www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Identiteti i ngaterruar

“O ju njerėz, ne ju kemi krijuar juve prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju kemi bėrė popuj e fise qė ta njihni njėri-tjetrin. Mė fisniku tek All-llahu ėshtė ai i cili mė sė shumti i ruhet Atij; Allllahu, me tė vėrtetė, ėshtė shumė i dijshėm dhe i informuar mirė.” (Kur’ani, 49:13) “Egoja njerėzore kurrė nuk ėshtė e ndarė, nuk ekziston ‘uni’ qė nuk ėshtė pjesė e njė ‘ne’.” (Leach) Nė rishqyrtimin e sėrishėm tė marrėdhėnies mes Lindjes dhe Perėndimit, qė qėndron nė majen e listės sė ēėshtjeve parėsore nė kontekstin e integrimeve bashkėkohore botėrore dhe lėvizjeve globalizuese nė tė gjitha sferat kyēe tė jetės nė fillim tė shekullit XXI, dimensioni i raportit tė Islamit dhe Perėndimit ėshtė njėri nga horizontet kulmore pa tė cilat rrjedhave tė cekura integrative dhe lėvizjeve globalizuese, sidomos nė truallin e Evropės sė sotme, thjeshtė nuk mund tu shihet fundi. Raporti i Islamit dhe Perėndimit, ose kryqėzimi i tyre historik, sot sėrish parashtrohet pėrkrah pėrkufizimit tė hapėsirės sė re shpirtėrore dhe, njėkohėsisht, truallit tė ri shpirtėror mbi tė cilin do tė rriten filizat e ri religjiozė dhe kulturorė tė humanumitbashkėkohor evropian. Aq mė tepėr qė raporti i cekur mė nuk shihet vetėm nė kuptimin e tij tradicional, respektivisht nė kuptimin e kundėrshtimit tė dy botėkuptimeve tė ndryshme dhe dy botėrave tė papajtueshme dhe armiqėsore. Nuk bėhet mė fjalė pėr raportin Unė si botė e vetme autentike dhe atė Tjetrėn, botėn e ndryshme dhe tė “prishur” ndaj tė cilės nuk vlen tė ushqehen ndjenja tė tjera pos atyre nė tė cilat orkestron urrejtja, neveria kulturore dhe mosdurimi dhe pėrjashtueshmėria religjioze. Atėherė pra sa ka kuptim tė flitet pėr identitetin tonė dhe kontroverzat e tij, kur edhe vendi ynė sot nga njėra anė ėshtė i kryqėzuar mes procesit botėror tė globalizimit dhe integrimit dhe, nga ana tjetėr, konfuzionit total nė tė dalluarit e asaj religjiozes nga ajo e politikės ditore? Ēfarė do tė thotė sot kujdesi pėr identitetin personal dhe kultivimi i tij nė rrėnjosjen e tij nė indin dhe truallin e vet religjioz, kulturor, qytetėrues dhe nacional-politik? Me sa kuptim ky afsh sot ėshtė i vlefshėm dhe i pagueshėm kur nė realitet gjithnjė e mė fuqishėm dhe mė shpejtė janė nė veprim vala globalizuese dhe integruese si procese tė qėndrueshme dhe tė paevitueshme planetare, e nė tė ardhmen e afėrt mbase edhe ndėrplanetare dhe ndėrqytetėruese, me fuqinė e tė cilave e a.q. kultura botėrore, religjioziteti universal ose perenial dhe kodi transnacional qytetėrues gjithnjė e mė tepėr rrjedhin dhe derdhen pėrtej gardheve, oborreve dhe avlive tė ngushta lokale tė tė a.q. kulturė lokale, religjiozitetit partikular dhe veshjes provinciale qytetėruese? A ėshtė e mundshme sot mbrojtja e identitetit personal dhe tė nijansuar shumėdimensional pėrmes ngritjes sė bedeneve fizike, mentale, ideologjike dhe nacionale dhe ndėrtimit tė kullave-roje personale dhe ēatmave shtėpiake tė tė gjitha llojeve para vėrsuljes sė gjenit religjioz, kulturor dhe qytetėrues tė tjetrės dhe tė ndryshmes, madje edhe nėse ajo vėrsulje qė nė pėrdorimin shtėpiak politik