www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Dua ose Lutje



























"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. 
All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emre (e emërton nevojën që ke) hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. 
Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emre (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi." 

Kuptimi i saj në gjuhën shqipe"
O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. 
O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! 
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!"


Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.



Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

"Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)


 




I Dërguari i All-llahut(Sal-lAllahu Alejhi Ua Selam) ka thënë: 
"Kush e frenon zemërimin duke patur mundësi që ta realizon atë, e thërret All-llahu Ditën e Kijametit para të gjitha krijesave dhe ia mundëson të zgjedh cilën të dëshiron nga hyritë." [Tirmidhiu]
















------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Lutje Zotit


LUTJE ZOTIT

Zot o Zot o i Madh na fal e na mëshiro
Na ndriqo mendjet e mos na ndëshko
Ne sy kemi por mirë nuk shiqojmë
Po dhe vesh kemi e nuk ndëgjojmë
Dhe zemër kemi por nuk ndijojmë
Kemi edhe mendje e nuk mendojmë
Vet shpirtin tonë ndodh e mohojmë
Flasim e përflasim e s’dimë çka thomë
Edhe veten tonë shpesh e tradhtojmë
Fjalët tua shpesh i keqkuptojmë
Për hir të epshit i keqpërdorojmë
Njeriun e mirë pa shkas e ngacmojnë
Të ligët tiranin për inat ndihmojnë
O Zot na u udhëzo e mos u hidhëro
Na bëj më të mirë e mos na shkatërro
Megjithë mori njerzish që fort mëkatojnë
Jemi shumë o Zot që të adhurojmë
Ne vetëm nga Ti presim e shpresojmë
Veq besimi në ty na bën të mbijetojmë
Po të mos ishe Ti ne s’do t’ishim sotë
Për hir t’qenies Tënde e durojm kët botë
Shpirtbardhët vuajn edhe pikëllohen
Për mizorët që vrasin e nuk turpërohen
Dhe për djallëzitë që na bëjn t’hutohem
Shpirti ynë ngushtohet e zemra na qanë
Beko me t’mira ata që përkrahje s’kanë
Mos na lë të lutem si fëminë pa Nanë
Po s’u kujdes Ti kush na bën dermanë
Për atë që vepron me drejtësi në tokë
Dhimbja e pikëllimi i bëhen shokë
Të ndershmit i ligu budalla i thotë
Vetëm për Ty ulim ballin permbi tokë
Të lutemi me ngashërim veq Ty o Zot

 

 

Dua’aja e së shtunës


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim 


1 'Bismilah',
                      fjala e atyre që kapen fort pas Tij,
                      ligjërimi i atyre që kërkojnë mbrojtjen e Tij!
            Synoj strehim tek Allahu (i tejlartësuar është) nga
                      padrejtësia e zullumqarëve,
                     dinakëria e lakmiqarëve,
                     dhe shtypja e keqbërësve,
            dhe e lavdëroj përtej lavdërimit të lavdëruesve! 

2  O Allah,
            Ti je Ai që nuk ka shok,
                     dhe Mbreti pa u patur bërë sovran;
            askush s’Të kundërvihet dot në vendimin Tënd
                     e askush nuk Të kundërshton në sundimin Tënd! 

3  Të kërkoj ta
            bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
                    shërbëtorin dhe të dërguarin Tënd,
            fymëzomë me falënderim për favoret e Tua
                    që do më çojë te kufiri i skajshëm i kënaqësisë Tënde të mirë,
            ndihmomë me butësinë e vetmisë Tënde që të Të bindem,
                    të kapem fort pas adhurimit Tënd
                    e ta meritoj shpërblimin Tënd,
            mëshiromë,
            pengomë nga mosbindja ndaj Teje
                    për sa kohë të më mbash gjallë,
            më jep sukses në atë që kam dobi
                    për sa kohë të më ruash,
            zgjeroma kraharorin me Librin Tënd,
            lehtësoma barrën përmes recitimit të tij,
            dhuromë shëndet në dinin e shpirtin tim,
            mos m’i shkëput të afërmit intimë,
            dhe plotësoje mirësinë Tënde në ç’më ka mbetur prej jetës,
                    ashtu siç ke treguar mirësi
                    në ç’ka kaluar prej saj!
            O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve! 




