www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Paisja me moralin e All-llahut

Edukata e tė folurit Nė njė shtėpi, do tė bisedohen punėt qė kanė tė bėjnė me kėtė botė, ēėshtjet qė lidhen me jetėn. Ndėrkaq, kur kėto gjėra bisedohen nė prani tė fėmijės, duhet mbajtur para­sysh vazhdimisht prania e tij. Ndėrkaq, po tė ketė mun­dėsi, ēė­shtjet qė nuk e interesojnė atė ose nuk i sjellin dobi atij, sido­mos gjėrat qė do ta shqetėsonin atė, tė mos bise­dohen nė sy tė tij. Sigurisht, veēoritė qė do tė zhvillohen nė shpirtin e tij nė njė periudhė tė caktuar, duhet tė pėrcak­tohen shumė mirė dhe ai s’duhet tė bėhet viktimė e gjėrave tė padurueshme pėr tė. Kudo qė tė jemi, nė shtėpi apo nė punė, kur t’i kemi fėmijėt pranė, ta­kimet dhe bisedat duhet t’i bėjmė duke pasur parasysh gjith­monė praninė e tyre. Me sa tė kemi mundėsi, bisedat nė sy tė fėmijėve duhet t’i bėjmė mbi ēėshtje tė tilla si besimi te Allahu (xh.xh.), te tė mirat e dhėna prej Tij dhe feja e tij. Parimisht, nė shtėpi duhet tė dis­kutohet pėr ēėshtje qė kanė lidhje me formimin dhe tė ardhmen e fėmijėve nė mėnyrė qė ata tė rriten me vetėdijen qė kėrkojnė prindėrit. Po qe se kėto porosi pra­nohen si njė recetė, njė pjesė e madhe e problemeve qė i pėrkasin tė ardhmes sė fėmijės ma­rrin zgjidhje qė mė parė. Ndėrkaq, ēdo periudhė e jetės sė fėmi­jės do tė ketė edhe problemet e veta specifike tek tė cilat do tė ndalemi kur t’u vijė radha. Masa nė bujari dhe dhembshuri Njė ēėshtje tjetėr qė duam ta prekim kėtu, ėshtė edhe zhvi­llimi tek fėmijėt i ndjenjės sė bujarisė dhe dhembshurisė, pėrga­titja e tyre si heronj dhembshurie. Edhe nė kėtė ēėsh­tje, rruga mė e drejtė ėshtė shembulli personal. Fjala vjen, kur vjen di­kush te dera dhe shtrin dorėn dhe burri me gruan dalin me du­art plot me gjėra pėr tė dhe, me njė sjellje pėr­vujtnie, ia dė­gjojnė me kujdes hallet, kjo bėhet pėr fėmijėn mėsimi mė me efekt pėr edukimin e tij si njeri i dhembshur e bujar. Ndjenja e dhembshurisė te fėmijėt ėshtė edhe e trashė­gue­shme. Pėr shembull, disa fėmijė, qysh tė vegjėl, pėrloten shpejt. Kjo ėshtė shenjė se ata nė tė ardhmen do tė bėhen njerėz pak a shumė tė ndjeshėm, tė brishtė, delikatė. Ē’ė­shtė e vėrteta, disa herė fėmijėt pėrloten pėr tė tėrhequr vė­mendjen ose pėr tė arri­tur qė t’u plotėsohen dėshirat, por pėrlotja e ndjerė ėshtė diēka tjetėr. Qoftė kėshtu apo ashtu, po qe se mendojmė t’i kemi ose tė na bėhen fėmijėt tė butė, bujarė dhe tė dhembshur, duhet ta bėjmė familjen njė mje­dis tė ngrohtė, tė butė, plot dashuri dhe dhembshuri mes pjesėtarėve tė saj. Rritja e fėmijės si koprrac ose, siē thotė populli, dorė­shtrė­nguar, tė dhėnė pas interesave dhe mirėqenies mate­riale, mund tė quhet shkak qė, nė vartėsi tė disa kushteve tė caktuara, ai tė bėhet egoist, interesaxhi, ambicioz, ekspansiv dhe kundėr­shtu­es. Po qe se njė fėmijė i tillė nuk rritet sipas moralit hyjnor, kjo gjendje pėrbėn pėr tė fatkeqėsi si pėr jetėn e kėsaj bote, ashtu dhe pėr jetėn e pasosur tė tij. Mėshira dhe dhembshuria janė shumė tė rėndėsishme. Buja­ria ėshtė shfaqje e njė shpirti tė tillė. Heronjtė e dhe­mbshurisė janė gjithmonė tė humbur materialisht. Por bujari mund tė hyjė nė xhennet edhe nė qoftė mėkatar apo here­tik, kurse mundėsia e besimtarit