www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Kushtete e Islamit

Disa kushte baze te Islamit

  • Gjashte kushtet e besimit jane:

    Besimi ne Zotin Nje. 
    Besimi i engjejve (Melaikeve) te Zotit. 
    Besimi ne Librat e Zotit. 
    Besimi ne profetet e Zotit. 
    Besimi ne Diten e Gjykimit. 
    Besimi ne vendimin dhe caktimin e Zotit (Kaderin). 

     


    Pese kushtet e Islamit jane:

    Shqipetimi i deshmise se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut dhe se Muhammadi eshte i derguari i Tij. 
    Falja e namazit. 
    Dhenja e zekatit (Lemoshe e caktuar obligative per besimtarin) 
    Agjerimi i muajit te Ramadanit. 
    Vizita e shtepise se shenjte Kabas. ( per ate qe ka mundesi ta kryej kete obligim). 

     


     


    Kater kushtet e abdesit jane:

    Larja e fytyres. 
    Larje e duarve deri mbi bryl. 
    Ferkimi i kokes (mest). 
    Larja e kembeve deri mbi nye. 

     


  • Tre kushtet e gusulit jane:

    Shpelarja e gojes. 
    Shpelarja e hundes. 
    Larja e te gjith trupit. 

      


  • Tre kushtet e tejemumit jane:

    Berja e qellimit. 
    Renia e dheut te paster me te dy duart ferkimi i fytyres. 
    Prap renia e dheut te paster me te dy duart dhe me dore te majte ferkojme te djathten dhe anasjelltas deri ne bryl. 

     




    Dymbedhjete kushtet e namazit.


    • Gjashte perpare fillimit te namazit. 

      Marja e abdesit 
      Te jete i paster trupi, rrobat dhe vendi ku do te falemi. 
      Mbulimi i pjeseve te turpshme te trupit. 
      Drejtimi nga Kibla 
      Kryerja e namazit ne kohen e vet te caktuar. 
      Dhe vendosja e qellimit (me zemer) 

       

       


    • Gjashte kushtet gjate kryerjes se namazit.

      Tekbiri fillestar. 
      Qendrimi ne kembe 
      Kendimi i Kur'anit 
      Renia ne ruku 
      Renia ne sexhde 
      Qendrimi ulur ne fund te namazit. 

       

       


    Profetet, engjejt dhe librat e Zotit

    Profetet qe jane permendur ne Kur'an jane njezet e tete. Zoti xh.sh. pervec ketyre ka derguar dhe shume te tjere por qe nuk jane permendur ne Kur'an. Ata jane:Ademi Idrisi Nuh Hudi Salih Ibrahim Luti Ismaili Ishaku Jakubi Jusufi Shuajibi Ejubi Dhulkifli Musa Haruni Davudi Sulejmani Iljasi Eljesai Junusi Zekerija Jahjai Isai (Uzejri Llukmani Dhulkarnejni) Muhamedi (Paqja dhe bekimi qofte me te gjithe ata). 

     


    Kater engjejt e medhenj jane

    Xhebraili - solli shpalljet 
    Mikaili - sjell rizkun (caktimin e Allahut per cdo person) 
    Azraili - merr shpirtrat 
    Israfili - i fryn surit ne diten e kijametit dhe te ringjalljes. 


     


    Kater librat e shenjte; qe  jane zbritur neper profete jane:

    Teurati - i zbritur tek Musa a.s. 
    Zeburi- i zbritur tek Davudi a.s. 
    Inxhili (Ungjilli)- i eshte zbritur Ises (Krishtit) 
    Kur'ani - i zbriti Muhamadit a.s. 

     


     

    Disa shpjegime te tjera 

    Deshmia - Shehadeti

    La ilaha il Allah muhamedu-rresulullah.Deshmia eshte kushti i pare dhe me kryesori i fese Islame.Ka per qellim monoteizmin e paster tek Allahu xh.sh. Pikerisht kjo eshte ajo qe kane thirrur tre gjithe profetet nga Ademi a.s. deri tek profeti i fundit Muhamedi a.s. Ne gjuhen shqipe kjo do te thote: Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Tij. 

     


    Namazi.

    Namazi eshte kushti i dyte qe e ka per detyre ta kryej cdo musliman dhe muslimane.Njekohesisht eshte dhe shtulla e dyte e besimit Islam.Muhamedi a.s. ka thene ne nje hadith se ajo qe e dallon besimtarin nga jobesimtari eshte namazi.Prandaj kush e le namazin ka hure ne rradhe te pabesimtareve.Per te qene namazi komplet dhe i pranuar tek Allahu xh.sh. duhet qe te plotesoje kushtet e permendura me lart. Perpara cdo namazi therresim ezanin (kur je ne grup). 

     


    Azani

    Allahu Ekber- kater here. 
    Esh-hedu en La ilaha il Allah- dy here. 
    Esh-hedu en-ne Muhamedu-rr-rresulullah-dy here. 
    Haj-ja alel salah-dy here. 
    Haj-ja alel felah- dy here. 
    Allahu Ekber Allahu Ekber 
    La ilaha il Allah. 

    Ne ezanin e sabahut perpara Haj-ja alel felah kendohet dhe Es-salatu hajrum min el newm qe do te thote Namazi eshte me i mire se gjumi. Per Ikamet qe duhet bere perpara cdo namazi obligativ shtojme dhe Kad kameti salatu (du here).Kjo thuhet mbrapa Haj-ja alel felah. 

     


    Abdesi

    Allahu urdheron besimtaret ne Kur'an:O besimtare, kur te niseni te kryeni faljen (namazin) lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja deri ne brryla kurse koken tuaj ferkoeni (beni mest) dhe lani kembet tuaja deri mbi kyc te kembes (El Maide 6) Ky ajet i Kur'anit deshmon per rendesine dhe domosdoshmerine e abdesit perpara se te kryejme namazin, por abdesi meret dhe per ibadete (adhurime ) te tjera si psh leximi i Kur'anit 

     


    Pastrimi i pergjithshem i trupit - Gusli

    .....dhe nese jeni te papaster (xhunub) atehere pastrohuni. (El Maide)

    Pastrimi i pergjithshem i trupit apo Gusli kryhet kur personi 

    • ka kryer marredhenie sexuale 

    • femra ka mbaruar periudhen e saj te pastrimit

    • kur nga mashkulli gjate fjetjes apo ndonje rasti tjeter ka dale leng mashkullor nga organi i tij

      Besimtari i papaster, shihet ne periudhen kur ai ka kryer nje nga aktet e mesiperme, dhe nuk eshte lare. Ne kete gjendje, besimtari nuk lejohet qe te falet dhe preki Kur'anin me trupin etij, pse ai konsiderohet i papaster. 
      Pastertia e personit arrihet nepermjet marrjes se Guslit. Gusli apo larja e trupit kryhet; 

    • personi lan te gjithe trupin e tij, duke lare c'do pjese te trupit te tij

    • njeriu ben gargare, ne gojen e tij tre here, ne menyre qe uji te shkoje deri ne fyt te personit

    • personi duhet te laje hundet e tij duke futur huje ne to dhe duke i shplare mire


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free