Dua’aja e së dielës 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim 


1  Në Emër të Allahut,
          nga i Cili shpresoj veçse begati,
          dhe prej të Cilit druaj veçse drejtësi!
          I mbështetem fjalës së Tij,
                    dhe kapem fort pas litarit të Tij! 

2            Tek Ti e kërkoj mbrojtjen
                     - O Zotërues i faljes dhe kënaqësisë së mirë -
                     nga e gabuara dhe armiqësia,
                     ndryshimet e kohës dhe rishfaqja e pikëllimeve,
                     nga goditja e belave,
                     dhe kalimi i afatit tim
                              para pregatitjes dhe gatishmërisë. 

3            Prej Teje kërkoj udhërrëfim
                     në atë që ka drejtudhëzim e mbarësi. 

4            Nga Ti kërkoj ndihmë
                      në çfarë lidhet me suksesin dhe përgjigjen e favorshme. 

5            Ty Të përgjërohem
                      për rrobën e mirëqenies
                              dhe plotësimin e saj
                      për petkun e shëndetit
                              dhe përhershmërinë e tij.
          Kërkoj strehim tek Ti, o Zoti im,
                              nga cytjet e shejtanëve,
                      dhe mbrojtje tek Sovraniteti Yt
                              nga zullumi i sovranëve.
          Ndaj, pranomi lutjet dhe agjërimet e shkuara
                      e bëma të nesërmen dhe ç’i vijon
                      më të mirë se të tashmen e të sotmen!
          Lartësomë në fisin dhe popullin tim
                     e më mbro në ecjen dhe gjumin tim!
          Se Ti je {Allahu, Mbrojtësi më i Mirë}
                     dhe Ti je {Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}. 

6  O Allah,
          i lirë jam para Teje
                              në këtë ditë timen
                              dhe në të gjitha të dielat që i vijojnë 
                    nga të shoqëruarit e të tjerëve me Ty e nga kufri,
          dhe Ta kushtoj sinqerisht lutjen,
                    tek i drejtohem përgjigjes Tënde. 

7            Ndaj bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
                    më të mirët e krijimit Tënd,
                    thirrësit kah e vërteta Jote,
          lartësomë me lartësimin Tënd,
                    që kurrë nuk i nënshtrohet humbjes,
          më mbro me syrin Tënd,
                    që nuk flë kurrë,
          dhe vulosmi
                    punët duke më shkëputur nga gjithçka veç Teje
                    dhe jetën me falje!
          S’ka dyshim se Ti je Falësi,
                    Gjithmëshiruesi! 




Dua’aja e së hënës 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim


1  Lavdërimi i takon Allahut,
               që s’i lejoi kujt të dëshmonte
                     kur krijoi qiejt dhe tokën,
               e që nuk mori ndihmës
                     kur bëri shpirtrat! 

2  Ai nuk ka shok në Hyjni
              e as mbështetës në Njëshmëri. 

3  Gjuhët heshtin para cakut të përshkrimit Tënd,
              intelektet dështojnë para thelbit të dijes së Tij,
              tiranët gjunjëzohen nga tmerrimi i Tij,
              fytyrat përulen nga frika e Tij, 
              dhe gjithçka e fuqishme
                     shpie tek fuqia e Tij! 

4  Ndaj, për Ty është lavdërimi,
              rishtasi e përsëri, i mirëpeshuar,
                     pareshtur, me rregullsi! 

5  Bekimet e Tija qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pafundësisht,
              përshëndetja e Tij e përhershme, përjetësisht! 

6  O Allah, bëma
              fillimin e kësaj dite drejtësishmëri,
              mesin mbrothësi,
                      dhe fundin sukses!
              Kërkoj strehë tek Ti
                      nga një ditë që e ka nisjen frikë,
                      mesin ankth,
                      e përfundimin dhimbje! 

7  O Allah,
              lus falje nga Ti
                      për çdo betim që jam betuar,
                      çdo premtim që jam premtuar,
                               dhe çdo zotim që jam zotuar
                       e që pastaj s’e kam mbajtur për Ty. 

