www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Morali Islam

Fjala arabe “ahlak”, qė mbart kuptimet “moral”, “karakter”, apo “natyrė njerėzore”, ėshtė forma e shumėsit e fjalėve “hulk” dhe “huluk”. Nė fjalorė, zakonisht, pohohet se fjala “halk” pėrdoret pėr tė shprehur ndėrtimin fizik tė njeriut, ndėrsa fjala “huluk” atė shpirtėror.[1] Huluk-u ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm i krijimit, ėshtė pėrmasa e vėrtetė ndėrhyrjes sė vullnetit njerėzor nė krijimin e imponuar dhe nė realitetin e “halkut” me qėllim tė mbėrritjes te morali hyjnor. “Halk” dhe “huluk” vijnė nga e njėjta rrėnjė dhe pėr nga ndėrtimi themelor nuk kanė ndonjė dallim mes tyre. Mirėpo “halk” ėshtė ajo pamje, trajtė a trupėzim qė shihet me sy, qė pėrftohet sė jashtmi pėrmes shqisash dhe qė mbart kryesisht kuptime tė lidhura me lėndėn, ndėrsa “huluk” pėrmban kuptimin e njė esence qė pėrftohet prej shpirtit, qė ndihet prej ndjenjash dhe pėrfaqėson shpirtėroren. Njeriu, qė pėr nga pamja e jashtme ėshtė njė e panjohur e panjohshme, e shpėrfaq identitetin e vet vetėm pėrmes karakterit, moralit dhe natyrės sė vet. Pėr ta thėnė ndryshe, aty ku forma dhe trajta mashtrojnė, karakteri i korrigjon tė gjitha mashtrimet dhe bėhet interpretues i tė fshehtave tė brendisė sė njeriut. Nė tė vėrtetė, megjithėse kur themi “huluk” na vjen menjėherė ndėrmend morali i mirė, disa njerėz, duke vlerėsuar se si e mira, ashtu edhe e keqja mund tė kthehet nė zakon, bėjnė fjalė pėr ndarjen nė “moral tė mirė” dhe “moral tė keq”. Sidoqoftė, me termin “huluk”, ne dėshirojmė tė shprehim vetėm “moralin e mirė”. Kriteri mė i qėndrueshėm i tasavvufit ėshtė pikėrisht ky moral i mirė. Shkėlqimi i jashtėm, pozitat e larta gjer nė marramendje dhe aftėsitė e jashtėzakonshme administruese, megjithėse mund tė pėrbėjnė njė truall pėr trėndafilin, pėr sythin, pėr frytin e karakterit tė mirė, nėse nuk gjenden sė bashku me moralin e mirė, nuk shprehin asnjė vlerė dhe as qė ia vlen tė ndalemi nė to. Morali, nė kuptimin mė tė pėrgjithshėm, pėrfaqėsohet me Kuranin. Nė kėtė kuptim, Kurani ėshtė njė pėrbėrės i kritereve universale tė moralit. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) shpreh mishėrimin e kėsaj. Kėshtu, Nėna jonė, Hz. Aishja, duke iu pėrgjigjur njė pyetje qė i drejtohet nė lidhje me moralin e Profetit tonė (paqja qoftė mbi tė!), thotė: “A nuk e lexoni Kuranin? Kurani ishte morali i tij.” Veē kėsaj, edhe Kurani vetė, duke e ripohuar kėtė tė vėrtetė, thotė: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali.” (Kalem, 4). Nėse njihemi me veprimtarinė e tij sipas asaj ēka na mėson historia, shohim se morali i Profetit tonė Muhamed (paqja qoftė mbi tė!) ėshtė vlerėsuar lart e ėshtė admiruar edhe prej atyre qė nuk i kanė besuar atij. Sa e sa njerėz ka qė duken me karakter tė mirė, tė butė e humanistė, ndėrsa nė jetėn e tyre morali i mirė dhe zemėrbutėsia nuk pėrbėjnė veēse njė gėnjeshtėr tė plastifikuar qė sakaq thyhet e bėhet copė e ēikė si njė enė kristali. Njė zemėrim i vogėl, njė dhunė e pakėt, njė ngacmim i lehtė mjaftojnė pėr tė nxjerrė nė pah fytyrėn dhe mendimet e tyre tė vėrteta. “Me moral pėrsoset njeriu, Me moral rregullohet bota.”