www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Miresjellja

Mirėsjellja ka kuptimin qė tė tregosh butėsi, ėmbėlsi, fisnikėri, edukatė, kujdes dhe etikė nė sjellje si tė folurit, tė ecurit, tė ulurit. Ndėrsa e kundėrta e saj janė sjelljet e rėnda, tė ashpra, tė vrazhda. Nė botėn e sotme, kur marrėdhėniet mes njerėzve kanė marrė formė tė vrazhdė e tė ashpėr, kur shpirti ėshtė dėnuar me vetminė dhe materia sundon nė gjithēka, qė prej fjalorit tonė e gjer nė modelet e sjelljeve tona, kur vendimet merren tė mbėshtetura mbi paragjykime, me logjikė bardhezi e krejt pa nuanca, ėshtė e lehtė tė kuptohet se sa e rėndėsishme ėshtė tė flasėsh pėr mirėsjelljen dhe fisnikėrinė. Sa kaotike ėshtė njė jetė shoqėrore si kjo, ku koncepti i vlerės shihet paralel me rrobėn dhe markėn qė kemi nė zotėrim, ku pėrdorimi i fjalėve shkon nė kuadrin e logjikės sė grindjes dhe ato mbruhen me zhargon, ku kuptimi i marrėdhėnieve njerėzore, i forcės, i pushtetit, i statusit dhe i pėrfitimit ėshtė kaq i cekėt. Etika dhe mirėsjellja janė dy shkallė themelore qė pėrbėjnė njė bar ēudibėrės pėr tė zhvilluar marrėdhėniet mes njerėzve, pėr t’i bėrė njerėzit qė tė afrohen e ta duan njėri-tjetrin dhe pėr tė krijuar njė shoqėri me dashuri e baraspeshė, mungesa e sė cilės ndihet kaq shumė. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė), me mirėsjelljen e tij, ėshtė njė shembull pėr njerėzimin. Mirėsjellja e tij e pashoqe rrėfehet kėshtu: Kur dikush e pyeste pėr diēka, Ai e dėgjonte me vėmendje tė thellė dhe gjersa i interesuari tė largohej, Ai nuk largohej dhe nuk e linte vetėm. Kur dikush i shtrėngonte dorėn pėr ta pėrshėndetur ose kur i zgjaste dorėn, Ai ia mbante dorėn plot respekt, pa e lėshuar, derisa tjetri ta tėrhiqte vetė. Nuk i shtrinte kėmbėt mes shokėve tė vet. Kur takonte dikė, e pėrshėndeste Ai vetė i pari. Ata qė i vinin pėr vizitė i mirėpriste, u shtronte rrobėn e vet qė tė uleshin. Nganjėherė u jepte mysafirėve jastėkun ku ulej vetė dhe u bėnte shenjė qė tė uleshin, ndėrsa vetė ulej nė vend tė zbrazur, pa jastėk. Sahabėve tė vet u vinte epitete tė bukura, i thėrriste me emra qė atyre u bėnin nder dhe u pėlqenin. Kurrkujt nuk ia priste fjalėn dhe nuk ia linte tė folurit nė mes. Kurrė nuk ka goditur kurrkėnd, as ndonjė shėrbėtor, as ndonjė prej njerėzve tė shtėpisė. Sipas shprehjes sė Enesit (r.a.), ai s’ka prekur kėnd as me majėn e gishtit. Kur zemėrohej, kurrė nuk ka ndodhur qė tė godiste me grusht ndonjė send tė fortė. Njė mirėsjellje e tillė u ndoq nga myslimanėt, me nė krye ithtarėt e tasavvufit, pėr shekuj me radhė. Le tė sjellim disa shembuj nga mevlevinjtė. Abdulbaki Gėlpėnarllė, qė e ka mbėrritur hallkėn e fundit tė zinxhirit tė tė mėdhenjve tė tasavvufit, shpjegon kėshtu pėr gjendjen nė ditėt e fėmijėrisė sė tij: Etika dhe mirėsjellja shihet nė gjithēka, si nė tė ushqyerit, nė tė pirit, nė tė ulurit, nė tė ngriturit, nė tė ecurit, nė shtrat, nė biseda, nė ritual… Mė kujtohet fėmijėria; pak mė shpejt tė ecja, pak ta pėrplasja kėmbėn nė tokė, pak tė zemėrohesha, jo nė mėnyrė ndėshkuese, por bindėse, duke mė shpjeguar, mė thoshin: “Ēfarė bėn, Baki? Ē’ėshtė ajo ecje ashtu? Gjithēka ka shpirt, o bir, a nuk lėndohet trualli? Shih, truallin e shtrirė qė na lejojnė tė