helmi i bletes si sherim
Shkencëtarët kanë zbuluar që helmi i bletës mund të kontrollojë inflamacionet e dëmshme në kyçe që çojnë më pas në artritin reumatizmal.
Ata kanë treguar që helmi permban molekula që shkaktojnë një rritje në hormonet natyrore të trupit që rregullojnë inflamacionet. Jane rritur shpresat keshtu, qe helmi i bletes mund te perdoret per te zhvilluar trajtime te reja qe mund te ndihmojne te qetesojne dhimbjet e artritit dhe ndoshta edhe ta parandalojne ate.
Dr Suzana Beatriz Verissimo de Mello, nga universiteti i São Paulo ne Brazil, tha qe helmi i bletes rriste nivelet e hormoneve anti inflamatore te quajtura glukokortikoide.
Ajo tha: "Helmi i bletës është një përzierje komplekse e substancave qe janë te njohura që shkaktojnë përgjigje imune dhe alergjike tek njerëzit."
"Megjithatë, helmi i bletës është perdorur për qindra vjet me rradhë për të kuruar artritin reumatizmal. Studimi jonë tregon që helmi i bletës parandalon zhvillimin e artritit tek lepujt nëpërmjet veprimit të glukokortikoideve."
Terapia me pickimet e bletëve, në të cilën pacientet durojnë qindra pickime nga bletët me shpresën se do te bëhen më mire, është përdorur zakonisht si një mjekim alternativ për një sërë sëmundjesh si azma dhe skleroza e shumefishtë.
Megjithatë, profesori Alan Silman paralajmeroi që mund të duhet kohë përpara se të gjendet një aplikim mjekësor. /infoalbania/
Për Radion Islame: Sabri Selmani, Gjermani