[2] Nė literaturėn islame, krahas fjalės “ahlak”, pėr karakterin e mirė dhe karakterin e keq pėrdoret edhe fjala “edeb” ose “adab” (edukatė, etikė) pėr sjelljen e mirė dhe respektimin e rregullave tė tė vepruarit gjatė ushqimit, pirjes, bisedės, udhėtimit dhe nė veprimtari tė ndryshme tė jetės sė pėrditshme, pėr sjelljet e mira e tė denja dhe kėshillat e shkurtra e plot urtėsi dhe pėr veprat e organizuara sipas kėtyre kėshillave. Termi “edeb” ėshtė pėrdorur qė nė periudhat e hershme pėr fushat e sjelljes sė veēantė, ndėrsa termi “ahlak” ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur hapėsirėn e njohurive dhe tė mendimit nė drejtim tė sigurimit tė forcave morale e shpirtėrore si burim i qėndrimeve dhe i sjelljeve, nė drejtim tė sigurimit tė pėrsosjes shpirtėrore tė njeriut. Ata qė, sikurse njerėzit e Xhahilijetit, nuk i besojnė jetės sė Ahiretit (En’am, 29; Ja Sin, 78; Xhathije, 24), kanė si qėllim tė jetės sė tyre pėrfitimin sa mė shumė qė tė jetė e mundur prej ėndjeve dhe kėnaqėsive tė kėsaj bote. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė poezinė e kohės sė Xhahilijetit, si tema kryesore renditen gratė, dashuria, vera dhe luftėrat fisnore. Poeti i famshėm i asaj periudhe, Tarafai, nė njė poezi tė tijėn tė renditur mes “Mual’lakat Seb’a”[3], duke qenė se nuk mund tė bėjė fjalė pėr pėrjetėsinė, thotė se pėr njeriun gjėja mė e mirė qė mund tė bėjė ėshtė qė tė shijojė kėndelljen e jetės, duke shprehur, nė kėtė mėnyrė, konceptin hedonist tė moralit tė asaj kohe.[4] Pas tė gjitha mirėsive morale tė kėsaj periudhe qėndronin gjithmonė krenaria fisnore (fahr), nderi (mexhd), zemėrimi (gadab), lartėsimi i pėrkatėsisė fisnore (hamijjet), kėnaqja e epsheve; fisnikėria, bujaria dhe tė fituarit e famės pėrmes guximit e burrėrisė, respekti, zgjimi te njerėzit i ndjenjave tė frikės e tė admirimit. Feja Islame, kundrejt traditave barbare e tė egra qė kishin lindur prej frymės fisnore, dhėnies pas kėnaqėsive kalimtare tė konkurrencės dhe tė pėrēmimit tė tė tjerėve, vuri hilm-in dhe bamirėsinė qė duan tė thonė balancim i egos njerėzore dhe mbrojtje e karakterit prej zemėrimit dhe dhunės. Nė kėtė mėnyrė, Islami i mėsoi njeriut qė gjithė atė energji tė pėrdorur prej tij gjer nė atė kohė nė luftėn kundrejt qenieve jashtė vetvetes ta kthente nė luftė kundėr prirjeve tė kėqija tė egos sė vet. Burimi i moralit tė Islamit janė Kurani dhe Suneti. Kurani Fisnik nuk ėshtė vetėm njė libėr morali. Ai nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė libėr lutjeje, njė libėr meditimi, njė libėr rregullash… Si i tillė, krahas ēėshtjeve tė tjera qė trajton, edhe ēėshtjet e moralit nuk i shtjellon