www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Pergojimi

Pėrgojimi, apo gijbeti, ėshtė dukuria e tė folurit pėr dikė kur ai nuk ėshtė i pranishėm. Si term, gijbeti ka kuptimin e tė pėrmendurit tė turpit, tė dobėsive e tė mangėsive tė dikujt pas krahėve tė tij. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), pasi ėshtė pyetur pėr kėtė, i ka pėrshkruar kėshtu gijbetin dhe pėrmasat e tij: “Pėrgojimi ėshtė pėrmendja e dikujt me diēka qė, nėse ai do ta dėgjonte, nuk do t’i pėlqente. Nėse ajo e metė qė ti i vesh atij gjendet vėrtet tek ai, thėnia pėrbėn pėrgojim; nėse e meta nuk gjendet tek ai, atėherė thėnia ėshtė shpifje.”[1] Surja “Huxhurat”, nė ajetin 12, ndalet drejtpėrdrejt te pėrgojimi duke thėnė: “Mos pėrgojoni njėri-tjetrin. Mos vallė ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Nga kjo tė keni neveri! E pra, t’ia kini frikėn Allahut!” Ky ajet pėrmend shkatėrrimin qė sjell pėrgojimi nė shpirtin e njeriut dhe nė trupin e shoqėrisė. Ai tregon se pėrgojimi ėshtė lėndim i nderit dhe i personalitetit tė njeriut, qė ėshtė si mishi dhe gjaku i tij. Bediuzzaman Said Nursi e komenton kėshtu ajetin e lartpėrmendur: “Njė ajet i vetėm, qė nė gjashtė mėnyra tė mrekullueshme, na tregon se sa i urryer ėshtė pėrgojimi; qė na sqaron plotėsisht se sa i dėmshėm ėshtė gijbeti nė kėndvėshtrimin e Kuranit, nuk i lė vend nevojės pėr kurrfarė sqarimi tjetėr. E nė tė vėrtetė, pas sqarimit tė Kuranit, nuk ėshtė i nevojshėm asnjė sqarim tjetėr. Nė ajetin “Mos ndonjėri nga ju dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?” (Huxhurat, 12) shfaqen gjashtė shkallė tė turpėrimit, tė tė koriturit. Prej pėrgojimit, gjashtė shkallė pėrmenden me forcė. Ky ajet, kur u drejtohet atyre qė e ushtrojnė personalisht pėrgojimin, merr kuptim nė njė formė tė ardhme. Kėshtu, ėshtė e ditur: shenja e hemzes nė krye tė ajetit mbart kuptimin e formės pyetėse (vallė). Ky kuptim i tė pyeturit hyn si ujė nė tė gjitha fjalėt e ajetit. Ēdo fjalė ka njė hukėm tė tėrthortė. E pra, sė pari, nėpėrmjet shenjės sė hemzes thotė: vallė, a nuk e keni mendjen, qė ėshtė vendndodhja e pyetjes dhe e pėrgjigjes, teksa nuk e kuptoni diēka kaq tė shėmtuar? Sė dyti, me fjalėn “dėshiron”, thotė: vallė, mos ju ėshtė prishur zemra, qė ėshtė vendndodhja e dashurisė dhe e urrejtjes, e dėshirės dhe e neverisė, teksa e dėshironi dhe pėlqeni gjėnė mė tė fėlliqur? Sė treti, me fjalėn “ndonjėri prej jush” thotė: ē’ka ndodhur me jetėn tuaj shoqėrore dhe me qytetėrimin tuaj, qė marrin jetė prej shoqėrisė, qė arrini tė pranoni njė vepėr tė tillė helmuese? Sė katėrti, me fjalėt “tė hajė mishin e vėllait tė vet…” thotė: ē’u bė me aspektin tuaj njerėzor, qė i ngulni kaq pėrbindshėm dhėmbėt shokut tuaj? Sė pesti, me fjalėn “vėllait”, thotė: a nuk ju ka mbetur asnjė pikė mėshire pėr njerėzit tuaj, pėr farefisninė tuaj, qė e lėndoni kaq dhunshėm e me tepri pėrmasėn shpirtėrore tė njė tė dhunuari qė nė kaq shumė drejtime ėshtė vėllai juaj? Dhe a nuk ju kanė mbetur mend nė kokė qė njė gjymtyrė tė trupit tuaj e kafshoni si tė luajtur mendsh? Sė gjashti, me fjalėn “tė vdekur” thotė: Ku e keni zemrėn? A mos ju ėshtė prishur krejt natyrshmėria qė, ndaj njė vėllait tuaj nė gjendjen mė tė respektueshme e tė pacenueshme, bėni njė punė kaq tė urryer dhe i hani mishin? Kjo do tė thotė se, me shprehjet e kėtij ajeti dhe me argumentimet e nxjerra veē e veē prej fjalėve tė tij, tė folurit keq dhe tė pėrgojuarit e tė tjerėve ėshtė diēka shumė e ligė nė plan tė mendjes e tė zemrės, tė njerėzores e tė shpirtėrores, tė natyrshmėrisė e tė pėrkatėsisė. E pra, shih se si ky ajet, duke pėrmendur gjashtė shkallė tė paarritshme, ia del tė turpėrojė mė tė turpshmen dhe me gjashtė nivele tė paarritshme tė pengojė rėnien nė atė hon tė tmerrshėm. Pėrgojimi ėshtė njė armė e ulėt qė shfrytėzohet mė sė shumti prej atyre qė kėrkojnė e ushqejnė armiqėsi, smirė e urrejtje. Njerėzit shpirtmėdhenj