www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

RENDESIA QE I KA DHEN PROFETI YN AGJERIMIT

Agjėrimin neve na e ka pėrshkruar dhe na e ka trajtuar me tė gjitha hollėsitė i Dėrguari i Allahut. Kėtu do tė pėrpiqemi tė pėrcjellim nja dy fjalė tė bekuara tė tė Dėrguarit tė Allahut lidhur me rėndėsinė e agjėrimit, qė na kanė arritur neve. Sipas rrėfimit tė Ebu Hurejres (r.a.), i Dėrguari i Allahut (s.a.s.) ka thėnė: “Allahu ka urdhėruar kėshtu: “Ēdo akt i njeriut ėshtė pėr vetė atė, me pėrjashtim tė agjėrimit. Shpėrblimin e agjėrimit e jap unė, sepse njeriu i braktis ngrėnien dhe dėshirat trupore vetėm pėr mua. Pėr agjėruesin ka dy ēaste tė gėzuara. Njėri, kur ha iftarin dhe i dyti, kur bashkohet me Zotin. Kundėrmimi i gojės sė agjėruesit ėshtė pranė Allahut mė i kėndshėm se aroma e parfumit!”27 Po, me kėto ndjenja duhet kryer agjėrimi! Kundėrmimi i gojės sė atij qė mban agjėrim buron nga uria. Fakti qė ditėn e kiametit, nė lartėsinė e Zotit, ky kundėrmim do tė jetė mė i ėmbėl, mė i kėndshėm e mė i pastėr se ai e qelibarit dhe e parfumit tė myshkut, ėshtė shprehur nga vetė njeriu mė fjalėdrejtė, Profeti ynė. Janė disa aroma tė cilat u pėlqejnė engjėjve qė janė shpirtra tė pastėr, ndėrsa janė duke kryer detyrėn e adhurimit ndaj Allahut. Atyre u pėlqejnė aromat e kėndshme, nga aroma e trėndafilit te e luleve tė tjera, nga aroma e qelibarit te e myshkut. Nė botėrat qė ne nuk mundemi t’i shohim me sytė e kėsaj bote, aromat e mira janė si ēelėsat qė hapin thesaret e fshehta. Edhe kundėrmimi i gojės sė atij qė mban agjėrim ėshtė njėra nga kėto. Kjo ėshtė kėshtu ngaqė agjėrimi ėshtė njė adhurim me pėrmasa ndėrlidhėse mes Allahut dhe robit. Me kėtė aspekt tė tij, agjėrimi duhet trajtuar brenda thellėsisė sė tij kuptimore, jo thjesht pėr nga kundėrmimi i gojės. Nė njė tjetėr hadith, tė pėrcjellė nga Ebu Hurejre, Profeti ka thėnė: “Ēdo gjė ka zekatin e vet. Zekati i kurmit ėshtė mbajtja e agjėrimit. Mbajtja e agjėrimit ėshtė gjysma e durimit!”28 Kurse nė njė vend tjetėr, Profeti ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė gjysma e durimit, kurse pastėrtia, gjysma e besimit.”29 Tė durosh pėr ta bartur nė shpinė pėrgjegjėsinė e adhurimit qė ta ka ngarkuar Allahu, tė mos lėkundesh pėrballė gjėrave tė ardhura prej Tij, tė mos largohesh nga porta e Tij, ta mbrosh veten e t’i shtrėngosh dhėmbėt, etj. pėrbėjnė gjysmėn e besimit. Kurse agjėrimi ėshtė gjysma e durimit, sepse gjysma tjetėr e durimit ėshtė shpėrndarė nė gjėra tė tjera. Te agjėrimi, nga njė aspekt i tij qė ėshtė ndėrprerja e epsheve frymore (egoistike), ka durim ndaj mėkateve, kurse nga njė aspekt tjetėr i tij qė ėshtė pėrballimi i urisė dhe etjes (veēanėrisht nė mot tė nxehtė), ka durim ndaj adhurimit. Kėshtu, agjėrimi pėrbėn njė tė katėrtėn e fesė, pra njėrin prej katėr adhurimeve: namaz, agjėrim, zekat dhe haxh, qė janė katėr baza tė mėdha e tė rėndėsishme. Dhe siē e bėmė tė ditur mė sipėr, te agjėrimi ka durim edhe nė pėrballimin e adhurimit, edhe nė pėrballimin dhe frenimin e kėrkesave dhe dėshirave, ndjenjave epshore dhe tekave njerėzore. Ēdo punė e bėrė pėr hir tė Allahut