interpretohet si vetėdije dhe frikė ideologjikisht e projektuar nga asimilimi dhe zhytja nė tjetrėn dhe tė ndryshmen sot emėrtohet nė kuptim tė fenomenit tė pashkėputshėm global tė akulturimit dhe inkulturimit? Teozofi dhe filozofi mistik musliman Suhrawardiu e pranoi dhe thellėsisht besonte se vetėm me fuqinė e natyrshmėrisė metafizike dhe ontologjike mund tė ngritet fortesa nė shkretėtirėn e intimės personale, duke aluduar nė gjenin e ēdo shpirti individual, mundėsisht tė kultivuar njerėzor, nga i cili buron ndjenja primordiale e religjiozes dhe heshtja e perenialitetit tė mbjellur nė ēdo segment tė qenėsisė njerėzore. Dhe vetėm ajo fortesė, pėr shkak se nė vete ėshtė pjesė e asaj universales dhe lirisė sė pakushtėzuar dhe zemėrgjerėsisė sė lirė ndaj universales, mes Lindjes dhe Perėndimit, rreziston para vėrsuljes sė valės universale ose planetare tė kulturės dhe qytetėrimit globalizues tė botėrores dhe tė pėrbotshmes, tė cilat nė rrjedhėn e tyre i bartin vlerat botėrisht tė pranuara metafizike, ontologjike, etike, estetike dhe shoqėrore. Prandaj, vetėm ajo nga vlerat burimore qė nė vete i qetėson shpirti njerėzor nuk mund tė shpartallohet dhe nuk shpartallohet para goditjeve tė atij dallgėzimi kulturorqytetėrues global botėror, sepse ajo vjen nga hapėsirat e lirisė njerėzore dhe dhurimit tė pakufishėm hyjnor, ndėrsa tė gjitha vlerat e tjera, sidomos ato tė natyrės shoqėrore-politike dhe ideologjike mund tė shkapėrderdhen dhe shpartallohen, meqė njėmendėsia dhe “tradicionaliteti” i ngurrtė i vlerave tė tilla nuk janė tė mira pėr jetėn njerėzore. Sot tek ne, mendoj edhe atje edhe kėtu, pyetja e mėsipėrme pothuajse arrin pikėn e pėrvėlimit dhe gati se vezullon fuqishėm sa nė brendinė e protagonistėve pėr vendosjen e njė shkalle mė tė pėrshtatshme tė vlerave dhe botėkuptimeve shoqėrore-politike dhe kulturore-qytetėruese, aq edhe nė realitetin mė tė vrazhdė tė pėrditshmėrisė sė kėtushme. Kėtu tek ne e a.q. “paradigmė nacionale” me tabanin pėrmbajtėsor tė thurrur nga gjenealogjitė mė autentike nė kuptimin e gojėdhėnave tė ndryshme religjioze, rrjedhave kulturore, petkut qytetėrues dhe spiritualitetit, tė cilat si kurorė pėrfundojnė nė shenjat dhe simbolet e trefletėshit primordialibrahimian religjioz, ėshtė dėshmi e njė historie tė gjatė tė mėnyrės sė vertikalitetit, duke e pasuruar horizontalitetin e identiteteve tona. E tėrė barra e afshit ekzistencialist rreth rritjes, pėrkujdesjes dhe ruajtjes sė identitetit personal, individual dhe komunitar nė kontekst tė rrymave globalizuese dhe integruese tė sė sotmes qenėsisht pėrthyhet nėpėr bashkėrenditjen e religjiozisht tė pamatshmes dhe politikisht krejtėsisht tė dukshmes dhe tė matshmes, brenda sė cilės, pėr shkak tė roleve krejtėsisht tė ndryshuara, u krijua njė konfuzion i plotė qė drejtpėrsėdrejti ndikon mbi cilėsinė e jetės shpirtėrore dhe fizike tė popujve dhe qytetarėve si nė vendlindje ashtu edhe nėpėr vendet e tjera ku jeton dhe vepron njeriu ynė. Pėrkundėr tė gjitha specifikumeve qė e ndjekin vendin tonė dhe barrės sė tė jetuarit nė tė, shkakun pėr konfuzionin e tillė duhet pikėsėpari kėrkuar nė atė virus tė lashtė dhe shkatėrrimtar, i cili nėpėr pėrgjatė historisė njerėzore vazhdoi tė jetojė