www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Perulesia - Thjeshtesia

Pėrulėsia / Thjeshtėsia Fjala “tevadu” (thjeshtėsi, pėrulėsi), mbart kuptimet e tė qenit kokulur, i thjeshtė, ēka pėrbėn tė kundėrtėn e kryelartėsisė (kibr). Kėtė mund ta interpretojmė edhe si vetėdijen e duhur tė njeriut kundrejt Zotit, si sjellje tė tij nė pėrputhje me kėtė vetėdije, si dhe vlerėsim tė pozitės sė njeriut nė marrėdhėnie me krijesat nė po kėtė kėndvėshtrim, duke e pranuar vetveten si njė njeri mes njerėzve apo si njė pjesė e zakonshme e krijimit. Ndėrsa kibri (kryelartėsia) ėshtė vlerėsimi i vetvetes si mė i mirė se tė tjerėt. Shprehja e jashtme e kėsaj dukurie ėshtė quajtur “tekebbur” (mendjemadhėsi). Pra, kibri ėshtė njė hamendje madhėshtie; ėshtė ajo ēka njeriu pėr veten e tij dėshiron tė jetė, por qė, nė tė vėrtetė, nuk mund tė jetė. Me “tevadu” (thjeshtėsi) disa kuptojnė qė tė mos shohėsh asnjė vlerė personale te vetvetja; tė tjerė shprehen pėr trajtim tė njerėzve tė tjerė me respektin e duhur dhe pėr sjellje tė pėrulur nė marrėdhėnie me ta; tė tjerė thonė qė thjeshtėsia, duke pėrjashtuar rastin e pėrfitimit nga ndihma hyjnore pėr ndonjė vepėr tė jashtėzakonshme, ėshtė qė ta shohėsh veten si mė tė parėndėsishmin e krijesave; tė tjerė akoma e pėrshkruajnė si mundim dhe pėrpjekje pėr tė mposhtur nė ēast ēdo pėrpėlitje tė brendshme, tė vogėl a tė madhe qoftė, qė mund tė shfaqet nė marrėdhėnie me egon. Secili shpreh gjykimin e vet si pėr kuptimin, ashtu edhe pėr formėn nė tė gjitha kėto pėrkufizime. Njė sahab sheh Hz. Omerin (r.a.) me njė enė nė shpatulla, duke mbartur ujė, dhe e pyet me habi: “Ē’ėshtė kėshtu, o kalifi i tė Dėrguarit tė Allahut!” Ai i pėrgjigjet: “Kishin ardhur njė grup tė dėrguarish nga vende tė huaja dhe unė ndjeva brenda meje diēka; atė ndjesi desha ta thyej.” Sikurse mbajtja prej tij e miellit nė kurriz, tė folurit kundėr vetvetes nė minber apo heshtja kundrejt kritikuesve qė e kritikonin hapur pėrbėjnė njė prej mėnyrave tė vėnies nėn kontroll tė nefsit; se si Ebu Hurejra, gjatė kohės kur ishte vali, i mbartte herė njėrit e herė tjetrit dru nė kurriz; se si Zejd bin Thabiti, nė kohėn kur ishte kadi, i puthte dorėn Ibn Abbasit; dhe se si kundrejt kėsaj Interpretuesi i Kuranit (Terxhumanul Kur’an) i mbante atij yzengjitė e kalit; se si Hz. Hasani ulej me fėmijėt qė loznin me copat e bukės dhe ushqehej me ta, tė gjitha kėto janė nga njė shembull thjeshtėsie e pėrulėsie. Allahu nė Kuranin Fisnik, si dhe i Dėrguari i Allahut nė Sunetin e tij dėshmojnė aq shumė pėr thjeshtėsinė, saqė atij qė i dėgjon e mėson pėr kėta shembuj nuk i mbetet asnjė dyshim se tė robėruarit e vėrtetė ndaj Zotit s’ėshtė veēse thjeshtėsi e pėrulėsi. Shprehja e Kuranit, sipas sė cilės: “Robėrit e vėrtetė tė Mėshiruesit janė ata qė ecin nė tokė me thjeshtėsi e me kryet tė ulur. Kur ata ngacmohen prej injorantėve, thonė: ‘Paqe!’ dhe vazhdojnė rrugėn” (Furkan, 63), ėshtė pėr ta njė zė i ngrohtė; shprehja tjetėr, “Ata kundrejt besimtarėve janė tė dhembshur e nė pėrulėsi” (Fet’h, 29), ėshtė si njė fllad qė del prej kraharorėve tė tyre e pasqyrohet nė sjelljet e tyre. Ndėrsa urdhri: “Ata me njėri tjetrin janė shembuj tė dhembshurisė e tė mėshirės… kurdoherė i gjen tė pėrkulur nė ruku e tė pėrulur nė sexhde!” (Fet’h, 29) ėshtė pėr ta njė titull lėvdues qė ua kapėrcen ēdo perceptim. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), gjithashtu thotė: “Allahu mė ka urdhėruar qė ju tė jeni tė thjeshtė e tė pėrulur… dhe qė askush tė mos lėvdojė veten pėrballė askujt.”[1] “A t’ju rrėfej pėr atė njeri qė nuk do ta cenojė zjarri? Zjarri nuk i prek ata njerėz qė janė pranė Allahut dhe pranė njerėzve, me natyrė tė butė, qė shkojnė mirė e bukur me gjithkėnd.”[2] “Atė qė pėr hir tė Allahut ul sytė pėrdhé, Allahu e ngre dhe e lartėson; nė tė vėrtetė, ai e nėnvlerėson vetveten, por nė sytė e krijesave i madh ėshtė pikėrisht ai.”[3] “O Allahu im, bėmė tė mė duket vetja i vogėl nė sytė e mi!”[4] E nė fakt, Ai gjithė jetėn e kaloi duke qėndruar kurdoherė nė kėtė linjė: Shkonte pranė fėmijėve dhe i pėrshėndeste; Nėse dikush, kushdo qoftė, e zinte pėrdore dhe dėshironte ta merrte me vete diku, ai ngrihej pa ngurruar; U ndihmonte grave nė punėt e shtėpisė; Kur tė gjithė merreshin me njė punė, edhe Ai merrte pjesė dhe mundohej tė punonte me tė tjerėt; Rregullonte kėpucėt, arnonte rrobat, milte dhinė, ushqente kafshėt; Ulej nė sofėr bashkė me shėrbėtorin; E mbante kuvendin gjithmonė tė hapur edhe pėr tė varfrit; Tregonte vėmendje e kujdes pėr vejushat dhe jetimėt; Vizitonte tė sėmurėt, ishte i gatshėm pėr tė qenė i pranishėm nė raste vdekjesh dhe i pėrgjigjej ftesės sė skllevėrve.[5] Thjeshtėsia dhe pėrulėsia e vėrtetė ėshtė qė kundrejt madhėshtisė dhe pafundėsisė sė Zotit tė Vėrtetė, njeriu t’i pėrcaktojė vendin vetes nė pėrpjesėtimet zero-infinit dhe kėtė mendim, kėtė pėrcaktim ta pėrvetėsojė krejtėsisht nė unin e vet. Njerėzit e pjekur qė arrijnė ta rrėnjosin kėtė konceptim nė natyrėn e tyre dhe qė me kėtė rrėnjosje ia dalin tė mbėrrijnė nė njė natyrshmėri tė dytė, nė marrėdhėniet e tyre me njerėzit janė tė thjeshtė, nė pėrulėsi dhe tė ekuilibruar me aq sa ėshtė e mundur, pasi ata qė e kanė pėrcaktuar vendin dhe pozitėn e tyre kundrejt Allahut, edhe nė jetėn fetare, edhe nė marrėdhėniet me krijesat, nė botėn e tyre tė brendshme dhe nė kėndvėshtrimet e tyre janė gjithmonė nė ekuilibėr. Si pėrfundim, thjeshtėsia, krahas tė qenit porta kryesore e moralit hyjnor, ėshtė edhe mjeti parėsor pėr tė qenė pranė Krijuesit dhe pranė krijesave. Trėndafili pėrfundon nė dhč… njeriu nuk u krijua nė qiej, por nė tokė. Besimtari, kur bashkon nė sexhde kėmbėt dhe kryet nė tė njėjtėn pikė, gjendet mė pranė Allahut.[6] Thuajse brenda ēdo shoqėrie pasuria, pozita, dija, bukuria, prejardhja fisnike e tė tjera si kėto pranohen si mjete pėr tė arritur madhėshtinė. Ndėrsa thjeshtėsia, pavarėsisht kėtyre, ėshtė njė shkallė e lartė e moralit qė duhet tė jetė sunduese nė jetėn e njeriut. Pra, ato ēka u pėrmendėn mė sipėr dhe thjeshtėsia janė dy elemente qė veprojnė nė pavarėsi nga njėri-tjetri dhe qė i bėhen pengesė njėri-tjetrit. Mirėpo nė kėndvėshtrimin mysliman ėshtė e rėndėsishme qė vullneti i njeriut ta kapėrcejė kėtė. Njėlloj si Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!). Ai, teksa hynte pas vitesh tė tėra si fitimtar nė Mekėn qė ishte