Sëmundjet që kuron mjalti dhe kanella
Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.
Sëmundjet e zemrës
Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.
Artriti reumatik
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.
Infektime
Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.
Dhimbjet e dhëmbit
Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.
Kolesteroli
Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.
Ftohjet
Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.
Dhimbjet e barkut
Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.
Sistemi imun
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
Mostretja
Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.
Plakja e ngadalshme
Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos mplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije 1/4 e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.
Puçrrat
Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh në gjumë dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t’i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.
Infektime të lëkurës
Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qeretin dhe të gjitha llojet e infeksioneve.
Humbja e peshës
Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.
Kanceri
Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Lodhja
Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr.Milton, i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
DHJETE FUQI TE JASHTEZAKONSHME TE UTHULLES SE MOLLES
Nga ndikimi në humbje të peshës, zbardhja e dhëmbëve e deri te ndalja e problemeve të stomakut, uthulla thjesht ka fuqi të madhe shëruese për të cilën as që keni ëndërruar ndonjëherë.
- Ndikon në humbje të peshës
Shkencëtarët japonezë në një studim të kryer së voni kanë zbuluar që kur minjve u është dhënë ushqimi me nivel të lartë të yndyrave, por edhe uthull si shtesë e ushqimit, ata kanë zhvilluar rreth 10 për qind më pak të yndyrave trupore sesa minjtë të cilët kanë konsumuar vetëm ushqim të yndyrshëm. Hulumtuesit kanë zbuluar që uthulla ka funksionuar në nivel gjenetik, duke ndikuar në gjenet e lidhura me oksidimin e acideve yndyrore dhe djegien e yndyrave. Shkencëtarët besojnë që uthulla shtyp apo pengon akumulimin e yndyrave trupore, edhe pse duhen më shumë studime për të dëshmuar që uthulla ka efektin e njëjtë tek njerëzit.
- Ulë nivelin e sheqerit në gjak
Kur e lëshoni veten në magjinë e ushqimit me nivel të lartë karbohidrateve (pastat, patatet, orizi ose për shembull disa sallata), mundohuni që sallata apo salca të përmbajnë uthull. Konsumimi i një luge e gjysmë uthull mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak për 42 për qind, ka treguar një studim nga viti i kaluar.
- Mund lodhjen e muskujve
Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e mollës veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e mollës përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.
- Dhëmbët e bardhë
Shpëlajeni fytin me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe në mishin e dhëmbëve. Pas shpëlarjes së fytit me uthull, lani mirë me furçë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Lani dhëmbët edhe me sodë bikarboni një herë në javë. Kjo do të ndihmojë të largoni njollat dhe të zbardhni dhëmbët tuaj. Përdoreni ashtu sikur do ta kishit përdorur edhe pastën për dhëmbë. Po ashtu, mund të përdorni kripën si alternativë për pastën për dhëmbë.
- Redukton problemet e stomakut
Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e mollës mund të ndihmojë në ndaljen e këtij problemi, duke iu falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.
- Lemza
Merrni një lugë kafe me uthull. Shija e saj acidike mund të ndalojë lemzën që në fillim.
- Preventiva e tretjes së keqe
Merrni pak uthull para ushqimit. Nëse e dini që do të lëshoheni në ushqim, për çka do të pendoheni më vonë, provoni më parë këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini 30 minuta para ushqimit.
- Ngërçet e këmbëve natën
Këtë ilaç të vjetër natyral duhet ta provoni nëse keni shqetësime gjatë gjumit. Shtoni dy lugë uthull molle dhe pak mjaltë në gotën me ujë dhe pini për të lehtësuar ngërçet në këmbë natën. Sigurisht, më mirë do të ishte që këtë pije ta keni të gatshme në rast nevoje, sesa ta përgatisni gjatë natës.
- Hunda e mbyllur
Përzini mirë një lugë uthull molle në gotën me ujë dhe pini. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.
- Dhimbja e fytit
Rrëmbejeni uthullën sapo të keni ndjesinë e djegies në fyt. Punësoni “vrasëset” në uthull dhe ajo me siguri do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet më serioze. Del që shumica e baktereve nuk mund të mbijetojnë në mjedisin acidik që e krijon uthulla.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
RECETA QE PASTRON GJAKUN
Një recetë e vogël që synon përmirësimin e qarkullimit, heqjen e toksinave, pastrimin e gjakun dhe largimin e yndyrnave kokëfortë.
Foto ilustrim
Kjo është një shpikje nga Natalia Rose, drejtoreshë nutricioniste në Elizabeth Arden Red Door Spa.
Përbërësit: ½ filxhan lëng limoni i freskët
- ½ filxhan vaj lini ose vaj ulliri ekstra vergine
- 1 luge (supe) polen blete
- 1/3 filxhan hudhër e grirë
- 3 luge (supe) xhenxhefil i grirë
- 3 luge (supe) mjaltë i papërpunuar
Përgatitja:
- Vendosni të gjithë përbërësit në mikser, me përjashtim të vajit. Ngadalë shtoni vajin, derisa eliksiri të marrë ngjyrën e arit.
- Përdoreni si një salcë për sallatë, ose pijeni. Përdoreni si një locion për lëkurën ose si scrub për pastrimin e trupit.
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Pse duhet të konsumoni peshk?
Se peshku të bën mirë është konfirmuar prej kohësh nga dietologët, por shumë nuk i dinë arsyet dhe ndoshta nga këtu rrjedh mungesa apo neglizhenca e konsumimit të tij në tryezë.
Peshku është i mirë për shëndetin tuaj dhe mbajtjen e linjës së trupit. Ai përmban mes 15 dhe 25 për qind proteina, ka një sasi modeste të lipideve dhe një përqindje të vogël të karbohidrateve. Gjithë pjesa tjetër është ujë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet për ta vendosur atë në dietat e zakonshme.
Megjithatë, peshku është i pasur me përbërës themelore të tilla si fosfori, vitamina dhe acidet yndyrore esenciale. Vlera ushqyese më e rëndësishme është Omega 3, një lloj acidi yndyror që është thelbësorë për tu mbrojtur kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Proteinat e peshkut janë më të plota, sepse përmbajnë tetë aminoacidet esenciale dhe janë thelbësore për rigjenerimin e qelizave dhe rregullojnë metabolizmin. Peshku është gjithashtu i pasur në vitamina (veçanërisht A, B1, B2 dhe B12), jod kalcium, selen.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
ARSYET PSE DUHET TE HANI PJEPER
Mes frutave më të dashura në stinën e verës është padyshim pjepri. Gjatë stinës së nxehtë një fetë pjepër garanton freski, shuarjen e etjes, dhe na jep vitamina.
Pjepri ka një sërë vetish për trupin tonë, pasi ndihmon edhe veshkat për tu pastruar.
- Hidraton dhe forcon trupin – Pjepri i bën mirë trupit pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës. Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C.
- Frut dietik- pjepri është një frut shumë i mirë për të gjithë ata që janë në dietë. Një fetë pjepri rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina.
- Ndihmon veshkat dhe aparatin tretës – falë përqendrimit të madh të ujit, ky frut ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka. Ndër të tjera është një frut laksativ dhe rregullon aparatin tretës, për gjithë ata që vuajnë nga fryrja e stomakut.
- I bën mirë trurit dhe lufton osteoporozën – pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi. Pjepri përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.
- Parandalon infarktin - mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
BORONICA KUNDER FRYERJES SE STOMAKUT
Një numër i madh i njerëzve kanë probleme me fryrjen e stomakut dhe ata përdorin medikamente të ndryshme kundër fryrjes.
Por ka ushqime tërësisht natyrale, të cilat janë të shkëlqyeshme në mënjanimin e këtij problemi.
Dhe boronica luan rol kyç për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut. Këshillohet të konsumohet çdo ditë nga femrat pas moshës 40 vjeçare.
Kurojnë problemet e venave, variçeve si dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, janë tejet të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me kilogramët e tepërt dhe këshillohet ngrënia e tyre pa marrë parasysh se çfarë diete aplikoni. Një frutë tjetër tejet e dobishme kundër fryrjes, është edhe rrushi, ananasi dhe majdanozi, por të cilët duhet konsumuar në sasi të vogla.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mjalti dhe hudhra-kombinim i mrekullueshem
Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”.
Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.
Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.
Përbërësit:
Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë
Një kokërr hudhër organike
Metoda e përgatitjes:
Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.
Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.
Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ilaqi per tretjen e gureve ne veshk dhe temth
Një nga problemet e shpeshta në rrethin tonë paraqesin gurët në veshkë apo tëmth. Problemi më së shumti shkaktohet nga uji dhe ushqimi. Si të tentoni për t’i shmangur metodat me dhimbje të medicinës konvencionale po ju paraqesim reçetën popullore të provuar për tretjen dhe nxjerrjen e gurëve nga organizmi.
Përbërësit:
- 250 gr sheqer pluhur,
- 0.25 l vaj ulliri ekstra të virgjër (eko),
- 250 gr limon me lëvozhgë
- 250 gr rrënjë majdanozi (të bluara) dhe
- 250 gr mjaltë
(apo sasi të njejta të të gjithë përbërësve)
Udhëzim:
Limonin e lani mirë dhe nëse është i spërkatur e pastroni nga kimikatet. Këtë mund ta bëni me përzierjen për pastrimin e frutave, të cilën reçetë për përzierjen dhe proçedurën mund ta gjeni këtu. Pasi ta pastroni limonin, e preni në copëza dhe e bluani sa më imët në ‘blender’ apo mulli elektrik, rrënjët e majdanozit i qëroni, preni në copëza dhe i bluani sikurse limonin. I përzieni të gjitha dhe i shtoni mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur. Përbërësit i përzieni aq gjatë deri sa masa të njëjësohet
Për problemet me gurë në veshkë dhe tëmth duhet marrë një lugë gjelle të përzierjes në mëngjes para se me ngrënë dhe në mbrëmje para se me fjetë. Masën duhet ruajtur në frigorifer gjatë tërë kohës edhe atë në kavanoz qelqi sepse është e paqëndrueshme. Për zgjidhjen e shumë problemeve me rërën apo gurët në veshkë dhe tëmth duhet pirë dy sasi të caktuara më parë. (Pasi të përfundoni të parën atëherë përgatitni masën e dytë sepse prishet lehtë dhe bëhet me sasi prej 250 g për përbërës). Përzierja është përgatitur dhe testuar me qëllim tretjen e gurëve dhe është shumë efektive.
Përzierja ka shije shumë të këndshme, kurse përbërja e saj është shumë e shëndetshme edhe për qëllime tjera ashtuqë edhe anëtarët tjerë të familjes mund ta përdorin bashkë me personin që vuan nga gurët në organizëm. Është me rëndësi të ceket se gjatë kohës së përdorimit të terapisë duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, më së miri ujë.
Reçetat tjera
Në linkun e njejtë mund të gjeni edhe komente të dobishme me të cilët lexuesit ndajnë përvojat e tyre. Po ju paraqesim disa nga ato.
Ereza: “Burri im u lirua nga gurët në veshkë duke pirë limon dhe vaj ulliri”.
Astriti: “ Në shkurt të 2012 kam pasur dhimbje të forta sepse më ka lëvizur guri në veshkë për të cilin nuk e kam ditur. Mbarova në spital. Kam përdorur këtë reçetë duke bërë një masë me nga 1/2 kg të përbërësve, por në vend të rrënjëve kam përdorur fletat e majdanozit. Që atëherë nuk kam pasur probleme, kurse gjatë kontrollit me ultrazë shihet gjithçka pastër. Ju rekomandoj ta përdorni të ngrohtë”
Edona: “Njoh dy persona që me ultrazë ju kanë paraqitur gurë në veshkë dhe pas dy javëve duke pirë nga 2 l çaj majdanozi (të tharë) në ditë guri është tretur, gjegjësishtë, nuk është paraqitur më në ultrazë. Njëri nga këto është nëna ime e cila ka 75 vjet. Në një litër ujë të vluar shtoni 3 lugë gjelle të majdanozit të tharë dhe të imtësuar dhe pas 5 minutash e kulloni … e pini të nxehtë apo të ftohtë, e njejtë”.
Sara: “1/2 kg mjaltë natyral, 1/2 kg vaj ulliri dhe 1/2 kg limon të bluar … dhe pini çdo mëngjes nga një lugë gjelle para ushqimit. Unë kam pasur guri në tëmth, dhimbje të tmerrshme, nuk doja të operohem dhe bëra mirë … ndihmon 100 %”.
Tom: “Meqë kam probleme me veshkët gjatë 15 viteve mbrapa do ta ndaj me ju reçetën e cila me siguri thyen gurin. Para 15 viteve kisha sulm dhimbjesh në veshkë dhe u zbuluan se kisha 10 gurë, 6 në njërën dhe 4 në tjetrën veshkë, që të gjithë me madhësi të njejtë prej 1 cm. Pasi nxorra një gur, u zbulua se kam gurë kristalorë, po mendoj si përbërje kimike. Këto janë gurët më të këqinj të mundshëm sepse nuk mund të thyhen as me laser. Pas afro gjysmë viti vuajtje, një plakë, që do ta kujtoj gjatë tërë jetës, më tregoi për reçetën e cila me siguri më shpëtoi jetën. Tërshëra e thjeshtë, që çdokush në fshat e ka, por edhe në qytet e gjeni lehtë. Kam pirë çaj një muaj dhe mjeku nuk ka besuar se nuk kam më asnjë gurë, kurse unë as që i kam hetuar gjatë daljes së tyre sepse tërshëra i ka thyer plotësisht. Do të thotë 1 l ujë, 5 lugë tërshërë. Kur uji vlon tërshëra e larë shtohet dhe zihet edhe për 10 minuta, kur të fundoset e tëra llogaritet se është zier. Të kullohet dhe të pihen dy gota prej 2 dl në mëngjes menjëherë pas zgjimit nga gjumi dhe dy në mbrëmje. Pihen për shtatë ditë me rradhë dhe pastaj bëhet pushim prej shtatë ditësh. Tërshërën është më së miri ta zieni në mbrëmje, kulloni dhe pastaj ta pini të nesërmen. Është me rëndësi të pihet 7 ditë dhe pushim 7 ditë.
Ky çaj mua më ka ndihmuar, por edhe shumë shokëve, ashtuqë shpresoj se do të ju ndihmojë edhe ju!
Përveç kësaj të cekë se kam përdorur edhe çajin e mësipërm prej majdanozi dhe mjalti, por mua më ka ndihmuar tërshëra… Natyrisht që duhet të ndërpritet pirja e çajit kur zgjidhet problemi, por kur veshka fillon krijimin e gurëve ato i bën gjatë tërë jetës. Unë pra pi një apo dy muaj dhe pastaj pauzoj për gjashtë apo më tepër muaj dhe që atëherë e mbaj vehten në kontroll. Duhet gjetur tërshërë që nuk është e spërkatur me lloje të ndryshme të kimikateve. Nëse ndokujt i ndihmon ashtu si mua do të jam i lumtur”.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mjalti dhe mrekullia e tij sheruese
1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken.
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend(memories) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
13. Të sëmurët nga verdheza, në qoftë se ne mëngjes dhe ne mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që nuk kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar.
17. Ai, i cili ha mjalt nuk mundet te ketë kapsllek dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve.
19. Nëse mjaltin e lyeni mbi material të nxehur dhe atë e vendosni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë, era e keqe nga goja menjëhere do të largohet.
21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejtë do të vërehet përmirësimi.
22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron.
Dr. Kolosau, nga Turqia thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. “
24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohen.
25. Mjalti i bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fëmijët, të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.
-marre nga bionatural-ks.com
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët kanë zbuluar që helmi i bletës mund të kontrollojë inflamacionet e dëmshme në kyçe që çojnë më pas në artritin reumatizmal.
Ata kanë treguar që helmi permban molekula që shkaktojnë një rritje në hormonet natyrore të trupit që rregullojnë inflamacionet. Jane rritur shpresat keshtu, qe helmi i bletes mund te perdoret per te zhvilluar trajtime te reja qe mund te ndihmojne te qetesojne dhimbjet e artritit dhe ndoshta edhe ta parandalojne ate.
