www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Optimizmi

Fjala arabe “rexha” (shpresė) ka kuptimin e tė besuarit tė plotė nė faljen, bujarinė, mirėsinė, fisnikėrinė, mėshirėn dhe madhėshtinė e Allahut. Antonimi i saj ėshtė “je’s” dhe shpreh mungesė tė shpresės. Shpresa ėshtė afria qė ndien zemra kundrejt diēkaje qė do tė ndodhė nė tė ardhmen dhe pėr tė cilėn ushqehet dėshirė qė tė ndodhė. Nga ana tjetėr, frika, megjithėse ėshtė e lidhur me tė ardhmen, nuk ka tė bėjė me frikėn dhe me diēka qė shpresohet tė ndodhė nė njė tė ardhme. Jeta e zemrės vijon pėrmes shpresės. Pra, zemra rron me shpresė. Shpresa ėshtė besim me plot dėlirėsi e pastėrti i njeriut nė bujarinė e Allahut. Ai, me gjuhėn e Profetit qė e dėrgoi si mėshirė pėr botėt, na e bėn kėshtu tė njohur bujarinė e Vet: “O robi im! Pėr sa kohė qė mė adhuron Mua, qė ke shpresė tek Unė dhe nuk mė shoqėron kurrfarė ortaku nė adhurim, Unė t’i fal gabimet dhe mėkatet. Edhe nė mė ardhsh me gabime e mėkate plot sa krejt toka, Unė tė pres me falje nė po ato pėrmasa, tregoj mėshirė dhe nuk shqetėsohem.”[1] Allahu (xh.xh.) thotė se nė jetėn e besimtarit nuk ka vend pėr mungesė shprese: “Ty tė dhamė sihariqin e sė vėrtetės, mos u bėj ndėr tė pashpresėt”, thanė. Dhe ai tha: “Pėrveē tė zvetėnuarve, kush tjetėr e pret shpresėn nga mėshira e Zotit?” (Hixhr, 55-56) “Thuaj: O robėrit e Mi, qė veten e keni ngarkuar me plot gabime! Mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse Allahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai fal shumė dhe ėshtė i Mėshirshėm!” (Zumer, 53) “Ėshtė Ai qė e lėshon shiun pasi ata i kanė humbur shpresat; dhe Ai shtrin mėshirėn e vet. Ai ėshtė Mbikėqyrėsi, i Lėvduari.” (Shura, 28) Fakti se Allahu ėshtė i mėshirshėm e i dhembshur, pėrbėn pėr besimtarin burimin mė themelor tė shpresės. Nė Kuran, besmeleja pėrmendet 114 herė. Ajo qė shprehet nėpėrmjet besmelesė ėshtė “Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit”. Veē kėsaj, Kurani e vlerėson qenien i pashpresė si njė lloj dhune qė njeriu e ushtron ndaj vetvetes (Zumer, 53). Natyrisht, te njeriu nuk ekziston vetėm ndjenja e shpresės. Tek ai gjenden edhe frika e mungesa e shpresės dhe shpesh njeriu zhytet nė vorbullėn e tė qenit i pashpresė. Pėr kėtė arsye, nė mėnyrė qė njeriu tė mos mbetet nė shtjellat e brendshme shpirtėrore e mendore, para sė gjithash ėshtė e nevojshme qė tė zotėrojė njė besim tė qėndrueshėm, njė dorėzim e nėnshtrim tė plotė ndaj Zotit. Pra, besimi (akide), nėnshtrimi (teslim) dhe mbėshtetja te Zoti (tevekkul) balancojnė ndjenjat e mungesės sė shpresės te besimtari dhe e vendosin atė mbi baza tė shėndosha. Shpresa ka tė bėjė me zbulimin prej njeriut tė shpirtit tė vet dhe me perceptimin e pushtetit qė ai zotėron. Me kėtė perceptim, njeriu kalon nė marrėdhėnie me Pushtetin e Pafundėm pėrtej kozmosit dhe me tė ia del qė tė mbėrrijė njė forcė qė i mjafton pėr gjithēka. Nė sajė tė gjithė kėsaj, grimca diellore, pika e ujit, ēdo pjesė e sė tėrės kthehet nė njė frymė tė gjithėsisė. Profeti Adem (paqja qoftė mbi tė!), nė njė kohė kur qielli iu err, vullneti iu thye dhe shpirti i erdhi nė buzė, u shkund me shpresė, tha: “I bėra keq vetes sime” (Araf, 23) dhe