detyruar ta braktiste dikur, prej thjeshtėsisė e pėrulėsisė, e mbante kryet e bekuar tė ulur aq sa vetullat t’i preknin kafshėn mbi tė cilėn qėndronte. Madje mund tė thuhet se ai, pėr 23 vjet, nė jetėn e tij plot e pėrplot me ngjarje qė e shtyjnė njeriun nė krenari, kryelartėsi e delir madhėshtie, jo vetėm qė nuk shfaqi asnjėherė ndonjė sjellje tė kundėrt me thjeshtėsinė, por tė tilla ngjarje u bėnė shkak qė ai vetėm t’i shtonte thjeshtėsinė e pėrulėsinė te vetja. Nė fund tė fundit, a nuk ėshtė kjo mė e rėndėsishmja? Nėse njeriu nuk i jeton gjallėrisht pėr hir tė Allahut vitet e jetės sė tij, ē’dobi i bėn qė tė jetė i pasur? Nėse shkon nė prani tė Tij me njė jetė tė zbrazur porsi njė daulle qė veē buēet me zulmė, ē’fitim do tė ketė? Tė mos e harrojmė se thjeshtėsia, pėrulėsia, ndjesia e turpit, janė gjendje qė i shkojnė dhe e stolisin njeriun, ndėrsa kryelartėsia, mendjemadhėsia, nėnēmimi i tė tjerėve nė krahasim me veten, porsi Karunin, e rrėzojnė dhe e pėrmbysin njeriun.[7] Nėse njeriu merr pėrsipėr cilėsi si madhėshtia (adhamet) dhe kryelartėsia (kibr), tė cilat nuk janė cilėsi qė i pėrkasin, nėse mėton tė jetė mbi njerėzit e tjerė, kjo pėrbėn njė shenjė se nė botėn e tij shpirtėrore ka njė sėmundje tė rėndė; pėrbėn shenjė pėr mangėsinė e mendjes dhe vrazhdėsinė e shpirtit. Njė njeri qė ka mbėrritur pjekurinė mendore dhe shpirtėrore, gjithēka qė zotėron ia njeh tė Lartit Krijues dhe i mbushur me ndjenja mirėnjohjeje, kurdoherė kruspulloset e pėrulet pėrballė Tij. Duke qenė i thjeshtė e i pėrulur, kundrejt kėnaqėsisė sė Krijuesit dhe nėnvlerėsimit tė njerėzve, njeriu fiton ndjesinė e kėnaqėsisė shpirtėrore. Po, ai qė sė pari njeh kufijtė e vet dhe i ul krahėt e thjeshtėsisė gjer pėrtokė, gėzon mburojėn mė tė sigurt prej ēdo nėnēmimi qė mund t’i vijė prej njerėzve dhe nė kėtė mėnyrė, ka marrė masat mė tė mira pėr sigurinė e vet. Kryeultėsia ėshtė shenjė e pjekurisė dhe e virtytit tek individi, ndėrsa kryelartėsia dhe mendjemadhėsia tregojnė se ai ėshtė pa vlera dhe i mangėt nė karakter. Njerėzit mė tė pėrsosur janė ata qė gjenden mė pranė njerėzve dhe qė krijojnė lidhjet mė tė ngushta me ta. Ndėrsa mė tė mangėtit, qė krenaria nuk ua pranon tė ndodhen e tė jetojnė pranė e pranė me njerėzit, janė fatkėqij e famėkėqij. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) nė lidhje me kėtė ēėshtje tėrheq vėmendjen si mė poshtė: “Besimtari qė trazohet me njerėzit dhe merr pjesė nė dhembjet e nė hidhėrimet e tyre ėshtė mė i mirė sesa besimtari qė rri mėnjanė pa u shqetėsuar.”[8] Allahu i Lartėsuar i drejtohet kėshtu Profetit tė fundit (paqja qoftė mbi tė!): “Me besimtarėt qė tė ndjekin ty ul krahun e butėsisė e tė thjeshtėsisė. Ndėrsa atyre qė mohojnė u thuaj: ‘Unė jam larg asaj qė ju veproni.’” (Shuara, 215-216) “Kurrsesi mos tė tė mbetet mendja e mos ua ngul sytė tė mirave tė kėsaj bote kalimtare qė ua kemi dhėnė disave prej tyre. Ul pėr besimtarėt krahėt e butėsisė e tė pėrulėsisė.” (Hixhr, 88) Mund tė thuhet se nė kėto ajete tė shenjta janė mbledhur veēantitė themelore tė moralit tė shėrbimit: t’u shėrbesh tė tjerėve pa pritur ndonjė shpėrblim, tė mos hutohesh prej shkėlqimit tė tė mirave tė kėsaj