www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Besnikeria

Besnikėria ėshtė ndėr ato trėndafila qė rriten nė klimėn e miqėsisė. Atė ėshtė e pamundur qė ta gjesh nė njė atmosferė armiqėsie. Besnikėria ėshtė veēanti e njerėzve qė kanė tė pėrbashkėta nė ndjenja, nė mendime e nė ide. Ndjenja si mėria, urrejtja dhe smira janė armiqtė kryesorė tė besnikėrisė. Ajo hedh shtat nė kraharorin e dashurisė e tė humanizmit. Ka pasur edhe nga ata qė besnikėrinė e kanė pėrshkruar si njėsim tė njeriut me zemrėn. E vėrteta ėshtė se ndėr njerėzit qė nuk kanė njė jetė tė zemrės e tė shpirtit nuk ėshtė e lehtė tė bėhet fjalė pėr besnikėri. Qė kur tė thuash tė vėrtetėn kur flet, qė tė jesh i besės kur jep fjalėn a betohesh, ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me jetėn shpirtėrore. Nėse dikush nuk e ēliron dot veten prej gėnjeshtrave e mashtrimeve, nėse sillet nė kundėrshtim me fjalėt qė ka dhėnė e me betimet qė ka bėrė dhe nuk e ndien peshėn e pėrgjegjėsisė qė merr pėrsipėr, nėse mendon se mund tė bėjė njė jetė shpirtėrore si ajo e hipokritėve dhe e mendjemėdhenjve, atėherė ėshtė njėlloj sikur ai tė mashtronte vetveten. Nė fjalorė, fjala “besnikėri” pėrkufizohet si e kundėrta e mashtrimit dhe e tradhtisė, si vėnie nė vend e fjalės sė dhėnė, si mbajtje e fjalės, si pagesė e borxhit. Ajo pėrdoret, gjithashtu, nė kuptimet e dashurisė, tė lidhjes sė ngushtė e tė vendosmėrisė nė miqėsi, tė pėrkujdesjes e tė rritjes, tė moralit tė bukur e tė lartės. Njeriu i besės ėshtė ai qė i zbaton pa mungesa detyrimet qė ka mbi vete kundrejt tė tjerėve dhe qė mbart detyrime vetėm ndaj vetvetes. Si nė Kuranin Fisnik, ashtu edhe nė hadithe e madje edhe nė veprat mė tė zgjedhura tė letėrsisė botėrore, tema e besnikėrisė ėshtė shtjelluar gjerėsisht. Allahu i Lartėsuar, sikurse pohon qė vetė ėshtė i besės, pėrmend se besa, nė radhė tė parė, ėshtė cilėsi dhe mirėsi themelore e profetėve dhe e njerėzve tė zgjedhur (Bekare, 177). Atėherė, krahas cilėsive si mirėsia, mbajtja e fjalės sė dhėnė, kujdesi pėr tė mos pėrgojuar e paragjykuar njeri, edhe besnikėria ėshtė njė ndėr parimet e bukura tė moralit qė ēdo besimtar duhet ta bėjė sunduese nė qenien e tij, si njė ndėr veēantitė themelore qė nevojitet nė ēdo fushė tė jetės. Individi, me ndjenjėn e besnikėrisė, fiton besueshmėri dhe lartėsohet nė shoqėri. Familja e ngritur dhe e mbajtur nė kėmbė mbi ndjenjėn e besnikėrisė, qėndron nė kėmbė dhe kthehet nė njė kėnd prej kėndeve tė Parajsės. Shteti e ruan respektin kundrejt qytetarėve dhe popullit tė vet vetėm nėpėrmjet ndjenjės sė besnikėrisė. Nė njė vend ku ka humbur ndjenja e besnikėrisė, nuk ėshtė e mundur qė tė bėhet fjalė as pėr individė tė pjekur, as pėr vatėr familjare qė premton siguri, as pėr shtet tė qėndrueshėm e tė besueshėm. Nė njė vend ku nuk ka besnikėri, individėt sillen ndaj njėri-tjetrit me dyshim, nuk gėzojnė paqe nė vatrat familjare, shteti sillet keq me popullin e vet dhe gjithēka e gjithkush ėshtė e huaj pėr gjithēka e gjithkėnd, njėlloj si sendet e pajeta… Edhe nė qofshin njėri mbi tjetrin a njėri nė tjetrin… Njerėzimi, pėr t’u ēliruar prej problemeve nga tė cilat vuan dhe pėr ta kthyer nė parajsė botėn e shndėrruar nė ferr pėr tė, mund ta realizojė me sukses kėtė qėllim vetėm duku u angazhuar nė marrėdhėnie tė ngritura mbi ndjenja tė besnikėrisė ndaj shoqėrive dhe kombeve. Historia ka dėshmuar se kombet e shtetet qė godasin miqtė e tyre pas shpine, qė nuk u pėrmbahen marrėveshjeve tė bėra, qė