www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

kurbani

Kurbani është një adhurim i cili bëhet në ditët e Bajramit me qëllimin e afrimit te Allahu (xh.sh) dhe konsiston në therjen e një bagëtie të përshtatshme për therje. Sipas medhhebit Hanefi prerja e kurbanit është vaxhib ndërsa sipas medhhebeve të tjera është një sunet i fortë i cili nuk duhet braktisur. Kurbani edhe pse mund të pritet në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit, më e pëlqyeshme është prerja në ditën e parë të tij. KUSHTET E THERJES SË KURBANIT Therja e kurbanit është vaxhib për personin i cili plotëson këto kushte: Të jetë mysliman. Ka zhvillim mendor normal dhe ka mbushur moshën e pubertetit. Të mos jetë udhëtar. Të ketë pasurinë minimale në vlerën e nisabit. (Nëse personi veç plotësimit të nevojave të tij, nuk ka borxhe dhe ka një pasuri e cila ka vlerën në para të 85 gr ar ose 595 gr argjend.) KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KAFSHA PËR KURBAN Kafsha e cila do të bëhet kurban duhet të plotësojë disa veçori: Kurban bëhen kafshë të imta dhe të trasha si dashi, cjapi, dhia, lopa, bualli dhe deveja, të të dyja gjinive. Nëse duam të therim kurban kafshë të imta si dashi apo cjapi, kafsha duhet të ketë mbushur vitin. Por edhe prerja e një dashi gjashtëmujor të zhvilluar si një dash një vjeçar është e lejuar. Ndërsa kafshë të tjera si lopa, bualli duhet të plotësojnë dy vjet, ndërsa devetë pesë vjet për t’u bërë kurban. Dashi apo cjapi theret në emër të një personi. Ndërsa kafshët si lopa, bualli, deveja mund të theren në emër të një deri në shtatë persona. Kurbani i cili theret vetëm me qëllimin e afrimit tek Allahu (xh.sh) duhet të jetë i shëndetshëm dhe nuk duhet të ketë ndonjë mangësi e cila mund të bëhet pengesë për therjen e tij. Mangësitë të cilat pengojnë bërjen kurban të kafshës Mosshikimi me një ose me të dy sytë. Nëse çalon dhe nuk mund të ecë deri tek vendi i therjes. Nëse e ka njërin ose të dy veshët e prerë. Nëse i kanë rënë shumica apo të tërë dhëmbët. Thyerja e brirëve nga rrënja. Nëse i ka të këputura gjëndrat seksuale dhe majat e gjirit. Nëse është këputur gjysma apo më shumë se një e treta e bishtit. Dobësia e tepërt dhe mosqëndrimi në këmbë. Nëse ka lindur pa vesh dhe bisht. Të jetë e pakontrollueshme. Nëse është e sëmurë rëndë. Nëse tek kurbani që keni marrë vini re një nga këto mangësi apo i shikoni më vonë, duhet ta ktheni dhe të therni një tjetër në vend të tij. Por nëse kurbani i një personi të varfër paraqet disa mangësi nuk është e nevojshme të marrë një tjetër. Mangësi të cilat nuk pengojnë bërjen kurban të kafshës: Nëse sytë i ka të shtrembër dhe ka shikim të dobët. Nëse çalon me njërën këmbë por mund t’i përdorë mirë tre këmbët e tjera. Nëse ka lindur pa brirë apo i ka të thyera. Nëse ka vrima në veshë dhe i ka si të përgjysmuar. T’i kenë rënë vetëm një pjesë e dhëmbëve. Nëse është i çekuilibruar por mund të kontrollohet. Nëse ka të prerë më pak se një të tretën e bishtit, gjëndrave seksuale dhe veshëve. Nëse ka lindur me veshë të vegjël. Mund të jetë me zgjebe por është e shëndoshë. Nëse ka përdredhje të organeve seksuale. Prerja e një kurbani me të tilla mangësi edhe pse është mekruh lejohet. MËNYRA E THERJES SË KURBANIT Kafsha e cila do të theret për kurban duhet të kthehet nga kibla pa u vrarë. Këndohet lutja në këmbë. Merret tri herë tekbir: “Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il’lallahu uallahu ekber, Allahu ekber ue lil’lahil hamd”. Kurbani është mustehab të pritet nga i zoti apo nga ndonjë prerës i mirë i cili shoqërohet nga i zoti i kurbanit gjatë therjes. Mishi i kurbanit të prerë ndahet në tre pjesë. Një pjesë ndahet për pjesëtarët e familjes, një e treta u ndahet të afërmve dhe komshinjve dhe një pjesë të varfërve. KURBANI AKIKA Është kurbani i cili theret në shenjë falënderimi ndaj Allahut për lindjen e një fëmije. Kurbani akika është mubah sipas medhhebit hanefi ndërsa për medhhebet e tjera është sunet. Profeti (a.s.) ka prerë nga një kurban për secilin prej nipërve Hasan dhe Husejn si dhe ka këshilluar umetin të presë kurban për lindjen e vajzës apo djalit. Kurbani akika është mustehab të theret në ditën e shtatë të lindjes së fëmijës. Përveç kësaj mund të themi se ky kurban mund të pritet nga lindja deri në moshën e pjekurisë. Në të njëjtën ditë këshillohet dhe vendosja e emrit dhe prerja e flokëve, shpërndarja sadaka e vlerës së tyre në ar. Çdo kafshë e cila plotëson kushtet për t’u bërë kurban është e përshtatshme për kurbanin akika. Nga mishi i kurbanit mund të hanë njerëzit e familjes dhe të varfrit. Profeti (s.a.s) ka ndaluar zakonin e ngjyrosjes së fëmijës me gjakun e kurbanit.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free