Bardhësia, jo detyrimisht nënkupton të bukurën, sikur që e zeza nuk nënkupton të keqen. Qefini është i bardhë, por i frikshëm, ndërsa Qabeja e madhërishme është e zezë, por e bukur dhe madhështore.
Kur ta shohësh njeriu që flenë më shumë se gjysma e ditës, dije se ka dhimbje.
Kur ta shohësh njeriun që qesh së tepërmi, madje edhe për gjëra shumë të thjeshta, dije se është i pikëlluar.
Kur ta shohësh njeriun që nuk çanë kokën për të tjerët, dije s’është nënçmuar e poshtëruar nga shumë njerëz.
Jastëku bart kokën e të pasurit dhe të varfrit, të rriturit dhe të voglit, portierit dhe emirit, por nuk mund ta shijojë gjumin në të vetëm se ai që ka ndërgjegje të pastër.
Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, mos ‘tjerr’ çdo gjë, mos komento çdo gjë dhe mos kontrollo çdo gjë, ngase ata që kontrolluan dhe analizuan deri në imtësi elmazin gjetën se ai ishte thëngjill.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
20 MOTIVE PËR PUNË TË MIRA DHE GARË NË TO
Vëlla thirrës!
Këtu janë përmbledhur njëzet gjëra që shtyjnë thirrësin musliman të jetë më aktiv në:
- Vepra të mira
- Nxitim në vepra të mira, dhe
- Udhëzim për tek veprat e mira.
Motivet personale
1. Mësoji ‘dyert’ e të mirave për të cilat Allahu të urdhëroi.
2. Kohë pas kohe sill ndërmend tiparet e mirësisë në mënyrë që të mos i harrosh.
3. Përkujto shpërblimin për veprat e mira.
4. Bëhu kureshtar për takime vëllazërore dhe ambiente imaneske.
5. Nxitimi për të mira dije se është kërkesë fetare dhe urdhër hyjnor.
6. Vizito shoqatat bamirëse dhe humanitare.
7.Ndje se garimi në të mira është cilësi e besimtarëve të sinqertë dhe moral i melaikeve të afërt tek Allahu.
8. Përpiqu të perceptosh të qarit dhe dëshpërimin e selefit kur iu kalonte ndonjë e mirë pa e bërë.
9. Ndje se jeta është e shkurtër dhe se frymëmarrjet janë të llogaritura.
10. Lexo libra për devotshmërinë, asketizmin dhe veprat e mira.
11. Dije se udhëzuesi për veprën e mirë ka shpërblimin sikur bërësi i saj dhe se ai që paraprin në vepra të mira ka shpërblimin e veprave dhe të pasuesve – bërësve të tyre.
12. Vizito burrat e mirë dhe shoqëroji ata. Po kështu kërko të të vizitojnë dhe të luten për ty.
13. Mëso për kureshtjen e madhe të selefit për të garuar në vepra të mira.
14. Lute Allahu që ta lehtësojë rrugën deri tek vepra e mirë dhe udhëzimi për të.
15. Ndjeje vendosmërinë për të bërë mirë dhe mbushe zemrën tënde me të.
16. Dije se Pejgamberi, alejhi’s selam e luste Allahun për të bërë vepra të mira.
17. Sill para syve Xhennetin dhe mirësitë që Allahu ka bërë gati në të për të sinqertit.
18. Dije se bërja e veprave të mira në dunja bënë që njerëzit të të lëvdojnë ndërsa pas vdekjes të të duan.
19. Ndje se mundësia që ti të bësh mirë dhe të jetosh gjatë është dëshmi e të qenit njeri i mirë tek Allahu.
20. Dije se vazhdimi yt në punë të mbara qoftë edhe nëse janë pak është diç e dashur dhe e pëlqyer tek Allahu.
Vëlla!
Dije se veprimi i punëve të mira të bën të ndjesh botëkuptimin e punimit për Ahiret dhe vlerën e tij.
Dobi praktike të veprimit të punëve të mira
1. Thirrësi duhet të zgjedhë veprën me shpërblimin më të madh të mundshëm. P.sh. lëmosha për një të varfër të rëndomtë është vetëm lëmoshë ndërsa për të varfrin që e ke të afërm është edhe lidhje edhe lëmoshe.
2. Puno vepra të mira ose të paktën bëhu shkak për vepra të mira që të kesh shpërblimin e tyre.
3. Mos nënvleftëso asnjë vepër të mirë, sado e thjeshtë që të jetë ajo.
4. Ndje keqardhje për shanset e veprave të mira që të kanë kaluar.
5. Ajo që bën prej punëve të mira gjithashtu do të logaritet lëmoshë ngase “Çdo e mirë është lëmoshë” –ka thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam.
6. ‘Gjuaj’ për shanse të mira dhe hulumto për to ngase ndodhë që shanset të mos vijnë dy herë.
7. Mos braktis traditën tënde për adhurim apo vepra të mira e të jesh prej atyre të provuarve që zemrat nuk i kanë të lidhura për Allahut. “O Abdullah! Mos u bë si filani që falte namaz nate ndërsa tani e ka lënë!” i pati thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam Abdullah Ibn Amr el-Asit.
Mos harro që të kesh nijjet të mirë për çdo vepër!
Zubejr Ibn Harithi ka thënë: Më bëhet qejfi që të kam nijjet të mirë në çdo gjë që bëj, madje edhe në ushqim dhe gjumë.
Paqja, mëshira dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
_____________________________________________________________________________
SI TUA PREZANTOJMË ISLAMIN TË TJERËVE?
Se përse perëndimorët vazhdojnë të mbajnë qëndrime negative ndaj Islamit dhe muslimanëve janë dhënë teori dhe shpjegime të shumta e të ndryshme, të cilat, në raste të caktuara, nuk përkojnë fare me të vërtetat islame. Konsideroj se defekti qëndron në perceptimet e gabuara të problemit por edhe të ofrimit të zgjidhjes së duhur. Ikja nga vija e drejtë fetare me pretekste të ndryshme ka bërë që në horizont ende të mos shihen rezultate të duhura. Për mendimin tim, metodologjia e duhur do të ishte dialogu ynë i drejtpërdrejtë me ta. Ata duhet ta dëgjojnë Islamin prej nesh, ashtu siç është në të vërtetë, e jo ashtu siç iu është prezantuar i shtrembër. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris prapë se në perëndim Islami është përshkruar si një njeri që ka thikën dhe gërshërët në duar por kurrë nuk iu është thënë se ky njeri është mjek e jo kriminel. Askujt që ia sheh mjekut në duar këto gjëra nuk i shkon ndërmend se ai është kriminel. Përkundrazi, e respektojnë dhe çmojnë për shkak të punës që bën.
Metodologjia e prezantimit të Islamit para të huajve nga muslimanët është treguar e suksesshme që në vitet e para të Islamit. Do të doja t’iu rikujtoj se qysh atëherë janë regjistruar përpjekje për të ndalë përhapjen e Islamit pikërisht nëpërmjet shtrembërimit të figurës së tij. Imam Ahmedi [Allahu e mëshiroftë!] në Musnedin e tij (3/180[1]) transmeton nga Ummu Selemes [Allahu qoftë i kënaqur me të!] hadithin e migrimit në Etiopi, në të cilin tentativat e shtrembërimit të Islamit përballë prezantimit të drejtë të tij nëpërmjet vet muslimanëve, dështojnë. Ja si na përshkruhet gjendja. Kurejshët kishin dërguar Abdullah ibn Rebiah ibn Mugire el-Mahzumijjin dhe Amr ibn el-Asin në Etiopi për ta bindur mbretin Nagusin (ar. Nexhashiun) për kinse arrogancën, vandalizmin, padëgjueshmërinë dhe problemet e shkaktuara nga bijtë dhe bijat e tyre, të cilët ishin strehuar në vendin e tij. Pra, tentuar që t’i paraqisnin të vrazhdë, problematikë, shkatarraqë, gjë që ndikoi paksa tek mbreti. Askush nuk dëshiron probleme, sidomos me të huajt, të cilëve iu kanë ofruar strehim. Por, mbreti ishte më i mençur se të vepronte vetëm sipas fjalëve të këtyre emisarëve kurejshit. Ai parapëlqeu që të dëgjonte edhe muslimanët, për të marrë më pas vendimin për ekstradim të tyre ose vazhdim të lejeqëndrimit në shtetin e tij. Erdhi Xhafer ibn Abdul Muttalibi, kushëriri i Muhammedit [alejhis salatu ves selam!] dhe foli:
“Shkëlqesia juaj!
Kemi qenë popull injorant (të pafe); adhuronim idhujt, hanim ngordhësirën, bënim amoralitet, shkëpusnim lidhjet familjare, ishin të pasjellshëm me fqinjët, i forti e shtypte të dobëtin...Ishim në këtë gjendje derisa Allahu na e dërgoi një të Dërguar (profet), familjen, sinqeritetin, besnikërinë dhe nderin e të cilit i njohim të gjithë, kështu, na ftoi ta njëjësojmë Zotin dhe ta adhurojmë vetëm Atë, duke braktisur kështu gurët dhe idhujt që adhuronim ne dhe baballarët tanë. Na urdhëroi të flisnim të vërtetën, ta çonim në vend amanetin, të mbanim lidhjet familjare, të kultivonim raporte të mira me fqinjët, të distancoheshim nga ndalesat, të mos derdhnim gjaqe, na ndaloi nga amoraliteti, shpifja, ngrënia e pasurisë së jetimit, shpifja ndaj grave të ndershme, na urdhëroi që ta adhurojmë vetëm Allahun dhe të mos i bëjmë shok, ta falim namazin, ta japim zekatin, të agjërojmë...
Për këto shkaqe, populli ynë na armiqësoi dhe na maltretuan aq sa u desh ta braktisnim vendin tonë...”
Mbreti kërkoi nga Xhaferi që të citonte diç nga ajo që i ishte shpallur Profetit. Xhaferi citoi ajetet e para nga kaptina Merjem, nga leximi i të cilave mbreti dhe patriarkët e tij u ndikuan aq shumë saqë qanë. Këta të fundit, më parë, i sugjeruan mbretit që t’i kthente muslimanët në vendin e tyre, për shkak të frikës për probleme që mund të shkaktonin në vendin e tyre, por tash kur dëgjuan këto fjalë, pra mësuan për Islamin nga vet muslimanët, ata ndryshuan qëndrimet e tyre.
Nga kjo që përmendëm ne mund të rezultojmë me disa gjëra të rëndësishme:
1) Kryengritja e muslimanëve dhe “arroganca e vandalizmi i tyre” nuk janë kundër vlerave, por kundër antivlerave. Ja një përshkrim i asaj që kanë qenë dhe asaj që tanimë ishin në të:
Periudha paraislame
|
Islami
|
Adhuronin idhujt
|
Adhuronin vetëm një Zot
|
Hanin ngordhësira
|
Hanin vetëm gjërat e lejuara dhe të thera në emër të Allahut
|
Bënin amoralitet
|
Ruan nderin bashkëshortor
|
Shkëpusnin lidhjet familjare
|
I mbanin ato
|
Ishin të pasjellshëm me fqinjtë
|
Fqinji tanimë ishte pjesë praktike e besimit
|
I forti e shtypte të dobëtin
|
E vërteta triumfon
|
Ky përshkrim i përgjithshëm i fesë pati ndikimin e vet të madh.
2) Objektiva kryesore e Islamit është jeta e njeriut dhe gjallërimi i saj me besim, e jo vrasja. Xhaferi i tha mbretit se Profeti i ndalonte nga vrasja. Bota duhet ta sjell ndërmend këtë dialog. Islami nuk është dhunues, është kundër dhunës. Mësojeni këtë nga muslimanët.
3) Nga përgjigja e zgjeruar e Xhaferit mësojmë edhe kriterin se në dialog, krahas zhvleftësimit të shpifjeve, Islamin duhet tua ofrojmë në version të zgjeruar. Duhet të shfrytëzojmë rastin që t’iu tregojmë për të vërtetat e Islamit. Xhaferi nuk mjaftoi me përgjigjen në atë që u akuzuan, por tregoi se Profeti është njeri besnikë dhe i sinqertë, gjë që na bën të bindemi për vërtetësinë e asaj që pretendon ngase nuk ka gënjyer kurrë, si dhe fton që të mos gënjejmë, të mos shpifim për gratë e ndershme si dhe të mos keqpërdorim pasurinë e jetimit.
Janë këto parime humane, që lehtë tërheqin zemrën dhe shpirtin e njeriut. Por, edhe pse qau mbreti dhe qanë priftërinjtë e tij, çështja nuk mbaroi me kaq. Tashmë zemërkëqijtë do të mundohen të fusnin armiqësi për kinse fyerje në baza fetare. Kurejshët shkuan dhe i thanë mbretit se muslimanët ndajnë mendime të këqija për Isanë [alejhiselam!]. Këto është e tërë poenta e tregimit dhe është mësimi kryesor, që njëherësh duhet të shërbejë kriter në dialogun tonë me jomuslimanët. Muslimanët u tubuan dhe duke ditur se sa rëndësi ka Isai [alejhiselam!] për të krishterët diskutuan se ç’përgjigje do t’i ofronin. A do të prezantonin qëndrimin parimor apo do të bënin përshtatje me qëndrimet e krishtera? Natyrisht, vendosën për të parën, ta thonë të vërtetën, pavarësisht epilogut. E vërteta duhet të thuhet. Fshehja e saj është vetëm zvarritje e zgjidhjes së problemeve. Është mjegullim dhe zymtësi në kriteret e zgjidhjes së problemeve njëfetare. U ngrit Xhaferi dhe shkoi tek mbreti e tha: Ne themi për Isanë atë që i është shpallë Profetit tonë: “Ai është rob dhe i Dërguar i Zotit, është frymë (shpirt) dhe fjalë e drejtuar Merjemës së Virgjër!”
Mbreti me të dëgjuar të këtyre fjalëve tha se dallimi ndërmjet tyre ishte shumë i vogël. Priftërinjtë që ishin përreth, në shenjë mospajtimi, ofshanë, ndërsa mbreti tha: Me gjithë ofshamën tuaj!
Muslimanët vazhduan të qëndrojnë të sigurt në Etiopi edhe për në kohë të gjatë.
Ajo që përfitojmë nga kjo pjesë e dialogut ka të bëjë me dy gjëra të rëndësishme:
1) Në dialog e vërteta nuk duhet të fshihet, nuk duhet të interpretohet për përshtatje, nuk duhet të iket nga domethënia e saj parësore, sepse kështu rezultatet do të ishin vetëm sipërfaqësore.
2) Fanatizmi duhet të mos ketë vend në dialog.
Kam përshtypjen se sikur ne t’ia prezantonim botës Islamin me këtë besim monoteist që ka, me këtë humanitet që posedon, me këtë rend shoqëror perfekt, me këtë solidaritet, me këtë besnikëri bashkëshortore, gjëra këto që më së shumti i mungojnë sot shoqërisë perëndimore, atëherë në vend të armiqësisë do të kishte shumë të atillë që do ta përqafonin atë, siç bëri edhe vet mbreti Nagusi.
________________________________________________________________________
OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E THIRRJES ISLAME
I. SYNIMET E PËRGJITHSHME
Udhëzimi i njerëzve në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, në dritë, në monoteizëm, në drejtësi, në mëshirë dhe humanizëm. Argumente që vërtetojnë këtë ka shumë. Allahu në Kur’an thotë:
“ولتكن منكم أمة يدعون إلى الخير
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme…” Ali Imran, 104.
“وإنك لتدعوهم إلى صراط مستقيم
Ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.” El-Mu’minune, 73.
“وإنك لتهدي إلى صراط مستقيم* صراط الله الذي له ما في السموات وما في الأرض إلا إلى الله تصير الأمور
… Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. 53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.” Shura, 52-53.
“ادع إلى ربك
…e ti thirri te Zoti yt…” el-Haxh, 67.
“قل إنما أمرت أن أعبد الله ولا أشرك به إليه أدعو
…Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij…” Rra’d, 36.
“المر* كتاب أنزلناه إليك لتخرج الناس من الظلمات إلى النور بإذن ربهم إلى صراط العزيز الحميد
Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” Ibrahim, 1.
Ummeti islam është ummeti më i mirë i ardhur për këtë qëllim, pikërisht siç thotë Allahu:
“كنتم خير أمة أخرجت للناس تأمرون بالمعروف وتنهون عن المنكر وتؤمنون بالله
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun…” Ali Imran, 110.