si njė libėr morali, por duke i ndėrthurur me temat e tjera, na sjell plot e plot parime teorike dhe rregulla praktike qė formojnė njė sistem morali qė s’i mungon asgjė. Nė krye tė dijetarėve qė janė pėrqendruar nė ēėshtje tė moralit vijnė sufistėt (mutasavvifėt). Thuajse tė gjithė sufistėt kanė pohuar se nė jetėn e tasavvufit, sa ē’janė tė rėndėsishme veprimtari adhurimi si ibadeti dhe dhikri, po kaq tė rėndėsishme janė edhe veprimtaritė dhe cilėsitė e larta morale. Shumė sufistė, qė nė pėrkufizimin e termit “tasavvuf”, kanė vėnė nė dukje lidhjet e tij me moralin. Kėshtu, sipas Ebu Hasan Nuriut, “Tasavvufi nuk ėshtė as njė numėr ritesh ceremoniale, as njė tog njohurish; nė tė kundėrt, tasavvufi ėshtė vetėm moral”. Po sipas kėtij sufisti, tasavvufi pėrbėhet prej cilėsive tė lirisė, tė dashamirėsisė, tė shpėrfilljes sė shqetėsimeve tė kėsaj bote dhe tė bujarisė. Ka pasur edhe disa qė tasavvufin shkurtimisht e kanė pėrshkruar si “husnul huluk” (bukuri e karakterit) ose “el ahlaku radije” (morali i pėlqyer).[5] Hasan Basriu thotė se tė pėrkushtuarit mund tė dallohen prej virtyteve tė tė thėnit tė sė vėrtetės, tė besės sė mbajtur, tė ruajtjes sė lidhjeve me farefisninė, tė mėshirės pėr tė varfrit, tė largimit nga krenaria e kryelartėsia, tė tė shkuarit mirė me njerėzit, tė karakterit tė mirė.[6] Zakonisht, sufistėt, me njė qasje qė buron mė sė pari prej Kuranit dhe Sunetit, duke pėrqafuar parime si zuhdi (shpėrfillja e kėsaj bote), takvaja (pėrkushtimi), fakri (mospasja), tevekkuli (mbėshtetja e plotė te Zoti), ridaja (tė kėrkuarit e kėnaqėsisė hyjnore) etj., kanė mbajtur qėndrim tė pėrmbajtur kundrejt tė mirave dhe pasurive tė kėsaj bote. Kurani dhe Suneti, parashikon qė, nė vend tė robėrimit ndaj tė mirave tė kėsaj bote, kėto tė shfrytėzohen pėr tė arritur kėnaqėsinė e Allahut dhe lumturinė e njerėzve. Sipas njerėzve tė shquar tė Tasavvufit, burimi i tė gjitha mendimeve e zakoneve tė kėqija dhe i sjelljeve tė shėmtuara qė nuk pranohen as nga feja, as nga mendja, ėshtė nefsi (egoja). Nė moralin sufist, shpirti, qė nė pjesėn mė tė madhe pėrfaqėson anėn e lartė tė unit shpirtėror tė njeriut, pėrngjet me engjėllin, ndėrsa nefsi me shejtanin. Pėr kėtė arsye, dėmet morale mund tė pengohen vetėm duke iu kushtuar pėruljes dhe pėrpjekjes pėr tė thyer prirjet e kėqija tė nefsit dhe pėr ta pastruar atė prej zakoneve tė kėqija. Imam Gazaliu thotė: “Nėse njeriu lufton me dėshirat e tij, e ruan shpirtin prej trysnisė sė tyre dhe nė kėtė mėnyrė fiton njė natyrė tė tillė qė t’i ngjajė moralit tė engjėjve, atėherė zemra e tij kthehet nė shtėpi pėr engjėjt.”