shėtisim mbi tė. A s’na takon ta respektojmė, tė mos e lėndojmė?” Kur hanim, nuk mund ta pėrplasja gojėn duke u mbllaēitur. Mjaftonte tė mė shihnin nė sy. Sepse gjatė bukės, prej kurrkujt nuk dilte zė. Kur e vinim gotėn nė vend, ishte turp tė nxirrte tingull. Gota dhe veti ku ajo vendosej nuk duheshin lėnduar. Veē kėsaj, tė pinim ujė pa u pėrshėndetur me gotėn, pra pa e puthur nė anė, ose pasi kishim mirė ujė ta vinim nė vend pa e pėrshėndetur, ishte gjė shumė e keqe. Mė thoshin se ajo na bėn shėrbim, ndaj dhe ne duhet t’i shprehim mirėnjohje. Ēdo natė, kur bija tė flija, dhe nė mėngjes, kur zgjohesha, puthja jastėkun dhe mbulohesha me jorgan, ose duke u mbuluar, pėrshėndetesha me tė. Kur duhej zgjuar dikush qė flinte, prekej lehtė jastėku dhe i thuhej me zė tė ulėt: “Zgjohuni, veli.” Nė shtėpinė tonė nuk flitej duke bėrtitur, nuk i pritej fjala dikujt qė fliste, edhe kur grumbulloheshin shumė njerėz, nuk bisedohej nė grupe. Pėshpėrima nė vesh, tė qeshura me zė shumė tė lartė nuk ndodhnin nė shtėpinė tonė.”Unė” nuk thoshim dot, “i varfėri” thoshim pėr veten. Nėse prej goje shpėtonte fjala “unė”, menjėherė shtohej fjala “uni im mallkuar qoftė!”. Kėpucėt e mysafirit qė vinte nuk ktheheshin drejt derės, por drejt brendisė sė shtėpisė. T’i ktheje nga dera, do tė thoshte “mos eja mė”. Veē kėsaj, ai qė i vishte kėpucėt i kthyer nga brenda shtėpisė, e bėnte kėtė pa u kthyer kurrizin njerėzve tė shtėpisė, si dhe dilte jashtė nga dera sėrish pa kthyer kurrizin. Nuk goditej mė shuplakė, njeriu nuk fyhej nė asnjė mėnyrė, gjithēka prej njeriut konsiderohej e paprekshme. Edhe flokėt qė binin nė tokė kur shkurtonim flokėt, i mblidhnim dhe i groposnim nė njė vend ku nuk shkelte kėmba. Tė gjitha kėto dhe sjellje tė tjera etike kishin tė pėrbashkėt bindjen se gjithēka kishte shpirt, se asgjė nuk ishte e veēuar prej nesh dhe se njeriu ishte njė krijesė e vyer. Dera nuk mbyllej duke u pėrplasur me zhurmė, por mbyllej ngadalė. Nuk thuhej “mbylle derėn!”, por “mbuloje derėn!” apo “fshihe derėn!”. Allahu mos e mbylltė derėn e kurrkujt! Nuk thuhej “fike llambėn!”, por “qetėsoje llambėn!”. Mirėsjellja nė tė folur Ata qė nuk u japin hakun shpirtit, vullnetit, thjeshtėsisė dhe etikės nuk mund tė jenė tė sjellshėm. Nė shumicėn e rasteve, zemrat thyhen prej atyre qė nuk janė tė ndjeshėm nė pėrdorimin e gjuhės. Njerėzit qė nuk e dinė se ēfarė etike tė folur duhet pėrdorur sipas temės, pozitės dhe bashkėbiseduesit, as qė e vėnė re se si i rrėzojnė njė nga njė bredhat e zemrės. Shkelja e etikės sė gjuhės qoftė me gojė, qoftė me shkrim, mė sė shumti buron prej sjelljes sipėrfaqėsore kur themi diēka qė i shkon nė mendje gjithkujt. Nuk mund tė themi se njėsimi nė njė tėrėsi i sė jashtmes me tė brendshmen, apo sinqeriteti, nuk kanė rėndėsi. Sidoqoftė, njė sjellje gjuhėsore e pakujdesshme nuk ka lidhje me sinqeritetin. Njė njeri qė ėshtė mėsuar tė shprehė pohime tė llojllojshme, nuk mund tė tregojė natyrėn e vet si pretekst pėr kėtė. Pėr tė folur drejtpėrdrejt e me ēiltėrsi, nuk ka nevojė qė tė bezdisim bashkėbiseduesin. Pėrkujdesja nė ēdo hollėsi pėr sjelljen gjuhėsore ėshtė plotėsisht njė ēėshtje vullneti. Po, po! Njeriu i pagdhendur e ka zemrėn nė majė tė gjuhės, ndėrsa i menēuri e ka gjuhėn nė