Ndërsa xhihadi me fjalë, pasuri dhe shpatë nuk është ligjësuar për tjetër vetëm se për realizimin e këtij qëllimi. Rebi’ Ibni Amiri e përmblodhi çështjen e xhihadit si barrë e ngarkuar ummetit islam, në bashkëbisedimin që zhvilloi me Rustemin, komandantin persian. Kur Rustemi e pyeti: Përse erdhët? (Çfarë dëshironi?) Rebiu ia ktheu:
إن الله ابتعثنا لنخرج من شاء من عبادة العباد إلى عبادة رب العباد، ومن ضيق الدنيا إلى سعتها، ومن جور الأديان إلى عدل الإسلام
Vërtetë, Allahu na dërgoi që ta nxjerrim kë të dojë Ai nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtësia e kësaj dynjaje në gjerësinë e saj dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë islame.”[1]
Ndërsa qëllimi dhe synimi kryesor dhe më i rëndësishëm i Thirrjes (Daves) tonë është nxjerrja e njerëzve nga errësira në dritë dhe udhëzimi i tyre në rrugën e cila i shpëton nga zjarri i Xhehennemit. Synojmë që të largojmë njerëzit nga ferri i jobesimit në parajsën e besimit, nga errësira e kufrit në nurin e udhëzimit, nga errësira e injorancës në dritën e dijes, nga bota e mëkateve në botën e respektimit. Këto janë qëllimet e Thirrjes tonë, siç thotë Allahu:
“الله ولي الذين آمنوا يخرجهم من الظلمات إلى النور
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë…” El-Bekare, 257.
Profetët, alejhimu’s selam, u dërguan që t’i nxjerrin njerëzit nga errësira në dritë, punë të cilën pas tyre e kryejnë thirrësit në të vërtetën.
II. SYNIMET NË DETAJE
1. Krijimi i një ummeti që thërret në rrugën e Zotit dhe lufton në të
Qëllim parësor i Thirrjes Islame është që të nxjerr një ummet të sinqertë, që do ta adhuronin Allahun po kështu sinqerisht. Allahu thotë:
“هو الذي بعث في الأميين رسولاً منهم يتلو عليهم آياته، ويزكيهم، ويعلمهم الكتاب والحكمة، وإن كانوا من قبل لفي ضلال مبين
Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.” El- Xhumuah, 2.
“لقد من الله على المؤمنين إذ بعث فيهم رسولاً من أنفسهم يتلو عليهم آياته ويزكيهم ويعلمهم الكتاب والحكمة وإن كانوا من قبل لفي ضلال مبين
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” Ali Imran, 164.
“هو الذي أرسل رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله وكفى بالله شهيداً
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.” El-Fet’h, 28.
Ndërsa ummet i sinqertë nuk nënkupton patjetër që të jenë bashkësi popujsh të sinqerta por njerëz të sinqerte nga bashkësi popujsh.
2. Formimi i një besimtari te devotshëm
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لأن يهدي الله بك رجلاً واحداً خير لك من أن يكون لك حمر النعم
Që Allahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm eshte më mirë për ty se të kesh pasuri të shumtë.” Transmetim unanim.
“يجيء النبي ومعه الرجلان ويجيء النبي ومعه الثلاثة، وأكثر من ذلك
(Në Ditën e Kiametit) Vjen profeti ndërsa me vete ka dy burra (që e kanë pasuar), vjen profeti ndërsa me të janë tre burra, vjen edhe me më shumë…”[2]
Kështu, udhëzimi qoftë edhe vetëm i një besimtari në rrugën e drejtë është realizim i një qëllimi të madh të Thirrjes Islame.
3. Argumentimi kundër ateistëve dhe mohuesve (jobesimtarëve)
Argument për këtë kemi ajetin kur’anor:
” إنا أوحينا إليك كما أوحينا إلى نوح والنبيين من بعده، وأوحينا إلى إبراهيم وإسماعيل وإسحق ويعقوب والأسباط وعيسى وأيوب ويونس وهارون وسليمان وآتينا داود زبوراً* ورسلاً قد قصصناهم عليك من قبل ورسلاً لم نقصصهم عليك وكلم الله موسى تكليماً* رسلاً مبشرين ومنذرين لئلا يكون للناس على الله حجة بعد الرسل وكان الله عزيزاً حكيماً
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin. 164. Dhe(dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë. 165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.” En-Nisa, 163-165.
4. Ndalimi i çrregullimeve në tokë
Allahu ka thënë:
“فلولا كان من القـرون من قبلكم أولو بقية ينهون عن الفساد في الأرض إلا قليلاً ممن أنجينا منهم
E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t’i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam…” Hud, 116.
Ndalimi nga çrregullimet në tokë nënkupton siguri për të gjithë nga ndëshkimi i Allahut i përshpejtuar për këtë botë, siç thotë Allahu:
“وما كنا مهلكي القرى إلا وأهلها ظالمون
…dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.” Kasas, 59.
E çrregullim është çdo gjë që Allahu e ka ndaluar në tokë, siç thotë Allahu:
“إن الله يأمر بالعدل والإحسان وإيتاء ذي القربى، وينهى عن الفحشاء والمنكر والبغي يعظكم لعلكم تذكرون
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” en-Nahl, 90.
Të gjithë profetët, pasi qe urdhëronin popujt e tyre për ta adhuruar vetëm Allahun, menjëherë iu bënin thirrje që të ndalonin nga haramet, nga çrregullimi dhe padrejtësitë. Nuhi, alejhi’s selam i ndaloi popullin e vet nga idhujtaria që është çrregullimi më i madh në tokë; Hudi, alejhi’s selam i ndaloi popullin nga padrejtësia dhe ekstravaganca në shpenzimin e pasurisë kot së koti (Kur’ani, esh-Shuara, 27-28.); Salihu, alejhi’s selam pasi që urdhëroi popullin e vet për monoteizëm, ai i ndaloi ata nga çrregullimi në tokë dhe pengimi i besimtarëve nga rruga e Allahut sikur që ua tërhoqi vërejtjen që të mos favorizojnë dynjanë ndaj Ahiretit (Kur’ani, el-A’rafë, 74; Kur’ani, esh-Shuara, 146-152.); Shuajbi, alejhi’s selam e ndaloi popullin e vet po kështu nga çrregullimet dhe trazirat në tokë (Kur’ani, el-Arafë, 85-86.)
Kështu, shkak i tërë asaj të keqeje që iu ndodhe njerëzve padyshim janë mëkatet, andaj mbetet prioritet i Thirrjes Islame që këtë shkak (mëkatet) ta eliminojë.
Shpallja dhe revelata e të Dërguarit të fundit, Muhammedit, alejhi’s selam ka ardhur me urdhër për çdo të mirë, ndalim nga çdo e keqe, largim nga çdo çrregullim në tokë, qoftë kjo edhe në raportet me ambientin (tokën dhe bimët). Allahu ka thënë:
“ومن الناس من يعجبك قوله في الحياة الدنيا ويشهد الله على ما في قلبه وهو ألد الخصام، وإذا تولى سعى في الأرض ليفسد فيها ويهلك الحرث والنسل والله لا يحب الفساد
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. 205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” el-Bekare, 204-205.
5. Krijimi i një klime humaniteti dhe bamirësie në botë
Prej qëllimeve të Thirrjes Islame është që në rendin shoqëror të mbizotërojë e mira dhe veprat e mira. Allahu thotë:
“يا أيها الذين آمنوا اركعوا واسجدوا واعبدوا ربكم وافعلوا الخير لعلكم تفلحون
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” el-Haxh, 77.
“ولتكن منكم أمة يدعون إلى الخير
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme…” Ali Imran, 104.
‘E mirë’ është çdo gjë e dobishme; morali i mirë është e mirë, mbajtja e lidhjeve familjare është e mirë, mbjellja e bimëve të dobishme është e mirë, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“إن قامت الساعة وفي يد أحدكم فسيلة فإن استطاع أن لا تقوم حتى يغرسها فليغرسها
Nëse ndodhë kataklizmi ndërsa ndonjëri prej jush ka një fidan në dorë, atëherë nëse ka mundësi ta mbjellë atë para se të ndodhë kataklizmi, la ta bëjë!”[3]
Padyshim se nga thirrja e Muhamedit, alejhi’s selam përfituan të gjithë, madje edhe ata që e mohuan, siç thotë Allahu:
“وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” El-Enbija, 107.
Prej parimeve islame që ndalojnë dhunën dhe padrejtësinë dhe aprovojnë drejtësinë, vlerat dhe mirësinë, përfituan popuj e njerëz, edhe nëse nuk kanë hyrë në Islam, siç është rasti me sistemet islame shoqërore, ekonomike, civile, etj. Islami hoqi dhunën dhe padrejtësinë ndaj grave, robërve, të dobëtëve, kështu që njerëzit përfituan nga këto ligje ndërsa nga legjislatura për robërit dhe luftërat përfituan edhe jobesimtarët.
Islami erdhi në kohën kur mbizotëronin injoranca dhe padrejtësia, kështu që ndryshoi rrjedhën historike të njerëzimit; flaku dallimet që ishin si shkaqet të luftërave, si: ngjyrën, gjuhën, vatanin, prejardhjen, dhe aprovoi të vërtetën se të gjithë njerëzit janë nga Ademit dhe se më i miri është më i devotshmi. Allahu ka thënë:
“يا أيها الناس إنا خلقناكم من ذكر وأنثى وجعلناكم شعوباً وقبائل لتعارفوا إن أكرمكم عند الله أتقاكم إن الله عليم خبير
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” El-Huxhurat, 13.
________________________________________________--___________
NAMAZI SI SHOQËRUESI MË I MIRË NË VARR
Njeriu, siç thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], pas vdekjes së tij nuk merr me vete asgjë përveç veprave të mira. Në varr, në atë vetmi të thellë, në atë vend të trishtueshëm, në atë ngushtësi që ngulfat, njeriu nuk mund të merr asnjë nga pasuria e kësaj bote. Për pasojë, si i pasuri, si i varfëri, janë të njëjtë: kanë vetëm një qefin dhe asgjë më shumë. Në të vërtetë, nuk janë të njëjtë, ngase tretmani në varr nuk do të jetë sipas pozitës materiale në këtë botë. Atje, i varfëri mund të jetë shumë më mirë dhe më i privilegjuar se sa i pasur. Çështja lidhet për veprave të mira që i kanë bërë në këtë botë.
Një nga këto vepra të mira, gjithsesi mbetet edhe namazi, shoqëruesi më i mirë që mund ta qetëson shpirtin e besimtarit në ato momente. Por, jo vetëm kaq. Namazi në varr mund të bëjë edhe çudira. Se për çka e kam fjalën do të doja të citoj një hoxhë, Abud ibn Avn Usejrin , i cili na rrëfen një tregim tejet interesant, për vërtetësinë e të cilit betohet në Zot. Fillon rrëfimin Shejhu e thotë: Një kompani për ndërtimin e rrugëve kishte fitua tenderin e ndërtimi të një autostrade në Saudi, por që gjatë punimeve kishin hasur në një pengesë në një vend të quajtur Shumran. Pengesë ishin disa varreza të vjetra, në të cilat, për herë të fundit, qe varrosur një djalosh i ri para plot 30 vjetësh. Kompania deponoi një kërkesë në gjykatë për të marrë udhëzimet përkatëse se a mund të vazhdonin punimet dhe të zhvendosnin varrezat apo se duhej të ndërronin kahen e rrugës pak. Gjykata lëshoi dekretin se mund të bëhej zhvendosja e varrezave ndërsa për një punë të tillë, përveç një ekipi nga gjykata, u formuan edhe ekipe nga komuna dhe fiset që ishin në atë zonë. Filloi zhvarrosja. Çfarë të gjesh, erë kundërmuese dhe eshtra të kalbur. Filluan varr pas varri derisa arritën tek varri i fundit, i cili njëherësh ishte edhe i fundit që qe varrosur aty. Kishin kaluar 30 vite andaj askush nuk e mendonte se aty do të ndodhte befasia. Filluan ta hapnin sikur çdo varr tjetër, por gjatë heqjes së dheut, vërejtjen se puna ishte më ndryshe. Aty vërehej një qefin i bardhë ndërsa trupi nuk kundërmonte. I hoqën tullat dhe e nxorën trupi. Subhanallah! Ishte i ruajtur, sikur të varrosej sot. Ia shpalosën fytyrën ndërsa të pranishmit, që nuk rastisën të jenë nga familja e tij, e njohë. Është filani, i biri i filanit. Meqë bëhej rivarrim, ia dërguan kufomën babait të tij, që ende ishte gjallë por i shtyrë në moshë, ia dërguan kufomën ndërsa nga gëzimi dhe mërzia shpërtheu në lot. Elhamdulilah! I falënderuar qofsh o Allah, që ma ktheve tim bir në shtëpi ta shoh dhe një herë edhe pas tridhjetë viteve! – u shpreh babai. E pyetën se çfarë veprash kishte bërë, a kishte diç me të cilën ishte veçuar për të arritur një shpërblim të tillë? Tha: Pasha Allahun, prej kur e njoh birin tim, nuk ka braktisur kurrë namazin dhe as që i ka ikur ndonjëherë tekbiri fillestar me Imamin!
Ky është namazi dhe kjo është vetëm një nga imazhet e shumta të shpërblimit për namazin. T’i kushtojmë rëndësi namazit lumturia me të arrihet edhe në këtë botë para botës tjetër. Sa mirë kanë thënë të parët tanë: Nuk do ta shijon Xhenetin e Ahiretit, ai që nuk ka shijuar më parë Xhenetin e kësaj bote! Xheneti i kësaj bote është përmendja e Allahut, e namazi është përmendja më i mirë!!!
___________________________________________________________________________
METODOLOGJIA KUR'ANORE NE PERGATITJEN E MUHAMMEDIT, Alejhi Selam PER MISIONIN E TIJ
Falënderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin tone, zotëriun e tere njerëzimit, Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, më pas:
Tema ne fjale është një ligjëratë e Dr/ Sabir Ahmed Taha-së, ne lenden e Tefsirit Tematik التفسيرالموضوعي, gjate vitit akdemik 2005-2006, semestri i pare. Meqë tema ne vete ngërthen një shtjellim te bukur dhe ia vlen te jete edhe ne gjuhen shqipe, vendosem ta përkthejmë ndoshta Allahu, subhanehu ve teala, na bën shkaktar qe te hapen zemrat e muslimaneve, te udhëzohen ne rrugën e drejte dhe te ndriçohen me nurin e Kur'anit.
Tema ndahet ne përgatitjen e hershme te Pejgamberit,Alejhi selam, dhe e cila kryesisht flet për periudhën e femijerise e deri ne periudhën e pejgamberllekut, dhe ne periudhën e pare profetike, kur ballafaqohej me sprova te ndryshme.
1- Përgatitja fëmijërore e më pas. Këtë periudhe e ka përfshirë dhe trajtuar një pjese e Sures Duha, ku me konkretisht thotë Allahu,subhanehu ve teala, për ta përforcuar Pejgamberin, Alejhi selam, ne misionin e tij, se Ai ka qene Kujdestari i tij gjate periudhës se femijerise se tij kur nuk kishte as baba e as nene" أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيماً فَآوَى {6} وَوَجَدَكَ ضَالّاً فَهَدَى {7} وَوَجَدَكَ عَائِلاً فَأَغْنَى A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).93:7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. 93:8.Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi". (Duha 6-8)
Ajeti" أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيماً فَآوَى A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje) "(Duha 6), na bën te kuptojmë se strehimi (përkrahja) e dhënë Pejgamberit,Alejhi selam, ka qene siguri dhe eliminim i dobesisie, duke e bere, me kalimin e kohës, ne krye te njerëzve, respektivisht, udhehqes dhe lider te tyre, dhe njëkohësisht prej njerëzve me te afërt dhe me se shumti me dro ndaj Allahut,Subhanehu ve teala. Kjo njeherit ia shton edhe bindjen. Ndërsa sa i përket atij qe nuk ka besim ne vetvete, ai ndihet i nënçmuar dhe poshtëruar edhe nëse e ka ne dorën udheheqesine e njerëzve.
Pejgamberin e kishte marre ne përkujdesje gjyshi i tij Abdul Muttalibi, pastaj pas vdekjes se tij xhaxhai i tij, Ebu Talibi, dhe qe te dy, me inspirim hyjnor, e kishin dashur dhe ishin përkujdesur për Pejgamberin, Alejhi selam, me shume sesa për fëmijët e tyre. Ebu Talibi kishte thënë" Kam dëgjuar fjale te shumta prej tij, te cilat me kane pëlqyer. Ne as ne fillim te ushqimit dhe pijes nuk përmendnim emrin e Zotit dhe as nuk e falënderonim ne fund te tij për të, ndërsa ai ne fillim te ushqimit thoshte: Bismil-lahi El Ehad- Ne emrin e Zotit, te Vetmit", ndërsa kur ngopej thoshte: El Hamdulilah-Falënderimi i takon Allahut", dhe nuk me ka rene ta shoh duke gënjyer apo qeshur". Mu për këtë, xhaxhai i tij,e kishte marre përsipër mbrojtjen e tij kohe te gjate, saqë Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë: Kurejshet nuk me kane shkaktuar diç, qe e kam urryer derisa nuk pate vdekur Ebu Talibi".