koprrac pėr tė hyrė nė xhe­nnet ėshtė e ulėt. Pran­daj fėmijėve u duhet zhvilluar ndjenja e keqardhjes dhe dhemb­shu­risė, u duhet shtuar ndjenja e dhėnies dhe mirėbėrėsisė me qėllim qė tė mos bėhen am­biciozė e tė jepen pas interesave tė kėsaj bote, pėr rrjedhojė, t’i harrojnė Allahun dhe njerėzit. Sigu­risht, do t’ia mėsosh fėmijės tė dhėnėt qė tė mos bėhet materia­listė, qė nė jetėn shpirtėrore tė lidhet pas Allahut. Ndėrkaq, le ta kujtojmė edhe njė herė se, tė dhėnėt, pėrsa i pėrket vlerės si shembull personal i edukatorit, po s’u tregua praktikisht dhe po s’u mbėshtet edhe me fjalė, nuk ka ndikim. Shpėrblimi Fėmija duhet shpėrblyer nė raport me suksesin qė arrin. Ndėrkaq, duhet tė theksojmė se qoftė nė ēėshtjet e jetės be­si­more-fetare, qoftė nė ēėshtjet materiale tė kėsaj bote, shpėr­blimi pėr ēdo arritje ose sukses legjitim ėshtė domos­doshmėri e moralit hyjnor. Nga ky kėndvėshtrim, “nėnė dhe baba” do tė thotė pak edhe mendimtar, erudit dhe edukator. Prindėrit do tė dinė, do tė mendojnė, do tė vėzhgojnė, do tė kujdesen pėr fėmijėt dhe do tė dridhen mbi kokė tė fėmijėve. Sigurisht, po qe se prindėrit nuk do t’u japin rėndėsi fėmijėve sa ē’u japin ma­kinės, kopshtit ose arės, ėshtė e qartė se ata do tė mbeten tė pazhvilluar nė ndje­nja e mendime ose, e thėnė ndryshe, me ndjenja e men­dime tė atrofizuara. Edhe nė kėtė rast, ashtu siē u parashtrua mė lart, kur ėshtė fjala pėr edukimin tek fėmijėt tė ndjenjave tė larta, duhet t’i drejtohemi burimit ba­zė qė ėshtė morali i Allahut (xh.xh.). Atyre qė bėjnė punė tė mira, Allahu u jep nė jetėn tjetėr xhennet, kurse atyre qė bėjnė punė tė kėqia, ndėshkim. Kur’ani thotė: “Po qe se falėnderoni, edhe unė jua shtoj tė mirat; po qe se tregoheni mosmirėnjohės, ndėshkimi im ėshtė shumė i rėndė!” (Kur’ani, Ibrahim, 14/7) Dhe, tė pajisur me moralin e Allahut, do tė pėrpiqemi qė sje­lljet dhe qėndrimet tona para fėmijės t’i kemi aq tė ma­tura, sa edhe Allahu tė mos na shtyjė ne nė vetmi! Pėrgatitja e fėmijės pėr tė nesėrmen Njė tjetėr ēėshtje qė duhet sqaruar nė fund, ėshtė edhe kjo: Trajtimi i fėmijėve sipas moshės, nive­lit, dijeve dhe kulturės duke mbajtur parasysh edhe mjedisin ku rriten e zhvillohen. Njohuritė fetare qė duhet t’i japim fė­mijės pesė vjeē, duhet t’i zgjedhim me atė metodė qė zgje­dhim ushqimin me tė cilin duhet ta ushqejmė nė atė moshė. Njohuritė qė do t’i japim fėmijės kur tė bėhet shtatė vjeē, do tė jenė tjetėr gjė dhe, kur tė bėhet dhjetė vjeē, tjetėr gjė, e kėshtu me radhė. Ndėrkaq, ėshtė edhe njė veēori e rėndėsishme, sipas sė cilės, ēdo gjė qė do t’ia sugjerojmė fėmijės, duhet tė jetė pėr njė peri­udhė mė tej se e tashmja, sepse, sido qė tė jetė, ai e sheh, e dė­gjon dhe e jeton tė tashmen. Nga ky kėndvė­sh­trim, niveli i edu­katės qė duam tė arrijė ne, duhet t’i pėrkasė tė ardhmes sė tij. Hz. Aliu (k.v.) porosit: “Mėsojini fėmijėt pėr njė kohė mė tej se koha juaj sepse ata i pėrkasin njė kohe pėrtej kohės suaj!” Po qe se ky parim trajtohet nga kėndvėshtrimi i dijes dhe kulturės sė pėrgjithshme, kuptohet se mjaftimi me dijet dhe kulturėn ak­tu­ale ėshtė mediokritet ose, mė shqip, do tė thotė se, me kohė, tjetri vjen, ju zė e ju kalon, kurse ju mbe­teni shumė pas! Trajtimi i kėtij parimi nga kėndvėshtrimi i