Dr Suzana Beatriz Verissimo de Mello, nga universiteti i São Paulo ne Brazil, tha qe helmi i bletes rriste nivelet e hormoneve anti inflamatore te quajtura glukokortikoide.
Ajo tha: "Helmi i bletës është një përzierje komplekse e substancave qe janë te njohura që shkaktojnë përgjigje imune dhe alergjike tek njerëzit."
"Megjithatë, helmi i bletës është perdorur për qindra vjet me rradhë për të kuruar artritin reumatizmal. Studimi jonë tregon që helmi i bletës parandalon zhvillimin e artritit tek lepujt nëpërmjet veprimit të glukokortikoideve."
Terapia me pickimet e bletëve, në të cilën pacientet durojnë qindra pickime nga bletët me shpresën se do te bëhen më mire, është përdorur zakonisht si një mjekim alternativ për një sërë sëmundjesh si azma dhe skleroza e shumefishtë.
Megjithatë, profesori Alan Silman paralajmeroi që mund të duhet kohë përpara se të gjendet një aplikim mjekësor. /infoalbania/
Për Radion Islame: Sabri Selmani, Gjermani
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kura me hithra...
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gji
thashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës.
Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë.
Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomadohet larja e fokut me këtë bimë.
Kujdes
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi. Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmohet si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Bima mund të haset edhe nëpër gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.
Shifra
3 gota çaj hithre këshillohet të pihet çdo ditë për të sëmurët me reumatizëm. 2 herë në javë rekomandohet të lahet koka, për të eliminuar zbokthin në flokë. 15 minuta nevojiten për përgatitjen e çajit, që do shërbejë për kurimin e sëmundjeve.
Paketë këshillash
- -Gjatë përdorimit të hithrës duhet patur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës.
-Kjo bimë mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave.
-Nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup.
- Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi.
-Për të patur flokë të shëndetshëm e të gjatë lajeni me lëngun e hithrës.
Çaji i kinfushës kuron sëmundjet e mëlçisë
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk, që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj.
Në këtë rast dieta e përshtatshme që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Bari kinfushës
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurative që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
Kura
Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.
Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.
Paketë këshillash
-Çaji i përgatitur prej bimës rekomandohet të pihet edhe në rastet e vështirësisë në tretjen e ushqimit.
-Këshillohet që çaji i bimës të mos u jepet në doza të mëdha fëmijëve.
-Pirja më shumë se 4 gota mund të shkaktojë të vjella dhe keqësojë shëndetin.
- Në rastet e sëmundjeve të lëkurës, lyerja me lëngun e bimës do të jepte rezultate.
-Këshillohet që bima të mbahet në vende të thata, për ruajtjen e aftësisë kurative.
-Bima mund të tërhiqet në farmaci pa ndihmën e një recete mjekësore
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Farat e Lirit dhe vetit e tyre.
Fara e lirit përmban mucilagje, pektinë, vaj, enzima etj. Në sajë të mucilagjeve farat bymejnë vëllimin e përmbajtjes së zorrëve dhe për pasojë nxisin të dalët jashtë. Veprimi laksativ nuk shfaqet menjëherë
por pas disa ditësh përdorimi.
Farat e plota në formë çaji këshillohen në acarimet e rrugëve urinare dhe të traktit tretës.
Perdorimi:
1-2 lugë supe me fara liri të plota (ose të copëtuara) hidhen në mëngjez në një gotë me ujë të ftohtë dhe lëngu i jargët pihet në darkë pasi kullohet.
Farat për të rregulluar kapsllëkun mund të pihen dhe siç janë në dozën 1-2 lugë gjelle në ditë.
Në formën e çajit:
Hidhen 10-20 gr fara në 1 litër ujë. Përzierja lihet 5 orë duke e përzier herë pas here. Kullohet dhe pihet gjatë ditës në sëmundjet e aparatit tretës, të rrugëve urinare, në acarimet e mukozave të rrugëve të frymëmarrjes.