DITA E GJYKIMIT
AJETI I BALLINËS
DITA E GJYKIMIT
E ç'do të mësoi ty se ç'është Dita e Gjykimit? Përsëri! Ç'do të mësoi ty se ç'është Dita e Gjykimit? Është Dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë. Atë Ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut. (Sure Infitar: 17-19)
Harun Jahja
Nëntor 2003
PËRMBAJTJA
HYRJE
DITA E GJYKIMIT PO AFROHET
NGJARJET E ASAJ DITE
ALLAHU KRIJOI GJITHËSINË
PASI TË VDES GJITHËSIA
PËRFUNDIM
MASHTRIMI I EVOLUCIONIT
HYRJE
E të zëhet (errësohet) Hëna, dhe të bashkohet Dielli e Hëna. Atë Ditë njeriu do të pyet: "Ku mund të ik?" Jo vërtetë! Nuk do të ketë strehim. Atë Ditë, caku i vetëm do të jetë te Zoti yt. (Sure Kijame: 8 - 12)
Mendoni për njerëzit dhe ngjarjet që i japin formë jetës suaj. Ju punoni me zell për të arritur dikund, duke u përpjekur për të gjetur vendin tuaj në luftën për një jetë të mirë. Jeni shumë të vëmendshëm ndaj disa çështjeve dhe mendoni thellë për to. Në të njëjtën kohë, me kujdes i shmangeni të menduarit për çështje tjera dhe, siç ndodhë zakonisht, shumë njerëz të afërt me ju bëjnë të njëjtën gjë. Çdo njeri e di se cilave tema duhet shmangur në bisedë dhe në të menduar. Vdekja është njëra prej tyre, ndoshta më e rëndësishmja prej tyre. Për ata, vdekja është një fund për të cilin nuk ka zgjidhje.
Dita e Gjykimit, e cila do t’ia sjellë “vdekjen” gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është një çështje për të cilën njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë për atë që do të ndodhë atë Ditë, por pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson ata, njerëzit janë të prirur ta harrojnë atë. Ata thjeshtë parapëlqejnë të vazhdojnë jetërat e tyre në vend se të ballafaqohen me të.
Njerëzit më së shumti ndikohen nga aspekti i ditës së fundit të kësaj Dite për të gjitha qeniet, qofshin ato të gjalla apo të pajetë. Dita e Gjykimit është dita e fundit e jetës në Tokë dhe për gjithësinë. Por në të njëjtën kohë, është fillimi i jetës së amshueshme në Jetën e Përtejme (Ahiret). Atë Ditë, njerëzit do të ringjallen, do të rikrijohen. Besimtarët në Allahun dhe në Ahiret do të mirëpriten në Xhennet (Parajsë), ndërsa mosbesimtarët do të dërgohen në Xhehennem (Ferr). Prandaj, për ata që e presin një Ditë të tillë, plotësisht të vetëdijshëm se ç’nënkupton ajo, është e pakuptim që t’i iket vdekjes, Ditës së Gjykimit dhe Ahiretit. Përkundrazi, realiteti i vdekjes dhe ngjarjet e asaj Dite do t’i udhëzojnë njerëzit që të bëjnë vepra të mira për çështjen e Allahut, do t’i drejtojnë ata të besojnë në Ahiret dhe do t’i sjellin më pranë Allahut. Vetëm besimtarët do të kursehen nga frika e madhe e asaj Dite, në të cilën ngjarje të papara më parë do të ndodhin, sepse Allahu shpall se ata nuk do të kenë arsye për të qenë të frikësuar apo të pikëlluar, sepse:
Nuk është ashtu (si thonë ata)! Të gjithë ata që i janë dorëzuar Allahut dhe janë bamirës, do të gjejnë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Ata nuk do të ndiejnë kurrfarë frike dhe nuk do të njohin kurrfarë pikëllimi. (Sure Bekare: 112)
Ata që besuan në këtë Ditë dhe në Kur’an, si edhe se jeta e vërtetë është në Ahiret, gjersa ishin gjallë dhe jetuan në pajtim me të do të jenë të shpëtuar. Ata nuk e shpërfillën ekzistencën e vdekjes dhe nuk ishin shumë mendjemëdhenjë për të adhuruar Allahun. Të tillët do të mirëpriten në mënyrën më të këndshme në Ahiret dhe drita udhëzuese e Allahut do të jetë me ta në Ditën e Gjykimit. Besimtarëve u japet lajmi i mirë në Kur’an, si vijon:
…Ditën kur Allahu nuk do të turpërojë Pejgamberin e së bashku me të ata që besuan. Drita e tyre do të ndriçojë para tyre dhe në të djathtë të tyre. E ata do të thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, dhe falna neve! Ti ke fuqi mbi çdo gjë." (Sure Tahrim:
Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit është një realitet për të gjithë njerëzit dhe, si e tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do t’ju ndihmojë që të mendoni për ekzistencën dhe realitetin e saj në dritën e vargjeve Kur’anore.
Qëllimi i librit është që t’ju paralajmërojë për një Ditë në të cilën ju do të takoheni me çkado që do të ndodhë dhe t’ju udhëzojë drejt sigurisë dhe jetës së përjetshme në Xhennet. Realiteti i ngjarjeve shqetësuese të kësaj Dite është një faktor i rëndësishëm për t’i shtyrë njerëzit të mendojnë për të. Për këtë arsye, gjatë këtij libri do të përshkruajmë hollësitë e kohës që shpie drejt Ditës së Gjykimit dhe do të hetojmë realitetin e saj.
DITA E GJYKIMIT PO AFROHET
Dhe nuk ka dyshim se Ora po afron dhe se Allahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit). (Sure Haxh: 7)
Vdekja po afrohet çdo ditë. Pa marrë parasysh se a jeni të ri apo të vjetër, vdekja është pak më pranë jush çdo ditë, madje çdo minut. Nuk mund t’i bëni ballë kohës apo të ndaloni afrimin e vdekjes. Asgjë që bëni ju s’mund të ndryshojë faktin se ju dhe ata afër jush janë vetëm qenie “të përkohshme”. Si çdo qenie tjetër e gjallë, ju i afroheni Ditës në të cilën jeta juaj do të përfundojë.
Njerëzimi nuk është ana e vetme e krijimit që i nënshtrohet vdekjes. Të gjitha krijesat tjera, vet Toka dhe e tërë gjithësia, kanë një ditë të vdekjes të përcaktuar për to. Dita e Gjykimit është një ditë e llahtarit dhe frikës së paimagjinueshme. Por në të njëjtën kohë, është dita më e mahnitshme. Gjithçka në Tokë do të rrafshohet, yjet do të shuhen dhe do të bien me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe Dielli do të mbështjellet në errësirë. Të gjitha qeniet njerëzore që kanë jetuar ndonjëherë do të tubohen dhe do të bëhen dëshmitarë të kësaj Dite. Kjo Ditë e Fundit do të jetë e frikshme për mosbesimtarët dhe Zoti i saj do të jetë Allahu, i Cili zotëron gjithçka ekziston.
Dita e Gjykimit, përkundër besimit të shumicës së njerëzve, po afrohet, ajo nuk është në një të ardhme të largët. Kur të vjen ajo, Toka dhe gjithçka në të do të asgjësohet. Ambiciet, dëshirat, zemërimi, shpresat, epshet, armiqësitë dhe kënaqësitë do të marrin fund. Planet e bëra për të ardhmën do të bëhen të pakuptim, sepse ata që kishin harruar se do të kthehen tek Allahu, duke parapëlqyer këtë botë mbi jetën e përjetshme dhe pasurinë, bukurinë dhe kënaqësitë çorientuese të saj, do të takojnë fundin e tyre. Në këtë Ditë, çdo njeri do të përjetojë qartë ekzistencën e Allahut dhe do të përballet me vdekjen të cilën janë përpjekur aq shumë ta harrojnë. Përpjekja e tyre për të harruar Allahun dhe Ahiretin ka marrë fund dhe një fillim i ri, një fillim që do të jetë i përjetshëm dhe që nuk do t’ju sjellë lumturi mosbesimtarëve, i pret ata. Që nga momenti i parë i kësaj jete të përjetshme, ndëshkimi është aq i frikshëm sa që ata që e përjetojnë atë do të luten për “vdekje” dhe “asgjësim”. Fillimi i kësaj jete është Dita e Gjykimit dhe “Ora po afron pa asnjë dyshim.”
JETA NË TOKË ËSHTË E PËRKOHSHME
DHE VDEKJA ËSHTË NJË REALITET
I PASHMANGSHËM
Që nga fëmijëria juaj e hershme e më tutje, ju shkoni drejt synimeve të caktuara apo udhëzoheni prej të tjerëve. Ju me siguri do të keni një familje dhe një punë, do të përpiqeni të fitoni më shumë për të pasur një jetë më të mirë, do të shkolloni fëmijët tuaj dhe do të shpresoni të keni një jetë më të mirë se që keni pasur. Një herë në javë takoheni me pjesëtarët e familjes suaj të gjerë. Shkoni në pushime, shkoni në punë dhe pjesën tjetër të kohës suaj e kaloni në shtëpi. Përveç disa problemeve të vogla me të cilat ndesheni, jeta juaj vazhdon e qetë dhe zakonisht nuk ndesheni me asgjë të jashtëzakonshme.
Gjithçka në jetën tuaj duket të jetë e paramenduar dhe jeta e çdokujt është sikurse jeta e çdokujt tjetër. Ju duhet të punoni për t’i vënë në jetë këto synime dhe duhet të keni një familje për të vazhduar familjen tuaj. Sipas këtij botëkuptimi, çfarë tjetër do të mund të dëshironit vallë përveç “një pune të mirë” dhe “një familje të mirë?” Me arritjen e këtyre synimeve, ju shpresoni të çoni një jetë të lumtur. Në këtë mënyrë, gjithçka është e mrekullueshme dhe ju do të jetoni të lumtur.