dhe tė vendosė lidhje martesore mes shtetit dhe Kishės, religjionit dhe kombit, kombit dhe nacionalizmit, idesė dhe Identiteti i ngatėrruar. ideologjisė, duke bėrė qė gjithmonė lidhja e tillė martesore tė sjellė nė botė forma tė dėshtuara tė shpirtit tė tradhtuar kulturor e qytetėrues tė gjinisė njerėzore apo bashkėsive tė veēanta njerėzore. Ky sindrom dhe virus i rrezikshėm shpirtėror tė cilin e liroi ai tė egėrsohet dhe tėrbohet pėrgjatė historisė njerėzore dhe nėpėr bashkėsitė njerėzore tek ne fitoi edhe njė variant tė veēantė nė kuptim tė inverzionit tė rolit tė politikanit dhe rolit tė pėrfaqėsuesit religjioz ose bartėsit zyrtar tė porosisė religjioze mes nesh: nė tė vėrtetė tek ne, si rrallė diku nė botė, politikanėt flasin si dinjitarė fetarė, ndėrsa kryeparėt religjiozė flasin si politikanė. Kėshtu e vėrteta hyjnore ose e vėrteta religjioze nė pėrgjithėsi nė gojat e dinjitarit religjioz shndėrrohet nė njė lloj interesi politik, shumė tė ngushtė dhe tejet tė reduktuar deri nė egoizėm. Nga ana tjetėr politikanėt tėrė interesin politik ditor e bartin nė planin e tė vėrtetės religjioze, kėshtu qė e vėrteta religjioze shndėrrohet vetėm nė atė qė politikani mendon se ėshtė dhe, akoma mė keq, vullneti themelor dhe kėrkesa e Qėllimit hyjnor lexohet me parametrat e tekut politik dhe sipas vullnetit pragmatik dhe shpesh jodemokratik tė politikanit. Nuk ėshtė mė qenėsore se “ē’mendon” Zoti pėr botėn dhe njeriun, por vendimtare ėshtė ajo qė unė si politikan mendoj se Zoti e mendon. Si mbėshtetje pėr kėtė ėshtė praktika gjithnjė e mė e shpeshtė qė brenda komuniteteve fetare tė ngjallen toposet e gjeografisė sė shenjtė dhe tubimit kultor me ē’rast politikanėt kanė fjalėn kryesore dhe ata, me vėmendjen e dukshme nga ana e dinjitarėve fetarė, u flasin besimtarėve ē’ėshtė e vėrteta dhe drejtėsia, ē’ėshtė bukuria dhe devotshmėria, ē’ėshtė lumturia dhe fatbardhėsia, ndėrsa dinjitarėve fetarė u mbetet roli i atyre tė cilėt pas ēdo gjėje tė thėnė e shqiptojnė atė klithmėn lutėse: - Ashtu qoftė (Amin)! Nga ana tjetėr, pothuajse gjėra tė njėjta u ngjajnė edhe pėrfaqėsuesve tanė fetarė brenda bashkėsive mė tė mėdha religjioze. Ata janė aty qė me ē’do rast t’u tregojnė besimtarėve se ē’ėshtė interesi i tyre politik, ē’ėshtė origjinaliteti kulturor, ē’ėshtė identiteti nacional, cilat janė vlerat themelore shoqėrore tė dedikuara vetėm pėr ata, ndėrsa tė privuara pėr tė tjerėt. I tėrė dinjiteti, e vėrteta, drejtėsia, tė gjitha vlerat religjioze, kulturore dhe qytetėruese dhe tė gjitha tė arriturat politike dhe shoqėrore i takojnė vetėm anėtarit tė grupit tė tyre shoqėror dhe identitetit tė tyre religjioz. Ata vėshtirė dakordohen tė mendojnė dhe nė mėnyrė eksplicite ta thonė se tė gjitha tė drejtat, tė gjitha arritjet dhe tė gjitha dhuratat e Shpirtit Hyjnor i takojnė secilės krijesė hyjnore, pavarėsisht se cilės formė religjioze dhe cilit rreth kulturor-qytetėrues i takon ai njeri i Zotit. Duke gjykuar pėr njeriun, ata nė rend tė parė shikojnė nė veshjen e tij tė jashtme, tradicionale, historike qė e mbėshtjell tėrė qenėsinė e tij tė pėrditshme jetėsore, pa e pėrfillur brendėsinė e tij, atė qė quhet shpirt xhennetor, origjinal ademian nė ēdo veēori individuale