ndjekin politika tė mbėshtetura nė interesa tė njėanshme, nuk jetojnė dot nė pavarėsi politike, ekonomike e kulturore dhe nuk gėzojnė respekt. Kurani Fisnik i cilėson njerėzit e pėrgjegjshėm si njerėz tė besės: “Vetėm njerėzit e pėrgjegjshėm pranojnė kėshilla. Ata qė janė besnikė ndaj fjalės sė dhėnė Allahut dhe qė nuk i prishin marrėveshjet e tyre.” (Rad, 19-20) Fjala e dhėnė apo besa qė duhet mbajtur, miqėsitė qė duhen respektuar dhe marrėveshjet, kushteve tė tė cilave duhet t’u pėrmbahemi janė tri lloje: § tė njeriut nė marrėdhėnie me Zotin; § tė njeriut nė marrėdhėnie me vetveten; § tė njeriut nė marrėdhėnie me njerėzit dhe me krijesat e tjera. Ekzistencėn e kėtyre dhe kushtet pėrkatėse mund t’i njohim ose nėpėrmjet Kuranit dhe Sunetit, ose nėpėrmjet arsyes, pėrvojės dhe tė ushtruarit. Nga ana tjetėr, besnikėria ka lidhje me koncepte fetare si pendesa, sinqeriteti, pėrgjegjshmėria, mbajtja e fjalės sė dhėnė, kėmbėngulja nė tė vėrtetėn, hixhreti, durimi, qėndrueshmėria etj.. Kurse e kundėrta e saj janė konceptet e lidhura ngushtė me mashtrimin, tradhtinė, dyfytyrėsinė, mosmirėnjohjen e tė tjera si kėto. Nė tė vėrtetė, thuajse nė tė gjitha konceptet qė gjenden nė grupin e parė ėshtė e mundur tė vėrehet besnikėria, ndėrsa nė tė dytat pabesia. Pėr shembull, nėse pas njėfarė shthurjesh e zvetėnimesh tė brendshme, njeriu bėn pendesė duke iu kthyer sėrish drejtėsisė dhe duke u njėsuar me thelbin e vet, kjo pėrbėn njė lloj besnikėrie. Po ashtu, tė penguarit e daljes nė shesh tė sė vėrtetės, mbulimi i saj, loja e dyfishtė, zbatimi i atij qė nė ditėt tona ėshtė bėrė modė tė quhet “standard i dyfishtė”, pėrbėn pikėrisht pabesinė ndaj tė drejtės dhe drejtėsisė. Shkurt, ndėrsa nga njeriu i besės kėrkohen apo priten pendesė, sinqeritet, pėrgjegjshmėri, mbajtje e fjalės sė dhėnė, kėmbėngulje nė tė drejtėn, hixhret, durim dhe qėndrueshmėri, nga njeriu i pabesė, herėt a vonė, priten tė shfaqen sėmundje si mashtrimi, tradhtia e dyfytyrėsia. Ndaj edhe besa qėndron nė krye tė atyre virtyteve qė, marrėdhėniet e ndėrsjella dhe nė sjelljet tona, duhen pėrdorur si njė etalon. Nė Kuranin Fisnik, besnikėria ėshtė shtjelluar nė pesė kuptime: 1. Besnikėria nė marrėveshje. Ajeti qė vijon tėrheq vėmendjen nė kėtė lloj besnikėrie: “Mos e shfrytėzoni pasurinė e jetimit ndryshe, pėrveēse nė mėnyrė tė mirė (pėr t’ia shtuar), gjersa ai tė arrijė pjekurinė e vet. Premtimin ēojeni nė vend, sepse pėr premtim ka pėrgjegjėsi. Masėn mbusheni kur matni dhe peshoni me peshore tė saktė. Kjo ėshtė mė e dobishme dhe sjell pėrfundim mė tė mirė.” (Isra, 34-35) 2. Besnikėria nė fjalė Ka kuptimin e mbajtjes sė fjalės sė dhėnė. Ajeti i mposhtėm tėrheq vėmendjen te kjo cilėsi: “Sepse ai (Ismaili) e mbante fjalėn dhe ishte njė profet i dėrguar nga Ne.” (Merjem, 54) 3. Besnikėria nė blatim. Me blatim nė kėtė rast kuptojmė vendimin personal pėr tė kryer njė vepėr tė lejuar, me qėllim tė ibadetit dhe tė arritjes sė kėnaqėsisė sė Allahut. Blatimi, ajo ēka blatojmė, mbart kuptimin e njė dhurate qė ia dhurojmė njė individi apo institucioni. Nė lidhje me kėtė ēėshtje mund tė kujtojmė kėtė ajet: “Ata janė qė i vėnė nė vend blatimet e tyre dhe i tremben njė dite, dėmi i sė cilės ka pėrmasa tė mėdha.” (Insan, 7) 4. Besnikėria nė peshė e masė. Tė maturit dhe tė peshuarit e saktė e pa mangėsi, kryesisht nė tregtim. Kjo ēėshtje argumentohet, ndėr tė tjera, me kėtė ajet: “Matni saktė dhe mos u bėni ndėr ata qė lėnė mangėt.” (Shuara, 181). 