Ndërsa sa i përket ajetit" وَوَجَدَكَ ضَالّاً فَهَدَى Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.". (Duha 7), ai tregon se Allahu,subhanehu ve teala, e kishte gjetur Pejgamberin ta paudhezuar qe nuk dinte kah t'ia mbante. Shprehja e cekur ne ajet" ضَالّاً humbur (i paudhezuar)", nuk d.t.th se Pejgamberi Alejhi selam kishte qene i humbur, njeri i përdalur, jo, por kjo shprehje ne këtë ajet ka ardhur me kuptim te التحير" Pasiguri, hutim, mëdyshje, konfuzion, nuk di kah t'ia mban" dhe mu për këtë, ne koment te këtij ajeti është thënë:
Te ka gjetur prej njerëzve te humbur dhe te ka udhëzuar ne besim,
Te ka gjetur te humbur ndaj sheriatit (legjislacionit ) tënd dhe te ka udhëzuar ne te,
Ta pasigurte ne sqarimin e asaj qe te është shpallur, ne udhëzimin e njerëzve dhe kumtimin e saj, keshtuqe te udhëzoi ne këtë,
Neglizhent, nuk e ke ditur se ç' është Kur'ani dhe as legjislacionet (sheriatet), tek te cilat nuk arrihet nëpërmjet mendjes por nëpërmjet shpalljes hyjnore, keshtuqe te udhëzoi ne to.
Te udhëzuar ne rruge me xhaxhain e tij për ne Sham, kur kishte ardhur djalli i mallkuar, iblisi, i cili kishte marrur devenë e tij për litari dhe ia kishte ndërruar rrugën, keshtuqe erdhi Xhibrili dhe e ktheu prape ne karvan.
?shtë thënë se kishte humbur nga gjyshi i tij ne Mekke, keshtuqe e kishte pare Ebu Xhehli dhe e kishte kthyer tek gjyshi i tij. Aq shume ishte pikëlluar gjyshi për këtë saqë ishte varur për mureve te Qabes dhe thoshte: O Zoti im! Me kthe femiun tim, Muhammedin! Me kthe Zoti im dhe me be mire!
Pra e përsëris prape se shprehja" ضَالّاً ", nuk e ka për qellim mëkatin, sepse Pejgamberi, Alejhi selam kishte qene i udhëzuar ne besim te sinqertë, siç thotë Kur'ani" مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىShoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).". (Nexhm 2). Madje, edhe pa dërgimit bënte adhurim ne shpellën Hira.
Ndërsa sa i përket ajetit" وَوَجَدَكَ عَائِلاً فَأَغْنَى Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi". (Duha
, domethënia e tij është: Allahu,subhanehu ve teala, te beri te pasur nga ajo qe fitove ne tregti me pasurinë e Zonjës Hatixhe, ose nga pasuria, te cilën ta dha. Nuk përjashtohet mundësia qe qëllimi me pasuri te jete domethënia alegorike, d.t.th: te pasuroi me kënaqësi (me atë qe te ka dhënë), ose me argumente dhe dëshmi.
2- Përgatitja ne fazën e pare te Pejgamberllekut. Kur'ani përmban afër 20 tekste, te cilat urdhërojnë për durim ne fushën e kumtimit-predikimit te fesë se Allahut,Subhanehu ve teala, dedikuar Muhammedit, Alejhi selam. Ja tekstet e radhitura sipas kohës se zbritjes se tyre:
Ne fillim te shpalljes, Allahu,subhanehu ve teala, i shpalli Muhammedit, Alejhi selam disa citate te sures "Alek", ne te cilat nuk e urdhëroi te ngrihej dhe t'ua kumtonte njerëzve besimin dhe Islamin, por shpallja e tyre ishte një sqarim paraprak se ai është pejgamber, me shpallje prej Zotit te Madhërishëm. Meqë disa njerëz te popullit te tij filluan ta shqetësojnë dhe ta pengojnë nga falja e namazit, madje edhe vetëm, Allahu,subhanehu ve teala, e zbriti tere suren Alek.
Pastaj disa bashkëkombës te tij e akuzuan me çmenduri dhe mohuan te jete pejgamber, keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, e zbriti "Suren Kalem", nëpërmjet te cilës e përforconte Muhammedin, Alejhi selam dhe ne te cilën e lëvdonte me moral te larte.
Pastaj urtësia edukative parashihte qe Allahu,subhanehu ve teala, te përgatis shpirtërisht dhe psiqikisht te dërguarin e Tij për kumtim dhe tërheqje vërejtje njerëzve, keshtuqe ia zbriti "Suren Muzzemmil". Ne këtë sure, Pejgamberi Alejhi selam obligohet te falej thuajse tere natën vetëm se pak, ta përkujtonte Allahun,subhanehu ve teala, dhe t'i lutet e përulet si dhe ta beje Allahun, subhanehu ve teala, Përgjegjës për çështjen e tij. Ne fund, Allahu,subhanehu ve teala, lajmëron njerëzit për fatin e atyre qe pergenjshtruan pejgamberet. Kjo ishte përgatitje shpirtërore e Pejgamberit,Alejhi selam,.
Pas kësaj përgatitje shpirtërore, erdhi urdhri për kumtim" يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ {1} قُمْ فَأَنذِرْ O ti i mbuluar! 74:2.Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).". (Muddeththir 1-2), dhe ia mësoi Allahu,subhanehu ve teala, bazat, te cilave iu përmbahet dhe ne te cilat fton, dhe te cilat janë:
Madhërimi i Allahut,Subhanehu ve teala, duke mos i bere shok, as ne Qenien dhe as ne cilësitë e Tij, siç thotë Allahu,subhanehu ve teala," وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ Dhe madhëroje Zotin tënd! (Muddeththir 3)
Pastrimi nga papastërtia dhe ndyrësirat. Kjo përfshin pastrimin e rrobave dhe trupit nga papastërtitë shqisore, dhe mu për këtë ne këtë sure është thënë"وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ Dhe rrobat tua pastroi! (Muddeththir 4), por përfshin poashtu edhe pastrimin nga ndyrësirat kuptimore.
Largimi nga te gjitha format, llojet dhe ngjyrat e politeizmit, siç thotë Allahu,subhanehu ve teala," وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ Dhe të keqes së ndyrë largohu! (Muddeththir 5), d.t.th: braktise politeizmin tërësisht.
Pastaj e udhëzoi për disa vlera dhe virtyte, te cilave duhet t'iu përmbahet:
Dhënia pa kërkuar kompensime nga gjerat e dunjase. Thotë Allahu,subhanehu ve teala," وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! (Muddeththir 6), d.t.th: jep e mos kërko kompensime për të prej njerëzve, sepse ai qe jep qe te marre dhurata prej njerëzve, ai kërkon fitim prej asaj qe jep.
Durimi për ta arritur kenaqesine e Allahut,Subhanehu ve teala. Thotë Allahu, subhanehu ve teala," وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ Dhe për hir të Zotit tënd duro! (Muddeththir 7), d.t.th: bë durim ndaj atyre pengesave qe has ne to, qofshin kthyerje shpinën ftesës (fesë) sate ose diç tjetër.
Pejgamberi Alejhi selam u ngriti për ta kumtuar fenë e Allahut,Subhanehu ve teala dhe vërtet, hasi ne akuza, te cilat lanë gjurme te renda ne shpirtin e tij te pastër, keshtuqe Allahu e zbriti "Suren Kaf", ku iu drejtua" فَاصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ {39} وَمِنَ اللَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَأَدْبَارَ السُّجُودِ Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd. 50:40. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz). (Kaf 39-40), duke e urdhëruar me tesbih (madhëri Allahun,subhanehu ve teala,) para lindjes se diellit, para perëndimit te diellit, gjate natës dhe pas çdo namazi.
Pastaj u akuzua Pejgamberi Alejhi selam me magji, gënjeshtër dhe se kinse ai po fton ne këtë për qëllime dhe interesa personale, keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, ia zbriti "Suren Sad", ku i tha" اصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَاذْكُرْ عَبْدَنَا دَاوُودَ ذَا الْأَيْدِ إِنَّهُ أَوَّابٌ Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut. (Sad 17). Ne këtë ajet, Allahu,subhanehu ve teala, Muhammedit,Alejhi selam ia perkujtoi Davudin, Sulejmanin, Ejjubin dhe Ibrahimin, alejhimus selam, te cilet, qe te gjithe ishin sprovuar dhe kishin bere durim.
Pastaj u akuzua Muhammedin,Alejhi selam se kinse ai e ka shpifur dhe shpikur Kur'anin dhe se kinse ky Kur'an na qenka nga shkrolat e te pareve, pastaj si han ushqim ky pejgamber dh si ec-endet neper tregje. I propozuan qe ta merrte me vete edhe një melek prej qielli, qe te jete tërheqës vërejtje se bashku me te, saqë disa sahabe, shokë te Pejgamberit,Alejhi selam,, kishin dëshirë t'ua plotësonte disa kërkesa me shpresa se do ta pranoni besimin islam, por Allahu,subhanehu ve teala, është me i njohur me detaje për çdo gjë dhe e se ata nuk e kane për qellim parashtrimin e kërkesave për tu bindur se vërtetë ai është pejgamber dhe ta besojnë, mu për këtë shpalli "Suren Furkan" ku tha" وَقَالُوا مَالِ هَذَا الرَّسُولِ يَأْكُلُ الطَّعَامَ وَيَمْشِي فِي الْأَسْوَاقِ لَوْلَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مَلَكٌ فَيَكُونَ مَعَهُ نَذِيراً {7} أَوْ يُلْقَى إِلَيْهِ كَنزٌ أَوْ تَكُونُ لَهُ جَنَّةٌ E ata thanë: "C'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?" 25:8.Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht…(Furkan7-8), pastaj ia zbriti"وَما أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِي الْأَسْوَاقِ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيراً Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë. (Furkan 7-20)
Pabesimtaret vazhduan ne qëndrimet e tyre, duke e akuzuar Pejgamberin, Alejhi selam, me magji, pastaj, nuk mbeten vetëm me këto, por kërkuan t'iu vinte me një Kur'an tjetër ose ta ndërronte, keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, zbriti" قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُمُ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَمَا أَنَاْ عَلَيْكُم بِوَكِيلٍ {108} وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّىَ يَحْكُمَ اللّهُ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!"10:109. Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve! ( Junus 108-109)
Pastaj Allahu,subhanehu ve teala, ia prezantoi Muhammedit,Alejhi selam "Suren Nuh", duke i rrëfyer për Nuhun, Alejhi selam dhe durimin e tij. Me konkretisht i thaتِلْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهَا إِلَيْكَ مَا كُنْتَ تَعْلَمُهَا أَنْتَ وَلا قَوْمُكَ مِنْ قَبْلِ هَذَا فَاصْبِرْ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit. (Hud 49)
Pastaj e urdhëroi t'i kundërvihet popullit te tij me durim dhe i tha" وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ فَصَبَرُوا عَلَى مَا كُذِّبُوا وَأُوذُوا حَتَّى أَتَاهُمْ نَصْرُنَا وَلا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ وَلَقَدْ جَاءَكَ مِنْ نَبَأِ الْمُرْسَلِينَ Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata). (En'am 34)
Pastaj Allahu,subhanehu ve teala, ne "Suren Ibrahim" ia përkujtoi misionet e pejgambereve te mëparshëm, dialogjet e tyre me popujt e tyre dhe durimin e tyre ne këtë aspekt, e tha" أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَأُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit (Ibrahim 9)
Pastaj Allahu,subhanehu ve teala, udhëzoi çdo predikues ne fenë e Tij te beje durim e tha"فَاصْبِرْ صَبْراً جَمِيلاً Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë). (Mearixh 5)
Pastaj erdhi edhe citati apo ajeti i fundit për durim ne "Suren Insan" ku thuhet" إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ تَنزِيلاً {23} فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ آثِماً أَوْ كَفُوراً Ne ta shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë). 76:24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë. (Insan 23-24)
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
7 tetor 2005, e xhuma ( 3 Ramazan 1426)
Brunei Darussalam
_________________________________________________________________________
LËRI VEPRAT LE TË FLASIN
Ajo që më bën kureshtar përherë për historinë e Sahabeve [radijAllahu anhum] është vullneti i madh për të punuar shumë dhe për të folur pak. Ndonjëherë, madje edhe tek sahabet e mëdhenj, si Ebu Bekri dhe Omeri [radijAllahu anhuma] e ke të vështirë të përmbledhësh fjalët e tyre në pak fletë përderisa për veprat mund të shkruash vëllime të tëra.
E koha ecën ndërsa rrota e saj bën një ndalesë tek ne për tu mahnitur nga bukuria e fjalëve, nga elokuenca dhe retorika rrjedhëse, nga përzgjedhja e mrekullueshme e parathënieve, nga ligjërimet artistike të së premteve, nga bukuria e shkresave dhe fletushkave, nga cilësia e lartë teknike e punimeve të masterit dhe doktoratës...Por, në tërë këtë, shumë pak mund të gjesh diç që bën punë, diç që praktikisht mund t’i kontribuojë ndonjë të mire, diç që mund t’i shërbejë rigjallërimit islamik në botë. Arsyetimet për mospjesëmarrje në projekte konkrete do të jenë zhurmat që do të shurdhojnë. Nëse do të bindesh, tento të realizosh një projekt të caktuar e pastaj do të shohësh se kjo që po them është e vërtetë.
Kriza e veprave është bërë shqetësuese përderisa artin e fjalës po e zotërojnë dhe fëmijët. Historia edhe sot turpërohet nga të bëmat e Sahabeve të vegjël, ishin vepra madhështore, vetëmohuese dhe sublime, por sot është e trishtuar nga mungesa e tyre madje edhe tek ata që i shohim për emra të mëdhenj në fushën e shkencës dhe thirrjes islame.
Ai që vështron realitetin e muslimanëve e ka lehtë të bindet se periudha vijuese është periudhë e punës dhe prodhimit, periudhë e vendosjes së bazamenteve të islamit, dhe këtë nëpërmjet projekteve të mëdha. E, nëse do të kalonim në një etapë të errët të historisë së njerëzimit, do të shihnim misionarizmin (e krishterë) tek endej nëpër botë për të na bindur se kinse Kisha di të përzgjedhë aktivistët dhe aktivistet durimtarë/e për t’i shërbyer kishës. Nëse i bën një vështrim kësaj do të gjesh vepra të cilat, madje as si ekip, një pjesë e myslimanëve nuk do të mund t’i kryenin.
Ja disa nga këto vepra: ndërtimi i shkollave, spitaleve, ushqimi i të varfërve, dhe krejt këto për t’i futur në krishterim. Pra, ata punojnë dhe nuk flasin sikur që bën një pjesë e jona, në mesin e të cilëve edhe të atillë që njihen për shkencë e dije.
Kritika e hapur, veçanërisht ndaj dijetarëve dhe thirrësve është bërë shumë e rëndë, për shkak se jemi mësuar vetëm t’iu themi fjalë të mira, lëvdata, falë miradije. Për pasojë, këshillimi ka përfudnuar si diç e urryer.
Për fund, hulumto ndonjë fushë të re veprimi, ndoshta veprat flasin për ty!
Përshtati: Sedat ISLAMI
_________________________________________________________________
BUZËQESHJA
Një perëndimor dikur kishte thënë: “Nëse nuk mund të buzëqeshësh, mos hap dyqan.”
Domethënia e kësaj është se buzëqeshja është nga mjetet më tërheqëse të myshterinjve.
Kjo vërtetë nuk do shpjegim. Buzëqeshja është çelës i zemrave. Sa njeriu të do vetëm për shkak të buzëqeshjes sate, edhe nëse nuk të ka njohur më parë.
Besimtari është më parësor se çdokush tjetër që të pajiset me këtë moral. Është moral i profetit tonë të dashur, Muhammedit [alejhis salatu ves selam]. Xherir el-Bexhelijj, ky burrë i madh nga Sahabet, thotë: “Nuk ka ndodhë të më ketë parë i Dërguari [alejhis salatu ves selam] e të mos më ketë buzëqeshur në fytyrë!” (Transmeton Buhariu.)
Një thirrës duhet ta përdorë më shumë armën e buzëqeshjes që të robëron zemrat e njerëzve, për shkak se nëse njerëzit e duan, do t’i duan edhe fjalët e tij dhe për pasojë do ta pasojnë atë dhe do të veprojnë sipas këshillave të tij.
Sa bukur ka thënë një njeri: “Buzëqeshja të kushton më lirë se energjia elektrike edhe pse ndriçon më shumë se ajo.”