8       Të kërkoj, për ankesat e shërbëtorëve të Tu ndaj meje:
            Në pastë ndonjë shërbëtor nga shërbëtorët e Tu
                      ose shërbëtore nga shërbëtoret e Tuaja,
            me ndonjë ankesë
                      ndaj meje pasi i kam hyrë në hak në lidhje me
                               veten,
                               namin,
                               pronën,
                               gruan ose fëmijën,
                      fjalë të liga që ia kam thënë në mungesë,
                      ndonjë detyrim mbi të përmes animit,
                               tekës,
                               përbuzjes,
                               zellit,
                               kapardisjes,
                               fanatizmit,
                     qoftë mungues a i pranishëm,
                               i gjallë apo i vdekur,
                     ashtu që dora ime s’ka arritur 
                               dhe aftësia ime ka qenë tepër e ngushtë
                               për t’ia shlyer atij 
                              ose përmbushur detyrimin, 

9               Po Të kërkoj,
                    O Ai që zotëron të gjitha objektet e nevojës
                              - që dhurohen nga vullneti i Tij
                              dhe nxitojnë te dëshira e Tij -
              që ta bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
              ta bësh të kënaqur me mua
                     në mënyrën që do Ti,
              e më jep mëshirë nga Ti!
              Falja s’Të pakon
                     e dhënia s’Të dëmton,
               O Më i Mëshirshmi i Mëshiruesve! 

10  O Allah,
              jepmë në çdo të hënë dy favore nga Ti:
                     lumturinë e të bindurit Ty
                              në fillim të saj
                     dhe favorin e faljes Tënde
                              në mbarim të saj!
              O Ai që është Zot
                     përveç të Cilit askush tjetër nuk i fal mëkatet! 




Dua’aja e së martës 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim


1  Lavdërimi i takon Allahut
           - dhe lavdinë e ka hak, pasi e meriton -
              një lavdërim i bollshëm! 

2  Kërkoj strehim në Atë nga e keqja e nefsit tim,
                        {se pa dyshim, nefsi urdhëron për keq
                       përveç kur Zoti im ka mëshirë}. 

3                 Kërkoj strehim tek Ai nga e keqja e Shejtanit
                      që i shton gjynahe mëkatit tim. 

4                 Kërkoj mbrojtjen me Atë nga çdo tiran i lig,
                      sundimtar i padrejtë,
                      dhe armik zaptues. 

5  O Allah,
               më vendos mes trupave të Tu,
                       sepse {trupat e Tuaja janë ngadhënjimtarët},
               vendosmë në palën Tënde,
                       sepse {pala Jotë është fitimtarja}
              dhe përfshimë me të dashurit e Tu,
                       se për të dashurit e Tu {nuk do të ketë frikë,
                       e as pikëllim}. 

6  O Allah,
             rregullomë drejtë për fenë time,
                      sepse ajo është lidhja ruajtëse e punës sime,
             rregulloma ahiretin tim,
                      se ai është vendi i qëndrimit tim të përhershëm
                      dhe aty i shmangem fqinjësisë së të ligëve!
             Bëma jetën rritje në çdo të mirë
                      dhe vdekjen lehtësim për mua nga çdo e keqe! 

7  O Allah, bekoje
              Muhammedin, Vulën e Profetëve
                      dhe plotësimin e numrit të të dërguarve,
              Pasardhjen e tij të mirë, të kulluar,
                      dhe Sahabët e tij, të dalluar,
              dhe jepmë tri gjëra të martën: 

8         Mos më lër
                      asnjë mëkat pa e falur,
                      asnjë pikëllim pa e larguar,
                      asjë armik pa ma dëbuar!
                Përmes 'bismilahit', më të mirit Emër,
                                 në Emër të Allahut, Zotit të tokës dhe qiellit, 

9                   Kërkoj të largoj çdo gjë të urryeshme,
                                  të parën nga të cilat zemërimin e Tij,
                 dhe synoj të afroj çdo gjë të pëlqyeshmë,
                                  të parën nga të cilat kënaqësinë e Tij! 