pikėn mė tė thellė tė zemrės. Kjo do tė thotė se gjuha nuk duhet tė jetė nė majė tė gjuhės, por gjuha duhet tė jetė pas zemrės. Pėr tė mos e thėnė ēdo tė vėrtetė nė ēdo vend, gjuha nuk duhet tė jetė as mė e madhe e as mė e lartė se mendja, ndėrsa duhet tė hyjė nėn urdhrat e zemrės. Edhe pėr tė mos bėrė pėrgojim, kjo ėshtė e domosdoshme. Sepse nganjėherė, nėse shprehjet fyese qė mund tė vijnė nė majė tė gjuhės nuk gėlltiten, nuk i ėshtė dhėnė haku vullnetit. Qė t’i gėlltisėsh kėto shprehje helmuese, kėrkon vėrtet burrėri. Kanė thėnė: “Gjuha nuk ka kocka.” Sidoqoftė, t’i vėsh frerėt nė duart e zemrės, ėshtė diēka qė mund tė mėsohet. Por pas kėsaj, nėse gjuha kthehet nė mbret, zemra i tėrheq frerėt. Nė fund tė fundit, pas njėfarė kohe, gjuha qetėsohet, vullneti i vė duart nė bel dhe, me shprehjen e njė toreadori, e sheh kėtė panoramė duke tundur kryet. Nė biseda, pėr tė mos rėnė nė kurthin e grindjes, duhet treguar kujdes pėr mirėsjelljen. Nėse mendimet e bashkėbiseduesit janė tė ndryshme nga tonat, hyrja nė debate tė padobishme nuk ka kurrfarė dobie. Modelet mendore nuk ndryshohen me debate, por me bisedime e pėrllogaritje. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme nuk ėshtė qė tė triumfosh nė argumente, por qė ta bėsh zemrėn tė kėnaqur. Dhe kjo ėshtė e lidhur vetėm me kontrollin e menēur dhe me orientimin e suksesshėm tė nijetit tė pastėr e tė dialogut. Nėse duam tė hyjmė nė zemrėn e atij qė kemi pranė, nuk duhet ta lėndojmė egon e tij duke nxjerrė nė plan tė parė ēėshtjet pėr tė cilat mendojmė ndryshe, por duhen kėrkuar rrugėt e nisjes nga pikat e pėrbashkėta. Nė vend qė tė themi: “Nuk jam nė njėmendje me ty”, a nuk ėshtė mė mirė tė shprehemi duke thėnė: “Jam dakord me ju pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa pėr kėtė tjetrėn mendoj kėshtu…”? Mungesa e mirėsjelljes, mė sė shumti, ka dy arsye. E para ėshtė mungesa e pėrvojės. Njerėzit qė nuk e dinė se kujt i drejtohen, si i drejtohen e ēfarė i thonė, nė mė tė shumtėn e rasteve nuk janė tė sjellshėm. Kapėrcimi i kėsaj gjendjeje ėshtė i thjeshtė. Me njė edukim tė shėndoshė dhe nėpėrmjet mjeteve tė informimit publik, ėshtė e mundur qė tė zhvillohet te njerėzit vetėdija e komunikimit dhe e mirėsjelljes. Nė marrėdhėniet shoqėrore, nėse tėrhiqet vėmendja te sjelljet dhe deklarimet e personaliteteve shembullore, kjo mund tė pėrbėjė njė ndihmė tė mirė pėr tė fituar njė ndjeshmėri tė tillė. Arsyeja e dytė ėshtė kryelartėsia. E panatyrshmja e njė njeriu qė nė ēdo bashkėbisedim e sheh veten nė pozitėn e “urdhėruesit” dhe bashkėbiseduesin nė pozitėn e”ofruesit”, bie nė sy menjėherė. Kur njė njeri i tillė nuk ia del dot tė ndėrtojė njė hierarki tė tillė, taktika e modestisė duket e vrazhdė, sepse modestia nuk ėshtė diēka pėr tė cilėn mund tė merret vendim qė tė ushtrohet, por njeriu thjesht duhet ta ketė atė brenda vetes. Nėse pėrpiqemi tė dukemi modestė kur nuk jemi tė tillė, e shtirura del nė pah menjėherė. Ndėrsa njė njeri qė vuan prej shqetėsimit pėr tė pėrēmuar tė tjerėt nuk mund tė jetė as i thjeshtė, as i sjellshėm. Nuk ėshtė aspak e lehtė qė tė ēlirohesh prej kėsaj sėmundjeje, sepse ushqimi i kryelartėsisė ėshtė dobėsia e zemrės.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free