me qfar materiali esht shkruar Kur-ani
Me çfarë materiali është shkruar Kur’ani:
Shkruesit e shpalljes së Zotit ajetet kur’anore i shkruan në pllakat e holla të gurit, fletët e papirusit, të drurit, në lëkurën e kafshëve, në dërrasat e drurit të cilat kanë shërbyer si samarë, në eshtra të dhenëve dhe deveve, në gjethet e palmave apo në pjesë të lëkurave të regjura. Flitet se për shkruarjen e Kur’anit është përdorur edhe mëndafshi.
Profeti Muhamed (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe, si një doktor i vërtetë i ka dhënë zgjidhje sëmundjeve të ndryshme. Në një hadith Profeti (a.s.) ka thënë: “Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes”
Kjo është një recetë e qartë që muslimanëve i është ofruar që në shekullin e 7-të, por fatkeqësisht si shumë receta të tjera edhe kjo pothuajse është lënë e pa shfrytëzuar. Shekujt e fundit në botën islame, përparimet në lëmin e shkencës kane ecur me hapin e një “çalamani” dhe detyrimisht, si shumë hadithe të tjerë, edhe ky thesar ka mbetur jashtë vëmendjes së shkencëtarëve derisa i ra në dorë doktorit gjerman, Maren Franz.
Nisur nga hadithi i profetit Muhamed (a.s.), siç e përmend në parathënien e librit, doktori gjerman kreu një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i përmblodhi në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë”.
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit
• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve
• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.
Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.
Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.
Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
Këto ishin disa pjesë të shkëputura nga libri i mjekut gjerman, Maren Franz, i cili është një pohim modern i fjalëve që Profeti a.s ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.”
__________________Shkruesit e shpalljes së Zotit ajetet kur’anore i shkruan në pllakat e holla të gurit, fletët e papirusit, të drurit, në lëkurën e kafshëve, në dërrasat e drurit të cilat kanë shërbyer si samarë, në eshtra të dhenëve dhe deveve, në gjethet e palmave apo në pjesë të lëkurave të regjura. Flitet se për shkruarjen e Kur’anit është përdorur edhe mëndafshi.

E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”{41:33}
==========================
Llukman Hakimi e këshilloi, birin e vet e tha:
“Biri im, bota është det i thellë, dhe shumë njerëz mbyten në të.
Anija jote le të jetë: - Frika ndaj Allahut,
Timoni: - Besimi në Allahun, kurse
Lopata: - Besimi i fortë në Krijuesin e gjithësisë, Allahun xh.sh..”