ZGJEDHJA E VLERAVE TE KURANIT
ZGJEDHJA E VLERAVE
TË KURANIT
Të këqiat janë shfaqur në tokë e në det (bela, skamje,
katastrofa, humbje e bereqetit etj.),
Kështu që le ta shijojnë një pjesë të asaj që kanë bërë,
ndoshta tërhiqen (nga të këqijat).
(Kuran, 30:41)
HARUN JAHJA
Emiratet e Bashkuara Arabe P.O. Box: 2781 Dubai Tel (9714) 3451000 Fax (9714) 3451001
Copyright © Harun Yahya 2001 CE
Botimi i parë në truqisht botuar nga:
Vural Yayincilik, Stamboll, Turqi
Botimi i parë në anglisht botuar nga:
Ta-Ha Publishers Ltd.
I Wynne Road London SW9 OBB Britani e Madhe
Botuar nga:
Global Publishing
Gursel Mah. Darulaceze Caddesi No: 9
Funya Sk. Eksioglu Is Merkezi B Blok D. 5
Okmeydani-Stamboll / Turqi
Tel: +90 212 3208600
Të gjitha të drejtat e botimit janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të rezervohet në çfarëdo sistemi retrivial ose të transmetohet në çfarëdo forme ose metode, elektronike, mekanike, fotokopjuese, inçizuese ose tjetër pa lejen paraprake të botuesit.
Të gjitha përkthimet nga Kurani janë nga
"Kurani Fisnik”- Përkthyer nga Sherif Ahmeti
Botuar në Medinë-Arabi Saudite
Nga Harun Jahja
Përkthyer nga: Emine Berisha
Botuar nga: …
Printuar nga:
…
Website: www.harunyahya.com
E-mail: info@harunyahya.com
PËRMBAJTJA
Hyrje
Pavendosmëria e njerëzve jobesimtarë
Çka ndodh kur nuk ekziston frika nga Allahu ?
Të jetuarit sipas Kuranit sjell drejtësinë e vërtetë
Çka përjetohet në jetën politike
Ndikimi i mosbesimit në ekonomi
Vlerat e Kuranit na urdhërojnë që të mbrojmë ata që kanë nevojë dhe jetimët
Degjenerimi moral në shoqëritë jobesimtare
Vrasjet shkaktohen nga mosbesimi
Luftërat nëpër botë
"Zemërimi fanatik": Racizmi
Mizoritë dhe çrregullimet në shoqëritë jobesimtare
Konkluzione
Idetë e gabuara të evolucionit
PËR LEXUESIN
Arsyeja pse i është kushtuar një kapitull i veçantë rënjes së teorisë së evolucionit është fakti se kjo teori përbën bazën e çdo filozofie anti-shpirtërore. Meqë darvinizmi mohon faktin e krijimit, e sëkëndejmi edhe ekzistencën e Zotit, gjatë 140 viteve ka bërë që shumë njerëz të largohen nga besimi i tyre dhe të bien në kthetrat e dyshimit. Ndaj, duke provuar se kjo teori nuk është gjë tjetër veçse mashtrim, ne kryejmë një detyrë shumë të rëndësishme që është e lidhur ngushtë me fenë. S’ka dyshim, se ky është një shërbim i rëndësishëm që duhet t’u ofrohet të gjithëve.
Një pikë që duhet trajtuar ka të bëjë me përmbajtjen e librit. Në të gjitha librat e autorit, temat që kanë të bëjnë me besimin trajtohen në dritën e ajeteve kuranore dhe njerëzit ftohen të mësojnë fjalët e Allahut dhe të jetojnë bashkë me to. Të gjitha temat që kanë lidhje me ajetet kuranore janë shpjeguar në mënyrë të atillë që të mos lënë asnjë shteg për dyshime apo për dilema në mendjen e lexuesit. Stili i qartë, i lehtë e i rrjedhshëm mundëson që çdo njeri i çfarëdo moshe apo grupi social të kuptojë me lehtësi librat. Kjo gjë i bën ato shumë tërheqëse për t’u lexuar njëherësh, pa e ndërprerë leximin. Edhe ata persona që e mohojnë anën shpirtërore ndikohen pozitivisht nga faktet e përmendura në këto libra dhe nuk mund ta hedhin poshtë vërtetësinë e tyre.
Ky libër, ashtu si edhe të gjithë librat e tjerë të autorit, mund të lexohet individualisht ose në grupe. Leximi i librit në grup është shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm, pasi që çdo lexues mund t’ia përcjellë tjetrit mendimet dhe eksperiencën e tij.
Këta libra janë shkruar vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, ndaj edhe kontributi i çdokujt për leximin dhe prezantimin e tyre do të ishte një shërbim i madh për fenë e Allahut. Ndaj, ata që duan t’ua transmetojnë fenë të tjerëve, do të gjejnë një mjet tepër efikas në librat e Harun Jahjasë.
Në këto libra ju nuk do të gjeni shpjegime që bazohen në burime të dyshimta, apo stil shkrimi që bie ndesh me respektin dhe nderimin që duhet të tregojmë për gjërat e shenjta, apo ide të pabazuara që fusin dyshim dhe shkaktojnë devijim në zemër.
Për autorin
Autori, i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, ka lindur në Ankara në vitin 1956. Pasi mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Ankara, ai studioi artet në universitetin Mimar Sinan të Stambollit, si dhe filozofinë në Universitetin e Stambollit. Që nga viti 1980, autori ka publikuar libra të shumtë në fusha të ndryshme, si ato politike, fetare dhe shkencore. Harun Jahja njihet si një autor që ka shkruar punime tepër të rëndësishme për nxjerrë në shesh mashtrimet e evolucionistëve, pavlefshmërinë e pretendimeve të tyre, si dhe anët e errëta që lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatërrimtare.
Pseudonimi i tij përbëhet nga emrat "Harun" (Aron) dhe Jahja (Gjon), për të përkujtuar këta dy profetë që luftuan kundër mosbesimit. Vula e Profetit, e cila gjendet në kapakun e librave të autorit përmban një kuptim simbolik që ka lidhje me përmbajtjet e tyre. Kjo vulë përfaqëson Kuranin, i cili është libri dhe fjala e fundit e Allahut dhe Profetin, i cili është profeti i fundit. Nën udhëheqjen e Kuranit dhe Sunetit, autori ka për qëllim të hedhë poshtë të gjitha bazat e ideologjive anti-fetare, në mënyrë që të shuhen të gjitha kundërshtimet ndaj fesë.
Të gjitha këto punime të autorit përqëndrohen rreth një qëllimi: transmetimi i mesazhit të Kuranit për të gjithë njerëzit, duke i nxitur ata të mendojnë rreth temave të rëndësishme që kanë lidhje me besimin, si ekzistenca e Allahut, njësimi i Tij, bota tjetër etj., dhe shkatërrimi i plotë i themeleve të rrënuara të sistemeve ateiste.
Harun Jahja gëzon një reputacion të madh në një gamë mjaft të gjerë lexuesish që nga India në Amerikë, nga Anglia në Indonezi, nga Polonia në Bosnje, nga Spanja në Brazil. Disa prej librave të tij janë të disponueshëm në anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, urdu, arabisht, shqip, rusisht, boshnjakisht dhe malajo; ata janë mirëpritur nga lexuesit në të gjithë botën.
Të vlerësuar në të gjithë botën, këto punime kanë shërbyer për të ndihmuar shumë njerëz të gjejnë rrugën e besimit apo të arrijnë një kuptim më të thellë të besimit të tyre. Stili i qartë, i lehtë dhe i rrjedhshëm i këtyre librave u jep atyre disa veçori karakteristike që mund të vihen re nga kushdo që i lexon apo i shqyrton ato. Këto punime kanë pasur një ndikim të shpejtë dhe rezultate tepër të kënaqshme. Është e pamundur për ata persona, që i lexojnë këto libra me kujdes dhe mendojnë rreth tyre seriozisht që të vazhdojnë të mbrojnë filozofinë materialiste, ateizmin apo çfarëdo ideologjie apo filozofie shkatërrimtare. Edhe nëse ata vazhdojnë mbrojtjen, kjo tregon se ata bazohen në sentimentalizmin e tyre, pasi këto libra i hedhin poshtë këto ideologji që nga themelet. Sot është bërë e mundur që të gjitha lëvizjet bashkëkohore jobesimtare të pësojnë një disfatë ideologjike, në saje të koleksionit të librave të shkruar nga Harun Jahja.
S'ka dyshim se këto veçori e kanë origjinën nga urtësia dhe udhëzimi i Kuranit. Autori sigurisht që nuk ndihet krenar për veten e tij; ai synon që të jetë një mjet që ndihmon të tjerët për të gjetur rrugën e drejtë të Zotit. Për më tepër, ai nuk merr asnjë përfitim material nga librat e tij. Edhe ata që përgatisin këto libra nuk marrin asnjë përfitim material. Ata duan vetëm të fitojnë kënaqësinë e Allahut.
Duke pasur parasysh këto fakte, ata që inkurajojnë njerëzit që të lexojnë këto libra, të cilët hapin sytë e zemrës dhe ndihmojnë të tjerët të bëhen adhurues të devotshëm të Zotit, bëjnë një shërbim të paçmueshëm për fenë.
Nga ana tjetër, do të ishte humbje kohe dhe energjie përhapja e atyre librave që krijojnë konfuzion në mendjet e njerëzve dhe nuk kanë ndonjë ndikim të efektshëm në largimin e dyshimeve dhe dilemave nga zemrat e tyre, siç e ka vërtetuar dhe eksperienca shumëvjeçare. Është më se natyrshme që libra të tillë që janë shkruar më tepër për të theksuar forcën letrare të autorit të tyre, sesa për të fituar kënaqësinë e Allahut, nuk mund të kenë kurrë një efekt pozitiv. Ata që dyshojnë në këtë, mund të shohin se qëllimi i vetëm i librave të Harun Jahjas është triumfi ndaj mosbesimit dhe përhapja e vlerave morale të Kuranit.
Nuk duhet të harrojmë një pikë shumë të rëndësishme: Shkaku kryesor i vazhdimit të problemeve dhe konflikteve që përballojnë muslimanët sot është ndikimi ideologjik i mosbesimit. Të gjitha këto do të marrin fund kur të arrihet disfata ideologjike e mosbesimit dhe të sigurohemi që çdo njeri i njeh mrekullitë e krijimit dhe moralin kuranor, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jetojnë me frymën e tyre. Duke marrë në konsideratë gjendjen e botës sot, e cila i çon njerëzit në një humnerë të thellë dhune, korrupsioni dhe konfliktesh, është e qartë që ky shërbim duhet të jetë i diponueshëm sa më shpejt dhe sa më efektivisht që të jetë e mundur. Përndryshe, mund të bëhet shumë vonë.
Ne shpresojmë që me Vullnetin e Zotit, librat e Harun Jahjas do të luajnë këtë rol tepër të rëndësishëm në shekullin XXI dhe do të ndihmojnë njerëzit të fitojnë paqen, bekimin, drejtësinë dhe lumturinë e premtuar në Kuran.
Puna e autorit përfshin Rendin e ri masonik, Judaizmi dhe frankmasonia, Frankmasonia globale, Tamplieri fisnik, Islami dënon terrorizmin, Terrorizmi: ritual i djallit, Shkatërrimi që darvinizmi i solli njerëzimit,Komunizmi në pritë, Fashizmi: ideologji e përgjakshme e darvinizmit, 'Dora Sekrete’në Bosnjë, Prapa skenave të holokaustit,Pprapa skenave të terrorizmit, Karta kurde e Izraelit, Politika shtypëse e Kinës komuniste dhe Turkistani Lindor, Palestina, zgjidhja: Vlerat e Kuranit, Dimri i Islamit dhe pritja e pranverës së tij, artikujt 1-2-3 Arma e djallit: Romanticizmi, shenjat nga kapitulli i shpellës deri në ditët e fundit, Shenjat e ditës së fundit, Ditët e fundit dhe egërsia e tokës, Të vërtetat 1-2, Perëndimi i kthehet Zotit, Mashtrim i evolucionit, Përgjigje të sakta për evolucionistët, Gabimet e evolucionistëve, Rrëfimet e evolucionistëve, Kurani mohon darvinizmin, Popujt e zhdukur, Për njerëzit që kuptojnë, Profeti Musa, Profeti Jusuf, Profeti Muhamed (a.s), Profeti Sylejman, Epoka e artë, Krijimtaria artistike e Allahut në ngjyra, Madhështia është kudo, Rëndësia dhe provat e krijimit, E vërteta e jetës në këtë botë, Ankthi i mosbesimit, Të njohurit e së vërtetës, Përjetësia tashmë ka filluar, Përjetshmëria dhe realiteti i fatit, Çështje: Një emër tjetër për iluzionin, Njeriu i vogël në kullë, Islami dhe filozofia e karmës, Magjia e zezë e darvinizmit, Religjioni i darvinizmit, Rënja e teorisë së evolucionit në 20 pyetje, Allahu njihet përmes arsyes, Kurani i paraprin shkencës, Origjina e vërtetë e jetës, Ndërgjegja në qeliza, Teknologjia imiton natyrën, Një varg mrekullishë, Krijimi i univrsit, Mrekullitë e Kuranit, Dizajni i natyrës, Vetsakrifica dhe modelet e sjelljeve inteligjente te kafshët, Fundi i darvinizmit, Të mendosh thellë, Kurrë mos mbroj injorancën, Mrekullia e gjelbër: fotosinteza, Mrekullia në qelizë, Mrekullia në sy, Mrekullia në merimangë, Mrekullia në mushkonjë, Mrekullia nëmilingona, Mrekullia e sistemit të imunitetit, Mrekullia e krijimit në bimë, Mrekullia në atom, Mrekullia në bletë, Mrekullia e fares, Mrekullia e hormoneve, Mrekullia e termitëve, Mrekullia e trupit të njeriut, Mrekullia në krijimin njerëzor, Mrekullia e proteinës, Mrekullia e shijes dhe nuhatjes, Mrekullia e mikrobotës, Sekretet e ADN-së.
Librat për fëmijë të autorit janë: Mrekullitë e krijimit të Allahut, Bota e kafshëve, Madhështia në qiej, Të mësojmë islamin tonë, Bota e miqve tanë të vegjël: Milingona, Bletët që ndërtojnë hoje të përsosura, Ndërtuesit e aftë të pendave: kastorët.
Puna e autorit në çështjet e Kuranit përfshin: Konceptet bazë të Kuranit, Vlerat morale të Kuranit, Zotërimi i shkathtë i besimit 1-2-3, Keni menduar ndonjëherë për të vërtetën?, Të kuptuarit evrazhdë të mosbesimit, Të devotshëm ndaj Allahut, Braktisja e shoqërisë injorante, Shtëpia e vërtetë e besimtarëve: parajsa, njohja e Kuranit, Indeksi i Kuranit, Emigrimi për shkak të Allahut, Karakteri i hipokritit në Kuran, Sekretet e hipokritit, Emrat e Allahut, Të komunikuarit e porosisë dhe diskutimi në Kuran, Përgjigjet nga Kurani, Vdekja ringjalet në ferr, Betejat e pejgamberëve, Armiku i pranuar i njeriut: Satani, Shpifja më e madhe: Idolizmi, Religjioni i injorantit, Arroganca e Satanasë, Lutjet në Kuran, Teoria e Evolucionit, Rëndësia e ndërgjegjes në Kuran, Dita e Ringjalljes, Mos harro kurrë, Gjykimet shpërfillëse të Kuranit, Karakteret njerëzore në shoqëritë injorante, Rëndësia e durimit në Kuran, Informata të përgjithshme nga Kurani, Besimi i arritur, Para se të pendoheni, Thënjet e të Dërguart tonë, Mëshira e besimtarëve, Frika nga Allahu, Jezusi do të kthehet, Bukuritë e prezentuara nga Kurani për jetën, Një buçetë bukurish nga Allahu 1-2-3-4, Ligësia e quajtur "Përqeshje," Misteri i provës, Urtia e vërtetë sipas Kuranit, Beteja e religjionit ndaj joreligjionit, Shkolla e Jusufit, Aleanca e së mirës, Shpifjet e përhapura kundër muslimanëve gjatë historisë, Rëndësia e përcjelles së fjalës së mirë, Pse e mashtroni veten?, Islami: Religjioni i lehtësisë, Entuziazmi dhe eksitimi në Kuran, Të parit e Zotit në gjithçka, Si e interpretojnë të padijshmit Kuranin?, Disa sekrete nga Kurani, Kurajoja e besimtarëve, Të qenit me shpresë ndaj Kuranit, Drejtësia dhe toleranca në Kuran, Parimet themelore të Islamit, Ata që dëgjojnë Kuranin, Kurani si udhëzues, Kërcënimi në pritë: pavëmendshmëria, sinqeriteti në Kuran..
FONDACIONI AL MAKTOUM
PARATHËNJE
Sipas udhëzimeve të Lartësisë së Tij Sheikh Hamdan bin Rashid Al Maktoum, zëvendës sundimtar i Dubait dhe Ministër i Financave dhe i Industrisë në EBA, Fondacioni Al Maktoum ka punuar pa u lodhur për gjashtë vjet që të lehtësojë vuajtjet në tërë botën. Poashtu, Fondacioni ka fituar reputacion edhe për efektivitetin në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimit të shkollave, jetimoreve, klinikave mjekësore, spitaleve, kolegjeve ndihmëse dhe universiteteve, dhe nxitjes së projekteve të qëndrueshme ekonomike në tërë botën, si në vendet e zhvilluara poashtu edhe në ato në zhvillim, veçanërisht në Afrikë. Në këtë mënyrë jeta e qindra mijëra njerëzve është prekur dhe shumë gjenerata të fëmijëve janë emancipuar nga varfëria, shëndeti i lig dhe analfabetizmi.
Një detyrë tjetër e rëndësishme për të cilën Sheikh Hamdan ka themeluar Fondacionin është promovimi i kuptimit të gjerë të Islamit dhe kulturës Islamike dhe vlerave në tërë botën. Shekulli 21 është quajtur periudhë e informimit, një periudhë kjo në historinë njerëzore ku kulturat dhe religjionet e ndryshme i janë ekspozuar njëra tjetrës më shumë se më parë. Për këtë arsye, Fondacioni Al Maktoum orvatet, në detyra shumë të rëndësishme, të promovojë mirëkuptim të përgjithshëm për Islamin, religjion ky i paqes, tolerancës dhe progresit social.
Kemi kënaqësinë që të promovojmë publikimet e Harun Jahjasë për të cilat ne shpresojmë se do ta gjejnë rrugën për të rënë në duart e njerëzve në botë, duke ofruar kështu një platformë që do t’ua mundësojë atyre që të kuptojnë në tërësi Islamin me gjithë të vërtetën e vet.
HYRJE
Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”? (Surja Nisa': 75)
Gjithandej globit, shumica e njerëzve janë në mesin e të shtypurve. Ata torturohen, theren, dhe jetojnë në varfëri të skajshme, janë të pastrehë, të detyruar të jetojnë të pambrojtur, dhe ballafaqohen me sëmundje, pa pasur ndonjë kujdes adekuat mjekësor. Ka edhe të tillë që nuk janë në gjendje të kenë as edhe një copë bukë. Ka të moshuar, që ballafaqohen me pakujdesi, braktisje ose mohim të kujdesit mjekësor. Pastaj, vijnë ata që përballen me diskriminim, dëbim nga shtëpitë dhe tokat e tyre, thjeshtë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, gjuhës, racës ose fisit e madje ka edhe të atillë që përballen edhe me masakra. Fëmijë të pafajshëm, të pandihmë, të paushqyer, e të pambrojtur, detyrohen që të punojnë për pak para ose që të kërkojnë lëmoshë.
Një numër i madh i njerëzve jetojnë me frikë për jetën e tyre, shqetësohen për ekzistencën e tyre, ndërkohë që në botën e cila lulëzon mes varfërisë e shtypjes ka ekstravagancë, privilegje e pasuri të pafund. Ata që janë bekuar me “jetë të mirë” kalojnë afër të të pastrehëve, shohin këto pamje, dhe shikojnë në televizion skenat e atyre që janë me më pak fat se ata vetë. Nganjëherë për një moment të shkurtër ndjejnë keqardhje, por pastaj ndërrojnë kanalin, largohen nga imazhi, dhe për një kohë të shkurtër fshijnë tërësisht dhimbjen që u ngacmon vetëdijen.
Shumë nga ata që gëzojnë këtë dhuratë dhe komfor me të cilin janë bekuar, nuk mendojnë kurrë që të zgjerojnë përpjekjet e tyre për të shpëtuar ata me më pak fat. Ata besojnë se shpëtimi i këtyre njerëzve nuk varet nga ta, meqë ka shumë të tjerë që janë më të pasur e më të fuqishëm dhe në pozitë më të mirë për t’u ndihmuar atyre që kanë më pak fat.
Sidoqoftë, nuk mjafton vetëm prosperiteti dhe fuqia për të shpëtuar këta njerëz dhe për të bërë këtë botë vend të mirëqenies në të cilën do të mbizotëronin drejtësia, paqja, besueshmëria dhe mirëqenia. Pavarësisht ekzistimit të vendeve të zhvilluara anekënd botës, ka ende shumë vende, siç është Etiopia, ku njerzit për çdo ditë vdesin nga uria. Është e qartë se pasuria dhe fuqia e disa kombeve nuk është e mjaftueshme që në vetvehte të zgjidhë vuajtjet e thatësirës, varfërisë e të luftës civile.
Vetëm të qenit i ndërgjegjshëm mund të kanalizojë burimet dhe fuqinë drejt mirëqenies së të varfërve dhe të të dëshpëruarve. E vetmja mënyrë për të qenë i ndërgjegjshëm është të besuarit. Janë vetëm besimtarët ata që në mënyrë konstante jetojnë me ndërgjegjen e tyre.
Përfundimisht, ka një zgjidhje për padrejtësinë, kaosin, terrorin, masakrat, urinë, varfërinë dhe shtypjen në botë e ato janë: vlerat e Kuranit.
Kushtet e pafavorshme në rend të parë janë krijuar nga urrejtja, mëria, interesi vetjak, indiferenca dhe mizoritë, prandaj ato duhen zëvendësuar me dashuri, dhembshuri, mëshirë, zemërgjerësi, bujari, ndjeshmëri, tolerancë, dhe urëtsi. Tiparet e kësaj mëshire gjenden vetëm te ata që jetojnë krejtësisht sipas vlerave që na mëson Kurani fisnik, i cili është udhëzues i drejtpërdrejtë nga Krijuesi ynë. Në një ajet, Allahu (xh.sh.) i referon Kuranit veçorinë e udhëheqjes së njerëzimit nga errësira në dritë.
... Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë. (Surja Ma'ida: 15-16)
Në një ajet tjetër, Allahu thotë se, sikur e vërteta të bëhej sipas dëshirave njerëzore, çdo gjë do të ishte e zhytyr në korrupsion e konfuzion :
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithëse Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet. (Surja Muminun: 71)
Derisa e lexoni këtë fragment, miliona njerëz janë duke vuajtur, mërdhijnë, janë të uritur, ose përballen me dëbim nga atdheu i tyre. Për këtë arsye, njerëzit që kanë ndërgjegje duhet të mendojnë për këtë, dhe të veprojnë për të zgjidhur këto mundime, sikur ato të përjetoheshin nga vetë ata ose nga të dashurit e tyre. Ne duhet të veprojmë, si shpirtërisht ashtu edhe materialisht, për të lehtësuar vuajtjet dhe tiranitë. Në një ajet, Allahu urdhëron njerëzit e ndërgjegjshëm dhe besimtarët që të pranojnë këtë përgjegjësi:
Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”!'? (Surja Nisa': 75)
Kur ne marrim parasysh urdhërat e Kuranit, na bëhet e qartë se cilat janë obligimet tona. Gjëja e parë më e rëndësishme për muslimanët është që të luftojnë në fushën intelektuale ashtu që vlerat e Kuranit e të Sunetit të triumfojnë ndaj mosbesimit. Shpëtimi i vetëm për të dobëtit, të pandihmët, të pastrehët dhe të varfërit është praktikimi i udhëzimeve të Kuranit, i cili i drejtohet gjithë njerëzimit. Sëkëndejmi, është detyrë e jona që të përhapim fjalën dhe të komunikojmë porosinë, dhe kjo është një komponentë vitale e adhurimit për të gjithë muslimanët.
Ata që nuk e ndjekin ndërgjegjen e vet, që janë indiferentë ndaj vuajtjeve të të tjerëve, ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në gjëra të pavlera e të kota, ata që nuk tregojnë interesim për jetimët, ata që shikojnë ftohtë gruan, fëmijtë ose pleqtë të cilët shtypen, dhe të cilët gëzohen vetëm kur ka imoralitet dhe shëmti në botë, sigurisht që do të japin llogari në jetën e përtejme:
A e sheh atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po, ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. Pra, shkatërrim është për ata që fallen por të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). (Surja al-Ma'un: 1-7)
PAVENDOSMËRIA E NJERËZVE
JOBESIMTARË
Lëri ata të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë. (Surja Hixhr: 3)
Në ditët tona, njerëzve seriozisht u mungon qëllimi në jetë. Pothuaj secili adapton një rrugë standarde të të jetuarit. Të ushqyerit e vetes, gjetja e një shtëpie për të banuar, krijimi i familjes, dhe posedimi i një vendi pune, janë vlerat e lëvduara të cilat çdokush i aspiron më së shumti. Në këtë mënyrë standardi i të jetuarit, qëllimi më i rëndësishëm në jetë, është të gjeturit e mënyrave për të jetuar më mirë dhe për të rritur fëmijtë.
Me qëllim të të kuptuarit më të mirë të pavendosmërisë dhe pakuptimshmërisë që përshkon jetërat e shoqërisë sonë, do të ishte e dobishme të shikojmë fushat e tjera të interesit, ndaras nga ato që u përmendën më lartë. Shumica e njerëzve kanë pikëpamje mjaft të kufizuara. Shpesh, rasti për të mos lëshuar pa e parë një Tv serial ose një film të njohur është ajo që i jep kuptim jetës së tyre. Për njerëzit e tillë, qëllimi më i mirë në jetë, nëse të tilla ka, do të mund të ishte anëtarësimi në ndonjë klub social.
Një grup tjetër i njerëzve është i preokupuar tërësisht me biznes. Tërë jetën e tyre, ata udhëtojnë nga zyra në shtëpi. Personi i cili e fillon karrierën e tij në moshën 20 vjeçare e bën të njëjtën punë për gati 40 vjet. Në ndërkohë, personi i tillë e gjen shpesh veten duke pritur ditët e premte. Ambicjet e personit të tillë janë që pa ndonjë problem të mbyllë tatimet mujore, të gjejë një rentë çdo muaj, dhe të sigurojë të ardhmen e fëmijëve të vet. Vështirë që ndonjë ngjarje kombëtare ose botërore ta eksitojë atë. Vetëm ajo që e prek biznesin e tij ka kuptim për të. Duke mos i peshuar kurrë ngjarjet, ai pranon me gatishmëri status quo-n. Ai ndjehet i shqetësuar vetëm kur çështje të caktuara sfidojnë biznesin e tij. Për të vënë në pah shqetësime e tija, ai deri në orët e hershme të mëngjesit merr pjesë në debate televizive ose biseda, duke mos arritur në ndonjë zgjidhje ose konkluzion të rëndësishëm. Të nesërmen, ai e fillon ditën e re, ashtu siç e kishte filluar edhe një ditë më herët.
Të rinjtë, gjithashtu, vuajnë nga pavendosmëria e njëjtë, dhe kanë mungesë të faktorëve esencialë që i japin kuptim jetës. Shumica e adoleshentëve madje as që e di se kush janë liderët e vendit të tyre, cilat janë vendimet politike që ata i marrin, ndikimin që e kanë këto vendime në mbrojtjen kombëtare, në ekonomi ose sistemin e arsimit apo të drejtësisë. Të pavëmendshëm plotësisht ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve të mëdha në botë, ata në mënyrë konstante shqetësohen lidhur me ngjarjet e parëndësishem e të kota. Kjo i lë ata të përjashtuar nga aftësitë për të konceptuar rëndësinë e shumë ngjarjeve të historisë botërore. Bisedat e tyre shpesh janë të kufizuara në lojrat e kompjuterit, bisedat përmes internetit, vardisjet, ngjarjet e vogla që ndodhin në shkollë, mashtrimet në ushtrimet shkollore, planet e fundjavës, veshjet ose lojërat e futbollit. Në anketat e revistave të cilat pyesin të rinjtë që të rendisin “qëllimet më të mëdha e të vlefshme për t’i ndjekur në jetë”, të qenit si ndonjë model i njohur ose të lozurit në kitarë, sikur ndonjë kitarist i ndonjë bendi të njohur, renditen ndër të parat.
Duke shkuar përpara, ata kurrë nuk mendojnë për të zgjeruar horizontet e tyre. Për shembull, ata madje as që mendojnë për të përmirësuar aftësitë e tyre retorike, thjeshtë sepse nuk e kanë asnjë ide të vetme për të biseduar me njerëz që kanë ndikim. Për më tepër, ata nuk lexojnë. Personi që ka një qëllim të caktuar ose pikëpamje botërore lexon për të pasuruar veten si dhe për të mësuar që t’i kundërvihet pikëpamjeve të ndryshme. Qëllimi i kësaj është të kuptuarit më mirë i ideologjive që mund të sfidojnë idetë vetjake dhe të identifikuarit e dobësive individuale. Por, për personin pa ndonjë qëllim ose një botëkuptim për botën, ekzistimi i ideve të caktuara sigurisht që nuk do të ketë ndonjë kuptim. Për më tepër, këta njerëz as nuk njohin idetë aktuale dhe pikëpamjet e njerëzve të tjerë. Sot, në shumë shoqëri, njerëzit kanë një mungesë interesimi për të lexuar libra e gazeta, ndërkohë që ka një interesim të madh për tabloide, kolumne thashethënash në gazeta dhe programe televizive. Edhepse shumica e njerëzve kanë mjaft kohë të lirë, ata priren ta kalojnë atë para televizioneve, duke shikuar seriale e programe të cilat nuk i shtojnë asgjë intelektit të tyre, dhe kjo është rezultat evident i të qenit pa ndonjë qëllim dhe i degjeneruar.
Mos pasja e një qëllimi në jetë dhe të qenit i pavëmendshëm ndaj sferave tjera të ekzistencës është kërcënim për njerëzimin. Sidoqoftë, para së gjithash, fakti që ndër njerëzit që pretendojnë një pozitë të veçantë në jetë, shumica mbrojnë pikëpamjet të cilave u mungojnë vlerat e vërteta dhe që janë të dëmshme për njerëzimin, paraqet kërcënim real. Kjo ndodh sepse liderët dhe mbrojtësit e ideve të rrezikshme gjejnë masat që janë plotësisht pa aftësi për të shquar rrezikun, dhe të cilët prandaj pranojnë çfarëdo supozimi pa ia nënshtruar atë shqyrtimit të pavarur.
Duke pasur parasysh këto rrethana, në orvatjet e tyre për të tërhequr përkrahës, anarkistët e terroristët, duke fshehur armiqësi të thella kundër vendit e kombit të tyre, nuk ndeshin asnjë rezistencë. Për shembull, në një kafiteri kolegji, ku, ata rrënjosin pikëpamjet e tyre në mënyrë shkatërruese, një adoleshent i ngeshëm sheh si nëpër mjegull përderisa të rinjtë rreth tij i ekzpozohen indoktrinimit. Ai kurrë nuk e kupton se së shpejti këta njerëz do të fillojnë të veprojnë nën kushtet e ndikimit të anarkizimit e terrorizmit dhe do të bëhen kriminelë të pamëshirshëm të cilët me gatishmëri mund të vënë duart në armë për t’i përdorur ato kundër policisë, ushtarëve dhe njerëzve të pafajshëm të vendit të tyre. Edhe nëse ai e kupton këtë kërcënim, ai mbetet indiferent ndaj rrezikut. Në çdo rast, ai vështirë që ka vetëdije ose ndjeshmëri të përgjegjësisë që do ta çonte për të menaxhuar situatën me urti.
Në ajetin me të cilin Allahu i referohet pavendosmërisë së njerëzve kështu:
Lëri ata të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.(Surja Hixhr: 3)
Një person i vëmendshëm vëzhgon se reagimet e shfaqura grupore ndaj çfarëdo lloj politike të re të adoptuar në universitete, shpesh dëshmohen të jenë më shumë të dëmshme se sa të dobishme. Kjo është pasojë e pozicionit të grupit të caktuar, sepse grupi nuk mbron se çka është e drejtë e çka e keqe. Në anën tjetër, grupi tjetër, preferon të jetë i qetë dhe thjeshtë të injorojë këto ngjarje në vend që të thërrasë njerëzit në rrugën e drejtë, dhe t’i këshillojë ata që të mbajnë besnikërinë ndaj shtetit dhe të rrijnë larg rebelizmave. Ndërkohë, disa të tjerë shfaqen me keqdashje e armiqësi dhe duke marshuar me parrulla, gurë e shkopinj, demonstrojnë një lloj tjetër të shtypjes e tmerrit. Sidoqoftë, orvatjet e tyre janë pa dobi; ata nuk mbrojnë vlerat që i ka komunikuar Allahu, por demonstrojnë të gjitha llojet e sjelljeve që nuk përputhen me Kuran. Në një nga ajetet e Tij, Allahu përshkruan se orvatjet e jobesimtarëve në këtë botë janë të humbura:
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh. (Surja Ibrahim: 18)
Sigurisht se ekzistojnë rrugë që njerëzimi t’i shmanget një situate të tillë: të siguruarit se ata nuk do të bëhen persona të interesuar vetëm për të jetuar jetën e tyre dhe për të jetuar sa për të plotësuar nevojat e veta. Në këtë kuptim, këta njerëz duhet të inkurajohen që të bëhen individë qëllimi i të cilëve është të shërbyerit edhe i njerëzve të tjerë dhe marrja jo vetëm me problemet e tyre ose të vendit të tyre por gjithashtu, edhe me problemet e botës. Religjioni që Allahu e ka zgjedhur për njerëz dhe që e ka shpallur në Kuran tregon këtë qëllim bazë:
Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fe, i larguar prej çdo të kote, e feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) në natyrshmërinë e krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Surja Rum: 30)
Allahu, Krijuesi i njeriut, krijoi gjithashtu edhe religjionin që i shkon më së shumti përshtati atij dhe që siguron paqe e siguri maksimale për njeriun. Prandaj, asnjë filozofi ose ideologji e çfarëdolloji, përveç religjionit, nuk mund të ofrojë përsosmërinë dhe lumturinë që synojnë njerëzit. Për këtë arsye, përkrahësve të ideve të gabuara duhet t’u thuhet pse janë në gabim dhe të tillëve duhet t’i ofrohen prova e udhëzime relevante me qëllim që t’i zëvendsojnë këto ide të gabuara me të vërteta.
Është esenciale që t’u tregojmë për Kuranin njerëzve që nuk kanë ndonjë qëllim dhe që rrijnë kot, si dhe atyre që verbërisht janë dhënë pas ideve të gabuara. Vetëm atëherë, ata do të shohin dhe do të kuptojnë se kjo botë është krijuar për një qëllim të caktuar. Në Kuran, Allahu na informon për qëllimin e Tij në krijimin e njeriut: " Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." (Surja Dharijat: 56)
Të gjithë një ditë do të vdesin. Pastaj do të filloj jeta e vërtetë dhe e përjetshme. Qëllimi i kësaj jete është të orvaturit për të qenë person të cilin Allahu e pëlqen dhe të cilin ai do ta pres në Parajsën e Tij. Sjellja, idealet, dhe besimet e çdo njeriu do ta përcaktojnë nëse ai do të kalojë tërë jetën e tij të përjetshme në botën e përtejme në Ferr ose në Parajsë. Për këtë arsye, fakti që këta njerëz pa menduar kalojnë kohën në dembeli e punë të kota, duke ia kushtuar atyre jetën e sjelljet e tyre, thuajse jeta e tyre në tokë nuk ka asnjë kuptim, tregon se këta njerëz duhet që urgjentisht të lajmërohen dhe zgjohen nga pavëmendshmëria në të cilën jetojnë.
Duke qenë të vetëdijshëm se qëllimi ynë në jetë është që të fitojmë miratimin e Allahut, pëlqimin dhe Parajsën, ne nuk mund të jemi indiferentë ose të pandjeshëm ndaj cilësdo ngjarje që ndodh rreth nesh. Ne e dijmë se çdo ngjarje është një rast për të fituar aprovimin e Allahut, dhe prandaj ne gjithmonë do të veprojmë në pajtim me këtë. Ne ndjejmë brejtje të ndërgjegjes sa herë që jemi dëshmitarë të padrejtësive ose shtypjes në rrethin ku jetojmë, ose në botë. Për shembull, ne ndjejmë përgjegjësi për secilin vogëlush pa shtëpi, që jeton në vështirësi, dhe që i duhet të kalojë jetën në rrugë në dimrin e ftohtë. Në pajtim me urdhërin e Allahut në ajetin, " Pra, mos e përul jetimin! Dhe as lypësin mos e përzë ( pa ia vënë veshin)." (Surja Duha: 9-10), ne do t’i trajtojmë ata mirë. Ne do të përpiqemi që të gjejmë rrugë për t i mbrojtur ata nga rrethanat e pafavorshme në të cilat ata jetojnë. Por, ne e dijmë se këta fëmijë nuk mund të shpëtohen nga orvatjet tona ose të atyre pak njerëzve që sillen në pajtim me Kuranin. Për këtë arsye, ne do të luftojmë që vlerat e Kuranit e të Sunetit të përhapen ndër njerëz.