Përshtati: Sedat ISLAMI
_____________________________________________________________________
KUJDES NGA PASIMI I PABESIMTARËVE
Atë qe sot jemi duke e pare ne boten islame është vërtet për të ardhur keq. Gjendja jone tani ka ardhur ne një faze alarmante, qe thuajse ummeti islam vetëm se ekziston figurativisht, ndërsa ne praktike, ne realitet, është fshire nga harta qysh nga rënia e hilafetit islam ne shekullin e kaluar.
Muslimanet, edhe pse vëllezër fetarisht, sot janë bere te huaj për njeri tjetrin, madje rrymat bashkëkohore aq shume kane arritur ta zhveshin myslimanin injorant, (qofte edhe doktor shkence ai është injorant nëse nuk e njeh fenë e vet), nga natyra islame saqë shef sot shume prej tyre ne anën e armikut te fesë duke e luftuar vëllain e vet mysliman, siç po shohim sot p.sh ne Shqipërinë tone krenare, e cila dërgon shtese trupa te saj ne Irak, për t'iu përgjigjur putit dhe idhullit me te tmerrshëm te kohës, Amerikës famëkeqe.
Ne mënyrë qe ju te mos bëheni pre dhe viktime e kësaj politike diskrimuese, ne mënyre qe te mos e luftoni vëllain tuaj, te mos e shuani fenë tuaj, te mos hidhni për muri porosite e Pejgamberit tuaj, Muhammedit, Alejhi selam, i cili thoshte se muslimanet janë sikurse një ndërtesë, pjesët e se cilës e mbajnë njëra tjetrën, po ua themi disa fjale te pakta, ta argumentuara me ajete kur'anore dhe hadithe te Pejgamberit, Alejhi selam,. Pra le te jete kjo një dëshmi dhe përkujtim!
Vërejtje dhe sqarime hyjnore për rrezikun e pasimin te pabesimtareve dhe dredhitë e tyre
Vëlla dhe motër ne fe! Me lejo ne fillim t'iu pyes se çfarë mendoni për një njeri besnik, i cili iu vie me ca lajme, te gëzueshme apo edhe te hidhura, a do t'i besonit apo jo? Natyrisht se po, sepse ju atë njeri nuk e njihni si gënjeshtar keshtuqe lajmin e tij e pranoni pas asnjë rezerve. Nëse kështu na qenka puna me një njeri besnik, atëherë çfarë mendoni nëse iu themi se Allahu, Zoti juaj dhe i imi, na ka ndaluar t'i shoqërojmë pabesimtaret për shkak te rrezikut, i cili i kanoset se pari besimit tone, pastaj strukturës sonë shoqërore, ku muslimani do te lihej pasdore dhe do te ndihej i vetmuar apo i huaj, siç po ndodhe sot ne këtë bote te egër, a do te besonit apo jo?
Nëse ke dëshirë te bindesh për këtë, atëherë lexoje fjalën e Allahut, subhanehu ve teala: "لا يَتَّخِذِ الْمُؤْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَلَيْسَ مِنَ اللَّهِ فِي شَيْءٍ إِلَّا أَنْ تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja". (Ali Imran, 28)
Kjo vërtetohet edhe ne shume ajete tjera, si: "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا فَرِيقاً مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ يَرُدُّوكُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ كَافِرِينَ O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë". (Ali Imran, 100), pastaj "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا الَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَى أَعْقَابِكُمْ فَتَنْقَلِبُوا خَاسِرِينَ O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur". (Ali Imran, 149)
Vëlla! Dashurinë, te cilën ia ke dhuruar atij pabesimtari dhe e ke privuar vëllain tënd mysliman prej saj, a din se ajo është mashtrim dhe intrige kndër teje?! A e di se ti sado qe te shprehesh i sjellshëm ndaj pabesimtarit, ai prapëseprapë nuk harron se ti je mysliman dhe ne thellësitë e shpirtit te tij mëkatar, ai ndien urrejtje për ty?! Për Zotin! Tregomë se çfarë e keqe sot mungon ne vendet islame; "cullakhane" sa te duash, muzike te çoroditur (madje tere muzika është e çoroditur) sa te thuash, raki, bixhoz, kumar, lojëra te fatit, kazino, kamatë, pornografi, tregti me femra, kjo e ajo…me thuaj se çfarë mungon tek ne e qe është prezent tek perëndimi i krishterë, ne mënyrë qe te na japin edhe ata zemrën e tyre?! Padyshim se përgjigja është: Vetëm një, e ajo është emri yt mysliman.
Për Zotin! Ndoshta këto te këqija qe i cekem nuk mund t'i gjesh as ne vendet e tyre sepse ne ua kemi kaluar shumëfish ne to; ne kemi ngelur ne te mira sepse ne te këqija "mos vet hiq", dhe siç thotë populli "fjalët si demushi a punt si kerkushi". Nëse ende ke dyshim për këtë, lexoje fjalën e Allahut, Zotit tënd dhe timit: "هَا أَنْتُمْ أُولاءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِالْكِتَابِ كُلِّهِ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ الْأَنَامِلَ مِنَ الْغَيْظِ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: “Ne kemi besuar”! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin”! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre". (Ali Imran, 119)
Për fund te kësaj pike, pasi qe pe se çfarë rreziku paraqet shoqërimi yt dhe pasimi yt pabesimtarët, zgjedh për vete; besimtaret apo pabesimtaret, dhe dije se ata qe i zgjedh, me ta edhe do te jesh. Thotë Allahu, subhanehu ve teala: " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar (Maide, 51)
Si dëshiron t'i shoqërosh pabesimtaret kur vet Allahu, subhanehu ve teala, shumicën e tyre i ka quajtur te prishur
Edhe pse me pretekst te kulturës, progresit, zhvillimit dhe edukimit i shoqëron pabesimtaret evropian dhe perëndimor, te them se puna nuk qëndron ashtu dhe se qëllimi yt do te shkoje huq. Këtë e them për arsye se vet Allahu, subhanehu ve teala, shumicën absolute te tyre i ka quajtur kështu dhe nuk besoj se ti do ta kesh fatin ta shoqërosh atë pjese te mire te mbetur sepse ata nuk besoj te jene te degjeneruar sikurse këta idolët dhe yjet tuaj, madje edhe po te kishte fatin t'i shoqëroje, prapëseprapë rezultati baras me zero, sepse edhe atyre iu mungon elementi më me rëndësi, e ai është besimi i pastër. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: "قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ Thuaj: “O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S’ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar". (Maide, 59) Poashtu thotë: " وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُواْ التَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيهِم مِّن رَّبِّهِمْ لأكَلُواْ مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم مِّنْهُمْ أُمَّةٌ مُّقْتَصِدَةٌ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ سَاء مَا يَعْمَلُونَ Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Eshtë një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre ". (Maide, 66)
Ndërsa Pejgamberi, Alejhi selam, e ka vërtetuar këtë dhe ka thënë: "من تشبه بقوم فهو منهم Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre". (Ebu Davudi) Poashtu thotë: " من بنى بأرض المشركين و صنع نَيْرُوزَهُم و مَهْرَجَانَهُم و تشبَّه بهم حتى يموتَ حُشِرَ معهم يوم القيامة Kush ndërton (shtëpi) ne token e pabesimtareve, feston festat dhe ceremonitë e tyre dhe iu ngjason atyre derisa te vdes, atëherë ai do te ringjallet me ta ne Ditën e Kiametit". (Bejhekiu)
Myslimani sipas mundësisë duhet te largohet nga vendet joislame sepse nëse e zë vdekja nuk ka arsye.
Kur te jemi tek kjo pike, ne mend na u sillen azilantet tanë anekënd botes, te cilët ne perëndim ndoshta janë "çistoqa" (pastrues kanalizimesh) ndërsa kur te kthehen ne vendet e tyre, aty ku janë lindur dhe rritur, shesin mend se kinse ju nuk e keni mire, ju pleqtë muslimanë keni gabuar, i keni lënë larg botes se "kulturuar" popullatën, ju nuk dini se çfarë është jeta (lexo: jeta shtazarake), e kështu me radhe.
Këta njerëz, (këtu kam për qellim ata qe kane ide perëndimore sepse ne mesin e tyre, fale ndihmës se Allahut, subhanehu ve teala, ka ende te tille qe kane ruajtur traditën fetare) nga jeta e shfrenuar dhe pa asnjë përgjegjësi morale, mendojnë se mbajtja për parimeve fetare ne këtë kohe nuk duhet dhe se njeriu duhet te jetoje ashtu siç ia do ëndja. Si rezultat, interesimi për fe ka humbur bukur shume, madje shef prej tyre te jene martuar me jomuslimane "veç për letra bre vlla" ndërsa ajo ne shtëpinë e tij, me kryq te varur ne gjoks, me rroba te tejdukshme, degjeneron dhe shpie ne humbje gratë myslimane.
Meqë qëndrimi ne vendet joislame paraqet rrezik serioz për fenë e myslimanit, sidomos kur nuk ka mundësi ta praktikoj lirshëm atë, është e udhës te kthehet ne vendin e tij ose ne ndonjë vend tjetër, ku mund ta praktikoj fenë lirshëm, përndryshe kërcënimi hyjnor, i cekur ne këtë ajet vlen edhe për të. Thotë Allahu,subhanehu ve teala: "إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلائِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنْتُمْ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الْأَرْضِ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا فَأُولَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءَتْ مَصِيراً Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? - Ata thanë: “Ne ishim të paaftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!". (Nisa, 97)
Këtu na duhet te ndalemi pak! Nëse qëndrimi ne ndonjë vend joislam behet për shkaqe te arsyeshme, si fjala vie puna, studimi, shërimi, qe ne vendet islame nuk mund te gjenden këto, atëherë lejohet, madje sipas Shejhul islamit, Ibni Tejmijes, çdo vend, ne te cilin lirisht mund t'i zbatosh parimet fetare, quhet Darul Islam (Vatër e Islamit).
Paralajmërime profetike për gjendjen e muslimaneve
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " لَا تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى تَأْخُذَ أُمَّتِي بِأَخْذِ الْقُرُونِ قَبْلَهَا شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ كَفَارِسَ وَالرُّومِ فَقَالَ وَمَنْ النَّاسُ إِلَّا أُولَئِكَ Nuk do te ndodhe kataklizma derisa ummeti im t'i pasoje dhe te veproje ashtu siç vepruam popujt e mëparshëm, pëllëmbe për pëllëmbe dhe llërë për llërë. U pyet: O i dërguari i Allahut! A sikur persianet dhe romaket?! Tha: Po kush janë njerëzit përveç tyre". (Buhariu)
Ne koment te: "Po kush janë njerëzit përveç tyre", Ibni Haxheri ka thënë: "Janë përmendur sepse ne atë kohe këta dy popuj kane qene superfuqitë e botes, kane patur me se shumti banore dhe kane qene shtetet me territor me te madh".
Nga Seid El Hudriu transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " لَتَتَّبِعُنَّ سَنَنَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ حَتَّى لَوْ دَخَلُوا فِي جُحْرِ ضَبٍّ لَاتَّبَعْتُمُوهُمْ قُلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ آلْيَهُودَ وَالنَّصَارَى قَالَ فَمَنْ Do t'i pasoni traditat e atyre qe ishin para jush, pëllëmbe për pëllëmbe dhe llërë për llërë, saqë po te hynin edhe ne birën e hardhucës do t'i pasonit ata. Thamë: A i dërguari i Allahut! A çifutët dhe te krishterët? Tha: E ke tjetër?!". (Muslimi)
Transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: " لتركبن سنن من كان قبلكم شبرا بشبر وذراعا بذراع وباعا بباع حتى لو أن أحدهم دخل جحر ضب دخلتم وحتى لو أن أحدهم ضاجع أمه بالطريق لفعلتم Do t'i bëni traditat e atyre qe ishin para jush, pëllëmbe për pëllëmbe, llërë për llërë, kut për kut (ose pash për pash), madje edhe nëse ndonjëri prej tyre do te hynte ne birën e hardhucës do te hynit edhe ju dhe nëse ndonjëri prej tyre do te kishte marrëdhënie seksuale me nënën e tij ne rruge (haptazi) do ta bënit edhe ju"([1]).
Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,: "Ju jeni populli më i ngjashëm me Beni Israilet. Do ta pasoni rrugën e tyre ashtu si janë te ngjeshura pendlat e shigjetave ndërmjet vete (për shkak te afërsisë ndërmjet tyre) derisa te mos këtë mbetet tek ata diç e te mos jete edhe tek ju e ngjashmja, saqë një grupi njerëzish do t'iu kaloje ndonjë femër e ndonjëri prej tyre ngritët dhe bën marrëdhënie seksuale me te pastaj kthehet tek shokët e vet, qesh me ta dhe qeshin me te"([2]).
Poashtu transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: "Do t'i thyeni-shpërbëni nyejt e Islamit nyje-nyje dhe do t'i mbani traditat e popujve te mëparshëm sikurse sandalja me sandalen (qe janë afër njëra tjetrës); nuk do ta gaboni rrugën e tyre dhe nuk do t'iu gaboje ajo (rruga a e tyre), saqë edhe nëse ne mesin e tyre ka patur te atille qe e kane ngrënë nevojën e tyre fiziologjike, te lëngët apo te thare, edhe ju do ta bëni këtë. Pasha Allahun! Kjo nuk është mendim (hamendje) por është e vërtet e bindur"([3]).
Rreziku i shoqërimit te pabesimtareve
Vërtet shoqërimi i te keqit te sjell vetëm te këqija, dhe nisur nga ky fakt, shoqërimi me pabesimtarin, sado qe te jete i edukuar, te sjell dëme te mëdha, sepse atij i mungon elementi baze për çdo gjë, e ai është besimi.
Ne mënyrë qe besimtaret ta dinë rrezikun e shoqërimit me pabesimtare, ne do te sjellim një tregim ne vijim, ku do te shohim se një njeri, me i forte ne besim se ne, për shkak te shoqërimit me pabesimtare kishte rene ne pabesim. Ja tregimi: "Abdullah Bin Xhahshi, ishte shok i Muhammedit, Alejhi selam, madje ishte prej atyre qe sakrifikuan per kete fe dhe ishte ndëshkuar ne Meke për shkak se kishte pranuar Islamin. Beri hixhret (migroi) me muslimanet ne Habesh. Për hire te Allahut e braktisi familjen, vendin, pasurinë, shtëpinë…Me te ishte gruaja e tij, Ummu Habibeja. Ai rrinte shpesh me te krishterët dhe largohej prej muslimaneve. Një dite i tha gruas se tij: Unë i studiova fete dhe nuk pashe fe me te mire sesa krishterimin. U frikësua gruaja e tij dhe i tha: Ajo nuk është me e mire për ty sesa Islami por t'ia kesh friken Allahut, subhanehu ve teala! Nuk ia vuri veshin por doli nga Islami dhe e vari kryqin ne gjoks. Filloi te pinte alkool dhe te shoqërohej me kuffaret derisa vdiq". E lusim Allahun te na përforcojë ne fe derisa te vdesim!!!.
Allahu s.w.t i urdhëroi besimtaret t'i shoqërojnë te devotshmit e te devotshmet dhe ua tërhoqi vërejtjen qe te mos i shoqërojnë te tjerët." وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطاً Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar." (Kehf 28).
Shënim: Këtë ligjëratë e kam përgatitur enkas për xhematin masiv, keshtuqe jam munduar ta paraqes me shume ne forme te një këshille dhe vërejtjeje sesa ne forme te një ligjërate shkencore, sepse këto çështje te rrahura këtu kalimthi, ne jurisprudencën islame përbejnë një kapitull bukur te madh.
--------------------------------
[1] Hadithi është sahih. Shiko: Silsiletus Sahiha, Shejh Albani, hadithi nr: 1348. Vërejtje. Ne disa transmetime, respektivisht ne transmetimin e Hakimit ne Mustedrek ka ardhur ne vend te nënës gruaja. Kjo është gabim dhe është bere nga transmetuesit apo shkruesit e këtij libri ( e jo vete Hakimi). Ky gabim është përsëritur edhe ne Sahihul Xhamii, nr: 5291, andaj le te përmirësohet.
[2] Këtë hadith nuk e kam gjetur as ne Silsiletus Sahiha dhe as ne Silsiletu Ed Daifeh te Shejh Albanit.
[3] Këtë hadith nuk e kam gjetur as ne Silsiletus Sahiha dhe as ne Silsiletu Ed Daifeh te Shejh Albanit.
_______________________________________________________________________
DOMOSDOSHMËRIA E TË KUPTUARIT TË FESË
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij!