Megjithatë, në trupin tuaj dhe në mjedisin tuaj ndodhin disa ndryshime të rëndësishme. Shumë qeliza që kanë funksione të ndryshme përmbushin qëllimin e tyre dhe vdesin. Duke u plakur, bëhet më e vështirë që ato të zëvendësohen. Organizmi juaj plaket dukshëm, gjë që bie në sy përmes sëmundjeve dhe dobësive tuaja. Koha kalon shpejtë dhe pamundësia e kthimit të saj bëhet më e qartë çdo ditë. Duke menduar se do të jetoni i lumtur dhe në rehati përgjithmonë, ju prapseprap i afroheni vdekjes. Pra, kjo jetë tokësore kurrë s’mund t’ju jap ndjenjën e kënaqësisë dhe qetësisë që ju shpresoni. Kur kjo jetë “e kënaqshme” merr fund, ju do të përballeni me të vërtetën reale. Duke e pasur parasysh këtë fakt, asnjëra prej ambicieve tuaja jetësore s’duhet të bëhet qëllimi juaj i vërtetë në jetë. Kjo jetë është një sprovë e përkohshme për të ndarë të drejtët prej keqbërësve. Allahu zbulon këtë realitet në vargun vijues:
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatëfalësi. (Sure Mulk: 2)
Qëllimi i vërtetë i jetës nuk është një punë e mirë dhe një familje e mirë. Në të vërtetë, çdo njeri është krijuar për një qëllim: për t’i shërbyer Allahut. Ne bëhemi të lidhur me fëmijët tonë, pozitën dhe statusin por që në çastin e parë të vdekjes, këto kënaqësi tokësore humbin vlerën dhe domethënien e tyre. Çdo njeri e di këtë, por shumica vendosin t’mos e pranojnë. Dhe kështu gjërat e tilla s’do të duhej të ishin qëllimet themelore të jetës. Ne duhet të mendojmë me kujdes dhe të kuptojmë se çka është qëllimi i vërtetë dhe dobia e vërtetë. Allahu zbulon qëllimin e vërtetë të krijimit tonë, si vijon:
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër vetëm që t’Më adhurojnë. (Sure Dharijat: 56)
Vetëm me anë të përmbushjes së kësaj përgjegjësie mund të shpresojmë në dhuntitë e Ahiretit. Shumica e njerëzve kanë shpresa të pabaza dhe e ngushëllojnë veten me to. Por ky është një gabim i madh. Nëse njeriu nuk pret asgjë nga Ahireti, mbetet vetëm një mundësi: Të bëhet asgjë me vdekjen e tij, një mundësi që është më e frikshme se gjitha mundësitë tjera. Mosbesimtarët zhvillojnë metoda të ndryshme për të harruar këtë mundësi, sepse shumë ia kanë frikën asaj. Midis këtyre metodave janë që t’mos flitet, t’mos diskutohet apo të mos përkujtohet vdekja, edhepse është një gjë e sigurt për çdo njeri. Çdo njeri sillet sikur ajo të mos ekzistonte. Se shumica e njerëzve sillen në atë mënyrë do të mund të ishte një gjë lehtësuese deri në një masë, por në të vërtetë ata të gjithë janë në rrugë të gabuar. Njerëzit dijnë për vdekjen, Ditën e Fundit dhe Ahiretin por nuk pranojnë të mendojnë për to. Ata janë të kënaqur me këtë jetë tokësore apo së paku e bindin veten të besojnë se janë. Mirëpo, Allahu zbulon se vdekja do ta gjejë çdokend:
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Njohësi i të padukshmës dhe të dukshmës, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar." (Sure Xhum’a:
Gjithësia dhe gjithçka që përmban ajo, jo vetëm njerëzimi, do të vdes në Ditën e Gjykimit, sepse atë Ditë prova do të marr fund. Shumë njerëz do ta njohin ardhjen e saj përmes shenjave të saj, dhe ngjarjet që çojnë në vdekjen e gjithësisë do të jenë në kuptimin e plotë të fjalës rrënqethëse. Përfundimisht, atë Ditë, Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre dhe të gjithë njerëzit në Tokë do të thirren për të dhënë llogari. Ata që nuk kishin pritur të përjetojnë një Ditë të tillë nuk do të jenë më në gjendje që ta mohojnë atë dhe kështu do t’i përulen vullnetit të Allahut deshën apo jo. Allahu ka përgatitur një fund madhështor për gjithësinë dhe përkundër përpjekjeve të shumë njerëzve për ta mohuar këtë të vërtetë, Dita e Gjykimit do të vjen në kohën e saj të caktuar.
DITA E GJYKIMIT ËSHTË NJË
REALITET I PADYSHIMTË
Ata që janë të kënaqur me vlerat dhe kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote bëjnë ç’munden për t’i injoruar faktet e tilla si vdekja e tyre përfundimtare, e cila është fare pranë dhe Ditën e Ringjalljes. Duke mos menduar për të vërteta të tilla, ata i thonë vetvetes se mund të jetojnë vetëm për veten e tyre dhe të harrojnë për obligimet e tyre ndaj Allahut.
Kur’ani përshkruan në mënyrë figurative ngjarjet e Ditës së Fundit dhe tronditjen, frikën, panikun dhe gjendjen mendore që shoqëron gjithë njerëzit. Gjithësia do të marr fund në të njëjtën mënyrë madhështore në të cilën u krijua. Planetet do të dalin prej orbitave të tyre dhe malet do të lëvizin. Përballë ngjarjeve të tilla mahnitëse, ata që vënë besimin e tyre në rastësi dhe ndodhi të rastësishme do të kuptojnë se vetëm Allahu sundon gjithçka. Allahu shpall:
Thuaj: "Kujt i takon gjithçka është në qiej dhe në tokë?" Thuaj: "Vetëm Allahut." Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë. (Sure En’am: 12)
E kur t’i fryhet Surit me një frymë, dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. Në atë Ditë ndodhë e vërteta (kijameti). (Sure Hakka: 13-15)
ORA E DITËS SË GJYKIMIT
ËSHTË PARACAKTUAR
Me kalimin e kohës, ne me shpejtësi i afrohemi Ditës së Gjykimit. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo Ditë është në të ardhmën e largët. Mirëpo, ata do të duhej këshilluar që të përkujtojnë se gjeneratat e mëparshme kishin të njëjtin qëndrim. Në të vërtetë, çdo njeri i cili ka jetuar ndonjëherë do të jetë dëshmitar i këtyre ngjarjeve dhe do të tubohet në praninë e Allahut; askush s’do të jetë në gjendje të ik. Pasiqë vetëm Allahu e di kur do të vjen Dita e Gjykimit, nuk ka kurrfarë garance se nuk do të ndodhë ndërsa ju jeni duke bërë plane për të ardhmën dhe jeni të zënë me jetërat tuaja të përditshme, sepse:
Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?" Ai është Njohësi i të fshehtës, por fshehtësinë e Tij nuk ia zbulon askujt. (Sure Xhinn: 25-26)
Rregulli madhështor në të cilin Allahu krijoi jetën do të përfundojë në një kohë të panjohur për ne. Ata që dyshojnë për këtë fakt dhe zgjedhin të mos besojnë në të mund ta konsiderojnë veten si të arsyeshëm, dhe kështu kjo Ditë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme për ta. Për këtë arsye, është shumë më dobiprurëse dhe pozitive që të besohet në të, sepse nuk do të ketë dobi të besohet në të kur të ketë arritur Ora (momenti) apo të ndjehet keqardhje për vet-mashtrimin e tyre. Një varg e përshkruan keqardhjen e tillë, si vijon:
E kur të vie Vala e Madhe (kijameti), atë Ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. (Sure Nazi’at: 34-35)
NGJARJET E ASAJ DITE
Siç zbulon Kur’ani, Dita e Gjykimit është “Dita kur njerëzimi do të qëndrojë përpara Zotit të botërave” (Sure Mutaffifin: 6). Është një ditë e egër e ngjarjeve të papara më parë, një ditë gjatë të cilës gjithësia dhe gjithë ç’ka në të do të asgjësohet. Atë Ditë, çdo njeri do të jetë dëshmitar dhe do të kuptojë fuqinë e Allahut. Mosbesimtarët do të vuajnë një frikë, mundim dhe vuajtje të tmerrshme dhe do të përjetohet e gjithë keqardhja, frika dhe përulja e fshehtë e tyre.
Kur’ani na paraqet disa alegori për këtë ngjarje. Ky kapitull ofron një përshkrim të përgjithshëm të ngjarjeve të kësaj Dite dhe hulumton kuptimet e tyre. Allahu e di më së miri dhe vetëm dijenia e Tij është e pakufishme. Ne, në anën tjetër, mund të kuptojmë dhe të rrëfejmë vetëm atë që Ai ka shpallur dhe na ka mësuar.
Gjithçka që rrëfehet në këtë kapitull buron nga Kur’ani dhe prandaj është jashtë çdo dyshimi. Duke pasur parasysh se vetëm Allahu e di se si do të ndodhin të gjitha këto ngjarje, gjërat mund të ndodhin ndryshe nga ajo që presim ne. Ne i dijmë vetëm këto fakte me siguri: ngjarjet premtuara prej Tij do të ndodhin, njerëzit në Ditën e Gjykimit do të përballen me një skenë madhështore të ndryshme nga çdo gjë të parë më parë dhe se gjithësia dhe gjithçka që përmban ajo do të asgjësohen krejtësisht. Njerëzit nuk do të kenë mundësi ta dinë arsyen për këtë, të ikin dhe të shpëtojnë vetveten apo të përpiqen të gjejnë ndonjë zgjidhje. Çdokush do të kuptojë se Allahu dhe Ahireti ekzistojnë.
TINGULLI I SURIT
Dita fillon kur i fryhet Surit
Dhe i fryhet Surit, e ajo është Dita e Premtuar (për dënim). (Sure Kaf: 20)
Tingulli i Surit shpall se Dita e Gjykimit, e premtuar prej Allahut, ka arritur më në fund, se i ka ardhur fundi kësaj bote dhe se Ahireti ka filluar. Çdokush ka qenë i informuar për këtë Ditë të madhe dhe për atë që përmban ajo dhe ka qenë i paralajmëruar se ata do të thirren për të dhënë llogari. Tani, ata janë ballë për ballë me këtë realitet të premtuar. Ky tingull i papritur, që ndryshon prej çdo gjëje të dëgjuar ndonjëherë më parë, do t’i bëj njerëzit të kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar, sepse ajo tregon fillimin e frikës, mundimit dhe mungesës së shpresës për mosbesimtarët – një Ditë me të vërtetë shumë e vështirë për ta. Allahu thot:
Sepse kur t’i fryhet Surit, ajo Ditë do të jetë një ditë e vështirë, jo e lehtë për jobesimtarët. (Sure Mudeththir: 8-10)
Ata që mashtrohen nga joshjet e përkohshme të rregullimit të dynjasë dhe lidhen ngusht me gjëra të tilla janë të verbër ndaj realitetit të ekzistencës dhe njësisë së Allahut. Ata janë me sa duket të lumtur dhe të kënaqur me këtë iluzion dhe jetojnë pa asnjë konsideratë për Krijuesin e çdo gjëje apo për krijimin e Tij dhe për ecjen e tij drejt fundit të vet. Në të vërtetë, pasiqë Allahu krijoi këtë rregull, ai do të bëj që ky sistem madhështor të marr fund, duke e dhënë një urdhër të vetëm, në mënyrë mahnitëse. Ata që nuk mendojnë se do të takojnë një ditë të tillë do të zgjohen prej dremitjes së tyre menjëherë pasi të dëgjohet Suri. Megjithatë, gjendja e tyre e re nuk do t’u sjellë atyre asnjë dobi, sepse atëherë do të jetë tepër vonë për të bërë çkado për Allahun dhe Ahiretin.
Por, pse është tepër vonë? Allahu na bën me dije se arsyeja që qëndron pas kësaj është se të tillët çuan dëm jetët e tyre dhe e shpërfillën sprovën dhe gjithashtu realitetin e Ahiretit. Një qëndrim i tillë sjell një ndëshkim të rëndë, sepse burimi i tij është kënaqësia e individit me këtë botë të kufizuar dhe mospranimi i mundësisë së një të kaluare dhe të ardhme. Njerëzit që e mbajnë këtë qëndrim dëshirojnë kënaqësitë e përkohshme të kësaj jete dhe shpërfillin qëllimin e krijimit dhe kështu shpenzojnë jetët e tyre pa pyetur veten se pse jetojnë, pse u krijuan, çfarë pret Krijuesi prej tyre dhe pse do të vdesin. Ata dijnë për vdekjen, por janë poashtu të vetëdijshëm se realiteti i saj ngritë pyetje që kërkojnë përgjigje. Prandaj, ata kthejnë shpinat e tyre dhe përpiqen të lënë pas vetes këto mendime sa më shumë që të jetë e mundshme. Mirëpo, në të vërtetë, qëllimi i vetëm i krijimit të secilit person dhe jetës së shkurt në Tokë është t’i shërbej Allahut. Ata që janë të vetëdijshëm për afërsinë e vdekjes, shkurtësinë e kësaj jete dhe se çfarëdo që t’ju ndodhë është pjesë e sprovës së tyre, janë gjithashtu të vetëdijshëm se do të takohen me atë që Kur’ani u zbulon atyre. Prandaj, ata e kuptojnë se qëllimi i vetëm që ata janë gjallë është që të jetojnë për Allahun. Të kuptuarit e kësaj derisa jetoni është një përfitim shumë i madh, sepse kjo bën që njerëzit të largohen prej botës mashtruese dhe të kthehen nga banesa e tyre e vërtetë: Ahireti.