Egoizmi është shkaktuar nga pavendosmëria
Pavendosmëria i bën njerëzit dhe shoqëritë të njëllojtë, egoistë e indiferentë. Ata priren për t’i kushtuar vëmendje vetëm interesave të tyre dhe nuk reagojnë ose tregojnë interesim për ngjarjet që ndodhin rreth tyre. Personi, qëllimi unik i të cilit është të jetojë jetën e tij, ndër të gjitha ngjarjet që mund të ndodhin rreth tij, i vëren vetëm ato që kanë të bëjnë me jetën e tij dhe nuk brengoset për asgjë tjetër. Për shembull, në rast të plasjes së ndonjë lufte kombëtare në vendin me të cilin ai tregton, ai do të brengoset vetëm për paratë që do t’i humbasë. Ai kurrë nuk mendon për njerëzit që masakrohen, foshnjat që vriten dhunshëm dhe për jetën e frikshme e të rëndë në atë vend. Këto fotografi të dhimbshme nuk paraqiten kurrë në mendjen e tij. Duke ndjekur vetëm paratë, ai kurrë nuk mendon për të ndihmuar në një mënyrë ose ndonjë tjetër ata njerëz. Ky është, sidoqoftë, vetëm një nga shembujt e indiferencës të cilën shumica e njerëzve e konsiderojnë të arsyeshme, dhe e marrin si të garantuar.
Gati çdo ditë, gazetat dhe televizioni u kushtojnë hapësirë rrëfimeve nga çdo kënd i botës, nga vende të cilat i janë ekspozuar vuajtjeve e dhunës së padurueshme. Çrregullimet dhe mosbesimi, burim i të cilave është mos zbatimi i vlerave të Kuranit dhe Sunetit janë arsye për shumicën e këtyre përvojave të hidhura. Qoftë në Palestinë, Indonezi, Kosovë, Çeçeni, ose në ndonjë vend tjetër në botë, ju shihni imazhe të njerëzve si zvarriten nëpër tokë ose dëbohen para syve të fëmijëve të tyre. Ngjashëm, çdokush di për fëmijtë e vegjël që gjuajnë me dëshpërim gurë për të mbrojtur vetveten. Edhe pse shohin këto skena të tmerrshme, sidoqoftë, njerëzit shkojnë të flejnë dhe vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre të zakonshme meqë personaliteti i tyre nuk është cënuar. Duke mos pasur shprehinë për të menduar "me të madhe" dhe duke pasur mungesë të vlerave superiore dhe vetëdije, mizoritë e tilla nuk i vënë në lëvizje këta njerëz.
Të imagjinuarit e vetes në lëkurën e atyre që janë të shtypur me siguri do të tregonte se këta njerëz nuk kanë aspak ndërgjegje për gjëra të tilla të dhimbshme. Sikur një nga këta njerëz të ishte në ambientin ku vriten njerëz të pafajshëm, ku gratë e tyre, fëmijtë, vëllezërit, dhe prindërit vuajnë nga uria dhe i janë nënshtruar mizorive… Çka sikur ai t’i ishte ekspozuar varfërisë së vrazhdë?… Çka sikur të mos kishte para dhe mjete për të siguruar trajtim mjekësor për fëmijtë e tij të sëmurë?… Çka sikur të jetë dëbuar nga vendi i tij pa ndonjë arsye?… Alternativisht, çka do të mendonte ai njeri sikur të takonte dikë i cili nuk ka përjetuar tërë këto fatkeqësi dhe që thjeshtë brengoset për paratë që do të fitonte dhe i cili thjeshtë mendon: "A jam unë ai që duhet t’i shpëtojë tërë këta njerëz?" a nuk do të mendonte ai se ky person nuk ka ndërgjegje, dhe se ai është indiferent dhe jo human?
Sidoqoftë, nuk është esenciale, që të vuash shtypjen me qëllim që të bëhesh person me konsideratë dhe i ndërgjegjshëm. Mjafton të shohësh gjendjen e vështirë të njerëzve dhe të konsiderosh gjendjen e tyre sipas kuptimit të Kuranit. Kështu, sa më shumë që njerëzit largohen nga Kurani, aq më shumë ata tregojnë pandjeshmëri të ndërgjegjes. Allahu tregon sjelljen egoiste, të pandjeshme dhe brutale të njerëzve që u mungon religjioni si në vijim;
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. (Surja Ma'arixh: 19-21)
Në ajetin që vijon, Allahu përmend ekzistencën e njerëzve që nuk janë "egoistë" dhe të cilët janë të shqetësuar për nevojtarët ;
…Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp. Edhe ata që e besojnë bindshëm Ditën e Gjykimit. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre. (Surja Ma'arixh: 22-27)
Siç thotë Allahu në ajetin e tij, njerëzit që i frikësohen Allahut e pranojnë përgjegjësinë për njerëzit e varfër. Allahu na tregon se ka dy mënyra për njerëzit që jetojnë në këtë botë, njëra nga të cilat është e drejtë dhe tjetra e gabuar. Në ajet, ai shpall :
Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafmalit).E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)?Është lirimi i një skllavi, Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:Ndonjë jetimi që është i afërt, Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.Kundër tyre është zjarri i mbyllur.(Surja Balad: 10-20)
Rruga e drejtë e treguar në ajetin e mësipërm është mjaft e qartë. Prandaj, është vështirë që një person i ndërgjegjshëm, i cili synon miratimin e mëshirën e Allahut dhe Parajsën, të jetë i pakonsideratë ndaj praktikave shtypëse në botë, ose ndaj njerëzve të varfër e nevojtarë, dhe të mos mendojë për të ardhmen e tyre.
Çdo njeri i ndërgjegjshëm duhet të kujtojë se sot, anarkia, shtypja dhe tirania që dominon në skaje të ndryshme të botës, është duke bërë që miliona njerëz të shkojnë drejt mjerimit e terrorit. Disa thonë, "ka njerëz të caktuar që mbahen përgjegjës për këtë mjerim, a mund të jem përgjegjës unë?", por, sidoqoftë, këto nuk janë fjalë që do t’i thoshte një njeri i ndërgjegjshëm. Tekefundit, në jetën e përtejme, Allahu do të kërkojë nga të gjithë njerëzit e pajisur me shëndet e aftësi të të kuptuarit që të japin llogari për këta njerëz të varfër. Ata që promovojnë ideologjitë që përgatisin terren të përshtatshëm që dhuna e mizoria ndaj njerëzimit të lulëzojë, hyjnë- e pranuan apo jo- në një grup me shtypësit. E njëjta vlen edhe për ata që I shmangen konfrontimit të këtyre ideologjive. Mos përkrahja e parimeve të religjionit, do të çojë, në mënyrë të pashmangshme, drejt një lloj shoqërie të krijuar nga njerëz të papërgjegjshëm e të pavëmendshëm të cilët pretendojnë se do të lirohen nga ajo pa i dhënë llogari askujt. Në të vërtetë, këta janë lloj i njerëzve të cilët, më shumë se çdokush tjetër, së pari i shikojnë interesat e veta dhe bëjnë plane për mbijetesën e tyre.
Në të vërtetë, në bazat e teorisë së evolucionit që "me sa duket" ofron mbështetje shkencore për filozofinë materialiste dhe materializmin, si baza të mosbesimit, qëndron aspirata për të formuar një model të papërgjegjshëm e të pavëmendshëm të njerëzve të deprivuar nga të gjitha vlerat spirituale. Njeriu i tillë e ndjen se nuk duhet t’i jap llogari askujt. Sipas teorisë së evolucionit, njeriu është një kafshë e përparuar që ka evoluar nga majmuni dhe që është krijuar rastësisht. Pikëpamja që i referohet njeriut si një krijesë aq primitive në asnjë mënyrë nuk udhëheq drejt sakrifikimit për të tjerët, drejt mbrojtjes së qenjes njerëzore që vuan, ose mëshirës e dhembshurisë për të. Për më tepër, sipas teorisë së evolucionit, jeta është një arenë ku vetëm më të fortët kanë të drejtë të jetojnë. Të varfërit dhe të dobëtit, në anën tjetër, janë të destinuar që të zhduken. Njerëzit nga e mbarë bota kanë pranuar këtë indoktrinim me vite të tëra, gjatë shkollimit, përmes televizioneve, gazetave e njerëzve rreth tyre. Mënyra e vetme për të eliminuar këtë indoktrinim dhe për të krijuar dashurinë, mëshirën, bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve është të komunikuarit e vlerave të Kuranit e të Sunetit, si dhe të treguarit atyre për humbjet që do t’u sjell mosbesimi në këtë e atë botë. Kjo është një detyrë e rëndësishme për të gjithë besimtarët. Allahu u premton një fund të mirë atyre që pretendojnë një përgjegjësi të tillë të rëndësishme e të ndershme.
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Surja an-Nur: 55)
ÇKA NDODH KUR NUK EKZISTON
FRIKA NGA ALLAHU?
Jo, nuk është ashtu! Por ju punoni edhe më zi, ju nuk përfillnit bonjakun, Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).Dhe pasurinë e doni së tepërmi. (Surja Fajr: 17-20)
Mendoji dy njerëz. Njëri nga ata e di se do ta takojë Allahun dhe e di se çdo veprim i tij ka një kompensim. Tjetri, për dallim nga i pari, supozon se nuk do t’i jap llogari askujt. Sigurisht, ka një dallim të madh ndërmjet asaj se si sillen këta dy njerëz. Dikush, i zhveshur nga frika prej Allahut, ka gjasa të kryejë një ligësi e të injorojë të gjitha llojet e imoralitetit sa herë që ndjen se interesi i tij është në pikëpyetje. Dikush që, për shembull, me gatishmëri vret një qenje njerëzore pa ndonjë arsye të qartë ose vetëm për interes të botës, e bën këtë sepse nuk ka frikë nga Allahu. Sikur besimi i tij në Allah dhe në botën e përtejme të jetë i palëkundur, ai kurrë nuk do të marrë guxim që të bëjë diçka, për të cilën nuk do të mund të jap llogari në jetën e përtejme.
Në Kuran, rrëfimet për të bijtë e profetit Adem, paqja qoftë mbi të, janë dhënë si shembuj për të fituar vëmendjen tonë mbi dallimin e saktë ndërmjet personit që i frikësohet Allahut dhe atij që nuk i frikësohet:
Lexoju atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”, Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” (Surja -Ma'ida: 27-28)
Ai që nuk i frikësohet Allahut guxon të vrasë vëllain e tij pa rrahur qerpikun, edhepse vëllai i tij nuk ka asnjë faj, përderisa viktima, përkundër faktit se është i kërcënuar me vdekje, thotë se madje as nuk do të orvatet që të vrasë vëllain e tij. Kjo është pasojë e frikës së këtij personi nga Allahu. Kështu, kur individët e një shoqërie të kenë frikë nga Allahu, atëherë vrasja, shtypja, padrejtësia, të cilat Allahu nuk i miraton, do të përfundojnë.
Lakmia për botën gjithashtu llogaritet si shkak për mizoritë dhe imoralitetin e njeriut. Brenga kryesore për shumë njerëz është se mos varfërohen, ose se nuk do të kenë ndonjë garancë për të ardhmen e tyre. Këto shqetësime shpjegojnë esencialisht se pse mitoja, korrupsioni, vjedhja, dëshmia e rreme e prostitucioni janë bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz. Për disa që kanë besim në Allahun, sidoqoftë, miratimi i Allahut është mbi të gjitha gjërat e tjera. Personi i tillë i shmanget çdo gjëje që e bën atë të humbasë miratimin e Allahut. Në zemrën e tij, ai strehon vetëm frikën nga Allahu; as vdekja, as uria, e as vuajtja nuk mund ta devijojnë atë nga rruga e drejtë.
Rrjedhimisht, personi që ka frikë nga Allahu, nuk devijon kurrë nga Kurani, pa marrë parasysh rrethanat. Në mënyrë të njëjtë, ai është i besueshëm. Ai gjithmonë vepron me ndërgjegje. Duke pasur ndjenjën e thellë se Allahu i sheh e i dëgjon të gjitha, ai nuk synon të veprojë kundër ndërgjegjes së tij madje as kur është vetëm.
Mungesa e religjionit e nxit humbjen e ndërgjegjes. Për ta bërë këtë më të qartë, mendoni për dikë që nuk heziton të ikë nga vendi i ngjarjes, pasi ta ketë goditur dikë me makinë në rrugë. Ka indikacione të dukshme se ai person është i distancuar nga religjioni. Ky njeri, që pa kurrfarë ndërgjegje e lë një qenje njerëzore të vetëm në agoni në mes të rrugës, i cili, përndryshe do të kishte gjasa të mbijetonte, mendon se mund t’ju shmanget njerëzve duke ikur prej tyre. Sidoqoftë, ai kurrë nuk mendon se Allahu e rrethon atë, duke e parë e dëgjuar në çdo sekondë. Askush nuk mund të ikë kurrë nga dhënja llogari dhe nga dita e dhënjes së llogarisë. Allahu do t’ia kthejë të gjithëve për të gjitha padrejtësitë, mizoritë, dhe veprat e pandërgjegjshme në ditën e dhënjes së llogarisë:
…Kush bën hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq? (Surah Ali 'Imran: 161-162)
Kur njerëzit përkujtohen në ajetet e Allahut dhe udhëzohen për këtë të vërtetë të rëndësishme, veprat e këtilla të paskurpullta do të parandalohen.
Një shembull i njerëzve me qëndrim të paskurpullt, të distancuar nga religjioni, janë njerëzit të cilët ofrojnë kujdes mjekësor kinse janë mjekë, edhepse nuk kanë asnjë shkollim përkatës. Megjithëse plotësisht injorantë në secilën fushë të mjekësisë, njerëzit e tillë me gatishmëri mashtrojnë pacientët dhe marrin guximin t’i mjekojnë ata, pa u merakosur për kërcënimet serioze që mund të paraqesin për shëndetin e tyre. Veprat e tilla të paskrupullta mund të përfundojnë madje edhe me vdekjen e pacientit. Duke injoruar plotësisht këto jopërparësi ata mendojnë vetëm për sigurimin e përfitimeve dhe fitimin e parave. Sidoqoftë, në një nga ajetet e Tij, Allahu i urdhëron besimtarët që të : "T’ua lthejnë besimin atyre ndaj të cilëve kanë obligim”. (Surja Nisa': 58) Shëndeti i personit, poashtu, është i çmuar. Prandaj, në pajtim me ajetin e lartëpërmendur, njerëzit duhet t’i shmangen praktikimit të profesionit për të cilin nuk janë të shkolluar, që të mos jenë në pozitë për të lënduar njerëzit e tjerë.
Në të gjitha rrugët e jetës, njeriu ka gjasa të ndeshë akte të paskrupullta, të kryera nga njerëz që nuk i frikësohen Allahut. Duke dështuar që të njohë afërsinë e Allahut dhe duke dështuar që të mendojë mbi këtë, njeriu me gatishmëri përgojon një njeri të ndershëm. Ndërkohë, ai mendon vetëm se si t’i bindë njerëzit për pafajësinë e tij dhe t’i bëjë ata që t ‘i besojnë fjalëve të tij. Personi i tillë është plotësisht i zbrazur nga të kuptuarit se Allahu është dëshmitar i të gjitha gjërave, dhe se pa asnjë përjashtim, gjithçka do të paguhet në jetën e përtejme. Në këtë kuptim, fakti që të pafajshmit i nënshtrohen provave të hidhura, se ndjehen fatkeqë ose se janë dërguar në burg, nuk e shqetëson ndërgjegjen e tij. Allahu, në Kuran shpall dënimin që do ta marrë shpifësi, si në vijim:
Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët. (Surja Nisa': 112)
S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh. (Surja Nur: 11)
Personi që nuk i frikësohet Allahut, nuk i respekton dhe nuk i vlerëson njerëzit e tjerë. Mungesa e kësaj frike shpjegon pse pronarët e shumë restoraneve nuk e zhvillojnë biznesin e tyre në higjienë ose pse shumica e të rinjve nuk i respektojnë më të vjetrit. Ngjashëm, duke mos pasur frikë nga llogaritë që do t’i jepen Allahut, njerëzit në dhomat e emergjencës vdesin për shkak të pakujdesit, kurse njerëzit e përbuzur e të varfër dhe miliona të tjerë të pafajshëm masakrohen nga dora e hekurt etj.
Në shoqëritë me pjesëtarë që frikësohen nga Allahu, asnjë nuk angazhohet në gjëra të këtilla, sepse ata janë të vetëdijshëm se çdo prapësi që kryen njeriu në këtë jetë, do ta takojë në botën tjetër. Me individë që kanë ndërgjegje të shëndoshë, një shoqëri është e caktuar për të gëzuar paqen dhe ndjenjën e drejtësisë. Shmangja e rreptë nga pangopësia, prostitucioni dhe format e tjera të imoralitetit, bashkë me të treguarit e vlerave si respekti, dhembshuria e mëshira, sigurojnë lidhje të pathyeshme familjare të cilat, pamohueshëm, janë esenciale për një shoqëri të fortë. Shoqëria gëzon baza të qëndrueshme kryesisht për shkakun se njerëzit shfaqin besnikëri ndaj njeri tjetrit.
Bërja e të mirave pa pritur kompenzim
Personi që i frikësohet Allahut është gjithashtu dikush që e dëgjon ndërgjegjen e vet dhe që gjithmonë vepron sipas Kuranit. Në Kuran, Allahu urdhëron njerëzit që të angazhohen për punë të mira, që t’u ofrojnë njerëzve ndihmë dhe të orvaten t’u japin një jetë të mirë, pa pritur ndonjë shpërblim në këtë botë. Në ajetin "Mos jep gjë me qëllim që të kesh më shumë” (Surja Muddaththir: 6), Ndalesa pohon se njerëzit nuk duhet të kërkojnë fitim për shërbimet që i kryejnë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Personi që zbaton urdhërat e Allahut dhe nuk pret asnjë përfitim në këtë botë e bën këtë për një qëllim të vetëm; që të fitojë miratimin e Allahut dhe që Ai ta pranojë atë si skllav që e meriton Parajsën.
Sidoqoftë, numri më i madh i të mirave që bëhen në ditët tona bazohet në përfitimin e shpërblimit që do të merret në këtë botë. Për shembull, një biznesmen që me të ashtuquajturin qëllim bamirësie ndërmerr përsipër ndërtimin e një shtëpie për të varfërit, qartazi nuk përfiton dobi materiale nga ndërmarrja e tillë. Por, e vërteta është ndryshe, me këtë ai kryesisht promovon emrin e tij, duke u paraqitur në faqet e para të gazetave e në programet televizive, gjë që e shndërron këtë bamirësi në një formë të publicitetit. Ndërkohë, meqë shpenzimet për këtë bamirësi hiqen nga taksat e tij, kompania e tij kursen para. Veç kësaj, shpesh puna e ngjashme humanitare është shumë larg të qenit në harmoni me nevojat e marrësve. Për shembull, një kamion i ngarkuar me ushqime që dërgohet në një provincë të goditur nga tërmeti ndodh të dështojë në plotësimin e nevojave, ose sepse tashmë malli është prishur ose sepse ai është në kontradiktë me nevojat aktuale të viktimave.
Qëndrimet e politikanëve do të shërbejnë që kjo çështje të qartësohet. Gjatë gjithë fushatave të tyre të gjata, politikanët në mënyrë retorike përsërisin parulla duke shprehur përkushtimin e thellë për t’i shërbyer vendit të tyre. Kur njëherë të mos emërohen ministra, duke lënë anash shoqërimin me partinë dhe “qëllimin” e vënë në agjendën e tyre, ata zbulojnë motivet themelore që kishin për t u inkuadruar në politikë dhe shfaqin se vrapojnë për “zyrë” e status. Është e jashtëzakonshme se sa pak dobi i sjell komunitetit një mentalitet i tillë.
Shkurt, veprat e kota të sinqeritetit paraqesin shërbime të pafrytshme në jetën tjetër. Allahu e shpall këtë në ajetin vijues:
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin jobesimtar.(Surja Bekare: 264)
Në anën tjetër, përkrahja e sinqertë për të ndihmuar njerëzit dhe për të fituar pëlqimin e Allahut, është dëshmuar të jetë e dobishme e përfituese, siç shpallet në shumë ajete të Allahut. Si shpërblim për qëllimet e sinqerta, Allahu i udhëzon njerëzit drejt suksesit në të gjitha veprat në të cilat ata janë të involvuar dhe i siguron rezultate të begatshme për ndërmarjet e tyre. Kjo është treguar në ajet:
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni. (Surja Bekare: 265)
Dikush që synon vetëm pëlqimin e Allahut, nuk e kufizon vetveten për t’u angazhuar në fusha të caktuara të veprimtarisë dhe për të bërë sakrifica. Në shoqërinë e larguar nga religjioni, njerëzit shpesh janë të prirur për të besuar në ekzistencën e ndonjë interesi të fshehur sa I përket sakrificës, gjë që është thjeshtë shpjegim i arsyeshëm se mosbesimi është i rrënjosur në njerëz. Në shoqëritë ku nuk ndiqet besimi në Allah, njerëzit e vënë interesin vetjak mbi të gjitha gjërat e tjera. Besimtarët, në anën tjetër, synojnë pëlqimin e Allahut dhe asgjë tjetër:
Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë.Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Insan 7-11)
Kapitujt vijues të këtij libri ofrojnë trajtim të gjerë të zgjedhjeve që ofrohen nga ajetet e Allahut lidhur me problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Kur lexoni këto zgjidhje, mbajeni në mend se vetëm të jetuarit sipas Kuranit do të krijojë zgjidhje afatgjata për të gjitha problemet. Në ditët tona, adresimi i çështjes së të varfërve, ofrimi i kujdesit kualitativ për të moshuarit, rrënjosja e vlerave të mira te fëmijtë, çlirimi i të rinjve nga qëndrimet degjeneruese, ofrimi i ndihmës urgjente për vendet e goditura nga fatkeqësitë, hedhja e ideologjive mizore që janë përgjegjëse për arsyet e futjes së vendeve në luftë dhe për vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, konfrontimi i atyre që rebelohen kundër shetit të tyre e shumë çështje të tjera shpesh dërgojnë në rrugë pa krye. Në këtë kuptim, vetëm pajtueshmëria me Kuranin, të vetmin udhëzues të ndriçuar që Allahu ia ka dhënë njerëzimit në epokën tonë, do të sigurojë zgjedhje unike për problemet e ndryshme që i ndeshim në jetë. Duke jetuar sipas parimeve të Allahut do të largojmë çdo lloj të lige nga toka. Nëse ndodh që situata të jetë e kundërt, njerëzit me qëllim i përkushtohen sistemit mizor. Në Kuran, Allahu tërheq vërejtjen për lëndimet që njerëzit i bëjnë vetvetes :
Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu tërhiqen (nga të këqijat). (Surja Rum: 41)
Zgjidhjet që paraqiten me urtësi
Të poseduarit e veçorisë së urtësisë, mendjehollësisë (fushëpamje e shquar, fuqia e të kuptuarit të esencës së gjërave), dhe zgjuarësisë janë esenciale në gjetjen e zgjidhjeve për problemet që ndotin tokën, dhe sjellin të mirë njerëzimit në të gjitha sferat e jetës. Përvetësimi i këtyre veçorive është i mundshëm vetëm duke ndjekur Kuranin. Në një ajet, Allahu thekson urtinë që i garanton besimi njeriut:
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. (Surja Anfal: 29)
Nganjëherë, njerëzit mund të ndjehen sikur janë nisur në kërkim të zgjidhjeve për problemet që hasin. Sidoqoftë, ata dështojnë që të gjejnë konkluzionet e dëshiruara sepse nuk posedojnë zgjidhje dhe janë të pa intuitë, zgjuarësi e mendjehollësi, kualitete këto që janë të gjitha rezultat i besimit. Të zbrazur nga zelli i inspiruar nga besimi, kur vjen puna te shkalla e implementimit, vendimet e tyre shpesh përfundojnë me vonesa. Ndryshe, dështimi për të parë ose ikja nga detajet e rëndësishme, i bën ata të ballafaqohen me stagnacione në shkallë të ndryshme.
Për shembull, një problem i madh sot në tërë botën, të cilit nuk i është gjetur një zgjidhje finale, janë jetimët dhe fëmijtë e pastrehë që janë lënë të jetojnë nëpër rrugë. Misionet e ndihmave dhe masat përmes të cilave adresohen shumë probleme lidhur me pastrehimin, veçanërisht ato të dizajnuara për të parandaluar shndërrimin e fëmijëve të pastrehë në individë të prirur për krime ose të varur nga droga, shpesh dëshmohen si të dobëta, duke hedhur këta fëmijë në një spirale të jostrehimit, pastaj në rrugë dhe në shtëpi korrektuese ose duke i pjekur kushtet për vetvrasjen ose vdekjen e tyre nga kujdesi joadekuat. Sidoqoftë, situata do të ishte definitivisht tjetër, sikur këta fëmijë të merrnin trajnime të bazuara në Kuran dhe të shoqëruara me shërbime përkatëse. Duke ia pasur frikën Allahut, ata nuk do të priren drejt aktiviteteve kriminale. Përkundrazi, ata do të rriten duke u orvatur që të kryejnë shërbimet më të mira për komunitetin e tyre dhe njerëzit.
Të sëmurët që kërkojnë tretman të shtrenjtë gjithashtu e bëjnë më të qartë këtë pikë. Të pasurit, duke mos pasur probleme për të paguar faturat e tyre, zakonisht kanë mjete për të jetuar. Në anën tjetër, të varfërit, pa ndonjë mbulesë shëndetësore, lihen për të vdekur. Rrallë që kjo situatë e vë dikë në lëvizje, çka vërtetohet me faktin se askush nuk mendon për të inicuar farë masash.
Sërish, mungesa e frikës nga Allahu dhe pasojat e kësaj, mungesa e urtësisë, janë arsye për këtë indiferencë. Ata që dështojnë së diskriminuari ndërmjet së drejtës e së gabuarës dështojnë që të gjejnë një zgjidhje edhe për problemet që hasin. Mungesa e diskriminimit është një tipar i veçantë për jobesimtarët. Allahu e definon se si sillen këta njerëz:
Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë. (Surja Bekare: 171)
Në saje të meritës së urtësisë që posedojnë, njerëzit që jetojnë sipas Kuranit e Sunetit, kanë zotësi të zhvilluara mirë për gjetjen e zgjidhjeve, zhvillimin e burimeve dhe organizatës. Organizatat e drejtuara nga këta njerëz dhe nga kontributet e njerëzve bamirës mund të ndihmojnë shumë në krijimin e jetës për këta të pafat. Së pari, njerëzit mund të jenë vigjilentë për problemet ekzistuese dhe në sajë të kësaj të këshillohen për zgjidhjet. Disa biznesmenë, fjala vjen, mund të ndërmarrin përsipër ndërtimin ose renovimin e strehës për fëmijtë e pastrehë dhe edukimin e tyre. Kjo me të vërtetë kërkon një organizim të thjeshtë. Për shkak të këtyre zgjidhjeve praktike, në shoqëritë që jetojnë sipas Kuranit e Sunetit, ky problem do të pushonte së ekzistuari përgjithmonë. Fjala vjen, secila familje që ka mjete adekuate, mund të marrë përsipër kujdesin për një fëmijë të vetëm, për edukimin e tij ose të saj. Përmes zgjidhjeve të këtilla funksionale njerëzit e pajisur me vlera e urti të Kuranit mund t’ia dalin në krye me të gjitha llojet e problemeve. Ngjashëm, pacientët pa kujdes shëndetësor mund të identifikohen kurse shpenzimet e tyre të mjekimit mund të mbulohen nga një fond i ndarë. Në çështje të këtilla, ajo që është esenciale është që burimet botërore të orientohen në zonat e duhura, në mënyrën më produktive, pa lejuar madje as ekstravagancën më të vogël. Allahu, në Kuran, kërkon këtë lloj sjellje nga njeriu.
Duke ndjekur ndërgjegjen e tyre dhe duke përdorur intelektin e tyre, njerëzit që i kanë ngjarjet nën kontroll, mund të identifikojnë shumë shpejt stagnacionet e nevojat, dhe në saje të kësaj mund të gjejnë zgjidhje. Shpesh njerëzit dështojnë që të lokalizojnë se ku ka dështuar sistemi ose thjeshtë bëhen sikur nuk i shohin këto gjëra. Edhe kur ndjejnë dhembje në ndërgjegjen e tyre, ata dështojnë që të dijnë se çfarë duhet bërë ose ndjehen shumë dembelë për të filluar misionin. Jo të gatshëm për të trazuar paqen e tyre, ata i shmangen kalimit të kohës dhe energjisë në çështje të tilla. Sidoqoftë, orvatjet e njerëzve të ndërgjegjshëm dhe të urtë që të organizojnë njerëzit sipas fuqisë e aftësive të tyre do të rezultojnë në zgjidhje të shpejta ndaj shumë problemeve të qëndrueshme. Inkurajimi i njerëzve për një qëllim të mirë është një tipar që lavdërohet shumë në Kuran:
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi. (Surja Nisa': 85)
Sjellja e kundërt përmendet si tipar i jobesimtarëve dhe definohet si e ligë:
Jo, nuk është ashtu! Por, ju punoni edhe më zi, ju nuk përfillnit bonjakun, Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). Dhe pasurinë e doni së tepërmi. (Surja Fexhr: 17-20)
TË JETUARIT SIPAS KURANIT SJELL
DREJTËSINE E VËRTETË
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, ndalon imoralitetin, të neveriturën dhe dhunën. Ju këshillon ashtu, që të merrni mësim. (Surja Nahl: 90)
Drejtësia është një ndër thelbësoret për mbajtjen e rendit social. Secili shtet përdor sistemin e vet individual të drejtësisë. Sidoqoftë, duke parë vështirësitë e vazhdueshme në sistemet bashkëkohore të drejtësisë, kërkimet për një model ideal nuk kanë përfunduar kurrë.
Ka një thelb të sistemit ideal të drejtësisë që aspirohet kudo në botë: e ky është krijimi i një mekanizmi gjyqësor në të cilin secili person është i shpërblyer tërësisht për veprat e tij pa qenë subjekt i çfarëdo diskriminimi të paragjykuar. Pavarësisht metodave të reja, qasjeve të ndryshme, dhe projekteve e zgjidhjeve të sajuara për të arritur këtë model ideal, të ushtruarit e gjyqësisë mbetet ende një rrugë e vështirë për t’u ndërmarrë.
Prishja morale e shoqërisë është arsye për këto situata të pafavorshme. Prishja, një pasojë e thjeshtë e mos zbatimit të vlerave të urdhëruara nga Allahu, i sjell dëme shoqërive në të gjitha fushat e jetës.
Sërish, kjo prishje është arsye e mashtrimit, mitos, padrejtësisë dhe shumë të këqijave sociale. Jeta e përditshme gëlon nga shembuj të këtij lloji. Një situatë e hasur shpesh, fjala vjen, në biznes, është biznesmeni i cili mashtron partnerët e vet dhe i gënjen ata duke i përvetësuar paratë e tyre, shtëpitë e makinat. Ndërkohë, miqësia e gjatë dhe humbjet materiale e shpirtërore të palës që vuan nuk kanë ndonjë domëthënje për mashtruesin. Duke qenë të brengosur në rradhë të parë për interesat vetjake, vlerat sikurse miqësia, lidhjet familjare, spiritualiteti, kohezioni social dhe morali i mirë nuk kanë ndonjë domethënje për mashtruesin.
Të gjitha raportet që ky person i krijon me këdo qoftë do të jenë nën ndikimin e një shpjegimi të tillë, meqë ai dështon për të reflektuar se Allahu është i informuar për të gjitha ato që bën ai, dhe se ai do të përgjigjet për të gjitha veprat që bën. Ai kurrë nuk e mendon se mashtrimi është një fitim i padrejtë dhe një sjellje e padrejtë kontribuon për këtë shpjegim të shtrembër.
Shembulli në vijim do të kontribojë për të kuptuar këtë më thjeshtë: personi që beson se mashtrimi është një krim i tmerrshëm, do t’i shmanget atij gjatë tërë jetës. Njëherësh, kur dikush mendon se mund të nxjerrë ndonjë përfitim personal, ai duhet të ofrojë dëshmitarë të rrejshëm kundër tjetrit ose duhet të shpifë për tjetrin për diçka për të cilën personi tjetër është krejtësisht i pafajshëm. Ndërkohë, ai mund të gjejë ngushëllim në disa shfajësime: se e kanë detyruar kushtet ose se përgjegjësitë ndaj familjes së vet e kanë përgatitur terrenin për një krim të tillë…pa marrë parasysh se cilat janë këto shfajësime, mbetet fakti se mashtrimi është i ligë nën çfarëdo rrethanash.
Këto motive të lartëpërmendura paraqiten veçanërisht në kohët kur njerëzit e ndjejnë se në shënjestër janë interesat e tyre. Këto shpjegime poashtu janë të vërteta për vjedhësit, mashtruesit dhe shtypësit. Në shoqëritë e mbushura me njerëz me interesa vetjake, ekzistimi i padrejtësisë, konflikti I interesave dhe kaosi është i paevitueshëm.
Pa marrë parasysh, se cilat janë forcat imponuese, personi që jeton sipas Kuranit kurrë nuk do të ndalet e të kryejë këto vepra të liga dhe kurrë nuk do të paraqes qëndrime kontradiktore ndaj vlerave. Dikush që i frikësohet, Allahut nuk harron kurrë se një ditë ai do të takohet me çdo vepër të cilën e ka bërë dhe me secilën fjalë që e ka thënë. Padrejtësia, që është një rezultat i prishjes morale siç është ndjekja vetëm e interesit vetjak, krijimi rezervë i pronave, injorimi i atyre që kanë nevojë dhe i atyre në vështirësi, ka një zgjidhje unike: përhapjen e vlerave të Kuranit ndër njerëz. Kjo sepse në Kuran, Allahu urdhëron robërit e Tij që besojnë e jetojnë sipas këtyre vlerave superiore që të jenë:
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç'ka punoni. (Surja Nisa': 135)
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. (Surja Nahl: 90)
Në shoqëritë ku njerëzit kanë një mirëkuptim për drejtësinë, ashtu siç është shpjeguar në ajetin e lartëpërnmendur, padrejtësia nuk mbizotëron. Kjo ndodh sepse në vendin ku zbatohen vlerat e Kuranit e të Sunetit, ushtrimi i rreptë i drejtësisë është thelbësor. Në praktikimin e kësaj drejtësie, lidhjet familjare të ndokujt, pasuria, statusi ose faktorët e tjerë nuk lejojnë përjashtime. Pavarësisht nga kjo, zbatimi aktual i sistemeve të drejtësisë përreth globit është më se i ndryshëm. Në disa raste, duke marrë në konsideratë pasurinë e dikujt, statusin ose rrethanat sociale, krimet e tij thjeshtë injorohen ose dënimet janë më të lehta. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë në shoqëritë ku mbizotëron drejtësia reale. Faktorët siç janë lidhjet familjare, pasuria ose statusi kurrë nuk janë arsye për t’u larguar nga drejtësia.
Çfarë probleme paraqiten në shoqëritë ku nuk ushtrohet drejtësia e vërtetë?
1. Dëshmia e rreme shtohet
Në zbulimin e së vërtetës dhe krijimin e drejtësisë, dëshmitarët kanë rolin kryesor. Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve okularë, shumë raste mund të ndriçohen shpejt dhe kështu shquhen e vërteta dhe e pavërteta. Sidoqoftë, në shoqëritë në të cilat vlerat e Kuranit e të Sunetit nuk zbatohen, të gjeturit e të vërtetës përmes dëshmitarëve është larg për t’u besuar. Kjo ndodh thjeshtë sepse njerëzit që nuk mbështeten në Kuran e Sunet mund të gënjejnë pothuaj me lehtësinë me të cilën njerëzit marrin frymë, saherë që për këtë ata do të marrin para ose do të përfitojnë në ndonjë mënyrë. Derisa e bëjnë këtë, ata i kthejnë shpinën të gjitha sjelljeve virtuoze siç është thënja e së vërtetës ose të angazhuarit për të pafajshmit.