mėsimit dhe edukimit e ndih­mon edukatorin qė, duke e ka­pėrcyer tė tashmen dhe duke ma­rrė parasysh periudhat e mėpastajme, tė caktojė pėr fėmijėn njė vijė nė pėrputhje me to. Kur fėmija tė jetė gjashtė vjeē, t’i jepet njė edukatė qė t’i vlejė pėr nė moshėn shtatė vjeē dhe, kur tė bė­het shtatė vjeē, tė zbatohet pėr tė programi pėr moshėn tetė vjeē. Si pėrmbledhje, mund tė thuhet kėshtu: Mėsimi dhe edu­kimi i zbatuar mbi fėmijėn gjer mė pesė vjeē duhet tė va­zhdohet shkallė-shkallė gjer nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē qė ėshtė mo­sha mesatare e pubertetit. Po qe se ngriheni e i jepni tė riut njėzetvjeēar edukimin qė i pėrket njė pesėmbė­dhjetėvjeēari, do tė thotė t’ia pėrmbysni ēdo gjė qė ka pėr­vetėsuar ai mbi fenė, be­simin dhe moralin. Po qe se ju ngriheni pėr t’i dhėnė ca gjėra personit qė je­ni ngarkuar ta mėsoni dhe edukoni, pa e kuptuar nivelin e tij sho­qėror, mendor e ideor, e largoni atė me ndjenja dhe shpirt nga ju. Po qe se sot, pavarėsisht nga njė sėrė prak­tikash mėsimore e edukative tė gabuara, disa tė rinj i kanė ndjenjat dhe mendimet ende tė shėndosha, kjo ėshtė plo­tėsisht njė favor i Zotit pėr ta, ose ata nuk janė zhvilluar en­de mendėrisht; janė njėzet e pesė vjeē, por, si tė ishin dhjetė a pesėmbėdhjetėvjeēarė, ndodhen shumė pas kohės nė tė cilėn jetojnė. Nėse njėri prej kėtyre pėr­ballet njė ditė me njė konsideratė tė ndryshme fetare, kombė­ta­re apo shoqėrore ēfarėdo qė e kapėrcen nivelin e tij, Zoti e ruaj­t­tė, tronditja nė vlerat e veta dhe dezertimi i tij bėhen tė pash­mangshme! Porosia qė jep feja nė lidhje me edukimin e shkallėzuar tė fėmijėve ėshtė kėshtu: Po qe se fėmija e ka tė detyruar namazin nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare, mėsojeni atė qysh nė dhjetė vjeē. Kjo ka vlerė edhe pėr mėsimin e fė­mijės me agjėrim disa vjet para se tė vijė nė moshėn e de­tyrimit. Tė njėjtėn gjė mund tė mendojmė edhe pėr specifika tė tjera. Nėse duam qė fėmija t’i kry­ejė pa diskutim dhe plotėsisht detyrimet fetare nė moshėn kur bėhet pėrgjegjės, pėrgatitja e tij duhet tė fi­llojė qysh nė moshė tė vogėl. Gjer tani ne e kemi parė shu­mė herė frytin e kėsaj metode, jemi bėrė dėshmitarė tė kėsaj shumė herė. Nė njė hadith tė pėrcjellė nga Tirmidhiu, Profeti (s.a.s.) po­ro­sit kėshtu: “Mėsojuani namazin fėmijėve qysh nė moshėn shta­tėvjeēa­re.” Po, gjer nė atė moshė, fėmija ka mėsuar dhe ėshtė edukuar nga ju duke u nisur nga shembulli juaj. Pas kėsaj, vjen koha kur ai do tė mėsojė duke vėnė nė punė arsyen dhe logjikėn e vet, domethėnė ėshtė gati tė marrė mėsime. Ndėrkaq, disa e shohin kėtė moment nė moshėn tetėvjeēare, kurse disa tė tjerė, mė e shumta, nė moshėn dhjetėvjeēare. Nė moshėn kur fillon mėsi­mi i fėmijės, ai duhet trajtuar seriozisht dhe respektuar pėr t’iu zhvilluar personaliteti. Profeti porosit: “Ndjenja e turpit ėshtė njė nga shtyllat e rėn­dėsishme tė besimit!” Kurse nė njė hadith tjetėr, poro­sit: “Ai qė s’ka turp, s’ka as besim!” Atėherė, qysh nė moshė tė vogėl duhet tė pėrqėndrohemi mbi brezat qė me­ndojmė t’i rrisim tė edukuar e qė ta kuptojnė se ē’ėshtė tur­pi, nė mėnyrė qė, kur tė vijnė nė moshėn e pjekurisė, tė pa­jisen me moralin kur’anor.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free