5. Besnikėria nė kontrata. Me kontratė kuptojmė arritjen e dy personave ose tė dy palėve nė njė marrėveshje pėr njė ēėshtje pune apo angazhimin e tyre nė njė premtim tė ndėrsjellė (si akti i nikahut) Nė lidhje me kėtė ēėshtje mund tė mjaftohemi me kėtė ajet: “O ju qė besuat! Zbatojini kontratat!” (Maide, 1) Nė radhėt qė pasojnė, do tė pėrpiqemi tė sqarojmė, sipas radhės, rreth kuptimit qė ithtarėt e tasavvufit i kanė dhėnė besnikėrisė ndaj Profetit, ndaj prindėrve, ndaj miqve e shokėve dhe ndaj bashkėshortėve e bashkėshorteve. Besnikėria ndaj Allahut. Pa dyshim qė nė krye tė tė gjithė atyre qė u duhet treguar besnikėri qėndron Allahu, qė e solli njeriun nė ekzistencė nga asgjėja, qė i dha atij formėn mė tė bukur, qė e pajisi me pasurinė e mendjes, qė i bėri tė njohur Veten e iu zbulua nėpėrmjet profetėve dhe librave qė i dėrgoi, qė, duke futur nė llogari edhe vullnetin e individit, e udhėzoi njeriun nė rrugėn e drejtė. Prej njeriut qė tregohet i pabesė ndaj Allahut nuk mund tė pritet tė tregohet i besės ndaj ndonjė qenieje tjetėr. Sidoqoftė, duke e ditur se njeriu mund tė thyhet nė betejėn me nefsin dhe Shejtanin, Allahu e paralajmėroi atė qė nė hapin e parė tė ekzistencės dhe mori prej tij fjalė e premtime se nuk do tė tregohej i pabesė ndaj hakut dhe hakikatit. Kjo ėshtė e mundur tė quhet marrėveshje e natyrshme (fitri), sepse ėshtė fjala pėr njė tė vėrtetė tė rrėnjosur nė natyrshmėrinė e ēdo njeriu. Mė pas, nėpėrmjet profetėve qė dėrgoi, u kujtoi njerėzve dhėnien e kėsaj fjale tė natyrshme, por tė harruar prej tyre, dhe i paralajmėroi qė tė bėjnė atė qė ėshtė e nevojshme. Kėshtu, nė Kuran, nė lidhje me bijtė e Izraelit jepet njė shembull i tillė: “O bij tė Izraelit, kujtoni mirėsinė Time ndaj jush, mbajeni fjalėn qė mė dhatė qė edhe Unė tė mbaj fjalėn qė ju dhashė. Dhe tė ma kini frikėn veē Mua.” (Bekare, 40) Nė lidhje me fjalėn e dhėnė, qė bijve tė Izraelit u duhet ta mbajnė, janė paraqitur tri mendime themelore: 1. Fjala e dhėnė pėr zbatim ka tė bėjė me vėnien nė vend tė tė gjitha urdhėresave tė Allahut pa pėrjashtim dhe me bindjen ndaj tė gjitha ndalimeve tė Tij. Kundrejt kėsaj sjelljeje, Allahu i fal ata dhe, duke qenė i kėnaqur prej tyre, i ēon nė Parajsė. 2. “Nė tė vėrtetė Allahu pati marrė zotimin e bijve tė Izraelit. Dhe ndėr ta dėrguam dymbėdhjetė prijės. Allahu tha: ‘Unė jam me ju!’ Nė qoftė se falni namazin, e jepni zekatin, u besoni tė dėrguarve tė Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni pėr hir tė Allahut hua tė mirė, Ai patjetėr do t’ju shlyejė mėkatet tuaja dhe do t’ju fusė nė kopshte nėn tė cilėt rrjedhin lumenj. E kush nga ju kundėrshton pas kėsaj, ai e ka humbur rrugėn e drejtė.” (Maide, 12). 3. Sipas njė mendimi tė tretė, ėshtė fjala e dhėnė prej tyre se kur t’u dėrgohej Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), ata do tė duhej t’i besonin atij. Kėshtu, nė librat hyjnorė tė dėrguar mė herėt, cilėsitė e Profetit tonė u ishin shpjeguar atyre dhe u ishte bėrė e ditur se do tė duhej ta ndiqnin atė. Ēėshtja sqarohet me ajetet qė vijojnė. Duke folur pėr ata qė besuan prej bijve tė Izraelit, thuhet kėshtu: “Qė pranojnė tė Dėrguarin, Profetin arab, qė nuk shkruan as nuk lexon, tė cilin e gjejnė tė cilėsuar ndėr ta nė Teurat dhe nė Inxhil…” (Araf, 157)[1] Kundrejt kėsaj, Allahu do t’i ēlirojė ata prej robėrisė e skllavėrisė.