Madje, në disa raste, njerëzit përmbahen nga të dëshmuarit për ndonjë rast të caktuar, pa marrë parasysh se sa e rëndësishme mund të jetë kjo për të pasqyruar drejtësinë. Zakonisht me qëndrime të tilla kanë të bëjnë disa mendime joreale, siç është frika e futjes në telashe ose në ndonjë situatë të pafavorshme. Në një ajet, Allahu thekson rëndësinë e zbulimit të së vërtetës:
…Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni. (Surja Bekare: 283)
Mëria dhe inati që ndjehen ndaj dikujt mund të jenë arsye që i josh njerëzit për të fabrikuar dëshmitë. Përmes dëshmisë së rrejshme dhe duke shtrembëruar faktet, ata vonojnë drejtësinë. Rëndësia e së vërtetës është shpjeguar poashtu në hadithin e Të Dërguarit të Allahut, profetit Muhamet (paqja e Zotit qoftë mbi të):
Mbështetuni në të vërtetën, sepse ajo udhëzon në vepra të mira dhe veprat e mira e dërgojnë atë që i bën ato, në Parajsë. Nëse njeriu vazhdon ta flasë të vërtetën dhe e bën të vërtetën të jetë qëllim i tij, ai do të shënohet në prezencën e Allahut si i sinqertë i lartë. Shmangjuni pavërtetësisë, sepse pavërtetësia udhëzon në ligësi e ligësia udhëzon në Ferr. Nëse njeriu vazhdon të flasë të pavërteta dhe e bën pavërtetësinë e tij qëllim, ai do të shënohet në prani të Allahut si gënjeshtar i madh. 1
Njerëzit që nuk jetojnë sipas vlerave të Kuranit e të Sunetit nuk e zbatojnë drejtësinë, veçanërisht kur i japin përparësi interesave dhe dëshirave të tyre personale. Ata kurrë nuk marrin në konsideratë pasojat e dëshmisë së tyre të rrejshme. Atyre kurrë nuk u ndodh ajo nëpër të cilën kalon njeriu i pafajshëm e i dënuar gabimisht, gjatë kohëzgjatjes së burgimit, e as vuajtjet e familjes së tij. Ata nuk e vënë veten në lëkurën e tjetrit dhe nuk imagjinojnë se çfarë do të ishte jeta atëherë…
Në Kuran, Allahu i jep një konsideratë të veçantë kësaj situatë të cilën e provojnë njerëzit, dhe ai na urdhëron të jemi të drejtë, pa marrë parasysh se cilat janë rrethanat:
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni droje All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni. (Surja Ma'ida:
Për t’ju shmangur padrejtësisë, i dërguari I Allahut, profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thotë gjithashtu: "Asnjë nga ju nuk duhet të gjykojë ndërmjet dy personave kur ai është i hidhëruar."2
Të nxitur nga frika, paraja, ose lakmia, disa njerëz devijojnë nga ajo që është e drejtë dhe korrekte. Vetëm të mësuarit e vlerave të Kuranit do t’i bëj ata të lirë. Nën çfarëdo rrethane, qoftë nën kërcënim ose detyrim, ose në prezencë të çfarëdo përfitimi për ta, ata kurrë nuk priren për dinakëri, sepse janë të vetëdijshëm se Allahu i rrethon gjithmonë. Besimtarët janë të vetëdijshëm se, në botën e përtejme, ata do të japin llogari për secilin veprim të gabuar që bëjnë ose gjëra të liga që thonë. Në një ajet, Allahu shpall se robërit e të Gjithëmëshirshmit nuk sjellin dëshmi të rrejshme :
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. (Surja Furkan: 72)
Meriton vëmendje edhe një pikë që ka të bëjë me ata që ndjekin interesin e vet para se të zbatojnë drejtësinë: se atë ditë e njëjta ligësi mund t’i gjejë ata vetë. Nëse kjo ndodh, padrejtësia sigurisht që do t’i shqetësojë ata shumë dhe ata do të kërkojnë një dëshmitar të qëndrueshëm i cili nuk do të fabrikojë dëshminë. Pra, ata që nuk duan të provojnë këtë duhet të përpiqen për përhapjen e vlerave që urdhëron Allahu dhe të përkrahin saktësisht parimet morale të lëvduara në Kurani.
2. Kriteri për gjykimin e nejrëzve shndërrohet në para e grada
Paraja dhe statusi shërbejnë si kriter kryesor për të vlerësuar njerëzit në shoqëritë ku vlerat e Kuranit e të Sunetit nuk janë përkrahur. Në këto shoqëri, të gjitha shtresat janë ngopur me këtë mentalitet, duke na dhënë kështu me bollëk shembuj për të analizuar.
Qëndrimet e supozuara të një dyqanxhiu ndaj dy konsumatorëve të ndryshëm ofrojnë informata të mrekullueshme lidhur me këtë çështje. Dyqanxhiu pretendon një qasje të kujdesshme e të vëmendshme ndaj atij që, sipas pamjes së jashtme, supozon se është i kamur. Në anën tjetër konsumatori tjetër, që duket më i varfër, nuk trajtohet mirë nga dyqanxhiu. Kjo qasje nuk ndryshon edhepse të dy konsumatorët vizitojnë dyqanin për të blerë gjërat e njëjta dhe shpenzojnë shumën e njëjtë të parave. Paraqitja ose statusi përcaktojnë mënyrën se si dyqanxhiu trajton konsumatorët.
Këto kritere nuk janë të vërteta për dikë që jeton sipas Kuranit. Besimtari sillet mirë ndaj qenjes tjetër njerëzore vetëm sepse ai është “qenje njerëzore”. Ai nuk i dallon njerëzit rreth tij sipas diskriminimit të paragjykuar të asnjë lloji. Për të vlerësuar dikë, atij nuk i duhet “etiketë”. Pa marrë parasysh se a është njeriu i pasur ose i varfër, a jeton në kasollë ose në pallat, atij nuk i intereson. Rrobat e shtrenjta të dikujt, fytyra e bukur, diploma e ndonjë universiteti me prestigj, mirëqenja sociale, ose statusi i ngjashëm nuk kanë asnjë kuptim për të. Allahu, në Kuran, përmend besimin e njeriut ndaj Allahut dhe afrinë ndaj Tij si kriter të vetëm për ta përdorur në dashurinë ndaj njerëzve.
3. Pengesat në arsimim
Secili individ ka të drejtë që të ketë qasje në arsimim. Pa marrë parasysh religjionin, gjuhën, racën ose statusin, çdo individ ka të drejtë të përpiqet për njohuri. Sidoqoftë, padrejtësia sociale, praktikisht e bën këtë të pamundshme, duke ngritur shumë probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, në rradhë të parë pamundësinë për arsimim të lirë të çdo anëtari të shoqërisë. Për shkak të varfërisë, në shumë vende, një numër i madh i fëmijëve e adoleshentëve janë të deprivuar nga arsimimi kualitativ. Qasja në shkollat kualitative është e rezervuar për një pakicë të privilegjuar. Vështirë që njerëzit e zakonshëm të marrin shkollim i cili u adresohet nevojave të tyre arsimore. Në këtë kontekst, të pasurit marrin edukim më të mirë, përdersia të varfërit thjeshtë marrin atë që ua ofron sistemi.
Zhvillimi i fëmijëve mund të gëzojë mbështetje nga laboratoret dhe mjetet tjera të shumta që ofrohen nga shkollat që pranojnë mbështetje materiale adekuate. Burimet e kufizuara të disa shkollave, në anën tjetër, pengojnë individët e rinj në mënyra të ndryshme.
Njerëzit janë mësuar që të marrin edukim në çdo lëmi në të cilën dëshirojnë. Në të vërtetë, një sistem arsimor i cili u jep njerëzve rastin për të pranuar shkollimin bazuar në interesin e tyre, tendencat dhe aftësitë e tyre, dëshmon të jetë më përfitues e produktiv për shoqërinë. Sidoqoftë, në ditët e sotme, kushtet ekonomike e sociale i detyrojnë shumë njerëz që t’i japin fund shkollimit të tyre ose që të vazhdojnë atë në lëmin në të cilin nuk janë të interesuar.
Të jetuarit sipas Kuranit adreson problemet e tilla sociale dhe sjell zgjidhje, sepse ambienti të cilin këto vlera e sigurojnë nuk lejon shërbime joadekuate arsimore. E pajisur me urtësinë dhe zotësinë e të kuptuarit se çfarë sjell të mbështeturit në Kuran, njerëzit veprojnë si ofrues të zgjidhjeve në arsimim, ashtu siç bëjnë në të gjitha sferat tjera të jetës. Për më tepër, në shoqëri të tillë, nuk ekziston dallimi i paragjykuar ndërmjet të pasurve e të varfërve. Siç u përmend më lartë, ata që e duan Allahun i shpenzojnë ato që nuk iu nevojiten për të mirën e të tjerëve. Njëherë kur këto akumulime të jenë kanalizuar në shumë fusha që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme siç është arsimimi publik dhe shëndetësia, kërkohet vetëm një moment që këto probleme të zgjidhen. Sikur kjo të adoptohej në tërë rruzullin, dallimi midis të pasurve e të varfërve do të zbehej. Vendet e pasura do të transferonin burimet e tyre të tepërta në vendet e pazhvilluara pa pritur asgjë si kompenzim.
Të ofruarit e zgjidhjeve është sigurisht një detyrë madhore për të cilën janë përgjegjës muslimanët meqenëse ata mbahen përgjegjës që t’u ofrojnë të rinjve atë lloj arsimimi që do t’I udhëzonte ata për të jetuar sipas Kuranit. Ky është një lloj edukimi që sqaron personin në lidhje me qëllimin e tij/saj aktual në jetë dhe u tregon atyre shenjat e Allahut në tokë dhe në univers. Nëse kjo nuk ndodh, gjeneratat e reja, që bëhen subjekt i ngulitjeve të ideologjive irelevante të mosbesimit, do të rriten në persona jo produktivë kurse dobia e tyre, për vendin e tyre, kombin e religjionin do të jetë e vogël. Arsimimi joadekuat që u ofrohet të rinjve shpjegon pse ata adoptojnë mënyrë të padëshirueshme të jetës dhe si pasojë u mungon bekimi që prezenton religjioni dhe humbin rrugën. Sigurisht, njeriu që i frikësohet Allahut dhe që ka vetëdije nuk do të rrezikojë përgjegjësinë e vet.
4. Pabarazia midis meshkujve e femrave
Në shoqëritë të cilave u mungon drejtësia reale, pabarazia e grave dhe burrave është një çështje serioze sociale që paraqet probleme të mëdha. Në shumë vende të botës, gratë shpesh trajtohen si qytetarë të klasit të dytë e madje edhe dëbohen. Të përceptuara si të dobëta dhe qenje me nevojë për mbrojtje, ato shpesh abuzohen. Për të njëjtën arsye, ato nuk mbajnë ndonjë rol që kërkon respekt e autoritet në shoqëri.
Në shoqëritë ku mbizotëron paragjykim i tillë, femra me karrierë të mrekullueshme në jetën afariste vështirë se mund të pranohet. Në përgjithësi, femrat shihen si njerëz që kanë mungesë vetëbesimi dhe përcaktimi, dhe që kanë aftësi të varfëra intelektuale. Ky racionalizim i “stereotipit-femër” në shoqëri, shërben në mënyrë të gabuar si një shpjegim për çdo gabim që bën femra. Në realitet, gabimet e tilla nuk janë të zakonshme për femra por janë univerzale për të gjitha qenjet njerëzore.
Ndër kandidatët që konkurrojnë për një vend pune, meshkujt zakonisht privilegjohen ndaj femrave, madje edhe kur kanë të njëjtat kualifikime, intelegjencë e aftësi. Kjo tendencë shpjegon pse ka mundësi të kufizuara që janë në dispozicion të femrave afariste.
Në anën, tjetër, shumica e femrave identifikohen me këtë imixh që u është ngjitur. Ky identifikim i bën ato të pranojnë si të vërtetë rolin inferior që u është dhënë në shumë shoqëri.
Paragjykimet në jetën sociale ndaj dallimeve gjinore kanë pasoja të habitshme në vendet në zhvillim. Lëre anash të drejtën e tyre për edukim e punë, ato madje janë të deprivuar edhe nga marrja e vendimeve lidhur me martesën. Të gjitha llojet e vendimeve personale të gruas gjenden ose te baballarët e tyre ose te burrat.
Ka një orvatje të vazhdueshme për të ofruar zgjidhje në këto implementime të mangëta ku vetëm disa sosh janë përfshirë këtu. Shoqatat e themeluara për të mbrojtur të drejtat e grave, konceptet siç është liria dhe barazia ose lëvizjet feministe e seminaret, panelet ose diskutimet nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të thënë për zgjidhjen e zbatueshme. Të gjithë këto orvatje dëshmojnë se këto zgjidhje shkaktojnë komplikime të qenësishme. Kjo është pasojë natyrore meqë zgjidhja reale, si në të gjitha fushat tjera, është unike: zbatimi i Kuranit.
Në shoqëritë ku zbatohen Kurani e Suneti, nuk ka ndonjë dallim paragjykues ndërmjet individëve të shoqërisë, pa marrë parasysh a janë gra, burra, të pasur a të varfër, të rinj a të vjetër. Gjendja sociale, profesioni, pasuria, ose gjinia nuk i bëjnë njerëzit që të gëzojnë privilegje të veçanta. Vepra e mirë në të cilën është angazhuar dikush dhe frika e dikujt nga Allahu dallon, siç është përmendur në ajetin " Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time. " (Surja Bekare: 197) Në Kuran, njerëzit nuk janë ndarë në baza paragjykuese, në femra e meshkuj. Allahu i adresohet si burrave edhe grave që të kenë besim të ai dhe që të bëjnë vepra të mira. Allahu thekson rëndësinë e të jetuarit sipas vlerava që urdhëron. Në këtë kuptim, të qenit femër ose mashkull nuk ka ndonjë rëndësi. Disa nga ajetet e theksojnë këtë siç vijon:
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh. (Surja Tevba: 71-72)
Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh. (Surja Ahzab: 35)
Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie. (Surja Nisa': 124)
Shqetësimet që i vuajnë gratë në jetë sociale
Në shoqëritë e larguara nga religjioni, femrat përballen me shumë vështirësi, e në veçanti duhet përmendur ato që përjetohen pas shkurorëzimit. Shkurorëzimi krijon shumë probleme për gruan e cila është parandaluar që të punojë nga burri i saj dhe kështu ka mbetur e varur ekonomikisht nga ai.
Fakti se shumica e grave nuk kanë ndonjë profesion, se nuk janë mjaft të reja për të shkuar në punë ose se nuk janë titullare të ndonjë të drejte sociale e bën të vështirë ndarjen e tyre. Përfitimet shtesë që i kërkojnë palët e shkurorëzuara nga njëri tjetri dhe insitimi i tyre për të ndjekur interesin e vet kontribuon për konflikte ndërmjet palëve dhe e bën situatën edhe më të vështirë.
Sidoqoftë, në shoqëritë e besimtarëve, njerëzit nuk kalojnë nëpër telashe të tilla, sepse ata zbatojnë Kuranin e Sunetin. Respekti e dashuria që ndjehen në fillim të martesës nuk humben kur palët vendosin të përfundojnë martesën, sepse ajo bëhet me pëlqim të dyanshëm. Ky qëndrim është rezultat i shpjegimit se palët nuk e shohin njëri tjetrin si femër ose mashkull por si qenje njerëzore që kanë besim në Allahun, dhe prandaj Allahu është krijimi më i lartësuar. Ky qëndrim mirëmban kurtoazinë pas divorcit.
Ka shumë masa të ndërmarra në Kuran që sigurojnë të drejtat e gruas pas ndarjes. Ato që lidhen me situatën e saj ekonomike e mbrojnë mirëqenjen e gruas së ndarë. Ajeti në vazhdim na informon për përfitimet e ndihmn financiare të specifikuar nga aprovimi i përbashkët i të dyja palëve si dhe trajtimin përkatës të gruas pas ndarjes:
Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm. (Surja Bekare: 241)
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorës), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtetë, All-llahu sheh atë që veproni. (Surja Bekare: 236-237)
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati). (Surja Talak: 7)
Sërish nga ajetet, ne e dijmë se, pas ndarjes, nuk është e ligjshme për burrin që të mbajë çfarëdo qoftë që i ka dhënë gruas gjatë martesës. Të gjitha nevojat e gruas së ndarë që i përkasin strehimit janë gjithashtu të garantuara gjatë periudhës 'iddah pas ndarjes. Sipas Kuranit, është poashtu e paligjshme që të trashëgohet gruaja me forcë.
Ajo që është treguar deri më tani na shpalos faktin se zbatimi i Kuranit sjell zgjidhje. Në shoqëritë ku njerëzit jetojnë sipas Kuranit, gratë nuk janë subjekt i maltretimit dhe çnderimit si në shoqëritë e tjera.
5. Ndarja e barabartë e burimeve
Sot, jo të gjithë individët në botë kanë qasje në burime ushqimore. Energjia themelore e një mashkulli të rritur është rreth 2,800 kalori në ditë. Burimet ushqyese të disponueshme në planet janë adekuate për të plotësuar nevojën e çdo individi. Mirëpo, pjesa dërrmuese e botës është e përjashtuar nga këto përfitime dhe më shumë se 800 milionë njerëz në tokë vuajnë nga mosushqyeshmëria ekstreme. Kaloria ditore që harxhon 75% e popullsisë botërore (4.03 miliardë njerëz në vitin 1991) është shumë nën nivelin e minimumit të kalorive harxhuese. Për shkak të shpërndarjes jo të barabartë të ushqimit në botë numri i njerëzve të paushqyer dallon nga vendi në vend. Statistika të tjera tregojnë se përmbushja e nevojave themelore të popullsisë së vendeve në zhvillim (ushqimi, pirja, uji, sanitariet, kujdesi shëndetësor dhe edukimi) do të kushtonin afërsisht 40 milionë dollarë në vit. Kjo figurë barazon 4% të pasurisë së kombinuar të 225 njerëzve më të pasur në botë.3
Siç tregojnë këto statistika, burimet e tepërta të disa vendeve, edhepse të një rëndësie vitale, janë të padisponueshme në disa vende të tjera. Në vendet e pasura, disa burime që nuk janë në përdorim mbeten kot, edhepse ato mund të transferohen në vendet e varfëra. Mjerimi i disa vendeve afrikane është një shembull me të cilin është i njohur secili.
Padrejtësitë globale nuk janë të kufizuara në ushqim e ujë. Padrejtësia e njëjtë është poaq e vërtetë për shërbimet shëndetësore, e kjo krijon probleme serioze në tërë botën. Duke iu falënderuar hulumtimeve dhe zbulimeve në fushën e mjekësisë, sot shumë sëmundje mund të kurohen e parandalohen lehtë. Kjo është e mundur përmes teknologjisë mjekësore të aplikuar nga vendet e pasura me mjetet e tyre financiare. Vështirë që kjo të mund të thuhet për vendet e pazhvilluara. Problemet e vogla shëndetësore, me të cilat vendet e pasura ia dalin lehtë në krye, paraqesin kërcënim serioz në vendet e varfëra.
Për shembull, leproza është një sëmundje e fshehtë bakteriale që lulëzon kryesisht në
“rripin e varfërisë” të rruzullit. Kjo sëmundje, që ka pikëlluar njerëzimin që kur s’ mbahet mend, mund të kurohet me mjaft lehtësi në ditët e sotme. Leproza paraqet një kërcënim serioz në vendet e goditura nga varfëria, por në botën e zhvilluar ka vetëm raste sporadike ose hiç raste të raportuara. Ndër arsyet kryesore që sëmundja nuk është eliminuar në vendet e varfëra është fakti se kurimi është i gjatë dhe çmimi për t’u mjekuar është shumë i shtrenjtë. Tashmë, mbetet fakti se ndihma mjekësore që ofrohet nga vendet e pasura mund të kontribuojë për eliminimin e problemit.
Kur konsiderohen në përgjithësi të gjitha problemet shëndetësore, leproza mbetet maja e një ajsbergu. Në vendet e pazhvilluara, teknologjia është impotente përballë shumë epidemive të tjera. Për më tepër, në mungesë të mjeteve financiare, zor se mund të kurohen këto sëmundje, lëre pastaj që të zhduken tërësisht. Sidoqoftë, zgjidhja e të gjitha problemeve shëndetësore është e thjeshtë: përmes një organizimi racional, mund të vihen në praktikë shumë metoda, siç është transferi i pajisjes së ndaluar mjekësore që është deponuar nëpër depotë e vendeve të zhvilluara për vendet e varfëra.
Pabarazitë globale janë poashtu të dukshme në disponueshmërinë e tekonologjisë së informimit në tërë globin. Për të zgjeruar zonat bujqësore, vendet e zhvilluara investojnë me tepri në hulumtimin e teknologjisë bujqësore e të ujitjes, duke bërë aktivitetetet bujqësore të mundshme nëpër toka joproduktive, madje edhe shkretëtira. Sot, sistemet e ujitjes janë duke u transformuar falë teknologjisë informative. Sistemet e ujitjes të mbështetura në kompjuterë, që synojnë humbjen e ujit në minimum, e kanalizojnë ujin direkt në rrënjë të bimëve, nën dhe, duke ruajtur çdo pikë të mundshme në dobi të bujqësisë. Janë paraqitur projekte për të përmirësuar të gjitha burimet e ujit, siç janë deti dhe ujërat që rrjedhin me qëllim të përdorimit të ujitjes në shkretëtira.
Këto metoda moderne të bujqësisë paraqesin si të mundshëm prodhimin madje edhe nëpër shkretërtira. Mirëpo, fakti që këto zbulime nuk janë të disponueshme në vendet e goditura nga varfëria, mbetet një problem ndaj të cilit duhet menduar seriozisht. Teknologjia e varfër e këtyre vendeve nuk jep prodhimtari të lartë madje as në tokën pjellore, duke shndërruar kështu urinë në një kërcënim serioz për njerëzit e vet.
Në disa raste, e tërë popullsia e një vendi jeton nën rrezikun e urisë. Shtypi i kushton hapësirë në faqe të tëra një mjerimi të tillë, duke ia tërhequr secilit vëmendjen për situatën por, deri tani ka dështuar që të depërtojë te njerëzit për gjetjen e zgjidhjes. Zgjidhjet janë parë në masa të përkohshme dhe projekte afatshkurtëra, mirëpo masat e tilla të dobëta, të cilave u mungon një depërtueshmëri, nuk prodhojnë ndonjë rezultat.
Në këtë pikë, njerëzit vërtetë kanë nevojë për zgjidhje të shpejta e efektive të cilat do të adresojnë nevojat aktuale. Sot, vendet e goditura nga varfëria marrin shuma të mëdha të ndihmës ushqimore. Tashmë, shumë nga to nuk shërbejnë për asnjë të mirë sepse ato thjeshtë bëhen për qëllime të ekspozimit dhe janë në papajtueshmëri me nevojat e vuajtësve të krizës. Alternativisht, duke u vonuar ose për shkak të ndërprerjeve brenda organizatës, ushqimi prishet para se të arrijë në destinacion. Shoqatat janë krijuar për të organizuar këtë ndihmë. Sidoqoftë, këto shoqata kanë mungesë kredibiliteti, meqë shpesh janë përplot korrupsion.
Nën dështimin për të gjetur një zgjidhje konkrete qëndron egoizmi, interesi vetjak, ambicja, shkujdesshmëria e dobësi tjera morale. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund këtyrë jopërsosmërive morale është të komunikuarit e Kuranit njerëzve dhe të përkujtuarit atyre se ne do të japim llogari për të gjitha veprat tona në jetën e përtejme.
Si në shembujt e mëparshëm lidhur me shëndetin dhe edukimin, drejtësia do t’i jepte fund shumë problemeve në tërë botën. Sidoqoftë, këtu një pikë meriton vëmendje të veçantë: kur ne themi shpërndarje korrekte, nuk duhet nënkuptuar se gjithçka do të jetë e disponueshme për secilin, çdokund e në të njëjtën masë. Ajo që nënkupton kjo është se nevojat e njerëzve duhet plotësuar në tërësi. Sigurisht, sistemi i veçantë i ujitjes i vënë në shkretëtirë nuk do të jetë në përdorim diku tjetër. Ngjashëm, askush nuk mund të presë që një vend të dërgojë barëra në një vend tjetër, nëse i njëjti bar është i nevojshëm për vetë atë vend. Për më tepër, nuk është thelbësore që secili qytetar të posedojë saktësisht sasinë e njëjtë të pronës. Ajo që është me rëndësi është se nuk duhet pasur disa njerëz që kënaqen në jetë ekstravagante, derisa, afër tyre, ka njerëz që vuajnë nga varfëria. Është thelbësore shmangja e një hendekut të pa urë ndërmjet të varfërve e të pasurve.
Kur të jetë zbatuar urdhëri i Allahut, " Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq). " (Surja Bekare: 219), shpërndarja korrekte që do të çojë shoqëritë në paqe do të shfaqet spontanisht.
Paqja: Pasoja natyrore e sigurimit të drejtësisë së vërtetë
Kur njëherë të jenë marrë në konsideratë të gjitha këto fakte, ne arrijmë në konkluzion se vetëm të jetuarit sipas Kuranit do të sigurojë një strukturë komplete sociale korrekte. Kjo sepse vetëm morali i Kuranit ofron sjellje morale dhe urtësi. Egoizmi, vetëkënaqësia, njerëzit e shkujdesur do të shndërrohen në të mëshirshëm, njerëz që mendojnë për të mirën e të tjerëve dhe që gjejnë zgjidhje. Kjo thjeshtë do të thotë fund i shumë problemeve.
Në shoqëritë ku gëzohet drejtësi, njerëzit nuk ndalen në dobësitë morale siç janë ndjekja e interesit vetjak, mashtrimi ose shkelja e të drejtave të tjetrit. Urdhërat themelore të Kuranit na mësojnë çështjet siç është bashkëpunimi e mëshira, të cilat janë thelbi i shoqërisë së drejtë. Në shoqëri të tillë, secili kujdeset për interesat e tjetrit, prandaj të drejtat dhe interesat e të gjithëve janë të siguruara. Kjo është ajo që sjell paqja e përgjithshme dhe siguria e shoqërisë. Në këtë kuptim, përgjegjësia e të gjithë besimtarëve, është që të komunikojnë vlerat e lavdëruara të Allahut dhe religjionin e drejtë në tërë botën. Ky është tipari më i rëndësishëm i besimtarëve:
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit. (Surah Ali 'Imran: 104)
(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët. (Surja Tavba: 112)
Allahu përmend ekzistimin e njerëzve që jetojnë sipas këtyre vlerave dhe prandaj u bën thirrje njerëzve që t’i ndjekin ato. Vetëm ata që i bëjnë njerëzit që t’i shmangen veprave të liga do të fitojnë shpëtim:
E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar. (Surja A'raf: 165)
CILA ËSHTË PËRVOJA NË JETËN POLITIKE
E sapo të kthehet, ai në tokë fillon të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). (Surja Bekare: 205)
Drejtësia, morali, dhe ndershmëria duhet të përshkojnë çdo moment të jetës së secilit. Në situatën e tanishme ku secili nga ne jeton në demokraci parlamentare, kjo është veçanërisht e vërtetë për politikanët. Politikani është përgjegjës për shumë njerëz. Njerëzit i drejtohen atij për zgjidhje. Prandaj, është thelbësore që ai të jetë korrekt në vendimet e tija, të mos bëjë diskriminime të paragjykuara kundër njerëzve, të identifikojë në mënyrë korrekte nevojat dhe të kryejë aksione përkatëse për të adresuar problemet e tyre. Derisa bën këto shërbime për të mirën e përgjithshme, ai duhet të bashkëpunojë me ekspertë dhe të emërojë njerëz të kualifikuar që mund të arrijnë rezultate. Nëse ai është i aftë për të gjetur arsyet për ndonjë ndërprerje në shërbim, politikani duhet që me shpejtësi të gjejë zgjidhje të suksesshme dhe të bëjë ndryshime të atypëratyshme në politikat e tij, nëse për këtë ka nevojë. Në interesin më të mirë të publikut, ai duhet të ketë aftësi për prioritete.
Megjithatë për disa, më parë se të jetë shërbim publik, politika është shndërruar në industri profitabile. Në këtë kuptim, në politikë dikush konsiderohet i suksesshëm nëse mban pushtet, konsolidon dhe e siguron atë përkundër të gjitha rrethanave të pafavorshme dhe, nëse është e mundur, siguron edhe më shumë pushtet. Kur kjo bëhet rrugë e zakonshme politike, nuk është çudi pse në sistem janë të strukturuara të gjitha format e korrupsionit e të mashtrimit.
Kudo, në perëndim e në lindje, në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, është e mundur të shihet se politika është shkrirë me biznes. Kështu, nuk është e jashtëzakonshme të shihen shembuj të atyre që, abuzojnë politikën për dobi personale, rrezikojnë karrierën e tyre politike ose janë të përjashtuar nga zyra duke ndjekur skandalet "e ndarjes e të favoreve". Në shumë sisteme autoritative liderët krijojnë gusto të shtrenjtë dhe kënaqen në ekstravagancë derisa njerëzit e tyre luftojnë urinë dhe epideminë. Mobutu, kryetari i përjashtuar i Zairesë, është një shembull i mirë. Derisa zairasit luftonin për një kore bukë, çdo muaj Mobutu dërgonte aeroplanin e tij personal në Francë për të sjellë berberin e tij. Ai grumbulloi një pasuri të madhe, duke përfshirë në pasurinë e tij personale edhe burimet natyrore e minierat e diamantit të vendit të tij. Për më tepër, ai i lejoi vendet perëndimore që të përfitojnë nga kjo pasuri natyrore e Zairesë derisa njerëzit e tij përjetonin rrethana shkatërruese ekonomike dhe trazira civile për shkak të konflikteve fisnore.
Asnjë shoqëri nuk është imune ndaj praktikave të tilla, veçse kërkohet sundimi i Kuranit. Në komunitetet jofetare njerëzit vështirë se lidhin ndonjë kuptim për konceptet siç është drejtësia, mëshira, dashuria, respekti e ndershëmria, meqë secili ndjek interesin e vet dhe shfaq lakmi të pashuar. Në ajet, Allahu thekson dimensionet e kërcënimit që njerëzit e tillë paraqesin për shoqëritë:
E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). (Surja Bekare: 205)
Nuk bën punë që të pritet ndonjë ndryshim në karakteristikat e lartpërmendura njerëzore për sa kohë që njerëzit nuk zbatojnë Librin e Allahut. Sidoqoftë, në vendet ku njerëzit kanë frikë nga Allahu dhe ku ka udhëheqës të ndërgjegjshëm, gabimet gjyqësore dhe abuzimet e pushtetit nuk lejohen. Problemet e njerëzve diagnostifikohen e trajtohen përshtatshëm dhe shërbimet punojnë me efektshmëri. Shpërblimi për shërbimin publik paguhet vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, ndihma e shprehur vetëm për hir të Tij nuk pritet në këtë botë por në botën e përtejme. Gjatë historisë, Allahu ka komunikuar porosinë e shenjtë përmes profetëve të Tij. Këta profetë vetëm i ftonin ata në religjionin e të së vërtetës. Sidoqoftë, reagimet e njerëzve ndaj këtyre profetëve ishin mosbesimi dhe ata shpesh dyshonin qëllime të fshehura prapa orvatjeve të tyre të sinqerta. Përgjigjet e profetëve ndaj jobesimtarëve ishin të njëjta:
Thuaj (Muhammed): “Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”. (Surah Sad: 86)
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni. (Surah Hud: 51)
Ata që besojnë në Allahun ndjekin shembullin e kësaj sjellje, që lavdërohet në Kuran. Ata nuk presin fitim në këtë botë, në çfarëdo forme, si kthim për shërbimet e ndihmën e dhënë. Në jetën politike të shoqërive jobesimtare, sidoqoftë, çështjet politike, si ato të brendshme ashtu edhe ato të jashtme, dhe interesat personale/partiake janë të lidhura ngushtë. Nëse kjo ndodh, jeta politike e ka hisen e vet të mashtruesit të zgjuar për të marrë vendime kundër interesit publik ose kombëtar. Metodat e aplikuara për të siguruar këtë mbështetje të rrethit janë investimet publike që u shërbejnë interesave më të mira të grupeve të veçanta të interesit, duke hapur kredi për ta ose thjeshtë duke injoruar korrupsionin dhe mashtrimin. Lobimi, i inkorporuar në sistemin politik të SHBA-ve e shpjegon më së miri se si punon sistemi. Janë mbledhur shuma të mëdha të donacioneve të pazbuluara, për të financuar fushatat elektorale të kandidatëve. Qëllimi është që të sigurohet një ulëse për dikë në senat, dikë që do të manovrojë llojin e politikës që e përkrahin donatorët. Në një ndër çështjet e saja The Economist u mor me fushatat elektorale të financuara për së tepërmi në SHBA duke theksuar se vetëm në vitin 1992 kontributet u llogaritën deri në 3 miliardë dollarë.4 Duke përdorur kontribute ilegale, lobet madje arrijnë fuqinë e ndërmarrjes së sanksioneve kundër qeverive të tjera. Është vërtetë e habitshme shkalla e presionit në politikanë, kur merret parasysh se politikanët kurrë nuk guxojnë të kenë mospërputhje me kërkesat e kontribuesve të tyre. Politikanët e "udhëzuar" nga frika e tyre, adoptojnë politika që i përshtaten më së miri interesit të këtyre grupeve të interesit ose krijojnë kriza artificiale. Nganjëherë partitë politike vuajnë nga konfliktet brenda partiake. Bile përdoren metoda të ndryshme tinzare për të nxitur trazira në vend, prandaj përgatitet terreni i duhur për grupet e interesit për të përfituar.
Lidhjet e ngushta midis grupeve të interesit dhe atyre që janë në pushtet ndikojnë që vendet të zhyten në kaos, siç është e dukshme në diktaturat e Amerikës Latine. Për pesë ose gjashtë vitet e fundit, regjimet fashiste në vendet e Amerikës Latine kanë jetuar në ekstravagancë përderisa masa e njeëzve në ose nën kufirin e varfërisë së skajshme. Edhe sot, pushteti në mënyrë konstante kalon nga diktatorët te juntat dhe vice versa. Juntat ushtarake sundojnë me grusht të hekurt, duke mbajtur pushtetin nga shtypja që i bëjnë masës. Në këto vende, që janë udhëkryq i trafikimit të narkotikëve, konfliktet e interesit të atyre në pushtet dhe të aleancave të drogës vështirësojnë zhvillimin e vendit. Këto qarqe, që lulëzojnë vetëm në kaos, mbajnë vazhdimësinë e tyre përmes shtypjes e terrorit. Prandaj, brutaliteti, konfliktet dhe luftërat civile janë të pafund. Vetëm në vitin 1992, në Kolumbi pati 28 mijë vrasje. Kjo shifër shërben shumë mirë për të përshkruar formën e brutalitetit që ekziston aty. Siç e kemi parë, të mos jetuarit sipas Kuranit e Sunetit është poashtu arsye për ekzistencën e pushtetmbajtësve të cilët Ii mbyllin sytë ndaj çdo forme të dhunës.
Një pikë tjetër e habitshme në jetën politike është se autoriteti dhe pushteti u janë të garantuara atyre që, nga natyra dhe kualifikimet, nuk i meritojnë ato. Kjo është ajo në të cilin bazohen sistemet e jobesimit: që të caktoheni në një pozitë të caktuar nuk është esenciale të qenit i kualifikuar. Në këto çështje, interesat vetjake bëhen forcë shtytëse në vendimarrje. Sidoqoftë, në Kuran Allahu urdhëron të kundërtën:
All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni. (Surja Nisa': 58)
Në shoqëritë ku njerëzit nuk jetojnë sipas Kuranit, dhe në pajtueshëmri me të, detyrat dhe përgjegjësitë nuk bëhen në bazë të aftësive e kualifikimeve, dhe secili që fiton ndonjë pozitë të lirë praktikon në rradhë të parë nepotizëm e kronizëm. Për politikanët dhe partitë e ngjashme, interesat vetjake dhe preferencat politike gjithmonë kanë prioritet. Të punuarit për të mirën e publikut është me tepër retorikë që përdoret gjatë fushatave elektorale, se sa adresim ndaj votuesve. Në pajtim me këtë, shërbimet publike, (nëse të tilla ka), nuk u ofrohen fshatrave apo qyteteve të varfëra por provincave ku janë koncentruar zgjedhësit.
Përgjegjës për këtë të arsyetuar të shtrembëruar dhe imoralitet është mosbesimi. Njerëzit, që nuk sillen me përgjegjësi e ndërgjegje, nuk i frikësohen Allahut. Ata nuk tregojnë mëshirë për njerëz dhe për të njëjtën arsye, nuk sillen me korrektësi. Duke trilluar injorancë ndaj faktit se do të japin llogari për çdo vepër që bëjnë në këtë jetë, ata kryejnë çdo formë të ligësisë e imoralitetit. Kështu, detyrë e atyre që janë të përkushtuar që ky mjerim të mbarojë dhe që të përgatisin një të ardhme më premtuese, është që të zbatojnë Kuranin dhe t’ia komunikojnë atë njerëzve. Është detyrë e çdo besimtari që t’i informojë njerëzit për urdhërat e Allahut, me respekt për vlerat morale, që t’i ftojë ata të jetojnë sipas tyre dhe t’i paralajmërojë ata kundër të qenit të këqinj. Ata që injorojnë këtë detyrë, ose ata që e shtyjnë për më vonë, duhet të frikësohen se, në botën e pastajme, mund të dështojnë që të japin llogari për pandjeshmërinë e tyre.
NDIKIMI I PABESIMIT NË EKONOMI
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar. (Surja Bekare: 276)
Pjesën më të madhe të bisedave tona ditore e zë ekonomia. Si në vendet e pasura ashtu edhe në ato të varfëra, disa komunitete janë imune ndaj eskalimit të problemeve ekonomike. Pjesa dërrmuese e njerëzve në botë jetojnë në kufirin e skajshëm të varfërisë përderisa ekzistenca e shumë vendeve varet nga “ndihma” e huaj. Të pranuarit e “ndihmës” i shton problemet e tyre edhe më, meqë, duke qenë të paaftë për të paguar madje edhe interesin, këto vende ballafaqohen me varfëri edhe më të madhe.
