www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

DOBIT QE I SJELL AGJERIMI TRUPIT TE BJERIUT

Njeriu ėshtė njė qenie e krijuar si sintezė e shpirtit me kurmin38. Ashtu siē kurmi pa shpirtin nuk shpreh ndonjė gjė, nuk pėrbėn ndonjė vlerė njerėzore, ashtu dhe shpirti pa kurmin nuk pėrbėn ndonjė vlerė njerėzore pėr propozimet ose mocionet e kėsaj bote. Me ato qė ha e pi, me qėndrimet dhe veprimet, me adhurimet, pėrgjithėsisht me detyrat dhe ritet fetare qė pėrpiqet t’i kryejė, njeriu ushtron njė sėrė ndikimesh edhe mbi trupin39, edhe mbi shpirtin e vet. Edhe pse kafshata qė fut nė gojė njeriu, shkon nė stomak (vepron nė stomak ose mbi stomakun), nė tė vėrtetė, ushtron njė sėrė ndikimesh edhe mbi shpirtin. Lėvizjet ose veprimet trupore qė bėn njeriu, ashtu siē formojnė disa rrjedhoja materiale mbi trupin, formojnė edhe disa rrjedhoja jomateriale mbi shpirtin. Kufizimet, privimet dhe pėrkorėsitė zėnė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin dhe maturimin e jetės individuale tė njeriut. Dhe kjo mund tė bėhet vetėm me agjėrim. Njė kuptim i agjėrimit ėshtė edhe privimi i shpirtit dhe pėrkorėsia dhe kufizimi i trupit. Kur agjėrimi tė pėrdoret shpesh, atėherė do tė vėzhgohen hapur vlerat dhe virtytet qė do tė formohen nė botėn e brendshme, nė ndėrgjegje. Nuk mund tė konsiderohet e mundur qė tek njeriu qė ia ka kushtuar veten stomakut, qė e ka kthyer veten nė kufomė, qė nė ēdo vend e nė ēdo kohė mendon stomakun, tė ketė njė shpirt tė pastėr dhe njė zemėr tė kulluar. Puna e vetme qė mund tė bėjė njė person i tillė, ėshtė tė hajė, tė pijė, tė kryejė jashtėqitje, tė marrė tė mira tė ndryshme dhe tė konsumojė si njė mosmirėnjohės, pa falenderuar. Ja pra, agjėrimi u kujton individėve se s’duhet tė ndodhė kėshtu! I jep pushim trupit Eshtė njė e vėrtetė e pranuar dhe e mbrojtur nga mjediset mjekėsore se sistemi i tretjes qė fillon tė funksionojė sapo tė vijė nė botė, ka nevojė tė pushojė herė pas here. Dobia e agjėrimit i cili ėshtė pushim i trupit njė muaj nė vit, me kėtė aspekt tė tij pėr trupin e njeriut, nuk mund tė mohohet. Stomaku ka shumė “punėtorė”, veē kėtyre janė edhe shumė ndjenja njerėzore qė kanė lidhje me tė. Po qe se stomaku nuk bėn pushime ditore njė muaj nė vit, sjell si rrjedhojė qė “punėtorėt” dhe ndjenjat njerėzore tė harrojnė adhurimet e tyre tė posaēme, tė merren vetėm me tė, t’i marrė ata nėn urdhrin e vet, ta tėrheqė vazhdimisht nga vetja vėmendjen e tyre, t’i bėjė ata t’i harrojnė detyrat e tyre tė larta. Me anė tė agjėrimit tė ramazanit, “punėtorėt” e stomakut e kuptojnė se s’janė krijuar vetėm pėr tė. Edhe aparatet dhe organet e tjera, nė vend tė dėfrimeve tė ulta tė stomakut, nė ramazan kėnaqen me dėfrime engjėllore e shpirtėrore dhe i ngulin shikimet nė ato kėnaqėsi shpirtėrore. Prandaj ndodh qė nė muajin e ramazanit, besimtarėt meritojnė, sipas gradės shpirtėrore tė secilit, veē e veē bukuri, begati, kėnaqėsi moralo-shpirtėrore. Nė atė muaj tė bekuar, me anė tė agjėrimit zhvillohen shumė cilėsi delikate tė njeriut si shpirti, arsyeja dhe fshehtėsia dhe, ndėrsa stomaku qan, ato qeshin pafajėsisht.40 Ēdo makinė, pas njė kohe tė caktuar funksionimi, ndalohet pėr t’iu bėrė mirėmbajtja e nevojshme. Po nuk u bė kjo, ose makina shkatėrrohet plotėsisht, ose i shkurtohet jetėgjatėsia. Pas njė periudhe mėsimi, nxėnėsit i jepet pushim. Njė punėtor punon nga mėngjesi nė mbrėmje, por nė mbrėmje tėrhiqet nė pushim. Pa kėto pushime dhe rimbledhje forcash, ėshtė e pamundur tė punohet me tė njėjtin ritėm e tė jepet prodhim. Trupi i njeriut ėshtė