bote, tė mos zemėrohesh e tė mos e braktisėsh shėrbimin kundrejt mosmirėnjohjes sė atyre qė e pėrfitojnė atė dhe ta presėsh shpėrblimin vetėm prej Allahut… Pėr tė treguar kryelartėsinė apo kibrin, nė Kuranin Fisnik pėrdoren shprehjet “fahr”, “ferah” dhe “marah” (mburrje): “Mos ec nė tokė me kryelartėsi e mburrje, sepse ti as s’mund ta ēash tokėn, as s’mund ta mbėrrish me trupin tėnd lartėsinė e maleve.” (Isra, 37) “Mos e kthe fytyrėn me kryelartėsi prej njerėzve e mos ec me mburrje nė tokė, se Allahu nuk e do asnjė kryelartė qė mburr vetveten. Tė jesh i matur nė ecjen tėnde. Ule zėrin, se mė i shėmtuari ndėr zėrat ėshtė zėri i gomarit.” (Lukman, 18-19) Ngritja e njė njeriu nė lartėsinė e njerėzores bėhet e dukshme prej thjeshtėsisė; thjeshtėsia bėhet e dukshme kur ai nuk ndryshon pėr keq sjellje e qėndrim pėr shkak tė pozitės, tė postit shtetėror, tė pasurisė, tė diturisė dhe tė tjerave si kėto qė u kushtojnė rėndėsi njerėzit. Tek ai qė, pėr shkak tė atyre qė u pėrmendėn mė sipėr, pėson ndryshim nė sjellje e nis tė ndihet e tė tregohet kryelartė, nuk mund tė bėhet fjalė as pėr thjeshtėsi e pėrulėsi, as pėr qenie tė njerėzishme. Pėrulėsia ėshtė ēelėsi i thuajse tė gjitha sjelljeve e zakoneve tė mira. Ai qė e shtie nė dorė atė ēelės, ka nė zotėrim edhe tė gjitha mirėsitė e tjera. Kush nuk e zotėron atė, mbetet i privuar edhe prej pjesės mė tė madhe tė mirėsive tė tjera. Profeti Adem (paqja qoftė mbi tė!), kur shkau dhe ra, vetėm nėpėrmjet thjeshtėsisė e pėrulėsisė i rifitoi gjithė ē’humbi pėrtej qiejsh, ndėrsa Shejtani, qė i ra mbi krye e njėjta fatkeqėsi, ra pre e kryelartėsisė dhe e mendjemadhėsisė sė vet. Duke qenė se kibri dhe madhėshtia janė cilėsi tė “Qenies Hyjnore”, ata qė mburren duke mėtuar madhėshti, janė zėnė fuqishėm e pėrgjithmonė prej dorės hyjnore tė “Kahharit” dhe kanė marrė fund. Ndėrsa ata qė i njohin kufijtė e vetė dhe tregohen tė pėrulur, lartėsohen gjersa tė mbėrrijnė pranin e Tij. Hasan Basriu i drejton kėto fjalė paralajmėruese nxėnėsit tė tij, nė mėnyrė qė ky i fundit tė mos pėsojė ndonjė vetėmashtrim: “Biri im! Pėrvetėsoji kėto kėshilla tė shkruara nė kėtė copė letėr, pasi do tė jenė pėr ty mė tė vlefshme sesa mijėra libra tė shkencės.” Nė copėn e letrės ishin shkruar kėto fjalė: § Nė mjedisin ku ndodhesh, mos u gėnje tė mendosh se ėshtė njė vend larg tė kėqijave, njė vend i sigurt e plot tė mira. A mund tė mendohet tė ketė ndonjė vend mė tė sigurt e mė larg tė ligave sesa Parajsa? E pra, atit tonė, Ademit, gjithė ē’i ndodhi, i ndodhi pikėrisht atje. § As prej adhurimit tė shumtė ndaj Allahut mos u mashtro. Kush ishte mė i pėrkushtuar nė adhurim e lutje sesa Shejtani? E megjithatė, ē’i ndodhi e ē’i ra mbi krye? § Me tė diturit mburravecė as mos u tako, as mos merr pjesė nė bisedat e tyre. Ata nuk tė sjellin dobi. Kėshtu, nė bisedat e Profetit tonė (paqja qoftė mbi tė!) kishte dijetarė mendjemėdhenj e hipokritė qė merrnin pjesė. Asnjėri prej tyre as nuk besoi, as nuk pėrfitoi prej atyre bisedave. § Mos u mburr e mos u mashtro me dijen e shumtė. Sa e sa tė zotėr tė mendjes e tė dijes ka pasur qė kanė pėrfunduar nė humbje.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free