www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Miresia dhe etika e te folurit

Nė tė vėrtetė, gjuha ėshtė njė organ, qė ka njė vlerė tė madhe e tė paēmueshme. Sidoqoftė, kur njė gjymtyrė e tillė e bekuar keqpėrdoret, ajo kthehet nė njė mjet tė dėmshėm qė e ēon njeriun nė rrėnim e fatkeqėsi dhe qė i shkatėrron atij jetėn. Gjuha ėshtė ajo, me tė cilėn njeriu pėrkujton e madhėron Zotin e Gjithėfuqishėm. Tė urdhėruarit pėr mirė dhe tė ndalurit prej sė keqes realizohet nėpėrmjet gjuhės. Njeriu, me gjuhėn e tij, kėndon librin dhe interpretimin e gjithėsisė, tė ardhur prej pėrjetėsisė, Kuranin; lexon kuptimet e vargjeve dhe ua shpjegon ato tė tjerėve. Nganjėherė, njė njeri qė nuk beson, pėrmes tė shprehurit dhe tė ligjėruarit, kthehet nė besim… Nė kėtė mėnyrė, njeriu kryen punė mė tė mira se gjithēka mbi tė cilėn lind e perėndon dielli dhe nėpėrmjet gjuhės mbėrrin nė mė tė lartat kopshte tė Parajsės dhe ngre fronin e vet nė majėn e besnikėrisė hyjnore. Por po ajo gjuhė mund t’i pėrgatisė njeriut edhe rrėnimin. Gjuha ėshtė mjet pėr tė gjithė mohimin e fyerjen. Ata qė, me gjuhė shajnė e fyejnė Allahun dhe tė Dėrguarin e tij famėlartė, pikėrisht me gjuhė po kryejnė njė mėkat tė fėlliqur. Gėnjeshtra, pėrgojimi, shpifja gjithmonė shprehen prej gjuhės dhe njeriu pėr shkak tė gjuhės bie nė honin e mashtrimit tė Musejlemes. E pra, i Dėrguari i Allahut thotė vetėm njė fjalė dhe tėrheq vėmendjen vetėm te njė organ… E pra, tek kjo fjalė e vetme gjenden tė ruajtura qindra e qindra tė vėrteta tė pashprehura dhe ēėshtje ndaj tė cilave ne tregojmė fare pak vėmendje. “Pėrdoreni gojėn brenda kufijve tė sė lejueshmes, qė unė t’ju premtoj Parajsėn”, thotė Profeti. Kjo nuk do tė thotė: “Mbylleni gojėn dhe tėrhiquni e uluni nė njė qoshe”, por ka kuptimin qė ta pėrdorim siē duhet. I Dėrguari i Allahut nuk e shqipton emrin e organit intim… nė vend tė tij, shprehet duke thėnė “atė qė ka mes kėmbėve”. Kjo ėshtė shprehje e letrarėsisė sė tė folurit tė Tij. Ai edhe duke shprehur gjėra qė pėr ne janė krejt tė natyrshme e tė zakonshme, flet me njė etikė aq tė thellė e aq tė veēantė, saqė edhe atė ēka pėr shumė prej nesh mund tė duket e padenjė, ia del ta kthejė nė njė tablo tė kėndshme pėr sytė e shumė njerėzve njėkohėsisht. Ai ishte njė njeri i pajisur me bukuritė e moralit, tė karakterit e tė natyrės sė mirė. Duke dashur tė pėrmendė njė organ, pėrmendja e tė cilit mes njerėzve shihet si e turpshme, i Dėrguari i Allahut pėrdor shprehjen nėnkuptuese “atė qė ka mes kėmbėve”. Ajo ēka kemi mes kėmbėve ėshtė njė organ shumė i rėndėsishėm. Vijueshmėria e gjinisė njerėzore sigurohet nė atė rrugė, por edhe zinaja e tradhtia bashkėshortore, shthurja e gjinisė njerėzore, ndodhin po nė atė rrugė. Me keqpėrdorimin e organit nė fjalė, brezat trazohen me njėri-tjetrin dhe vlerat qė ēdo sistem ligjor duhet t’i mbrojė, pėr kėtė arsye, rrėnohen e zhduken. Si do tė njihen atėsia? Kujt do t’i lihen trashėgima? Kush do tė ketė tė drejtė tė kėrkojė diēka prej dikujt? Si do tė mbrohet familja? Si do tė mbahet nė kėmbė kombi? Kėto ēėshtje dhe tė tjera si kėto janė tė lidhura vetėm me ndershmėrinė dhe dėlirėsinė. Njerėzit e ndershėm dhe shoqėritė qė lindin prej kėtyre njerėzve i vazhdojnė strukturat e brendshme gjer nė Ditėn e Gjykimit; ndėrsa individėt dhe kombet qė zhyten nė llumin e imoralitetit nuk shkojnė dot qoftė edhe pėrtej njė brezi. Nė thelb, sikurse nė ēdo ēėshtje, edhe nė kėtė ēėshtje hapėsira e sė lejuarės ėshtė e gjerė dhe plotėsisht e mjaftueshme. Nuk ka aspak nevojė tė hyhet nė tė palejuarėn. Dėshirat njerėzore mund tė gjejnė fare mirė pėrmbushje brenda sferės sė tė lejuarės. Kėrkimi prej njeriut i rrugės sė hallallit nė kėtė drejtim e bėn atė qė tė fitojė njė sevap nė shkallėn e vaxhibit. Kur i Dėrguari i Allahut ua sqaroi kėtė ēėshtje sahabėve tė tij, ata pyetėn me habi se si ishte e mundur kjo. I Dėrguari i Allahut (paqja qoftė mbi tė!) u dha kėtė pėrgjigje: “Nėse nuk do tė ishte nė rrugė tė hallallit, a nuk do tė ishte e ndaluar?”[1] E pra, shmangia e sė ndaluarės ėshtė vaxhib. Kėshtu qė angazhimi nė rrugėn e hallallit i siguron njeriut sevap nė shkallėn e vaxhibit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free