Dëshira më e madhe e atyre që vrapojnë pas kënaqësisë dhe epshit është që ky rregull të zgjas përgjithmonë. Por madje as kjo nuk i kënaqë ata, sepse jeta përmban gjithnjë probleme dhe vështirësi. Veç kësaj, Shejtani ka taktika të panumërta për t’mos i lënë ata të besojnë në vuajtjet e përjetshme të Ahiretit dhe i bën ata që të parapëlqejnë këtë jetë të mundimit dhe dëshpërimit mbi besimin. Por kur të tillët ta dëgjojnë tingullin e Surit, ndoshta derisa janë duke udhëtuar për në punë apo derisa përgatiten të shkojnë në shtrat, do ta kuptojnë se të gjitha ambiciet dhe shpresat e tyre të shtyera për më vonë nuk vlejnë asgjë dhe prandaj do të bien në një gjendje të dëshprimit të thellë. Rregulli që ata kishin shpresuar se do të zgjaste përgjithmonë ka mbaruar, sikurse edhe vet jetët e tyre. Gjithçka që ata nuk pranuan të besojnë, përkundër njohurisë që kishin për to, tani i ka arritur ata. Ata njerëz që jetuan në hijen e fuqive të rrejshme që “i mbronin ata” tani s’kanë ku të kërkojnë strehim, sepse të gjithë njerëzit përveç besimtarëve janë në gjendje të njëjtë të pashpresë. Ata i janë dorëzuar të pashmangshmës, dhe gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë tani tubohen në praninë e Allahut:
Dhe i fryhet Surit, kur ja, duke u ngutur prej varrezave ata paraqiten te Zoti i tyre. (Sure Ja Sin: 51)
Për mosbesimtarët, kjo ndodhi do të thot “të takuarit pikërisht të asaj nga e cila ai apo ajo largoheshin,” si edhe “fundi i mundësisë së fundit për t’i përmirësuar gabimet e njeriut.” Frika e atij momenti është e papërshkrueshme, sepse një panik dhe llahtar i tillë kurrë më parë as nuk është dëgjuar dhe as nuk është parë. Mund të ketë qenë e mundshme të bëhen gabime të mira apo ato mund të jenë harruar me kalimin e kohës, por tingulli i surit tregon se s’ka mbetur kohë më. Atë Ditë, ky tingull do t’ju sjell frikë të tmerrshme mosbesimtarëve dhe çdokush do t’i dorëzohet këtij realiteti. Allahu shpall se:
Ditën kur i fryhet Surit, e të frikësohet kush është në qiej dhe në Tokë, përpos kë do Allahu (të mos frikësohet) dhe t'i vijnë Atij të gjithë të përulur. (Sure Neml: 87)
Gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë Ditë, sepse Allahu i ka paralajmëruar njerëzit me të dërguarit e Tij dhe vargjet në lidhje me një “ditë që nuk ka kthim.” Veç kësaj, Ai i ka përkujtuar ata t’i drejtohen Atij dhe u ka thënë se ata që nuk pranojnë të veprojnë ashtu nuk do të ndihmohen pas vdekjes. Kur’ani zbulon pendimin e përjetuar nga ata të cilët u ndeshën me dënimin në një moment që nuk e prisnin dhe të vërtetën se ata nuk do të ndihmohen, si në vazhdim:
Kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë. Përmbajuni asaj më të mirës që u është zbritur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas, kur nuk e prisni. Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!" Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!" Apo, kur ta shohë dënimin të mos thotë: "Sikur të kisha mundësi të kthehem edhe njeherë e të isha bërë prej bamirësve!" “Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.” E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në Ditën e Ringjalljes, me fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i kryelartëve? (Sure Zumer: 54-60)
Kjo jetë e kënaqësisë së përkohshme mbaron kur i fryhet Surit. Të gjithë njerëzit përballen me atë që u premtua. Frika dhe llahtari që ata përjetojnë kur të ballafaqohen me ndodhi të tilla s’mund të shprehet me fjalë. Të gjithë njerëzit ndjekin thirrjen e njëjtë dhe e kuptojnë se po ndeshen me një realitet prej të cilit nuk mund të ikin.
TOKA
Toka do të dridhet nga tërmetet/dridhjet
Kur të dridhet Toka me dridhjen e saj të fuqishme, dhe të nxjerrë Toka atë që ka në brendinë e saj, dhe njeriu të pyes: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" Atë Ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymëzuar atë. (Sure Zilzal: 1-5)
Në Ditën e Gjykimit, një zhurmë shurdhuese do të pasojë tingëllimën e surit dhe një dridhje e pakrahasueshme do ta dridhë Tokën. Malet e mëdha, drunjët, rrokaqiejt, ndërtesat – në fakt çdo vend në Tokë – do të fillojë të lëkundet në të njëjtën kohë. Njerëzit do të bëjnë panik dhe do të mbërthehen nga një frikë e tmerrshme. Aspekti që më së shumti ngjallë frikë është se askush nuk mund t’i ik asaj dhe të gjejë çfarëdo lloj strehimi, sepse kjo dridhje nuk i ngjanë tjerave me të cilët jemi mësuar; në të vërtetë, kjo dridhje do të vazhdojë gjersa Toka të jetë rrafshuar. (Allahu e di më së miri.) Allahu i përshkruan këto dridhje, si në vazhdim:
Ditën që vrullshëm bëhet dridhja, pas së cilës pason tjetra. Atë ditë zemrat janë të tronditura dhe shikimet të trishtuara. (Sure Nazi’at: 6-9)
Përpiquni të paramendoni se sa i prekin dridhjet që ne i njohim ata që i përjetojnë ato. Këto dridhje zgjatën vetëm për sekonda, por rezultatet ishin megjithatë shkatërruese. Me qinda mijëra vdiqën në ose nën ndërtesat e rrënuara dhe të mbijetuarit u varfëruan. Shtëpitë, pronat, fitimet dhe kursimet u shkatërruan përnjëherë. Këto fatkeqësi u panë nga secili dhe, në ato momente, asnjë person dhe asnjë fuqi s’mundi t’u bëj ballë. Dridhjet e Ditës së Gjykimit nuk do të mund të krahasohen me asgjë sa i përket ashpërsisë, pasojave dhe gjerësisë së zonës së prekur. Kur të mbarojnë ato, nuk do të mbetet asnjë rrënojë apo jetë në këtë planet.
Pa marrë parasysh se sa e ashpër do të jetë dridhja, njerëzit që janë të përgatitur për një ngjarje të tillë shpesh gjejnë mënyrë për të mbijetuar. Mirëpo, me të dëgjuar të tingullit të Surit, madje edhe ata do të kuptojnë se kjo nuk është një dridhje e rëndomtë dhe se nuk ka mundësi ikjeje.
Kur’ani paralajmëron për këtë ngjarje dhe për dridhjet, si vijon:
O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj! Sepse dridhja e Orës (kijametit) është një gjë e llahtarshme. (Sure Haxhxh: 1)
Në atë moment, asgjë në Tokë nuk do të ketë kuptim. Çdo gjë që i largoi njerëzit nga udha e drejtë (p.sh. shtëpitë luksoze, rrokaqiejt gjigant, hotelet me 5 yje, kursimet e akumuluara jetësore në mënyrë ambicioze, shtëpitë, dekorimet, pallatet, urat, të gjitha ndërtesat më të njohura, Piramidat që kanë mbijetuar të gjitha fatkeqësitë natyrore deri më tani, kështjellat historike dhe qytete të tëra) të gjitha do të bëhen pluhur e hi sikurse kështjellat nga rëra në plazh. Çdo gjë që i bën njerëzit të ndihen krenar që i posedojnë ato, si edhe nami, nderi, prestigji dhe fuqia e tyre do të asgjësohen në çast dhe përnjëherë do të bëhen të pakuptim, sepse:
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet Toka njëpasnjëshëm, dhe kur të vjen Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë, dhe atë ditë sillet Xhehennemi, atë Ditë njeriut i bie në mend. Por si do t’i ndihmojë atij përkujtimi? (Sure Fexhr: 21-23)
Kur i tërë planeti të sprapset, ata që gjetën çdo lloj arsyetimi për të mohuar Allahun dhe që nuk u përfshinë në asnjë veprim të adhurimit, përkundër faktit se e dinin ç’kërkohej prej tyre, më në fund do ta kuptojnë se vetëm tek Allahu ka strehim. Mirëpo, tani është tepër vonë për ta që të korrigjohen dhe as pendimi i tyre s’ju hyn më në punë.
Pas frikës, ndjenja që do të përjetohet më së shumti atë Ditë do të jetë paaftësia. Njerëzimi, i cili ndërmuar masa paraprake ndaj çdo fatkeqësie të mundshme dhe katastrofe vdekjeprurëse (p.sh. tërmete të fuqishme, uragane të forta dhe madje luftëra bërthamore), do të jetë i paaftë të fshihet apo të mbijetojë këtë ndodhi. Asgjë dhe askush, pa marrë parasysh se si u mashtruan gjersa ishin gjallë, s’do të jenë në gjendje të udhëzohen në vend të sigurt.
Toka nxjerrë atë që është në brendinë e saj
Dhe të nxjerrë Toka atë që ka në brendinë e saj, dhe njeriu të pyet: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" Atë ditë, ajo rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymëzuar atë. (Sure Zilzal: 2-5)
Bërthama e Tokës, që fillon në një thellësi prej 5,000 – 6,000 kilometra (3,000 – 3, 700 milja) nga sipërfaqja, përbëhet nga magma tejet e ngjeshur që ka një temperaturë që vlerësohet të jetë 5,000C (9,000F). 1 Llava që rrjedhë prej erupcioneve vullkanike vie prej zonave afër bërthamës. Gjatë historisë, erupcionet vullkanike kanë shkaktuar llahtar, kanë sjellë vdekjen e shumë njerëzve dhe, në disa raste, kanë varrosur qytete të tëra. Llava del prej çarjeve në korën e Tokës dhe, sa më e lartë që të jetë shtypja, më i lartë është shpërthimi i saj në qiell. Faktori kryesor në këtë proces është prania e gazërave të ndryshme që ndahen nga substanca e lëngët në udhëtimin drejt sipërfaqes, sepse ato formojnë një shtresë mbi magmën dhe e rritin shtypjen. Sa më e lartë të jetë përmasa e gazërave, më e madhe është fuqia e shpërthimeve që pasojnë. Llava që vlon e shëndrron sipërfaqen e zonës që prek pothuaj në Ferr. Erupcionet e tilla të të kufizuara prekin vetëm një rajon të kufizuar. Hulumtuesit mund të parashohin fatkeqësi të tilla dhe të sigurojnë ndërmarrjen masat të domosdoshme paraprake.
Kur’ani thot se “Toka do të nxjerrë atë që ka në brendinë e saj,” duke sugjeruar se, përveç shumë gjërave tjera nën tokë, magma do të gufojë jashtë. Dridhjet lëkundëse që po e çajnë koren e planetit në nivel global, do të përgatisin terrenin për një katastrofë të tillë. Në Ditën e Gjykimit, tërmete shkatërruese do ta përmbysin Tokën, dhe njerëzit duke u përpjekur që t’u ikin copërave që bien mbi ta do të zihen në llavën që gufon jashtë sipërfaqes së çarë të Tokës. Përsëri, ata do të kuptojnë se nuk mund t’i iket vdekjes. Katastrofat do të pasohen nga njëra tjetra dhe njerëzit do të mbërthehen nga njëra apo tjetra. (Allahu e di më së miri.)
Toka i përulet vullnetit të Allahut, sepse:
Dhe kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj dhe të nxjerr çka ka në brendi e të çlirohet, dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu si i takon. (Sure Inshikak: 3-5)
Dita e Fundit ka arritur, koha e njerëzimit ka mbaruar dhe gjithçka ka përfunduar. Asgjë e gjallë s’mund t’i ikë kësaj dite, sepse kur ajo të përfundojë më në fund, s’do të mbetet asgjë: asnjë farë, asnjë bimë, asnjë mikroorganizëm – madje as edhe Toka vet.
Magma nuk është barra e vetme që do të zbrazet jashtë atë Ditë. Magma përçon nxehtësinë dhe reaksionet kimike në shtresën e jashtme (në mantel - mbulesë) dhe në mes të mantelit dhe kores. Prandaj, me siguri se do të bartë nxehtësi të madhe dhe shumë substanca tjera nëntokësore në sipërfaqe, duke e ngritur në këtë mënyrë temperaturën e sipërfaqes në nivele të panjohura më parë. Ngjarjet e tilla do të bëjnë që Toka të nxjerrë jashtë gjithë ç’ka në brendinë e saj: mineralet, qymyrin, naftën e papërpunuar, kufomat, rrënojat dhe kështu me rradhë. Toka do të përmbyset, sepse:
Dhe kur të zbrazen varret, secili njeri do ta dijë se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa. (Sure Infitar: 4-5)
Uji i nëndheshëm do të dal prej të çarave dhe, për shkak të natyrës së tij nën presion tejet të lartë, do të shkaktojë dëm në afërsi dhe do të vërshojë tërë planetin.