ka, patjetėr, mirėsinė (sevabin) e vet. As qė mund tė mendohet se njė punė e bėrė pėr hir tė Allahut mbetet pa shpėrblim! Por kur vjen fjala pėr agjėrimin, shpėrblimi i tij ėshtė i pakrahasueshėm. Ebu Umame (r.a.) thotė kėshtu: “I kėrkova tė Dėrguarit tė Allahut tė mė thotė njė punė tė domosdoshme pėr ta bėrė. Ai mė tha: “Mbaj agjėrim, sepse ai s’ka tė krahasuar!” Ia pėrsėrita kėrkesėn pėr tė dytėn herė tė Dėrguarit tė Allahut. Dhe ai mė tha pėr tė dytėn herė: “Mbaj agjėrim, sepse ai s’ka tė krahasuar!” Por unė ia pėrsėrita edhe njė herė tjetėr kėrkesėn dhe ai mė dha pėr tė tretėn herė tė njėjtėn pėrgjigje: “Mbaj agjėrim, sepse ai s’ka tė krahasuar!”30 Nė njė hadith tjetėr, pėrsėri mbi agjėrimin, Profeti ka thėnė kėshtu: “Te Allahu nuk ka adhurim tjetėr qė tė ketė shpėrblim sa agjėrimi!”31 Kurse nė raste tė tjera ka thėnė: “Cilin ushqim apo pije qė ia dėshiron njeriut vetja, t’ia pengojė agjėrimi, Zoti ia shpėrblen njeriut nė xhenet nga frutat dhe burimet e xhenetit!”32 “Nė xhenet ėshtė njė portė nga hyjnė vetėm ata qė mbajnė agjėrim!”33 “Po qe se ai qė agjėron, e siguron ushqimin e vet nga gjėrat hallall, nuk i kėrkohet llogari nė jetėn e pasme (ahiret)!”34 “Gjumi i agjėruesit vlerėsohet si adhurim, kurse heshtja, si tesbih (madhėrim i Zotit). Mirėsive dhe adhurimeve tė tij u jepet shpėrblim shumėfish. Allahu ia pranon lutjet dhe ia fal mėkatet!”35 Ditėn e kiametit, agjėrimi do tė bėjė shefaat, domethėnė, do tė ndėrhyjė pėr faljen e agjėruesit duke iu lutur Zotit: “O Zot! Unė e pengova atė ditėn nga ushqimi dhe kėnaqėsitė, prandaj pranoma ndėrhyrjen pėr tė!” Dhe Zoti do t’ia pranojė agjėrimit kėtė lutje dhe do t’i japė leje pėr tė ndėrhyrė nė tė mirė tė agjėruesit!”36 Agjėrimi ėshtė njėri nga kushtet e Islamit. Si pėr tė gjitha adhurimet, edhe agjėrimin, muslimanėt e mbajnė pa menduar pėr dobitė e tij. Zoti na e thotė kėtė kėshtu nė Kur’an: “Unė i krijova xhindet dhe njerėzit vetėm pėr tė mė adhuruar mua!”37 Pra, qėllimi i ekzistencės sė njeriut ėshtė tė bėjė adhurim. Shpėrblimi i adhurimeve pritet nga Allahu. Fryti i adhurimeve ėshtė shpirtėror, pra dobia e tyre do tė shihet nė jetėn e pasme (ahiret). Dobitė materiale qė sjellin me vete disa adhurime, kurrsesi s’mund tė jenė shkaqe dhe qėllime tė atyre adhurimeve. Ndėrkaq, po tė mbahet parasysh se veprimet pėr tė cilat ka urdhra hyjnorė qė tė kryhen, janė gjėra tė dobishme pėr njerėzit, kurse veprimet pėr tė cilat ka urdhra hyjnorė qė tė mos kryhen ose, e thėnė ndryshe, tė cilat pėrbėjnė ndalime hyjnore, janė tė dėmshme pėr njerėzit, pra, po tė mbahet parasysh kjo, mund tė thuhet se mendimi dhe hulumtimi i urtėsive tė urdhrave dhe ndalimeve hyjnore ėshtė njė faktor qė e forcon besimin. Fundja, dobitė dhe interesat qė na vijnė pa i menduar fare pasi t’i kemi kryer adhurimet, janė domosdoshmėri e urtėsisė sė Allahut qė ėshtė Hakim, i Urtė! Nė propozimet e Tij pėr ne fshihen shumė e shumė urtėsi. Ashtu si pėr namazin, zekatin dhe haxhin, dobitė qė i pėrfton njeriut nė kėtė botė, edhe pėr agjėrimin duhen vlerėsuar gjithmonė nga kjo perspektivė.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free