www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Dijeta ne mjeksin e Profetit Muhamed

“Gjėja sė cilės i frikėsohem mė shumė pėr umetin tim ėshtė ngrėnia e tepėrt, gjumi i tepėrt, dembelizmi dhe mungesa e besimit tė thellė.” Hadith “Ha pak, fli pak, fol pak. Kjo ėshtė rruga drejt jetės shpirtėrore” – proverb Kėrkesa pėr njė mjekėsi ndryshe Njė herė pyeta njė mikun tim amerikan i cili sapo ishte diplomuar si mjek se ku shkonte pėr t’u vizituar kur ishte sėmurė. Pėrgjigja ishte e habitshme, ai dhe disa kolegė tė tij shkonin tek njė mjek popullor. Kjo mė kujtoi mjekun tim tė familjes i cili nuk besonte tek mjekėsia moderne dhe ilaēet industriale. Ai gjithmonė mė thoshte: “Merre djalin nė shtėpi dhe sigurohu qė tė ushqehet mirė”. Preferenca pėr njė mjek popullor mbi mjekun profesionist vinte si pasojė e pakėnaqėsisė sė tij ndaj literaturės mjekėsore qė kishte mėsuar gjatė viteve tė studimit, siē mėsova mė vonė. Ai ndjehej sikur i kishin mėsuar vetėm parime tė cilat sipas mendimit tė tij “bėnin mė shumė dėm se dobi”. Ai besonte se ishte trajnuar tė “mjekonte simptomat duke pėrdorur kimikate” dhe qė profesioni i tij nuk kishte tė bėnte fare me kujdesin ndaj personit. Ai mė tha se sa herė qė pėrfundonte turnin ndjehej sikur kishte mashtruar vetveten duke mos bėrė atė qė donte nė tė vėrtetė. Mendimi i kėtij mjeku mund tė duket jo normal dhe tė shikohet si i prapambetur nga mjekėt e tjerė, por pikėpamjet e tij ngrenė ēėshtje interesante tė rėndėsishme pėr profesionistėt dhe pacientėt e interesuar. Nė vendet perėndimore ka njė interes nė rritje tė mjekėsisė alternative dhe lindore qė pėrkon nė shumė aspekte me mjekėsinė islame, tė quajtur ndryshe edhe El Tibb el Nebevi, mjekėsia e Profetit (as.). Kjo mjekėsi ėshtė e bazuar kryesisht mbi Hadithet Profetike por pėrfshin edhe traditat arabe, greke dhe indiane tė mjekėsisė qė nuk janė nė kundėrshtim me parimet islame. Himya, parandalimi me anė tė dietės Mjekėsia moderne e praktikuar ka arritur nė pėrfundimin se dieta luan njė rol kyē pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm dhe vėmendja e duhur kushtuar saj do tė zvogėlojė mundėsinė pėr sėmundje dhe trajtime mjekėsore nė tė ardhmen. Rėndėsia e dietės ėshtė njė parim universal pothuajse nė tė gjitha kulturat dhe fetė botėrore. Nė ēdo kohė dhe vend nga Evropa deri nė Kinė mund tė gjesh kėshilla tė shkruara ose jo mbi dietėn. Profeti i Islamit, Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, vendosi themelet e njė diete tė shėndetshme tė cilat ēuan nė zhvillime tė mėdha nė mjekėsinė arabe dhe islame. Ai porosit: “Stomaku ėshtė depozita e organizmit dhe venat marrin ushqim nga ai. Nėse ai ėshtė i shėndetshėm, venat i dėrgojnė organizmit ushqim tė pastėr, nėse ai ėshtė i sėmurė, venat i dėrgojnė organizmit helme.” Termi himya pėrdoret pėr tė shprehur dietėn dhe parandalimin me anė tė saj. Harithi, “Doktori i Arabėve”, ka thėnė: “Himya ėshtė burimi i ēdo shėrimi dhe stomaku ėshtė shtėpia e ēdo sėmundjeje.” Pėr tė bėrė mė tė qartė se ēfarė tė kuptojmė me Himya do tė kujtojmė ngjarjen kur Profeti dhe kushėriri i tij Aliu ishin tė ftuar pėr tė ngrėnė nė shtėpinė e Ummu el Mandari. Muhamedi, paqja qoftė mbi Tė, filloi tė hante dhe ndaloi duke i thėnė Aliut: “Ti sapo e ke marrė veten nga njė sėmundje.” Ai i dha atij pak elb dhe chard dhe i tha: “Kjo ėshtė mė e mirė pėr ty.” Himya ka tre funksione: 1) pėrdoret si kurė; 2) pėrdoret pėr tė mbajtur shėndet tė mirė; 3) pėrdoret sė bashku me kura tė tjera mjekėsore pėr tė ndihmuar shėrimin Dieta dhe ekuilibri Kurat dietetike jepen nė pėrputhje me llojin e disekuilibrit ushqimor. Disa ushqime janė konsideruar si “tė njoma” dhe disa tė tjerė si “tė thata”. Ata janė e kundėrta e njėri tjetrit. Shembulli mė i bukur dhe mė i thjeshtė gjendet nė kėshillėn e Profetit Muhamed: “Temperatura e lartė vjen nga zjarri, shuajeni atė me ujė.” Njė shembull tjetėr ėshtė fėrkimi i lėkurės sė thatė me vaj ulliri. Dikush mund tė thotė se kėto ide janė logjikė e zakonshme dhe jo parime tė vėrteta mjekėsore. Sidoqoftė, duke nisur nga kėto shembuj “tė thjeshtė” u vunė bazat e mjekėsisė Islame e cila u zhvillua mė tej nė mjekėsinė moderne. Al-tibb el-Nabawi pati ndikim tė madh mbi kirurgė dhe mjekė tė tillė si Ibn Sina dhe al-Hazen. Duket se me pėrparimin e shpejtė tė shkencės, u harruan kėto baza tė thjeshta tė mjekėsisė. Ndėrsa sot gjendemi pėrsėri pėrballė me idenė “e vjetėr” tė njė diete tė ekuilibruar. Dieta normalisht pėrshkruhet si pėrzierje e tre ushqimeve, proteina, yndyrna dhe sheqerna. Pjesėt strukturore tė qelizave njerėzore janė proteinat. Janė ato qė i mbajnė qelizat nė formėn qė kanė. Ato janė gjithashtu jetike pėr funksionimin e tyre. Ēdo proteinė ėshtė e ndėrtuar nga njė zinxhir hallkash mė tė vogla qė quhen aminoacide. Organizmi i njeriut ka nevojė pėr 20 aminoacide pėr tė ndėrtuar proteinat qė i nevojiten. 14 nga kėto mund tė prodhohen vetė nga organizmi. Pjesa qė mbetet duhet tė merret me ushqimet. Akademia Amerikane e Shkencės rekomandon 0.8 gr proteina pėr kilogram peshė trupore. Koncepti i ekuilibrit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Deri kohėt e fundit ėshtė pranuar nga tė gjithė se mishi i kuq ėshtė njė burim ideal pėr proteinat. Njė studim britanik ėshtė interpretuar sikur dieta vegjetariane e pėrmirėson shėndetin e njeriut. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se me marrjen e sasive tė mėdha tė mishit, merret gjithashtu edhe njė sasi e madhe yndyrė e dėmshme shtazore. Kjo ishte kuptuar mirė qė nga koha e Sahabėve te Profetit. Ai u tha atyre: “Mbreti i ushqimeve pėr tė gjithė njerėzit nė kėtė botė dhe nė tjetrėn ėshtė mishi.” (transmetuar nga Ibn Maxhe). Omeri gjithashtu i paralajmėroi: “Bėni kujdes me mishin sepse nė tė ka dėm ashtu siē ka dėm tek vera”. Njė tjetėr Sahab ka thėnė: “Mos e bėni stomakun tuaj njė varrezė pėr kafshėt qė hani.” Dieta e ekuilibruar ėshtė jetike. Proteinat e “gradės sė dytė” tė gjetura tek drithėrat dhe legumet janė po aq efektive kur kombinohen me ato tė gradės sė parė tė gjetura tek mishi. Sipas idesė sė Ibn al Qayum, al – Tibb al-Nabawi edhe tashmė ėshtė gjerėsisht e pranuar se mishi i kuq ėshtė jetik por bėhet mė pak i dėmshėm nėse konsumohet i shoqėruar me perime. Lloji i dytė i ushqimit janė yndyrnat. Ato pėrbėhen nga acide yndyrore qė janė molekula tė gjata karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Nga djegia e tyre prodhohet dyfishi i energjisė sė prodhuar nga proteinat apo sheqernat dhe gjithashtu janė mbartėse tė vitaminave A, D, E dhe K. Yndyrnat janė jetike pėr rritjen dhe rigjenerimin dhe po ashtu pėr izolimin dhe ruajtjen e temperatureės trupore. Ato shėrbejnė si mbėshtetje pėr organet e brendshme. Gjenden disa lloje yndyrnash. Ato ndryshojnė nga shkalla e ngopjes sė tyre. Yndyrnat e ngopura prodhojnė sasi tė larta kolesteroli nė gjak. Kolesteroli ėshtė njė molekulė komplekse e cila ėshtė thelbėsore nė ndėrtimin e murit qelizor, vitaminės D, hormoneve, acideve tė tėmthit dhe qelizave nervore. Mėlēia jonė e prodhon kolesterolin vetė dhe nuk ka nevojė ta marrė nga dieta. Prandaj, ēdo sasi e marrė nga jasht me dietėn ėshtė e tepėrt dhe ēon nė prishje tė ekuilibrit. Nivele tė larta tė kolesterolit janė shoqėruar me rrezik tė lartė pėr sėmundje tė zemrės. Njė mėnyrė e thjeshtė pėr uljen e nivelit tė kolesterolit ėshtė konsumimi i kufizuar i vezės, mishit dhe mėlēisė. Sheqernat janė lloji i tretė i ushqimeve. Ato janė burim i rėndėsishėm energjie, ndihmojnė nė kontrollin e shpėrbėrjes sė proteinave dhe mbrojnė nga toksinat. Sheqernat janė dy llojesh. Monosaharidet janė molekula tė thjeshta sheqerore, pėr shembull glukoza. Polisaharidet janė molekula mė komplekse dhe shpėrbėhen nė dy ose mė shumė molekula tė thjeshta, pėr shembull niseshteja. Ato gjenden tek frutat, perimet dhe drithėrat. Polisaharidet kėrkojnė mė shumė kohė pėr tu tretur dhe janė tė rėndėsishme nė rastet e urisė sė zgjatur. Pėr shembull, elbi ka qenė njė ingredient jetik nė mjekėsinė Arabe nė kohėn e Profetit Muhamed edhe si pjesė e rėndėsishme e dietės sė tij dhe tė Sahabėve. Tretja Njė shtyllė e al-Tibia al-Nabawi thotė qė sėmundja ka lidhje me dietėn dhe tretjen. I Dėrguari ėi Allahut ka vėnė theksin mbi pozicionin si duhet tė ushqehemi. Ai vuri rėndėsi mbi higjenėn orale dhe aktivitetin fizik gjithashtu. Thėnia e mėsipėrme e Profetit pėr stomakun ka kuptimin e tė gjithė sistemit tretės. Ne jemi urdhėruar ta ruajmė trupin tonė. Tė tregosh kujdes pėr dietėn dhe tretjen ushqimore do tė thotė tė kujdesesh pėr trupin dhe mendjen. Tretja fillon me gojėn dhe dhėmbėt. Ushqimi copėtohet nė pjesė tė vogla nga dhėmbėt dhe lėngėshtohet nėpėrmjet pėshtymės e cila ndihmon gėlltitjen. Ky proces kėrkon disa minuta. Ky proces pėrmban rrezikun e kariesit tė dhėmbėve nga ndėrveprimi i baktereve tė gojės me sheqernat e ushqimit. Pėr kėtė nga tradita Profetike jemi tė urdhėruar tė pėrdorim miswakun pas ngrėnies ose para marrjes sė abdesit. Pėrdorimi i miswakut pastron gojėn, kėnaq Allahun dhe mėrzit shejtanin. Nė al-Tibia al-Nabawi, higjena orale nuk ka vetėm rėndėsi shėndetėsore por ėshtė edhe njė pjesė e adhurimit. Profeti Muhamed, paqja qoftė mbi Tė, ka thėnė: “Namazi me miswak ėshtė mė i mirė se 70 namaze pa tė.” Ushqimi mė pas kalon nė stomak pėrmes ezofagut. Kthimi i acidit tė stomakut nė ezofag gjatė kėtij procesi mund tė shkaktojė djegie. Sipas al-Tibb al-Nabawi, kjo mund tė parandalohet duke u ulur nė njė pozicion tė rehatshėm gjatė ngrėnies. Profeti ka thėnė: “Unė nuk ha kur jam shtrirė”, dhe “Unė ulem ashtu siē ulet njė rob dhe ha ashtu siē ha njė rob.” Ai ulej pėr tė ngrėnė nė tokė ose nė sofėr mbėshtetur mbi kėmbėt e tij tė mbledhura nė shenjė respekti ndaj Allahut dhe atyre me tė cilėt hante. Pasi ushqimi kalon stomakun shkon nė duoden ku ēlirohet tėmthi i prodhuar nė mėlēi. Njė nga problemet mė tė shpeshta kėtu janė gurėt e tėmthit. Kjo mund tė parandalohet me njė dietė me pak yndyrė shtazore. Njė mėnyrė pėr tė pastruar stomakun ėshtė agjėrimi. Ai e lejon atė tė “pushojė” duke i lėnė kohė tė rigjenerohet. Roli i agjėrimit nė Islam ėshtė i njohur tashmė. Detyra e ēdo muslimani pėr tė agjėruar njė muaj nė vit i jep atij pėrfitime trupore, mendore dhe shpirtėrore. Gjithashtu, kėshillohet qė njė musliman tė agjėrojė tre ditėt e mesit tė ēdo muaji tjetėr tė vitit ose ditėn e Hėnė dhe tė Enjte sipas traditės sė Profetit Muhamed. Ushqimi kalon rreth 4 orė nė stomak, 4 orė e gjysmė nė zorrėn e hollė dhe duoden dhe nė fund 12 orė nė zorrėn e trashė. Nė zorrėn e trashė bėhet kryesisht pėrthithja e ujit dhe ajo qė mbetet del jashtė me feēet. Procesi pėrfundimtar qė ėshtė eliminimi i mbeturinave ėshtė po aq i rėndėsishėm. Profeti ka kėshilluar tė ulemi galiē pėr tė shmangur kapsllėkun. Ai ka dhėnė shumė porosi pėr tė mbajtur pastėr pjesėt intime duke pėrdorur ujin pėr tu pastruar dhe pėr tė mbajtur larg infeksionet. Kjo konsiderohet si pjesė e adhurimit dhe nėse nuk bėhet me kujdesin e duhur adhurimi nuk konsiderohet i plotėsuar.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free