Erupcionet vullkanike do të dërgojnë ndotësit lartë në atmosferë. Historia na tregon se erupcione të tilla pasohen prej shirave të pluhurit dhe hirit që bien në zonën e prekur dhe ndonjëherë madje e varrosin atë. Allahu thot se “Malet shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi, e bëhen pluhur i shpërndarë” (Sure Vakia: 5-6). Duke u bazuar në këtë, është shumë e mundshme që eksplodime dhe erupcione të tilla do të ndodhin gjithandej në Tokë në Ditën e Gjykimit.
Njerëzit do të ndeshen me një ndëshkim shkatërrues. Retë e pluhurit dhe tymit që do të mbulojnë çdo vend, si edhe gazërat që do të shpërndahen përnjëherë, do të mbytin njerëzit dhe do të shkaktojnë vuajtje të tmerrshme. Të gjitha këto ndodhi do t’i bëjnë mosbesimtarët të kuptojnë shkallën e vuajtjes së përjetshme që i pret ata në Xhehennem. Allahu u jap fund jetëve të njerëzve me një pamje aq tronditëse dhe për mosbesimtarët Ai ka përgatitur një vuajtje shpirtërore dhe fizike që s’mund të shprehet me fjalë. Përballë ngjarjeve të tilla të papërballueshme, një frikë shkatërruese e vdekjes do ta pllakosë planetin dhe asgjë tjetër s’do të mbetet përveç frikës dhe pendimit.
MALET
Malet do të çrrënjosen dhe do të bëhen hi e pluhur
Dhe kur malet të bëhen hi e pluhur. (Sure Murselat: 10)
Siç e dimë, malet funksionojnë si kuazi-amortizues. Kur’ani thot:
Dhe Ai vuri male të forta në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni. (Sure Nahl: 15)
A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë), ndërsa malet shtylla? (Sure Nebe’: 6-7)
Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë shënoi 9.5 shkallë të Rihterit. 2 Një tërmet i tillë e shkreton zonën për vetëm disa sekonda. Dridhjet e Ditës së Gjykimit, përveç nëse Allahu nuk urdhëron ndryshe, do të jenë të një fuqie të paparë më parë. Madje edhe malet, të cilat rëndom zvoglojnë efektet, do të jenë të paafta t’i përballojnë ato. Ndërtesat më të forta dhe malet e forta si guri do të shkulen dhe të fillojnë të rrëshqasin, si vijon:
Dhe malet të shkulen nga vendi e të ecin. (Sure Tur: 10)
Dhe malet shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh). (Sure Nebe’: 20)
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe Tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk mbetë asnjë prej tyre pa e tubuar. (Sure Kehf: 47)
Pjesa më e madhe e planetit tonë është e mbuluar prej maleve. Pa asnjë dyshim, duke i parë të gjitha ato të shkulen prej vendeve të tyre, të shpërndahen nëpër Tokë dhe të ndeshen njëra në tjetrën, duke e rrafshuar në këtë mënyrë tërë planetin, do të jetë njëra prej skenave më tronditëse të para ndonjëherë. Ne mezi mund ta paramendojmë një skenë të tillë.
Paramendoni se Himalajet, Alpet dhe bjeshkët e Taurusit, të cilat njerëzit i konsiderojnë si të palëkundura/të patundshme dhe ku alpinistët përpiqen të ngjiten, papritur lëkunden dhe fillojnë të shemben dhe të rrafshojnë vetveten si edhe qytetet përreth.
Ndërtimi i rrugëve nëpër zona malore kërkon mjete, makineri dhe pajisje të përparuara teknologjike. Por edhe atëherë, ato shpesh nuk sjellin dobi. Përdorimi i dinamitit për të hapur rrugën ka dobi të vogël, sepse ai ka vetëm efekt të kufizuar, ose ndonjëherë kurrfarë efekti. Për këtë arsye, shumë zona malore nuk mund të arrihen. Në Ditën e Gjykimit, të gjitha malet do të bëhen hi e pluhur. Ky është një shembull shumë i mirë për shkatërrimin që do të ndodhë atë Ditë. Njëkohësisht, të gjitha malet do të bëhen hi e pluhur dhe godinat/ndërtesat madhështore do të rrënohen – një situatë me të vërtetë e tmerrshme. Këto ngjarje na ndihmojnë të kuptojmë fuqinë e pakufishme të Allahut. Kur’ani thot se:
Atë Ditë kur Toka e malet të dridhen dhe malet bëhen rërë rrëshqitëse. (Sure Muzemmil: 14)
Kur’ani shpall se Toka do të jetë pa kodra dhe kratere, sepse shkatërrimi i maleve do të bëjë që sipërfaqja e planetit të bëhet e rrafshët, si në vazhdim:
Ty të pyesin edhe për kodrat. Thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë ato thërrime të shpërndara. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë. (Sure Ta Ha: 105-107)
Terreni i pasheshuar që shohim sot do të jetë i rrafshët atë Ditë, sepse të gjithë njerëzit do të tubohen në një rrafshinë të pafund:
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar. (Sure Kehf: 47)
Malet do të shpërbëhen si tufa leshi të ngjyrosur
Atë Ditë, malet, bashkë me të gjitha bimët, lulet, gjelbërimin, mineralet dhe dheun e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme do të shpërbëhen së bashku. Malet, që do të jenë bërë pluhur e tym, do të shpërndahen. Kjo skemë e ngjyrave përshkruhet në vargjet:
(Atë Ditë) malet do të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur. (Sure Me’arixh: 9)
Atë Ditë, zotërimi i Nënshtruesit do të ketë gjithçka nën kontrollin e Tij, të gjallë apo të vdekur. Një frikë e madhe do të dominojë në çdo vend. Njerëzit të cilët bëjnë panik për dridhjen më të vogël dhe të cilët, duke pasur frikë për jetërat e tyre, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre me orë të tëra më pas, do të jenë në një situatë të padurueshme kur t’i shohin malet të lëkunden prej vendeve të tyre, tokën që nxjerrë jashtë gjithçka që kishte mbajtur të fshehur, varret që kthehen mbrapsht, katastrofa që ndjekin njëra tjetrën dhe të gjithë njerëzit që tubohen në një vend. S’do të mbetet askush për t’i besuar dhe asnjë strehim i sigurt. Llahtari i kësaj ngjarjeje do t’i tejkalojë tej mase kufijtë e durimit të tyre. S’do të mund të bëjnë më asgjë, s’ka më nisje prej fillimit dhe s’do të mbetet asnjë vend ku të mund të shkojnë. Fillimi i ri është në Ahiret, i cili është i pafund dhe përplot vuajtje dhe pendim për ata që nuk kërkuan kënaqësinë e Allahut gjersa ishin të gjallë. Të gjitha kënaqësitë tokësore të tyre, ambiciet dhe jeta kanë marrë fund. Llahtari me të cilin do të ndeshen do të pasqyrojë fuqinë e pafund të Allahut.
Në të vërtetë, të Dërguarit e Allahut dhe besimtarët i kanë bërë ata me dije për këto fakte. Por kjo Ditë shkatërruese dukej aq e largët dhe kështu ata u mbështetën në pronat e përkohshme dhe në vetveten. Allahu shpall se mosbesimtarët kanë qenë të paralajmëruar, si në vazhdim:
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për Ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë do të thonë: "Zoti ynë, na jap afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të Dërguarit." (Por do t’u thuhet:) “A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk do të përjetonit kurrë rënien tuaj, edhpse ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shumë shembuj edhe juve. (Sure Ibrahim: 44-45)
Tani të gjithë ata janë të vetmuar në mes të rrezikut. Çdokush frikësohet për jetën e tij dhe askush nuk brengoset për askënd tjetër. Askush s’mund të ik, sepse dita e premtuar e Allahut ka arritur. Largimi prej shtëpisë s’do të sjellë dobi, sepse gjithçka është duke u shkatërruar dhe toka dhe malet lëvizin të gjitha përnjëherë. Nuk ka strehim, nuk ka mbrojtës dhe asnjë veprim parandalues. Kur’ani përshkruan shkatërrimin e maleve në Ditën e Gjykimit si në vijim:
Dhe të ngrihen toka e malet e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. Në atë Ditë ndodhë e Vërteta (Kijameti). (Sure Hakka: 14-15)
OQEANET
Do të duhej t’ia përkujtonim vetvetes një gjë të rëndësishme kur bëhet përshkrimi i gjithë këtyre skenave, të cilat bazohen në ajetet Kur’anore: Të gjitha këto ngjarje do të ndodhin sipas vullnetit të Allahut, sepse Ai ka premtuar se ato do të ndodhin. Padyshim, Allahu mund të shkatërroj dhe pastaj të rrafshojë gjithçka në mënyrë të mahnitshme, sepse:
Ky është premtimi i Allahut. Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë. (Sure Rum: 6)
Njerëzit që ndjeheshin krenar me vetveten s’do të kenë asnjë vlerë. Njerëzimi, i cili e konsideronte veten madhështor dhe të fuqishëm para Allahut, i cili e mohoi Atë prej vetëkënaqësisë, do të jenë të braktisur dhe të pafuqishëm në mes të këtyre ngjarjeve. Gjithçka që njerëzit konsideruan si më madhështore se veten e tyre do të nënshtrohen në këtë Ditë, siç urdhërohet prej Allahut. Malet, oqeanet, e tërë gjithësia – të gjitha do të humbasin dukjen e tyre të forte dhe solide dhe do t’i përulen vullnetit të Allahut. Gjithçka do të marr fund me urdhërin e Allahut “Bëhu!,” sepse ato iu kanë bindur urdhërit të Allahut dhe i kanë kryer funksionet e tyre si shërbëtor të bindur të Tij. Kur të asgjësohen malet dhe të shpërndahen si lesh i ngjyrosur dhe kur toka të nxjerrë çfarë mban në brendinë e saj, do të shfaqet madhështia e pafund e Allahut. Kur’ani shpall se oqeanet do të vlojnë si zjarr i flakëruar atë Ditë.
Skëterra e oqeaneve
Është pothuajse e pamundhsme të imagjinohen oqeanet, të cilat mbulojnë tri të katërtat e sipërfaqes së Tokës, të vlojnë egërsisht përnjëherë. Madje edhe kur njerëzit t’i tejkalojnë kufijtë e mendjeve të tyre, mund të kenë vetëm një ide të paqartë se sa e llahtarshme do të jetë ajo ngjarje. Gjer më tani, përvoja jonë personale me siguri se përbëhet prej imazheve të vullkaneve që shpërthejnë apo anijeve-cisternë të naftës së papërpunuar që digjen që i shohim në televizor apo në fotografi. Mirëpo, përshkrimet e dhëna në këto vargje tejkalojnë çfarëdo krahasimi. Vetëm dijenia jonë e madhështisë, fuqisë dhe pushtetit të pakufishëm të Allahut mund t’na jap një përfytyrim në lidhje me shkallën e këtyre katastrofave që priten, sepse Ai mund të ndryshojë apo të përmbys rregullin e gjithësisë si pjesë të një skeme më të lartësuar të gjërave.
Bashkë me gjithçka tjetër që do të nxjerret jasht tokës, llava e nxehtë, që vlerësohet se ka një temperaturë prej 5,000C (9,000F) do të gufojë ku të mundet, e edhe në oqeane. Ata që e kanë parë llavën duke dalë prej fundit të oqeanit në filma dokumentar kanë qenë dëshmitarë të një gjëje me të vërtetë mahnitëse. Mirëpo, pamjet në Ditën e Gjykimit, do të jenë shumë të ndryshme, sepse ato do të jenë gjithëpërfshirëse dhe shumë më të llahtarshme. Oqeanet do të digjen dhe një mur i pashmangshëm zjarri do të gllabërojë njerëzit. Atë Ditë, të gjitha oqeanet do të ndizen flakë.
