Receta gatimi
Petulla te shpejta per iftar Posted on June 27, 2014 in Brumėra, Kaftjall Perberesit 250 gr miell ½ pluhur paste, pecive Pak krip Nje luge sheqer 2 ve Nje sheqer vanile 300 ml jogurt Per fergim: Vaj Sheqer pluhur per pluhurosje Mirren jogurti dhe vezet perzihen dhe pastaj shtohet mielli i perzier me pluhur paste dhe kripe dhe sheqer + sheqer vanilje dhe perzihet derisa te behet nje mase homogjene. Kur brumi te jete gati, nxehet vaji dhe nga kjo mase me nje luge gjelle nxirret masa dhe qitet ne vaj te nxehte dhe fergohen mire ne te dyja anet dhe renditen pastaj ne leter kuzhine qe te mpihet yndyra e tepert. Duhet pasur kujdes qe temperatura te mos jete shume e madhe sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen mjaftueshem brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejme te nxehta. <11 hapat e ushqyerjes së shëndetshme
Për të pasur një shëndet të mirë, ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme, e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë të domosdoshme.
Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij.
Ndërsa, mbiushqyerje konsiderohet kur një person është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet në fëmijëri dhe sëmundje të zemrës, të vazave të gjakut dhe sëmundje të tjera në moshë më të rritur. Ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj. Në këto raste përmirësimi i dietës së fëmijës është i domosdoshëm dhe duhet të shoqërohet me shtimin e aktivitetit fizik.
12 hapat e ushqyerjes së shëndetshme
1. Konsumo një dietë ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë kryesisht bimore se sa shtazore.
2. Konsumo bukë, drithëra, oriz, ose patate disa herë në ditë.
3. Konsumo varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), mundësisht të freskëta dhe të prodhuara lokalisht.
4. Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (BMI te 20-252), duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë.
5. Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrnave (jo me shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrnat më të saturuara me vajrat vegjetale të pasaturuara ose margarina të lehta.
6. Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thierrza, peshk, pulë ose mish pa dhjamë.
7. Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos dhe djathë) që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe.
8. Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri dhe konsumo sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencën e pijeve me sheqer dhe embëlsirave.
9. Zgjidh një dietë me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara e të përpunuara. (Jodizimi i kripës duhet të jetë universal, atje ku deficienca jodike është endemike)
11. Përgatitni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjienikisht pastër. Zieni, piqni apo gatuani me avuj ose mikrovalë për të pakësuar sasinë e yndyrnave shtesë.
12. Promovoni ushqyerjen ekskluzive me gji dhe futjen e ushqimeve shtesë të sigurta në moshën rreth 6 muajsh, por jo më parë se 4 muajsh, ndërkohë që ushqyerja me gji të vazhdojë gjate vitit të parë të jetës.
Hurma, multivitamina më e mirë në botë
Hurma është konsideruar si fryti më i mirë në botë për shëndetin e njeriut për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundjesh si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.
Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë. Sipas përbërjes së tyre, hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.
Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.
Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura, rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë, shkruan Shqiptarja.
Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset.
Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Foshnjat që hanë peshk, shmangin alergjitë kur të rriten
Sipas një studimi të fundit, foshnjat që konsumojnë peshk gjatë vitit të parë të jetës, janë më të mbrojtur nga alergjitë, kanë një rrezik 22% më të ulët të ekzemës dhe një rrezik 26% më të ulët të etheve.
Nga analizimi i të dhënave studiuesit kanë konkluduar se foshnjat që konsumonin peshk rregullisht, ishin të mbrojtur nga rreziku i alergjive: në veçanti, nëse hanin peshk më tepër se një herë në javë, ulnin riskun për të shfaqur alergjinë nga polenet apo forma të tjera alergjike.
Ka dëshmi se konsumimi i peshkut, ka veprim parandalues ndaj ekzemës dhe etheve. Ekzema mund të shkaktojë gjendjen e lëkurës së kuqe, irritim të lëkurës që mund të jetë shumë shqetësuese dhe ka disa trajtime shumë efektive. Ethet Hay, ndërkohë, mendohet të ndikojnë deri në një në pesë të rinj.
Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se dieta me peshk mund të ketë një efekt mbrojtës deri në moshën katër vjeçe, hulumtuesit thonë se përfitimet zgjasin edhe më gjatë. Por, fëmijët që kanë alergji nga produktet e peshkut nuk duhet kurrsesi të detyrohen t’i konsumojnë këto produkte.
Hulumtuesit e Universitetit të Harvardit kështu theksojnë se dieta e nënave shtatzëna duhet patjetër të përmbajë edhe peshk. Peshku duhet të merret rregullisht për shkak se është një burim i vlefshëm ushqyes