shpėtoi. Ndėrsa Shejtani, mungesėn e shpresės, gjakun e qelbin qė i rridhte prej shpirti i mbajti e i shllapuriti brenda vetes dhe sė fundi u mbyt nė to. Ēdo ushtar i shpirtit ka dalė nė rrugė me njė pishtar prej shprese, ka kapėrcyer me tė tufanet, ka luftuar me furtunat e ėshtė pėrleshur me dallgėt. Te dikush shpresa ėshtė kthyer nė njė syth nga tė Xhudit, te dikush tjetėr nė vreshta nga tė Iremit, te dikush nė njė Jethrib qė bėhet Medinė. Nė kėtė luginė, ēdo hero i shpresės ėshtė bėrė njėkohėsisht i dashur i lartėsisė sė tė Vėrtetės e flamur i njerėzisė. Njė skllav prej fisesh berbere qė ndizet prej shpresės e vullnetit, u ka sjellė njė famė tė re kolonave tė Herkulit dhe ėshtė kthyer nė heroin legjendar tė vendeve tė pėrtejdetit; njė komandant djalosh qė vetėtin shpresė ka lozur me epokat dhe ka mbėrritur nė lartėsi tė tilla qė pakkush nė historinė e njerėzimit i ka cekur. Veē kėsaj, nė njė epokė kur gjithēka kishte marrė fund, kur trupi i kombit ishte pėrkulur, kur krenaria ishte thyer, vėrehet se si shpresa merr njė trajtė legjendare qė, sipas shkallės sė besimit, ai qė e shtie nė dorė, mund tė sfidojė gjithėsinė; edhe nė iu prefshin krahėt e nė iu prishtė fluturimi, ai vazhdon rrugėn pa mė tė voglėn mėdyshje; nė skamje, duke shpėrfaqur dukje e fisnikėri kamjeje e begatie, u bėhet jetė shpirtrave tė vdekur. Me shpresė, pėrshkohen udhėt e gjata; me shpresė, kapėrcehen lumenj gjaku e qelbi dhe veē me shpresė mbėrrihet nė paqe e qetėsi. Ata qė janė mposhtur nė botėn e shpresės, edhe nė praktikė mund tė thuhet se janė mposhtur. Sa e sa burra ka qė janė vėnė nė udhė plot guxim e menēuri, por qė pėr shkak tė dobėsisė sė besimit e tė shpresės, kanė mbetur nė mes tė rrugės. Njė tėrmet i lehtė a njė furtunė kalimtare t’u mbėrrijė, apo njė pėrmbytje qė vjen e ikėn, i merr me vete edhe forcėn, edhe vullnetin. Po ashtu, ėshtė e dhimbshme gjendja e atyre qė, pasi e kanė lidhur veten me shpresėn, mė vonė kanė rėnė e janė mbytur nė kėnetėn e mungesės sė shpresės. Njė shpirt i dashuruar me ngjyrėn qė nuk zbehet, me dritėn qė nuk shuhet e diellin qė nuk perėndon (Enam, 76-79), shndrit nė agullimin e mėngjesit nė njė ditė shumėngjyrėshe porsi kopshtet e Parajsės. Tek tė tillėt rendin diejt nė horizonte qė nuk njohin errėsirė, ndėrsa stinėt qė kėmbehen, porsi mahshere panoramash tė larmishme e tė magjishme, ndjekin paprerė njėra-tjetrėn. Apo secili si njė pemė madhėshtore, me shtatin hedhur drejt qiellit e me rrėnjė pas rrėnjėsh zbritur nė thellėsitė e tokės, nuk ndikohen aspak as prej rreptėsisė sė borės e tė breshrit, as prej uturimės sė tufanit e tė furtunės. Kėto ditė tė lidhura me pėrjetėsinė e tė mbushura plot me shpresė, si nė verė e nė vapė, si nė tė ftohtė e nė dimėr, mbushin shportat plot fruta dhe vėnė, kėshtu, nė vend atė ēka pritet prej njė tė tillė peme madhėshtore. Ne, si njė njerėzim i tėrė, qė mbahet e nuk ligėshtohet, qė qėndron e nuk thyhet dhe qė nuk e humbet kurrė shpresėn, kemi nevojė pėr udhėrrėfyes siē kemi nevojė pėr bukė, pėr ujė e pėr ajėr. Ndėrsa me ata qė e nisin udhėn plot zell dhe pasi nuk e gjejnė atė qė presin e dėshirojnė, ose bien nė honin e mungesės sė shpresės, ose nisin tė ankohen pėr