e me vlera nuk bien kurrė aq poshtė sa tė kapen pas kėsaj arme tė fėlliqur e ta vėnė nė shfrytėzim. Sikurse ka thėnė njė personalitet i famshėm, “Nė vend qė ta ndėshkoj armikun tim nėpėrmjet pėrgojimit, mė mirė e mbaj lart shpirtin tim dhe nuk e ul veten aq poshtė, sepse pėrgojimi ėshtė armė e tė poshtėrve dhe e tė ulėtėve.” Pėrgojimi ėshtė ajo qė, nėse njeriu qė pėrgojohet do tė ishte i pranishėm dhe do tė dėgjonte, do tė fyhej e do tė zemėrohej. Nėse thuhet e vėrteta, ajo ėshtė pėrgojim. Nėse thuhen gėnjeshtra, kjo ėshtė edhe pėrgojim, edhe shpifje. Ky mėkat i shėmtuar bėhet, nė kėtė mėnyrė, i dyfishtė. Pėrgojimi, nė disa ēėshtje tė veēanta, mund tė jetė i lejuar (xhaiz): 1. Nėse dikush paraqet pėrshkrimin e njė ankese te njė zyrtar, me qėllimin qė tė pėrfitojė ndihmė pėr tė shpėtuar nga e keqja e njė njeriu tė lig dhe tė marrė prej tij tė drejtėn qė i takon. 2. Nėse dikush dėshiron tė kryejė njė punė tė pėrbashkėt me dikė dhe pėr kėtė vjen tė kėshillohet me ty. Nė kėto rrethana, vetėm pėr punė, pa qėllim tė keq, nė mėnyrė qė t’i japėsh hakun kėshillimit, mund tė thuash: “Mos bėj puno me tė, sepse do tė dėmtohesh.” 3. Nėse qėllimi nuk ėshtė qė tė poshtėrohet e tė turpėrohet dikush, por thjesht qė ai tė pėrshkruhet apo tė dallohet, mund tė thuhet, pėr shembull: “Ai burri lypės e i ēalė shkoi nė filan vend.” 4. Nėse njeriu qė pėrgojohet ėshtė njė mėkatar i hapur. Pra, dikush qė nuk i vjen aspak turp e nuk i skuqet faqja nga ligėsia e vet, apo qė madje ndihet krenar prej sė keqes, qė i shijojnė dhuna e mizoria dhe qė tė gjitha kėto i kryen hapur e pa kurrfarė ndrojtjeje. Pikėrisht pėr kėto ēėshtje, pa ndonjė qėllim tjetėr pėrveē tė drejtės dhe ēėshtjeve tė punės, pėrgojimi mund tė jetė i lejuar. Pėrndryshe, siē e konsumon zjarri drurin, ashtu edhe gijbeti i konsumon e i zhduk tė gjitha veprat e mira. Nėse dikush ka pėrgojuar dikė apo ka dėgjuar se si pėrgojohet dikush, duhet tė lutet duke thėnė: “O Allahu im, mė fal mua dhe njeriun qė unė kam pėrgojuar!” Pastaj, kur t’i jepet rasti, duhet t’i thotė atij qė ka pėrgojuar: “Ma bėj hallall!”[2] “Pjesa mė e keqe, mė e rėndė dhe mė mizore e gijbetit ėshtė pėrgojimi apo shpifja pėr nderin e njerėzve tė dėlirė. Pra, nėse njė njeri qė ka parė me sytė e tij, por qė nuk sjell katėr dėshmitarė pėr tė dėshmuar, se njė burrė apo njė grua ka kryer zina. Kjo ėshtė njė ndėr mėkatet e mėdha mė tė liga, porsi vrasja mė mizore, qė e helmon jetėn shoqėrore tė besimtarėve, qė i shkatėrron jetėn dhe lumturinė njė vatre familjare.”[3] Ndėrsa fakti se pėrgojimi bėhet shkak pėr prishjen e personalitetit, shpjegohet kėshtu: “Ti, gjatė ditės, duke qenė zgjuar e syēelė, thua njė fjalė tė bukur; ndonjėherė nė ėndėrr ushqehesh me diēka nė formėn e njė molle tė bukur e tė shijshme. Gjatė ditės thua njė fjalė tė shėmtuar, gjatė natės gėlltit diēka tė hidhur. Nėse pėrgojon, tė ushqejnė me njė mish tė fėlliqur. Atėherė, fjalėt e bukura e tė shėmtuara qė thua nė gjumin e kėsaj bote do t’i shijosh si fruta nė botėn e tė zgjuarve, qė ėshtė bota e Ahiretit. Dhe nuk duhet tė mendosh se do tė jetė e largėt dita qė do tė ushqehesh me frutat e fjalėve tė tua.”[4] Zakone e sjellje tė tjera tė kėqija, qė kanė kuptime tė pėrafėrta me gijbetin, shprehen me termat “hemz”, “nemime” dhe “lemz”. I pari i kėtyre ėshtė hemzi, qė gjen vend nė titullin e sures 104 tė Kuranit (Humeze). Hemzi ka kuptimin e tė thumbuarit tė dikujt pas krahėve, e tė tallurit, tė fyerit, tė lėndimit tė tij. Lemzi ėshtė kryerja e tė gjitha kėtyre nė sy tė individit nė fjalė, nė prani tė njė publiku tė gjerė. Ndėrsa me nemime kemi tė bėjmė kur tjetri ngacmohet e thumbohet me shprehje tė tėrthorta. Kurani urdhėron qė sjellje tė tilla tė mos ndiqen dhe ata qė i kryejnė tė mos dėgjohen (Kalem, 10-12). Duhet shtuar, gjithashtu, se pėrgojimi ėshtė njė ndėr shkeljet e tė drejtave tė robit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free