10                            Ndaj vulosmë me falje nga Ti,
                                 O Zotërues i mirësisë! 




Dua’aja e së mërkurës 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim


1  Lavdërimi i takon Allahut,
             {që e caktoi natën si petk,
                       e gjumë për çlodhje,
                       kurse ditën për gjallërim}! 

2  Ty Të përket lavdërimi,
              se Ti më ngrite nga gjumi,
                      - që sikur të doje,
                      do ta kishe bërë të përjetshëm -
              një lavdërim të përhershëm që s’do ndërpritet kurrë
                      dhe numrin e të cilit krijesat s’do ta numërojnë dot kurrë! 

3  O Allah,
              Ty Të përket lavdërimi,
              pse Ti ke krijuar e pastaj mirëpjestuar,
                      caktuar dhe urdhëruar,
                      dhënë vdekje e dhuruar jetë,
                      sëmurur e shëruar,
                      çliruar e kapluar,
                      mbizotëruar Arshin dhe përfshirë Mbretërinë! 

4  Të përgjërohem me përgjërimin e atij
             që ndërmjetësimin e ka të dobët,
                      marifetet i janë ndërprerë,
                      afati i është afruar,
                      pritshmërita nga kjo dynja i është tkurrur,
                      nevoja për mëshirën Tënde i është përforcuar,
                      brenga për neglizhencën e tij i është zmadhuar,
                      rrëshqitjet dhe rrëzimet i janë shumuar,
              e që pendimit me sinqeritet (para) fytyrës Tënde i është përkushtuar. 

5  Ndaj bekoje Muhammedin, Vulën e Profetëve,
                     dhe Pasardhësit e tij, të mirët, të kulluarit,
            siguroma ndërmjetësimin e Muhammedit
                     (salallahu ‘alejhi ue alihi)
            e mos më privo nga shoqëria e tyre!
            Vërtet, {Ti je Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}! 

6  O Allah,
            cakto për mua të mërkurën katër gjëra:
            Më nxit
                      të jem i fortë në bindjen ndaj Teje,
                      i gëzuar në adhurimin Tënd,
                      i ethshëm për shpërblimin Tënd e
                      i përmbajtur nga ajo që do ta ma bënte 
                               të detyrueshëm
                               ndëshkimin Tënd të dhimbshëm!
            Ti je i Butë ndaj kujt do Ti! 




Dua’aja e së enjtes 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim


1  Lavdërimi i takon Allahut,
          që e largoi natën e mugët me fuqinë e Tij
                    dhe solli ditën shikimdhënëse me mëshirën e Tij.
          Ai më ka mbështjellë në ndriçimin e saj
                    e ma ka dhënë favorin e saj. 

2  O Allah,
          ashtu siç më ke ruajtur për këtë ditë,
          më ruaj edhe për të ngjashmet,
          bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
          mos më mundo në të dhe në ditët e netët vijuese
                    duke ma lejuar kryerjen e harameve
                    dhe veshjen në mëkate;
          jepma hajrin e saj,
                    hajrin e gjithçkaje në të,
                    dhe hajrin e çdo gjëje më pas;
          dhe largoma të keqen e saj,
                    të keqen e gjithçkaje në të,
                    dhe të keqen e çdo gjëje më pas! 

3  O Allah,
          përmes paktit mbrojtës të Islamit,
                    kërkoj ndërmjetësim me Ty!
          Përmes pacenuëshmërisë së Kur'anit,
                    Të mbështetem Ty!
          Përmes Muhammedit, të zgjedhurit (salallahu ‘alejhi ue alihi)
                    kërkoj ndërmjetësim me Ty!
          Ndaj njihma paktin mbrojtës
                    me të cilin shpresoj se do ndihmohem,
          O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve! 

4  O Allah,
           cakto për mua të enjten pesë gjëra
                    që s’i rrok asgjë veç bujarisë Tënde
                    e s’i mbështet gjë veç favoreve Tuaja:
           shëndet me të cilin të kem fuqinë të Të bindem,
           adhurim me të cilin të mund ta meritoj shpërblimin Tënd të bollshëm,
           të plotë në gjendjen time me rizk hallall,
           e të më sigurosh në vendet e frikës
                              përmes sigurisë Tënde,
                    dhe të më vendosësh në fortesën Tënde
                              ndaj goditjes së halleve dhe brengave!
           Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
                    dhe bëma kërkimin e ndërmjetësimit të tij 
                    frytdhënës në Ditën e Gjykimit!
           S’ka dyshim se {Ti je Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}!




