Fjala All-llah esht sheruse
FJALA All-llah është shëruese
Vander Hoven, psikolog holandez, botoi zbulimin e tij të ri mbi ndikimin e lexim-këndimit të Kur’anit dhe përsëritjes së fjalës الله All-llah te pacientët dhe te njerëzit e shëndoshë. Ky profesor konfirmon zbulimin e tij nëpërmjet studimeve dhe hulumtimeve të cilat janë bërë te një numër i madh pacientësh në një kohë prej tri vitesh. Disa pacientë të tij ishin jomuslimanë, deri sa të tjerët nuk e flisnin arabishten dhe se të dy grupet janë udhëzuar se si ta shqiptojnë fjalën الله All-llah. Rezultati ishte i shkëlqyeshëm, sidomos tek ata të cilët vuanin nga dëshpërimi dhe despresioni. Gazeta ditore saudiase El-Watan, publikoi se fjalët e cituara të psikologut i cili theksoi se muslimanët të cilët mund të lexojnë gjuhën arabe dhe ta lexojnë Kur’anin rregullisht, janë në gjendje ta mbrojnë veten nga sëmundjet shpirtërore. Psikologët shpjeguan se çdo shkronjë në fjalën الله All-llah merrë pjesë në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore. Në studimin e tij, shkencëtari i përmendur theksoi se shqiptimi i shkronjës së parë të fjalës All-llah, shkronja أ “A” liron sistemin respirativ dhe kontrollon frymëmarrjen. Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingllores velare ل“L”, në pajtim me gjuhën arabe – gjuha duhet ta prekë lehtë pjesën e epërme të qiellzës duke bërë pauzë të shkurtër e pastaj vazhdimisht duke përsëritur pauzën e njëjtë, e lehtëson frymëmarrjen. Po ashtu, shqiptimi i shkronjës së fundit, ه “H”, mundëson lidhjen ndërmjet mushkërive dhe zemrës, kurse kjo lidhje kontrollon të rrahurit e zemrës. Ajo që është interesante në këtë studim është se psikologët janë jomuslimanë, por të interesuar për shkencat islame dhe për hulumtimet e fshehtësive të Kur’anit fisnik. (Përkthyer nga gazeta e Katarit Arraya Daily, e dielë, 24. mars 2002. Nga: www.znaci.com.) __________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”{41:33}
========================== Llukman Hakimi e këshilloi, birin e vet e tha: “Biri im, bota është det i thellë, dhe shumë njerëz mbyten në të. Anija jote le të jetë: - Frika ndaj Allahut, Timoni: - Besimi në Allahun, kurse Lopata: - Besimi i fortë në Krijuesin e gjithësisë, Allahun xh.sh..” |
|