www.besimdemaku.page.tl
HISTORIA E SHQIPTAREVE
Ushtria Çlirimtare e Kosovës Pjesmarrëse në Luftën e Kosovës Vitet aktive 1996 - 1999 Liderët Zahir Pajaziti Adem Jashari Hashim Thaçi Agim Çeku Fatmir Limaj Ramush Haradinaj Bekim Berisha Agim Ramadani Zona e veprimit Kosova Fuqia 6,000-20,000 Pasardhësi Trupat e Mbrojtjes së Kosovës Aleatët Shqipëria NATO Kundërshtarët Jugosllavia FARK Betejat/Luftërat Lufta e Kosovës: Beteja e Junikut Sulmi mbi Prekaz Beteja e Logjës Beteja e Gllogjanit Beteja e Kosharës Beteja e Bardhit të Madh Foto e njohur nga heronjt Adem dhe Hamz Jashari. Ushtria Çlirimtare e Kosovës shkurt UÇK është krijuar nga shqiptarët në Kosovë kishte për qëllim çlirimin e Kosovës nga serbët që kishin pushtuar këte rajon të banuar plotësisht nga shqiptarë. Pas masakrave të shumta të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë UÇK-ja filloi aktivitet e saja ushtarake duke formuar zonat komanduese në krye me Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së, ku Drejtues Politik u zgjodh Hashim Thaqi dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u zgjodh Gjeneral Lejtnant Agim Çeku. Komandant dhe luftëtari më i njohur i kësaj ushtrie ishte komandanti Adem Jashari i cili ra në mbrojtje të atdheut në vitin 1998. Jashari mbetet figura më e shquar e rezistencës heroike të popullit shqiptar në Kosovë dhe u shpall Hero Kombëtar nga Presidenti Ibrahim Rugova. Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në pajtim me marrveshjet e dala nga bisedimet e Rambujesë mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të OKB-së, UÇK-ja transformohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. ----------------- LEXO PO ASHTU Një histori në pika të shkurtëra për Kosovën gjatë viteve të tmerrit që prej 1389 (Beteja e Kosovës) e deri në vitin 1999 (fundi i luftës me Serbinë). Më 15 Qershor 1389 – u zhvillua beteja e parë e Kosovës Në vitin 1448 – u zhvillua beteja e dytë e Kosovës Më 1455 – Kosova gjendet nën pushtimin otoman Në vitin 1785 – Karamahmut Pashë Bushatliu pushton një pjesë të madhe të Kosovës Më 3 Mars 1878 – Mbahet marrëveshja e Shën Stefanit ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare iu manifestua Bullgarisë dhe Serbisë Më 10 Qershor 1878 – Në kundër përgjigje të Traktatit të Shën Stefanit u mbajt Lidhja e Prizrenit Më 1878 – Themelohet Vilajeti i Kosovës Në vitin 1881 – Shuhet pothuajse fare aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vetëm disa prej udhëheqësve vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në vitin 1885. Më 1908 – Revolucioni i xhonturqëve (apo turqit e vegjël) Në vitet 1909 – 1911 – Fillojnë kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri e Hasan Prishtina kundër Turqisë Më 18 Tetor – Serbia, Bullgari dhe Greqia i shpallin luftë Turqisë dhe fillon kështu Lufta e I-rë Ballkanike Në Tetor dhe Nëntor - Kosova okupohet nga forcat ushtarake serbe dhe masakrohen 50.000 civilë shqiptarë Më 28 Nëntor 1912 – Ismail bej Vlora shpall Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë Në Qershor dhe Korrik të vitit 1913 - nis Lufta e II-të Ballkanike Në Dhjetor të vitit 1918 – Kosova pushtohet nga serbët Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1919 - 1920 cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet nën sundimin e Mbretërisë të sapo krijuar Serbo – Kroate – Malazeze. Qeveria Jugosllave bën planin për kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolonë malazezë dhe serbë. Më 1933 – Qeveria Jugosllave fillon negociatat me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të myslimanëve shqiptarë në Turqi Më 1937 – Vaso Çubrilloviç i paraqet qeverisë së serbëve Memorandumin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova Më 7 Prill 1939 – Shqipëria pushtohet nga Italia Më 21 Prill 1941 – Kosova bashkohet me Shqipërinë nën kontrollin e Italisë ndërsa Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë Më 1943 - formohet Lidhja e Dytë e Prizrenit me qëllim të mbrojtjes së Kosovës nga serbët Më 8 Shkurt 1945 – Kosova okupohet nga forcat Jugosllave Më 1968 – Kosova ngrihet në dëmostratë për statusin Republikë. Një vit më pas (1969) – Shqiptarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për përdorimin e flamurit të tyre Kombëtar Në vitin 1970 – themelohet Universiteti i Prishtinës Ndërsa në vitin 1981 – nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dy palëshe , Shqipëri – Jugosllavi. Në këtë vit (1981) nisin demostratat e studentëve shqiptarë të Kosovës. Gjatë këtyre demostratave vriten një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe burgosen me mijëra të tjerë Më 1974 – Kosova fiton Autonominë. Më 1986 – Akademia e Serbisë voton Memorandumin që do të bëhet program fundamental për politikën diskriminuese të Qeverise serbe për një periudhë 10 vjeqare. Më 1987 – Millosheviçi viziton Kosovën Më 1988 – Organizohen demostrata masive të shqiptarëve të Kosovës kundër politikës së Millosheviçit Më 1989 – Fillon greva e urisë së 1300 Minatorëve të Trepçës të cilët protestojnë kundër politikës së Millosheviçit Më 28 Mars – Parlamenti serb suspendon Autonominë e Kosovës Në Gusht të viti 1997 – UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në Mars të këtij viti fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë ku vriten rreth 30 civilë shqiptarë. Më 4 Gusht zhvillohet masakra në Llaushë, Rahovec dhe Drenicë. Më 15 Janar 1999 – do të mbahet mend masakra e 45 civilëve shqiptarë në Reçak. Më 18 Mars firmoset marrëveshja e Rambujesë me palët Shqiptare por refuzohet nga serbët. Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive të civilëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Më 24 Mars 1999 – Aleanca e NATO-s fillon bombardimet kundër serbëve. Kosova merret nën Qeverisjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free