www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

shkrime


--------------------------------------------------------------------------
DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË DASHURUARVE (3)

 

1. Ndoshta largimi është i dhembshëm, mirëpo është më i mirë sesa afërsia pa respekt!

2. Kur e donë një njeri, mos i hulumto shkaqet që të bën ta duash atë, po hulumto atë që të bën ta ruash atë!

3. Zemra që e njeh kuptimin e dashurisë së sinqertë, në fjalorin e saj nuk ekziston fjala e quajtur tradhti!

4. Ndjej nevojë për një person që e dëgjon gjithë atë që e kam në brendësinë time dhe më thotë: Nëse të gjithë të braktisin, unë asnjëherë nuk të braktisi!

5. Nuk krahasohet dashuria e njerëzve me pamjen e tyre të shpeshtë.. ngase ka njerëz që banojnë në zemër edhe pse i takojmë pak herë!!

6. Harro se kush të ka lënduar dje, por mos harro se kush të donë fort sot.

7. Disa njerëz e lexojnë pikëllimin tënd nga sytë e tu, edhe madje kur ti je i buzëqeshur!

8. Vetmia është e këndshme kur e zgjedhim vet, mirëpo ajo është e egër kur detyrohemi në të!

9. Të kërkuarit falje është parfum i bukur, i cili i shndërron shumicën e momenteve budallallëku, në dhuratë të bukur!

10. Të heshturit; ose bartin brengë të madhe ose ëndërr të madhe!!

11. Nuk jam melaqe pa gjynahe, por edhe nuk jam nga ata që i mashtron të dashurit dhe i tradhton shokët!!

12. Bëni të lumtur ata që i doni se vdekja nuk merr leje nga asnjëri prej tyre kur ju afrohet!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU



-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------



 

SJELLJA ËSHTË MORAL PARA SE TË JETË NDJENJË !

 

Kur të lëndon personi që për të kishe mendim të mirë një ditë prej ditëve, hesht!

Dhe mos e komento heshtjen tënde si dobësi, ngase heshtja nganjëherë është zotëria i gjuhëve.

Ti mos tento ta lëndosh atë që tentoi të lëndon!

Leje ai të vepron çfarë të donë, kurse ti kapu për heshtjen.

Dhe mos e fëlliq të mirën tënde dhe esencën e bujarisë tënde, edhe nëse ai tenton të lëndon.

Sjellja është moral para se të jetë ndjenjë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 
 
 
 
 
 
 
 
 

  • GJDO GJE KA BUKURI
  •  
  • Bukuria e zemrës është në frikën nga Allahu.

Bukuria e mendjes është në diturinë.

Bukuria e shpirtit është në falënderimin.

Bukuria e gjuhës është në heshtjen.

Bukuria e fytyrës është në adhurimin.

Bukuria e zemrës është në lënien e zilisë.

Bukuria e fshehtësisë është në durimin.

Bukuria e shërbimit është në sjelljen.

Bukuria e të folurit është në sinqeritetin.

Bukuria e trupit është në modestinë.

Bukuria e gjithë kësaj është në suksesin nga Allahu.

Allahu na furnizoftë bukurinë e jashtme dhe të brendshme!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

----------------------------------------------------------------------
PSE KA VDEKUR “DETI I VDEKUR”?!

 

Fëmija i vogël ishte duke e shfletuar atlasin e botës dhe vëmendjen ia tërhoqi një emër i një deti i quajtur si “Deti i Vdekur”! Pa menduar fare, prindit të vet i tha: Pse ka vdekur deti? Kush e ka mbyt?

Prindi i tij buzëqeshi dhe të birit i tha: Deti i Vdekur gjendet me një ultësirë, apo është pika më e ulët e Tokës, ku në të derdhen ujërat e shiut dhe të lumenjve. Ngaqë deti ndodhet në një pikë kaq të ulët, uji i tij nuk ka ku të derdhet, prandaj mundet të largohet vetëm me anë të avullimit, dhe për këtë shkak, në të është rritur niveli i kripës dhe janë përqendruar kripërat dhe mineralet, e kjo gjë, në të e mbyti jetesën e krijesave të detit! Peshku nuk mund të jeton në të, e as njeriu të pinë nga ai ujë!

Kështu që atë e mbyti egoizmi, ai vetëm se merr dhe nuk jep gjë!

———————————————

Mësim për meditim:

Disa zemra janë si Deti i Vdekur, të tjerëve nuk ju japin gjë, prandaj në to, nuk jetojnë ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë!!


______________________________________________________________________________________________________

-

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free