Nevoja për te folur për fenë, vlerën, rëndësinë, domosdoshmërinë e mësimit te saj, zbatimit, përfilljes dhe praktikimit te saj, sa vjen e shtohet. Sikur këtë e obligon largimi i shoqërive nga feja dhe mesimet e saja. Sot virtytet fetare konsiderohen te vjetruara, ne vend te tyre kane ardhur vlerat perëndimore, që shquhen me vulgaritet, mashtrim, tradhti, eufori, falsitet, çmenduri, epsh, droge, jete te shthurur, “bashkëjetesë”, lakuriqësi, me një fjale, antivlerat konsiderohen vlera, te këqijat te mira, lakuriqësia mode, e kështu me radhe.
Meqë shkaku i përhapjes se këtyre është pikërisht largimi nga feja dhe vlerat e saj, neve do te mundohemi diç te flasim për nevojën e mesmit te fesë duke e lutur Allahun qe te ne bekoje për suksese, te na jap rezultate pozitive ne punën tone për Te dhe fenë e Tij si dhe të na i pranoj te gjitha këto ngase Ai ka mundësi për një gjë të tillë!
Feja dhe Kur’ani që i janë zbritur Muhammedit, alejhi’s selam janë gjëra të mëdha andaj duhet mësuar dhe ditur vlerën e tyre. Thotë Allahu:
” قُلْ هُوَ نَبَأٌ عَظِيمٌ (67) أَنتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ
67. Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!. 68. Të cilës ju ia ktheni shpinën”. (Sad, 67-68)
Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti përmend: Eshtë lajm i madh, çështje madhore, e kjo është: dërgimi im tek ju (si pejgamber).
Muxhahidi, Shurejh el Kadiu dhe Es Sudijj kane thënë se ky lajm i madh është Kur’ani.
” عَمَّ يَتَسَاءلُونَ (1) عَنِ النَّبَإِ الْعَظِيمِ
Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit? 2. Për lajmin e madh e tronditës”. (en Nebe’, 1-2)
Katadeja dhe Ibni Zejdi kane thënë se lajm i madh është ringjallja pas vdekjes ndërsa Muxhahidi thotë se lajm i madh është Kur’ani. Zuxhaxhi mendon se ai është për dërgimin e Muhammedit, alejhi’s selam.
Mu për këtë duhet qasur kësaj feje ashtu siç iu qasen te parët tanë, te cilët Allahu i përshkroi:
“ُّمحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا
29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde)”. (el Fet’hu, 29)
Ata nëse urdhëroheshin, zbatonin, nëse ndaloheshin, largoheshin, zemrat e tyre ishin mbushur me besim, shpirtrat e tyre me Njëjësinë e Allahut dhe kthim kah Kur’ani dhe kuptimi i tij. Mu për këtë kjo fe u bart dhe u ruajt nga njerëz te drejte gjenerate pas gjenerate, me diturinë te cilën ua mësoi Muhammedi, alejhi’s selam dhe për te cilën i nxiti me fjalët e tij:
” إن الأنبياء لم يورثوا دينارا ولا درهما وإنما ورثوا العلم فمن أخذه أخذ بحظ وافر
Pejgamberët nuk kane lënë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë por kane lënë trashëgimi diturinë. Kush e merr këtë ai ka marrë një fat të madh”.
” مثل ما بعثني به الله من العلم والهدى كمثل الغيث الكثير أصاب أراضا
Shembulli i misionit tim, diturisë dhe udhëzimit, me te cilat janë dërguar i ngjanë një shiu qe zbret në një tokë…”. (Muttefekun alejhi)
Pra, nëse ne jemi trashëgimtarë te kësaj feje, kjo nuk është çështje e lehte dhe joserioze, përkundrazi, është gjë e madhe, qe për hire te madhështisë se saj duhet kuptuar, mësuar e studiuar. Allahu na e obligoi mësimin e saj e saj e tha:
” فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ
19. Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd…”. (Muhammed, 19)
” فَلَوْلاَ نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُواْ إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ
122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)”. (et Tewbe, 122)
Për të mbetur feja e forte, dominante, prijatare, duhet qe në të të mbetet po me ketë status edhe dituria, ndryshe ndodhe më e keqja. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الله لا يقبض العلم انتزاعا- ينتزعه من صدور العلماء لكن يقبض العلم بموت العلماء حتى إذا لم يبق عالم اتخذ ناس رؤوسا جهالا فسئلوا فأفتوا بغير علم فضلوا وأضلوا
Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetareve, kështu që kur nuk mbetet dijetare, njerëzit jepen pas injoranteve, te cilët i pyesin dhe te cilën përgjigjen pa dituri dhe kështu shkaktojnë humbjen e vetvetes por edhe të tyre”. (Buhariu)
Ndoshta këtu qëndron sekreti dhe urtësia se perse mësimi i fesë është konsideruar xhihadi me i madh. Ibni Abbasit i kishte ardhur një njeri dhe i kishte thënë: O Ibni Abbas! Dua te shkoj ne Xhihad për hire te Allahut! Ibni Abbasi nuk pajtoi me te dhe ne vend te kësaj ia propozoi një xhihad edhe me te madh:
” ابْنِ مسجدا وتعلم العلم وعلم فيه الفرائض والسنن، فذاك أفضل
Ndërtoje ndonjë xhami, mëso ndonjë dituri dhe mësojua (njerëzve) farzet dhe sunnetet në të ngase kjo është më mirë”.
Feja nuk është e përkufizuar ne hallall dhe haram dhe për këtë arsye, te kuptuarit e fesë nuk do te thotë njohja e shkencës se fikhut, qe trajton këtë tematike. Assesi, te kuptuar te fesë do te thotë te kuptuar te asaj qe i është zbritur Muhammedit, alejhi’s selam e qe përfshin hallallin, haramin dhe shume gjera tjera. Mu për këtë, dijetaret i kane ndare shkencat fetare ne shkenca te ndryshme qe studentet te kenë me shume lehtësi ne përvetësimin e tyre. Kështu, mësimi i shkencave fetare, e sidomos atyre bazike është më se i domosdoshëm. Këtu hyjnë mësimi i besimit (akides), fikhut (jurisprudencës), moralit, etj. Kjo kuptohet nga ajetet dhe hadithi në vijim:
” إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami”. (Ali Imran, 19)
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا ادْخُلُوا فِي السِّلْمِ كَافَّةً
208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi)…”. (el Bekare, 208)
Në tefsirin Zadu’l mesir ky ajet është komentuar kështu: …ajeti ka zbritur përkitazi me besimtaret, te cilët i urdhëron te përqafojnë te gjitha ligjet islame. Ky mendim është i Katades dhe Muxhahidit.
Edhe Begaviu ka bere një koment te shkëlqyeshëm e ka thënë: Hyni ne Islam dhe përqafoni te gjitha ligjet e tij dhe assesi mos kaloni-merrni ligje tjera.
Ebu Xha’feri, siç përmend Taberiu, në koment te këtij ajeti ka thënë: Allahu i Madheruar ka patur per qellim me kete ajet: Veproni o besimtar me te gjitha ligjet e tij, vërtetojeni Islamin me fjale e vepra dhe lerini rruget dhe gjurmet e djallit ngase ai është armiku juaj…”.
“فَلَوْلاَ نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَآئِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّين
E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare “. (et Tewbe, 122)
Transmeton Ibni Omeri nga Omeri se: Derisa ishim duke ndejtur tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam kur ja erdhi një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zi. Në të nuk vëreheshin shenja udhëtimi dhe asnjëri prej nesh nuk e njihte. U ul tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam dhe bashkoi gjunjët e tij me gjunjët e tij (Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam) ndërsa dorën e vendosi mbi kofshën e tij e tha:
O Muhammed! Cka është Islami?
U përgjigj: Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh ramazanin dhe ta kryesh haxhin.
Tha: Të vërtetën e the.
Ne –thotë transmetuesi- u çuditëm prej tij: Po e pyet dhe po ia vërteton fjalët!
Pastaj tha: O Muhammed! Me trego se çka është imani (besimi)?
Të besosh në Allahun, në melaiket e Tij, në të dërguarit e Tij, në librat e Tij, në ditën e fundit, në caktimin e Allahut: të mirën dhe të keqen e tij- u përgjigj.
Tha: Të vërtetën e the.
Ne –thotë transmetuesi- u çuditëm prej tij: Po e pyet dhe po ia vërteton fjalët!
Pastaj tha: O Muhammed! Cka është Ihsani (bamirësia)?
Tha: Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, ngase ti, edhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty…Pastaj, thotë transmetuesi, me takoi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam pas tri ditësh dhe më tha: A e di se kush ishte ai burri? Thashë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine më së miri. Tha: Ai ishte Xhibrili, ka ardhur që t’ua mësojë çështjet e fesë suaj”. ([1])
Dëshmia prej këtij hadithi merret nga pjesa e fundit e tij sikur qe merret edhe nga pjesa e pare: Ai ishte Xhibrili, ka ardhur që t’ua mësojë çështjet e fesë suaj. D.t.th.: e tere feja është mësuar nga sahabet, qe këtu ka përfshirë tri sfera: besimin, legjislacionin (Islamin) dhe moralin.
Mësimi i fesë nuk është i veçante për dijetaret, jo, fenë duhet ta mësojnë qe te gjithë porse me një ndarje qe kanë bërë dijetaret:
Ajo qe është FARZ AJN (obligim i domosdoshëm), e qe çdokush duhet ta mësoje. Kjo është dituria e gjerave esenciale ne besim, domethënia e shehadeteve, realizim praktik te domethënies se Njëjësisë se Allahut ne krijim dhe adhurim (nuk duhet bere shok asgjë, nuk duhet shkuar tek falltaret, sihirbazët, hajmalitë), besim i përgjithshëm ne atë qe ka ardhur e përgjithshme dhe ne detaje ne atë qe ka ardhur e detajizuar prej gjerave qe janë sekrete-gajb dhe prej gjerave qe Allahu ua obligoi njerëzit t’i besojnë, qofshin ato emra, cilësi apo gjera sekrete-gajbe.
Muslimani duhet te dijë për fenë e tij aq sa nëse dikush i thotë:
A janë dy zota?
Përse nuk janë dy zota?
A ka Zoti fillim?
Perse Zoti nuk ka grua?
Perse Zoti nuk ka fëmijë?
Perse Isai nuk pranohet si djalë i Zotit?
Perse ta adhurojmë Zotin?
Cka nëse nuk e adhurojmë Zotin ?
Asnjë musliman nuk guxoje te gaboje ne këto gjera. Madje edhe dyshimi sado pak i vogël ne to te sjell ne gremine te ferrit.
Nuk janë dy zota për arsye se bota do te shkatërrohej, nuk do te kishte me qetësi, rend, harmonizim te ligjeve natyrore sepse secili zot do te bënte atë qe te doje e bota përherë do te ishte arene e luftimit ne mes tyre. Thotë Allahu:
” وْ كَانَ فِيهِمَا آَلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit”. (el Enbija, 22)
” مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
91. All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë”. (el Mu’minune, 91)
Kush para Zotit?
Ka edhe te atille qe te bëjnë pyetje po kush para Zotit, madje kjo eshte cytje e djallit ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thene se djalli aq shume e mundon njeriun derisa e ve ne dyshim se kush e ka kriju Allahun. Besimtari nese bie ne dyshime te tilla menjehere duhet te ike prej tyre dhe para se te vije tek ato duhet te mesoje pergjigjen shume thjeshte:
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
Një prej shkaqeve te zbritjes se kësaj kaptine ishte pyetja e disa pabesimtarëve se: يا محمد انسب لنا ربك O Muhammed! Na e përshkruaj gjenezën e Zotit tënd? Allahu si përgjigje për pyetjen e tyre e zbriti këtë kaptine.
Tolstoi ua kishte marrë një shembull shume te mire për këtë kur kishte polemizuar me disa e iu kishte thënë: Numëroni nga dhjete deri ne një. Ata numëruam dhe kur erdhën tek njëshi u ndalen. Ta: Vazhdoni. Nuk ka më para njëshit- iu përgjigjën. As para Allahut nuk ka asgjë – iu përgjigj shume thjesht Tolstoi.
Zoti nuk ka nevoje për grua dhe as për fëmijë ngase çdo gjë është e Tij. Sikur Zoti te kishte grua kjo, ne logjiken njerëzore, do te nënkuptonte edhe fundin e tij ngase martesa behet me qellim shtimi. Allahu është i pastër nga kjo. Thotë Allahu:
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
” اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. (el Bekare, 255)
” قُلْ إِنْ كَانَ لِلرَّحْمَنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ
81. Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”. (ez Zuhruf, 81)
Imam Taberiu ka përmendur ne koment te këtij ajeti: Thuaj o Muhammed pabesimtarëve se nëse ju pretendoni se Allahu ka fëmijë, unë jam i pari qe besoj ne Allahun dhe iu përgënjeshtroje juve si dhe mohoj ata qe thuani se Zoti ka fëmijë.
” لَوْ أَرَدْنَا أَنْ نَتَّخِذَ لَهْوًا لاتَّخَذْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا إِنْ كُنَّا فَاعِلِينَ
17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë”. (el Enbija, 17)
Imam Taberiu ne tefsirin e tij ajeti e komenton kështu: Thotë Allahu, e lartësuar qofte përmendja e Tij: Sikur Ne të donim grua dhe fëmijë do t’i merrnim prej Nesh (nga Xhenneti), por nuk e bëjmë këtë dhe kjo nuk bën dhe nuk na përket ne…
Ibrahim Nah’iu, siç përmend Ibni Kethiri, ne koment te këtij ajeti ka thënë: Do të merrnim grua nga hyritë e Xhennetit. Ndërsa Ikrimeja dhe Sudiu mendojnë se për qellim ne ajet është fëmija.
Edhe Begaviu ka përmendur ngjashëm me këtë. Ai sikur dëshiron te na thotë neve se Allahu i Madhëruar po te merrte grua nuk do te zgjidhte nga banoret e tokës por nga banoret e qiellit, dhe sikur te ishte kjo e lejuar ne kuadër te cilësive te Tij, Ai do të merrte grua ne atë mënyrë që ne nuk do ta shihnim.”
Këtu bie poshtë teoria e te krishterëve për Isain dhe Merjemen se janë fëmija dhe gruaja e Zotit ngase këta janë parë nga njerëzimi ndërsa fëmija dhe gruaja e Zotit, po te kishte, nuk do te duhej te shiheshin nga njerëzit siç nuk shihet Allahu.
Në Zadul mesir janë përmendur shkaqet e zbritjes së këtij ajeti:
· Pabesimtarët thanë se melaiket janë vajzat e Allahut, vajzat e Tij janë perëndesha, kështu qe si demantim zbriti ky ajet. Këtë e përcjell Ebu Salihi nga Ibni Abbasi.
· Të krishterët e Nexhranit thanë se Isai është djalë i Zotit kështu që Allahu demantoi këtë thënie te tyre nëpërmjet këtij ajeti. Këtë e ka thënë Mukatili.
Autori i tefsirit bën edhe një koment te bukur e thotë se sikur Allahu të kishte grua dhe fëmijë, ata do t’i merrte me vete ngase njeriu gruan dhe fëmijët i merr me vete e nuk i lë rrugëve.
” َلوْ أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا لاصْطَفَى مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ سُبْحَانَهُ هُوَ اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ
4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!”. (ez Zumer, 4)
Në Zadul mesir qëndron: Sikur Allahu të donte fëmijë do të zgjidhte nga ajo që ka krijuar, e që sipas Mukatilit, janë melaiket.
Sa’di thotë se sikur puna të ishte siç mendojnë mendjelehtit, Allahu do të zgjidhte nga krijesat e Veta çka te dojë, do ta veçonte për vete, do ta konsideronte si fëmijë dhe nuk do te kishte nevoje fare për grua (qe t’ia linde Atij fëmijën).
Edhe Ibni Kethiri bën një koment te bukur, siç e ka zakon, e thotë: Cështja nuk është siç ata mendojnë (se Isai është djalë i Zotit) ngase Ai do të zgjidhte fare te dojë. Kushti (sharti) gjuhësor këtu nuk përcakton qe patjetër edhe të ndodhe, d.t.th.: kjo nuk përcakton se Allahu ka fëmijë, jo ishin, por dikë tjetër, jo, këtu për qellim është përgënjeshtrimi i asaj qe ata patën pretenduan.
Këtu assesi nuk përbuzet personaliteti i ishit, ai mbetet pejgamber i Allahut, qe për neve besimi dhe respekti i tij janë obligative, porse Allahu sqaron statutin e tij prej njeriu dhe se pse ai nuk ka baba nuk do te thotë se është djalë i Zotit.
” وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ البنات سُبْحَانَهُ وَلَهُمْ مَّا يَشْتَهُونَ
57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë)”. (en Nahl, 57)
Dijetari i mirënjohur, Shenkiti, në koment të këtij ajeti ka thënë:
Allahu i madhëruar ka përmendur në këtë ajet se pabesimtarët besojnë se Allahu ka vajza. Huzaa dhe Kenanah (dy fise) besonin se melaiket janë vajzat e Allahut, siç ka thënë Allahu:
” وَجَعَلُواْ الملائكة الذين هُمْ عِبَادُ الرحمن إِنَاثاً
19. Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? “. (ez Zuhruf, 19)
Ata jo vetëm qe pretenduan fëmijë për Allahun por edhe ia përshkruan Atij fëmijët e pavlere –sipas tyre- vajzat, te cilat për vete i urrenin…Thotë Allahu:
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُمْ بِالْأُنْثَى ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ (58) يَتَوَارَى مِنَ الْقَوْمِ مِنْ سُوءِ مَا بُشِّرَ بِهِ أَيُمْسِكُهُ عَلَى هُونٍ أَمْ يَدُسُّهُ فِي التُّرَابِ أَلَا سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef 59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”. (Nahl, 58-59)
” وَإِذَا الموءودة سُئِلَتْ بِأَىِّ ذَنبٍ قُتِلَتْ
8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, 9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur”. (et Tekvir, 8-9)
Mu për këtë, Allahu ne shume vend ne Kur’an ka potencuar se kjo ndarje, vajzat për Allahun meshkujt për vete, është e padrejte dhe prej shpifjeve me te mëdha. Thotë Allahu:
” أَلَكُمُ الذكر وَلَهُ الأنثى تِلْكَ إِذاً قِسْمَةٌ ضيزى
21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat? 22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!”. (en Nexhm, 21-22)
” أَلاَ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ وَلَدَ الله وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ أَصْطَفَى البنات على البنين مَالَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë: 152. “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit). 153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt? 154. Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?”. (es Saffat, 151-154)
” أَفَأَصْفَاكُمْ رَبُّكُم بالبنين واتخذ مِنَ الملائكة إِنَاثاً إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلاً عَظِيماً
40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha”. (el Isra, 40)
” أَمِ اتخذ مِمَّا يَخْلُقُ بَنَاتٍ وَأَصْفَاكُم بالبنين
16. A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?”. (ez Zuhruf, 16)
” أَمْ لَهُ البنات وَلَكُمُ البنون
39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?”. (et Tur, 39)
” وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ
62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut …”. (en Nahl, 62)
” أَوَمَن يُنَشَّأُ فِي الحلية وَهُوَ فِي الخصام غَيْرُ مُبِينٍ
18. A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?”. (ez Zuhruf, 18)
Madhësinë dhe rrezikun e kësaj e ka sqaruar ne ajetin:
” وَقَالُواْ اتخذ الرحمن وَلَداً لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئاً إِدّاً تَكَادُ السماوات يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ الأرض وَتَخِرُّ الجبال هَدّاً أَن دَعَوْا للرحمن وَلَداً وَمَا يَنبَغِي للرحمن أَن يَتَّخِذَ وَلَداً إِن كُلُّ مَن فِي السماوات والأرض إِلاَّ آتِي الرحمن عَبْداً
88. Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
93. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob”. (Merjem, 88-93)
” إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلاً عَظِيماً
Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha”. (el Isra, 40)
Përse Isai nuk pranohet si djalë i Zotit?
Nuk pranohet si djalë i Zotit ngase arsyeja e te krishterëve është e dobët. Nëse Isai, qe ne fenë tone është pejgamber i Zotit si te gjithë pejgamberët tjerë, meriton te quhet tek te krishterët zot për arsye se nuk ka baba, atëherë Ademi pa baba dhe pa nene do te ishte me meritor te quhej zot. Thotë Allahu:
” إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë”. (Ali Imran, 59)
Perse ta adhurojmë Zotin?
Për arsye se Allahu na ka krijuar, qëllimi i krijimit tone është adhurimi i Zotit, për arsye se te mirat e Zotit janë te pa fund. Te shohim argumentet përkatëse për këtë qe thamë:
“56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat, 56)
Mos adhurimi i Zotit d.t.th.: largim prej qëllimit për te cilin je krijuar dhe i ngjan anijes se madhe detare, e cila vendoset ne shkretëtirë për te udhëtuar. Apo i ngjan njeriut qe ne vend se te shkruaj me laps merr këpucën dhe ne vend se të ec me këpucë mundohet të ec me laps. Kjo është e pamundur…
Pastaj sikur kjo te mos ishte fare e caktuar si obligim vete ndërgjegjja e pastër do te na detyronte qe Allahun për mirësitë e shumta qe na i ka dhënë ta adhurojmë. Nëse doni te bindeni për këtë imagjinojeni veten pa sy, pa hunde, me gjuhe, pa veshe, pa te menduar, pa e pa…Cfarë bukurie do te kishte natyra pas sy, çfarë arome do te kishin lulet pa hunde, çfarë efekti do te kishte kjo ligjëratë tani pa veshe, çfarë dallimi do te kishim nga kafshët pa te medituar?! Tash bindu dhe dëgjo çka thotë Allahu:
” وَآتَاكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ الإنْسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ
34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim, 34)
” وَلَقَدْ مَكَّنَّاكُمْ فِي الأرْضِ وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ قَلِيلا مَا تَشْكُرُونَ
10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni”. (el A’raf, 10)
” وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ
53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, “. (en Nahl, 53)
” وَهُوَ يُطْعِمُ وَلا يُطْعَمُ
(14. Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës,) që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, (të pranoj Zot tjetër…)”. (el En’am, 14)
” قُلْ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ
Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!…”. (en Nisa, 78)
” وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”. (ed Duha, 11)
Cka nëse nuk e adhurojmë Zotin ?
Nëse ti nuk e adhuron Allahun atëherë ti ke mohuar te mirat e Tij. YDhe, dije se cka do qe te besh, falendro o moho, kjo aspak as nuk demton por as nuk forcon Allahun. Allahu është i falënderuar edhe nese tere njereyimi e mohojne Atë. THote Allahu:
” وَلَقَدْ آتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ وَمَنْ يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ “. ()
Rufjan eth Thevriu ka rrëfyer nga Zubejdi e ky nga Abdullahu se Muhammedi, alejhi’s selam ne koment te ajetit: ” اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ t’ia keni friken Allahut me frikë të sinqertë”, ka thënë: أن يُطَاعَ فَلا يُعْصَى، وَيُشْكَرَ فَلا يُكْفَرَ، ويُذْكَر فَلا يُنْسَى Të respektohet e të mos kundërshtohet, te falënderohet e të mos mohohet, të permendet e të mos harrohet.
Thote Allahu:
” فَأَمَّا الإنْسَانُ إِذَا مَا ابْتَلاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ (15) وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ
15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”. 16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”. (el Fexhr, 15-16)
Në një hadithi me sened të mirë-hasen:
” من لم يشكر القليل، لم يشكر الكثير، ومن لم يشكر الناس لم يشكر الله. والتحدث بنعمة الله شكر، وتركها كفر. والجماعة رحمة، والفرقة عذاب
Kush nuk falënderon pakicën nuk falënderon as shumicën, kush nuk falënderon njerëzit nuk falënderon as Allahun, të flasësh për begatitë e Allahut është falënderim, të mos flasësh është mohim, bashkimi është mëshirë ndërsa ndarja është ndëshkim”. (Transmeton Ahmedi ndersa Shejh Albani në Silsiletu’s sahihah, 2/276, e ka përmendur si hasen-të mirë)
Një njeri shkoi tek Ibrahim b. Ed’hemi dhe i tha:
O Ebu Is’hak! Unë e kam vështirë t’i kontrolloj epshet e mia andaj më këshillo!
Ibrahimi i tha: Nëse i pranon pese kushte dhe i praktikon ato, epshet tua nuk do te bëjnë aspak dem.
Cilat janë ato- pyeti me kureshtje njeriu?
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun mos ha nga rrizku i Tij.
Njeriu: Si te mos kur çdo gjë është e Tij?!
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij e pastaj t’ia thyesh urdhrat Atij?!
Njeriu: Cili është kushti i dyte?
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun largohu nga toka e Tij.
Njeriu: Si të largohem nga toka kur çdo gjë, ne toke e ne qiell, është e Tij?!
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij, te jetosh ne token e Tij e pastaj te mos i bindesh Atij?!
Njeriu: Cili është kushti i trete?
Ibrahimi: Kur dëshiron ta kundërshtosh Allahun shko ne një vend ku Ai nuk te sheh dot.
Njeriu: Si të shkoj unë kur Allahu me sheh kudo qe te jam dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë?!
Ibrahimi: A është e drejte te hash nga rrizku i Tij, te jetosh ne token e Tij, te bindesh se Atij nuk i fshihet asgjë e pastaj ta kundërshtosh Atë?!
Njeriu: Ke te drejte. Cili është kushti i katërt?
Ibrahimi: Kur te vije jeleku i vdekjes thuaji le te pres pak sa te besh ndonjë vepër te mire?
Njeriu: Por ai nuk me dëgjon mua?!
Ibrahimi: Nëse e di se meleku i vdekjes nuk bën lëshim, nuk te jep kohe qe te pendohesh dhe te besh ndonjë vepër te mire, me thuaj, si mendon te shpëtosh?!
Njeriu: Cili është kushti i peste?
Ibrahimi: Kur te vijnë engjëjt e Xhehennemit të të marrin mos shko me ta.
Njeriu: Ata nuk me pyesin, me marrin me forcë, desha apo nuk desha unë.
Ibrahimi: Atëherë me thuaj si ke menduar për shpëtimin tënd?
Njeriu: Mjaft! Pendohem tani tek Allahu dhe kërkoj falje për mëkatet e mija.
Njeriu vërtet u tregua i sinqerte dhe me nuk i beri mëkat Allahut derisa vdiq.
Pastaj edhe ne sferën e adhurimit duhet mësuar se si te falemi, te marrim abdes, pastrohemi , etj. Kjo është obligim për arsye se lidhet me një obligim e qe është namazi. Pra derisa namazi nuk vlen pa abdes, mësimi i abdesit mbetet obligim për ne.
Nëse dikush te thotë se sabahu i ka tri regate, dreka 3, ikindia 5, akshami 2, jacija 1, ti automatikisht duhet ta refuzosh dhe ti përgjigjesh se sabahu i ka 2 (fary), dreka 4, ikindia 4, akshami 3, jacija 4.
Nëse te thotë se larja e fytyrës nuk hyn ne abdes ti duhet ta refuzosh menjëherë…
Duhet mësuar për zekatin, dhe gjerat më me rëndësi rreth tij, për agjërimin, si është dhe nga çka prishet, për haxhin dhe kushtet themelore te tij.
Nëse te thotë se zekati nuk është obligim ti duhet ti thuash zekati është shtylle e fesë dhe është obligim. Po kështu edhe për agjërimin dhe haxhin…
Duhet te mësojë edhe për parimet e përgjithshme rreth jetës familjare, ne mënyre qe familja e tij te mos jete skene intrigash, përçarjesh, mospajtimesh.
Nëse dikush te thotë se martesa duhet te behet ne baza bukurie ti duhet ti thuash jo, nëse te thotë se lejohet me lavire, thuaji jo se Allahuthote:
” الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ وَحُرِّمَ ذَلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët”. (en Nur, 3)
Amr b. Shuajbi transmeton nga babai i tij, siç ka shënuar Tirmidhiu, se një burrë prej shokëve te Muhammedit, alejhi’s selam, qe quhej Merthed b. Ebi Merthed bartte robërit muslimanë nga Mekkeja ne Medine. Një prostitute ne Mekke, qe quhej Anaka, kishte qene me pare shoqe e tij. Ai i kishte premtuar një muslimani se natën do te shkonte ta merrte. Thotë: Shkova dhe kur gjendesha nen hijen e një muri ne një nate me hënë, erdhi Anaka dhe ma vërejti hijen time. Kur u afrua me njohu dhe tha: Merthedi?! Thashë: Merthedi. Tha: Mire se na ka ardhur, eja dhe buaj sonte tek unë. Thashë: Oj Anaka! Allahu na e ka ndaluar prostitucionin. Ajo bërtiti: O njerëz! Ky njeri po ua vjedh-bart robërit muslimanë. Mu lëshuan pas tete veta por nuk me zunë dot ngase hyra në një shpelle. Aq shume mu afruan por Allahu ua verbëroi sytë saqë erdhën dhe mbi kokën time urinuan e këtë nuk e vërejtën fare. U kthyen dhe unë u ktheva tek shoku im e morra dhe e dërgova ne Medine. …Kur shkova atje e pyeta Pejgamberin, alejhi’s selam për leje për t’u martuar me Anakën por nuk mu përgjigj asgjë derisa zbriti ajeti (i lartpërmendur) kështu qe Pejgamberi, alejhi’s selam me tha: O Merthed! Mos u marto me të!(Sahihu ve daiu suneni’t Tirmidhijj, 3177, senedin e ka te mirë-hasen)
Nëse dikush thotë se myslimania bën të martohet me një pabesimtar thuaji se nuk lejohet te martohet me pabesimtarin, me qafirin, ngase Allahu ka thënë:
” وَلَا تَنْكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ وَلَا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُوا وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ أُولَئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ وَيُبَيِّنُ آَيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë”. (el Bekare, 221)
Po ashtu thotë Allahu:
” لا هُنَّ حِلٌّ لَهُمْ وَلا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ
( nëse vërtetoni se ato janë besimtare,) atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to,…”. (el Mumtehineh, 10)
Taberiu përmend në tefsirin e tij se Katadeja dhe Zuhriu ne koment te ajetit te el Bekares, kane thënë: Nuk lejohet qe myslimania te martohet me një jahudi, të krishterë apo politeist, prej atyre që nuk janë ithtarë të fesë sate.
Po kështu duhet shmangur ndalesave te mëdha e te vogla, qofshin shirk, prostitucion, konsumim te drogës, alkoolit, marrje te kamatës, ryshfetit-mitos, etj.
Këtu nuk vlen: “Nuk i dij dovt”, “veç supaniqen e dij”, “sun i daj reqatet”, “pom pshtillen shum”, etj. Nëse je ne gjendje të mbash mend shumë gjera te këqija dhe atë shume kohe, duke futur këtu ne radhe te pare serialet, telenovelat, këngët, madje edhe ne gjuhe te huaja, si nuk je ne gjendje te mbash ne mend dy apo tri kaptina te shkurtra te Kur’anit, me te cilat do të mund te faleshe?!
Arsyet e lartpërmendura janë te pavlera, te pabaza dhe shume naive. Këto arsye nuk vlenin as te njerëzit e padrejte, tiranët, mizoret, te cilët, përkundër faktit se ishin mallkim për muslimanët e devotshëm, dinin te ndëshkonin edhe ata, qe kishin këso arsye. Njeri prej tyre, i mbajtur ne mend si Haxh-xhaxh Zullumqari kishte shkuar ne Medine dhe kur kishte ardhur koha e faljes se namazit, ai kishte dalur te shikonte se kush nuk falej. Te gjitha shitoret ishin te mbyllura me përjashtim të një shitoreje, shitës i së cilës ishte një invalid (sakat).
Perse nuk vjen ne xhami për namaz-pyeti Haxh-xhaxhi?
Jam invalid dhe nuk mundem – u arsyetua shitësi.
Shitësi shiste vazo te ndryshme. Haxh-xhaxhi deshi ta dinte ne ishte i sinqerte apo jo kështu qe i tha: Sa shume po me pëlqen ajo vazoja atje lart por meqë ti qenke invalid nuk mundësi te ma marrësh atje lart.
Si jo, prit pak, unë tash hipi dhe ta marr- u përgjigj njeriu.
Kur Haxh-xhaxhi e pa kështu i tha: Ti nuk ke mundësi te shkosh ne xhami për shkak se je invalid ndërsa ke mundësi te ngjitesh lart ne raftet e dyqanit. Urdhëroi qe pas namazit ta dërgojnë ne prani te xhematit (falësve) dhe ta mbysin.
Haxh-xhaxhi një here tjetër kishte dalur kështu dhe kishte pare një shitës perimesh qe nuk falej. Ore perse nuk ke shkuar te falesh? Jam i paditur, nuk mund te mbaj mend as një verset te shkurtër te Kur’anit e lere me t’i mësoj kaptinat në tërësi – i qe përgjigjur shitesi. Edhe këtë deshi ta zbulonte Haxh-xhaxhi kështu qe i tha: Po mire, këto perimet qe i shet qenkan lloje te ndryshe dhe te shumta por edhe po te blija tash nuk po mundkam.
Përse?- pyeti njeriu.
Për arsye se ti nuk mund t’i dish çmimet e tyre th Haxh-xhaxhi.
Jo, jo, unë i di te gjitha – shtoi njeriu. Ti vetëm urdhëro e pyet dhe unë ta jap çmimin.