Siç thot Allahu në Kur’an:
Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar, (Sure Tekvir: 6)
Si rezultat i kësaj, gjithë jeta ujore, si edhe e gjithë jeta tokësore, në Tokë do të marr fund. Oqeanet që rëndom qetësojnë dhe freskojnë, papritur do të përhapin një nxehtësi të pabesueshme. Në vend të valëve gjigante do të ketë valë zjarri dhe oksigjeni do të zëvendësohet nga tymi. Pamja e oqeaneve që digjen egërsisht, duke vluar dhe duke nxjerrur jashtë çfarë mbajnë në brendi, do të dominojë një pjesë të madhe të botës dhe do të sjellë shkatërrim të pafund.
Oqeanet do të nxjerrin jashtë çfarë mbajnë në brendi
Përveç gjithë asaj që përmendëm më lartë, oqeanet do të rriten gjithashtu, siç përmendet në ajetin vijues:
Dhe kur oqeanet të vërshojnë dhe përmbysin. (Sure Infitar: 3)
Me vullnetin e Allahut, fatkeqësitë do të vijnë edhe prej oqeaneve. Pasiqë Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe Krijuesi i Tokës dhe gjithçka përmban ajo, gjithë çka Ai duhet të bëjë është që të jap urdhërin “Bëhu!”, dhe çkado që Ai dëshiron bëhet. Rrethanat e mundshme (vetëm Allahu i di ato të vërtetat) që do të shpien te këto ngjarje shërbejnë për t’na përkujtuar dhe për të pasur frikërespekt ndaj Allahut përderisa afrohemi më pranë Tij.
Disa prej ngjarjeve të mundshme kanë të bëjnë me ngritjen e oqeaneve. Siç e dimë, tërmetet në fundin e oqeanit shkaktojnë valë të mëdha në sipërfaqe. Dridhjet që pasojnë mund të bëjnë që valët të shkojnë me vrull drejt bregut me shpejtësi deri në 750 kilometra (466 milje) në orë. Valët që fillojnë me më pak se një metër (tre fut) lartësi në det të hapur mund të arrijnë 60 metra (200 fut) lartësi kur të arrijnë në breg. Një valë batice 25-35 metra (80-100 fut) e lartë e formuar nga një tërmet i fuqishëm në Japoni në vitin 1896, fshijti nga faqja e dheut qytetin Honshu, duke mbytur 25,000 njerëz.
Erupcionet vullkanike janë një shkaktar tjetër i valëve të mëdha. Vala e baticës e formuar nga erupcioni i vullkanit në Krakatoa në vitin 1883 bëri që Ishulli Krakatoa, që ndodhej në mes të Javës dhe Sumatrës, të fundosej papritur dhe të shkaktojë një valë batice që goditi njërin prej rripave më së denduri të populluar të vijës së bregdetit të Javës. Vala, e cila asgjësoi 165 fshatra dhe mbyti 36,000 njerëz, ishte më shumë se 35 metra (110 fut) e lartë kur arriti bregun. Ngjarje të tilla demonstrojnë se tërmetet nënujore apo erupcionet vullkanike mund të kenë ndikim të kufizuar dhe të shkaktojnë vërshim dhe vdekje shumë më larg vendit ku ndodhë. Në Ditën e Gjykimit, çdo vend në Tokë, qoftë nëntokësor apo nënujor do të pësojë dridhje. Dridhjet e fuqishme në fund të oqeanit do t’i zgjojnë oqeanet dhe do të shkaktojnë valë të baticës dhe vërshim në shkallë botërore, diçka që ne vështirë se mund ta përfytyrojmë.
Oqeanet do të lartësohen edhe për shkaqe të tjera. Natyra e tyre e qetë varet prej ligjeve të natyrës. Mirëpo, atë Ditë, këto ligje do të asgjësohen, mu sikurse të gjitha ligjet tjera mbi të cilat mbështeten barazpeshat e brishta të qiejve, Tokës dhe njerëzve. Shtyllat e kësaj barazpeshe të përkryer, të cilat të gjitha u krijuan me vullnetin e Allahut, do të asgjësohen përnjëherë prap me vullnetin e Tij. Gjithashtu, është fare e mundshme që nxehtësia e nëndheshme do të ngritë temperaturën e atmosferës, duke shkrirë kështu akullin në të dyja polet dhe duke ngritur nivelet e ujit.
Ne poashtu e dijmë se rrëshqitjet e tokës mund të shkaktojnë valë jashtëzakonisht të larta në liqe apo gji. Në Ditën e Gjykimit, as edhe një mal s’do të mbetet të qëndrojë në këmbë dhe sipërfaqja e Tokës do të rrafshohet. Shkëmbijtë që do të rrokullisen prej maleve do të mbushin shtratet e oqeaneve dhe do të shkaktojnë vërshime.
Me të arritur të kohës së përcaktuar nga Allahu, ngjarje të tilla që ngjallin frikë do të shpalosen njëra pas tjetrës: një tingull shurdhues; bërja pluhur e hi e maleve; llava që gufon nën këmbët e njerëzve; pluhuri, gazi dhe re tymi që ia zënë frymën sipërfaqës së Tokës; dhe uji i nxehtë hungërues që derdhet mbi njerëz…një pendim i papritur që u ndodhë atyre që nuk menduan për ekzistencën e Allahut apo fuqinë e Tij gjersa ishin gjallë… një mundim dërrmues që nënshtron çdokend pa dallim, që shfaq pafuqinë e njerëzve, pavlefshmërinë e çdo gjëje që ata konsideruan të vlefshme gjersa ishin gjallë… Frika dhe llahtari i njerëzve do të jetë i papërshkrueshëm. Ata do të vrapojnë nga një vend në tjetrin, duke kërkuar mbrojtje dhe shpëtim, duke e ditur se nuk ka shpëtim.
QIEJT
Llahtari dhe shkatërrimi i Ditës së Gjykimit nuk kufizohet vetëm me ngjarjet që ndodhin në Tokë. Atë Ditë, të gjitha qeniet si edhe gjithçka që ne e konsiderojmë si të zakonshme dhe të njohur dhe që e marrim si diçka të sigurt do të shkatërrohet. Ajo është poashtu dita e fundit e gjithësisë, madhështia e së cilës ka sfiduar të kuptuarit njerëzor gjatë historisë, bashkë me yjet tejet të mëdha të cilat ne filluam t’i kuptojmë vetëm në shekullin e kaluar. Qielli, Hëna dhe Dielli, yjet dhe planetet, do të shkatërrohen, sipas asaj që ka shpallur Allahu:
S'ka dyshim se ajo që ju është premtuar do të ndodhë pa tjetër. Kur yjet të shuhen, dhe kur qielli të hapet. (Sure Murselat: 7-9)
Për ata që mund të ndiejnë se sa e mrekullueshme është çdo gjë dhe kanë dëshirë të kuptojnë ekzistencën absolute të Krijuesit, shumë argumente në formën e objekteve dhe ngjarjeve që Ai ka krijuar që kur filloi koha, i çojnë ata drejt besimit në Të. Allahu krijoi yjet, planetet dhe të gjitha objektet tjera në gjithësinë e pafund me anë të një urdhëri të vetëm dhe i mbanë të gjitha në barazpeshë të përkryer. Ky fillim dhe barazpeshë e ruan fshehtësinë e saj dhe vazhdon të preokupoj mendjet e njerëzve. Në realitet, njerëzit që kërkojnë përgjigjet e gjejnë vetëm një të vërtetë: Ekzistencën e Allahut. Ngjarjet e Ditës së Fundit do të pasqyrojnë madhështinë e Krijuesit, sepse Allahu ka përgatitur një mbarim unik dhe madhështor për qiejt, si edhe për gjithçka që ekziston.
Qielli ka qenë gjithmonë si një tavan për njerëzit, të bindur se do të ekzistojë dhe të vazhdojë të ekzistojë, një tavan madhështor i ngritur dhe i mbajtur pa shtylla prej Allahut: një ekran përrallor në mes të gjithësisë së pafund dhe tyre.
Ky tavan ka mbrojtur botën tonë dhe banorët e saj prej rreziqeve të panumërta (p.sh. nga rrezatimi ultravjollcë, meteoritet dhe temperaturat ngrirëse të hapësirës) pa dështuar me shekuj të tërë dhe mbetet një domosdoshmëri absolute për vazhdimësinë e jetës. Drita që vie përmes errësirës së hapësirës përhapet në Tokë ashtu kësisoji për shkak të cilësive të atmosferës dhe ngroh dhe ndriçon planetin. Dhe, barazpesha e brishtë e përmbajtjes së oksigjenit në atmosferë ju mundëson njerëzimit të marrin frymë dhe jetojnë. Mirëpo, atë Ditë qielli më s’do të kryej funksionet e tij, sepse ka arritur fundin e tij. Kur’ani shfaq këto ngjarje, si në vazhdim:
Ditën kur qielli pëson një tronditje të fortë. (Sure Tur: 9)
Atë Ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet. (Sure Muzemmil: 18)
Dhe Qielli do të çahet, sepse ai atë Ditë do të jetë i rraskapitur. (Sure Hakka: 16)
Ajri, aq jetik për jetën, do të humbas poashtu funksionin e tij, sepse ligjet që vlejnë atë Ditë do të jenë ndryshe prej ligjeve të zakonshme. Atmosfera, e mbajtur në mënyrë aq të brishtë në një barazpeshë të qëndrueshme me anë të ligjeve të fizikës, thjesht do të tretet dhe të zhduket. Fundi i qiejve përshkruhet, si vijon:
Dita kur qielli bëhet si kallaji i shkrirë. (Sure Me’arixh:
Atmosfera do të tretet dhe do të ndezet dhe njerëzit do ta shohin qiellin rëndom të kaltër si ngjyrë të kuqe të ndezur, të çarë, të shkrirë dhe sikurse vaj:
E kur të çahet qielli e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë. (Sure Rahman: 37)
Dita e Gjykimit është ditë e pendimit të madh për ata që nuk e njohën madhështinë dhe fuqinë e Allahut dhe që ia kthyen shpinën Atij me dashje. Ky pendim do të jetë i përjetshëm, sepse s’do të ketë më kohë për të menduar, mësuar apo për shpëtim. Çdo njeriu do t’i duhet të kuptojë se Allahu, i Cili posedon pushtet dhe fuqi të pakufishme, është shoku, ndihmësi dhe mbrojtësi i vetëm. Asnjë njeri s’do të jetë në gjendje ta mohojë apo të këmbëngul në mohimin e Allahut dhe të Ditës së Gjykimit në një kohë të tillë, siç e zbulon Kur’ani:
Ata nuk e çmuan Allahun me madhështinë që i takon Atij. Në Ditën e Ringjalljes e tërë Toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellur në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat! Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë! (Sure Zumer: 67)
Atë Ditë, të gjitha rregullat e njohura do të zhduken. Qiejt dhe Toka, të cilat iu bindën urdhërit të Allahut “binduni me dëshirë apo pa dëshirë” me “bindemi me dëshirë” në krijimin e tyre, prap do t’i nënshtrohen zotëruesit dhe krijuesit të tyre të vërtetë: Allahut. Kur’ani shpall thirrjen e Allahut qiejve dhe Tokës:
Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi Tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok? E Ai është Zoti i botëve.” Ai në të vuri male të forta, që ngriten mbi të, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj). Mandej iu kthye Qiellit (krijimit të qiellit) e ai ishte tym dhe atij dhe Tokës i tha: "Binduni urdhërit Tim me dëshirë apo pa dëshirë!" Ato të dyja thanë: "Po i bindemi me dëshirë!" (Sure Fussilet: 9-11)
Njëra prej pohimeve më me rëndësi të materialistëve është se materia u formua vetvetiu. Veç kësaj, e gjithë bukuria që ata shohin në mjedisin ku jetojnë i përshkruhet natyrës. Hollësitë që mbeten apo mënyra se si ky projektim inteligjent ka mundur të burojë prej një natyre të pajetë, kur madje natyra vet nuk ekzistonte, shpërfillen. Sipas këtij pohimi të paarsyeshëm, natyra krijoi gjithçka. Me fjalë të tjera, mrekullia mahnitëse e harmonisë dhe barazpeshës është e pranishme në dhe, gurë, ajër dhe ujë. Por në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të shohin se çfarë do të bëhet me malet, shkëmbinjët dhe dheun dhe më në fund do të kuptojnë se natyra nuk posedon asnjë forcë në vetvete, sepse edhepse mendohet të jetë burimi nga i cili buron çdo gjë e gjallë apo e pajetë, do të jetë e paaftë ta shpëtoj vetveten. Allahu do të demonstrojë se gjithçka ekziston vetëm me vullnetin dhe fuqinë e Tij dhe varet prej mbrojtjes dhe mbështetjes së Tij. Shumicës së njerëzve do t’u kujtohen mu në atë moment, dhe prandaj do të ndiejnë pendim të madh, të vërtetat që ata shpërfillën edhepse vet ndërgjegjet e tyre i pranuan ato. Allahu zbulon ngjarjet e Ditës së Gjykimit, si vijon:
Kur të pëlcet qielli, e t'i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si i takon! Dhe kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj dhe të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet, dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu i takon! O ti njeri! Vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e Atë do ta gjesh. (Sure Inshikak: 1-6)
YJET, DIELLI DHE HËNA
Përkundër errësirës së ftohtë të hapësirës, Toka ka një atmosferë që rregullon dritën e Diellit dhe një temperaturë mesatare që mbështetë jetën. Me fjalë të tjera, atmosfera, kulmi mbrojtës i planetit tonë, ka karakteristika shpërndarëse të dritës dhe nxehtësisë që lejojnë që rrezet e diellit të arrijnë, ngrohin dhe ndriçojnë botën tonë. Si çdo gjë tjetër që ekziston, në Ditën e Gjykimit qiejtë do të çahen dhe do të humbasin funksionet e tyre, do të shkrihen dhe të rrjedhin. Shprehja “Kur dielli të jetë mbështjellur dhe errësuar” (Sure Tekvir: 1) i referohet kësaj Dite. Nga kjo shprehje, kuptojmë se drita e Diellit nuk do t’i sjellë më dobi botës.