Nga shëndeti në arsimim, të gjitha çështjet mbahen në lëvizje duke iu falënderuar mjeteve financiare. Siqodoftë, pavarësisht a janë vende të zhvilluara apo jo, kushtet ekonomike i godasin njerëzit shumë. Pasuria, ekstravaganca dhe pasojat natyrore të saj, siç është degradimi, qëndrojnë afër varfërimit. Të paaftë për të plotësuar nevojat e tyre esenciale, njerëzit luftojnë me njëri tjetrin. Shumë raporte e studime, programe të përmirësimit, dhe seminare për të ngritur vetëdijën ngecin për shkak të dëshirës për të gjetur zgjidhje të zbatueshme dhe mbetet fakti se, secila ditë përforcon dëshpërimin e mjerimin e shumicës së botës.
Papunësia është problem i madh global. Madje edhe kur njerëzit janë të punësuar, pagat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të siguruar kushte të mira jetese. Përkundër kësaj, qindra kandidatë konkurrojnë për disa vende të lira në shërbimin publik, vende që do të sjellin të ardhura solide. Njerëzit presin në rradhë me orë të tëra para zyreve të të papunësuarve me shpresa të dobëta për të gjetur punë.
Pra, cila është zgjidhja? Pse dështojnë masat për të zhdukur këto probleme?
Në çdo vend, zhvillimi ekonomik, prodhueshmëria, rastet e begatshme të punës, dhe forca produktive e punës janë esenciale për të mirëmbajtur stabilitetin ekonomik. Sërish, statistikat indikojnë se ka gati 820 milion të papunësuar në tërë botën. Kur kësaj shifre ia shtojmë numrin e të varurve, dimensionet e problemit bëhen edhe më serioze.
Në ditët tona, sistemet ekonomike, veçanërisht në vendet e varfëra, qëndrojnë në interesin bankar. Përqindja më e lartë e kamatave që u ofrohet depozitorëve nga bankat, ka një ndikim destruktiv në ekonomitë kombëtare. Kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit i fusin më me dëshirë paratë në banka se sa që i investojnë ose përdorin ato në mënyrë produktive. Të pasurit e gjejnë më të lehtë të jetojnë në saje të kamatave që marrin se sa të punojnë, kurse në shoqëritë ku shumë njerëz nuk punojnë nuk ka fort gjasa që të rriten investimet, që është esenciale për përmirësimin e vendit.
Në këto sisteme, gazetat bartin reklamat bankare duke dhënë porositë vijuese:” ju mund të pushoni së investuari në biznesin tuaj dhe të shkoni në pushime…” kjo përsiatje, megjithëse duket e thjeshtë e atraktive, sjell më parë rrënim të vendit se sa mirëqenie e pasuri. Një ekonomi që nuk rritet nga investimet e ka fundin në shkatërrim. Paratë e grumbulluara nëpër llogaritë bankare dhe sefe janë burim kryesor për problemet ekonomike siç është infacioni. Ata që nuk i kontribuojnë ekonomisë dhe që i vënë paratë në bankë e “shkojnë në pushime” do t’i bartin vetë pasojat afatgjate. Paratë e atyre që rrijnë në bankë do të humbin vlerën e tyre në mënyrë konstante, sipas kursit të kohës, dhe nuk do të mbajnë përqindjen në ngritje të inflacionit.
Në një ekonomi që mbështetet në prodhim, paraqitet një prodhim i përgjithshëm nga i cili përfiton secili. Vërtetë, Allahu na urdhëron që të shpenzojmë paratë për të mirën e njerëzve. Në Suren Tavba, Allahu na jep lajmin e dënimit të dhimbshëm për ata që grumbullojnë posedimin e tyre:
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm. (Surja Tavba: 34)
Në shoqëritë ku aplikohen parimet e Kuranit, sistemin e mbajnë në lëvizje praktikat që janë esenciale për dobinë e njerëzve. Kështu, Allahu, ndalon fajden dhe pengon njerëzit që të vuajnë nën barrën e borxhit:
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!” e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. (Surja Bekare: 275)
Në një ajet tjetër, është theksuar se fajdja nuk sjell prosperitet te njeriu:
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar. (Surja Bekare: 276)
Për të përmirësuar standardet e jetesës, në të gjitha fushat e jetës, stabiliteti dhe rendi janë esenciale. Kjo vlen gjithashtu edhe për ekonominë. Besimtarët janë ata që duhet të supozojnë përgjegjësinë për ofrimin e zgjidhjeve. Në këtë kuptim, askush nuk ka kohë që të humbasë duke pritur të tjetërt që të ndërmarrin iniciativën. Kjo është sepse Allahu i ka dhënë këtë përgjegjësi secilit besimtar. Për ta plotësuar këtë, njeriu duhet që fillimisht të komunikojë religjionin dhe bekimin që religjioni i jep jetës së secilit.
Anëtarët e një komuniteti që kanë besim të sinqertë se, për dallim nga fajdja, pasuria që shpenzohet për të mirën e njeriut sjell prosperitet, do ta shpenzojnë pa hezitim një pjesë të kësaj pasurie, që nuk u duhet, për një shkak të mirë. Përfitimet nga një sistem i tillë janë evidente në shoqëri. Sidoqoftë, njerëzit nuk duhet ta shohin një sistem të këtillë si të paarritshëm. Mënyra për ta parandaluar këtë është që të mësojmë njerëzit për Kuranin.
Është me rëndësi të thuhet se në mënyrën e jetës sociale që udhëzon Kurani e Suneti njerëzit luftojnë jo vetëm për mirëqenien e vet, por edhe për mirëqenien e publikut, meqë vlerat e Islamit kërkojnë bashkëpunim, solidaritet e bashkim.
Duke qenë të ndaluar nga Allahu për të bërë këtë, njerëzit nuk dhunojnë të drejtat e njëri tjetrit. Askush nuk provon që në mënyrë të paligjshme të marrë të drejtat e tjetrit. Askush nuk mashtron gjatë matjes ose numërimit. Në shoqëritë që jetojnë sipas Kuranit, padrejtësia nuk lejohet kurrë. Rrjedhimisht, raportet u nxitura nga fajdja marrin fund. Pasanikët nuk grabisin të varfërit dhe njerëzit nuk tentojnë që në mënyrë të paligjshme të marrin hisen e tjetrit.
Në shoqëritë ku aplikohen vlerat religjioze, nuk humbet asgjë. Njerëzit konsumojnë por shmangin ekstaravagancën. Bashkëpunimi dhe drejtësia mirëmbajnë standarde më të mira jetese e mirëqenjeje. Periudha e bekuar e komunitetit të parë islam, një kohë e mirëqenjes kur njerëzit në përgjithësi zbatonin Kuranin e Sunnah, është një shembull eksplicit i këtij fakti.
VLERAT E RELIGJIONIT NA URDHËROJNË
QË TË MBROJMË ATA QË KANË
NEVOJË DHE JETIMËT
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë. (Surja Nur: 22)
Sot, varfëria nuk është problem i kufizuar vetëm në disa vende. Agjenda botërore është e dominuar nga fëmijtë që jetojnë duke mbledhur mbeturina, që kalojnë netët e ftohta jashtë në rrugë edhe që bëjnë punë të rrezikshme, duke rrezikuar jetërat e tyre, e që si kundërshpërbilm marrin pak para. Prandaj, pjesa më e madhe e botës nuk është e sigurtë nga vdekjet e fëmijëve që vuajnë nga mosushqyeshmëria dhe probleme të tjera që lidhen me varfërinë.
Vetëm statistikat mbi varfërinë dhe fëmijtë e rrugëve shpalosin dimensionet serioze të situatës.
Në vitin 1982, UNESCO raportoi 200,000 fëmijë të rrugëve në Stamboll, 10,000 në Bogota, dhe 2 milionë në Rio de Zhaneiro. Në Afrikë, kjo e dhënë vlerësohet të jetë 5 milionë dhe është në rritje. Zhvendosjet civile dhe luftërat, mungesat, Sida dhe urbanizimi i shpejtë janë faktorët që e ngrisin numrin e fëmijëve të rrugës. Në tërë botën, 30 deri në 70 milionë fëmijë të rrugëve janë pastrehë për çdo natë.5
Në Amerikë, shkalla e varfërisë së fëmijëve të mitur është rritur me një shpejtësi alarmante. Ndërmjet viteve 1979 dhe 1994, numri i fëmijëve nën moshën 6 vjeçare që jetonin në varfëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit nga 3.5 milionë në 6.1 milionë. Në vitin 1994 gati gjysma e të gjithë fëmijëve nën moshën 6 vjeçare jetonin në familje të varfëra ose pothuajse të varfëra. Si shtesë ndaj 6.1 milionë fëmijëve të mitur që jetonin në varfëri, 4.8 milionë fëmijë të tjerë jetonin skaj nivelit të varfërisë.6
Siç sygjerojnë statistikat e mësipërme, as bota e zhvilluar nuk është imune ndaj varfërisë. Papunësia nga rënja ekonomike dhe pamjaftueshëmria e sistemeve të sigurisë sociale janë, në një masë të madhe, përgjegjëse për këtë varfëri.
Vlerat e Kurani e të Sunnah, sidoqoftë, kërkojnë mbrojtjen e të vrafërve dhe atyre që kanë nevojë. Ka shumë hadithe të të dërguarit të Allahut, profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) që urdhërojnë besimtarët që të mbrojnë të varfërit. Një nga to thotë kështu:
Duani të varfërit dhe qëndroni afër tyre. Nëse i doni, Allah do t’ju dojë juve. Nëse ju kujdeseni për ta, Allahu do të kujdeset për ju. Nëse i vishni, Allahu do t’ju veshë juve. Nëse i ushqeni, Allahu do t’ju ushqejë juve. Allahu do të jetë zemërgjerë, nëse ju jeni zemërgjerë.7
Në vendet ish socialsite ne shohim një dimension tjetër të varfërisë: pavarësisht nga kushtet e veçanta, standardet jetësore të pothuaj të gjithë individëve janë të ulëta, ndryshe nga vendet e zhvilluara dhe ato të treta. Në këto vende, ka një varfëri të përgjithshme që ndikon në tërë popullsinë. Pasojat e varfërisë kanë një ndikim të përgjithshëm ndaj gjithë vendit. Për shembull, infrastrukltura e qyteteve dhe sistemet e sigurisë sociale janë dëshmuar të jenë joadekuate. Ushqimi është i pamjaftueshëm. Për ndryshim nga shumë vende, madje edhe nëse mund ta sigurosh, ushqimi dhe të mirat e tjera nuk janë në dispozicion nëpër tregje.
Është e mundshme të numërojmë shumë arsye që mund të llogariten si shkaktarë për varfërinë. Sidoqoftë, do të ishte shumë më e dobishme të diskutojmë ndikimin e varfërisë në shoqëri dhe mënyrat për ta çrrënjosur atë. Në kapitujt vijues, jemi marrë me problemet që lidhen me varfërinë në nën-tema të veçanta.
Efekti destruktiv I varfërisë në shoqëri
Pa dyshim, prej pasojave të varfërisë më së shumti vuajnë fëmijtë. Fëmijtë e varfër, veçanërisht ata të pastrehë shpesh largohen nga shkollat publike sepse nuk kanë adresë të përhershme, dëshmi për moshën dhe të dhëna për imunizim. Shumë vështirë gjejnë ushqim për të ngrënë. Shpesh, ata detyrohen që të punojnë në kushte të vështira. Në disa vende, fëmijtë madje edhe shiten nga familjet e tyre në “vende pune” si skllevër.
Në pjesën më të madhe, këta fëmijë fitojnë pak para, në ambientet më të këqija shëndetësore që mund të imagjinohen, e të cilat mund të rezultojnë me vdekje. Popullsia e Indisë është 940 milionë dhe atje ka 44 -100 milionë fëmijë që punojnë -që është më shumë se numri total i fëmijëve punëtorë në pjesën tjetër të botës. Në Pakistan, një vend me popullsi prej 120 milionësh, ka rreth 8 milion fëmijë që punojnë. 8 Gjendja e keqe e fëmijëve të varfër nuk dallon në pjesën tjetër të botës.
Në tërë botën ne e dijmë situatën e fëmijëve nën moshë të cilët janë të detyruar të punojnë, dhe kushtet e rënda që i kanë ata në vendet e punës. Sidoqoftë, përkundër kësaj, në vend se këtyre fëmijëve t’u jipen shërbimet sociale dhe përkrahja arsimore, që janë aq esenciale për zhvillimin e tyre, këto vende janë të brengosura për konkurrencën e ekonomive të tyre nga produktet e lira të prodhuara nga fuqia punëtore e fëmijëve. Në takimet e tyre, ata madje diskutojnë se si të ngrisin konkurrencën dhe jo se si t’i mbrojnë këta fëmijë.9
Shumë vende në botë ndajnë pjesë të rëndësishme të buxhetit për mbrojtje. India dhe Pakistani, vende ku arsimimi, shëndeti e industria kërkojnë një reformë urgjente, nuk bëjnë ndonjë përjashtim. Fjala vjen, Pakistani ndan 60% të buxhetit të vet në armatim dhe shpenzime të mbrojtjes. Fakti që shumica e publikut është e dëmtuar nga varfëria, nuk e ndryshon situatën në Pakistan. Shpenzimet e armatimit nuklear në SHBA janë 35 miliardë dollarë në vit. Nga viti 1946, viti kur ishin inicuar programet lidhur me bombën atomike, e deri në vitin 1996, qenë shpenzuar gati 5.5 trilionë dollarë.10
Pa dyshim, këto buxhete të ndara për mbrojtje e armatim mund të ofrohen për të sjellë ndihmë në zgjidhjen e problemeve për njerëzit e goditur nga varfëria. Sidoqoftë, përkundër faktit që në shënjestër janë jetërat e fëmijëve të vegjël, shqetësimet politike dhe kalkulimet e interesit vetjake kanë vështirësuar për një kohë të gjatë zhvillimet e zgjidhjeve të duhura për këto probleme.
Një pikë këtu, kërkon vëmendje të veçantë: nën kushtet vijuese, shpenzimet për mbijetesë janë të pashmangshme. Meqenëse mosbesimi sjell më shumë konflikte, kaos, mizori e dhunë, duket se këto probleme do të vazhdojnë. Sëkëndejmi, vendi duhet të mbështet në mbrojtjen e vet që të mbajë ekzistenën.
Sidoqoftë, mjerimi është kudo. Është e qartë se të përhapurit e fjalimeve lidhur me problemet nuk do të ofrojë zgjidhje. Por as të anashkaluarit e thjeshtë të lypësve apo dhënja e lëmoshës. Koordinimi i programeve të rregullta që adresojnë nevojat e edukimit, shëndetësor, strehimit dhe veshmbathjes së njerëzve të varfër është esencial.
Megjithatë, kjo është e mundshme vetëm kur njerëzit të zhvillojnë ndjeshmëmrinë dhe kur të jetojnë sipas Kuranit. Sërish, vlerat e Kuranit do të sigurojnë një ambient paqësor që do t’I bëj vendet mjaft të ndjeshme sa për të mos shkelur të drejtat e vendeve të tjera. Rrjedhimisht, shpenzimet e mbrojtjes mund të kufizohen dhe burimet e ndara për këtë mund të investohen në fushat përkatëse për të siguruar mirëqenje, paqe e edukim kualitativ për publikun.
Sigurisht që shpenzimet e mbrojtjes janë vetëm një shembull. Mund të ofrohen shumë zgjidhje të tjera të ngjashme. Sikur edhe në të gjitha çështjet e tjera, është esenciale të shihet se zgjidhjet gjenden në të jetuarit sipas Kuranit e Sunetit. Kjo për arsyen se vetëm një person i pajisur me vlerat e Kuranit e të Sunetit mund t’i japë pjesën e vet të bukës nevojtarit ose jetimit, edhe kur ai për veten e vet, është i uritur. Në të njëjtën kohë, ai person është personi që nuk u ofron të tjerëve gjërat që nuk i do për vete, dhe ai është i vetmi që u ofron ndihmë pa kërkuar asgjë si kundërshpërblim. Në Suren Nur, Allahu shpjegon se si duhet të sillen njerëzit e pasur:
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë. (Surja an-Nur: 22)
Në Kuran, Allahu na shpjegon se si duhet të pasurit t’i qasen nevojave të të varfërve. Fjala vjen, Allahu thotë se një pjesë e pasurisë së të pasurve i takon të varfërve. Allahu thotë se disa njerëz nuk e bëjnë publike varfërinë e tyre dhe se të drejtat e këtyre njerëzve duhet të mbrohen:
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). (Surja Dharijat: 19). (jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë. (Surja Bekare: 273)
Vuajtjet e atyre që detyrohen të lënë vendin e tyre
Një ndër pasojat e rëndësishme të varfërisë botërore është problemi i refugjatëve. Shpresa për vende më të mira pune ose standarde më të mira jetese, ose luftërat e mungesat kanë shkaktuar zhvendosje masive, duke shkaktuar kështu konflikte serioze ndërmjet vendeve.
Fillimisht, vala e refugjatëve nga vendet e botës së tretë është favorizuar nga shumë vende mikpritëse, dhe me qëllim që të ofrojnë furnizim të lirë të punës për perëndimin, është aranzhuar përmes trakteve të larta ndërkombëtare. Pagat e ulëta që u paguhen punëtorëve të huaj dhe gatishmëria e tyre për të punuar në kushte të vështira përllogaritet në këtë pranim gatishmërie. Vërtetë, për një kohë të gjatë, punëtorët e huaj kanë kontribuar në masë të madhe në ekonomitë e këtyre vendeve, por me kohë, meqë këto vende arritën stabilitet e mirëqenje ekonomike, ato nuk kishin më nevojë për fuqinë punëtore të huaj, dhe ishin të prirura të punësonin qytetarët e vet.
Bie fjala, Malajzia, i detyroi punëtorët e huaj veteranë që ishin brenda kufinjve të vet që të largoheshin. Këta njerëz, që erdhën në Malajzi me shpresë për një jetë më të mirë, u desht të kthehen në vendet e tyre pas shumë vitesh shërbimi.
Arsyet e dislokimit nuk kufizohen në dëshirën për kushte më të mira jetese. Luftërat midis vendeve prodhojnë zhvendosje poashtu.Në vendet e shkretëruara nga varfëria e pas luftës, shumica e popullatës mund të asgjësohet. Duke parë gjendjen e vështirë të njerëzve që ikin nga lufta, disa vende tregojnë gatishmëri për të pranuar refugjatët. Në të ftohtët e akullt, refugjatët në nevojë për strehim, ecin me javë të tëra drejt një destinimi për të cilin shpresojnë se do të jetë më i sigurtë, por shpesh nuk pranohen aty.
Në mars 1998, zhvendosja e më shumë se 300,000 refugjatëve kosovarë i la pothuaj të gjitha qytetet e Kosovës të braktisura. Ndërkohë, të ftohtit e madh shkaktoi humbje të shumë jetërave gjatë arrtisjes.
Në nëntor 1990, çeçenët që ikën në këmbë nga sulmet ruse gjetën strehim në vendet fqinje, por këto vende përforcuan kontrollin kufitar dhe vunë rregulla të tranzitit, duke treguar ngurrimin e tyre për të mikpritur çeçenët. Deri në kohën kur refugjatët arritën në kufirin turk, ku më në fund u pranuan, shumë gra, fëmijë e pleq kishin humbur për shkak të të ftohtit të ashpër.
Në Afrikë, konfliktet ndërmjet fiseve janë përgjegjëse për arratisjet e dhjetëra mijëra njerëzve. Në Zair, një shembull është konflikti midis Hutuve e Tutsive. Këta njerëz të zhvendosur vuajtën nga uria dhe epidemitë. Ata provuan t’i dërgonin refugjatët në vende të tjera por zakonisht ata nuk pranoheshin (për detajet shih kapitullin "Racizmi")
Vlerat e Kuranit e të Sunetit, sidoqoftë, vënë bazën për një strukturë sociale tërësisht tjetër. Në këtë strukturë, të drejtat e të varfërve dhe të atyre të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë janë të mbrojtura. Për të përgatitur kushte më të mira për ta dhe për të pakësuar vuajtjet e tyre përdoren të gjitha mjetet. Për këtë arsye, njerëzit nuk i shmangen sakrificave. Gjatë kohës së profetit Muhamed, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqen, kjo strukturë e vlerave ishte më e dukshme në qëndrimin e besimtarëve ndaj atyrë që i lanë shtëpitë për shkak të Allahut:
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. (Surja Hashr: 9)
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. (Surja Hashr:
Siç shihet qartë nga ajetet, vlerat e përshkruara në Kuran janë mjaft larg prej atyre që hasim sot. Në Kuran, kërkesa për ndihmë gjithmonë has në zemërgjerësi e bujari. Besimtarët dëshmohen më së shumti përmes ndihmës që i japin atyre që kanë nevojë. Kurani kërkon që me rastin e dhënjes së ndihmës atyre që kanë nevojë, furnizuesi të mos shfaqë asnjë dobësi morale siç është të shprehurit e nevojave të veta ose vënja sy në ndihmën që është ofruar. Këto vlera sjellin zgjidhje për shumë probleme.
DEGJENERIMI MORAL NË SHOQËRITË JOBESIMTARE
E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e dunjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues. (Surja Ahkaf: 20)
Shmangja nga qëllimi i vërtetë i jetës është, në një mënyrë, humbje e vlerave. Vërtetë, askush nuk pret që vlerat t’i ngrisin ata që besojnë se bota është vendi i vetëm në të cilin jetohet dhe se të gjithë njerëzit, përfshirë edhe vetveten, do të marrin fund përfundimisht me vdekjen. Ngjashëm, askush nuk pret kualitete humane nga dikush që nuk mendon se është duke u testuar në veprat e tija në këtë botë dhe se, në pajtim me to, do të paguajë në botën e përtejme.
Është e pashmangshme që komunitetet e dhëna pas filozofive kaq të shtrembëruara të mos përjetojnë plogështi shpirtërore. Në këtë jetë të shkurtër, individët janë të brengosur më së shumti për fitimin e dobive personale dhe plotësimin e dëshirave vetjake, me objektiv bazë që të bëjnë jetë për të cilën nuk do të dhënë përgjegjësi. Ndërkohë, ambicja e tyre kurrë nuk është arritja e përsosmërisë së karakterit, sepse besojnë se kjo nuk do t’u japë asnjë dobi në jetën e vet. Përkundrazi, në saje të botëkuptimit të shtrembëruar ndaj jetës, ata i konsiderojnë njerëzit ndihmëtarë, të ndërgjegjshëm, të mëshirshëm dhe tolerantë si "teveqela." Përsiatja e tyre i urdhëron që i fuqishmi të bëj presion ndaj të dobtit dhe të përdorë dhunën kundër tyre, pa respektuar asnjë të drejtë të tyre.
Allahu, në Kuran, thekson se ata që nuk kanë besim në botën e përtejme dhe në Ditën e Gjykimit, nuk shohin asnjë kufizim në kryerjen e veprave të gabuara:
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. (Surja Mutaffifin: 10-12)
Këta njerëz, që janë larguar nga religjioni, aspirojnë të kenë më shumë dhe ata rrënjosin këtë ambicje në mendjet e atyre që i rrethojnë, duke përgatitur ata që të mos i binden kufizimeve të Allahut.
Jemi duke jetuar në kohë kur ata që i kanë braktisur tërësisht vlerat religjioze janë shumicë. Të pakënaqur me atë që bëjnë personalisht, këta njerëz dëshirojnë poashtu t’i bëjnë të tjerët që të bien në këtë rrugë të errët. Kjo është koha kur të gjitha format e imoralitetit janë duke u revitalizuar: Duke mos parë asnjë kufizim në kryerjen e veprave të gabuara, sulmeve të dhunshme, plogështisë shpirtërore, degradimit moral, prostitucionit, nxitjes së « koprracisë » siç thuhet me fjalët e një ajeti, orientimeve seksuale të mbrapshta, varësisë nga droga, kumora … në faqet në vijim, ne do të ndalemi në dimensionet e degradimit moral që shpie për në mosbesim.
Indoktrinimi i imoralitetit
Personi jobesimtar, sikurse edhe personi që ka besim të dobët në Allahun dhe në botën e përtejme, kryen me gatishmëri kurvëri, luan kumorë ose bën vepra tjera të vjedhjes, të cilat Allahu i ka bërë të palejueshme. Në të vërtetë bazën për këtë tendencë e shtron mosbesimi. Kjo përsiatje pohon se qenja njerëzore ka ardhur në ekzistencë si rezultat i rastit dhe kështu njeriu nuk duhet të ndjehet i përgjegjshëm ndaj Krijuesit. Teoria e Evolucionit, e cila ushqen ideologjikisht mosbesimin, konsideron se qenja njerëzore është zhvilluar nga një kafshë. Në këtë kuptim, asgjë nuk duhet të na brengosë, përveç plotësimit të nevojave tona. Sa i përket plotësimit të dëshirave të anës së ligë shpirtërore, ne nuk duhet të zbatojmë asnjë kufizim; ne mund të sillemi posi kafshët. Shkurt, një filozofi e tillë, që nuk përmban asnjë dimension shpirtëror, dështon së njohuri vlerat morale.
Në të vërtetë, materialistët e njohur dhe avoketërit e darvinizmit shprehin qartë se si i sheh mosbesimi vlerat morale. William Provine, profesor nga universiteti Cornell, shpjegon se si e vlerëson materializmi moralin:
Shkenca moderne nënkupton drejtpërsëdrejti se bota është e organizuar saktësisht në pajtueshëmri me parimet mekanike. Nuk ka parime të qëllimshme, të çfarëdoqoftshme në natyrë. Nuk ka perëndi dhe forca dizajnuese që janë të zbulueshme në mënyrë të arsyeshme…e dyta, shkenca moderne nënkupton drejtpërsëdrejti se nuk ka ligje të qenësishme morale apo etike, e as parime udhëzuese absolute për shoqërinë njerëzore. Së treti, qenjet njerëzore janë makina komplekse të mrekullueshme. Qenja individuale bëhet një person etik përmes dy mënyrave të dy mekanizmave kryesore: trashëgueshmëria dhe ndikimi i ambientit. Kjo është e tëra. E katërta, ne duhet të konkluojmë se kur të vdesim, ne vdesim dhe ky është fundi ynë...11
Siç e thotë ky shkencëtar, mosbesimi nuk lejon besimin në botën e përtejme. Njerëzit thjeshtë besojnë se me vdekjen e tyre ata do të zhduken. Për këtë besim të çoroditur të jobesimtarëve në Kuran thuhet sa vijon:
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi! (Surja Muminun: 37)
Ata që nuk besojnë në ringjalljen nga të vdekurit, nuk shohin asnjë kufizim ose të keqe në imoralitet. Për këta njerëz, nuk ka asnjë arsye që njeriu të vendosë vullnetin e vet. Kjo është arsyeja se pse mosbesimi është shkaku kryesor për degjenerimin moral, siç është pohuar me fjalët e lartëpërmendura të W. Provine. Mendimet e shtrembëruara dhe vlerat morale të jobesimtarit janë evidente në këto fjalë.
Duhet përmendur gjithashtu se jo secili që është i angazhuar në imoralitet e ka në mendje darvinizmin ose materializimin. Sidoqoftë, secili duhet ta kujtojë se këto ideologji dhe mentorët e tyre jobesimtarë rrënjosin mendimet e këtilla në kokat e njerëzve dhe rrjedhimisht shumica e njerëzve në mënyrë lakmitare ndjehen më të lidhur për këtë jetë, se sa që mendojnë për botën e përtejme.
Të kuptuarit e atyre pjesëtarëve të gjeneratave të viteve të 60-ta që zunë një emancipim të ndjeshëm, ishte poashtu pasojë e të mos shikuarit të kufinjve në sjellje. Ata kujtohen për të gjitha format e imoralitetit siç janë seksi i hapur, droga, pavarësia arrogante dhe rebelizmi. Tri dekada më vonë, shumë prej këtyre ikonathyesve të viteve të 60-ta janë ose duke drejtuar vende ose duke dhënë mësim nëpër shkolla. Prindërit që rrisin rininë e sotme i përkasin poashtu të njëjtës gjeneratë. Sot, ne shohim një imoralitet që pothuaj është i pashembullt në historinë botërore. Një shkak për këtë është ekzistenca e një gjenerate të degjeneruar shumë, të cilët janë rritur nga prindër jobesimtarë. Allahu, në Kuran, përmend komunitete që nuk janë të vetëdijshëm për religjionin për shkak se baballarët e tyre nuk qenë paralajmëruar:
Për t'ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. (Surah Jasin: 6)
Në këtë ajet është theksuar po kështu, se gjeneratat që janë lindur nga njerëz jobesimtarë bëhen joreligjiozë dhe i shmangen vlerave morale sikurse edhe prindërit e tyre.
Sot, një ndër shkaqet kryesore të degjenerimit moral që ka përfshirë botën, nga Amerika në Holandë, nga Lindja e Largët e deri te Rusia, është ekzistenca e njerëzve të cilët për shkak të mosbesimit të tyre supozojnë se ata nuk do të jenë përgjegjës për veprat e tyre dhe se do të jenë të pavarur. Meqë në ditët tona mosbesimi është mjaft i përhapur-sikur kurrë më parë në histori-homoseksualizmi është bërë një normë sociale. Për të njëjtën arsye, prostitucioni, pedofilia, kumora, mashtrimi e mitoja janë jashtë kontrollit. Prishja e shoqërisë është vetshfaqur me mosbesim kudo - madje edhe mes anëtarëve të familjes-sjelljet e liga janë bërë çështje prestigji, seksi para dhe ekstra martesor është bërë si karakteristikë definuese e “modernizimit”. Sërish, mosbesimi është përgjegjës për humbjen e virtyteve të njerëzve, siç janë modestia, turpi, dhe sjellja e mirë. Njerëzit janë të inkurajuar vazhdimisht që të adoptojnë në formë të normave sjelljet që moralisht ishin të papranueshme vetëm disa dekada më parë.
Është e pamohueshme që mosbesimi sjell imoralitet. Megjithatë, mund të ketë njerëz që pohojnë të jenë me moral, megjithëse jobesimtarë. Ata shpallin se nuk përzihen në asnjë nga sjelljet imorale të lartëpërmendura. Vërtetë, është shumë e mundshme që një person që nuk ka besim mund të mos përfshihet kurrë në ndonjë formë korrupsioni, dhe se ai mund të jetë i vendosur që të mbetet i tillë.Por, kjo nuk do të thotë se nga pikëpamja morale ai është njeri i mirë. Personi që shfaq sjellje virtuoze vetëm sepse ka frikë nga Allahu mbetet konsekuent në sjelljet e tija pa marrë parasysh rrethanat. Personi që nuk beson, i cili pohon se kurrë nuk ka pranuar rryshfet, mund të gënjejë lehtë nëse kjo i shkon për shtat. Në mënyrë alternative, personi i njëtë pranon që të marrë ryshfet për të paguar faturat e spitalit të birit të tij. Shkurt, me ndërrimin e kushteve, nën pretekstin e "rrethanave imponuese", personi jobesimtar mund të kryejë vepra të cilat ia pranon vetes si të gabuara, për shembull, personi jobesimtar i cili vrasjen e mendon si të paimagjinueshme, mundet që një ditë, në zemërim e sipër, ta kryejë atë.
Sidoqoftë, të poseduarit e vlerave të mira, kërkon durim e vullnet. Pa marrë parasysh se sa imponuese janë rrethanat, secili duhet të përpiqet që të ketë karakter të mirë. Për të pasur durim e vullnet të palëkundur, njeriu duhet të ketë qëllim. Besimtarët mund ta bëjnë këtë sepse ata kanë një qëllim kryesor në jetë: të arrijnë kënaqësinë e Allahut, mëshirën e Tij dhe Parajsën. Ata e dijnë siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të se: "Nuk do të ketë asgjë më me peshë në balancimin e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i tij."12 Në këtë kuptim, ata shfrytëzojnë çdo rast që të përpiqen për përsosmëri. Në anën tjetër, personi jobesimtar e i pa ndonjë qëllim, nuk ka arsye që të këmbëngulë për durim e vullnet. Për shembull, ata që fitojnë për jetesë nga prostitucioni, pohojnë se kjo është mënyra e vetme për ta mbajtur vetveten. Sikur të kishin besim në Allahun e në botën e përtejme, ata kurrë nuk do të ishin të prirur për një rrugë të tillë të turpshme të të fituarit për jetesë. Të vetëdijshëm se nuk do të mund të japin llogari për këtë, ata me përpikëri do t’i shmangeshin kësaj.
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm. (Surja Bekare: 268)
Siç tregohet në ajet, për shkak të frikës nga varfëria, shumica e njerëzve guxojnë të kënaqen në të gjitha format e imoralitetit. Në anën tjetër, në mendjen e personit i cili shpreson të fitojë mëshirën e Allahut, nuk paraqitet as mendimi për të jetuarit në mënyrë imorale. Në një ajet, Allahu thekson se frika që kanë besimtarët nga Allahu i bën atë të përpiqen për karakter të mirë:
Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (Surja Ra'd: 21-22)
Telashet me të cilat ballafaqohen njerëzit e moshuar
Në autobusët e stërmbushur, të vjetrit qëndrojnë në këmbë, derisa të rinjtë ulen duke iu shmnagur kontaktit me sy…Të vjetrit presin më orë të tëra në rradhë nën diellin e nxehtë ose shiun e rreptë…Prindërit e moshuar e të dobtë duhet të kenë përkujdesje dhe sëkëndejmi shihen si pengesa në shtëpi…Gra e burra të moshuar me të meta mentale prezenca e të cilëve nuk i bë ata të dashur ndaj të afërmve të tyre.
Këto janë vetëm disa gjërat me të cilat ballafaqohen të vjetrit, të cilët meritojnë respekt e jo neglizhencë. Në vendet jobesimtare, njerëzit që provojnë probleme të moshës, fizike e shpirtërore, provojnë shumë telashe. Shumë sfida individuale e shoqërore që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës në moshë të shtyer ua bëjnë jetën edhe më të rëndë këtyre njerëzve.Keqtrajtimin që e përjetojnë ata dhe llojet e vendeve në të cilat lihen shtojnë edhe më shumë problemet e tyre.
Mbrojtja e të moshuarve dhe të treguarit e respektit ndaj tyre urdhërohen me Kuran. Në ajetin vijues, Allahu tregon respektin që e meritojnë të moshuarit:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). (Surja Isra: 23)
Të moshuarit dhe ata në nevojë nuk ndeshen në jotolerancë, dhunë ose inat në shoqërinë me njerëz që kanë ndërgjegje kuranore. Si për të moshuarit ashtu edhe për të rinjtë, besimtarët ofrojnë kushte paqësore e komfore. Ndërkohë, ata presin shpërblimin për këtë nga Allahu.
Nëse dikush ka besim, pa marrë parasysh se a është i ri apo i vjetër, ai gjithmonë mundohet të jetë i mëshirshëm, të respektojë e kuptojë. Në shoqëritë e larguara nga besimi të moshuarit u shkaktojnë mërzi atyre, përreth për shkak të ndjeshmërisë së tyre ose edhe kualiteteve jo të favorshme. Ky nuk është rast në ambientet ku njerëzit zbatojnë Kuranin e Sunetin, meqë edhe të moshuarit gjithashtu orvaten të prezentojnë karakter të mirë në çdo rrethanë.
Njerëzit inkurajohen për imoralitet
Sot, nën maskën e "modernizmit” ose të "emancipimit", njerëzit, veçanërisht adoleshentët, janë të kushtëzuar në imoralitet. Vlerat të cilave, vetëm para disa dekadash, njerëzit iu janë shmangur tani janë pranuar me gatishmëri nga shoqëritë. Sot, në televizion, në tabloide e magazina shfaqen të gjitha format e të metave. Falsifikuesit, homosekualët, ata që shesin trupin, prindërit që shtyjnë bijat e tyre në prostitucion, kumorxhinjtë, të ashtuquajturit të famshmit me manire të mjerueshme i prezentohen publikut si modele. Edhe pse nganjëherë vërtetë janë të tmerrshëm, ata janë njerëz mënyra e jetesës së të cilëve materializohet nga masa. Ndërkohë, jetërat e shthurrura që ata jetojnë ofrohen si vlera definuese të “modernizimit” ose edhe të “civilizimit”.
