www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Ihlasi-sinqeriteti

Ihlasi ėshtė interpretuar si qėndrim i drejtė, i sinqertė, i pastėr, i pakompromis nė parime, i mbyllur kundrejt dėshirės pėr t’u dukur dhe kundrejt sjelljeve e dukurive qė mund tė pėrlyejnė zemrėn, nė njė jetė tė pasur me pėrkushtim e dėlirėsi shpirtėrore, si njė orientim i tė menduarit nė marrėdhėnie tė afėrta me Allahun, larg synimeve tokėsore, si njė pėrkushtim i plotė e i sinqertė. Njė pjesė e madhe e fjalėve qė dijetarėt e nderuar kanė shprehur nė vazhdimėsi nė pėrshkrimin e ihlasit kanė rrjedhur pikėrisht pėrreth pėrkufizimit tė paraqitur mė sipėr. Ihlasi shihet si mbyllje e individit kundrejt gjithēkaje pėrveē adhurimit ndaj Allahut, si dhe pėrveē urdhrave, dėshirave dhe mirėsive tė Zotit tė Madhėruar; si mbartje nė zemėr e misterit nė marrėdhėnien mes adhuruesit dhe tė Adhuruarit, si paraqitje e ēdo vepre e veprimi pėr kontroll e vlerėsim sipas standardit tė sė Vėrtetės Hyjnore. E thėnė ndryshe, ihlas do tė thotė qė tė vėsh nė vend detyrimet dhe pėrgjegjėsitė vetėm pėr arsyen se ato janė urdhėruar prej Atij, qė gjatė zbatimit tė kėtyre detyrimeve tė synosh arritjen e admirimit e tė kėnaqėsisė sė Atij dhe tė drejtohesh nė orientimin e Tij shpirtėror. Ihlasi, i pėrshkruar nė kėtė mėnyrė, pėrbėn njė ndėr cilėsitė mė tė rėndėsishme tė besnikėve ndėr radhėt e adhuruesve tė pėrkushtuar tė Allahut. Besnikėria ėshtė cilėsia mė e parė e botės sė profetėsisė, ndėrsa ihlasi ėshtė pėrmasa mė e shndritshme e saj. Atė ihlas qė tė tjerėt mundohen e pėrpiqen aq shumė pėr ta shtėnė nė dorė, Profetėt e gėzojnė qė nga lindja. Kurani Fisnik, nė lumturinė e tė rrėfyerit tė ihlasit tė njė Profeti, na sjell ndėrmend kėtė dhuratė tė rėndėsishme pėrmes pohimit hyjnor: “Pa dyshim, atij i qe dhėnė ihlasi.” (Merjem, 51). Ihlasi ėshtė njė vepėr e zemrės dhe Allahu i jep vlerė njeriut sipas prirjeve tė zemrės: “Ai nuk vėshtron fytyrat, trajtat dhe pamjet tuaja tė jashtme, por zemrat dhe prirjet e zemrave tuaja.”[1] Ihlasi ėshtė porsi njė kredi e magjishme qė u ėshtė falur zemrave tė dėlira, qė tė paktat i bėn tė shumta, tė cekėtat tė thella dhe qė e kthen nė tė pakufishėm adhurimin; aq sa njeriu i pajisur me tė, si nė tregjet e botės, ashtu edhe nė ato tė Parajsės, mund tė kėrkojė e tė zotėrojė mė tė shtrenjtat sende; qė nė ato vende tė botės qė janė tė begata nė pėrkushtim, shkon dorė mė dorė. Pikėrisht nė sajė tė kėsaj fuqie tė magjishme tė kėtij virtyti, i Dėrguari i Allahut na sjell ndėrmend se veprat duhet tė shkojnė nė orbitėn e ihlasit, teksa thotė: “Nėse nė jetėn fetare gėzoni ihlas, edhe veprat e pakta janė tė mjaftueshme,”[2] si dhe: “Shikoni kurdoherė ihlasin nė veprat tuaja, sepse Allahu pranon vetėm veprėn e kryer me ihlas.”[3] Nėse vepra ėshtė njė trup, ihlasi ėshtė shpirti nė tė; nėse vepra ėshtė njė krah nė fluturim, ihlasi ėshtė krahu tjetėr. As trupi nuk mund tė jetojė pa shpirtin, as me njė krah tė vetėm nuk mund tė fluturohet e tė mbėrrihet gjėkundi. Sipas disave, tė shmangesh prej vėshtrimeve e vėmendjes sė njerėzve pėrbėn ihlas… ndėrsa disa tė tjerė pohojnė se ihlasi ėshtė shmangie e plotė e tė menduarit pėr njerėzit… tė tjerė akoma thonė se edhe ihlasi vetė nuk duhet kujtuar… po, sipas kėtyre, ihlasi ėshtė shmangie dhe qėndrim larg prej ēdo mendimi gjatė veprės, si dhe lėnie nė harresė, pėrmes vetėkontrollit, e tė gjitha ėndjeve materiale e shpirtėrore. Mė saktė, ihlasi ėshtė njė e fshehtė mes adhuruesit dhe tė Adhuruarit; dhe kėtė tė fshehtė, Allahu e ka vendosur nė zemrat e njerėzve tė tij tė dashur. Nė vėshtrimin e njė njeriu, zemra e tė cilit ėshtė zgjuar prej ihlasit, nuk bėhet fjalė kurrsesi qė tė ekzistojė ndonjė mendim pėr tė pritur lajka e lėvdata, pėr tė marrė vesh nėse dinė apo s’dinė tė tjerėt pėr veprat e tij tė mira. Madje ai s’arrin tė mendojė as pėr sevapin dhe pėr shpėrblimin hyjnor. Tek tė tillė besimtarė tė pėrkushtuar, ēdo gjendje e sjellje, qoftė e hapur, qoftė e fshehtė, ėshtė nė tė njėjtėn linjė. Atėherė mund tė themi se “Nė kėtė botė, sidomos nė ēėshtjet e nė veprat qė i shėrbejnė arritjes sė Parajsės, ihlasi ėshtė njė bazė ndėr mė tė rėndėsishmet, njė fuqi ndėr mė tė mėdhatė, njė ndėrmjetės ndėr mė tė pranueshmit, njė ndėr mė tė qėndrueshmet pika tė mbėshtetjes, njė ndėr mė tė shkurtrat rrugė drejt sė Vėrtetės, njė ndėr lutjet shpirtėrore mė tė pranueshme, njė ndėr mjetet mė tė mrekullishme pėr tė arritur qėllimin, njė ndėr virtytet mė tė larta, njė ndėr mė tė dėlirat forma tė adhurimit.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free