Në Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna, dy burimet e dritës për Tokën, do të errësohen njëra pas tjetrës. Zhdukja e atmosferës nuk është arsyeja e vetme se pse s’do të ketë dritë në Tokë atë Ditë, në të vërtetë, Kur’ani zbulon se jo vetëm që do të asgjësohen qiejt, Toka dhe gjithçka në mes tyre, por se kjo është dita e fundit e tërë gjithësisë. Siç flasin vargjet e para të Sures Tegabun thonë: Allahu është Ai i Cili krijon çdo gjë të plotësuar dhe të përkryer dhe Ai ka fuqi të krijojë gjithçka që dëshiron kur të dëshiroj Ai. Ai e krijoi gjithësinë, e cila përmban me miliarda yje në secilën prej miliarda galaktikave dhe Ai do ta asgjësojë atë prap vetëm me anë të dhënies së urdhërit “Bëhu!” kur të dëshirojë Ai.
Është krejtësisht e pamundshme për mendjen njerëzore që me të vërtetë ta kuptojë pafundësinë e gjithësisë misterioze. Megjithatë, ne mund të përpiqemi që të llogarisim përmasën e saj. Dielli është njëri prej 200 – 250 miliarda yjeve të parashikuara në galaktikën tonë të Udhës së Qumështit. I konsideruar si njëri prej yjeve më të vogla, edhepse është 333,000 herë i madh sa Toka jonë, ndodhet 28,000 vite dritë larg nga qendra e Udhës së Qumështit, e cila vet është 100,000 vite drite mespërmes (një vit drite është i barabartë me 9,460,800,000,000 kilometra apo 5,879,000,000,000 milje). Toka rrotullohet rreth boshtit të saj me një shpejtësi prej 1,670 kilometra (1,040 milje) në orë dhe peshon 6,000 kuintilionë tonë metrik (6 x 1021). Dielli lëvizë rreth qendrës së galaktikës me një shpejtësi prej 792,000 kilometra (492,000 milje) në orë dhe Udha e Qumështit rrotullohet nëpër hapësirë me një shpejtësi prej rreth 2.1 milion kilometra (1.3 milion milje) në orë. Por në Ditën e Gjykimit, kjo gjithësi mahnitëse do të asgjësohet dhe yjet me përmasa të papërshkrueshme do të shuhen.
Çdo pikë në gjithësi është një argument tjetër i ekzistencës, madhështisë dhe fuqisë së Allahut. Ato kanë ekzistuar gjer më tani vetëm me vullnetin dhe lejen e Tij dhe për aq kohë sa Ai ka përcaktuar për to. Padyshim se Allahu, i Cili krijon dhe mbështetë këtë barazpeshë, mund ta asgjësojë atë kurdo që Ai dëshiron. Vdekja e gjithësisë do të shfaqet vetëm atëherë dhe kur Ai të dëshirojë. Gjithçka që mahniti njerëzit me madhështinë e saj do të asgjësohet, sepse të gjitha planetet dhe yjet, Dielli dhe Hëna, do të largohen prej orbitave të tyre. Yjet do të bien dhe çdo gjë që ekziston do të vdes një nga një si në vargun “Dhe kur yjet të shkapërderdhen.” (Sure Infitar: 2)
Dielli është një yll që shpërndan energji pandërprerë. Shumë yje tjera janë shumë më të mëdha dhe përmbajnë shumë më tepër energji. Por në Ditën e Gjykimit, të gjitha ato do të humbasin fuqinë e tyre, do të shuhen dhe bien siç rrëfen Kur’ani:
Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur), (Sure Tekvir: 2)
Kur yjet të shuhen. (Sure Murselat:
Dielli, i cili ka qenë burimi i jetës dhe energjisë së këtij planeti përgjithmonë, do të errësohet, ashtu si edhe yjet që i kanë zbukuruar qiejt. Dhe njerëzit edhe njëherë do të kuptojnë se Allahu, zotëruesi i vërtetë i tyre, mbajti orbitat e tyre dhe bëri që ato të shkëlqejnë deri në atë Ditë, sepse ato ekzistuan vetëm me vullnetin e Tij.
Për më tepër, Ai nuk do ti ndihmojë mosbesimtarët dhe asnjë forcë tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëj këtë. Madje edhe nëse përparimet teknologjike mundësojnë udhëtimin tek këndet më të largët të gjithësisë, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të shmangin ndëshkimin e Allahut, sepse Dita e Gjykimit do të mbështjellë tërë gjithësinë dhe gjithçka, duke iu bindur vullnetit të Tij, do të asgjësohet. Kur’ani e përshkruan pafuqinë e njerëzimit atë Ditë, si vijon:
E të zëhet (errësohet) Hëna, dhe të bashkohet Dielli e Hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo me të vërtetë! Nuk ka strehim. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa. (Sure Kijame: 8-13)
NJERËZIT NË DITËN E GJYKIMIT
Të gjitha ngjarjet e rrëfyera deri më tani fillojnë me dëgjimin e një tingulli të panjohur më parë në një kohë të papritur. Të gjithë ata që kishin menduar gjer në atë moment se gjithçka do të mbetej e pandryshuar dhe e padëmtuar do të provohet ta kenë gabim.
Çdo gjë që ndodhë mu para se t’i fryhet Surit nuk dallon nga një ditë më parë. Toka rrotullohet me të njëjtën shpejtësi, Dielli ndriçon planetin tonë, jeta vazhdon dhe shumica e njerëzve vazhdojnë të jetojnë sipas rutinave të zakonshme pa u hamendur se pse dhe prej kujt u krijuan dhe çfarë do të jetë fundi i tyre. Njerëzit do të mendojnë për ushqimin me të cilin do të shërbehen atë natë, do të përqendrohen në takimin e ardhshëm të punës, do të jenë duke blerë apo duke fjetur dhe shumë prej tyre duke e mohuar ekzistencën e Allahut kur ta dëgjojnë këtë tingull. Gjithçka do të fillojë dhe mbarojë në një çast.
Trupat e tyre, të cilat njerëzit i konsiderojnë si të fuqishëm dhe për të cilët mburren, papritur do të mbërthehen nga vdekja prej të gjitha anëve. Shqetësimi i vetëm i tyre do të jetë mbijetesa. Prej llahtarit të madh, njerëzit s’do të mendojnë për gjërat që aq shumë i çmuan, i dëshiruan dhe për të cilat rrezikuan shumë gjersa ishin gjallë.
E gjithë kjo frikë, llahtar dhe tronditje buron prej të jetuarit të tyre në mosdije. Vuajtjet e papërballueshme të Ditës s’do të pushojnë së ndjekuri mosbesimtarët. Çdo ngjarje që do të shpaloset do të rritë panikën dhe llahtarin e tyre dhe çdo moment që do të kalojë do të sjellë vuajtje dhe rrezik të freskët. Ngjarjet e tmerrshme me të cilat do të përballen do të demonstrojnë madhështinë e Allahut, të Cilin ata e kishin mohuar deri atëherë. Njerëzimi, i cili do të jetë absolutisht i dobët dhe i pafuqishëm përballë kësaj fuqie, s’do të jetë në gjendje të bëjë asgjë veçse të ndiejë pendim, pafuqi dhe frikë. Me kalimin e sekondave, të kuptuarit e tyre për ndëshkimin e frikshëm që Allahu ka përgatitur për ta në Ahiret vetëm se do të rritet. Gjatë këtyre minutave të frikshëm, ata do të ndeshen vetëm me një thërmijë të vuajtjes që i pret ata. Kur’ani e rrëfen këtë frikë deri në një masë.
Frika e njerëzve
Allahu u tregon njerëzve se edhepse ata plot pasion kapen pas jetës tokësore, se pasioni i tyre nuk do t’u bëjë dobi atyre në Ahiret. Të gjitha gjërat që ata marrin si të vlefshme , i konsiderojnë të shtrenjta dhe për të cilat rrezikojnë s’do t’ju sjellin asjgë veç humbje nëse nuk janë bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Çdo joshje tokësore është krijuar si sprovë për njerëzimin. Jeta e vërtetë është në Ahiret siç zbulohet në Kur’an:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve të dynjasë, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Sure Ali Imran: 14)
Njerëzit në skajshmëri i dëshirojnë joshjet tokësore të përmendura në këto vargje dhe mund të kalojnë tërë jetërat e tyre duke vrapuar pas tyre. Kur’ani thot si në vazhdim për jetën tokësore:
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habitë bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet kashtë e thyer, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Sure Hadid: 20)
Për dikend, njëra prej ambicieve më të mëdha jetësore është që të tregoj pasurinë e tij, djemtë dhe vajzat dhe gjërat e tjera të çmueshme. Njëra prej pasurive më të çmueshme janë fëmijët. Kjo vlen për të gjitha shoqëritë dhe theksohet në veçanti në Kur’an. Dëshira për të pasur fëmijë mësohet në moshë të re. Fëmijët në të njëjtën kohë janë shkak i një gare të panevojshme në mes të njerëzve si edhe burim sigurie për të ardhmën e tyre.
Një tjetër ambicie është dëshira për pronë dhe pasuri. Siç e dimë, qëllimet, planet dhe përpjekjet e njerëzve përqendrohen rreth këtyre ambicieve. Dëshira për të holla dhe pasuri mjegullon shikimin e njerëzve, vlerat morale humbin domethënien e tyre dhe materializmi bëhet faktori përcaktues i karakterit të tyre. Parimet morale të Kur’anit, së bashku me urdhërat dhe ndalimet e tij, humbin përparësinë e tyre; grumbullimi i pasurisë bëhet vetvetiu një synim dhe përfitimi personal shquhet në raportet ndërnjerëzore.
