Ato nuk munden të ndihmojnë veten e tyre.
Thotë Allahu: " …ata që i luteni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë ( e hurmave )". El Fatir, 13.
Thënia: "… ata që i luteni në vend të Tij…" përfshinë lutjen në kërkim dhe atë adhurim.
Thënia: " … po ta zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve…" D.m.th: këta idhuj kur i thërrisni nuk u dëgjojnë edhe nëse supozojmë se u dëgjojnë nuk do t'u përgjigjen, pasi ata nuk munden. Ibrahimi – Paqja qoftë me të! – i tha babait të tij: "… O babai im pse adhuroni atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?" Merjem, 42.
Thënia: " … Ditën e Kiametit do të mohojnë adhurimin tuaj …" Këta që adhurohen kur të ringjallen dhe të grumbullohen do të mohojnë shokvënien (adhurimin) e tyre siç janë ata që adhuruan Uzejrin dhe Isain. Nëse janë prej gurëve, pemëve e të ngjashme me to mund të përfshihen dukshëm në ajet ku Allahu vjen me këto gurë dhe do të mohojnë shokvënien që u është bërë. Këtë e përkrah fjala e Allahut: "Guri do të jetë para tyre Ditën e Kiametit dhe do të flasë duke mohuar shkovënien që ata i kanë bërë."
Thënia: "…E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (Allahu)." Ai (idhulli) nuk ju informon për ndonjë gjë sikurse Informuesi i vërtetë, Allahu, sepse Allahu është i vetëm që e di se çfarë do të ketë në Ditën e Kiametit dhe lajmi i Tij është më i saktë. Allahu thotë: "… E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se Allahu" En Nisa, 122.
Nga “Kaulu mufid ala kitabi teuhid” i Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin