www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

tahiri i vogel. (tregim)

Nė bankėn e parė ulej Tahiri i vogėl, tė cilin nė klasė tė gjithė e konsideronin si “patoku i shėmtuar”. Mėsuesja Merjem gjatė gjithė vitit e kishte pėrcjellė atė dhe kishte vėrejtur se ai ēdo herė e mė shumė bėhej nxėnės mė i dobėt dhe se gjithnjė mė pak shoqėrohej mė fėmijėt tjerė. Veshjen e kishte tė papastėr dhe atij ēdo herė i mungonte pastrimi. Dinte tė ishte mjaft i pakėndshėm. U bė problem pėr gjithė klasėn. Filloi tė merrte notat mė tė dobėta. Nė shkollėn ku punonte mėsuesja Merjem, ishte e obliguar qė tė mbante evidencė pėr suksesin dhe sjelljet e nxėnėsve. Kur i erdhi radha tė shihte shėnimet e mėsuesve tė mėparshėm pėr Tahirin, u befasua tej mase. Mėsuesi i Tahirit nga klasa e parė kishte shėnuar kėshtu: “Tahiri ėshtė fėmijė i mrekullueshėm. Ėshtė shumė i vyer dhe ka sjellje shumė tė mira. Ėshtė i kėndshėm pėr rrethinėn.” Mėsuesi nga klasa e dytė e Tahirit kishte shėnuar: “Tahiri ėshtė nxėnės i shkėlqyer. Shumė mirė shoqėrohet me shokėt e klasės. Ndonjėherė ėshtė i mėrzitur pėr nėnėn e cila ėshtė e sėmurė rėndė. Jeta nė kėso familje mė siguri se ėshtė e vėshtirė.” Nė fund tė klasės sė tretė mėsuesi kishte shėnuar: “E ka goditur rėndė vdekja e sė ėmės. Jep tė gjitha nga vetja pėr tė mbajtur hapin nė mėsime, por babai i tij nuk ka ndonjė interesim pėr tė. I ka dukshėm notat mė tė dobėta.” Mėsuesi nga klasa e katėrt kishte shėnuar kėtė: “Tahiri ėshtė i dėshpėruar dhe nuk tregon shumė interesim pėr shkollė. Nuk ka shumė shokė dhe nganjėherė fle nė klasė.” Mėsueses Merjem tashmė iu bė e qartė se ē’po ndodhte me Tahirin dhe ndjente keqardhje qė gjatė gjithė asaj kohe nuk e kishte kuptuar tė vėrtetėn. Posaēėrisht, i erdhi shumė keq kur nxėnėsit i kishin blerė dhurata pėr bajram, tė mbėshtjella nė letra vezulluese, pėrveē Tahirit. Dhurata e tij ishte e pėrgatitur keq, e mbėshtjellė me njė letėr ngjyrė hiri. Mėsuesja Merjem kishte zgjedhur qė dhuratėn e tij ta hapte tė parėn. Disa fėmijė filluan tė qeshnin kur panė njė byzylyk tė cilit i mungonin disa margaritar. Sė bashku mė byzylyk ishte edhe njė parfum i harxhuar deri nė gjysmė. Mėsuesja kėrkoi nga nxėnėsit qė tė mbajnė qetėsi dhe i tha Tahirit se dhurata e tij i pėlqente shumė. Atė ditė duke dalė nga klasa e kishte vėrejtur se Tahiri po e priste atė qė t’i thoshte diēka. Kur iu afrua, Tahiri i tha: ”Zonja Merjem, sot ju vinte aroma sikur e nėnės sime.” Pas kėsaj, u kthye dhe shkoi. Kur tė gjithė nxėnėsit dolėn nga klasa, mėsuesja qėndroi nė klasė dhe qau shumė. Nga ajo ditė, qėndrimi i saj ndaj fėmijėve dhe mėsimdhėnies kishte ndryshuar. Kujdes tė veēantė i kushtonte Tahirit. Sa me shumė qė bisedonte me tė, ai gjithnjė bėhej mė aktiv dhe mė i gėzuar. Deri nė fund tė vitit, u bė njė ndėr nxėnėsit mė tė mirė nė klasė. Tahiri u bė shumė i dashur pėr tė (mėsuesen). Pas njė kohe nėn derėn e zyrės sė saj kishte gjetur njė letėr nga Tahiri, nė tė cilėn shėnonte se ajo ėshtė mėsuesja mė e mirė qė Tahiri kishte pasur ndonjėherė. Nga ky djalosh i vogėl, ka dalė njė njeri i suksesshėm, i cili mė vonė kreu edhe magjistraturėn… I Dėrguari, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Njerėzit mė tė dashur te Allahu janė ata qė mė sė tepėrmi u shėrbejnė njerėzve, kurse vepra mė e dashur ėshtė gėzimi tė cilin e fut nė zemrėn e muslimanit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free