[2] Ky ajet, qė bėn fjalė nė veēanti pėr bijtė e Izraelit, ėshtė e natyrshme qė i drejtohet mbarė njerėzimit dhe shpreh njė gjykim tė pėrgjithshėm. Njė ndėr shembujt e pabesisė, tė hipokrizisė e tė mosmirėnjohjes sė njeriut ėshtė pėrmendur edhe nė kėto ajete: “E prej tyre pati tė tillė qė i patėn dhėnė besėn Allahut: ‘Nėse na jep nga mirėsia e Tij, ne do tė ndajmė lėmoshė dhe do tė bėhemi prej vepėrmirėve. Kur Zoti u dha prej mirėsive tė Veta, ata u bėnė koprracė, e thyen besėn dhe u zmbrapsėn nga respekti ndaj Allahut. E pėr shkak se e thyen besėn qė i patėn dhėnė Allahut dhe pėr shkak se gėnjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinė nė zemra gjer nė ditėn qė do tė pėrballen me Tė. A nuk e dinin ata se Allahu di pėr fshehtėsinė e tyre, pėr bisedėn e tyre, dhe se Ai i di tė gjitha tė fshehtat?” (Tevbe, 75-78) Besnikėria e profetėve Profetėt janė personalitete tė shkėlqyera, tė ngarkuara nga ana e Allahut pėr tė pėrfaqėsuar hakun dhe hakikatin. Ata u kanė hequr udhė shoqėrive ku kanė dalė, ndėrsa shumėkush pėr ēėshtjen e tyre ka dhėnė jetėn me plot dėshirė. Mirėpo pėrgjatė historisė, profetėt kanė pėrjetuar edhe pabesitė mė tė pamėshirshme. Ndėr pabesitė mė tė rėnda qė janė pėrjetuar, njėra pėrmendet nė ajetin qė vijon: “‘O Musa, ne kurrė nuk futemi atje gjersa ata janė aty. Shkoni, pra, ti dhe yt Zoti e luftoni, ndėrsa ne po rrimė kėtu!’ Tha Musai: ‘Zoti im! Unė nuk kam nė dorė kurrkėnd veē vetes sime dhe tim vėllai. Ndana, pra, ne prej popullit tė fėlliqtė.’” (Maide, 24-25) Nga njėra anė njė profet qė pėrpiqet pėr shpėtimin e shoqėrisė, nė tė cilėn ėshtė i ngarkuar me detyrė, dhe nga ana tjetėr, turma e tė pabesėve qė e shpotisin duke i thėnė: “Ik e lufto ti me tėt Zot!”… Tė gjithė profetėt kanė qenė njerėz qė e kanė mbajtur fjalėn e dhėnė e janė treguar shumė besnikė ndaj Allahut, ndaj njerėzimit, ndaj mbarė krijimit. Kjo pėrbėn, pa dyshim, njė ndėr virtytet e tyre themelore. Kurani, nė shumė raste, na bėn fjalė pėr ata besnikė tė pashoq. Pėr shembull, Ademi (a.s.), me ēelėsin e besnikėrisė sė magjishme qė mbartte nė zemėr, i ēeli njė nga njė dyert qė iu mbyllėn nė fytyrė dhe mbėrriti nė gurrat e mėshirės hyjnore. Ndėrsa Iblisi, qė nė tė njėjtėn ngjarje u mbush me kryelartėsi, shkoi me plot vetėdije e u hodh me kėmbėt e veta nė honin e pabesisė dhe u mbyt aty. (shih: Araf, 11-30) Pėr Ismailin (a.s.), qė porsi njė qengj e kapėrceu me sukses sprovėn e mundėsisė pėr t’u therur me thikė, thuhet: “Kujto nė Libėr edhe Ismailin. Vėrtet, ai ishte besnik nė fjalė, ishte i Dėrguar dhe Profet.” (Merjem, 54) Ndėrsa pėr Ibrahimin (a.s.), qė iu nėnshtrua sprovės sė mundėsisė pėr tė therur birin e tij tė dashur, gjenden kėto shprehje: “Apo mos vallė nuk ėshtė njoftuar pėr fletėt e Musait dhe tė Ibrahimit qė u tregua i besės nė premtimin e dhėnė?” (Nexhm, 36-37) Veē kėsaj, pėr etiketimin e Ibrahimit (a.s.) si njeri i besės, Profeti ynė na tregon edhe kėtė qėndrim tė tij: “Lėvdatat i pėrkasin veē Atij prej gjithēka qė ėshtė nė qiej e nė tokė, edhe nė mbrėmje, edhe ditėn. Ai krijon tė gjallin prej tė vdekurit dhe tė vdekurin prej tė gjallit, e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj e po ashtu edhe ju do tė nxirreni (nga varret).” (Rum, 18-19) Miku i Zotit tė Vėrtetė, babai i profetėve, Ibrahimi (a.s.) kur u pėrball me zjarrin e Nemrudit, nuk kishte humbur kurrgjė prej besnikėrisė sė vet. Teksa ktheu mbrapsht ofertėn pėr ndihmė tė Xhebrailit, ai ishte i shqetėsuar se mos nuk tregohej i besės ndaj Allahut, Zotėruesit tė fuqisė sė vėrtetė. Kjo besnikėri, natyrisht, nuk mund tė mbetej pa u shpėrblyer dhe zjarri iu kthye nė freski e paqe (Shih: Enbija, 69). Ndjenja e besnikėrisė ka jetuar ndėr shekuj si njė virtyt mes pasardhėsve tė Ibrahimit, arabėve. Kjo gjendje vazhdoi edhe mes arabėve tė kohės paraislamike. Profeti i furtunės, Nuhu (a.s.), jetoi njė jetė shekullore plot vuajtje, por edhe plot besnikėri. Pėr vite e vite me radhė, pėrmes paralajmėrimesh e thirrjesh, u mundua tė ushtronte ndikim te populli i vet, por nė njė masė tė madhe tė njerėzve nuk ia doli dot. E megjithatė, kjo nuk e ktheu atė kurrė mbrapsht prej portės sė besnikėrisė. Nė njė kohė kur mbi njerėzimin u lėshua zemėrimi i qiejve e i tokave, ishte pikėrisht kjo ndjenjė e besnikėrisė brenda tij ajo qė u shndėrrua nė barkė shpėtimi pėr tė. (Shih: Hud, 40, Muminun, 27) Shuajbi (a.s.) vuri re se nė shoqėrinė ku ai lindi, mė e madhja sėmundje ishte pabesia nė masė e nė peshė dhe i paralajmėroi njerėzit sa e sa herė qė tė ndiqnin drejtėsinė e tė mos mashtronin nė kėtė mėnyrė. Ėshtė e natyrshme qė nė kėtė rast, ajo qė tė vjen e para nė mendje ėshtė nevoja pėr tė qenė i kujdesshėm nė tregtimin e tė mirave materiale qė janė tė nevojshme tė maten e tė peshohen. Mirėpo brenda kufijve tė kėtij paralajmėrimi hyn masa nė ēdo ēėshtje, materiale e shpirtėrore, qoftė edhe nė kuptimin e ruajtjes sė vlerave dhe tė masės sė caktuar prej Zotit tė Madhėruar nė lidhje me tė vėrtetėn. Nuk duhet harruar se asnjė profet nuk ėshtė ngarkuar vetėm me detyrėn e pėrmirėsimit tė shtrembėrimeve materiale. Pėr kėtė arsye, nuk ka ndonjė tė keqe qė kufijtė e masės dhe tė peshės nė kėtė kontekst tė shihen nga njė kėndvėshtrim mė i gjerė. Si shembull pėr kėtė, dėshirojmė tė sjellim ndėrmend njė grup ajetesh: “Kur Shuajbi u tha atyre: ‘A nuk ruheni? Unė jam i dėrguar te ju; jam i besueshėm! E pra, kini frikė Allahun dhe dėgjomėni mua! Unė nuk kėrkoj pėr kėtė ndonjė shpėrblim prej jush. Shpėrblimi im ėshtė prej Zotit tė botėve! Pėrmbusheni matjen dhe mos u bėni prej atyre qė e lėnė atė mangėt! Dhe matni me peshore tė saktė, mos u cenoni tė drejtėn njerėzve e mos shkaktoni trazira nė tokė!’” (Shuara, 177-183)[3] Besnikėria e Profetit tonė. Duke ardhur te Profeti ynė, ai, nėpėrmjet ndjenjės sė besnikėrisė qė mbartte nė shpirtin e vet, u nderua me Miraxhin, qė nuk i kishte takuar kurrkujt mė parė. Mbėrriti nė vende qė nuk mbėrritėn as engjėjt, por nė atė botė ku sytė verbohen prej shkėlqimit dhe shpirtrat e humbin toruan prej ēudisė, ai, me ndjenjėn e besnikėrisė ndaj umetit tė vet, pa ngurruar, u largua qė andej dhe u rikthye mes shokėve tė vet. Edhe profetėt e tjerė pėrpara Profetit tonė janė treguar tė afėrt e tė dashur me umetet e tyre, tek tė cilėt kanė gjetur mbėshtetje nė shėrbimin ndaj ēėshtjes sė tyre. E si tė mos i donin, kur ata, edhe nė ēastet mė tė vėshtira, nuk i braktisėn kurrė. Por nė vlerat e shpėrfaqura prej Profetit tonė ka njė dallim tė tillė: mė parė, me vdekjen e njė profeti, nė rastet mė tė shumta vinte njė tjetėr profet dhe veprimtaria vazhdonte. Ndėrsa pas Profetit tonė, kėtė mision e vijuan sė pari sahabėt dhe pastaj evlijatė e umetit. Pikėrisht pėr shkak tė njė shėrbimi tė tillė tė rėndėsishėm, Ai e donte umetin e tij me njė dashuri tė veēantė dhe kėtė e shprehte pėrmes besnikėrisė sė vet. Po, Ai ishte njė njeri i besės. Jo vetėm kundrejt njerėzve, por edhe kundrejt dheut e gurėve ishte i mbushur me besnikėri. I ndezur nga malli pėr Mekėn, dilte nė Uhud dhe shpesh shkonte tė vizitonte vendbanimin e tij tė parė nė Kuba, sepse ky ishte vendi qė, pas ndarjes nga Meka, i kishte hapur i pari zemrėn pėr t’i thėnė: “Mund tė rrish tek unė.” Dhe Profeti ynė, sikur tė donte t’i thoshte: “Ti mė pranove e mė mbajte nė gji si mik”, ēdo tė shtunė pėrpiqej tė shkonte patjetėr nė xhaminė e Kubas. Ai vizitonte edhe malin e Uhudit, pėr tė cilin thoshte: “Ne e duam atė dhe ai na do ne.” Po kėshtu, shkonte nė Baki, nė varrezėn e Medinės, pėrshėndeste me selam ata qė preheshin aty dhe lutej pėr ta. E pra, dashamirė e dashakeqė qė hulumtojnė pėr Profetin tonė nė kėtė kontekst thonė: nuk ka bashkėsi mė tė lidhur me profetin e vet sesa ajo e lidhur me Profetin e Islamit dhe asnjė prijės kaq i lidhur me bashkėsinė e vet as nuk ka ardhur, as ka pėr tė ardhur ndonjėherė. E ē’ka mė tė natyrshme sesa mirėnjohja e njė bashkėsie pėr njė prijės mirėnjohės? Allahu i Lartėsuar, duke u betuar, na shpjegon kėshtu: “Pėr besė, ju erdhi njė i Dėrguar nga mesi juaj qė e brengosin vuajtjet tuaja, qė shqetėsohet pėr besimtarėt, qė ėshtė i butė e i mėshirshėm.” (Tevbe, 128) Besnikėria ndaj Profetit tonė. Dėrgimi i Profetit tonė nė botė, i ngarkuar me mesazhin hyjnor, sikurse pėrbėn njė ngjarje me rėndėsi tė gjithėsishme, mund tė shihet edhe si rilindja e njerėzimit. Me mesazhin e pashoq tė Kuranit nė duar, ai i solli botės njė plan e projekt pėr njė rend e rigjallėrim tė ri. Njerėzimi i detyrohet atij pėr shumė gjėra nė ēėshtje tė fesė, tė moralit, tė dijes e tė qytetėrimit. Kush e di, sikur tė mos kishte qenė ai, nė ē’gjendje do tė ishte njerėzimi? Shkurtimisht, me fjalėt e Mehmet Akifit mund tė themi se: Bota pėr gjithė ē’ka, i detyrohet atij, Borxh i ka bashkėsia sikurse ēdo njeri, Nė borxh ėshtė me tė e gjithė kjo njerėzi, O Zot, nė mahsher na mblidh me kėtė dėshmi! Shokėt e Profetit tonė, qė jetuan nė tė njėjtėn epokė me tė, duke qenė se e kuptonin shumė mirė kėtė madhėshti tė tij, qėndruan tė lidhur me tė plot besnikėri e respekt. Mė shumė sesa pėr vete dhe pėr njerėzit e tyre tė afėrt mendonin pėr Tė dhe viheshin nė mbrojtje tė Tij. Pėr shembull, gjatė hixhretit, pranė Hz. Ebu Bekrit nuk ishin familjarėt e tij, madje as bija e tij 7-8 vjeēare, Aishja. Po kėshtu, edhe Hz. Omeri, gjatė hixhretit tė tij, ishte vetėm dhe nuk kishte pranė as djalin e tij tė vogėl, Abdullahun. Nėse do tė pėrshkruanim kėtu tė gjitha historitė e sahabėve, do tė na duhej tė zgjateshim shumė. Edhe nė ruajtjen e Kuranit, nė njė mėnyrė tė ngjashme, ata qė ndodheshin pranė tij tregonin shembujt mė mbresėlėnės tė besnikėrisė duke u munduar tė transmetonin ēdo fjalė e ēdo sjellje tė Profetit. Edhe ata qė erdhėn pas sahabėve duhet tė kenė treguar tė njėjtin kujdes, pėrderisa krahas fjalėve e sjelljeve tė pėrshkruara nė shkrime e vepra, neve na kanė mbėrritur gjer nė ditėt e sotme edhe shumė kujtime e amanete tė shenjta. Vetėm prej njė kohe tė shkurtėr, disa njerėz tė pabesė, me njė sjellje tė pėrbuzshme ndaj haditheve dhe amaneteve tė tjera, gati sa s’po bėjnė pėrpjekje qė ato tė harrohen. Mirėpo njerėzimi ende nuk duhet ta ketė humbur krejtėsisht ndjenjėn e besnikėrisė qė nė anketat e kryera nga perėndimorėt ēdo dhjetė vite, Profeti ynė radhitet i pari me largėsi tė madhe nga personalitetet e tjera, si njeriu me ndikimin mė tė madh nė shoqėrinė njerėzore. Atyre qė mundohen tė punojnė pėr tė kundėrtėn u kėshillojmė qė njė orė e mė parė tė heqin dorė nga mbyllja e syve dhe tė rendin drejt lumturisė nė kėtė botė e nė botėn tjetėr. Ndėrsa detyra qė i mbetet umetit tė Tij ėshtė qė, duke shfaqur njė mėnyrė