Dua’aja e së premtes 


Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim


1  Gjithë lavdia i takon Allahut,
            të Parit përpara krijimit dhe dhënies së jetës,
                    dhe të Fundit pas asgjësimit të gjithçkaje,
            të Gjithditurit që s’e harron atë që e kujton, 
                    nuk e ul atë që e falënderon, 
                    s’e zhgënjen atë që e përgjëron,
                    dhe s’ia pret shpresën atij që në Të shpreson! 

2  O Allah,
             Të thërras të dëshmosh
                    - e Ti je dëshmues i mjaftë - dhe thërras të dëshmojnë
                    të gjithë engjëjt e Tu,
                    banuesit e qiejve të Tu,
                    mbartësit e Arshit Tënd,
                    pejgamberët e Tu dhe të dërguarit që ke nisur,
                    dhe llojet e ndryshme të krijesave që ke sjellë,
            se dëshmoj 
                    që Ti je Zoti;
                              e nuk ka zot tjetër përveç Teje, të Vetmit,
                              që nuk ka as shok e as të njëjtë,
                              dhe fjala e të Cilit nuk ka të metë,
                                        e as ndonjë ndryshim; 
                    dhe se Muhammedi (salallahu ‘alejhi ue alihi)
                              është shërbëtori dhe i dërguari Yt;
                    ai ua shpalli shërbëtorëve të Tu
                              atë me të cilën e kishe ngarkuar,
                    ai u përpoq për Allahun siç e meriton Ai, 
                    i dha sihariqet e mira për vërtetësinë e shpërblimit,
                    dhe paralajmëroi për vërtetësishmërinë e dënimit. 