Në vitet e fundit, sjellja e përhapur e të feminizuarit, e stilit dhe veshjes mes burrave tipizon një pasojë të këtij indoktrinimi. Fakti se shoqëritë janë të prirura për degradime të tilla është shenjë e paturpësisë së tyre. Ngjashëm, njerëzit e famshëm promovojnë para publikut raportet jashtëmartesore si dhe përdorimin e drogës. Masat injorante imitojnë çdo gjë që lidhet me këta njerëz- nga sjellja deri te filozofitë e tyre, stili i veshjes e deri te gjuha që ata përdorin. Ata me vështirësi e kuptojnë që këta njerëz- objekt I lajkatimit të milionave-janë thjeshtë njerëz të përciptë që luftojnë probleme serioze psikologjike, seksuale e shpirtërore dhe kështu janë të poshtëruar në mënyrë të vazhdueshme nga kolegët e tyre që dijnë për botën e tyre të brendshme. Megjithatë, shumica e njerëzve dështojnë që të kuptojnë këtë. Allahu tërheq vëmendjen ndaj faktit se ata që nuk kanë besim janë të devijuar nga urtësia:
Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni? (Surja Kazaz: 60)
Sidoqoftë, njerëzit e kujdesshëm, të urtë, të ndërgjegjshëm e inteligjentë të cilët kanë frikë nga Allahu janë ata që duhet të formojnë kornizën morale të shoqërisë. Ata do të rrisin një shoqëri të shëndoshë sociale duke shtyrë të gjitha veset e këqija jashtë shoqërisë. Më parë se me gjëra boshe, adoleshentët mund të jenë të preokupuar me pasurimin e karakterit të tyre. Dukshëm, njerëzit e ndërgjegjshëm janë ata që do t’i përkushtoheshin përmirësimit të shoqërisë e jo shkatërrimit të saj. Këta janë njerëz mendjehapur, që në mënyrë të lirë e të pavarur mund të mendojnë për kushtet shoqërore. Duke ikur nga mosbesimi, ata nuk bëhen të verbër dhe sëkëndejmi mund të zënë kuptimin e të jetuarit. Duke qenë të ndërgjegjshëm se Allahu i ka krijuar, këta njerëz ndihen përgjegjës ndaj Allahut dhe së këndejmi shfaqin karakter të shkëlqyer. Meqë ata zbatojnë Kuranin dhe Sunetin, ata vetëm përcjellin shembullin e njerëzve të sinqertë, të urtë, e të ndërgjegjshëm që përpiqen për karakter të mirë.
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun. (Surja Ahzab: 21)
Të lavdëruarit e atyre që orvaten për karakter të mirë në shoqëri dhe prezentimi i virtyteve që sjell një karakter i mirë në shpirtin njerëzor kur shpreh mospëlqimin për dështimet morale me siguri që do të ndalonte njerëzit të priren ndaj imoralitetit.
Shenja e mungesës së vullnetit karakteristike për jobesimtarët: Droga
Përdorimi i drogës, veçanërisht në dekadën e fundit, ka pasur një rritje alarmante. Nga hulumtimet është konfirmuar fakti se drogën e përdorë shumica e adoleshentëve. Ngjashëm, numri i të varurve në tërë botën nuk është në asnjë mënyrë i parëndësishëm. Një hulumtim i bërë në vitin 1992 konkludoi se 50% e popullsisë adoleshente të Britanisë ishin përdorues të drogës. Përqindja e të varurve arrinte në 30% të adoleshentëve britanikë. Një hulmtim tjetër indikon se ndërmjet viteve 1988 e 1995, Amerika shpenzoi 57.3 miliardë dollarë në drogë. 13
Të gjitha drogat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përdoruesi i drogës në fund përfundon në qoshqet e errëta të shoqërisë. Atij i nevojiten shuma të mëdha të parave për drogë, megjithëse, paradoksalisht, është droga ajo që e pengon atë që të punojë fizikisht. Në këtë fazë, të varurit fillojnë të bëjnë jetë në kundërshtim me ligjin, duke vjedhur, mashtruar, duke bërë prostitucion heteroseksual ose homoseksual etj. Në fund, urgjenca për të fituar para dhe dështimi për t’u involvuar në ndonjë punë të hijshme, përforcojnë njëra tjetrën në spirale vetëpërjetësuese.
Fakti se personi do të kalojë nga vullneti i tij i lirë në një jetë të përbuzur është i papërfytyrueshëm. Personi i urtë e i ndërgjegjshëm nuk vjen kurrë në situatë të tillë. Megjithatë, mungesa e vullnetit, që është pasojë e mosbesimit, mund të shkaktojë edhe një dëm tjetër, siç thuhet në ajet: “All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre. Surja Junus: 44)
Ata që joshin të rinjtë në përdorimin e drogës shfaqin një aspekt tjetër të efektit të mosbesimit. Dilerët e drogës, që kanë humbur plotësisht vlerat siç janë ndërgjegja, mëshira, dhembshuria e keqardhja, orvaten të tërheqin më shumë të rinj vetëm e vetëm që të fitojnë më shumë. Për shembull, në disa vende siç është Amerika Latine ose Rusia kontrabandimi i drogës për përfitime komerciale është ndër aktivitet më fitimprurëse. Në masë të madhe, shteti në këto vende kontrollon tregtinë e drogës ose lejon rrjetet e involvuara në tregtinë me drogë që të vazhdojnë punën. Sikur, së paku, një ndër këto parti të ishte besimtare e të kishte besim në Allahun dhe në botën e përtejme, bota do të lirohej nga një problem i tillë. Nëse, për shkak të frikës nga Allahu, askush nuk do të involvohej në drogë në çfarëdo forme- as duke tregtuar me të e as duke e përdorur- ky problem do të merrte fund përgjithmonë.
Sot, iniciativat kundër shpërndarjes ilegale të drogës dhe përdorimit të drogës dështojnë që të ofrojnë zgjidhje përfundimtare. Për shembull, nëse të varurit të cilëve u mungon vullneti për të tejkaluar varësinë trajtohen në spital, ata shpejt u kthehen shprehive të vjetra. Në burg, anëtarët e rrjetit të drogës vazhdojnë të trafikojnë brenda drogat ilegale në mënyrë ndërkombëtare. Mënyra e vetme për të shpëtuar një të varur nga droga, është që t’i jipet vullnet i fortë. Vetëm religjioni i ofron njeriut vullnetin e palëkundur. Madje edhe mosbesimtarët që demonstrojnë vullnet të fortë kanë pasion për diçka, një faktor ky që i bën ata të dobtë. Vetëm frika nga Allahu dhe vuajtja në Ferr ofron një lloj vullneti të cilin askush dhe asgjë nuk mund ta tejkalojë.
Disa akte të turpshme por të përhapura: prostitucioni,
shkelja e kurorës dhe homoseksualizmi
Prostitucioni, si mënyrë e të fituarit për jetesë, po përhapet me shpejtësi. Në çdo vit që kalon, mosha mesatare e prostitutave të reja ulet. Madje edhe familjet e tyre i detyrojnë vajzat e djemtë shumë të rinj që të shesin trupin e tyre. Fakti që fëmijtë detyrohen të hyjnë në zona aq të neveritshme, në kohën kur atyre ende ju nevojitet mbrojtje e kujdes, duhet të alarmojë vendet botërore në mënyrë që ato t’i mbrojnë ata nga dëmi i tillë. Në të kundërtën, vendet si Filipinet promovohen si atraksione të famshme turistike ku mund të sigurohen fëmijë për seks. Nga shumë pjesë të botës, turistët shkojnë në këto lokacione vetëm për këtë qëllim.
Kurvëria është një akt tjetër i pahijshëm por i përhapur. Sipas statistikave të çertifikuara shëndetësore kombëtare, 32% e fëmijëve të lindur në SHBA lindin jashtëmartese, që do të thotë, çdo vit, 1,267,383 foshnja lindin nga çiftet e pamartuara.14 Një koncept i cili ishte i paimagjinueshëm vetëm 2 deri në 3 dekada më parë, tani është bërë pjesë e jetës së përditshme.
Dëmi material e shpirtëror që i jep kurvëria shoqërisë është evident. Nuk ka asnjë nevojë që të theksohet se fëmijtë e lindur nga prindër të pamartuar ose nëna vetëushqyese, të cilët edhe vete janë fëmijë, në mënyrë të trashëguar marrin edukim problematik. E ardhmja e këtyre fëmijëve shpesh është mjegulluar. "Sinopsis i Raporteve Aktuale të Krizave Botërore" (mars 9, 1998) shënon degjenerimin moral në strukturën familjare siç vijon:
Transformimi i fundit në pjesën e hershme të këtij shekulli kërkoi shkatërrimin e tre faktorëve fundamentale shoqërorë… faktori i parë ishte një zbërthim më i plotë i moraleve dhe familjes si bazë. Kjo është ngritur fillimisht që në vitet e gjashtëdhjeta. Elementet radikale që sot udhëheqin vendin, në atë kohë quheshin hipikë. Parulla e tyre ishte- dashuria e lirë. Vështirë që dikush e hetoi se ata nuk ishin të lirë meqë ata ishin vazhdimisht duke e luftuar dikë, dhe nuk ishte dashuria ajo që ata e kishin. Ishte imoraliteti e degjenerimi.15
Kurvëria është një e ligë e ndaluar me Kuran. Fundi i atyre që e bëjnë atë është vuajtja në Ferr përderisa nuk pendohen:
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe. (Surja Isra: 32)
… Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. (Surja Furkan: 68)
Pas indoktrinimit intenziv, shumica e njerëzve e shohin kurvërinë, një akt që çon në Ferr, si një “modernizëm” dhe shumë njerëz joshen nga ajo.
Homoseksualizmi, që deri vonë ishte i papranueshëm në kodin moral të shoqërive, është një akt tjetër i turpshëm që sot përshkon jetën tonë sociale. Në ditët tona, homoseksualët gëzojnë shumë të drejta sociale, nga martesat homoseksuale e deri te e drejta për të pasur foshnja nga nëna surrogate ose e drejta për të adoptuar fëmijë. Ata kanë qasje në parti, klube e kongrese, të cilat organizohen vetëm për qëllime të tyre. Ndërkohë, shumë magazina e organe të shtypit rrënjosin në mendjen tonë se homoseksualizmi është mënyrë e njohur dhe e pranueshme e jetës. Sidoqoftë, homoseksualizmi është një çoroditje. Megjithatë, me fjalët si "secili është i lirë për të zgjedhur preferencat e veta ose orientimin seksual”, homoseksualizmit i është atribuar një kualitet "intelektual" dhe kështu kjo është legjitimuar. Siç do të pajtohej gjithkush, në jetën e homoseksualëve e të prostitutave ka një mungesë të vlerave morale. Ata zakonisht janë njerëz agresivë të cilët është vështirë t’I bindësh për çfarëdo gjëje. Ata mallkojnë shumë. Ata nuk i mbajnë trupin e shtëpitë e tyre pastër. Zemrat e tyre janë deri në atë masë plot inat e urrejtje ndaj njerëzve sa që pa ndjerë asnjë faj, shumë nga ta me gatishmëri transmetojnë sëmundje infektive në njerëzit e tjerë. Ata nuk shohin asnjë kufizim në çkadoqoftë dhe u mungon ndershmëria. Duke qenë psikologjikisht në gjendje të varfër shëndetësore, ata janë shumë të prirur për vetvrasje ose madje edhe vrasje. Këta njerëz nuk mund t’i japin asnjë kontribut shoqërisë. Më parë mund të thuhet se ata gjithmonë janë burim i trazirave, tensioneve, sëmundjeve e imoralitetit në rrethin e tyre. Arsyeja pse shtypi e vë homoseksualizmin në krye të agjendës është që të degjenerojë publikun. Meqë në media dhe në botën e argëtimit ka një proporcion të lartë të homoseksualëve, fushata e tyre aktive për homosekualizmin është jashtëzakonisht efektive. Përhapja e këtillë e propagandës edhe mëtutje dobëson përgjithmonë vlerat morale të shoqërisë.
Mosbesimi është veçoria më esenciale e një shoqërie të degjeneruar. Homoseksualizmi është një formë e perversionit, si kundërshpërblim për të cilën Allahu premton vuajtje si në këtë edhe në botën e përtejme, përderisa personi nuk i kthehet atij i penduar. Në Kuran, Allahu, shpall se qytetet e njerëzve të cilët nuk iu bindën profetit Lut, u rrafshuan me tokë sepse ata praktikuan homoseksualizmin, shkatërrim ky që u përcoll në histori. Kur profeti Lut, paqja e Zotit qoftë mbi të, u tha që të hiqnin dorë nga ky perverzion dhe ua përcolli atyre paralajmërimin e Allahut, ata e mohuan dhe vazhduan me çoroditjet e tyre. Pas kësaj, njerëzit e tij qenë shkatërruar nga shkatërrimi për të cilin Luti i kishte lajmëruar ata që më parë:
(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi!”.Ata i thanë: “O Lutë, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!”.Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj! Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”.Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij, Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).E më pas i zhdukëm ata të tjerët.E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë. (Surja Shu'ara: 165-174)
Mënyra se si merren me problemin institucionet sociale dhe organet përkatëse është alarmante.
Asnjë nga këto institucione nuk thekson faktin se ky perverzion është vepër e gabuar që nuk pëlqehet nga Allahu dhe që kjo është arsye për dhimbje në këtë botë dhe vuajtje e përjetshme në botën tjetër. Sëmundja që këta njerëz të prishur i japin shoqërisë duhet larguar. Sidoqoftë, ajo që është më urgjente është që të mbrojmë këta njerëz nga ajo me të cilën kënaqen. Sot, ka me miliona njerëz në botë që jetojnë në perverzion e shthurrje, njerëz të cilët përmes indoktrinimit intenziv kanë përqafuar imoralitetin, rebelimin dhe të gjitha format e stilet e sjelljes së tmerrshme në jetërat e tyre.
Në anën tjetër, në shoqëritë besimtare njerëzit orvaten për atë që është e mirë, më e ndershme, estetike dhe e sinqertë. Në ajetin vijues, Allahu na informon neve për njerëzit që janë të udhëzuar në mënyrë të drejtë:
…All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë. (Surja Huxhurat: 7)
Forca e vetme që i parandalon njerëzit nga të shkuarit pas veprave të këqija dhe perverzioni dhe që i bën vlerat e mira të përhapen në shoqëri është të besuarit. Në ajet, Allahu na informon kështu :
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju. (Surja Ankabut: 45)
Kumora është e dëmshme për jetën njerëzore
Në ditët tona, kumora dëmton shoqëritë. Megjithatë, kumora vazhdon të jetë një ndër sektoret më profitabile. Sidoqoftë, shumat enorme të parave të shpenzuara për kënaqësi të pastër, konkretisht për kumorë, do të mund të kanalizoheshin shumë mirë për një qëllim më të mirë, p.sh. për promovimin e mirëqenjes sociale.
Ndikimi i kumorës në njerëz është plotësisht I keq. Shoqëria nuk mund të lejojë kumorën, që është prezente duke filluar nga lajmet në gazeta e edhe në televizion. Meqë, për vetëm disa orë, njerëzit lënë në kumorë atë që e kanë grumbulluar për vite, ata shpesh bëjnë vetëvrasje për shkak të borxhit, ose nuk mund të mbajnë familjet e tyre bashkë, vuajnë nga depresioni, e madje bëjnë edhe vrasje. Ky sektor i ekonomisë, i krijuar nga familje të thyera, martesa të shkatërruara, dhe para të bëra në mënyrë jashtëligjore është një shembull i rëndësishëm i degjenerimit moral.
Është e habitshme se si kumora, që dëmton aq shumë shoqërinë, promovohet gjerësisht. Fitimi i parave nga kumora dhe legjitimimi i tyre sigurisht nuk bëhet nga njerëzit që kanë ndërgjegje.
Ata që lejojnë kumorën të përhapet në shoqëri, e që është burim i vuajtjeve masive, pranojnë këtë ligësi vetëm kur edhe vetë fillojnë të vuajnë nga ajo. Derisa nuk pësojnë një fund të pakëndshëm ata bëjnë që shumë njerëz të zhyten në jetë të errët. Zhdukja e një veçorie të tillë të pandërgjegjshme është e mundur vetëm përmes zbatueshmërisë së Kuranit. Allahu e definon kumorën si fëlliqësi dhe paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg tij:
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (Surja Ma'ida: 90-91)
Ajo që është detyrë e njerëzve besimtarë e të ndërgjegjshëm është ngritja e vetëdijës lidhur me dëmet që sjell kumora dhe të ftuarit e njerëzve që t’i ikin kësaj së lige:
VRASJET E SHKAKTUARA NGA MOSBESIMI
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. (Surja Furkan: 68)
Të qenit larg nga vlerat e Islamit sjell shumë dëme për shoqërinë. Mbizotërimi i jomëshirës, zemërimit e dhunës janë ndër këto dëme. Jobesimtarët, me gatishmëri, kryejnë vrasje saherë që ndjejnë se në pikëpyetje janë interesat e tyre ose sa herë që nuk mund të përmbajnë zemërimin ata humbin kontrollin ndaj njëri tjetrit.
Shumica janë njerëz që, pa ndonjë arsye, e therrin tjetrin për vdekje, ose që për një shkëndijë xhelozie ose inati e vrasin një anëtar të drejtpërdrejtë të familjes ose një të huaj. Shtoji kësaj, edhe vrasësit serikë ose vrasësit e paguar. Gazetat dhe lajmet e televizioneve që vlojnë nga tregimet për vrasje janë indikacion i degjenerimit që rrjedh si pasojë e mosbesimit.
Dhjetëra mijëra njerëz vriten çdo ditë në botë. Ka njerëz që për një grusht para vrasin taksistët në mesnatë. Ka plot vrasës të paguar që fitojnë për jetesë duke vrarë njerëz që nuk i njohin. Këta njerëz shpesh gjejnë ngushëllim në pretekste jo të arsyeshme si për shembull: "po të mos i kisha marrë këto para, do të vdisja urie”. Të gjitha këto janë akte dhune që paraqiten si rezultat i jetës që nuk njeh qëllimin hyjnor.
Ka të atillë që vrasin vetëm për kënaqësi, ose vrasës serikë që angazhohen për të masakruar njerëz të pafajshëm. Ka të tillë që vrasin prindërit e vet ose që angazhojnë dikë për t’i vrarë ata, vetëm e vetëm që të trashëgojnë pasurinë e tyre. Ka të tillë që bëjnë vrasje nga xhelozia, dhe të tjerë që, të udhëhequr nga dëshira për hakmarrje, presin me vite që të marrin hak. Ka të tillë që vrasin një të panjohur sepse nuk u pëlqen mënyra se si ata e shikojnë. Ka të tillë që masakrojnë një familje të tërë, përfshirë gratë e fëmijtë, për shkak të gjakmarrjes. Ka të atillë që sulmojnë kopshtet për fëmijë duke terrorizuar zemrat e vogla. Ka me mizëri shembuj dhe s’kanë fund lajmet e këqija që shfaqen çdo ditë në shtyp. Një nga arsyet se pse ndodh kjo është sepse injorohet ajeti në vijim:
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. (Surja Furkan: 68)
Siç këshillon ajeti i mësipërm, Allahu i kërcënon me dënim të rëndë njerëzit që vrasin pa asnjë shkak. Allahu na informon se vrasja e një personi të vetëm është e keqe sikur të vrasësh tërë njerëzimin. Sidoqoftë, sot, njerëzit shpesh kryejnë vrasje sepse ata nuk i binden këtyre ajeteve dhe zemrat e tyre janë të zbrazura nga frika e Allahut. Duke mos pasur besim në botën e përtejme dhe duke trilluar injorancë për faktin se do të japin llogari për dhunën e tillë, njerëzit mund të sillen me mizori. Megjithatë, është e zorshme që personi, i cili ndjek kufizimet e Allahut, të dështojë së kontrolluari zemërimin e tij dhe që kështu të lëndojë personin tjetër. Njerëzit mund t’i ikin drejtësisë në këtë botë por një gjë e tillë është e pamundur të bëhet në prezencë të Allahut, pas vdekjes së dikujt. Asnjë nuk mund të ikë nga dënimi i përjetshëm. Allahu tërheq vëmendjen tonë për këtë çështje në ajetin vijues:
Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhimbshëm e pikëllues. (Surah Ali 'Imran: 21)
Njerëzit që janë larguar nga religjioni ngrisin pasardhës mizorë
Së voni, vrasjet janë ngjitur lartë në agjendën botërore dhe atë për shkak të një dimensioni tjetër pikëllues- që është dhuna ndaj fëmijëve e ushtruar nga fëmijtë e tjerë. Të shtënat e vona nga fëmijtë nëpër shkolla tregojnë qartë lëndueshëmrinë e fëmijëve ndaj mizorive. Mendjet dhe zemrat e tyre të reja janë të ngopura thellë nga programet televizive dhe filmat përplot dhunë të proporcioneve të padëgjuara. Veçanërisht skenat e vrasjeve, që dominojnë në disa filma, i vënë shumë fëmijë në rrezik, duke bërë anën e errët të mosbesimit të dukshme.
Ajo që në të vërtetë i shtyn të rinjtë drejt kushteve të tilla të errëta dhe që i bën të prirur për mizori është humbja e rrugës nga religjioni. Këta njerëz nuk frikësohen nga Allahu, dhe, për mëtutje, ata vetëm rrisin përfundimet mizore duke mos pasur frikë nga Allahu. Ata, më parë rrënjosin te fëmijtë e tyre veprat e gabuara, thënë shkurt: vlerat e mosbesimit, se sa mëshirën, dhembshurinë, drejtësinë e urtësinë. Lutja e profetit Nuh, paqja qoftë mbi të, e përmendur në Kuran tregon se të gjithë jobesimtarët kanë sjellje të ngjashme mizore:
E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”. (Surja Nuh: 26-28)
LUFTËRAT NË BOTË
Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. (Surja Bekare: 208)
Shekulli i 20-të ishte shekull i luftërave, i gjendocidit e konflikteve. Si një shekull i pashembullt në historinë botërore, ai u shënua me gjakderdhje. Ishte periudhë kur imazhet e miliona njerëzve që humbnin jetën silleshin para syve tanë. Gjatë këtij shekulli, dhjetëra miliona njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, humbën më të dashurit e tyre, ose u sakatuan, lënduan e paaftësuan. Shtete të reja u formuan e të vjetra u rrënuan, dhe kjo pati zbrapsje të rëndësishme në historinë botërore. Ai shekull ishte dëshmitar i dy luftërave botërore, të cilat për dallim nga ato të shekujve të mëhershëm morën dimension global. Në të kaluarën, vetëm disa vende ishin involvuar në luftëra dhe një numër i kufizuar i vijave të frontit shërbente si skenë për këto shkatërrime. Sidoqoftë, vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, vdiqën 9 milion njerëz kurse më shumë se 20 milionë u plagosën, e në Luftën e Dytë Botërore më së paku 55 milion njerëz humbën jetën.
Realiteti është se viktimat më të goditura nuk janë palët ndërluftuese por miliona civilë të zënë në shkëmbimin e zjarrit si dhe gra, fëmijë e pleq që masakrohen. Njerëzit u njohën me termin gjenocid në shekullin e 20-të. Vietnami, Palestina, Kashmiri, Ruanda, Bosnja e Çeçenia u pllakosën nga konfliktet, secila duke paguar tarifën e vet me vdekje njerëzore. Dhjetëra mijëra njerëz u torturuan duke bërë tashmë jetën e tyre si njerëz të paaftë.
Në Kuran, periudha e faraonit përshkruhet si periudhë e ngjashme me këtë kohë. Masakrat mizore që ndodhën në kohën e faraonit ishin gjithmonë të drejtuara nga të varfërit e të pambrojturit. Se faraoni torturonte njerëzit e tij tregohet në vijim:
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve. (Surja Kazaz: 4)
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj.”Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” “ (Surah Ibrahim: 6-7)
Në ditët tona, të raportuarit e mediave për këto vrasje masive tregon në mënyrë eksplicite se sa janë të larguar vrasësit nga njerëzimi. Të lirë nga çdo lloj ndjeshmërie morale dhe nga çdo ndjenjë njerëzore, zakonisht këta njerëz janë të pavëmendshëm se për çka luftojnë. E njëjta vlen edhe për luftërat. Ata që janë përgjegjës për planifikimin e luftërave dhe mbjelljen e farës së luftës në shoqëri, e bëjnë këtë në pritje të plotësimit të disa interesave të veçanta. Sidoqoftë, shpesh shumë nga ata që janë të involvuar aktivisht në luftë nuk kanë ndonjë ide të qartë se përse luftojnë.
Arsyeja se përse njerëzit bëhen mizorë, deri në masë saqë të kryejën vrasje të dhunshme masive, në të vërtetë qëndron në mentalitetin që ata e përvetësojnë nga liderët e tyre. Në sistemet ku qenja njerëzore trajtohet si kafshë, dhe ku tortura, vuajtja, e dhuna janë shpjegime të arsyeshme, asnjë vlerë nuk tingëllon e kuptueshme. Shikuar nga kjo pikëpamje, shohim se ekzistojnë paralele ndërmjet liderëve dhe të fuqishmëve që përbëjnë forcën shtytëse të dhunës në kohën tonë, me faraonin dhe ushtarët e tij, të cilëve Kurani u jep një vlerësim:
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atje nuk do t'u ndihmohet.Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur. Surja Kazaz: 41-42)
Rrënjët e dhunës
Kur vëzhgojmë për së afërmi shkaqet që në prapavijë shtyjnë njerëzit të masakrojnë njëri tjetrin, e të cilët nuk ndjejnë faj, ne ndeshim të menduarit materialist, që kishte ndikim të madh në jetën filozofike të shekujve 19 e 20. Filozofia materialiste pohon se s’ka asgjë përpos materies. Materja ka ekzistuar që nga përjetësia dhe do të mbetet kështu deri në përjetësi. Nisur nga kjo premisë, dënohet ekzistenca e Allahut dhe e të gjitha vlerave që i përkasin jetës shpirtërore si dhe moralit të mirë. Megjithatë, kjo arsye e shtrembëruar argumenton se njeriu ekziston për të mbijetuar, dhe se ai nuk është përgjegjës ndaj askujt dhe për asgjë. Sëkëndejmi, thonë materialistët, ai duhet të ndjekë vetëm interesin e vet.
Teoria e evolucionit, e përkrahur nga filozofët materialistë është shtyllë në të cilën është themeluar kjo e kuptuar e shtrembëruar. Në kohën kur teoria e evolucionit qe propozuar fillimisht, ajo përkrahte pikëpamjen materialiste dhe kështu shtroi bazat për të menduarit gjakftohtë ndaj vrasjeve masive e masakrave. Në konceptin "mbijetesa e më të aftit”, Darvini pohon se të dobëtit duhet gjithmonë të eliminohen përderisa të fortit duhet të mbijetojnë. Pikëpamja e quajtur "darvinizmi social" u bë dogmë themelore e pikëpamjeve raciste, që dominoi kapitalizmin e shekullit të 20-të. Sipas kësaj pikëpamje, të dobëtit, varfanjakët e të paaftët e madje edhe raca të tëra të njerëzve definoheshin si krijesa, statusi evolutiv i të cilëve ishte i tillë që duhet t’i shërbente interesit të 'të aftëve'.
Kjo qasje materialiste, nuk i shton rëndësinë jetës njerëzore. Në veçanti, ajo nuk paraqet pengesa për asgjësimin e të dobëtve. Kjo mungesë e çmuarjes së jetës njerëzore shpjegon se pse njerëzit vriten për një copë toke, për ambicje personale ose për të siguruar disa burime natyrore. Duke iu mveshur kualitetit të absolutshmërisë së materjes, njerëzit që mohojnë ekzistencën e shpirtit bëhen të prirur për të kryer çdo lloj vepre të gabuar e të ndyrë dhe ata gjithashtu i drejtojnë edhe të tjerët për të kryer mizori. Kurani, sidoqoftë, i cakton rëndësinë maksimale jetës njerëzore. Në Kuran, vrasja e një personi të vetëm është baraz me vrasjen e njerëzimit:
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israelëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtë tokë. (Surja Ma'ida: 32)
Siç theksohet në ajetin e sipërpërmendur, në shoqëritë ku njerëzit zbatojnë urdhërat e Allahut, nuk ndodh që rrethanat t’u kushtojnë atyre me jetë ose me zhvendosje. Njerëzit nuk torturohen, nuk burgosen ose keqtrajtohen. Siç u tha më parë, Kurani, urdhëron trajtim korrekt e të mirë të njerëzve dhe thërret njeriun që të përmbahet nga dhuna, mizoria, lakmia dhe të tejkaluarit e kufinjve. Denoncimi i dhunës dhe padrejtësisë në tokë kërkon që ne të pranojmë përgjegjësinë për komunikimin e ekzistencës së Allahut, Ditës së Gjykimit dhe vlerat e Kuranit e Sunetit. Ata që abstenojnë nga kjo detyrë dhe që thjeshtë injorojnë duhet t’i frikësohen zemërimit të Allahut, meqë në këtë botë Allahu e vë njeriun në sprovë.
Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni. (Surah Junus: 13-14)
Shkaqet e luftës
Vetëm një analizë e kryer mbi shkaktarët e luftës do të shpaloste bazat iracionale se përse zhvillohen luftërat. Asnjë luftë nuk ka arsyetim që do ta justifikonte si të vlefshëm çmimin e mijëra jetërave dhe madje numrin edhe më të madh të të lënduarve. Arsyeja kryesore pse luftërat janë burim i dhimbjes dhe krijojnë shkatërrim për ekonomitë kombëtare janë njerëzit, të cilët janë të prirur për të dëmtuar e dhunuar të drejtat e të tjerëve. Ky karakter përshkruhet më së miri si të qenit i pamëshirshëm e egoist. Të larguar krejtësisht nga kualitetet humane siç janë dhembshuria, mëshira e aftësia për të bashkëpunuar, njerëzit e tillë e ndjekin vetëm lakminë personale dhe luftojnë për të kënaqur dëshirat e tyre për lidership. Në fjalët e Kuranit, ky karakter përshkruhet si në vijim:
E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).Dhe kur i thuet atij: “Kij frikë All-llahun!”, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi). (Surja Bekare: 205-206)
Shpesh, shkelja e të drejtave të një vendi nga vendi tjetër bëhet shkak për luftën midis dy vendeve. Lufta e deklaruar për shkak të një hektari tokë zakonisht prin drejt një momenti të pakthyeshëm - drejt shkatërrimit për çdo vend. Gjatë viteve sa zgjat lufta, të gjitha vendet investojnë rëndë në armatim, deri në atë pikë saqë konsumojnë gjithë pasurinë materiale. Ndërkohë, buxhetet që janë dizajnuar për edukim e shëndetësi gjithmonë dëshmohen si joadekuate për mirëqenijen e shoqërisë. Disa lobe vitale, grupe e kompani të rëndësisshme interesi, qëndrojnë në rrënjët e këtyre konflikteve. Ndërkohë, është gjithmonë publiku, ai që është i goditur nga pasojat e dhimbshme të luftës. Rezultati është gjithmonë shkatërrim i dukshëm për të dyja palët. Kjo ndodh sepse ata që janë të involvuar në revolta, në këtë botë ballafaqohen me probleme dhe nuk ia dalin kurrë që të jetojnë në komfor. Allahu u premton vuajtje atyre që bëjnë këto padrejtësi:
Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm. (Surja Shura: 42)
Faktor tjetër që i shtyn vendet në luftë janë burimet nëntokësore dhe natyrore si dhe minierat dhe burimet e ujit. Konfliktet shpesh lindin kur vendet të cilat janë pa këto burime fillojnë të kërcënojnë vendet fqinje me qëllim që t’i ndajnë burimet. Këto probleme mund të zgjidhen duke aplikuar teknologji të lartë dhe planifikim të duhur. Duke qenë kështu, disa vende japin tërë forcën për të ushtruar ndikimin dhe kontrollin me mjete të luftës e të konfliktit, dhe nuk shohin asgjë të keqe nëse i bëjnë vendet gërmadhë duke bombarduar kanalet e ujitjes, ose duke u drejtuar në çfarëdo lloj dhunë. Ndërkohë, – "dëmi kolateral" –vdekja e grave dhe e fëmijëve të pafajshëm, nuk i shqetëson ata.
Pasojat e të mos jetuarit sipas Kuranit
Siç përmendet në Suren Nisa', çdo besimtar është përgjegjës për të ndihmuar varfanjakun:
Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!” (Surja Nisa': 75)
Ajo që duhet bërë në këtë pikë është që të ftohen njerëzit që t’ia kenë frikën Allahut dhe që të përkujtohen ata se secili do të japë llogari në Ditën e Gjykimit. Të gjitha përpjekjet e tjera për të adresuar këtë çështje janë të destinuara për të dështuar, meqenëse vetëm personi që ka frikë nga Allahu i shmanget padrejtësië dhe përdorimit të dhunës ndaj të tjerëve. Përndryshe, asgjë nuk mund t’i parandalojë prapësitë e njerëzve; ata ndërmarrin çdo rast për t’iu kthyer qëndrimeve të tyre të padëshirueshme. Vetëm dikush që kupton superioritetin e Kuranit mund të "kthejë" nderin në jetën e tij, dhe këtë e bën duke zbatuar Kuranin, dhe duke ftuar të tjerët që të veprojnë njësoj. Kështu, çdo musliman serioz e ka për detyrë që të komunikojë religjionin. Besimtarët duhet t’u tregojnë të gjithë njerëzve për lumturinë, gëzimin dhe ndjenjën e sigurisë e të besimit që ua garanton religjioni njerëzve. Kështu, nuk do të mbetet asnjë arsye që këto luftëra të vazhdojnë. Çdo konflikt do të shndërrohet në paqe. Por, duhet të theksohet poashtu se kjo paqe mbetet e paarritshme nëse vetëm pak njerëz e zbatojnë Kuranin. Paqja e pandërprerë në botë është e mundshme vetëm nëse vlerat e Kuranit e të Sunetit adoptohen në përgjithësi. Përndryshe, vetëm disa rajone të veçanta do të përfitojnë nga gëzimi që garanton Kurani dhe njerëzit e tjerë do të vazhdojnë të jetojnë nën kushte të mjera dhe në shtypje, duke vuajtur në masë të madhe nga varfëria dhe dhuna.
Thirrjet e vendeve që janë në nevojë për ndihmë
Për njerëzit që kanë besim në Allahun dhe që e zbatojnë Kuranin dhe Sunetin në çdo moment të jetës së tyre, çdo incident i brendshëm posedon shenja e qëllime. Kjo ndodh sepse Allahu e krijon çdo incident me një qëllim të caktuar, duke e vënë në këtë mënyrë njeriun në sprovë sa i përket qëndrimeve e sjelljes së tij. Çdo person që beson, bart përgjegjësi e ndër to më të rëndësishmet janë: që të flasë për ekzistencën e Allahut dhe njëshmërinë e tij, që të urdhërojë të drejtën e të ndalojë të keqen dhe të luftojë me argumente intelegjente kundër çdo lëvizjeje që ka për zanafillë mohimin e ekzistencës së Allahut. Frika prej Allahut, në shoqëritë e ndërgjegjshme do të shfaqet kur të ofrohet komunikim preciz i religjionit. Pastaj, spontanisht do të shfaqet zgjidhja e të gjitha problemeve që kanë zanafillë në moszbatueshmërinë e religjionit. Në ajetin vijues Allahu na përkujton për përgjegjësitë që duhet t’i ndërmarrë besimtari:
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë. (Surja Bekare: 193)
Siç thamë më lartë, në ditët e sotme duhet t’i jepet përparësi luftës intelektuale kundër asaj filozofie materialiste që përjashton drejtpërsëdrejti religjionin. S’ka dyshim, kjo luftë do të zërë vend brenda kornizave të sjelljes paqësore dhe të kompromisit të përshkruar në Kuran. Kur njëherë të jenë shkatërruar bazat ideologjike dhe filozofitë themelore, të gjitha ideologjitë e bazuara në to, do të bien një pas një. Allahu na informon në Kuran se kur njëherë të jetë shpalosur e vërteta, pavërtetësia është e gjykuar të zhduket:
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.). (Surja Enbija: 18)
Kjo është arsyeja se pse ne duhet t’ia komunikojmë religjionin secilit që është larg Kuranit. Për të njëjtën arsye ne duhet të inkurajojmë njerëzimin e tërë që të braktisë botën e errët që sjell mosbesimi. Në faqet në vijim, një hapësirë do t’i kushtohet disa vendeve të pllakosura në konflikt. Vënja në theks e këtyre vendeve, sidoqoftë, nuk shërben thjeshtë vetëm për qëllime informative. Për qëllime të tilla, ka me mijëra libra, dhjetëra mijëra e raporte të disponueshme. Qëllimi këtu është që të inkurajohen njerëzit e ndërgjegjshëm që t’i ndihmojnë njerëzit e shtypur të cilët janë të dëshpëruar për të gjetur zgjidhje. Është me rëndësi që të përkujtohen besimtarët për këtë detyre fisnike, dhe që ata të mendojnë vendet e bëra gërmadhë nga konfliktet me të cilat ballafaqohen burra, gra e fëmijë. Askush nuk duhet të mendojë se këto konflikte, që rrënojnë vende, janë larg dhe se ata janë të paaftë për të bërë çfarëdo qoftë.
Është e dukshme që një grup humanitar i të drejtave të njeriut, dhe një organizatë zhvillimore që vjen nën maskën e ofrimit të mbrojtjes dhe ndihmës nuk ofron kurrfarë zgjidhje konkrete. Këto organizata, duke përdorur shuma enorme dhe duke punësuar personel të numërt, deri më tani kanë treguar shfaqje joadekuate dhe u kanë sjellë ndihmë një numri të kufizuar të njerëzve. Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm se për ata që janë të shtypur në Kosovë, Bosnjë, Kashmir ose Palestinë, e që me dëshpërim presin “shpëtimtarin”, ka vetëm një zgjidhje: të jetuarit sipas Kuranit.