Mirëpo, në Ditën e Gjykimit, çdo gjë do të jetë e kundërt. Njerëzit do të harrojnë gjithçka ata ishin mësuar ta vlerësonin, sepse tani do të kuptojnë se objektet e dëshirave të tyre nuk kanë më domethënie. Vlerat e tyre do të ndryshojnë në çast, sepse pasuria dhe fëmijet nuk do të kenë vlerë dhe ndjenjat prindore do të humbin kuptimin e tyre. Përballë llahtarit të kësaj Dite, ata do të harrojnë njerëzit më të dashur të tyre: fëmijët e tyre. Askujt s’do t’i kujtohen fëmijët e tij apo të saj, dhe shumë më pak do të interesohen për mirëqenien e tyre. Kjo do të jetë një Ditë shumë e vështirë për mosbesimtarët në çdo aspekt.
Ditën kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë dhe malet të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur. Dhe asnjë mik nuk do të pyes për mikun e vet, edhepse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli do të dëshirojë sikur të mund të paguante dënimin e asaj Dite me bijtë e vet, dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet, apo me të afërmit e tij te të cilët ai mbështetej, apo me krejt çka ka në tokë, vetëm për të shpëtuar! (Sure Me’arixh: 8-14)
Dhe (përkujto) Ditën kur qielli do të çahet me anën e një reje dhe engjëjt të zbresin në mënyrë madhështore. Atë Ditë sundimi i vërtetë i takon Të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për mosbesimtarët do të jetë Ditë e vështirë. (Sure Furkan: 25-26)
Familjet do t’i braktisin fëmijët dhe njerëzit do të jenë të hutuar dhe s’do të dijnë ç’të bëjnë. Frika do të godas aq papritur dhe aq fuqishëm sa që gratë shtatzëna do të dështojnë dhe nënat do të harrojnë fëmijët e tyre që u japin gji:
Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse do ta braktis foshnjën që ka për gjini dhe secila shtatzënë do të hedh para kohe barrën e vet… (Sure Haxhxh: 2)
Të gjithë ata që refuzuan thirrjet për të besuar dhe kështu u bën të pavëmendshëm ndaj mikut dhe krijuesit të tyre të vërtetë, Allahut, do të dëshirojnë t’i shmangen njëri tjetrit. Ata do të jenë aq të zënë me veten e tyre, sa që lidhjet e miqësisë, farefisnisë dhe lidhjet familjare do të pushojnë të ekzistojnë:
Atë Ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë Ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet. (Sure ‘Abese: 34-37)
Njerëzit do të sillen sikur të ishin të dehur
Njerëzit do të humbin gjithë qetësinë, vetkontrollin dhe vetbesimin e tyre. Kur të takohet vdekja, çdo gjë humb vlerën e saj dhe shprehjet e fytyrës, sjellja dhe mënyra e të folurit të gjitha ndryshojnë.
Ne jemi dëshmitarë të frikës dhe llahtarit të njerëzve përballë vdekjes në filma. Reagimet e tyre mjaftojnë për të shpjeguar gjendjen e tyre mendore. Në të shumtën e skenareve, njerëzit kanë një shpresë, pa marrë parasysh sa është e vogël, për të shpëtuar. Madje edhe ata të cilët e kuptojnë se vdekja ka ardhur nuk e dinë se çka i pret ata apo thjeshtë besojnë se do të bëhen asgjë. Mirëpo, ngjarjet e kësaj Dite nuk do të lënë asnjë dyshim në mendjet e njerëzve se shpëtimi është i pamundshëm, madje edhe para se vdekja të vijë tek ata. Mosbesimtarët do të gjejnë veten përballë një Dite që ata nuk kishin pritur ta takojnë, përkundër asaj se ishin paralajmëruar për të, një Ditë në të cilën ekzistenca e një Krijuesi dhe Mbajtësi të gjithësisë do të shfaqet qartë që ta shohin të gjithë, por gjithashtu në të cilën gjithçka do të shkatërrohet në shenjë nënshtrimi ndaj vullnetit të Tij.
Ata kurrë nuk menduan për atë që vie pas vdekjes, sepse ata nuk besuan në ekzistencën e Allahut apo të Ahiretit, por ata do të kuptojnë qartë fuqinë dhe ekzistencën e Allahut. Ata poashtu do të kuptojnë se nuk ka asnjë shpresë për shpëtim dhe se jeta e tyre e re është e amshueshme. Vuajtja dhe dhimbja e tyre e përjetshme do të jetë pakrahasueshëm më e keqe se ngjarjet e asaj Dite dhe Kur’ani thot se mosbesimtarët do të parapëlqejnë asgjësimin e tyre pranë një jete të tillë:
Ne ua tërhoqëm juve vërejtjen për një dënim të afërt në Ditën kur njeriu shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e mosbesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha pluhur!” (Sure Nebe’: 40)
Paniku, llahtari dhe habia e njerëzve do të bëjë që ata të duken si të dehur, sepse:
…Ndërsa njerëzit duken të dehur, por ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i aq i ashpër. (Sure Haxhxh: 2)
Ndryshimet fizike dhe të sjelljes në njerëz që përjetojnë frikë të skajshme janë shumë të ngjashme me ato të njerëzve të dehur. Në raste të tilla, marramendja, histeria dhe shikimi i penguar janë të zakonshme.
Siç shohim prej asaj që është nxjerrë në shesh gjer më tani, njerëzit do të përjetojnë panikë të tmerrshme në atë ditë të vështirë. Allahu e krahason këtë frikë therëse dhe sjelljen që rezulton prej saj me dehje, sepse njerëzit do të shfaqin sjellje të pakontrolluar dhe do të ikin prej një vendi në një vend tjetër si të ishin të dehur. Allahu e bën një krahasim në Kur’an:
Ajo është Dita kur njerëzit do të bëhen si insekte të shpërndara. (Sure Kari’a: 4)
Llahtari në sytë e tyre
Dhe (kur) Premtimi i saktë të jetë afruar shumë, sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment)! Por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenjë.” (Sure Enbija: 97)
Sytë janë organet e para që do të shfaqin frikën e njerëzve. Sytë e njerëzve që do të jenë dëshmitarë të ngjarjeve të frikshme të asaj Dite do të kërcejnë prej zgavrave të tyre të tmerruar. Shprehja “sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen” përshkruan shkallën e frikës së tyre. Në çast, zgjerohen bebëzat, shfaqet të bardhët e syve dhe shtangen. Të gjithë njerëzit do ta shijojnë këtë frikë dhe asgjë s’mund ta ndalojë atë që do të vie si rezultat i ngjarjeve ngjarjeve rrënqethëse. E vetmja ndjenjë që ndiejnë do të jetë llahtari.
Fëmijët
Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një Ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq? (Sure Muzemmil: 17)
Kjo frikë do t’i mbërthejë madje edhe fëmijët e vegjël. Fëmijët të cilët nuk e kuptojnë natyrën e vërtetë të kësaj Dite dhe se kjo është dita e parë e dënimit të përjetshëm për mosbesimtarët do të kenë një frikë tjetër. Njerëzit do të jenë jenë shumë të penduar për keqbërjet e tyre gjatë jetërave të tyre të përkohshme tokësore; por fëmijët, të cilëve u mungon aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodhë, do t’u thinjen flokët. Një ndryshim i tillë fizik është një ilustrim domethënës për ashpërsinë e asaj Dite. Njerëzit kanë parë shumë fatkeqësi dhe ato kanë rrënjosur frikë të madhe në zemrat e tyre dhe i kanë prekur ato me ashpërsi. Por asnjëra prej tyre, kur të krahasohet me ngjarjet e kësaj Dite, s’do të jetë aq tronditëse sa të ndikojë që fëmijëve t’u thinjen flokët.
Shtazët
Përpiquni të përfytyroni shtazët e egra, leopardët, luanët, ujqit, çakallët, arinjët… Këto shtazë do të pushojnë të luftojnë me njëra tjetrën dhe do të bashkohen për shkak të këtyre ngjarjeve. Është e qartë se është një pamje tmerruese të shihen me mijëra shtazë të egra kështu. Allahu shpall në shumë vargje se ndryshimet kryesore do të prekin Tokën dhe njerëzimin në Ditën e Gjykimit. Në të njëjtën mënyrë, shtazët e egra do të preken plotësisht, siç rrëfen Kur’ani:
Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë, dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). (Sure Tekvir: 4-5)
ALLAHU KRIJOI GJITHËSINË
Shumë teori të ndryshme janë paraqitur për të shpjeguar krijimin e gjithësisë. Disa njerëz, të cilët shpërfillën faktet shkencore për fillet e gjithësisë, sugjeruan se materia ka ekzistuar gjithmonë. Një hipotezë e parashtruar për të mbështetur këtë pikëpamje është “Hipoteza e Gjendjes së qëndrueshme.” Hulumtimet gjithëpërfshirëse dhe të gjata kanë zbuluar dëshmi të fuqishme se gjithësia ka një fillim. Hipoteza e Gjendjes së qëndrueshme, në anën tjetër, është bërë një kujtim i largët në historinë e shkencës.
Të dhënat tregojnë se gjithësia u krijua nga asgjëja. Prandaj, gjithësia ka një fillim shpërthyes: “Big Bengun (Shpërthimin e Madh).” Para kësaj, nuk ekzistonte asgjë: as materie, as energji, as hapësirë, as kohë apo një gjithësi. Si pasojë e një shpërthimi të një pike pafundësisht të ngjeshur, me vëllim zero, materia shpërtheu me një shpejtësi të pabesueshme në të gjitha drejtimet, duke formuar yjet, planetet dhe trupat tjerë qiellor. Gjithësia u zgjerua, u fry, u rrit me një shpejtësi marramendëse dhe, me kalimin e kohës, u ftoh dhe mori formën e saj të tanishme.
Në kohën e sotme, shumica e librave mbi kozmologjinë, revistat shkencore dhe artikujt në lidhje me këtë temë, si edhe dëshmitë mbështetëse, pohojnë se gjithësia filloi me një Big Beng dhe si pasojë e kësaj ka një moshë të caktuar. Pasiqë është e pamundshme të fusim gjithë këtë material të shkruar në disa rreshta, do t’u japim një apo dy shembuj.
Profesori Xhorxh O. Abell (Universiteti i Kalifornisë) deklaron se edhepse gjithësia e gjendjes së qëndrueshme është joshëse për materialistët, duhet të braktiset përballë dëshmive të reja:
Gjithësia e gjendjes së qëndrueshme është e pafund dhe e amshueshme dhe ka thirrje shumë filozofike. Por ne tashmë kemi parë se objektet e caktuara, posaçërisht kuazarët, ndryshojnë me vjetërsimin e gjithësisë, që cenon parimin e përkryer kozmologjik. Për më tepër, do të shohim më pas se ekzistojnë dëshmi të drejtpërdrejta se gjithësia ka evoluar prej një gjendje të nxehtë dhe të ngjeshur, gjë që e mbështetë fuqishëm idenë e një big bengu. 3
Kur shkencëtarët amerikan bën të ditur zbulimin e llojeve të rrezatimit në hapësirë që mund të shënojnë fillimin e kohës vetvetiu, astrofizikani Xhorxh Smut, udhëheqësi i ekipit hulumtues tha: “Ajo që kemi zbuluar është dëshmi për lindjen e gjithësisë – është sikurse ta shikosh Zotin. Rregulli është aq i mrekullueshëm dhe simetria aq e bukur sa që të bën të mendosh se ekziston një projektim pas tij.” 4 Diku tjetër ai shtoi: “Është një përvojë mistike, si një përvojë religjioze. Vërtetë është sikurse të zbulosh mekanizmin lëvizës të gjithësisë.” 5
Meqë gjithësia ka një fillim, ajo duhet të jetë formuar nga asgjëja. Me fjalë të tjera, ajo u krijua. Poqese kishte një krijim, duhet të ketë një krijues. Kjo gjithësi u krijua pa një model të mëparshëm dhe madje para se të ekzistonte koha dhe hapësira. Fakti më vendimtar i zbuluar nga kjo teori është se gjithësia ka një fillim dhe një krijues absolut dhe të gjithëfuqishëm. Allahu krijoi gjithësinë!