3  O Allah,
            forcomë në dinin Tënd
                    për sa kohë të më mbash gjallë,
            {mos ma bëj zemrën të shmanget}
                    pasi {të më kesh udhëzuar},
            {dhe më jep mëshirë nga Ti,
                    se Ti vërtet je Dhënësi}. 
            Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Tij
                    më bëj prej ndjekësve dhe mbështetësve të tij,
                    më mblidh në grupin e tij,
                    e më jep suksesin e
                              faljes së xhumasë,
                              kryerjes së veprave bindëse
                                        që m’i ke bërë të detyrueshme në të,
                              e dhurimin 
                                        që ke ndarë për njerëzit e saj
                                        në Ditën e Shpërblimit!
                    {S’ka dyshim se Ti je Fuqiplotë, I Urtë!} -e plotesuar- Një lutje e përgjithshme O Zot i Madhërueshëm prano prej nesh lutjet me të cilat i drejtohemi madhërisë sate në këtë ditë të bekuar sepse ti je i vetmi që i pranon. O Zot i plotëfuqishëm i lutemi madhërisë sate që të na drejtosh e udhëzosh në të vërtetën në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit,për n'derë të Kur'anit të pa konkurencë për n'derë të muajit të rahmetit,magfiretit,e shpetimit dhe për n'derë te dërguarit tënd Muham-med Mustafasë. Na fal neve o Mëshirues,na fal neve o Bëmirës i përgjithshëm. O Zot i ynë i lutemi madhërisë sate që të na falësh Xhen-netin për hatër të këndimit të Kur'anit të ndershëm dhe për hirë të këtij muaji të lartësuar. Gjithashtu o Zot i plotëfuqishëm të lutemi që të na largosh prej nesh të gjitha të ligat e kësaj dhe asaj bote. O Zot Mëshirues ne besimtarët të bëjmë lutje nga thellësia e zemrave tona në këtë ditë të bekuar që shpërblimet që janë bërë brenda muajit ramadan gjatë leximit të Kur'anit, adhurimeve të natës në unitet,le të adresohen tek shpirti i të dërguarit tonë Muham-med mustafasë tek familja e tijë ,shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë pasuesit e rrugës së vërtet. Gjithashtu O Zot ,le të jenë pjesmarës në shperblimet e Tua të garantuara për muslimanët edhe prindërit tanë vëllezërit tanë,motrat tona,farë e fisi jonë më i gjërë dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Islam. O Zot ynë ndihmoju vëllezërve tanë bonjak ,skamnorë kudo që janë sepse shpresën e vetme tek Ju e kanë. O Zot na bën që ta njohëm të vërtetën si të vertet dhe ta n'djekim ate, e të pavërtetën si të pavërtet dhe të largohemi prej saj. Allah, bëje të dimë se kush jemi ,cka jemi dhe pse jemi në këtë botë. Bëje të dijmë se kjo botë është kaluese n'dersa bota tjetër është e përhershme dhe e pambarueshme.Bëje që sytë tonë të shohën me n'derë veshët tona të dëgjojnë me n'derë gojat tona të flasën me n'derë këmbët tona të ecin me hapa të sigurtë drejtë rrugës së shpëtimit në të cilën rrugë kanë qenë Pejgamberanët ,Evlijatë ,Sulehatë dhe njerëzit e mirë ja Rabbel Aleminë. All-llah ne jemi një popull më i vjetër në Ballkan, kemi deklaruar se jemi shqiptarë musliman, përvec Teje askujt nuk i themi aman. Na ndihmo O All-llah dëshirat tona t'i realizojmë . Shpresojmë në të ardhmen që të bëhet mirë,secili popull por edhe ne te jetojmë të lirë se na është lodhur dora për paqje dhe barazi duke e m'bajtur të shtrirë ,kështu të jetohet vertet është vështirë . All-llah Ti ke dashtë të jetojmë të përzirë, mos lejo që dikush keq të jetoj e dikush mirë, dikush rrob e dikush i lirë. All-llah m'broje popullin tim ata që për kafshatën e gojës bënë emigrim , m'broje nga çdo gjë që me fe është ne kundërshtim dhe prej asaj që ne i themi asimilim. All-llah rininë tonë të cilën e duam pa masë ata janë shpirti jonë,zemra jonë gjaku jonë gëzimi jonë,dëfrimi jonë,pasuria jonë, ardhmëria jonë arsimoj o All-llah dhe bërja fenë Islame që ta mësojnë e asnjëherë që ta mohojnë ose ta qortojnë. All-llah rinisë sonë largova shokët e këqinjë e të pa fe, janë të rezikshëm dhe i bëjnë alkoolist ,janë të shkatëruar dhe i bëjnë të konsumojnë drogë e të bëhen tradhëtarë . All-llah nëse besimin e kemi të dobët na e forco, nëse kemi humbur rrugën na drejto , nëse mëkate kemi shumë mos na qorto , nëse nuk dijmë na meso ,nëse harojmë na kujto ,nëse jemi të hidhëruar na pajto , nëse jemi larguar na ofro ,nëse zemrat tona janë bërë gurr na butëso ,nëse jemi pakic na shumëzo ,nëse sëmuremi na shëro ,nëse vdesim na mëshiro dhe me ne gjithnjë qëndro. Qëndro kur varri ynë do shkatrohet ,kur emri ynë do harohet , kur trupi ynë në dhe do shëndrohet ,kur një ditë përpara Teje o All-llah do të qëndrohet kur njerëzit e mirë do të gëzohen e të këqinjët kanë të dëshprohen. Për fund O Zot ,te Ti kemi një lutje më të përgjithshme që injorantët për fenë e tyre që fare pak e njohën t'i drejtosh e udhëzosh që në ditë gjykimi bashkë me ne t'i takosh Jemi Ummeti i Muhamedit a.s dhe nën hijen e n'dërmjetësimit të tij me Xhennetul Firdausin të na gradosh. O Mëshirues i mëshiruesve shprehim dëshirat tona që Muhammedin a.s bashkë me Ummetin e tij ta shpërbleni me shpërblimet me të ç'muara që gjinden tek Madhëria Yte. E kur të ndahemi për së fundi nga Qabeja e n'deruar në tavafin e lamtumirës le ta lusim All--llahun xh.sh që përsëri të vizitojmë vendin ku ka jetuar e vepruar Muhammed Mustafaja salavatull-llahi teala alejhi.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free