Çeçenia
Në agjendën e sotme botërore lufta e vazhdueshme ruso-çeçene është një ndër trashëgimitë e shekullit të 20-të. Sulmet e rusëve në Çeçeni, ku kryesisht vriten civilë-gra e fëmijë, shtojnë edhe më tepër seriozitetin e situatës në këtë pjesë të botës. Imazhet e bombave të hedhura nëpër tregje, pa i dhënë rast për mbijetesë grave, fëmijëve e civilëve të paarmatosur e të pambrojtur çeçenë, shpalosen para syve të botës. Vetëm në një bombardim, që kishte për shënjestër maternitetet, humbën jetën pesëmbëdhjetë foshnje. Ky qëndrim i liderëve rusë, të cilët urdhërojnë ushtarët që të shtijnë në civilët që i lënë fshatrat e tyre për të gjetur strehë në vendet fqinje, tregon dimenzionet goditëse të dhunës.
Në Kuran është rrëfyer një masakër e ngjashme në histori, masakra që e kreu faraoni kundër njerëzve të vet:
Përkujtoni edhe kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. (Surja Bekare: 49)
Siç theksohet në Kuran, përgjatë historisë, njerëzit e pambrojtur lëndoheshin nga mizoritë që ushtroheshin nga njerëzit e karakterit të faraonit. Një rishikim i shkurtër i historisë së Çeçenisë, popullsia e së cilës është nën kërcënim, do të na ndihmonte që më mirë të kuptojmë për dhunën që mbizotëron në këtë vend.
Në vitin 1918, Kaukazi, përfshirë Çeçeninë, ishte nën sundimin e Rusisë sovjetike. Në këtë kohë, Moska komuniste sundonte një territor të madh, duke ndarë me kufinj artificialë tokat e populluara nga grupet etnike. Kjo ndarje etnike qe intensifikuar mëtutje përmes zhvendosjeve të detyrueshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist kreu operime mesnate duke detyruar banorët e Kaukazit që të hipnin nëpër trena të destinuar për në Siberi e Lindje të Mesme. Mijëra njerëz nuk arritën të gjallë në këto destinime, kurse në saje të urdhërave të regjimit komunist, popullsi të tjera etnike u vendosën në tokat që të zhvendosurit i kishin lënë prapa. Kaukazianët të cilët u kthyen pas disa vitesh në vendlindjet e tyre ndeshën në njerëz të tjerë të cilët po jetonin në shtëpitë e tyre. Politika “përçaj e sundo” e aplikuar në atë kohë nga Moska ka acaruar tensionet etnike të së sotmes.
Rënja e Bashkimit Sovjetik ngriti aspiratat nacionaliste dhe rivalitetet etnike duke bërë që grupe etnike brenda kufinjve të sferës së dikurshme sovjetike të deklaronin pavarësinë e tyre. Disa grupe të tjera etnike ndoqën pavarësinë vetëm sa u përket raporteve të tyre ekonomike dhe mbetën nën kontrollin e federatës ruse. 1.2 milionë banorët e Çeçenisë, të cilët për një kohë të gjatë vuajtën nën shtypjen e ashpër ruse, filluan të luftojnë për pavarësi nën udhëheqjen e Dzhokhar Dudayev.
Lufta 18 muajshe ruso-çeçene përfundoi në vitin 1996 dhe çeçenët deklaruan pavarësinë, ndërkohë që trupat ruse po tërhiqeshin. Marrëveshja e paqes e vitit 1997, e nënshkruar nga Moska dhe Grozni, përfundoi luftën formalisht dhe garantoi de fakto pavarësinë e Çeçenisë. Sidoqoftë, marrëveshja paraprake, i lejoi Rusisë shtyrje të afatit në statusin final territorial të Çeçenisë deri në vitin 2001.
Republikat e tjera përcollën hapat e çeçenëve që luftuan për pavarësi. Në vitin 1998 Këshilli i Kaukazianëve Verior u mblodh në Grozni, kryeqytet i Çeçenisë. Në takim, njerëzit e Kaukazit Verior u pajtuan të mos luftonin njëri me tjetrin. Konfliktet e 1999-ës i kishin rrënjët në vendimin e marrë në këtë takim. Forcat ruse nisën një fushatë bombarduese kundër disa fshatrave në Dagestan. Këto fshatra, me 1500 banorë kërkuan ndihmë nga çeçenët. Veterani çeçen, Shamil Basayev iu përgjigj kësaj thirrjeje në verë të vitit 1999. Nën bombardim të rreptë, fshatrat e Dagestanit mbetën nën gërmadha dhe vetëm dy njerëz shpëtuan. Pasojat e këtij operacioni bënë që Çeçenia të lëvizë drejt një lufte të re me Rusinë.
Dagestani është në fqinjësi me Çeçeninë, një vend i dendur me popullsi muslimane (80%). Arsyeja kryesore se pse Dagestanezët kërkuan ndihmë nga çeçenët kundër federatës ruse ishte suksesi i madh që realizuan çeçenët kundër tyre në vitin 1996.
Prapa sulmeve ruse në Çeçeni qëndrojnë interese të ndryshme. Megjithatë, pavarësisht se çka shpjegon shpërthimin e luftës, janë gjithmonë gratë, fëmijtë e të varfërit ata që vuajnë më së shumti. Janë gjithmonë ata që duhet të luftojnë për ekzistencë përballë varfërisë, urisë edhe epidemive. Ambicja kryesore ruse në Çeçeni gjithomë ka qenë që t’i detyrojë çeçenët që të emigrojnë nga vendlindja e tyre, që t’i asimilojë ata dhe që t’i hapë tokat çeçene për banorët e origjinave të tjera etnike. Deri më sot, në masë të madhe masakrat e mijëra të të pafajshmëve, të të paarmatosurve dhe njerëzve të pambrojtur janë aprovuar dhe për më tepër, e tërë bota mbetet indiferente ndaj këtij akti monstruoz që ndodh para syve të tyre.
Populli i pambrojtur i Kashmirit
Kashmiri është rajon i trazuar ku, për shkak të luftës së vazhdueshme ndërmjet Indisë e Pakistanit, në mënyrë të vazhdueshme shpërthen dhuna. Në mënyrë historike, Kashmiri ka qenë rajon ku civilë të pafajshëm kanë pësuar humbje të mëdha. Për një kohë të gjatë India ishte nën sundimin britanik. Duke pasuar tërheqjen e Britanisë nga India, indianët muslimanë krijuan Pakistanin, një shtet të pavarur musliman. U bë një shkëmbim i popullsisë mes Indisë dhe Pakistanit, me ç‘rast shumë muslimanë që jetonin brenda kufinjve të Indisë emigruan për në Pakistan. Sidoqoftë, si rezultat i orvatjeve të Nju Delhit dhe përkrahjes që i dha Britania Indisë, Jammu dhe Kashmiri, një rajon me popullsi të dendur muslimane, mbeti nën sundimin Indian. Që nga atëherë e deri më sot, tensioni në Kashmir nuk ka pushuar kurrë. Kashmirasit nuk synojnë pavarësi por thjeshtë duan t’i bashkohen Pakistanit. Sidoqoftë, presioni që bëjnë indianët ndaj muslimanëve të Kashmirit shkon aq larg deri të përdorimi i armëve kimike kundër civilëve.
Rezistanca që muslimanët e Kashmirit i bënë Nju Delhit dhe lufta që të bashkohen me Pakistanin rezultoi me një dhunë të vazhdueshme, të imponuar nga shteti Indian ndaj Kashmirit. Në vitin 1947, 1965 dhe 1971, dhuna u shtua duke marrë jetën e mijëra muslimanëve të Kashmirit. Për nga natyra, vrasjet ishin të tmerrshme; nuk u kursyen të moshuar, të sëmurë, fëmijë të vegjël e foshnja. Femrat u dhunuan. Politikat e masakrimit e të asimilimit vazhdojnë edhe sot. Nga ajo që raportojnë organizatat ndërkombëtare, qindra njerëz humbën jetën nën tortura e mijëra të tjerë u paaftësuan në Kashmir. Indianët ndezën shtëpitë, mbyllën gazetat dhe shkollat që punonin me planprogram islamik. Dhimbja nuk ka mbaruar ende, shumë njerëz aktualisht jetojnë në kushte të vështira në strehimoret sikur shpella.
Sigurisht shumë veta kujtojnë se nuk kanë të bëjnë aspak me këta njerëz që jetojnë në pjesë të largëta të botës, qindra mijëra kilometra larg prej tyre. Sidoqoftë, kjo më parë mund të quhet një mënyrë johumane e të menduarit, shumë larg nga qasja kuranore. Si u tha më herët, përgjegjësia e besimtarit është që të komunikojë religjionin te secili, qofshin ata anëtarë të drejtpërdrejtë të familjes ose dikush në ndonjë pjesë tjetër të botës. Më poshtë janë rreshtat e cituar nga raporti i një gazetari i cili ka vizituar kampin e refugjatëve në Kashmir. Madje edhe vetëm këto përshkrime do të ishin të mjaftueshme për të vënë në lëvizje ndërgjegjen e njerëzve. Raporti ilustronte kushtet e rënda në kamp:
Kampi i refugjatëve në Ambor është krijuar në vitin 1990 për të ikurit nga Jammu dhe Kashmiri. Kushtet e jetesës këtu janë të këqija. Njerëzit janë të paketuar nëpër kasolla prej balte të vogla.Në kasollen njëdhomëshe që hymë, kishte vetëm një shtrat. Pyetëm se sa njerëz jetonin në këtë dhomë të vetme. Përgjigja ishte "9". Kampi ka akomoduar 214 familje, me gjithsej 1110 anëtarë. Vetëm të parit e kasolles ofron një pamje të qartë për jetën e rëndë këtu. Këto kasolla në përgjithësi kanë nga dy dhoma…disa poça të vjetruar, një shtrat ose dy, nëse ata mund të quhen shtretër. Një nënë ishte gjunjëzuar në qoshe duke mbajtur në krahë foshnjën e saj. Një çajnik po ziente në zjarrin e ndezur me ca shkarpa. Nuk pashë asgjë për t’u ngrënë! Nuk pata kurajo të hapja çajnikun dhe të shihja nëse kishte gjë brenda. Në disa nga tendat që pashë, nuk kishte as ushqim e as ndonjë gjë ku të flihej! Në një nga tendat, kishte një copë çarçaf të hapur në mes. Shihej qartë, përdorej si shtrat. Kur pyeta “Sa njerëz rrijnë në këtë tendë?" ata u përgjigjën: "11 njerëz."…dhe, vetëm një çajnik i hekurt po ziente përjashta!
Spastrimi etnik në Kosovë
Kosova, një rajon me shumicë muslimane, mbeti nën sundimin osman deri në luftën ballkanike të vitit 1912. Deri më sot, banorët e Kosovës janë muslimanë, një trashëgimi e perandorisë osmane dhe e qeverisjes së tyre. Mbarimi i luftës së ftohtë hapi një erë të re në botë, të përcjellur me ndryshime drastike të kufinjve dhe regjimeve, veçanërisht në Ballkan. Gjenerata që mbajti trashëgiminë kulturore të osmanëve mbeti në qendër të këtyre ndryshimeve. Ajo që sot po ndodh në Bosnjë dhe Kosovë është pasojë e këtyre zhvillimeve historike. Zbraztësira që mbeti pas rrënimit të Perandorisë Osmane, ajo që shërbeu si “faktor balancues” në vendet që i udhëhiqte, nuk mundi të plotësohej nga shtetet e reja që u shfaqën pas Luftrave Botërore. Konfliktet që po ndodhin sot në vend janë pasojë e këtyre zbraztësive të mbetura.
Masakra çnjerëzore tri vjeçare në Bosnjë
Tri vite të ushtrimit të dhunës ndaj muslimanëve në Bosnjë ilustrojnë më së miri situatën e njerëzve që vuajnë persekutime në golb. Në luftën e nisur nga serbët, në prill të vitit 1992, plani ishte që të asgjësoheshin muslimanët në disa javë ose që ata të detyroheshin të emigronin. Megjithkëtë, trupat e muslimanëve boshnjakë treguan rezistencë të papritur. Lufta vazhdoi deri në pranverë të vitit 1995. Dhuna e kryer gjatë kësaj lufte ishte e pashembullt në historinë botërore. Serbët vranë më shumë se 200.000 muslimanë boshnjakë, nxorrën nga shtëpitë e veta 2 milion njerëz dhe dhunuan më shumë se 50.000 gra muslimane. Në kampet serbe të përqëndrimit, muslimanët iu nënshtruan një torture të papërballueshme, dhjetëra mijëra u paaftësuan…Ajo që është më e habitshme është se serbët që kryen një mizori të tillë dhe boshnjakët, fokusi i zemërimit serb, janë të një race dhe flasin një gjuhë. Faktori i vetëm dallues është religjioni. Thënë ndryshe, ajo që ndodhi në Bosnjë e Kosovë ishte thjeshtë një luftë fetare, e menduar nga shumëkush se është inicuar nga një urrejtje e pavdekshme e Kishës Ortodokse për Islamin.
Diktatura anti-religjioze në vendin më të madh islamik:
Indonezia
Ashtu si për shumë njerëz që përballen me luftën në mbarë globin, jeta është e pasigurtë edhe për muslimanët në Indonezi, një arçipelag ky në Lindjen e Largët. Ky vend që përfshin një tokë të madhe, një zonë të madhësisë së hapësirës evropiane, është kombi I katërt më i madh në botë, me një popullsi prej 210 milion banorë (mesi i vitit 2000). Rreth 87% e popullsisë është muslimane. Ka afro 300 grupe etnike dhe komuniteti musliman, edhepse më I madhi, gjithmonë ka qenë cak i shtypjes së rreptë.
Në Indonezi, ish koloni holandeze kjo, sundimi i vendit gjithmonë ka qenë në duart e njerëzve me origjinë javaneze, të cilët përbëjnë mbi 7% të popullsisë. Pas marrjes së pushtetit, elita sunduese javaneze luftoi për të mbajtur kontrollin e plotë në vend dhe, në këtë drejtim, përkundër strukturës shumë etnike të vendit, ka punuar shumë në projektin e ndërtimit të konceptit të kombësisë indoneziane, ose javaneze. Lëvizjet reaksionare të muslimanëve në Aceh Sumatra filluan në vitin 1953, me deklaratën e pavarësisë. Pas kësaj, elita sunduese I shpalli muslimanët tradhtarë dhe i nënshtroi ata me ekzekutime masive. Ndërkohë, sipas raporteve të Amnesty International, në vitin 1968 Suharto, i përkrahur nga SHBA-të, u bë kryetar dhe masakroi një milion njerëz.
Deri në vitin 1998 kur Suharto u bë kryetar për të shtatën herë, korrupsioni pothuaj ishte endemik në Indonezi, me në krye Suharton që aplikon nepotizmin në epërsi maksimale. Tradhtimi i fundit i besimit publik nxiti trazira, sepse regjimi mizor dhe shqetësimi ekonomik pothuaj se dëmtuan masën. Ngritja e imponuar e çmimeve prej 100% në produktet konsumuese, ishte fitili ndezës për masën e cili u hodh në trazira të rënda në rrugët e Xhakartës. Administrata ushtarake u orvat që të qetësojë këtë revoltë me armë zjarri dhe masakroi mijëra njerëz. Sidoqoftë, objektiva e vetme e publikut, ishte që të arrij kushte më të mira jetese dhe të lirohej nga mizoria dhe shtypja.
Madje as rënja e Suhartos nuk përmirësoi situatën ose rikthimin e rendit në Indonezi. Përkundër shumë masave administrative të suksesshme, konflikti në vend nuk pushoi kurrë.
Mënyra e vetme për të siguruar një ambient të lirë nga jokorrektesitë e tillë, dhuna dhe parregullsia, siç është pëmendur vazhdimisht në këtë libër, është të jetuarit sipas Kuranit dhe Sunetit. Kjo për arsyen se të jetuarit sipas mënyrës kuranore e largon pabarazinë ekonomike, gjë që është në papajtueshëmri me idetë konfliktuoze, padrejtësinë dhe dhunën. Mungesa e këtij vullneti siguron një ambient ku askush nuk do të trajtohet brutalisht.
Komunitetet muslimane të cilave iu janë ndërprerë të gjitha
lidhjet me botën: Turqit Uigurë në Turkistanin Lindor
Për shumë njerëz Turkistani Lindor sigurisht është vend I njohur pak. Ai përfshin një zonë sa dy herë hapësira e Turqisë. Pjesa tjetër e botës është e panjohur me mizoritë ndaj të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi komunist kinez kundrejt muslimanëve, të cilët vetëm duan të kryejnë obligimet e tyre fetare. E drejta për të dalë ose për të pasë qasje në territoriet e këtij komuniteti musliman turk, thjeshtë mohohet. Komuniteti musliman janë Uigurët, por sipas Kinës kjo quhet provinca Xinjiang. Edhepse s’ka gjasa të jetë një shifër e saktë, sipas asaj që thuhet nga institucionet relevante dhe sipas raporteve të shoqatave, popullsia e provincës numëron prej 20 deri në 30 milionë njerëz. Muslimanët pohojnë se Kina minimizon me qëllim popullsinë e saj, sepse siç indikojnë statistikat, në Kinë, ka ende më shumë muslimanë.
Burimet natyrore shpjegojnë pse Kina i kushton aq shumë rëndësi Turkistanit Lindor. Ekzistenca e shtresës së pasur me naftë Brenda kufinjve të Turkistanit Lindor është faktor kryesor interesi, kurse hulumtimet më të reja kanë zbuluar burime të tjera nafte. Burimet zyrtare kineze kanë konfirmuar ekzistencën e 20 deri në 40 miliardë tonelata naftë në rajon. Disa kompani perëndimore të naftës pohojnë se rezervat janë mjaft të pasura për t’u krahasuar me rezervat e Arabisë Saudite.
Turkistani Lindor ka qenë nën sovranitetin e Kinës për rreth 250 vjet. Kina nuk ka pranuar kurrë të drejtën e banorëve të Turkistanit Lindor për pavarësi dhe secilën iniciativë për pavarësi e ka ndëshkuar me shtypje. Thjeshtë, Kina e ka pranuar Turkistanin Lindor, një territor musliman, si provincë të aneksuar në territoret e veta. Në vitin 1949, marrja e pushtetit nga Mao në Kinë udhëhoqi drejt një shtypjeje më të madhe në Turkistan. Muslimanët që i rezistuan politikave asimiliuese të ndjekura nga Kina, u masakruan brutalisht kurse të drejtat e tyre u mohuan. Nga viti 1949 e deri më sot, janë vrarë rreth 35 milion njerëz. Ndërkohë, torturimi, çdo formë e dhunës dhe shtypja e dhunshme janë pjesë përbërëse e jetës së përditshme për ata që kanë mbetur aty. Njerëzit janë varrosur të gjallë dfhe gratë janë dhunuar…Në vitin 1953, muslimanët paraqisnin 75% të popullsisë ndërsa kinezët përbënin 6%. Në vitin 1990, kjo gjendje ndryshoi në të mirë të kinezëve. Popullsia kineze përbënte 53% ndërsa popullsia muslimane ra në 40%. Vetëm këto shifra shpjegojnë dimensionet e gjenocidit, të kryer kundër muslimanëve, në Turkistanin Lindor.
Ajo nëpër të cilën kaluan njerëzit në Turkistanin Lindor sigurisht nuk dallon nga ajo që u ndodhi muslimanëve në Bosnjë e Kosovë. Dallimi i vetëm i Turkistanit Lindor është të qenit një rajon ku komunikimi me pjesën tjetër të botës është i bllokuar tërësisht dhe prej ku është shumë vështirë të nxirret çfarëdo informacioni. Kina, me sukses, i është përkushtuar orvatjeve për të mbajtur të pa raportuara mizoritë e kryera në Turkistanin Lindor, e me këtë synim, madje mban nën kontroll të rreptë edhe internetin. Në anën tjetër, bota, mbyll sytë ndaj përvojës së rëndë e të tmerrshme të cilës i nënshtrohen njerëz të pafajshëm e të pambrojtur në këtë rajon dhe e konsideron këtë si problem kombëtar të Kinës. Gjenocidi në Turkistanin Lindor shpjegon “vlerën” e jetës njerëzore në vendet si Kina, ku sundon mosbesimi. Nën ndikimin e këtij sistemi mbizotërues, njerëzit nuk shohin asnjë arsye se pse nuk duhet vrarë njerëzit që nuk mendojnë njësoj si ata, ose të kryejnë eksperimente në ta dhe t’i torturojnë ata pamëshirshëm.
Një vend i varfër i mbuluar nga oazat: Çadi
Pasi që Çadi, një vend me shumicë muslimane, fitoi pavarësinë, pushtetin në vend e morën të krishterët. Ministritë qenë ndarë baras midis të krishterëve e muslimanëve. Sidoqoftë, në vend kishte dy milionë muslimanë dhe vetëm tetëqind mijë të krishterë.
Përplasjet e para filluan kur udhëheqësit e krishterë, të cilët tashmë kishin lidhje të forta me ish kolonizatorët e dikurshëm, vendosën raporte diplomatike me Izraelin. Çadianët muslimanë kupohet që ishin të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje, për shkak të incidenteve që po ndodhnin në Palestinë dhe e perceptuan aleancën politike me Izraelin si tradhti ndaj Palestinës. Ndërkohë, kuadri musliman në qeveri mori pozicion kundër Izraelit, por kjo politikë i kushtoi ministrave muslimanë me pozitën e tyre në qeveri. Një mëngjes, të gjithë ata u dëbuan. Shumë nga ta u arrestuan, u burgosën kurse pasuria e tyre u konfiskua. Këto incidente shpunë në një periudhë shtypjeje të muslimanëve dhe pasuan kryengritje të pasuksesshme që morën jetën e një mijë njerëzve dhe lanë të plagosur me mijëra.
Filipinet
Në fillim të shekullit të 20-të, Filipinet ranë nën kontrollin e SHBA-ve, dhe në vitin 1946, asaj iu dha pavarësia. Duke pasuar tërheqjen e Amerikës nga ishulli, filipinezët që u ishin nënshtruar interesave të SHBA-ve erdhën në fuqi, kurse muslimanët ranë nën udhëheqjen e tyre. Për regjimin e filipinezëve ishte fundamentale politika e konfiskimit të tokave të muslimanëve, bazuar në strategjinë e tyre të konsolidimit të pushtetit në ishull. Për këtë, qe miratuar ligji që rregullonte ndarjen e tokave midis filipinezëve e muslimanëve. Sipas ligjit, muslimanët mund të pranonin vetëm një të tretën e tokës për të cilën ishte titullar filipinezi. Kjo politikë siguroi vendosjen e 3.5 milionë emigrantëve filipinezë në tokat e muslimanëve, duke ndezur kështu shkëndijat e konfliktit midis muslimanëve e filipinezëve. Muslimanët, në ndjekje të të drejtave të tyre, deshën të hyjnë në kompromis me kryetarin Ferdinand Markos por nuk ia dolën. Regjimi i Markos nisi një aksion për të asimiluar muslimanët. Përmes ngritjes së pagave e promovimeve selektive, Markos i shndërroi forcat e armatosura në makinë të tij personale, suspendoi implementimin e ligjit kushtetues dhe e zëvendësoi atë me ligjin ushtarak.
Fronti Kombëtar Moro i {lirimit (FKM) luftoi në interes të muslimanëve dhe në konfliktet e përgjakshme humbën jetën më shumë se pesëdhjetëmijë muslimanë, shumica prej tyre civilë. Mijëra gra, fëmijë e pleq u vranë. Ekipet e trajnuara në mënyrë speciale ishin krijuar që të zhdukin muslimanët. Këto ishin guerila të egra, që shkuan shumë larg në dhunë, siç është thyerja e kafkave të viktimave të tyre ose pirja e gjakut të tyre. Ata përdorën teknika speciale të torturimit për çdo viktimë, dhe pas vrasjes ia konfiskonin tërë pasurinë.
Udhëheqësit vijues, pas Markos vazhduan me politikat e njëjta brutale dhe kryen gjenocid të njëjtë etnik.
Libani
Konfliktet e përgjakshme dhe luftërat po shkatërrojnë vendet muslimane në tërë globin. Dihet që më së shumti kjo gjakderdhje po zgjat në rezistencën palestineze ndaj invazionit izraelit. Ky invazion i kryer nga Izraeli dhe I përkrahur nga vendet perëndimore ishte sistematik, dhe la prapa vetes qindra mijëra të vdekur, shumë refugjatë dhe një histori të përgjakshme. Konfliktet, luftërat dhe masakrat reflektojnë pak nga ajo që kanë vuajtur civilët përgjatë invazionit izraelit.
Pas viteve 1950-ta, forcat e Izraelit bënë disa intervenime në vendin fqinj, Libanin. Izraeli ndezi zjarrin e konfliktit ndërmjet disa grupeve të caktuara brenda Libanit dhe këto grupe, që u përzien në luftën civile, mirëmbajtën lidhjet dhe siguruan mbështetjen nga Izraeli. Këto konflikte bënë që balanci i pushtetit në Liban të jetë mjaft i brishtë, duke bërë që vendin të hapur për invazion. Izraeli provokoi komunitetet që banonin në Liban: Maronitët, të krishterët, grekët e krishterë ortodoksë, muslimanët shiitë, sunitë e druzët, dhe gradualisht i mblodhi frutat e politikës së vet "përçaj e sundo" .
Strategjia që Izraeli e kishte planifikuar për 28 vjet mbaroi në vitin 1982 me invazionin aktual të Libanit. Lufta civile e ndau Bejrutin në rajone për secilin grup minoritar. Është interesant se secili minoritet fitoi mbështetje dhe mori armë nga Izraeli. Në veçanti, falangistët, që morën pushtetin, kishin lidhje të forta me Izraelin.
Lufta civile në Liban shpërtheu dukshëm, nga që palestinezët, të cilët u përzunë dhunshëm prej mbretit Hysen nga shteti Jordan, u vendosën në Liban. Të krishterët, të indoktrinuar nga nevoja për të përzënë palestinezët nga Libani, bënë një luftë të përzënjes së përgjithshme të palestinezëve. Të krishterët e muslimanët me sa duket ishin palë në këtë luftë, e megjithatë secila sërish ishte e ndarë përbrenda. Gjatë luftës, Izraeli filloi të shkelë kufirin libanez. Ndërkohë, siguria e Libanit me SHBA-të u prish dukshëm dhe Izraeli ktheu sulmin e Sirisë, një vend musliman, kundër Libanit.
Vendosja e pushtetit politik të Partisë falangiste përmes ndihëmës së Izraelit ishte fillimi i një lufte të përgjakshme që shkatërroi Bejrutin. Palestinezët dhe libanezët muslimanë ishin objekt i shtypjes së madhe. Invazioni i vitit 1978 çoi në mënyrë ultimative në invazionin e Libanit në vitin 1982. Libani u shndërrua në vend luftarak e të shkretëruar. Ndërkohë, historia është dëshmitare e masakrave brutale falangiste të qindra civilëve palestinezë në kampet e refugjatëve në Sabra e Shatilla, që u bënë nën nxitjen dhe mbikëqyrjen e forcave izraelite.
"ZEMËRIMI FANATIK": RACIZMI
Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send. (Surja Fath: 26)
Zemërimi ndaj racave të tjera është përgjegjës për shumicën e konflikteve, përplasjeve dhe luftrave civile në tërë botën. Në rastet e qasjes agresive, të pretenduar nga raca e bardhë kundrejt racës së zezë, ose idealeve naciste të arritjes së krijimit të racës së pastër dhe konfliktit pasues me aleancën, gjë që mori jetën e miliona njerëzve në historinë e vonshme, ose në konfliktet mes fiseve afrikane, ne gjithmonë ndeshim një faktor të njëjtë: “inatin fanatik”.
Ky keqkuptim sygjeron se një racë e caktuar është, ose fizikisht ose mentalisht ose me të dyja, superiore ndaj tjetrës dhe se është e domosdoshme për racën superiore që të ketë ndjenja të mëshirës, dhembshurisë e respektit për tjetrën. Në raste ekstreme, kjo përsiatje e mendon madje si të gabuar edhe bashkëjetesën e këtyre racave. Kjo është, sidoqoftë, qasje e egër meqë çon në të menduarit se nuk ka ndonjë arsye që të ekzistojnë kombe të ndryshme, duke bërë kështu të detyrueshme eliminimin e racave “të ndryshme”.
Në Kuran, Allahu deklaron se kombet dhe fiset e ndryshme ekzistojnë që “njerëzit të mund të njohin njëri tjetrin”. Dallimet kombëtare, racore, fisnore e gjuhësore janë bukuri karakeristike e krijimit të Allahut. Është e papranueshme që një person të pësojë zemërimin e tjetrit vetëm sepse është më i shkurtër ose pse ka lëkurë më të zeshkët. Këto karakteristika janë të gjitha krijim i veçantë I Allahut, me bukuri të panumërta, qëllime e sekrete delikate brenda tyre. Siç është bërë e ditur në ajetin vijues, besimtari është i ndërgjegjshëm se kriteri i vetëm për fisnikëri është frika nga Allahu:
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (Surja Huxhurat: 13)
Rrënjet pseudo-shkencore të keqkuptimit racist, që manifestohen me shumë brutalitet, kërkojnë një përmendje të veçantë, meqë ato janë edhe bazat në të cilat janë themeluar shumë ideologji të tashme të gabuara. Materializmi, komunizmi dhe kapitalizmi i egër, të gjitha i kanë rrënjët në baza pseudo-shkencore dhe marrin fuqi prej tyre.
Ky themelim pseudo-shkencor është e ashtuquajtura teori e evolucionit e Darvinit. Disa që kanë dëgjuar për « teorinë e evolucionit » mund të supozojnë se ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë. Teoria e evolucionit, sidoqoftë, paraqet më shumë se kaq. Duke mos qenë thjeshtë një koncept biologjik, ajo është e mbështjellur nga shumë filozofi që mbajnë nën ndikim e tyre masat e gjera.
Baza pseudo-shkencore e racizmit
Kur Darvini, e propozoi këtë teori për herë të parë, shkenctarët e kohës nuk e adoptuan atë plotësisht. Palaontologjistët, në veçanti, ishin të ndërgjegjshëm se teoria ishte më shumë se një pjellë e imagjinatës. Sidoqoftë, meqë teoria ofronte një themel ideologjik të padëgjuar për fuqitë që mbizotëronin në shekullin e 19-të, Darvini fitoi qasje në qarqet shkencore.
Meqë idea e evolucionit u përhap shpejt- përmes publikimit nga Darvini, të librit, Origjina e llojeve – evropianët vazhduan që të kolonializojnë kontinentet dhe civilizimet e tjera në pjesët e largëta të botës. Duke qenë të parat, vendet evropiane- Anglia dhe Franca -koncentruan orvatjet e tyre, pjesërisht në Azinë Jugore dhe Amerikën Latine si dhe në kontinentin afrikan në tërësi. Ndërkohë, në Amerikën veriore, banorët autoktonë qenë therrur brutalisht. Shkurt, në pjesën e dytë të shekullit të 19-të, perandoritë perëndimore plaçkitën civilizimet në pjesët tjera të botës. Me dhunë e terror ata fituan pushtetin, për të cilin nuk kishin të drejtë aspak, dhe konfiskuan burimet natyrore të atyre vendeve. Kështu, perëndimorët e ndjenë thellë domosdoshmërinë e legjitimimit të praktikave të tyre. Në këtë nivel, darvinizmi u ofroi një mundësi të madhe imperialistëve. Me këtë teori, u bë e mundshme të ofrohej themeli i “ashtuquajtur’ shkencor ndaj idesë se njerëzit e eksploatuar ishin thjeshtë “lloje kafshësh”.
Darvini i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij lidhur me origjinën e qenjes njerëzore në librin e tij Prejardhja e njeriut të publikuar në vitin 1871. Në këtë libër, ai me guxim ka komentuar se njeriu është zhvilluar nga paraardhës që duken sikur majmuni. Ai shkoi mëtutje dhe tha se racat ekzistuese njerëzore ishin të lokalizuara në nivele të ndryshme të “shkallëve të zhvillimit”, se racat evropiane ishin më të “përparuara” nga të gjitha, dhe se plot racat të tjera ende bartnin tipare majmuni.”
Teoria e darvinizmit kishte edhe një dimension tjetër të rëndësishëm. Darvini e bazonte zhvillimin e qenjeve të gjalla, përfshirë edhe qenjet njerëzore, në termin “lufta për mbijetesë”. Sipas tij, ka një betejë të egër, një konflikt të vazhdueshëm, që ekziston në natyrë. Në këtë luftë, të fortët gjithmonë mposhtin të dobëtit dhe kështu vjen deri te progresi.
Darvini pohonte se kjo “luftë e mbijetesës” është gjithashtu e vërtetë për racat njerëzore. Madje edhe nëntitulli në librin e tij Origjina e llojeve e bëri të dukshëm këndvështrimin e tij racist.
"Origjina e llojeve sipas mjeteve të selektimit natyror, ose ruajtja e racave të favorizuara në luftën për jetë."
Sipas Darvinit, evropianët janë racë e favorizuar. Në anën tjetër, banorët vendorë të Amerikës, afrikanët dhe të gjitha racat dhe kombet e tjera përbëjnë racat primitive që mbetën prapa në procesin e zhvillimit. Sipas kësaj arsyeje të shtrembëruar, zbutja, të skllavëruarit e madje edhe vrasja e këtyre racave më të ulëta është legjitime, siç është legjitime që e njëjta t’u bëhet majmunëve ose kafshëve të tjera. Për të njëjtën arsye, Darvini mendonte, se atyre mund t’u konfiskohet pasuria. Në librin e tij, lidhur me racat e ulëta Darvini thotë sa vijon:
Në një të ardhme, jo shumë të largët siç matet me shekuj, racat e civilizuara të njerëzve gati se do të asgjësohen dhe do të zëvendësojnë racat e egra në tërë botën. Në të njëjtën kohë majmunët antropomorfus …pa dyshim do të asgjësohen. Ndarja midis njeriut dhe aleatit të tij më të afërt atëherë do të jetë më e gjerë.16
Siç tregon ky qëndrim, Darvini qartas ishte një racist. Ai besonte se evropianët janë superiorë ndaj kombeve të tjera dhe kështu kanë të drejtë që t’i skallvërojnë e asgjësojnë ata.
Në këtë teori thirret social darvinizmi, një adaptim i teorisë së evolucionit të shoqërive. Në pjesën më të madhe, kjo e shtroi terrenin për legjitimimin e imperializimit e të racizmit. Një ndër vendet ku social darvinizmi është përqafuar ngrohtë është Gjermania.
Nacizmi e Darvinizmi
Nuk është rastësi që neo-nazistët janë të inspiruar nga teoria e evolucionit e Darvinit, meqë që nga dita kur është konceptuar, darvinizmi ka qenë gjithmonë një pjesë e pandashme e ideologjisë naciste.
Nacizmi ka lindur në Gjermaninë e mposhtur pas Luftës së Parë Botërore. Një ndër themeluesit dhe liderët e Partisë Naciste, Adolph Hitler, ishte një njeri ambicioz dhe agresiv I cili një pjesë të pikëpamjeve të tija I bazoi në racizëm. Hitleri vendosmërisht besonte në “racën zotëruese” ariane dhe sipas tij kjo ishte raca që duhej të udhëhiqte të gjitha kombet e tjera. Hitleri ia përkushtoi veten krijimit të pan-Gjermanisë “Rajhut të Tretë”, që do të zgjaste me mijëra vite. Baza shkencore e teorisë raciste të Hitlerit ishte teoria e evolucionit e Dravinit.
Hitleri ishte i ndikuar thellë nga Heinrich von Treitcshke, një historian racist gjerman i cili poashtu zhvilloi pikëpamjet e tija raciste nën ndikimin e teorisë së evolucionit të Darvinit. Fjalët vijuese të Treitcshke-s shpalosin pozitën e tij ndaj racave tjera.
Racat e verdha nuk kanë mirëkuptim për aftësitë artistike dhe lirinë politike. Është fati i racave të zeza që të shërbejnë të bardhët dhe që të jenë cak i paqejfit të të bardhëve për tërë përjetësinë…17
Derisa formulonte teoritë e tij, Hitler nxorri idenë për luftën e mbijetesës nga ideja e Darvinit. Emri i librit të tij të njohur Mein Kampf (Lufta ime), ishte një inspirim që Hitleri nxorri nga ideja e Darvinit për luftën për ekzistencë. Hitler ndau pikëpamjet e Darvinit lidhur me racat dhe, sikurse ai, i konsideroi racat joeuropiane si krijesa të ngjashme me majmunët:
Hiqi gjermanët nordikë dhe s’mbetet tjetër përveç valles së majmunëve.18
Pikëpamjet e evolucioniste të nacistëve çuan në adaptimin e një pjese të konceptit të "eugenics", që do të thotë "shkenca e përmirësimit të (esp. njerëzor) popullsisë përmes kontrollit të edukimit mbi karakteristikat e dëshirueshme të trashëguara.” Sidoqoftë, nacistët kujtohen më shumë për konceptin, që madje në atë kohë mbizotëroi edhe në të ashtuquajturat shoqëri liberale siç ishte Suedia, e sipas të cilit mënyra më e mirë për të parandaluar të paaftët e të sëmurët mentalë nga çiftimi, ishte sterilizimi, nëse kjo do të ishte e domosdoshme. Siç mund të supozohet, ata që propozuan teorinë ishin darvinistë: Leonard Darvini, biri i Charles Darvinit dhe kushëriri i tij Francis Galton.