Krijuesin, janė milje e milje larg nesh dhe ne jemi milje e milje larg tyre. Baraspesha mes optimizmit dhe pesimizmit. Nė tė emėr tė vazhdimėsisė sė besimit e tė idealizmit, ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėto ndjenja tė pėrfaqėsohen nė masėn dhe nė drejtimin e duhur. Pasi besimi ėshtė tjetėr gjė, arritja e ekuilibrit nė besim ėshtė tjetėr gjė dhe kthimi i atij ekuilibri nė njė baraspeshė tė pėrhershme ėshtė tjetėr gjė. Sė pari, Feja jonė na kėshillon rrugėn e mesme nė ēdo kohė e nė ēdo vend. Zoti i Madhėruar urdhėron e thotė: “Unė ju kam bėrė njė bashkėsi tė sė mesmes…” (Bekare, 143) Kjo shpreh nevojėn e pėrfaqėsimit tė njė bashkėsie qė t’u qėndrojė sa mė larg qė tė jetė e mundur tė gjitha ekstremeve dhe qė edhe nė drejtim tė mendjes, edhe tė ndjenjave, edhe tė shpirtit, tė pėrfaqėsojė tė moderuarėn. Kėshtu, nė duatė e ibadetet qė kryejmė, duke thėnė mė e pakta dyzet herė nė ditė “Na udhėzo nė rrugėn e drejtė!” (Fatiha, 6), dėshirojmė prej Zotit tė na mbajė nė atė rrugė. Pėr mė tepėr, jetojmė nė njė kohė kur ekstremet shpėrfaqen kudo e nė shkallėn mė tė tepruar. Veēanėrisht nė njė kohė tė tillė, pa gėzuar ndihmėn e Allahut, ėshtė krejt e pamundur qė tė jetojmė nė tė drejtėn. Nė ditėt tona, gjithashtu, ėshtė e mundur tė bėhet fjalė pėr mungesėn e baraspeshės qė vėrehet nė ēėshtjen e marrėdhėnies frikė-shpresė. Shumica e njerėzve qė janė nė pozitėn e udhėrrėfyesit pėr njerėzit, duke i vėnė kėta tė fundit vetėm pėrballė Parajsės dhe Ferrit, nė kėto ēėshtje i shtyjnė njerėzit ose nė mungesė tė plotė shprese, ose nė vetėbesim tė tepruar. Ndėrsa njeriu, nga njėra anė, duhet tė sillet me kujdes shumė tė madh pėr tė kryer mė sė miri veprat e veta dhe, nga ana tjetėr, duhet tė ruajė vetėdijen se asnjėherė nuk do tė jetė nė gjendje ta falėnderojė e lėvdojė sa ē’duhet Zotin e Lartėsuar pėr tė mirat qė i ka dhuruar dhe se asnjėherė nuk do tė jetė nė gjendje tė shpėtojė vetėm nė sajė tė veprave tė veta. Profeti ynė ka thėnė: “Askush nuk shpėton dot me veprėn e vet.” Kur sahabėt e pyetėn: “As ti, o i Dėrguar i Allahut?”, ai u pėrgjigj: “Po… Po tė mos jetė pėr mirėsinė dhe bekimin e Allahut, as unė nuk shpėtoj dot.”[2] Pėr kėtė arsye, mendime si: “E ē’mėkate kam unė? Pėrkundrazi, unė nė kėtė moshė kam besuar, kam falur namaz, kam agjėruar… Atėherė Allahu mua nuk mė dėnon”, janė shprehje e njė kryelartėsie e mungese respekti ndaj Allahut. Nga ana tjetėr, edhe tė mendosh mė tė keqen pėr veten duke rėnė nė mungesė shprese e duke rėnė nė mendime si: “S’ka shpresė pėr mua! Fundja deri mė sot nuk kam bėrė kurrfarė tė mire. Sido qė tė jetė, do tė shkoj nė ferr, prandaj edhe nuk ia vlen tė pėrpiqem mė kot!”, pėrbėn njė mungesė respekti mė vete, njė shprehje kryelartėsie mė vete. Kėshtu, pėr tė ruajtur baraspeshėn, nuk mjafton vetėm qė tė besojmė. Nė kėtė ēėshtje, drejtimi i duhur nė adhurimin ndaj Allahut mund tė arrihet vetėm nėse njohim shprehjet e sakta nė lidhje me besimin dhe nėse i vėmė nė zbatim ato. Pėrndryshe, pėrcaktimi i drejtimit tė duhur si nė ndjenja e mendime, ashtu edhe nė zgjidhjen e problemeve dhe nė arritjen e sė drejtės mbetet shumė i vėshtirė. [3]
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free