si njė fabrikė, kurse gjymtyrėt e tij si makineritė e asaj fabrike. Agjėrimi ėshtė pretekst qė trupi ynė-fabrikė tė pushojė, tė mos vjetėrohet, por tė punojė nė mėnyrė tė pėrsosur. Me anė tė agjėrimit hidhen jashtė yndyrėrat e dėmshme tė grumbulluara nė trup, treten mishėrat e tepėrta qė bėhen shkak pėr ngjallje, trupi lehtėsohet. Sot janė njė tufė njerėzish qė kėrkojnė andej-kėtej shpėtim nga ngjallja (obeziteti). Dhe ėshtė njė e vėrtetė e pranuar nga shkenca e mjekėsisė se obeziteti bėhet pengesė pėr qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e ngadalshėm tė trupit. Kurse agjėrimi ėshtė edhe shpėtim pėr kėto sėmundje, edhe pretekst i rėndėsishėm pėr tė fituar mirėsi e shpėrblim. Rinovon trupin Shkencėtari me famė botėrore qė ka fituar ēmimin Nobel nė vitin 1940, Alexis Carrel, nė librin e tij “Njeriu, Ky i Panjohur” (L’Hamme, Cet Inconnu), thotė: “Gjatė agjėrimit ushqimet e depozituara nė organizėm harxhohen, mė pas zėvendėsohen me tė reja dhe nė kėtė mėnyrė nė tė gjithė trupin ndodh njė rinovim, gjė e cila vėrteton se agjėrimi ėshtė i dobishėm pėr trupin. Gjatė agjėrimit sistemi nervor ėshtė nė njė qetėsi absolute. Kėnaqėsia qė na jep kryerja e njė adhurimi, i shuan tė gjitha tensionet dhe pakėnaqėsitė tona. Nė kėtė mėnyrė, shmangen streset, tė cilat janė ndėr problemet mė tė mėdha tė ditėve tė sotme.”41 E mbron trupin nga sėmundjet Shumė fjalė janė thėnė gjer kėtė ēast mbi dobinė e agjėrimit pėr shėndetin e shpirtit dhe trupit, janė shkruar njė numėr i madh artikujsh dhe librash me kėtė temė. Krahas shumė botimeve qė tregojnė se agjėrimi nuk ėshtė i dėmshėm, agjėrimi ka shumė dobi shėndetėsore. Profesori gjerman Cehardet, nė librin e tij mbi ēėshtjen e mbėshtetjes dhe tė forcimit tė vullnetit, duke e kėshilluar agjėrimin, tregon se agjėrimi ėshtė rruga mė e efektshme pėr tė siguruar sundimin e shpirtit mbi trupin me qėllim qė njeriu tė mos bėhet robi i prirjeve materiale, qė tė bėjė njė jetė ku t’i ketė nė duar frerėt e nefsit (frymės, egos).42 Kurse Dr. Rowy thotė kėshtu rreth kėsaj ēėshtjeje: “Agjėrimi e rrit rezistencėn e trupit ndaj sėmundjeve. Kėtė tė vėrtetė mjekėsore tė rėndėsishme, ‹slami e ka zbatuar duke e bėrė agjėrimin tė detyrueshėm, kurse mjekėsia e sotme moderne e pėrdor agjėrimin si mbrojtės dhe ilaē kundėr sėmundjeve.”43 Sikur tė donin tė mbėshtetnin nė praktikė fjalėt e Dr. Rowy-t, nė spitalin e Dr. Henri Lahman-it nė Dresden tė Saksonisė, veēanėrisht nė shtėpitė e shėndetit tė Dr. Bersherbenr dhe Dr. Moliere bėhet mjekim me anė tė agjėrimit.44 Muhamed b. el-Yeman e tregon kėshtu rėndėsinė e agjėrimit: “I pyeta gjashtė lloj vetė pėr gjashtė gjėra tė ndryshme dhe mora tė njėjtėn pyetje. I pyeta mjekėt pėr ilaēin mė tė mirė pėr shėrim dhe mė thanė se “ilaēi mė i mirė pėr shėrim ėshtė uria dhe ngrėnia e pakėt”. I pyeta filozofėt se ē’ishte gjėja mė e vlefshme pėr ta kėrkuar urtėsinė dhe mė thanė, “uria dhe ngrėnia e pakėt”. I pyeta adhuruesit se ē’ishte gjėja mė e dobishme pėr adhurimin e Allahut dhe mė thanė, “uria dhe ngrėnia e pakėt”. I pyeta dijetarėt se ē’ishte gjėja mė e dobishme pėr ta ruajtur nė kujtesė diturinė dhe mė thanė, “uria dhe gjumi i pakėt”. I pyeta mbretėrit se cilat ishin gjellėt mė tė mira dhe mė thanė, “uria dhe ngrėnia e pakėt”. I pyeta tė dashuruarit se cila ishte gjėja qė e afronte njeriun te i dashuri dhe mė thanė, “uria dhe ngrėnia e pakėt”. Edhe Ebu Talib-i Mekki thotė kėshtu: “Besimtari ėshtė si flauti; vetėm nėse ėshtė bosh brenda, i del zėri i bukur!”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free