Në Gjermani, Earnst Haeckel, biologjist evolucionist i njohur, u bë zbatues i parë dhe propagator i "eugenics." Haeckel, mik i ngushtë I Darvinit, vazhdimisht e furnizonte atë me pikëpamje, e një ndër to ishte edhe përshpejtimi i procesit të evoluimit duke i vrarë foshnjat e paafta. Një ide tjetër e Haeckelit ishte vrasja e padhembje e pacientëve që vuanin nga leproza e kanceri, si dhe të atyre me shqetësime mentale. Ndryshe, mendonte ai, këta njerëz do të vazhdojnë të jenë barrë për shoqërinë.
Kur Hitleri mori pushtetin, ai inkorporoi këto pikëpamje të Haeckelit në politikë zyrtare, që rezultoi me internime të menjëhershme në qendra të veçanta të të sëmurëve mentalë, të të paaftëve, të të verbërve dhe të atyre që kishin sëmundje trashëguese. Nga kjo pikëpamje e e shtrembër, këta njerëz konsideroheshin faktorë që ”ndotnin” pastërtinë e racës ariane dhe vononin “të ashtuquajturin” progres të tij të evoluimit. Pas mbajtjes në izolim të këtyre kategorive të njerëzve nga shoqëria për një kohë, sipas një ligji konfidencial të urdhëruar nga Hitleri, nacistët përvetësuan të drejtën për të vrarë ata në mënyrë sekrete.
Pas mposhtjes në Luftën e Dytë Botërore, “Rajhu i Tretë” u bë histori, duke lënë prapa miliona njerëz të pafajshëm por të shkatërruar. Por, darvinizmi social, që ofroi bazën e ideologjisë naciste, mbeti.
Shumë njerëz janë në dijeni se për çka u fol deri tani. Sidoqoftë, mbetet fakti se vetëm disa kanë kuptuar se këto ngjarje historike kanë jehonë të vazhdueshme. Ekzekutimet e dhunshme e të pamëshirshme të njerëzve për shkak të gjendjes së tyre mentale e fizike shpalosin shpirtin e sëmurë e të prishur të kryesve të vet. Mosbesimin e kanë shpirtrat e sëmurë e të prishur. Sa kohë që të mbizotërojë mosbesimi, mund të pritet çdo formë e abnormales, pamëshirës dhe sjelljes së prishur. Ekzistenca e miliona pasuesve të drejtuar në rrugë të humbur nga këta njerëz mendje- sëmurë është një shenjë tjetër e mosbesimit.
Personi që i frikësohet Allahut dhe e vë besimin e tij te Ai, e di që Ai është i Gjithëmëshirshmi, dhe nuk priret kurrë për mizori e prapësi. Për më shumë, ai me kurajo e zell mundohet që të ruajë njerëzit e tjerë nga skllavërimi i tiranëve, dhe që t’u tregojë atyre rrugën e drejtë e t’i paralajmërojë. Për shembull, profeti Musa, paqja qoftë mbi të, luftoi i vetëm kundër faraonit, që kishte të njëjtin mentalitet diktatorial racist e mizor si Hitleri e Musolini, dhe mbrojti fëmijtë e Izraelit nga sundimi i tij brutal. Ajo që e bëri profetin Musa aq kurajoz ishte thjeshtë besimi i thellë në Allahun dhe vlerat e ndërgjegjja që ia ofroi besimi atij. Mënyra se si Musa i drejtohej faraonit tregon qartë besimin e tij në Allah dhe mënyrën se si e vënte ai besimin e tij në Të:
Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatruesve?Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve”.Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!” (Surja A'raf: 103-105)
Vitet e dhunës që “racizmi” I solli kontinentit afrikan
Për shumë vite, kontinenti afrikan ka vuajtur nga konfliktet, luftrat, uria e mjerimi. Për shkak të konfliktit të interesave të ngritura për shkak të mos zbatimit të religjionit dhe të besimeve të tjera jo të drejta, mosmarrëveshjet janë të vazhdueshme në rajon. Deri në vitet e pesëdhjeta, njerëzit e këtij kontinenti vuajtën nga të gjitha format e dhunës dhe politikat raciste që imponuan vendet imperialiste. Në vitet e pesëdhjeta, gjatë tërë kontinentit, kishte vetëm katër shtetet të pavarura zyrtarisht. Në vitin 1962 kjo shifër u ngrit në tridhjetë. Definitivisht, në vitin 1972, kontinenti u bë i pavarur, me disa përjashtime. Sidoqoftë, për publikun, pavarësia ishte më shumë një fasadë, meqë fuqitë ish imperialiste thjeshtë u zëvendësuan nga dikatorët autoritativë, shtypës e mizorë, të cilët mbanin lidhje të ngushta me fuqitë ish imperialiste, që do të thotë me vendet e sotme perëndimore. Sëkëndejmi, pavarësia nuk u solli lirinë këtyre vendeve por i bëri që të vuajnë varfëri e dhunë të madhe nën regjime edhe më shtypëse se sa ato kolonialiste. Nën këto rrethana njerëzit u bashkuan për të luftuar kundër regjimeve diktatoriale. Ndërkohë, diktatorët provokuan disa grupe etnike, destabilizuan vendet e tyre fituan përparësi ndaj këtyre çrregullimeve.
Në Zaire, lufta midis dy fiseve të saja, Hutuve e Tutsive, është një shembull tipik i konflikteve që ndodhin ndër raca në shekullin e 20-të. Dy fiset u përfshinë në luftë në pranverë të vitit 1997. Efekti i konfliktit u përhap në pesë rajone, përfshirë Zairenë, Ruandën, Ugandën, Burundin e Tanzaninë.
Në këtë rajon të bërë shoshë nga korrupsioni, pavarësia e vitit 1960 vështirë që solli ndonjë lehtësim nga shtypja politike e shteteve imperialiste perëndimore. Joseph Mobutu, i mbështetur nga SHBA-të, mori pushtetin në vitin 1964 dhe i la të gjitha burimet natyrore të vendit të tij në dispozicion të Amerikës. Duke mos lënë asgjë që të kontribuojë në mirëqenjen e njerëzve të tij, gjatë viteve Mobutu vetëm akumuloi pasuri personale dhe e drejtoi atë ndaj masave despotike për të shtypur njerëzit e tij. Në kohën kur shkalla e inflacionit në vend tentonte vlerën kulmore prej 6000%, ndërmjet dy fiseve dominuese në rajon shpërthyen përplasje të mëdha. Kjo luftë fisnore rezultoi në gjenocid të madh që la pas vetes gati gjysmë milioni të vdekur. Mijëra emigrantë iu nënshtruan përvojave të tmerrshme nëpër pyje, dhe në fund shumica e humbën jetën nga uria dhe epidemitë. Njerëz të pafajshëm qenë masakruar. Vetëm pse ishin nga një fis tjetër, qenë vrarë madje edhe foshnja e fëmijtë shumë të vegjël.
Luftrat ndërmjet racave, do të thotë "inati fanatik" që përmendet në Kuran, shpesh mbaron me skena gjuetie të masakrave. Allahu, në Kuran na tërheq vërejtjen ndaj “inatit fanatik” të njerëzve injorantë siç vijon:
Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send. (Surja Fath: 26)
Këtë shprehje të errët të mosbesimit e kanë ekspozuar lëvizjet raciste, si në Afrikë si në vendet e tjera të botës. Për ta larguar atë plotësisht është e mundur vetëm duke jetuar sipas parimeve të religjionit të drejtë dhe duke I bërë të tjeërt që t’u binden atyre.
MIZORITË E ÇRREGULLIMET NË
SHOQËRITË JOBESIMTARE
Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në aftin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin. (Surja Nahl: 61)
Siç analizuam në kapitujt e mëhershëm, në të gjitha skajet e botës, Kosovë, Kashmir, Palestinë, Çeçeni e në vende të tjera, muslimanët i janë ekspozuar mizorive të pandërprera e të pamëshirshme dhe telasheve të pambarim. Nga mënyra se si u zhvillua e tëra do të ishte gabim të mendohej se ato nuk korresponduan me njëra tjetërn. Në anën tjetër, të mveshurit e këtyre përplasjeve veçorive natyrore politike e gjeografike të vendeve individuale do të tregonte se ky është një moskuptim. Çdo luftë dhe dhunë që shfaqet në historinë botërore, pavarësisht se ku ndodh kjo, indikon ekzistencën e njerzve që fitojnë epërsi mbi ta. Të gjithë muslimanët duhet të shohin e të jenë të paralajmëruar për këto incidente. Përndryshe, rrezikohet që ngjarjet botërore të shihen si aksidente spontane që nuk kërkojnë zgjidhje. Në hadith, profeti i Allahut, profeti Muhamed i referohet poashtu tiranisë, duke thënë se do të jetë „errësirë në Ditën e Ringjalljes“."19
Shekulli I 20-të ka qenë veçanërisht i shënuar nga brutaliteti i papresedencë. Të gjitha lëvizjet që mbështesnin luftërat dhe brutalitetin, siç është komunizmi-që përkrah filozofinë materialiste dhe e refuzon në tërësi religjionin, vlerat morale e familjen- ishte kryesori. Në vendet ku ka kontroll komunizmi, historia ofron evidencë më se të mjaftueshme se çfarë jete të përçmuar u ofron shoqërive mosbesimi. Që të ketë një pasqyrë më të qartë për këtë sistem brutal, do të mjaftojë vetëm një shikim i shkurtër në histori dhe në situatën aktuale në Rusi, një vend që mbeti nën sundimin komunist për dekada.
Gjurmët e komunizmit- një system i bazuar në mosbesim–në histori
Marksi dhe Engelsi, themeluesit e materializmit dialektik dhe mentorët e komunizmit, ishin që të dy ateistë të devotshëm. Duke pohuar se të gjitha format e përmirësimit në botë janë të arritshme përmes konfliktit, ata besonin se do të arrinin qëllimet e tyre vetëm përmes revolucionit komunist. Që të dy ndjenin armiqësi të thellë ndaj religjionit, kurse ne pamë se eliminimi i religjionit është kusht paraprak për mbizotërimin e pikëpamjeve të tyre. Marksi dhe Engelsi besonin se lëvizja komuniste ndonjëherë do të mund të nxisë besimin e dikujt në Zot prandaj pengesa e quajtur religjion u eliminua. Marski kurrë nuk qe i zoti për të vënë pikëpamjet e tij në praktikë. Pas vdekjes së tij, revolucionin e udhëhoqi Lenini.
Lenini, i cili fitoi pushtetin pas luftës së përgjakshme civile ndërmjet militantëve komunistë dhe mbeturinave të armatave aristokratike, paralajëmroi politikën që do të ndiqej nën sundimin e tij. Në këtë kohë, ata që i rezistonin atij dhe sistemit komunist u ekzekutuan. Lufta civile zgjati tri vjet, dhe solli shkatërrim të tërësishëm të Rusisë. Pas kësaj lufte të përgjakshme, Lenini themeloi diktaturën e parë totalitare një partiake në botë.
Koha e Leninit ishte e një shkatërrimi të përgjithshëm të Rusisë, veçanërisht sa i përket ekonomisë; taksa shtesë iu shtuan njerëzve që tashmë ishin të varfër. Uria dhe mjerimi u rritën vazhdimisht. Politika e tij solli nacionalizimin e gjerë, racionin ushqimor, dhe kontrollin mbi industri, dhe më askush nuk guxonte të merrtë përsipër rrezikun e rezistimit të politikave të tij, meqë të gjithë e dinin fundin e atyre që vetëm kishin tentuar këtë gjë.
Deri në vitin 1924, kur vdiq Lenini, politikat që ai ndjeku i siguruan urrejtje të fuqishme nga njerëzit, përfshirë shokët e tij më të afërt. Zëvendësi i tij i rradhës në Partinë Komuniste ishte Stalini, diktatori më i përgjakshëm që njeh historia botërore.
Përvojat e njerëzve gjatë 25 viteve sa sundoi Stalini kanë shpalosur, në vazhdimësi, natyrën krejtësisht të pamëshirshme të sistemit komunist. Vrasjet, masakrat e torturat nuk kishin të ndalur. "Projekti komunist" i tij u bë një përvojë e plotë e mjerimit për publikun; me miliona vdiqën nga uria e mjerimi, fshatarët u përdorën për punë të detyruar dhe njerëzit u shtypën rreptësisht. Ndërkohë, të gjitha format e praktikave religjioze u nxorrën jashtë ligjit. Stalini filloi me konfiskimin e fushave të fshatarëve, që përfshinin një total prej 80% të tërë popullsisë ruse. Si pjesë e politikës së nacionalizimit, zyrtarët mblodhën tërë prodhimin e fshatarëve, duke shkaktuar krizë urie për miliona gra, fëmijë e pleq. Vetëm, në Kazakhstan, 20% e popullsisë vdiq nga uria. Në Kaukaz, shkalla e vdekshmërisë u ngrit në më shumë se një million.
Mijëra njerëz që tentuan t’i rezistonin këtyre politikave, u internuan në kampe pune në Siberi. Në këto kampe, ku forca punëtore ishte mjaft e rëndë, shumica e robërve nuk i ikën vdekjes. Mijëra njerëz u ekzekutuan nga policia sekrete e Stalinit. Emigrimi i dhunshëm u bë pjesë e politikës së Stalinit; miliona njerëz u zhvendosën, duke lënë vendlindjet e tyre dhe duke u dërguar në pjesë të largëta të Rusisë.
Stalini ishte përgjegjës për së paku 20 milionë vdekje në tërë Rusinë. Nga ajo që tregojnë historianët, Stalini nxirrte kënaqësi nga një brutalitet i tillë, dhe në zyrën e tij në Kremlin, kënaqej shumë duke ekzaminuar raportet e shkallës së vdekjeve që vinin nga kampet e punës.
Terrori në kohën e Stalinit nuk drejtohej vetëm ndaj atyre që ngrinin zërin kundër sistemit ose ndaj intelektualëve. Nën sulmet e militantëve komunistë, secili ishte i kërcënuar.
Pa ndonjë kriter, masat e njerëzve u internuan në “Gulag”, një rrjet I kampeve për punë të detyruar, ku shumë njerëz u ekzekutuan. Stalini siguroi një pushtet absolut mbi masat e njerëzve përmes terrorit. Të 25 vitet e sundimit të tij diktatorial nuk lanë prapa tjetër, pos njerëzve të varfëruar.
Rusia është një ilustrim i qartë i shoqërive jobesimtare, ku nuk ka gjasa të ekzistojë jeta e gëzuar e me kuptim. Kjo për arsye se, për shkak të natyrës së vet, mosbesimi i udhëheqë njerëzit në kryerjen e të gjitha llojeve të krimeve për dobi personale, përfshirë vrasjen ose madje edhe nënshtrimin e fëmijëve dhunës për shkaqe kënaqësie. Shoqëria e sotme ruse sjell dëshmi të efekteve destruktive të sistemit anti-religjioz nga i cili njerëzit vuajtën me dekada. Degjenerimi është trashëgim i këtij sistemi. Ndryshimi i kësaj situate është i mundshëm vetëm përmes mësimit të vlerave të Islamit nga të gjithë njerëzit dhe të ndihmuarit e tyre që të rifitojnë vlerat e tyre shpirtërore.
Shtypja e vazhdueshme e Kinës së Mao-s
Stalini e ktheu në praktikë projektin mbi revolucionin komunist në Rusi, duke lënë prapa 20 milionë të vdekur. Ky regjim i përgjakshëm në Rusi qe imituar nga një regjim tjetër komunist, në Kinë.
Pas një lufte civile të përgjakshme, në vitin 1949, nën lidershipin e Mao Tse-Tung, komunistët morrën pushtetin në Kinë. Ashtu siç kishte bërë aleati I tij I afërt, Stalini, ndërmjet viteve 1949 e 1976, edhe Mao vendosi një regjim represiv e të përgjakshëm. Ekzekutime politike të panumërta zunë vend në Kinë. Ushtria përbëhej nga trupa komuniste e grave dhe burrave. Në muajt që pasuan, militantët e rinj të quajtur nga Mao “Rojat e Kuqe” e zhytën vendin në terror.
Shkatërrimi ekonomik në Rusi kishte paralelet e saj në Kinë, duke iu falënderuar parimeve të përkrahura nën emrin “ndryshimet socialiste dhe të drejtat e barabarta”. Skenari i njëjtë u përsërit në Kinë; njerëzit më nuk ishin titullarë të të drejtave të tyre dhe e gjithë pasuria e tyre u konfiskua në të mirë të shtetit. Shkurt, edhe në Kinë, regjimi komunist, që u prezentua si shpëtim dhe shpëtimtar I masave, pushtoi fushat, kafshët, prodhimet dhe pasurinë e njerëzve, ashtu sikurse në Rusi.
Nacionalizimi u prezentua si prerekuizitë e “ndryshimeve socialiste”. “Drejtësia sociale” punoi vetëm sa për të pasuruar njerëzit në pushtet dhe ata që lavdëronin ata. Ndërkohë, publiku, "të drejtat e të cilëve në mënyrë të supozuar ishin mbrojtur” vuante nga uria deri në vdekje. Problemet ekonomie u bënë më të rënda, dhe kërkonin reforma fundamentale. Prap, çdo reformë vetëm shtonte mjerimin dhe çrregullimet sociale në vend. Secili dështim në reformat ekonomike kërkonte mijëra, madje miliona jetë. Në këtë vend të vendosur mbi një zonë të gjerë gjeografike, Mao kreu gjenocid masiv në njerëzit e tij, veçanërisht në minoritetet.
Hierarkia e Partisë Komuniste dhe diktatori i saj Mao, që mbante autoritet absolut në çdo fushë të jetës, mbylli Kinën ndaj të gjitha ndikimeve të jashtme dhe mbajti shtypin dhe komunikimin nën kontroll të rreptë. çfarëdo kriticizmi ose proteste kundër politikave qeveritare mbaronte me ekzekutime. Autorët, artistët e shkencëtarët që kishin punuar në kulturë, histori e gjuhë të minoriteteve u mblodhën dhe u ekzekutuan nga ky regjim diktatorial. Edhe sot e kësaj dite, bota përfshirë KB-të nuk mund të mbledhin informata të bollshme për incidentet që zunë vend në Kinën e kuqe, siç është rasti i ekzekutimit të turqve Uigurë.
Eliminimi i besimeve fetare është qëllim kryesor i çdo regjimi komunist. Deri mësot, aplikohet politika sistematike e represionit dhe propagandës. Besimet fetare zëvendësohen me filozofitë e zhvilluara nga liderët e idolizuar. Ky poashtu ishte rast në Kinë, një ndër vendet më të mëdha anti-muslimane në Lindjen e Largët. Duke filluar nga koha e Maos, sunduesit në Kinë ndaluan çdo lloj praktike fetare. Imamët iu nënshtruan torturave të rënda dhe xhamitë u mbyllën. Religjioni, i konsideruar si pengesa më e madhe për sistemin materialist, u bë temë- diskutimi i së cilës u ndalua.
Njerëzit në Kinë ishin indoktrinuar vazhdimisht mbi pagabueshmërinë dhe superioritetin e liderit totalitar. Në shkolla, “Libri I Kuq”, në të cilin Mao shpjegon gjerësisht filozofinë e tij bizare, qe përfshirë në planprogram. Fëmijtë dhe të rinjtë udhëzoheshin në filozofinë materialiste, që prezentonte konceptin e Zotit si një pengesë madhore të zhvillimit njerëzor. Njerëzit inkurajoheshin që të vrisnin njëri tjetrin, madje edhe nënat, nëse kjo ishte në interes të sistemit komunist.
Ideologjia komuniste e sheh konceptin e familjes si diçka kundër qëllimeve të saja. Në këtë kuptim, miliona familje në Kinë u shkatërruan. Për të ashtuquajturin interes të ekonomisë shtetërore, familjet ndaheshin, fëmijtë dërgoheshin në jetimore dhe anëtarët e familjeve mund të mblidheshin vetëm një herë në vit.
Këto të gjitha janë çështje të rëndësishme, sepse sot ende komunizmi propagandohet në botë. Fundi i një vendi ku adoptohet komunizmi nuk do të jetë më ndryshe nga fundi i Rusisë ose Kinës. Mënyra e vetme për të mbrojtur vendin nga ky sistem i shënuar nga masakrat, dhuna, uria e johumaniteti, është vetëdijësimi i njerëzve-veçanërisht i të rinjve-për religjionin. Njerëzit jobesimtarë që nuk janë të ndërgjegjshëm për religjionin e vërtetë dhe që për pasojë nuk dijnë për vlerat që sjell religjioni janë të prirur për komunizëm. Kjo është arsyeja se pse materialistët e konsiderojnë religjionin si fuqinë më të rëndësishme dhe më efikase kundër tyre. Shpjegimi i religjionit të pastruar nga çdo formë e fanatizmit si dhe ofrimi i evidencës sa i përket defekteve të filozofisë së komunizmit janë ndër parakushtet që mund të ndërmerren për të mbrojtur kombin prej një shkatërrimi të tillë.
Regjimi komunist i mashtroi masat duke prezentuar komunizmin si “rrugën e vetme për shpëtim”. “Për të arritur qëllimin e komunizmit” ai imponoi torturë johumane të miliona njerëzve. Amnesti International shpesh raporton trajtimin e vazhdueshëm brutal dhe torturën e të ashtuquajturëve "komunitete etnike" e veçanërisht të pakicave muslimane që jetojnë Brenda kufinjve të Kinës. Të burgosurit nuk janë të lejuar të mbrohen dhe vazhdimisht janë të detyruar që të mbajnë kokën në pozitë të ulur. Dihet se muslimanët dënohen me metoda mizore dhe johumane.
Historianët tani orvaten të argumentojnë nëse komunizmi ka vrarë një milionë njerëz në përgjithësi ose “vetëm” tetëdhjetë milionë.
Dëmtimi i sistemeve anti religjioze për njerëzit
1. Të arsyetuarit e bazuar në vlera morale dhe ndërgjegje janë eliminuar dhe shoqëritë janë të shtypura nën regjime totalitare. Nën këto regjime, njerëzit nuk kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre fundamentale. Vlerat morale janë refuzuar tërësisht dhe grupet me interes vetjak e dominojnë shoqërinë. Sistemi i mosbesimit nuk lejon asnjë aktivitet që nuk i shërben interesit të sistemit mbizotërues të mosbesimit.
2. Njerëzit janë të indoktrinuar në të besuarit se diktatori është i pagabueshëm dhe se vendimet e tij janë relevante. Në të gjitha regjimet anti religjioze (fashizmi e komunizmi), është e zakonshme praktika e çoroditur e idolizimit të liderit.
3. Liria e të menduarit dhe religjioni janë tërësisht të zvogëluara. Hyrja në xhami, kisha e sinangoga nuk lejohet, dhe komunikimi I religjionit është i ndaluar. Një fond i veçantë është ndarë nga buxheti kombëtar për të luftuar religjionin.20
4. Shteti mban kontrollin e plotë mbi ekonominë. Investimi privat nuk lejohet. Fabrikat, mjetet e prodhimit, pajisjet prodhuese dhe bankat janë nacionalizuar.
5. Ushtarët komunistë konfiskojnë pronën e patundshme. Fushat dhe prodhimet e fshatarëve janë nacionalizuar “ në interes të vendit”
6. Uria dhe mosushqyeshmëria kërkojnë miliona jetë, përfshirë gratë, fëmijtë e pleqtë. Sistemi krijoi njerëz të varfër e të dëmtuar, duke i imponuar jetë të rëndë secilit. Në këtë jetë, blerja e një cope bukë, për shembull, nënkupton pritjen me orë në rradhë.
7. Njerëzit internoheshin në kampe pune dhe ekzekutoheshin në masë. Ata që mbesnin shfrytëzohen për punë të dhunshme nën kushte shumë të rënda. Ata që nuk i adaptoheshin kushteve të punës dërgoheshin në ekzil në Siberi.
8. Rebelimet u shuan me gjakderdhje nga militantët komunistë. Kryengritësit vriteshin para syve të publikut.
9. Ata që i kundërviheshin sistemit ose që ofronin kritika, qoftë politikanë ose intelektualë, ekzekutoheshin.
10. Ata që mbanin pushtetin jetonin në ekstravagancë, derisa njerëzit e thjeshtë bënin jetë në mjerim. Për shembull, kur e mbante pushtetin Partia Komuniste, dallimi midis pagës së punëtorit dhe anëtarit të Partisë Komuniste ishte ndërmjet 25-30 mijë rubla. Pagat e anëtarëve të Partisë Komuniste ishin 25-100 mijë rubla. Shumica e njerëzve kishin pagë prej vetëm 150 rublash. Për më tepër, anëtarët e Partisë Komuniste kishin pallate, vetura dhe qasje në kujdesin shëndetësor pa pagesë. Asnjë nga këto përfitime nuk ishte në dispozicion për publikun puna e të cilëve formoi shtyllën kurrizore të ekonomisë kombëtare.21
11. Forcat policore të regjimit shtypës terrorizonin publikun. Publiku jetonte nën frikë të vazhdueshme.
12. Partia Komuniste shndërroi vendin në një rreth të pambarim të konflikteve, trazirave e rrëmujës.
13. Sistemi shtypës e totalitar kishte ndikimin e vet edhe në shkolla. Sipas Leninit, edukimi nuk duhet të jetë objektiv, i ndarë dhe i izoluar nga politika. Në adresimin e tij në Kongresin e Parë të Arsimit Sovjetik, më 25 gusht 1918, ai deklaroi se qëllimi kryesor i arsimit është që të largohet borgjezia. Ai në mënyrë eksplicite deklaroi se nuk ka arsimim jashtë politikës dhe se të pohuarit e së kundërtës është përhapje e gënjeshtrave dhe hipokrizisë. 22 Qëllimi i arsimimit është që të ngritet pabesimi e që gjeneratat e dobësuara moralisht të vihen në shërbim dhe interes të komunizmit.
Rinisë i qe shpërlarë truri me mosbesim dhe sistemi, në vend të gjeneratave paqësore ngriti një gjeneratë militantësh.
15. Koncepti i familjes qe eliminuar. Foshnjat ndaheshin nga familjet e tyre dhe rriteshin si jetimë. Koncepti i familjes konsiderohej të ishte kundër "interesit të shtetit." Në takimet e Partisë Komuniste, shpreheshin pikëpamjet si "revolucioni është i dënuar të mbetet i dobët përderisa lidhjet familjare dhe koncepti i familjes të ekzistojë".23
16. Në regjimet komuniste arti e shkenca nuk gjetën ambient ku do të lulëzonin. Një pjesë e madhe e buxhetit kombëtar ndahej për armatim, në të shumtën i përdorur për nënshtrim dhe ekzekutim të masave.
17. Rinia nuk pajisej me asnjë qëllim në jetë, që rezultonte në ngritjen e shkallës së vetvrasjeve. Vetë sistemi nxiste adoleshentët në varësi të drogës e alkoolit.
18. Liria e shtypit ishte tërëisht e zvogëluar. Publikimi dhe transmetimi lejohej vetëm, nëse lëvdëroheshin sistemi dhe lideri. Përndryshe, ato heshteshin.
KONKLUZION
Dhe nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë. (Surah Ya Sin: 17)
Nga uria në varfëri, nga droga te korrupsioni, në këtë libër u morëm me shumë probleme në botë që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. S’ka dyshim, secili është i njohur me këto probleme. Megjithatë, mbetet fakti se shumica e njerëzve kurrë nuk pranon përgjegjësinë për zgjidhjen e ndonjërës prej tyre. Përveç kësaj, ne madje edhe i shmangemi të menduarit për këtë. Disa, në anën tjetër, i kushtojnë mendim serioz këtyre problemeve, ia prezentojnë ato vëmendjes së publikut dhe seriozisht ndjejnë shqetësim shpirtëror ndaj neve që jemi aq jokompetentë për gjetjen e zgjidhjeve.
Dështimi i njerëzimit në gjetjen e zgjidhjeve për një kohë kaq të gjatë, gjendet në ideologjitë me të meta dhe sistemet e besimit ndaj të cilave ne drejtohemi. Sidoqoftë, zgjidhja qëndron në të kthyerit nga Kurani e Suneti, rruga të cilën e ka zgjedhur Allahu për njerëzimin. Do të ishte krejtësisht e gabuar që të pranohet status quo-ja me të gjitha defektet e saja, që të heshtim ose të na duket e paarritshme që bota të mund të pastrohet nga tërë këto jopërsosmëri. Allahu, Krijuesi i njeriut, krijoi poashtu rrugën, të cilën nëse e ndjekim do të ndjehemi të sigurtë dhe në paqë me veten dhe Ai e komunikon këtë sistem te ne përmes Kuranit. Siç thotë Allahu në ajet: Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët. (Surja Nahl: 89), Në të gjitha fushat e jetës, Kurani udhëzon njerëzimin për te e vërteta.
Të gjitha problemet e botës sot do të mbarojnë sikur vlerat e Kuranit e të Sunetit, t’i paraqiteshin njerëzimit në formën e tyre origjinale të pastruara nga fanatizmi e risitë.
Një pikë tjetër e rëndësishme që meriton të përmendet është kjo: Allahu i premton njeriut jetë të bekuar si në këtë ashtu edhe në botën tjetër, dhe ky është sekreti i bindjes ndaj Kuranit. Rrjedhimisht, Kurani do të fshijë të gjitha problemet, dhe Allahu, i Gjithëmëshirshëm ndaj njeriut, do ta shpërblejë atë me jetë të bukur të pastruar nga të gjitha format e shqetësimeve dhe mjerimit në këtë botë:
Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (Surja Nahl: 96-97)
Duke pasur zgjidhjen në vlerat e Kuranit, është përgjegjësi kryesore për besimtarët me ndërgjegje që t’ua komunikojnë Kuranin tërë njerëzimit:
Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë. (Surah Jasin: 17)
IDEJA E GABUAR E EVOLUCIONIT
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? (Surja Mulk: 3)
Çdo detaj në këtë univers tregon për një krijim superior. Në kontrast, materializmi, i cili synon të mohojë faktin e krijimit të universit, është asgjë tjetër pos gabim joshkencor.
Kur njëherë darvinizmi të jetë zhvlerësuar, të gjitha teoritë e tjera të bazuara në këtë filozofi do të bëhen të pabaza. Kryesorja ndër to është darvinizmi, do të thotë, teoria e evolucionit. Kjo teori, që pohon se jeta ka filluar rastësisht nga një materje e pajetë, është rrëzuar nga njohja se universi është krijuar nga Allahu. Astrofizicienti amerikan Hugh Ross e shpjegon këtë sa vijon :
Ateizmi, Darvinizmi, dhe virtualisht të gjithë "izmat "që zunë fill në filozofitë e shekujve 18 e 19-të janë ndërtuar mbi supozime, supozime jokorrekte, se universi është i pafund. Veçantitë na kanë sjellë ballë për ballë me shkakun-ose shkaktarin-e matanësisë së universit dhe tërë asaj që ai përmban, përfshirë edhe vetë jetën. 24
Është Allahu ai që ka krijuar universin dhe i Cili e dizajnoi atë deri në detajet më të imta. Sëkëndejmi, është e pamundur që të jetë e vërtetë teoria e evolucionit, e cila thotë se qenjet e gjalla nuk janë krijuar nga Allahu, por janë produkte të vetëdijës.
Pa u befasur, kur shikojmë teorinë e evolucionit, shohim se kjo teori është denoncuar nga zbulime shkencore. Dizajni i jetës është jashtëzakonisht kompleks dhe i mrekullueshëm. Për shembull, në botën e pajetë nuk mund të vëzhgojmë se në çfarë dizajni kompleks këto atome janë bashkuar, dhe se sa të jashtëzakonshme janë mekanizmat dhe strukturat si proteinat, enzimet, e qelizat, që janë manifakturuar bashkë më to.
Ky dizajn i jashtëzakonshëm në jetë ka zhvlerësuar darvinizmin në fund të shekullit të 20të.
Në disa nga studimet tona të mëhershme ne kemi shqyrtuar këtë temë në detaje dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë edhe mëtutje. Sidoqoftë, ne mendojmë se, marrë parasysh rëndësinë e saj, do të ishte e dobishme të bëjmë një përmbledhje të shkurtër edhe këtu.
Rënja shkencore e darvinizmit
Edhepse doktrinë që daton që nga Greqia antike, teoria e evolucionit ka shënuar përparim të gjerë në shekullin 19. Zhvillimi më i rëndësishëm që e bëri teorinë temën numër një në botën e shkencës ishte libri i Çarls Darvinit i titulluar "Origjina e Llojeve" i publikuar në vitin 1859. Në këtë libër, Darvini mohon se llojet e ndryshme të qenjeve të gjalla në botë janë krijuar nga Allahu ndaras nga njëra tjetra. Sipas Darvinit, të gjitha gjallesat kanë një paraardhës të thjeshtë, dhe përmes ndryshimeve të vogla ata janë larmuar përgjatë kohës.
Teoria e Darvinit nuk qe bazuar në asnjë zbulim konkret shkencor; siç pohonte edhe ai i tëri ishte vetëm një "supozim." Për më tepër, siç deklaronte Darvini në një kapitull të gjatë të librit të tij të titulluar "Vështirësitë e teorisë" teoria po dështonte për shkak të shumë pyetjeve kritikuese.
Darvini investoi të gjitha shpresat në zbulimet e reja shkencore, të cilat priste të zgjidhnin "Vështirësitë e teorisë”. Sidoqoftë, në kundërshtim me pritjet e tij, zbulimet shkencore zgjeruan dimensionin e këtyre vështirësive. Mposhtja e darvinizmit kundër shkencës mund të rishikohet nën tri tema bazë:
1) nuk ka asnjë mënyrë që teoria të tregojë si u paraqit jeta në tokë.
2) nuk ka asnjë zbulim shkencor që tregon se “mekanizmi evolutiv” i propozuar nga teoria ka ndonjë fuqi për të evoluar.
3) të dhënat e fosileve provojnë tërësisht të kundërtën e asaj që sygjeron teoria e evolucionit.
Në këtë seksion, ne do të ekzaminojmë në plan të përgjithshëm këto tri pika bazë:
Hapi i pare i pakapërcyeshëm: Origjina e jetës
Teoria e evolucionit parashtron se të gjitha qenjet e gjalla kanë evoluar nga një qelizë e vetme që u shfaq në tokën primitive 3.8 miliardë vjet më parë. Si mundet një qelizë e vetme të gjenerojë miliona lloje gjallesash komplekse dhe, nëse një evoluim i tillë ka ndodhur vërtetë, pse nuk mund të vëzhgohen gjurmët e saj në të dhënat e fosileve, këto janë disa nga pyetjet në të cilat teoria nuk mund të përgjigjet. Sidoqoftë, së pari dhe ç]’është më kryesore, nga hapi i parë i procesit të supozuar evolutiv duhet të hetohet: si u paraqit "qeliza e parë”?
Teoria e evolucionit mohon krijimin dhe nuk pranon asnjë lloj të intervenimit mbinatyror, duke pohuar se “qeliza e parë” ka origjinë të rastësishme brenda ligjeve të natyrës, pa ndonjë dizajn, plan ose aranzhim. Sipas teorisë, një materje e pajetë duhet të ketë prodhurar qelizën e gjallë, si rezultat i rastësisë. Sidoqoftë, madje edhe me rregullat më të pakundërshtueshme të biologjisë ky është një pohim jokonsistent.
"Jeta vjen nga jeta"
Në librin e tij, Darvini kurrë nuk iu referua origjinës së jetës. Kuptimi primitiv i shkencës në kohën e tij qëndronte në të supozuarit se qenjet e gjalla kishin një strukurë shumë të thjeshtë. Që nga koha e mesjetës, gjenerimi spontan, teori që pohonte se materiet jo të gjalla u bënë bashkë për të krijuar organizma të gjallë, qe pranuar në shkallë të gjerë. Në përgjithësi besohej se insektet u krijuan nga të mbeturat e ushqimit, dhe minjtë nga gruri. U bënë eksperimente interesante për të dëshmuar këtë teori. Ca grurë qe vënë në një pjesë të ndotur të rrobave, dhe besohej se pas pak kohe aty do të krijohej miu.
Ngjashëm, krimbat që zhvilloheshin në mish supozohej se ishin një evidencë e gjenerimit spontan. Sidoqoftë, vetëm pas një kohe u kuptua se krimbat nuk u paraqitën spontanisht në mish, por se barteshin aty nga mizat, në formë të larvave të padukshme për syrin.
Madje edhe në kohën kur Darvini shkroi Origjinën e Llojeve, në botën e shkencës në mënyrë të gjerë qe pranuar besimi se bakterja mund të vinte në ekzistencë nga lënda jo e gjallë.
Sidoqoftë, pesë vjet pas publikimit të librit të Darvinit, zbulimi i Louis Pasteur e hodhi poshtë besimin që themeloi bazën e evolucionit. Pasteur përmblodhi konkluzionin që arriti pas studimit kohëgjatë dhe pas eksperimenteve: "Pohimi se materja jo egjallë ka filluar jetën është varrosur në histori dhe kjo është një e mirë." 25
Për një kohë të gjatë mbrojtesit e teorisë së evolucionit i rezistuan zbulimet e Pasteur. Sidoqoftë, meqë zhvillimi i shkencës shpleksi strukturën komplekse të qelizës së qenjes së gjallë, ideja se jeta mund të jetë krijuar aksidentalisht hasi në rrugë qorre.