[7] Kjo luftė qė, nė moralin sufist, parashikohet t’i bėhet nefsit, nė njėfarė mėnyre ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ēliruar vullnetin, pėr pėrsosjen e moralit njerėzor dhe pėr t’u ēliruar prej dėshirave trupore e tokėsore qė na pengojnė t’i afrohemi Allahut. Nga ky kėndvėshtrim, nė moralin e tasavvufit liria ka njė rėndėsi tė madhe. Sufistėt, nisur nga parimi se gjithēka qė e angazhon ndėrgjegjen e njeriut me diēka tjetėr pėrveē Allahut e kufizon lirinė, qoftė edhe tė kėrkuarit e tė mirave tė Parajsės, bie nė kundėrshtim me lirinė e vėrtetė. Sipas Kushejriut, liria ėshtė mungesa te njeriu e ndikimit tė gjithēkaje veē Allahut. Liria e vėrtetė ėshtė robėrim i plotė.[8] Pozita e fakrit nė tasavvuf pėrfshinė lirinė, sepse fakri, pėrtej faktit se njeriu nuk ėshtė nė zotėrim tė asgjėje, ėshtė tė mosqenit e asgjėje nė zotėrim tė njeriut. Nė Islam nuk ėshtė e mundur qė besimi (iman) tė ndahet nga morali (ahlak), sepse pranimi me pėrulėsi i tė gjitha urdhėresave kuranore ėshtė domosdoshmėri e besimit. Duke i vėnė nė vend kėto urdhėresa, gjithashtu, mbėrrihen vlerat mė tė larta morale. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Ndėr besimtarėt, mė i miri nė ēėshtje tė besimit ėshtė ai qė zotėron moralin mė tė mirė.”[9] Nė kėto kushte, njeriu qė nuk ėshtė nė zotėrim tė njė konceptimi tė pėrsosur nė pikėpamje tė moralit, edhe nė ēėshtje tė besimit nuk e ka mbėrritur plotėsinė. Edhe kėto fjalė i pėrkasin Atij (paqja qoftė mbi tė!): “Besimi ka shtatėdhjetė degėzime. Mė e larta ėshtė ‘La ilahe il’lallah’, mė e ulėta ėshtė tė largosh prej rruge ndonjė send qė mund tė dėmtojė njerėzit. Edhe turpi ėshtė njė pjesė e besimit.”[10] “Pėr Allahun, asnjė rob nuk ka besuar plotėsisht nėse nuk dėshiron pėr vėllanė e vet tė njėjtėn mirėsi qė dėshiron pėr veten.”[11] “Mes veprave tė vendosura nė mizan, kurrgjė nuk do tė jetė mė e rėndė se morali. Njeriu, nė sajė tė moralit tė mirė, ngrihet nė shkallėn e atyre qė mbajnė agjėrim nafile dhe qė falin namaz nafile.”[12] Nė kėto hadithe dhe nė tė tjera si kėto, Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) bėn fjalė pėr pėrparėsitė e moralit tė lartė. Veē kėsaj, duke thėnė “myslimani ėshtė ai, prej dorės dhe gjuhės sė tė cilit myslimanėt janė tė sigurt dhe nuk ndihen tė cenuar”,[13] Ai (paqja qoftė mbi tė!) na ka pėrshkruar edhe myslimanin e mirė. Kėtu u ndalėm nė disa ēėshtje kryesore. Nė pėrzgjedhjen e tyre ėshtė bėrė kujdes qė tė mbahen parasysh parimet e pėrgjithshme tė Islamit dhe normat universale. Pa dyshim qė nėse hyhet nė hollėsi, do tė vėrehet se ekzistojnė njė numėr mospajtimesh dhe gjykimesh tė ndryshme mes filozofėve, moralistėve, teologėve dhe mendimtarėve rreth kėtyre kritereve morale dhe ēėshtjeve tė tjera tė ngjashme. Sidoqoftė ne, duke i lėnė mėnjanė kėto ēėshtje tė diskutueshme, u ndalėm tek ato qasje qė gjejnė njė pranim mė tė pėrgjithshėm nga tė gjitha palėt. Nė kėtė pėrzgjedhje jemi nisur prej shembujve praktikė nga Kurani dhe nga jeta e Profetit (paqja qoftė mbi tė!), si dhe nga rrethi i tij i afėrt, i sahabėve tė brezit tė parė tė asaj kohe qė nė literaturė ėshtė bėrė i njohur me emėrtimin “epoka e lumturisė” (asru saadet).
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free