njerėzore. Ata nuk e pėrfillin, apo mbase as qė e dijnė se ē’ėshtė njeriu Qiellor nė ne, ajo trashėgimi e paharxhueshme hyjnore e mbjellur nė intimen e ēdo fytyre individuale njerėzore, trashėgimi tė cilėn duhet respektuar mbi tė gjitha dhe para sė gjithash, dhe trashėgimi e cila i lidh tė gjithė njerėzit e botės. Ēdo gjė qė mban parashenjėn nacionale dhe i takon atarit personal, fatkeqėsisht nė disa raste pėr bashkėsitė fetare zyrtare tek ne ėshtė mė e rėndėsishme dhe ka pėrparėsi dhe vlefshmėri tė padiskutueshme nė raport me atė qė e ka caktuar dhe shpallur vetė Vullneti Hyjnor si perspektivė universale nė tė cilėn duhet tė derdhen brezat, kulturat, traditat dhe gojėdhėnat e shenjta kurdo qė ato tė ekzistojnė nėn qiell. Derisa dikur nė veprim ishin takimet shpirtėrore dhe kulturore tė llojit mė tė lartė, nė tė cilat gjeniu evropian kishte rastin t’i ndjente ndikimet mė tė rafinuara shpirtėrore tė menēurisė muslimane tė derdhura nėpėr tė gjitha fushat e shpirtit mendimtar njerėzor, ndėrsa, nga ana tjetėr, bota islame dallgėzimet e mentalitetit tė barrėzuar evropian, sot tek ne, si kryqėzim mes Lindjes dhe Perėndimit, si trėndafil tė rėndėsishėm dhe tepėr tė lezetshėm tė rrymimeve mė tė kėndshme shpirtėrore dhe si paradigmė pėr poliformitetin kulturor, religjioz dhe historikqytetėrues hyjnė emisarė shumė tė dyshimtė nga Lindja dhe Perėndimi, me parashenja tė ndryshme religjioze e kulturore dhe nė trungun e lashtė, mijėvjeēar tė vendit tonė fusin filiza hibride tė kuazikulturės dhe kuazireligjiozitetit, ashtu qė sot jo vetėm qė vendi ynė nė hartėn gjeografike nuk e ka atė fytyrėn e vet fizike aq tė shquar, por edhe fizionomia e tij shpirtėrore e kulturore gjithnjė e mė pak kumbon me akordet e shpirtėrisė tradicionale, kulturalitetit religjioz dhe kulturės burimore tė truallit ku jetojmė. Mirėpo, kėtu mė nuk parashtrohet problemi se sa perėndimorėt nė mėnyrė tė kthjelltė dhe autentike e shqyrtojnė dhe sėrish e definojnė raportin mes Islamit dhe Perėndimit, sepse kjo as qė mund tė parashtrohet si pyetje nga kėndvėshtrimi i lėvizjeve mė tė reja shkencore evropiane, por problemi dhe dilema e vėrtetė ėshtė se sa vet muslimanėt e dijnė se nė cilat nivele perėndimorėt e kuptojnė raportin e cekur, e mos tė flasim pėr atė pyetjen e dhembshme: sa vetė muslimanėt nė mėnyrė adekuate zhvillojnė okcidentalizmin e vet shkencor dhe nė cilat profile tė shumta shkencore janė nė gjendje ta bėjnė njė gjė tė tillė. Pėrfillim do tė ishte mirė nėse tė paktėn me shpirt tė qetė do tė mund tė dėshmonim se muslimanėt nė shqyrtimin e tyre tė raportit mes Islamit dhe Perėndimit tė paktėn nė mėnyrė tė pėrpiktė ta konceptojnė nocionin e Perėndimit nė kuptimin dhe domethėnien e tij gjeografike, religjioze, kulturore, shkencore-teknike, globale dhe multikulturore. Nėse dijnė ta bėjnė kėtė dallim atėherė do tė jetė shumė lehtė pėr ta t’i qasen proceseve tė globalizimit dhe integrimit, sepse Perėndimi tashmė ka filluar tė ripozicionohet ndaj botės islame, e parashtrohet pyetja se a janė pozicionuar muslimanėt nė mėnyrė adekuate ndaj Perėndimit, e qė a priori mos ta kenė refuzuar dhe shpallur si tė padėshirueshėm?!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free