jetesė qė i shkon pėr shtat Atij, tė tregojnė edhe njė herė besnikėrinė ndaj Tij. Besnikėria ndaj prindėrve. Njerėzit mė tė afėrt pėr gjithkėnd janė nėna dhe babai dhe si nė ēdo mirėsi, e drejta e pėrparėsisė u takon atyre. Ai qė tregon mangėsi nė respektin ndaj tyre ka dalė kundėr vetė Zotit. Pėr atė qė i keqtrajton ata, herėt a vonė, do tė vijė dita qė do tė keqtrajtohet edhe vetė. Njeriu, qė nga dita kur nis tė ekzistojė si njė gjallesė e vogėl, gjithmonė zhvillohet e rritet nėn pėrgjegjėsinė e prindėrve. Nė kėtė ēėshtje ėshtė e pamundur qė tė matet thellėsia e dashurisė dhe e mirėsisė sė tyre kundrejt fėmijėve, si dhe pėrmasat e vėshtirėsive qė ata kanė hequr pėr fėmijėt. Nė kėtė kėndvėshtrim, respekti dhe besnikėria ndaj tyre pėrbėjnė edhe njė borxh njerėzor, edhe njė ēėshtje etike, edhe njė detyrė. Kurani na e mėson kėtė etikė pėrmes lutjeve tė zgjedhura: “O Zoti ynė! Nė Ditėn e Llogarisė falmė mua, fali prindėrit e mi dhe besimtarėt!” (Ibrahim, 41). Qė do tė thotė se e para ėshtė individi vetė dhe pas tij vijnė prindėrit. Nė tė vėrtetė, kjo veēanti ėshtė shprehje e tė qenit njeri, shprehje e stolisjes me ndjenja njerėzore. Pas hakut tė Zotit, ajo ndaj sė cilės duhet bėrė kujdes ėshtė haku i prindėrve. Respektimi i prindėrve ėshtė vlerėsuar me lėvdata, ndėrsa sjellja e kundėrt ėshtė llogaritur ndėr mėkatet e mėdha. Po mjaftohemi duke sjellė vetėm pėrkthimin e disa ajeteve: “Ne i kėshilluam njeriut prindėrit. Nėna e tij e mbarti atė me vėshtirėsi pas vėshtirėsish. Ndarja prej gjirit, gjithashtu, u bė brenda dy viteve. ‘Mua dhe prindėrve t’u jesh mirėnjohės, sepse kthimi juaj ėshtė tek Unė’, kėshilluam.” (Lukman, 14) “Zoti yt ka urdhėruar prerazi qė tė mos adhuroni tjetėr veē Tij, qė tė silleni me mirėsi ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose tė dy bashkė, i ka zėnė pleqėria nėn kujdesin tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as: “uf!” e “oh!”, as mos u trego i vrazhdė me ta, por thuaju fjalė tė ėmbla. Dhe nė shenjė bamirėsie, shtrije pėrulėsisht e me respekt dorėn ndaj tyre dhe thuaj: “O Zoti im! Mėshiroji ata, sikurse mė edukuan mua kur unė isha i vogėl!” (Isra, 24)[4] Njeriu, pėr aq sa tregohet besnik ndaj prindėrve, tregohet besnik edhe ndaj Krijuesit tė vet. Nėse dikush nuk ka respekt e besė ndaj prindėrve, ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėhet fjalė pėr respekt ndaj Allahut. Nė ditėt tona, jo vetėm ata qė nuk kanė respekt ndaj Allahut, por edhe ata qė mėtojnė tė duan Atė, sa respektues e besnikė ia dalin tė tregohen, vallė, ndaj prindėrve? E ē’i duhet thėnė, vallė, atij biri qė i sheh si ngarkesė e si tė tepėrt prindėrit qė pėr vite e vite me radhė, nė kushtet mė tė vėshtira, e kanė mbajtur nė gji, e kanė ushqyer pa u ushqyer vetė, e kanė veshur pa mundur tė vishen vetė e i kanė ndenjur nė krye pa gjumė netėve tė gjata! Besnikėria e bashkėshortėve. Familja e shėndoshė, si guri i themelit tė shoqėrisė, ėshtė e lidhur me dashurinė, dhembshurinė e besnikėrinė e ndėrsjellė qė duhet tė shoqėrojė marrėdhėnien mes bashkėshortėve qė nga dita e parė. Kjo pėrbėn njė ndėr parimet e gjithėsishme qė ekziston nė shkallė tė ndryshme nė tė gjitha kulturat. Madje edhe nė botėn e kafshėve shpėrfaqen sjellje qė mund tė vlerėsohen nė kuptimin e besnikėrisė e tė dhembshurisė mes bashkėshortėve. Pas vdekjes sė bashkėshortit a bashkėshortes tė hidhėrohesh e tė mbash zi, t’i ruash sendet e tij a tė saj, tė mos martohesh sėrish pėr njėfarė kohe pėr