www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

BESIMI

Fjala e deshmis - Shehadeti Dėshmia e besimit pėrbėn aktin e parė tė hyrjes nė Islam, sepse katėr shtyllat e tjera, janė nė njė farė mėnyre “deklarimet e zbatuara” apo “besim i zbatuar nė praktikė.” Shehadeti ėshtė shprehja bazė e Islamit, e cila pėrmbledh pohimin se “Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij.” Kushti i tė qenit mysliman, pėrcaktohet thjesht nga njė shqiptim i sinqertė i kėsaj dėshmie, me anė tė sė cilės, njė person “bėhet dėshmitar” i ekzistencės sė Allahut dhe i faktit se nuk ekziston asnjė Zot tjetėr pėrveē Tij qė duhet adhuruar dhe i profetėsisė sė Muhamedit, duke pėrqafuar nė kėtė mėnyrė Islamin si fe tė vėrtetė dhe mėnyrė jetese. Pavarėsisht shkurtėsisė dhe thjeshtėsisė sė saj, kjo dėshmi bėn thirrje pėr ndryshim nė mėnyrėn se si njė person e koncepton kozmosin dhe vetveten. Nė vend qė gjithēka t’ia atribuojė natyrės, fatit apo vetes sė tij, kur bėhet mysliman, njė person i nėnshtrohet Vullnetit tė Allahut me ndėrgjegje tė plotė, vullnet tė lirė dhe me tė drejtėn e zgjedhjes, kėshtu qė ai ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr nėnshtrimin vullnetar tė tij ndaj Allahut. Njė person konsiderohet mysliman sapo shqipton kėtė frazė. Megjithatė, “qenia dėshmitar” nė thelb nuk pėrbėn vetėm njė pohim verbal qė bėhet vetėm njė herė. Tė gjithė njerėzit, duke pėrfshirė edhe myslimanėt, nxiten pėr tė mbajtur besimin e tyre tė freskėt duke rikujtuar vazhdimisht kėtė pohim gjatė rrjedhės sė jetės sė tyre. Kurani u bėn thirrje myslimanėve qė e kanė deklaruar besimin e tyre dhe e praktikojnė, tė mos pushojnė sė pėrpjekuri nė rrugėn e besimit. O ju qė besuat! Besoni Allahun, tė Dėrguarit tė Tij, Librit qė ia ka zbritur tė Dėrguarit tė Tij dhe Librit qė e ka zbritur mė parė. Kushdo qė mohon Allahun, engjėjt e Tij, Librave e Tij, tė Dėrguarit e Tij dhe botėn tjetėr, ai me tė vėrtetė ka humbur larg prej udhės sė drejtė. (Nisa 4:136) Nė tė vėrtetė, feja nuk konsiston thjesht nė njė pohim, pranim apo dėshmi. Ashtu sikurse ekzistojnė nivele tė panumėrta dhe gradė tė ndryshme nė shfaqjen e diellit, qė nga shfaqjet e dritės dhe nxehtėsisė sė tij nė tė gjitha sendet nė tokė, nėn efektin e pasqyrimit tė rrezeve nė hėnė dhe pastaj tek vetvetja, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe besimi mbart nė vetvete nivele dhe shkallė tė panumėrta, duke filluar qė nga perceptimi i thjeshtė i bazuar mbi arsyen dhe pohimin nė zemėr, e deri tek gradėt e depėrtimit nė tė gjitha pjesėt dhe degėt e trupit qė ai kontrollon, si dhe shkallėt qė drejtojnė gjithė jetėn e njė personi – duke filluar qė nga besimi i njė njeriu tė zakonshėm e deri tek besimi maksimal, karakteristikė e profetėve. Grada apo niveli i parė i fesė, ėshtė thjesht besimi nė themelet e pėrmendura nė ajetin e mėsipėrm; pastaj, vjen zgjerimi gradual i besimit dhe qėndrimi i palėkundur nė tė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Kur’ani zakonisht urdhėron apo ndalon diēka pas adresimit me fjalėt: “O ju qė besuat!” Njė dėshmi e plotė besimi kėrkon bindje ndaj kėtyre urdhrave, gjė qė i bėn ata tė jenė mė tė fortė dhe mė nė brendėsi tė besimit. Besimi nė thelb ėshtė bindja e zemrės; megjithatė, pėr integrimin e dėshiruar brenda shoqėrisė muslimane, ėshtė e kėshillueshme tė deklarohet besimi pėrpara syve tė dėshmitarėve. Kėshtu, njė musliman i ri pėrfiton mbėshtetje dhe ndihmė nga bashkėsia, nė mėnyrė qė besimi i tij tė rritet dhe tė stabilizohet. I Dėrguari i Allahut ka thėnė: Cilido qė dėshmon se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė Robi dhe i Dėrguari i Tij dhe se Isai (a.s.) ėshtė robi i Allahut dhe i biri i njė gruaje e cila ishte shėrbėtorja e Tij dhe se ishte fjala e Tij ajo qė e ngjizi atė tek Merjemja dhe Ai i dha shpirt, dhe se xheneti ėshtė i vėrtetė dhe xhehenemi ėshtė i vėrtetė, Allahu do ta fusė atė nė xhenet nga cilado prej dyerve qė ai dėshiron (nė pėrputhje me veprat e tij).” 35 Nė njė rast, Profeti ishte ulur dhe po rrinte nė njė kopsht. Ai i tha njėrit prej sahabėve tė tij: “Kur tė takosh ndokėnd jashtė kėtij kopshti qė tė dėshmojė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut duke qenė i bindur me zemėr pėr atė qė thotė, jepi atij sihariqin e parajsės”36 Nė njė rast tjetėr, i Dėrguari i Allahut tha: “Allahu ia ka ndaluar zjarrin e xhehenemit cilitdo qė thotė ‘Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut’ (La ilahe i’lallah), duke kėrkuar nė kėtė mėnyrė kėnaqėsinė e Allahut.”37
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free