www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Familja ne Islam

Njohja dhe rëndësia e familjes – Fjala familje në gjuhën arabe përdoret pas kuptimit “aile”, që në gjuhën arabe d.t.th.: varfëri ose ai për të cilin duhet të kujdesemi. Por nga aspekti i fik’hut kjo fjalë d.m.th.: kontratë mes burrit dhe gruas për bashkimin e jetës së tyre, me të cilën formojnë një shoqëri të vogël. “Kurorëzimi” është kontratë për bashkëjetesë të një burri dhe një gruaje ndërmjet të cilëve nuk ka asnjë pengesë.
Familja gati se në secilën fe dhe secilin rregullim social pranohet si gurrëthemel në shoqëri. Dhe Islami shumë shpesh drejtohet kah rëndësia e familjes.
Nga aspekti i fik’hut në Kur’an dhe në hadithe takohemi me zakonet që shumë detajisht e përpunojnë temën për formimin e familjes. Marrëdhëniet mes burrit dhe gruas ose mes bashkëshortëve, marëdhëniet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre, këto marëdhënie nga aspekti juridik dhe moral janë të shpjeguara deri në detaje më të imta. E gjithë kjo ka për qëllim që shoqëria muslimane të ndërtohet mbi themelet te shëndosha.
Qëllimi i martesës në Islam është që bashkëshortet në jetën e tyre të përbashkët të gjejnë kënaqësitë e tyre dhe qetësinë e tyre, ta plotësojnë njëri-tjetrin, ndërmjet tyre të ketë dashuri dhe butësi të ndërsjellë, të bëjnë mirëmbajtjen e brezave të ardhshëm dhe tjera detyra madhështore. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në lidhje me këtë thotë:
“Kush ka mundësi për martesë, le të martohet! Ngase martesa i mbron sytë nga harami deri në pikë të fundit. Gjithashtu e ruan nderin dhe moralin deri në një shkallë. Ndërsa kush nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë ngase agjërimi e shuan epshin”.
2. Obligimet e individëve që e përbëjnë familjen
a. Obligimet dhe të drejtat e burrit ndaj gruas
Do të mundohemi që këtë qështje ta zbërthejmë me disa ajete nga Kur’ani famëlartë dhe disa hadithe nga sunneti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu i Madhërishëm në Librin e shenjtë thotë:

“Burrat janë përgjegjës për gratë...” (En Nisaë: 34)
Ibni Omeri [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Të gjithë jeni barinj, në realitet të gjithë jeni rojtarë dhe të gjithë jeni përgjegjës për të drejtat e atyre që janë në kujdesin tuaj. Amirët (udhëheqësit) janë përgjegjës për gjithë atë që është nën pushtetin e tyre, përgjegjësi i familjes është përgjegjës për anëtarët e familjes së vet, ndërsa gruaja është përgjegjëse, gjegjësisht rojtare e shtëpisë së burrit dhe e fëmijëve”. (Buhariu, Muslimi)

Esenca: Të gjithë jeni rojtarë dhe të gjithë përgjigjeni për atë që e keni nën qeverisjen (mbikqyrjen) tuaj.
Transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Pa lejen e burrit gruaja nuk mund të agjërojë nafile dhe gjithashtu pa lejen e burrit nuk mund të lejojë ndonjë grua apo burrë të hyjë në shtëpinë e tyre”. (Buhariu)

Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse duhej të lejoj që dikush dikujt t’i bëjë sexhde, sigurisht do të urdhëroja gruaja t’i bëjë sexhde burrit të saj”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).
Tregon Ummu Seleme [radijall-llahu anha]: I thashë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O Resulull-llah! A më takon diç pasi e ndaj rriskun me fëmijët e Ebu Selemes? Në të vërtetë ata janë fëmijë të mi dhe assesi nuk i lë anash (nuk ju bëj padrejtësi)”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Po, mjetet e harxhuara do të kthehen (do të shpërblehesh për të)”. (Buhariu, Muslimi).
b. Obligimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre
All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’an:
“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda e djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et Tahrim: 6).
Omer ibn Ebu Seleme thotë: Unë isha një fëmijë të cilin e edukonte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kur haja ushqim duart e mia e preknin çdo pjesë të pjatës, andaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha: “O fëmi, thuaj bismil-lah, ha me dorë të djathtë dhe merr ushqimin para teje”. Prej atëherë unë fillova të ha vetëm nga një anë.
Transmeton Amr ibn Shuajb, i cili ka dëgjuar prej babait të vet, i cili gjithashtu ka dëgjuar prej gjyshit të vet Abdull-llah bin Amr [radijall-llahu anhu] se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Fëmijëve në moshën shtatë vjeqare urdhëroni të falin namaz. Kur t’i mbushin dhjetë vjet edukoni dhe ndani shtratin e tyre”. (Hadithi është hasen dhe e transmeton Ebu Davudi).
c. Ajete dhe hadithe për sjellje të mirë, vizitë dhe kujdesje ndaj prindërve
All-llahu i Madhërishëm thotë:

Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mirë ndaj prindërve të vet.” (Ankebut:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë, që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njerin prej tyre, ose që të dy, i ka kapluar pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ‘Of-Oh’, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrie pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im, mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El Isra: 23-24)
Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se një njeri e ka pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O Resulull-llah! Kush ka më së shumti të drejtë të bisedon me mua?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë: “Nëna e jote, pastaj prap nëna jote dhe prap nëna e jote, e pastaj babai i yt. Ndërsa pas tyre sipas shkallës së renditjes janë farefisi yt (Të afërmit e tu)”. (Muslimi).
Sipas transmetimit të Ebu Hurejrës [radijall-llahu anhu], Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Asnjë fëmijë nuk mund ta paguan borxhin që ka ndaj babait të vet, përveç nëse babai i tij është rob i dikujt e djali i tij e liron nga robëria përmes shpagimit të robërisë”. (Muslimi) Gjithashtu transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Hunda le t’i fërkohet për tokë, hunda le t’i fërkohet për tokë, hunda le t’i fërkohet për tokë”. E kanë pyetur: “Kujt o Resulull-llah?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u ka thënë: “Atij i cili nëse prindërit e tij janë pleq, ndërsa ai nuk ju ndihmon dhe nuk kujdeset për ta. Atij që njerin apo të dy prindërit i ka gjallë dhe nuk sillet mirë me ta dhe nuk kujdeset aspak, atij që nuk do të hyn në Xhennet…” (Muslimi)
Sipas transmetimit të Abdull-llah bin Amr bin Asit Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mëkate të mëdha janë: t’i bësh shirk All-llahut të Madhërishëm, mosrespektimi i prindërve dhe e vrasja e njeriut të pafajshëm”. (Buhariu)
Siç kuptohet nga ajetet dhe hadithet e sipërpërmendura, feja Islame ka për qëllim të krijon familje të shëndosha në shoqëri. Këto familje të shëndosha nuk mund të shkatërrohen lehtë dhe nuk bien lehtë nën ndikimin e streseve shoqërore dhe morale. Që të mos vie deri te shkatërrimi i familjes muslimane prej shtresave ideologjike të cilat mundohen të depërtojnë në familjet tona, ne duhet ta forcojmë strukturën familjare.



 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free