hir tė kujtimit tė tij a tė saj, tė mos stolisesh, tė mos shkosh nė vende argėtimi e tė mos dalėsh nga shtėpia pėr njėfarė kohe, apo sjellje tė tjera tė ngjashme, janė tė gjitha shprehje tė besnikėrisė mes bashkėshortėve. [5] Allahu (xh.xh.) na thotė se bashkėshortėt, gjatė nikahut, duhet tė tregojnė besnikėri nė premtimet qė shkėmbejnė me njėri-tjetrin.”Nėse dėshironi tė martoheni me njė grua e tė ndaheni nga njė grua tjetėr dhe kėsaj tė fundit i keni dhuruar njė shumė tė madhe, mos merrni mbrapsht prej saj asnjė send. A do t’ia merrni pa tė drejtė e nė mėnyrė mizore atė ēka ia keni dhuruar? E si mund t’ia merrni, kur njėri-tjetrit i jeni bashkuar e kur keni dhėnė njė besė tė fortė?” (Nisa, 20-21) Nė kėtė rast, garancia ėshtė marrėveshja serioze e lidhur gjatė aktit tė martesės (nikahut) me urdhrin e Allahut, me fjalėn e Profetit dhe nė prani tė dėshmitarėve. Pa dyshim qė nė kėtė marrėveshje, edhe mehri (dhurata martesore) ėshtė vėnė nėn garanci. Shtrati i pėrbashkėt, besnikėria e ndėrsjellė, respekti, dashuria, ruajtja e nderit dhe e pastėrtisė, qėndrimi pranė njėri-tjetrit nė ēaste tė lumtura e tė vėshtira, mbėshtetja morale e materiale pėr njėri-tjetrin etj., janė tė gjitha ēėshtje qė mbajnė nė kėmbė familjen dhe pėr tė cilat jepet premtim i ndėrsjellė. E pra, bėrja e gjithēkaje tė nevojshme pėr mbajtjen e kėtyre premtimeve tė dyanshme bėn pjesė nė detyrimet e pėrbashkėta tė bashkėshortėve. Nė ditėt e sotme, kur besnikėria e dhembshuria mes bashkėshortėve ka rėnė tej mase dhe pėr kėtė arsye shumė familje pėrballen me rrezikun e shkatėrrimit, madje nė njė kohė kur kjo ēėshtje ėshtė kthyer nė ēėshtje parėsore tė rendit tė ditės nė shoqėri, ėshtė e thjeshtė tė kuptohet se sa nevojė ndiejmė pėr besnikėrinė nė kėtė drejtim. Profeti ynė ka tėrhequr vėmendjen nė rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje duke thėnė: “Marrėveshja mė e rėndėsishme, kushtet e sė cilės duhet t’i pėrmbushni pikė pėr pikė, ėshtė marrėveshja e martesės, e lidhur me bashkėshorten tuaj.”[6] Gjithashtu, Profeti ynė ka dhėnė shembullin mė tė bukur tė kėsaj besnikėrie nė familjen e vet. Kėshtu, edhe pas vdekjes sė bashkėshorteve tė tij, ai ėshtė sjellė me respekt ndaj shoqeve e mikeshave tė tyre, i ka nderuar ato dhe nuk i ka ndėrprerė lidhjet. Pėr shembull, kur i vinte ndonjė dhuratė nė shtėpi, thoshte: “Dėrgojini edhe kėsaj e asaj, sepse Hatixhja, sa ishte gjallė, i donte shumė”, dhe u dėrgonte edhe atyre pjesė nga dhuratat. Njė ditė, njė grua e moshuar erdhi pranė Tij. Profeti i dashur, pėr ta njohur, e pyeti se kush ishte. Kur ajo tha: “Unė jam Xhusame el Muzenije”, Profetit iu kujtua menjėherė dhe i bėri kompliment duke i thėnė: “Ah, ti je Husane (e Bukura) el Muzenije!” Mė pas u interesua pėr gjendjen e saj, e pyeti pėr shėndetin: “Ka kohė qė s’shihemi, si keni qenė?” E moshuara iu pėrgjigj: “Tim atė e time mė i bėfsha kurban pėr ty, o i Dėrguar i Allahut! Mirė kam qenė.” Mė pas, atyre qė e pyetėn se kush ishte ajo grua, Profeti i dashur u tha kėshtu: “Kjo grua shkonte e vinte te ne kur ishte gjallė Hatixhja.” T’i pėrmbahesh fjalės sė dhėnė nė mėnyrėn mė tė bukur ėshtė pjesė e imanit.[7] Shihet se nė tė gjitha kėto bėjnė pjesė fjala e dhėnė gjatė aktit tė martesės, si dhe ruajtja e interesimit dhe e lidhjeve me farefisninė, me bashkėshortėt, me shokėt e me miqtė; pėr mė tepėr, kjo gjendje ėshtė aq e rėndėsishme saqė konsiderohet si pjesė e besimit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free