Ti paske mundësi t’i dish te gjitha çmimet ndërsa nuk ke mundësi ta dish një kaptine te Kur’anit e te falesh- e qortoi Haxh-xhaxhi. E thirri xhelatin dhe ia preu kokën.
Ajo qe është FARZ KIFAIJJ, qe është obligim i pjesërishëm. Me fjale te tjera, nëse një grup njerëzish e marrin përsipër këtë lloj diturish, përgjegjësia për mos mësimin e tyre bie nga pjesa tjetër. Mu për këtë, neve na mbetet obligim qe te kemi sa me shume studente te fesë, te cilët do te specializohen ne fusha dhe lëmi te ndryshme, e qe do te na heqin nga përgjegjësia e mësimit te atyre shkencave. Se çfarë vlere ka kjo shikoni vetëm këto dy hadithe:
” من يرد الله أن يهديه يفقهه
Kujt t’ia dojë Allahu udhëzimin e bën të kuptojë (në fe)”.
” من يرد الله به خيرا يفقهه في الدين
Kujt t’ia dojë Allahu të mirën e udhëzon në të kuptuarit e fesë”.
I është kushtuar rëndësi kërkimit te diturisë për arsye se realiteti te kuptuarit te fesë është hapja e zemrës për këtë fe, siç thotë Allahu:
” فَمَن يُرِدِ اللّهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلاَمِ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاء
125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell”. (el En’am, 125)
Studenti duhet krahas mësimit edhe ta derdh atë dituri qe e ka mësuar. Mjafton qe ai i mëson njerëzit, i këshillon dhe porosite për te mira ata. Ndryshe nëse ai nuk e bën këtë, nuk i urdhëron njerëzit për te mire dhe nuk i ndalon nga e keqja, ai është treguar i dobët. Thotë Allahu:
“وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا (66) وَإِذاً لَّآتَيْنَاهُم مِّن لَّدُنَّـا أَجْراً عَظِيمًا (67) وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا (68) وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا (69) ذَلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللّهِ وَكَفَى بِاللّهِ عَلِيمًا
66. Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. 67. Dhe atëherë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. 68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë. 69. E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! 70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri”. (en Nisa, 66-70)
Nga kjo mund te nxjerrim një konkludim se te gjithë muslimanët duhet mësuar gjerat e domosdoshme te fesë dhe patjetër duhet te derdhin pasuri, mund dhe energji për shkollimin e studentëve në lëmi fetare qe ta kryejnë këtë obligim parcial. Këtë e mësuam nga ajeti 122 i kaptinës Tewbe, ku qëndron: “..që ta mësojnë fenë”.
***
Thamë se mësimi i besimit është prej diturisë se obliguar qe duhet ta dije çdokush dhe mu për këtë, dijetaret diturinë për besimin e kane quajtur El Fikhul Ekber derisa me gjerat tjera kane mjaftuar me vetëm ilm ose fikh. Edhe ne derisa jemi duke biseduar për këtë teme do te vazhdojmë ligjërimin për besimin, i cili ndahet ne dy pjese shume me rëndësi:
· Tewhidi (njëjësia e Allahut), qe përfshin tri rangjet: rububijjen (zotësinë), uluhijjen (hyjninë) dhe emrat dhe cilësitë e Allahut.
· Akidenë qe përfshin te gjashte kushtet e besimit, te përmendura ne hadithin e Xhibrilit, alejhi’s selam.
Tewhidi është prej gjerave qe dituria ne to është më e lëvduara, është prej gjerave qe te afrojnë me se shumti tek Allahu ngase është prej farzeve-obligimeve me te mëdha, për te cilat ne hadithi kudsijj thuhet:
” وما تقرب إلي عبدي بشيء أحب إلي مما فرضته عليه
Robi nuk afrohet tek Unl me diç më të dashur për Mua se sa ajo që ia kam obliguar”.
Si ta mësojmë Tewhidin?
Tewhidin se pari e mësojmë nga libra dhe broshura te vogla e te përmbledhura për te kaluar me pas ne libra me te gjera dhe me më shume detaje. Tewhidi rububijje (zotësia e Allahut) edhe pse është i pari ne renditje nuk është bazamenti kryesor për pranimin e besimit. Ne nuk themi se nuk është me rëndësi, assesi, ne pranojmë këtë, madje edhe pabesimtarët e pranojnë zotësinë e Allahut, porse më me rëndësi është njohja e tewhidit uluhijje (hyjnisë), e qe d.t.th.: adhurimi vetëm për Allahun duke mos i shoqëruar asgjë. Pastaj kjo domosdo përfshin edhe tewhidin rububijje, qe d.t.th.: se nuk ka zot dhe as krijues përpos Allahut. Megjithatë studimi i tewhidit rububijjeh është me rëndësi për dy gjera:
1. Ngase është mjet për te argumentuar tewhidin uluhijje. Si? Thotë Allahu:
“قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ فَقُلْ أَفَلاَ تَتَّقُونَ (31) فَذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمُ الْحَقُّ فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلاَّ الضَّلاَلُ
31. Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit). 32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?”. (Junus, 31-32)
…d.t.th.: nëse je bindur se Allahu është rregullues i gjithësisë, është Ai qe ngjall dhe vdes krijesat, atëherë duhet te bindeni se Ai e meriton adhurimin. Allahu thotë:
” أَيُشْرِكُونَ مَا لاَ يَخْلُقُ شَيْئاً وَهُمْ يُخْلَقُونَ (191) وَلاَ يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا
191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar. 192. Ata (idhujt) nuk mund t’u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë”. (el A’raf, 191-192)
2. Arsyeja e dyte është se Kur’ani është përplot ajete qe udhëzojnë ne krijimtarinë e Allahut, ne zotësinë, udhëheqjen e Tij, Ai është Zot qe jep, merr, dhe studimi i këtyre gjerave e bën besimtarin te mbështetët lirshëm ne Allahun qe ka cilësi te tilla. Këtë shume bukur e ka përmbledhur nje poet:
وفي كل شيء له آية تدلّ على أنه الواحد
Në çdo gjë ka argument
që dëshmon se Ai është Një
Ndërsa sa i përket tewhidit uluhijje ose kryerjes se adhurimit vetëm për Allahun, rëndësinë e tij e tregon ky ajet kur’anor nëpërmjet gjuhës se Ibrahimit:
” وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الأَصْنَامَ
…më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)”. (Ibrahim, 35)
Njëri nga dijetaret e tabiinëve, Ibrahim et Tejmi, ka thënë ne koment te këtij ajeti:
” خاف إبراهيم البلاء على نفسه فدعا أن يجنبه الله عبادة الأصنام من يأمن البلاء بعد إبراهيم
Ibrahimi pati frike belanë për vete kështu qe e luti Allahun ta ruaje nga shirku dhe ta largoje nga adhurimi i putave. Nëse Ibrahimi është frikësuar nga kjo kush është ai qe nuk frikësohet?!”.
Këtë shume bukur e sqaron edhe ky hadith:
“O ju njerëz frikësohuni nga shirku sepse ai është me i fshehte sesa te ecurit e buburrecit. I thane: Si te frikësohemi kur ai është me i fshehte se te ecurit e buburrecit ? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nëse te bëjmë shirk me dije dhe te kërkojë falje nëse e bej pa dije “.
Tewhidi i emrave dhe cilësive (توحيد الأسماء والصفات) është Njëjësimi i emrave te Tij te bukur dhe cilësive te Tij te larta duke I komentuar ato siç kane ardhur ne Kur’an dhe ne Sunnet. Dora e Allahut komentohet me dore, syri i Allahut me sy, këmba e Allahut me këmbë, por forma e tyre nuk komentohet, ato janë ashtu siç Allahut i takon. Kur pabesimtarët iu drejtuan Muhammedit, alejhi’s selam:
إلام تدعونا يا محمد؟ قال : إلى الله عز وجل . قال : صفه لي ، أمن ذهب هو ، أو من فضة ، أو من حديد
O Muhammed! Në çka po na thërret?
Iu thërras për tek Allahu – iu përgjigj atyre.
Na e përshkruaj Zotin tënd; a është nga ari, argjendi apo nga hekuri?
Allahu shpalli:
“قلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas)
Ne besojmë dhe i pohojmë të gjitha Cilësitë e të gjithë Emrat që i ka thënë Zoti xhel-le shanuhu për Veten ose që i ka përdorur Profeti i Tij, Muhammedi alejhi selam për Të; por duhet të ruhemi prej dy gjërave shumë të rrezikshme:
1- Ngjashmëria, d.m.th. që njeriu të thotë me gjuhë ose me zemër se Cilësitë e Zotit janë sikurse cilësitë e krijesave;
2- Forma e këtyre Cilësive, d.m.th. që njeriu të thotë se cilësitë e Allahut kanë këtë ose atë formë. Pra, njeriu duhet të ruhet shumë prej këtyre dy gjërave dhe të ketë kujdes e të mos e fusë mendjen në gjëra të tilla, sepse në këtë mënyrë njeriu mund të humbë ose të devijojë nga rruga e vërtetë.
Mohojmë çdo cilësi që ka mohuar Zoti xhel-le shanuhu nga Vetja e Tij ose që ka mohuar Pejgamberi i Tij, Muhammedi, alejhi selam.
Ne e konsiderojmë se një rrugë e tillë duhet të ndiqet detyrimisht, sepse ato që i ka pohuar ose i ka mohuar Zoti për Veten, janë njoftime që na ka dhënë Zoti. E kush është që di më mirë për Zotin sesa Ai për Veten e Tij? E Zoti na ka treguar neve për Veten e Tij në Kur’an. Gjithashu, ato që i ka pohuar ose i ka mohuar për Zotin Profeti i Tij, janë njoftime që na ka dhënë Profeti. E kush prej njerëzve e njeh Zotin më mirë se Profeti? Askush. Nuk ka dyshim sa ai, Profeti, e njeh Zotin më mirë se të gjithë njerëzit, prandaj atë që na ka treguar ai për Zotin, ne e besojmë pa asnjë dyshim e diskutim.
Besojmë se Ai është i Vetëm, Atij nuk i bën askush shoqëri në sundimin e Tij dhe as që meriton kush që të quhet me ndonjë nga Emrat e Tij ose të cilësohet me ndonjë nga Cilësitë e Tij. Thotë Allahu në Kuran:
رب السموت والأرض وما بينهما فاعبده واصطبر لعبدته هل تعلم له سميا
Ai është Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje në mes tyre, pra adhuroje Atë dhe në adhurimin e Tij bëju i qëndrueshëm. A mos dini ndonjë që është ngjashëm me Të?!”. (Merjem, 65)
Besojmë se: “Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Ai është Mbikëqyrës i Përhershëm dhe i Përjetshëm. Atë nuk e zë as kotje as gjumë, gjithë ç’ka në qiej dhe në fokë është vetëm e Tij; e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen; nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Nën kujdesin e Tij janë qiejt dhe Toka. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen i rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.”. (el Bekare, 255)
Besojmë se:
“هو الله الذي لاإله إلا هو عالم الغيب والشهدة هو الرحمن الرحيم . هو الله الذي لا إله إلا هو الملك القدوس السلام المؤمن المهيمن العزيز الجبار المتكبر سبحان الله عما يشركون. هو الله الخالق الباريء المصور له الأسماء الحسنى يسبح له ما في السموات والأرض وهو العزيز الحكيم
“Ai është Allahu dhe nuk ka Zot tjetër përveç Atij, që e di të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është Mëshiruesi, Mëshirëploti! Ai është Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Sunduesi i përgjithshëm, i pastër (nga të metat që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit nga ndëshkimi i padrejtë), Sigurues (që i siguron njerëzit me premtimin e Vet dhe pejgamberët me mrekullitë), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo gjë), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Allahu mbi gjithçka që i bëjnë shok! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhërojnë ç’ka në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” . (el Hashr, 22-24)
Besojmë se gjithë ç’ka në qiej e në tokë është nën sundimin e Tij dhe se Ai krijon çfarë të dojë dhe i dhuron kujt ç’të dojë. Thotë Allahu në Kuran:
لله ملك السموات والأرض يخلق مايشاء يهب لمن يشاء إناثاً ويهب لمن يشاء الذكور . أو يزوجهم ذكراناً وإناثا ويجعل من يشاء عقيما إنه عليم قدير
“Ai krijon çfarë Ai do. Ai i dhuron (fëmijë) vajza atij që do dhe i dhuron djem atij që do. Ose u dhuron çifte, edhe djem edhe vajza, dhe atë që Ai do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm.”. (esh Shura, 49-50)
Besojmë se:
ليس كمثله شيء وهو السميع البصير
“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi (i gjithçkajës)” (esh Shura, 11)
Besojmë që :
وما من دابة إلا على الله رزقها ويعلم مستقرها ومستودعها كل في كتاب مبين
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë së cilës të mos i ketë garantuar Allahu furnizimin . Ai e di vendbanimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi mahfudh)”. (Hud, 6)
Besojmë se:
وعنده مفاتح الغيب لايعلمها إلا هو ويعلم ما في البر والبحر وما تسقط من ورقة إلا يعلمها ولا حبة في ظلمات الأرض ولا رطب ولا يابس إلا في كتاب مبين
“Celësat e fshehtësisë ndodhen vetëm tek Ai. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det. Ai di për çdo gjethe që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë as të thatë, që nuk është (e shënuar) në librin e qartë (Levhi mahfudh)”. (el En’am, 59)
Besojmë se Allahu flet ç’të dojë, kur të dojë, me kë të dojë: prej atyre që u ka folur Allahu është Musai, këtë e argumenton Fjala e Allahut në Kur’an:
وكلم الله موسى تكليما
“E Musait i foli Allahu me fjalë”. (en Nisa, 164)
Besojmë se:
ولو أنما في الأرض من شجرة أقلام والبحر يمده من بعده سبعة أبحر ما نفدت كلمات الله إن الله عزيز حكيم
“Sikur të gjithë drunjtë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete (e të bëhen që të gjitha ngjyrë), nuk do të (arrinin) të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteronin detet, do të mbaronin lapsat e jo mrekullitë dhe fjalët e Zotit). Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti”. (Llukman, 27)
Besojmë se Fjalët e Allahut janë më të plotat, më të drejtat, më të vërtetat…, këtë e vërteton Kur’ani që thotë:
ومن أصدق من الله حديثا
“E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në thënie?”. (en Nisa, 87)
Duhet potencuar këtu se shumica e lëvizjeve islame janë te pajtuara rreth dy llojeve te para por edhe shumica kane diskutuar dhe janë përçarë shkak i llojit te trete te tewhidit. Sido qe te jete, ne përmendëm bazën e besimit te selefit, në të cilin kane qene sahabet, tabiinët, imamët e njohur, dhe vazhdojnë te jene një pjese e madhe e ummetit islam.
Përgatiti: Sedat Gani Islami
17-4-2007, e martë
Vushtrri, Kosovë
———————————————————————
[1] Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Nesaiu, e shume te tjerë. Teksti i hadithit ne këtë artikull është përkthyer nga ai i Ibni Maxhes, për te cilin Shejh Albani thotë se është sahih. Shih: Sahihu’dh dhilal, 120-127 dhe El irva, 1/33.
_____________________________________________________________
TRE KOMPONENTËT BAZË TË KUMTIMIT TË FESË
Buhariu dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Sahabiu i nderuar. Abdullah b. Amri, i cili rrëfehet te ketë thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të, ka thënë:
“…بَلِّغُوا عَنِّي وَلَوْ آيَةً…
Transmetoni prej meje qoftë edhe një dëshmi...”.
([1])
Domethënia e përgjithshme
Ky hadith, që për nga përmbajtja është margaritar mbi margaritar, nuk është çudi të jetë i tillë, kur dihet se thënës i tij është Muhammedi, alejhi’s selam, njeriu të cilit i qe dhënë oratoria që askujt më parë e as më pas nuk iu dha. Me dëshmi hyjnore, Muhammedit, alejhi’s selam iu dha ky epitet. Ai deklaronte për veten e tij:
“بُعِثتُ بجوامع الكلم
...Jam dërguar me oratori të rrallë (fjalëshkurt e kuptimplotë)”.
([2])
Se është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm nga aspekti i burimit të tij, por edhe nga aspekti tjetër, ai i transmetimit, kuptojmë nga fakti se është transmetuar nga sahabiu Abdullah b. Amri, sahabiu, sipas dëshmisë së shokut të tij, Ebu Hurejres
([3]), numër një (1) në shkrimin e haditheve të Pejgamberit, alejhi’s selam si dhe është regjistruar në dy koleksionet më të vërteta të haditheve, pra atë të Buhariut dhe Muslimit.
