www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

nje jet pas lindjes?

A mund tė ketė diē tė tillė? Ky tregim bėn fjalė pėr tri bebe, trinjakė, tė cilėt gjenden nė barkun e nėnės. Njė pėrfytyrim qesharak, porse qė tė bėn tė mendosh thellė pėr ekzistencėn. Ke besuar ti se ka jetė pas lindjes? Po qe se ndokush do tė ta bėnte kėtė pyetje nė barkun e nėnės, si do tė pėrgjigjeshe?! Na ishin tri bebe, trinjakė, njėri prej tyre ishte besimtari i vogėl, tjetri dyshuesi i vogėl, kurse i treti ishte jobesimtari i vogėl. Dyshuesi: A besoni ju se pas lindjes ka jetė? Jobesimtari: Marrėzi, kjo gjė ėshtė e pamundur! Si mund tė duket njė jetė pas lindjes?! Besimtari: As unė nuk e di nė mėnyrė tė sigurt, mirėpo gjithsesi jeta pas lindjes do tė jetė shumė mė e ndritshme. Madje, ndoshta do tė mund tė ecim pėrreth dhe tė ushqehemi me gojėt tona. Jobesimtari: Absurditet! Si mund tė ecim pėrreth?! Pastaj, tė hamė me gojėt tona, ē’ėshtė kjo ide qesharake?! Ne ushqehemi nėpėrmjet kėrthizės! Pos tjerash, ėshtė e pamundur qė tė ketė jetė pas lindjes, sepse kėrthiza qysh tashmė ėshtė shumė e shkurtėr. Besimtari: Kjo gjė ėshtė e mundur. Vetėm se do tė jetė pak mė ndryshe. Jobesimtari: Askush nuk ėshtė kthyer pas lindjes. Me lindje pėrfundon jeta. Kjo jetė ėshtė vetėm njė mundim dhe errėsirė. Besimtari: Edhe pse nuk e di sigurt se si do tė duket jeta pas lindjes, jam i bindur se atėherė do tė mund ta shohim nėnėn tonė. Jobesimtari: Nėnėn?! Ti beson se ka njė nėnė? Pa mė thuaj, ku ėshtė ajo? Besimtari: Ėshtė kėtu, kudo rreth nesh. Ne jetojmė brenda saj dhe nėpėrmjet saj. Po tė mos ishte ajo, as ne nuk do tė ekzistonim. Jobesimtari: Mjaft mė, tė lutem! Asnjėherė nuk kam vėnė re se ekziston ndonjė nėnė, pra ajo nuk ekziston. Besimtari: Nganjėherė, kur jemi tėrėsisht tė qetė mund ta dėgjosh duke kėnduar... ose mund ta ndiesh duke pėrkėdhelur botėn tonė. Unė, gjithsesi besoj se jeta jonė e vėrtetė fillon nga ai moment...
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free