Orvatjet jobindëse në shekullin 20
Evolucionisti i parë i cili ngriti temën e origjinës së jetës në shekullin e 20-të ishte biologjisti i njohur rus Alexander Oparin. Me teza të ndryshme që ngriti në vitet 1930, ai provoi të dëshmonte se qeliza e qenjes se gjallë mund të origjinojë nga rastësia. Këto studime, sidoqoftë, u dënuan për dështim, dhe Oparin u desh të bënte pranimin në vijim: "Fatkeqësisht, origjina e qelizës mbetet pikëpyetje që në të vërtetë paraqet pikën më të errët të teorisë së evolucionit." 26
Evolucionistët, pasues të Oparinit, u orvatën të kryejnë eksperimente për të zgjidhur problemin e origjinës së jetës. Eksperimenti më i njohur nga këto është kryer në vitin 1953 nga kimisti amerikan Stanley Miller. Duke kombinuar gazet që ai pohonte të kishin ekzistuar në atmosferën primitive të tokës në një eksperiment të kryer, dhe duke i shtuar energji përzierjes, Miller sintetizoi disa molekula organike (amino acide) prezente në strukturën e proteinave.
Mezi kaluan disa vite para se të mirrej vesh se ky eksperiment, që atëbotë u prezentua si një hap i rëndësishëm në emër të evolucionit, ishte invalid, sepse atmosfera e përdorur në eksperiment kishte qenë shumë më ndryshe nga kushtet reale tokësore. 27
Pas një heshtjeje të gjatë, Miller pranoi se atmosfera mesatare që ai përdori ishte joreale. 28
Të gjitha orvatjet e evolucionistëve gjatë shekullit të 20-të shpjegojnë se origjina e jetës përfundoi në dështim. Geokimisti Jeffrey Bada nga Instituti Scripps në San Diego pranon këtë fakt në një shkrim të botuar në magazinën Earth në vitin 1998:
Sot kur po lëmë prapa shekullin e njëzetë, ne ende ballafaqohemi me problemin më të madh të pazgjidhur me të cilin hymë në këtë shekull. Si filloi jeta në Tokë? 29
Struktura komplekse e jetës
Arsyeja kryesore se pse teoria e evolucionit përfundoi në rrugë aq të madhe qorre lidhur me origjinën e jetës është se madje edhe organizmat e gjalla që mendohen si më të thjeshtat kanë strukturë jashtëzakonisht komplekse. Qeliza e qenjes së gjallë është më komplekse se të gjitha produktet teknologjike të prodhuara nga njeriu. Sot, madje edhe në laboratoret më të zhvilluara në botë, qeliza e gjallë nuk mund të prodhohet duke sjellë materjet joorganike së bashku.
Kushtet që kërkohen për formimin e qelizës për nga sasia janë shumë të mëdha që të mund të shpejgohen përmes rastësisë. Probabiliteti i proteinave, blloqet ndërtuese të qelizës, të sintetizuara rastësisht, janë 1 në 10950 për një proteinë mesatare të përbërë nga 500 amino acide. Në matematikë, probabiliteti më i vogël se 1 në 1050 praktikisht konsiderohet të jetë i pamundshëm.
Molekula e DNA-së, e cila është e vendosur në nukleus të qelizës dhe e cila pajis me informacion gjenetik, është një bankë e jashtëzakonshme e të dhënave. Është përllogaritur se sikur të shkurheshin informatat e koduara në DNA, ato do të përbënin një bibliotekë gjigante që do të përbëhej nga 900 volume të enciklopedive me nga 500 faqe.
Në këtë pikë lind një dilemë interesante: DNA mund të kopjohet vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimet). Sintezat e këtyre enzimeve mund të realizohen vetëm nga informatat e koduara në DNA. Meqë të dyja këto procese varen nga njëra tjetra, që të mund të kopjohen ato duhet të ekzistojnë paralelisht. Kjo na sjell deri te skenari se jeta ka filluar nga vetvetja deri në stagnacion. Prof. Leslie Orgel, një evolucioniste me renome nga universiteti në San Diego, Kaliforni, pranoi këtë fakt, në shtator të vitit 1994, në botimin e magazinës Scientific American:
Është jashtëzakonisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, që të dyja komplekse, të shkaktohen spontanisht në të njëtin vend dhe në të njëjtën kohë. Poashtu duket e pamundshme që të kemi njërën pa e pasur tjetrën. Edhe kështu, në shikim të parë, mund të konkludojmë se jeta kurrë nuk do të mund të ketë filluar nga mjete kimike. 30
Pa dyshim, nëse për jetën është e pamundshme që të ketë filluar nga shkaqe natyrore atëherë duhet të pranohet se jeta është “krijuar” në një rrugë supernatyrore. Ky fakt qartazi e bën të pavlefshme teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është që të mohojë krijimin.
Mekanizmi joreal i evolucionit
Pika e dytë e rëndësishme që mohon teorinë e Darvinit është se, në realitet është kuptuar se, të dy konceptet e ngritura nga teoria si "mekanizma evolutivë, nuk kanë fuqi evolutive.
Darvini i bazoi thënjet e tij evolutive tërësisht në mekanizmin e "selektimit natyror". Rëndësia që ai i dha këtij mekanizmi ishte evidente në emrin e librit të tij: Origjina e llojeve, sipas mjeteve të selektimit natyror…
Selektimi natyror mbështet teorinë se gjërat e gjalla që janë më të forta e më të përshtatshme ndaj kushteve natyrore të mjedisit do të mbijetojnë në luftën për jetë. Për shembull, në tufën e drerëve që kërcënohen nga sulmi i kafshëve të egra, shpëtojnë ato që mund të vrapojnë më shpejt. Sëkëndejmi, dreri do të tejkalohet nga kafshë më të shpejta e të fuqishme se ai. Padiskutueshëm, ky mekanizëm nuk do të ndikojë që dreri të evoluojë dhe transformojë veten në një lloj tjetër gjallese, fjala vjen në kalë.
Kështu, mekanizmi i selektimit natyror nuk ka fuqi evolutive. Darvini ishte poashtu i ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe u desh ta thoshte këtë në librin e tij Origjina e llojeve:
Selektimi natyror nuk mund të bëjë asgjë derisa të mos paraqiten shansat për ndryshime të favorshme..31
Ndikimi i Lamarkut
Pra, si mund të paraqiten këto "ndryshime të favorshme”? Darvini u orvat të përgjigjej në këtë pyetje nga pikëvështrimi i të kuptuarit primitiv të shkencës së kohës së tij. Sipas biologut francez Lamark, i cili jetoi para Darvinit, krijesat e gjalla i bartën tiparet që ata fituan gjatë jetës së tyre deri te gjenerata e re dhe këto tipare, duke u akumuluar nga një gjeneratë te tjetra, ndikuan që të formohen lloje të reja. Për shembull, sipas Lamarkut zhirafat evoluan nga antilopat; derisa ato luftonin për të ngrënë mbetjet në drunjt e gjatë, qafat e tyre u zgjatën nga gjenerata në gjeneratë.
Darvini poshtu dha shembuj edhe në librin e tij Origjina e Llojeve,- për shembull, ai tha se duke shkuar në ujë për të gjetur ushqim, disa arinj me kohë u transformuan në balena.32
Sidoqftë, ligjet e trashëgimisë, të zbuluara nga Mendel dhe të verifikuara nga shkenca e gjenetikës që lulëzoi në shekullin 20-të, rrëzuan plotësisht legjendën që veçoritë e fituara janë pasuar në gjeneratat vijuese. Kështu, selektimi natyror u hodh poshtë nga të favorizuarit si një mekanizëm evolutiv.
Neo-Darvinizmi dhe mutacionet
Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, në fund të viteve 1930-ta, darvinistët pëparuan “teorinë sintetike moderne, ose siç njihet më shumë, neo-darvinizmin. Si “shkak për ndryshimet e favorshme” që janë shtesë ndaj mutacionit natyror, neo-darvinizmi i konsideroi mutacionet, që janë forma të shtrembëruara të formuara në gjene të qenjeve të gjalla si pasojë e faktorëve të jashtëm, siç është radiacioni ose gabimet e kopjimit..
Sot, modeli i qëndrueshëm për evolucionin në botë është neo-darvinizmi. Teoria pohon se miliona qenje të gjalla, të pranishme në tokë, janë formuar si rezultat i procesit ku një numër i organeve komplekse të këtyre organizmave siç janë veshët, sytë, mushkëritë, dhe krahët, iu janë nënshtruar “mutacioneve”, që është një çrregullim gjenetik. Megjithatë, ka një fakt të plotë shkencor që plotësisht e minon këtë teori: mutacionet nuk bëjnë që qenjet e gjalla të zhvillohen; përkundrazi, ato gjithmonë i dëmtojnë ato.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: DNA-ja ka një strukturë shumë komplekse dhe efektet e rastit mund vetëm t’i shkaktojnë dëme asaj. Gjenetisti amerikan B.G. Ranganathan e shpjegon këtë si në vijim:
Mutacionet janë të vogla, të rastit dhe të dhimbshme. Ato paraqiten rrallë dhe mundësia më e mirë është se ato do të jenë të padobishme. Këto katër karaketristika të mutacioneve lënë të kuptohet se mutacionet nuk mund të dërgojnë në një zhvillim evolutiv. Ndryshimi i rastësishëm në një organizëm të specializuar lartë është ose i padobishëm ose i dhimbshëm. Ndryshimi i rastësishëm në orë nuk mund të përmirësojë orën. Sipas të gjitha gjasave ndryshimi vetëm do ta dëmtojë atë ose në më të mirën do të jetë i padobishëm. Një tërmet nuk e përmirëson qytetin, por përkundrazi sjell shkatërrim. 33
Deri më tani, nuk është parë asnjë shembull i mutacionit, që është i dobishëm për të zhvilluar kodin gjenetik. Është dëshmuar se të gjitha mutacionet janë të dëmshme. Është kuptuar se mutacioni, që prezentohet si një “ mekanizëm evolutiv”, në të vërtetë është një paraqitje gjenetike që dëmton qenjet e gjalla, dhe që i bën ato të paafta. (efekti më i zakonshëm i mutacionit në qenjet njerëzore është kanceri). S’ka dyshim, mekanizmi destruktiv nuk mund të jetë një “mekanizëm evolutiv”. Në anën tjetër, siç pranonte edhe vetë Darvini, selektimi natyror, “nuk mund të bëjë asgjë vetvetiu”. Ky fakt na tregon se në natyrë nuk ka “mekanizëm evolutiv”. Meqë mekanizmi evolutiv nuk ekziston, atëherë nuk mund të zerë vend asnjë proces imagjinar I quajtur evolucion.
Të dhënat e fosileve: asnjë shenjë e formave ndërmjetëse
Prova më e qartë se skenari i cili sygjerohet nga teoria e evolucionit nuk ka ndodhur, janë të dhënat mbi fosilet.
Sipas teorisë së evolucionit, secili lloj gjallese ka ndonjë të ngjarë me paraardhësit. Llojet që kanë ekzistuar më herët, janë shndërruar në diçka tjetër dhe me kohë të gjitha llojet kanë evoluuar në këtë mënyrë. Sipas teorisë, ky transformim është zhvilluar gradualisht për miliona vjet.
Sikur kjo të ishte e saktë, atëherë gjatë kësaj periudhe të gjatë të transformimit do të kishin ekzistuar lloje të shumta ndërmjetësuese.
Fjala vjen, në të kaluatën do të duhej të kishin jetuar disa gjysmë-peshqë/gjysmë-reptilë, të cilët do të kishin disa veçori të reptilëve, si shtesë ndaj veçorive të peshqve që tashmë I kishin. Ose do të kishin ekzistuar disa reptilë-zogj, të cilët do të kishin marrë disa veçori të zogjve, si shtesë ndaj veçorive të reptilëve të cilat tashmë i kishin. Meqë kjo do të duhej të ndodhte në fazën e transformimit, ato do ishin qenje të paafta, me të meta, e të gjymta. Këtyre krijesave të imagjinuara, për të cilat besohet të kenë jetuar në të kaluarën, evolucionistët i referohen si “forma kalimtare”.
Sikur kafshë të tilla të kishin ekzistuar vërtetë, atëherë do të kishte miliona, madje edhe miliarda sosh, si për nga numri ashtu edhe për nag llojllojshmëria. Ajo që është me rëndësi është se të mbeturat e këtyre krijesave të çuditshme do të ishin prezente në të dhënat e fosileve. Në “ Origjina e llojeve”, Darvin ka sqaruar:
Nëse teoria ime është e vërtetë, duhet me siguri të kenë jetuar llojet e panumërta ndërmjetëse, që do të afronin sipas të gjitha gjasave të gjitha llojet e një grupi së bashku, …si rrjedhojë, evidenca për ish ekzistimin e tyre mund të gjendet vetëm ndër të mbeturat e fosileve.34
Shpresat e Darvinit shkatërrohen
Sidoqoftë, edhepse evolucionistët, në tërë botën, kanë bërë orvatje të fuqishme për të gjetur fosilet që nga mesi i shekullit 19, ende nuk janë gjetur forma transformuese. Të gjitha fosilet e nxjerra nga gërmimet kanë treguar se, në kundërshtim me pritjet e evolucionistëve, jeta në tokë është paraqitur papritmas dhe në tërësi është e formuar.
Edhe pse evolucionist, panteologjisti i njohur britanik, Derek V. Ager, e pranon këtë fakt:
Argumentet tregojnë se nëse ekzaminojmë në detaje të dhënat e fosileve, si në nivelin e gjendjes fizike ose të llojit, gjejmë — sërish e sërish — jo një evolucion gradual, por një eksplodim të papritur të një grupi në llogari të tjetrit.35
Kjo do të thotë se bazuar në të dhënat e fosileve, të gjitha llojet u shfaqën papritmas si të formuara tërësisht, pa asnjë formë ndërmjetësuese në ndërkohë. Kjo është e kundërta e supozimit të Darvinit. Pokështu, është një evidencë e fortë se qenjet njerëzore janë krijuar. Shpjegimi i vetëm i shfaqjes së papritur e të kompletuar të çdo detaji të qenjeve të gjalla, pa ndonjë paraardhës evolutiv, është se këto qenje janë krijuar. Ky fakt është pranuar poashtu gjerësisht nga biologo- evolucionisti i njohur Douglas Futuyma:
Krijimi i evolucionit, i jap fund shpjegimit të mundshëm për origjinën e gjërave të gjalla. Organizmat janë shfaqur në tokë ose të formuara tërësisht ose jo. Nëse jo, ato duhet të jenë zhvilluar nga llojë paraekzistuese, si rezultat i një procesi të modifikimit. Nëse janë shfaqur në një gjendje të zhvilluar tërësisht, ato me të vërtetë duhet të jenë krijuar nga një inteligjencë e gjithëfuqishme. 36
Fosilet tregojnë se qenjet e gjalla u shfaqën tërësisht të zhvilluara dhe në formë të përkryer në tokë. Kjo do të thotë se "Origjina e llojeve", në kundërshtim me supozimet e Darvinit, është jo evoluim por krijim.
Tregimi për evoluimin njerëzor
Tema që më së shpeshti ngritet nga mbrojtësit e teorisë së evolucionit është origjina e njeriut. Darvinistët thonë se njeriu modern I së sotmes ka evoluar nga një lloj krijese- majmuni. Gjatë këtij procesi të supozuar evolutiv, që supozohet të ketë filluar 4-5 milionë vite më parë, thuhet se ndërmjet njerëzve modernë dhe paraardhësve të tij kanë ekzistuar disa “forma tranzicionale”. Sipas këtij skenari tërësisht të imagjinuar, janë renditur katër “kategori” elementare:
1. Australopitekus
2. Homo habilis
3. Homo erektus
4. Homo sapiens
Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin lloj majmuni Australopitekus që do të thotë “majmuni nga Afrika e Jugut", si paraardhës të parë të njeriut. Këto qenje të gjalla nuk janë asgjë më shumë se një lloj i vjetër i majmunëve të zhdukur. Hulumtimi i gjerë që është bërë në mostrat e ndryshme të Australopithecus nga dy anatomistët e njohur botërorë nga Anglia e Amerika, Lordi Solly Zuckerman e Prof. Charles Oxnard, kanë treguar se ata i kanë takuar një lloji të zakonshëm të llojit të majmunit që është zhdukur dhe se nuk kanë ndonjë gjasim me njerëzit.37
Evolucionistët e klasifikojnë shkallën tjetër të evoluimit njerëzor si “homo”, që do të thotë “njeri”. Sipas pohimeve të evolucionistëve, qenjet e gjalla në seritë Homo janë më të zhvilluara se sa Australopithecus. Evolucionistët sajojnë një shemë të evolucionit imagjinar duke aranzhuar fosile të ndryshme të këtyre krijesave në renditje të veçantë. Kjo shemë është imagjinare sepse kurrë nuk është dëshmuar se ka një lidhje evolutive ndërmjet klasave të ndryshme. Ernst Mayr, një ndër mbrojtësit më të njohur të teorisë së evolucionit gjatë shekullit të 20-të, e pranon këtë fakt duke thënë se "zinxhiri që mbërrin deri te Homo sapiens në të vërtetë është i humbur." 38
Duke skicuar zinxhirin lidhës si "Australopithecus > Homo habilis > Homo erectus > Homo sapiens", evolucionistët lënë të kuptohet se secila nga këto lloje është paraardhës i njëri tjetrit. Sidoqftë, zbulimet e vona të paleoantropologjistëve kanë shpalosur se Australopithecus, Homo habilis dhe Homo erectus kanë jetuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë.39
Për më tepër, një segment i caktuar i njerëzorëve të klasifikuar si Homo erectus ka jetuar deri në kohët moderne. Homo sapiens neandartali dhe Homo sapiens sapiensi (njeriu modern) bashkëjetuan në rajonin e njëjtë.40
Situata indikon dukshëm pavlefshëmrinë e pohimit se ata janë paraardhës të njëri tjetrit. Paleontologjisti nga univeristeti i Harvardit, Stephen Jay Gould, shpjegon këtë bllokim të teorisë së evolucionit edhepse ai vetë është një evolucionist:
Çka bëhet nga prejardhja jonë nëse nga tri prejardhje hominidësh që bashkëjetuan (A. afrikanusi, australopithecines I fortë, dhe H. habilis), asnjëri qartas nuk rrjedh nga njëri tjetri? Për më tepër, asnjë nga këta të tre nuk paraqet ndonjë trend evolutiv gjatë kohëzgjatjes së tyre në tokë.41
Thënë shkurt, skenari i evoluimit njerëzor, që synon të mbështesë pohimin mbi krijesat e ndryshme “gjysmë majmun, gjysmë njeri”, që paraqiten në media e libra kursesh, nga mjetet e propagandës, nuk është asgjë tjetër përveçse rrëfim pa bazë shkencore.
Lordi Solly Zuckerman, një ndër shkenctarët më të njohur e të respektuar në Britani të Madhe, i cili me vite kreu hulumtime në këtë temë, e veçanërisht studjoi fosilet e Australopithecus për 15 vjet, më në fund konkludoi, përkundër të qenit edhe vetë një evoulucionist, se në fakt nuk ka ndonjë dru familjar që zgjerohet nga krijesat e ngjashme me majmunin në njeri.
Zuckerman bëri poashtu një “spektër interesant të shkencës”. Ai formoi një spektër shkencash duke i radhitur ato sipas atyre që i konsideronte shkencore e deri te ato që i konsideronte jo shkencore. Sipas spektrit të Zuckermanit, “më shkencoret”-do të thotë, ato që vare nga të dhëna konkrete të shkencës, janë kimia e fizika. Pas tyre vijnë shkencat biologjike e pastaj shkencat sociale. Në fundin e largët të spektrit, që konsiderohet të jetë pjesa më “joshkencore”, janë “përceptimet ekstra shqisore”-konceptet si telepatia dhe shqisa e gjashtë – dhe përfundimisht “evoulimi njerëzor”. Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:
Kur ne i devijojmë regjistrit të së vërtetës objektive në fushat e supozuara të shkencës biologjike, siç është përceptimi ekstra shqisor ose interpretimi i historisë së fosileve të njeriut, ku ndër evolucionistët çdo gjë është e mundur –besimtarët e flaktë (në evolucion) nganjëherë janë të gatshëm që të besojnë në të njëjtën kohë në disa gjëra kontradiktore.42
Rrëfimi pë evolucionin njerëzor reduktohet në asgjë por ka interpretime të paragjykuara të disa fosileve të nxjerra nga njerëz të caktuar, që verbërisht zbatojnë teorinë e tyre.
Teknologjia në sy e vesh
Një temë tjetër që mbetet pa përgjegje nga teoria e evolucionit është kualiteti i shkëlqyeshëm i përceptimit në sy e veshë.
Para se të kalojmë në temën e syrit, le t’i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes “si shohim”. Rrezet e lehta që vijnë nga një objekt bijnë në kontrast në retinën e syrit. Këtu, këto rreze të lehta transmetohen nga qelizat në sinjale elektrike dhe ato arrijnë një pikë të imtë në pjesën e prapme të trurit e cila quhet qendra e të shikuarit. Pas një serie procesesh këto sinjale elektrike përceptohen në këtë qendër të trurit si një imazh. Le të bëjmë diçka me këtë prapavijë teknike.
Truri është i izoluar nga drita. Kjo do të thotë që brendia e trurit është një errësirë solide, dhe drita nuk arrin lokacionin ku është i vendosur truri. Pjesa që quhet qendra e të shikuarit është një vend me një errësirë solide ku nuk arrin kurrë asnjë dritë; madje kjo mund të jetë pjesa më e errët që keni njohur ndonjëherë. Sidoqoftë, në këtë errësirë të pastër ju vëzhgoni një botë të shkëlqyer, të ndritshme.
Imazhi që formësohet në sy është aq i fortë dhe i dallueshëm saqë edhe teknologjia e shekullit të 20-të nuk ka qenë e aftë për ta arritur. Fjala vjen, shikojeni librin që e lexoni, duart me të cilat e mbani, pastaj ngriteni kokën e shikoni përreth jush. A keni parë në ndonjë vend tjetër ndonjëherë një imazh aq të fortë e të dalluar si ky? Madje edhe ekrani më i zhvilluar televiziv, i prodhura nga prodhuesi më i madh televiziv në botë, nuk mund të ofrojë një imazh aq të fortë për ju. Ky është një imazh tre dimensional, në ngjyra dhe imazh mjaft i fortë. Për më shumë se 100 vjet, mijëra inxhinjerë janë orvatur të arrijnë këtë mprehtësi. Fabrika, mjete gjigante janë krijuar, është bërë shumë hulumtim, janë bërë plane e dizajne për këtë qëllim. Sërish, shikoni në ekranin televiziv dhe në librin që mbani në duar. Do të shihni se ka një dallim të madh në mprehtësi e shkëlqim. Për më tepër, ekrani televiziv tregon një imazh dy dimensional, përderisa me sytë tuaj ju shihni një perspektivë me intensitet tre dimensionalësh.
Për shumë vite, dhjetëra mijëra inxhinierë janë orvatur të bëjnë një televizion tredimensionalë, dhe të arrijnë kualitetin e të parit të syrit. Ata kanë bërë një sistem tre dimensional të televizionit, por nuk është e mundur që ai të shihet pa i vënë syzet; për më tepër është vetëm një dimension artificial tre dimensionalë. Prapavija është mjegulluar, kurse në plan të parë duket sikur suazë letre. Kurrë nuk ka qenë e mundur të prodhohet një vizion i mprehtë e i dalluar si i syrit. Si në kamerë ashtu edhe në televizion, ka një humbje të kualitetit të imazhit.
Evolucionistët thonë se mekanizmi që prodhon këtë mprehtësi e dallueshëmri është formuar në saje të rastësisë. Tani, çfarë do të mendonit ju sikur dikush t’ju thotë se televizioni në dhomat tuaja është krijuar si rezultat i një rastësie, se të gjitha atomet që e përbëjnë atë rastësisht ka ndodhur që të bëhen bashkë dhe të krijojnë këtë aparat që prodhon imazh? Si mund të bëjnë atomet diçka që s’mund ta bëjnë mijëra njerëz?
Nëse një aparat që mund të prodhon imazhe më primitive se sa syri nuk mund të jetë krijuar rastësisht, atëherë është mjaft evidente se syri dhe imazhi I parë përmes syrit nuk është e mundur të jetë krijuar rastësisht. E njëjta gjë vlen edhe për veshin. Veshi i jashtëm i mbledh të gjithë zërat e disponueshëm nga të dëgjuarit dhe i drejton ato në veshin e mesëm; veshi i mesëm i transmeton vibracionet e zërit duke i intensifikuar ato; ndërkohë që veshi i brendshëm i dërgon këto vibracione në tru duke i përkthyer ato në sinjale elektrike. Ashtu sikur edhe me syrin, akti i të dëgjuarit finalizohet në qendrën e të dëgjuarit në tru.
Situata në sy është e vërtetë edhe për vesh. Kjo do të thotë, që truri është i izoluar nga zëri sikurse edhe nga drita: nuk lejon asnjë zë brenda. Prandaj, pavarësisht se sa zhurmshëm është jashtë, brendësia e trurit është krejtësisht e qetë. Pa marrë parasysh, në tru përceptohen zërat e mprehtë. Në trurin tuaj, i cili është I izoluar nga zëri, ju dëgjoni foninë e një orkestre, e dëgjoni të gjithë zërat e një vendi me turmë. Sidoqoftë, sikur në atë moment shkalla e zërit në trurin tuaj të jetë matur nga një aparat i saktë, do të shihej se aty është duke mbretëruar një qetësi absolute.
Ashtu siç ishte rasti me imagjinaren, për të provuar dhe reprodukuar zërin që është I besuar të jetë sikur origjinali janë bërë orvatje me dekada të tëra. Rezultat i këtyre orvatjeve janë regjistrat e zërit, sistemet me transmetim të lartë (Hi-FI), dhe sistemet për dëgjimin e zërit. Përkundër tërë kësaj teknologjie dhe mijëra inxhinjerëve e ekspertëve që kanë punuar në këtë përpjekje, nuk është fituar asnjë zë që kishte të njëjtën mprehtësi e qartësi sikur zërat e përceptuar nga veshi. Mendoni për sistemet e kualitetit më të lartë HI-FI të prodhuara nga kompania më e madhe në industrinë e muzikës. Madje edhe në këto aparate, kur inçizohet zëri, një pjesë e tij humbet; ose kur e lëshoni në HI-FI, para se të fillojë muzika gjithmonë dëgjohet një zë fishkëllues. Sidoqoftë, zërat që janë produkt i teknologjisë së trupit njerëzor janë jashtëzakonisht të mprehta e të qarta. Veshi njerëzor kurrë nuk e përcepton zërin të shoqëruar nga zëra fishkëllues ose zërin atmosferikë siç bën HI-FI; ai e përcepton zërin ashtu siç është, të mprehtë e të qartë. Kështu ka qenë që kur është krijuar njeriu.
Deri më tani, asnjë aparat vizuel ose inçizues i prodhuar nga njeriu nuk ka qenë më i ndjeshëm e i suksesshëm në përceptimin e të dhënave ndijore, si syri e veshi.
Sidoqoftë, sa i përket të dëgjuarit e të shikuarit, një fakt shumë më i madh qëndron matanë tyre.
Kujt i përket ndërgjegja që sheh e dëgjon Brenda trurit?
Kush ai që shikon një botë joshëse në trurin e vet, që dëgjon simfonitë dhe cicërimën e zogjve, dhe nuhatë trëndafilin?
Stimulimi vjen nga sytë, veshët, dhe hunda e qenjes njerëzore të cilët udhëtojnë në tru si impulse nervore elektro-kemikale. Në librat e biologjisë, psikologjisë, e të biokimisë, ju mund të gjeni shumë detaje lidhur me atë se si formohen këto imazhe në tru. Sidoqoftë, ju kurrë nuk do të hasni në faktet më të rëndësishme lidhur me këtë temë: kush është ai që i përcepton këto impulse nervore elektro-kimike si imazhe, zëra, aroma dhe ngjarje ndijore në tru? Ka një ndërgjegje në tru që i përcepton këto pa pasur nevojën për sy, veshë e hundë. Kujt i përket kjo ndërgjegje? S ka dyshim se kjo ndërgjegje nuk i takon nervave, shtresës së trashë dhe neuroneve që e përbëjnë trurin. Kjo është arsyeja pse materialistët darvinistë, që besojnë se çdo gjë është përbërë nga rasti, nuk mund të japin asnjë përgjigje në këto pyetje.
Prandaj ndërgjegja është shpirti i krijuar nga Allahu. Shpirtit nuk i duhet as syri për të parë imazhet, e as veshi për të dëgjuar zërat. Për më tepër, trurit nuk i nevojitet as të menduarit.
Secili që lexon këtë fakt eksplicit e shkencor duhet të mendoj për Allahun e Plotëfuqishëm, duhet t’i frikësohet e të kërkojë shpëtim te Ai, Ai që ngjesh tërë universin si një errësirë pis të zezë në disa centimetra kub në formë tre dimensionale, të ngjyrosur, e të shkëlqyer.
Besimi materialist
Informata që kemi prezentuar deri më tani na tregojnë se teoria e evolucionit është pretendim i evidentuar në mospërputhje me zbulimet shkencore. Pretendimi i teorisë mbi origjinën e jetës është në papajtueshmëri me shkencën, mekanizmi evolutiv që propozon nuk ka fuqi evolutive, dhe fosilet demonstrojnë se format ndërmjetësuese që kërkohen nga teoria nuk kanë ekzistuar kurrë. Prandaj, kjo me siguri përcjell se teoria e evolucionit duhet të lihet anash si një ide joshkencore. Kjo tregon se si shumë ide, siç është modeli i universit me qendër në tokë është nxjerrë jashtë nga agjenda e shkencës përgjatë historisë.
Siqodoftë, teoria e evolucionit është mbajtur me këmbëngulje në agjendën e shkencës. Disa njerëz madje provojnë që të paraqesin kritikat e drejtuara kundër teorisë si një “sulm ndaj shkencës”. Pse?
Arsyeja është se teoria e evolucionit është një besim-dogmë e detyrueshme për disa qarqe. Këto qarqe janë verbërisht të përkushtuara ndaj filozofisë materialiste dhe kanë adoptuar darvinizmin sepse është shpjegimi i vetëm materialist që mund të çojë përpara punët e natyrës.
Është mjaft interesante, se ata rrëfejnë këtë fakt nga koha në kohë. Gjenetisti i njohur dhe evolucionisti i sinqertë, Richard C. Lewontin nga Universiteti i Harvardit, rrëfen se ai është "së pari materialist i shquar e pastaj shkencëtar":
Nuk është se metodat dhe institucionet e shkencës na detyrojnë për të pranuar një shpjegim material të fenomenti botëror, por, në të kundërtën, ne jemi të detyruar që të ndjekim a priori shkaqet materiale për të krijuar një aparaturë të hetimit dhe një seri konceptesh që prodhojnë shpjegime materiale, pa marrë parasysh se sa janë ato në kundërshtim me intuitën, pavarësisht se sa janë ato të mistershme ndaj të painicuarës. Për më tepër, materializmi është absolut, prandaj ne mund të lejojmë Dorën Hyjnore në derë. 43
Kjo është një deklaratë eksplicite se darvinizmi është një dogmë që mbahet në jetë vetëm për hir të ndjekjes së filozofisë materialiste. Kjo dogmë pohon se s ka qenje që mbron çështjen.. Prandaj, kjo tregon se si gjoja një shkas i pajetë, i pandërgjegjshëm e ka krijuar jetën. Insiston se miliona lloje të ndryshme që jetojnë: për shembull, zogjtë, peshqit, zhirafat, tigrat, insektet, drunjtë, lulet, balenat e qenjet njerëzore rrjedhin si rezultat i një interaksioni ndërmjet lëndeve siç janë shiu që bie, vetëtima, etj., jashtë arsyes së pajetë. Ky përceptim është në kundërshtim me arsyen dhe shkencën. Sërish darvinizmi vazhdon ta mbrojë atë “për të mos lejuar Dorën HyjnoreDivine në derë.”
Kushdo që nuk shikon me paragjykime materialiste në origjinën e qenjeve jetësore, do të shohë këtë të vërtetë evidente: të gjitha qenjet që jetojnë janë punë e Krijuesit, i Cili është i Plotëfuqishëm, i gjithëditur dhe i gjithëinformuar. Ky Krijues është Allahu, i Cili krijoi tërë universin nga asgjëja, të dizajnuar në mënyrën më të përsosur dhe i dha formë të gjitha qenjeve të gjalla.
(engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta,
ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti.
Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshëmi, i Urti!”
(Surja Bekare: 32)
1. Muslim Vol. 4 Hadith 6309
2. Muslim Vol. 3 Hadith 4264
3. UNESCO the COURIER, mars 1999, p.22
4. The Economist, 8 shkurt 1997,
5. http://www.uia.org/uiademo/pro/ d5980.htm
6. http://www.uia.org/uiademo/pro/ d4966.htm
7. Ramuz al-Hadith, vol 1, p. 17, Salman al-Farisi (ra)
8. Time, prill 15, 1996, p.36-39
9. Time, prill 15, 1996, p.36-39
10. Nando Times, 1 korrik 1998
11. Philip Johnson, Darwin në gjyq, 2.b. Illinois: Intervarsity Press, 1993, f. 126
12. At-Tirmidhi, raportuar nga Abu'd-Darda
13.http://www.nida.nih.gov/Infofax/costs. html
14.http://www.thewinds.org/arc_editorials/government/world_crisis08-98.html
15.http://www.thewinds.org/arc_editorials/government/world_crisis08-98.html
16. Carlls Darvin, Prejardhja e njeriut, botimi i dytë, New York, A L. Burt Co., 1874, p. 178
17. Alaeddin Şenel, Irk ve Irkçilik Düşüncesi (Ideja e racës dhe e racizmit), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, f.62-6
18. Karl Kohen, Komunizmi, Fashizmi dhe Demokracia, New York: Shtëpia botuese Random, 1972, f.408
19. Sahih Muslim, Libri 32, Numri 6248
20. Ali Bulac, Çagdaş Kavramlar ve Düzenler (Konceptet bashkëkohore dhe rregullat), f.108
21. Mahmud Ahmet, Islam Iktisadi (Ekonomia Islamike), f.80
22. Alija Ali Izetbegovic, Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit, f. 102
23. Ali Bulac, Çagdaş Kavramlar ve Düzenler(Konceptet bashkëkohore dhe rregullat), f.114
24. Hugh Ross, Dora e Zotit, f. 50
25. Sidney Fox, Klaus Dose, Evolucioni molecular dhe origjina e jetës, New York: Marcel Dekker, 1977. f. 2
26. Alexander I. Oparin, Origjina e jetës, (1936) New York, Publikimet Dover, 1953 (Ribotim), f.196
27. "Të dhëna të reja mbi evolucionin e atmosferës së hershme dhe jetës", Buletini i shoqërisë meteorologjike amerikane, vol 63, nëntor 1982, f. 1328-1330.
28. Stanley Miller, Evolucioni molekulari jetës: Statusi aktual i sintezave Sinteza prebiotike e molekulave të vogla, 1986, f. 7
29. Jeffrey Bada, Toka, shkurt 1998, f. 40
30. Leslie E. Orgel, " Origjina e jetës në tokë", Scientific American, Vol 271, tetor 1994, f. 78
31. Charles Darwin, Origjina e llojeve: Faksimil i botimit të parë, Shtypi i Universitetit të Harvardit, 1964, f. 189
32. Charles Darwin, Origjina e llojeve: Faksimil i botimit të parë, Shtypi i Universitetit të Harvardit, 1964, w. 184.
33. B. G. Ranganathan, Origjinat?, Pensilvani: Flamuri i besimit të vërtetë, 1988.
34. Charles Darwin, Origjina e llojeve: Faksimil i botimit të parë, Shtypi i Universitetit të Harvardit, 1964, f. 179
35. Derek A. Ager, "Natyra e të dhënave të fosileve", Veprimi i shoqatës gjeologjike britanike, vol 87, 1976, f. 133
36. Douglas J. Futuyma, Shkenca në gjykim, Nju Jork: Pantheon Books, 1983. p. 197
37. Solly Zuckerman, Matanë kullës Ajvori, Nju Jork: Botimet Toplinger, 1970, f. 75-94; Charles E. Oxnard, "Vendi i Australopithecinëve në evoluimin njerëzor: bazat për dyshim", Nature, Vol 258, f. 389
38. J. Rennie, "Bulldogu actual i Darvinit: Ernst Mayr", Scientific American, dhjetor 1992
39. Alan Ëalker, Shkenca, vol. 207, 1980, f. 1103; A. J. Kelso, Antropologjia fizike botimi i parë., Nju Jork: J. B. Lipincott Co., 1970, p. 221; M. D. Leakey, Olduvai Gorge, vol. 3, Kembrixh: Shtypi i Universitetit të Kembrixhit, 1971, f. 272
40. Time, nëntor 1996
41. S. J. Gould, Natural History, vol. 85, 1976, f. 30
42. Solly Zuckerman, Matanë kullës Ajvori, Nju Jork: Botimet Toplinger, 1970, f. 19
43. Richard Leëontin, "Bota e gjuetisë së demonëve", The New York Review of Books, 9 janar, 1997, f. 28