Ky hadith profetik po kështu është edhe vetëm një prej dëshmive të shumta që flasin mbi profetësinë e Muhammedit, alejhi’s selam dhe atë nga trajtimi i aspekteve të ndryshme, në këtë rast nga këndvështrimi i oratorisë dhe shprehjes gjuhësore të pastër. Fjalët e tij shquheshin me ndikim të madh në zemra. Me të dëgjuar ato, njerëzit kalonin në Islam. Arsyeja ishte e thjeshtë: Ato dëshmonin mbinjerëzoren e burimit të këtyre fjalëve. Ishin shumë të shkurtra por shumë domethënëse. Edhe kur formuloheshin për ndalesa e shkelje ligjesh, që sipas natyrës sonë do të duhej të ishin të vrazhda, ato prapëseprapë thureshin në atë mënyrë saqë edhe njeriun që kishte kryer veprën penale e bënin të bindej se zgjidhje, përveç kësaj që parasheh feja, nuk ka. Ngritja e zërit në të folur të zakonshëm nuk qe traditë e tij. Nëse e ngrinte zërin, atëherë kuptohej se çështja që shtjellonte ishte shumë e rëndësishme.
Këtu, në këtë hadith, që de facto, është vetëm pjesa e parë e një hadithi
([4]) të Pejgamberit, alejhi’s selam, ofrohet një planprogram për kumtimin e fesë dhe transmetimin e saj në korniza të së ligjshmes dhe në përputhje me natyrën e njeriut. “Transmetoni” është dëshmi e obligimit të kumtimit të kësaj feje nga të gjithë muslimanët; “prej meje”- dëshmi e kumtimit të ligjshëm të vetëm asaj që na vjen nga ky burim (Kur’ani dhe Sunneti dhe gjërat që përfitohen prej tyre) , dhe “qoftë edhe një dëshmi” dëshmi se në këtë fe ka lehtësim; nuk obligohesh me çka nuk mundesh.
Domethënia e fjalës “Ajet” në këtë hadith
Kur’ani dhe Sunneti, edhe pse janë burime kryesore të fesë islame dhe janë të lehta për shtjellim, megjithatë mos konsultimi i dijetarëve, që me testament profetik janë cilësuar “trashëgimtarë profetësh”
([5]), mbase mund të shpie deri tek ndonjë devijim i padëshiruar sidomos kur qëllimi i studimit të tyre nuk është i pastër.
Kështu, gjuhësisht por edhe në terminologji, fjala “Ajet” përmban kuptime shumë të përafërta. Ajo, sipas përmbledhjes që bëmë, mund të ketë kuptimin, sipas asaj që përcakton konteksti, të:
® Shenjës (el-alametu), siç qëndron p.sh. në hadithin e shenjave të mynafikut
([6]),
® Mësimit (të marrë nga ndonjë ngjarje (el-ibreh)
([7]) siç është përmendur në Kur’an përkitazi me Faraonin
([8]),
® Shenjës të pikësimit (përfundimi i citatit kur’anor),
® Mrekullisë (Ajatullah- mrekullitë e Allahut), siç qëndron në ajetin 50 të kaptinës el-Mu’minune
([9]),
® Shenjës së udhëzimit (siç janë shenjat konkludente në rrugë)
([10]),
® Ndërtesës së lartë, siç qëndron në Kur’an
([11]),
® Fjalisë (së Kur’anit)
([12]) apo edhe ndaljes në fund të fjalisë së tij, siç qëndron në Kur’an
([13]).
Ndërsa definimin e saj në kontekst të këtij hadithi, gjithnjë sipas dijetarëve, e kanë përkufizuar në:
® Ajet Kur’ani, pra qoftë edhe një ajet i shkurtër i Kur’anit.
® Hadith,
® Fjale të dobishme,
® Dispozitë që i është shpallur Pejgamberit, alejhi’s selam
([14]).
Edhe pse përshkruesi i mendimeve sipër favorizon mendimin e parë, el-Muafejj en-Nehrevani në librin e tij “Kitabu’l xhelis”, fjalën “Ajet”, mbështetur në të dhënat gjuhësore për të, e sqaron më gjerësisht duke përfshirë tërë këto domethënie
([15])që u përmendën më lartë.
Ne e përkthyem si “dëshmi” për faktin se: shenja dëshmon për diç të caktuar, mrekullia dëshmon për sinqeritetin e pejgamberëve, alejhimu’s selam, mahnitja si rezultat i ndonjë ndodhie a diç tjetër dëshmon për madhështinë e Allahut, fatkeqësia dëshmon për fuqinë e Allahut të Madhëruar ose për zbatimin e ligjit apo agresivitetin e pushtetarit, varësisht se në çfarë konteksti përdoret. Dhe kështu, meqë të gjitha këto dëshmojnë për diç, atëherë përkthimi i kësaj fjale si dëshmi na u duk si më i qëlluari. Allahu e di më së miri!
Kumtoni!
Ibni Haxher el-Askalani, pastë mëshirën prej Allahut, duke komentuar këtë hadith tërheq vërejtjen se: ...në hadith “qoftë edhe një ajet”, ka dëshmi se çdo dëgjues duhet nxituar që ta kumtojë atë dëshmi që përfitoi (mësoi) qofte edhe e vogël në mënyrë që e tërë trashëgimia e Pejgamberit, alejhi’s selam të transmetohet
([16]).
Kjo pjese e hadithit zhduk teoritë e gabuara se kinse vetëm liderëve religjiozë iu mbetet barra e transmetimit të kësaj feje. Në Islam, ndonëse mësuesi fetar mund të jetë i priveligjuar tek Allahu nëse me sinqeritet kryen punën e tij, megjithatë ai mbetet vetëm një kandil që nuk ia del dot ta ndriçojë karvanin e pafund të Islamit. Të gjithë, me aq sa kemi mundësi, duhet ta kumtojmë fenë, qoftë në kuptimit të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, nxitjes për të mirë, shëmbëlltyrës perfekte, etj. Këto gjëra nuk kanë nevojë për diploma. E keqja është e ditur, e mira është e qartë. Ali Tantavi kishte provokuar nxënësit e vet me këtë gjë. “Çka duhet bërë njeriu që të bëhet kumtues i fesë?!”. Duhet mësuar disiplina të shumta shkencore- iu përgjigjën. “Po a nuk ua mësonte Muhammedi, alejhi’s selam sahabeve fenë për dy-tri orë apo një gjysmë dite dhe më pas ata ktheheshin si kumtues të saj tek fiset e tyre?!”- i pyeti
([17]).
Me këtë ne nuk pretendojmë se çdokush duhet të flas në emër të fesë, jo, në asnjë mënyrë, por themi se shprehja “kumtoni-transmetoni” në shumës, obligon çdonjërin që aq sa din të flas për fe. Besoj, vetëm sa për ilustrim, do të ishte mire ta përmendim hadithin adekuat për këtë. “Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”.
([18])
Legjislacion
Nëse me pjesën e parë mund të kuptohet kumtimi, në përgjithësi, pjesa e dytë e hadithit “prej meje” jep instruksionet dhe rekomandimet për ata që kumtojnë. Jo çdo gjë duhet kumtuar, jo shkel e shko duhet transmetuar, jo nga epshi ligjet duhet vënë. Jo këtë dhe as atë por vetëm atë që na vjen nga Muhammedi, alejhi’s selam, Kur’an apo Hadith qoftë. Thotë Allahu:
“فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيماً
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.
([19])
Ka thënë Ibnu’l Xhevzijj në koment të këtij ajeti: “Pasha Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë përderisa ty të mos marrin si arbitër në çdo gjë. Ata edhe nëse pretendojnë besimin nuk do të jenë të tillë për aq kohë sa urdhrin apo gjykimin tënd e kundërshtojnë. E pastaj, shpirtërisht, të mos e pranojnë një gjë të tillë.”
([20]).
Transmetohet nga Aisheja e cila thotë se ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”
([21]). Sipas transmetimit të Muslimit: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim me fenë tonë, ajo (vepër) është e refuzuar”.
Lehtësim!
Pjesa e fundit e hadithit të sipërshënuar jep edhe konstruksionin e fundit, i cili është shumë human dhe fleksibil në rrugën e kumtimit. Vështirësimi i fesë nuk ishte asnjëherë agjendë e Pejgamberit, alejhi’s selam. Ai, bazuar në parimin edukativ kur’anor: “All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,..”
([22]), aprovoi këtë parim: “...qoftë edhe një dëshmi...”.
Lehtësimi i përcaktuar këtu mund të jetë në dy aspekte:
® Lehtësim në kuptim të sasisë së transmetimit, dhe
® Lehtësim në kuptim të shtjellimit.
Sa i përket llojit të parë të lehtësimit, nga hadithi ynë mësojmë se muslimani kumton atë që di. Ai nuk obligohet jashtë kësaj. Nëse transmeton diç, qoftë edhe e paktë, ti ke shpërblimin për atë vepër dyfish:
® Si transmetues i një fjale, dhe
®
Transmetues tek ata që ndoshta e kuptojnë edhe më mirë se ti atë. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Ia ndriçoftë All-llahu fytyrën një robi, i cili e dëgjon fjalën time, e mëson dhe e kupton atë dhe e transmeton ashtu siç e kam thënë. Ndodhë që bartësi i fikhut (ilmit) nuk kupton, ndërsa ai që e merr diturin të jetë më inteligjent sesa ai që e bartë.“ ([23])
Këtu nuk bëjnë pjesë të diturit. Ata e kanë obligim që fenë tua mësojnë njerëzve në tërësi e jo, bazuar në këtë hadith, ta anashkalojnë rolin e tyre. Pejgamberi, alejhi’s selam të tillët i ka kërcënuar në hadithin e tij: “Kush pyetet për diç ndërsa nuk e jep përgjigjen (duke qenë se e di atë), në Ditën e Kiametit në gojë do t’i ngjitet një fre prej zjarri”.
([24])
Ndërsa sa i përket lehtësimit të llojit të dytë, është transmetuar shumë herë se Pejgamberi, alejhi’s selam ruante shumë mentalitetin e njerëzve. Moto kishte fjalën e Allahut: “Allahu dëshiron lehtësim për ju, dhe nuk dëshiron vështirësim.”
([25]). Se kjo është e vërtet dëshmon edhe hadithi i Enesit ku përmendet të ketë thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni! Përgëzoni dhe mos largoni!”
([26])
Fenë ua mësonte ashtu siç e diktonin nevojën rrethanat duke mos lëshuar pe në gjerat bazike. Kështu, kur i erdhi një nexhdas (banor i krahinës së Nexhdit) me flokë të shprishura me ç’rast e pyeti për Islamin, Pejgamberi, alejhi’s selam siç transmeton Ebu Talha, i kishte thënë: “Pesë namaze gjatë ditës dhe natës”. A kam diç tjetër?- pyeti ai. “Jo, vetëm nëse dëshiron vullnetarisht”- iu përgjigj. “Po kështu edhe agjërimin e Ramazanit e ke obligim”- e mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam. Përveç tij a kam diç tjetër?- pyeti prapë. “Jo, vetëm nëse dëshiron vullnetarisht”- iu përgjigj. “Edhe zekatin e ke borxh”- shtoi Pejgamberi, alejhi’s selam. Përveç tij a kam diç tjetër?- pyeti prapë. “Jo, vetëm nëse dëshiron vullnetarisht”- iu përgjigj. Njeriu u nis në shtëpi duke thënë: Pasha Allahun, as nuk do të shtojë por as nuk do të pakësojë nga kjo që mësova! Pejgamberi, alejhi’s selam tha: “Nëse i qëndron besnik kësaj, ai shpëton”.
([27])
Madje, lehtësimet e kësaj natyre janë të dashura tek Allahu. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Allahu ka dëshirë të merren në konsideratë lehtësimet e Tij ashtu siç urren t’i bëhet mëkat”
([28]). Apo në transmetimin tjetër: “Allahu dëshiron që njerëzit të përfillin lehtësimet e Tij ashtu siç dëshiron përfilljen e urdhrave (gjërave parimore që nuk ndryshojnë) të Tij”.
([29])
Përmbyllje
Tema, sikurse edhe hadithi, edhe pse e shkurtër, synon te jap vetëm rekomandime të ilustruara me fakte nga Kur’ani dhe Sunneti. E tërë kjo është bërë, në radhë të parë, për të zbuluar urtësitë e thënieve të Pejgamberit, alejhi’s selam. Nga tërë kjo që përmendëm dhe që ia vlen të (ri)citohet si rezultat i këtij mundi modest, do të veçoja:
® Elokuenca e rrallë e Pejgamberit, alejhi’s selam,
® Vlera e dijetarëve,
® Obligimi kolektiv i kumtimit të fesë,
® Origjinaliteti në kumtim duke ikur nga risitë në fe, dhe
® Mishërimi i kësaj feje me njeriun.
Dashtë Allahu e kjo temë, të paktën, ua shton dashurinë në Resulullahun dhe hadithet e tij!
[1] Transmetojnë Buhariu në Sahihun e tij në kapitullin: Ma dhukire an beni israil, pj. 11, f.: 277, dhe Tirmidhiu ne Sunenin e tij ne kapitullin: Ma xhae fi’l haditi an beni israil, pj. 9, f.: 277.
[2] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
[3] Asnjë sahabijj nuk ka rrëfyer më shumë se unë hadithe prej Pejgamberit, alejhi’s selam me përjashtim të Abdullah b. Amrit ngase ai shkruante e unë nuk shkruaja"( Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij, libri: El-ilmu, kapitulli: Kitabetu’l llmi, hadithi nr. 110.)
[4] “Transmetoni prej meje bile vetëm një ajet. Rrëfeni (atë që e dëgjoni për) izraelitët, ajo nuk është gjynah. Kush rrenë në emër timin me qëllim, vetes ia përgatit vendin në Xhehennem.”
[5] Aludim ne hadithin: “Dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve dhe Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgim dinarë apo dërhemë (ar apo argjend), por ata kanë lënë trashëgim dijen dhe ai që e merr atë, ka kapur një fat të madh." (Hadith Hasen. E ka nxjerrë Ahmedi, Bejhakiu, Tirmidhiu etj. Ky hadith ka ardhur me disa shprehje të përafërta dhe në transmetimin e Tirmidhiut, imam Albani thotë se ky hadith është Sahih.)
[6] Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, ndryshon dhe kur i besohet diçka, tradhton”. (Muttefekun alejhi)
[7] El-Misbahul munir fi garibi sherhil kebir, pj. 1, f. 183
[8] “Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.” (Junus, 92) Shih: el-Kamus el-Fikhijj, pj 1., f. 30.
[9] “Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.”. Shih: el-Kamus el-Fikhijj, pj 1., f. 30.
[10] Lisanul areb, pj. 14, . 56
[11] “A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?”(esh-Shuara, 128)
[12] el-Kamus el-Fikhijj, pj 1., f. 30.
[13] “Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.” (en-Nahl, 101)
[14] Tuhfetu’l ahvedhijj sherhu suneni’T Tirmidhijj, 2593.
[15] Ai thotë se fjala “Ajet” gjuhësisht ka kuptimin e: 1. Shenjë e dalluar (dëshmi, fakt). E tillë është përdorur nëajetin: “Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes”. (Ali Imran, 41) 2. Mahnitje si rezultat i ndonjë ndodhie a diç tjetër. E tille është e përdorur në ajetin: “...S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”. (el-Bekare, 248) 3. Fatkeqësi a bela. Kur të ndëshkohet dikush nga udhëheqësi thuhet “Udhëheqësi filanin sot e ka bërë shenje” (Ose në gjuhën e popullit: Është bërë për ibret.). Përputhja e këtyre tri domethënieve bëhet duke përfunduar se i është thënë “ajet” për shkak të udhëzimit-drejtimit (dilaleh), shkoqitjes (shtjellimit, pagabueshmërisë (el-fasl) dhe qartësisë së saj (vërtetimit, prezantimit, sqarimit (el-ibane). (Feth’ul Bari sherhu Sahihil Buhari, hadithi 3202)
[16] Feth’ul Bari sherhu Sahihil Buhari, hadithi 3202.
[17] Ali Tantavi, Prezantimi i përgjithshëm i Fesë islame, Përktheu: Adnan Misini, boton: Horizonte islame, Mitrovicë, 1996, f. 7.
[20] Zadul mesir, Ibnu’l Xhevzijj, http://www.altafsir.com.
[21] Buhariu dhe Muslimi.
[23] Transmeton Ahmedi në Musned, Daremiu, Ibni Hibbani, etj, ndërsa Albani në Es-Silsiletu’s sahihah, 1/689, përmend se senedi i tij është autentik.
[24] Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, h. nr.: 2649.
[26] Buhariu dhe Muslimi.
[27] Buhariu, Muslimi, dhe të tjerët.
[28] Transmeton Sujuti ndërsa Albani në Sahihu’l xhamii, 1886, e ka cilësuar autentik.
[29] Transmeton Sujuti ndërsa Albani në Sahihu’l xhamii, 1885, e ka cilësuar autentik.
_____________________________________________________________