Big Bengu është lëzizja e parë që mund ta llogarisim në gjithësi. Çdo lëvizje dhe ngjarje që prej atij momenti ka ndodhur me vullnetin e Allahut dhe nën kontrollin e Tij. Është e papranueshme dhe e paarsyeshme të pandehet se materia e shpërndarë me anë të një shpërthimi të pavetëdijshëm të mund të formonte një rregull të tillë galaktik, sisteme yjore dhe sistemin diellor të cilit i takon planeti ynë. Gjithçka që mund të vrojtohet në mjedisin ku jetojmë, duke përfshirë edhe vet trupin tonë, është krijuar në një rregull të pafund përbrenda kontrollit dhe diturisë së Allahut. Kur’ani zbulon se Ai së pari krijoi qiejt, pastaj Tokën dhe më në fund qeniet e gjalla.
Allahu krijoi gjithësinë me një barazpeshë dhe rregull shumë të brishtë. Faktorë të panumërt janë të ndërlidhur me njëri tjetrin, që nga përpjestimi i gazërave të ndryshme të atmosferës deri te temperatura e sipërfaqes së Tokës, prej shpejtësisë së rënies së shiut deri te përbërja e hekurit të bërthamës së Tokës. Forca e gravitacionit, e cila i mbanë të gjitha yjet dhe planetet në orbitat përkatëse të tyre, është një shembull tjetër në lidhje me këtë. E gjithë materia në gjithësi i nënshtrohet forcave të gravitacionit, në pajtim me madhësinë e saj. Forca e gravitacionit e Tokës mbanë oqeanet dhe gjithçka tjetër, duke përfshirë qeniet e gjalla, të ngujuar fort në sipërfaqen e Tokës. Në këtë mënyrë, njerëzit dhe krijesat tjera, si edhe oqeanet dhe malet, nuk bien në boshllëkun e hapësirës. Masa e Tokës ka një rëndësi vendimtare këtu: Po të kishte qenë masa e saj pak më e madhe, do të kishte shkaktuar një ndikim më të madh në çdo gjë në sipërfaqen e planetit. Si pasojë e kësaj, ujërat nëntokësor do të ishin zmbrapsur, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të ecnin, uji s’do të mund të arrinte gjethet e degëve të drunjëve, bimësia do të ishte zhdukur dhe qarkullimi i gjakut do të bëhej jofunksionues dhe do të bënte që gjaku të përqendrohej në shputat e këmbëve. Të gjitha këto dhe shembuj të ngjashëm dëshmojnë se masa e Tokës është përshtatur në atë mënyrë për të mbështetur sistemet e saj ekologjike dhe format e jetës.
Shkencëtarët që hulumtojnë fundin përfundimtar të gjithësisë besojnë se gjithçka është në procesin e kalbjes/shkatërrimit dhe se ky fund i gjithësisë do të jetë pasojë e kësaj kalbjeje/shkatërrimi. Ata sugjerojnë se madje edhe një proton i paqëndrueshëm do të mund të shkaktonte këtë ndodhi dhe paralajmërojnë/tërhekin vërejtjen për këtë rrezik të madh:
Entropia kozmike, nëse është e vërtetë, do të vazhdojë me shekuj të tërë por kur të ndodhë, s’do të mbetet asgjë, as yjet, as njerëzit, as poemat, as atomet apo kujtimet…
Me të theksuar të këtij fakti, vëmendja jonë tërhiqet drejt këtij rreziku real:
As edhe një projekt hulumtues dhe as edhe një eksperiment i ndërmarrur ndonjëherë nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë zhdukjen e madje një protoni të vetëm. Megjithatë, kjo nuk i ka zmbrapsur shkencëtarët që të vazhdojnë të bëjnë hulumtime në këtë fushë. Sepse poqese shkencëtarët do të ishin dëshmitarë të kalbjes/shkatërrimit të një protoni do të thoshte se çdo gjë në gjithësi është duke u kalbur/ shkatërruar. Kalbja/shkatërrimi i një protoni të vetëm do të tregonte se të gjitha protonet kalben dhe se prandaj atomet, molekulat dhe ADN-ja s’do të mund të formoheshin. 6
Këta pak shembuj mjaftojnë për të vërtetuar se gjithësia u krijua nga një fuqi e lartë, e cila i dha asaj një rregull dhe barazpeshë madhështore. Zoti jonë i gjithëfuqishëm mbron dhe kujdeset për këtë rregull të përkryer, sepse:
Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që të mund t'i mbajë. Ai është që nuk ngutet, është që falë gjithnjë. (Sure Fatir: 41)
Allahu shpall në Kur’an se çdo gjë në gjithësi do të marr fund. Është e qartë se Allahu, i Cili krijoi dhe mbanë këtë gjithësi, mund ta shkatërrojë atë kurdo që Ai të dëshirojë. Në këtë Ditë madhështore të Fundit, të gjitha rregullimet ekzistuese do të marrin fund dhe çdo gjë që njerëzit admiruan, hetuan dhe pandërprerë u përpoqën të kuptojnë do të përmbyset, sepse:
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" dhe ajo bëhet menjëherë. I lartë është Ai në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai do të ktheheni. (Sure Ja Sin: 82-83)
SHKATËRRIMI PËRFUNDIMTAR I GJITHËSISË
Bota jonë është e rrethuar nga kërcënime vdekjeprurëse. Çuditërisht, edhepse ne jemi të vetëdijshëm për rreziqe të tilla, shumë prej nesh jetojnë sikur gjithësia të mos përballej me asnjë rrezik që kërcënon jetën dhe sikur jetët tona të ishin të sigurta. Shumë prej nesh nuk mendojnë për vdekjen apo për atë që vie pas vdekjes.
Bota jonë është në një udhëtim të gjatë në një hapësirë të pafund. Në të vërtetë, faktorët që e bëjnë këtë udhëtim të mundshëm janë më të shumtë se që mund të paramendojmë. Toka përballet me shumë rreziqe në këtë udhëtim: prej kometave deri te yjet që bien, prej vrimave të zeza deri te shpërthimet e supernovave. Asaj i duhet të qëndrojë në orbitën e saj rreth Diellit, duke u rrotulluar me një shpejtësi konstante rreth boshtit të saj, duke e ndjekur një udhë spirale në këndin e duhur në raport me Diellin dhe të mbajë të gjitha barazpeshat ekzistuese në sistemet e saj në mënyrë që jeta të jetë e mundshme në të.
Mirëpo, nuk ekziston asnjë arsye pse rreziqet e jashtme nuk do të duhej t’i shkatërrojnë këto barazpesha. Shkencëtarët, të cilët tërheqin vëmendjen ndaj këtyre rreziqeve kurdo që kanë mundësi, pajtohen se Toka do të mund të përballej me rreziqe të tilla në çdo kohë. Siç shprehet Profesori Karll Sagan:
Toka është një vend i këndshëm dhe pak a shumë i qetë. Gjërat ndryshojnë por ngadalë. Ne mund ta jetojmë një jetë të tërë dhe kurrë të mos ndeshemi personalisht me një fatkeqësi natyrore më të fuqishme se një stuhi. Dhe kështu ne bëhemi të vetkënaqur, të lehtësuar, të shkujdesur. Por në historinë e Natyrës, faktet janë të qarta. Botërat janë shkatërruar. Madje edhe ne njerëzit kemi arritur epërsinë teknike të dyshimt të të qenit në gjendje të shkaktojmë katastrofat tona vetjake, si ato të qëllimshme ashtu edhe të paqëllimshme. Në pejzazhet e planeteve tjera ku janë ruajtur faktet e të kaluarës, ekzistojnë dëshmi të bollshme të katastrofave të mëdha. E tërë kjo është çështje e kohës. Një ndodhi që do të ishte e papërfytyrueshme për një qindvjeçar mund të jetë e pashmangshme në njëqind milion vjet. Madje edhe në Tokë, madje edhe në shekullin tonë, kanë ndodhur ndodhi të çuditshme natyrore. 7
Nuk do të ishte e çuditshme të shohim gjithësinë të shkatërrohej prej disa gjërave të përmendura më heret. Ndoshta të gjitha gjërat që Allahu thot se do të ndodhin në Ditën e Gjykimit do të ndodhin për shkak se barazpesha e Tokës do të dëmtohet. Padyshim se dëmtimi i rregullit që funksionon në mënyrë të përkryer do të mund të shkaktonte shumë katastrofa dhe ndoshta, Dita e Fundit, të cilën njerëzit e konsiderojnë si të pamundshme apo si të largët në ardhmëri, është shumë afër.
SHKAQET E MUNDSHME TË
VDEKJES SË TOKËS
Faktorë të panumërt që mundësojnë që bota jonë të vazhdojë të ekzistojë duhet të jenë të pranishme në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë kështu siç janë. Shumë shkencëtarë janë duke bërë studime se si të mbrohen këto barazpesha natyrore. Një shembull i vogël: Shkencëtarët dhe ambientalistët parashohin se nuk do të jetë e mundshme të zvoglohet dëmtimi ekonomik dhe i ambientit i shkaktuar me përdorimin e lëndëve të tilla djegëse fosile si nafta dhe qymyri. 8 Ekspertët e kësaj fushe thonë se skenaret në vijim të katastrofave do të shkaktohen me shkallëzimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në të ardhmen shumë të afërt:
Deltat e lumenjëve më të mëdhenjë botëror, si Gangu apo Nili, do të vërshojnë dhe do të humbin, dhe një çerek i territorit të Bangladeshit, së bashku me të gjitha deltat e Kinës, do të mbeten nën ujë.
Maldivet dhe ishujt tjerë dhe shtetet ishuj do të fundosen.
Sipërfaqe të mëdha të tokës pjellore të shteteve (p.sh. Perëndimi i mesëm i SHBA-ve, Evropa dhe Kazakstani) do të shëndrrohen në shkretëtira dhe Turqia do t’i ngjasojë shkretëtirës së Saharës.
Sipërfaqet tokësore të ngrira të Siberisë dhe Kanadasë do të shkrihen pjesërisht, duke shkaktuar shkatërrimin e tubacioneve, të binarëve të trenit dhe të ndërtesave.
Një e treta e të gjitha pyjeve do të shkatërrohet. Për shkak të kësaj sasie të zvogluar të bimësisë, të mushkërive të botës sonë, përqindja e dioksidit të karbonit në atmosferë do të rritet. Kjo do të nxis procesin e ngrohjes globale dhe do të çojë ne probleme të ndryshme shëndetsore epidemike.
Në rajonet tropikale, tajfunet, ciklonet dhe katastrofa të tjera natyrore do të ndodhin më shpesh. Rryma të tilla si Rryma e Gjirit dhe El Ninjo në oqeanin Paqësor dhe Atlantik do të ndryshojnë rrjedhën e tyre dhe do të përmbysin kushtet klimatike në tokë si edhe në det.
Në Teksas dhe përgjatë bregdetit Mesdhetar Europian, sëmundja të tilla infektuese si malaria do të bëhen epidemike (ngjitëse).
Një e katërta e gjithë akullnajave dhe akullit të përhershëm në Alpe dhe Himalaje do të shkrihen. Ujërat e krijuara do të vërshojnë shumë qytete bregdetare dhe shumë shtete ujdhesa do të fundosen. 100 milion njerëz që vlerësohet se jetojnë në rajonet e prekura ose do të vdesin ose do të bëhen shtegtar të pastrehë. 9
Të gjitha rreziqet e përmendura më lartë janë parashikuar me anë të hulumtimeve shkencore. Me të filluar Toka këtë proces, vetëm Allahu do të jetë në gjendje ta ndalojë atë. Rritja e përqindjes së karbonit të dioksidit vetëm në vitin 1997 rriti efektin e serrës, e cila shkaktoi ngjarjet vijuese: pjesë të akullnajave polare u shkrinë, ajsbergët u shkrinë dhe ngritën nivelet e ujërave të oqeaneve, dimra më të ftohtë se zakonisht, reshje ekstreme të shiut dhe stuhi dhe vërshime shkretuese. Vrima në shtresën e ozonit ia ekspozoi Tokën rrezatimit të dëmshëm prej hapësirës, rriti përqindjet e kancerit, bëri që të identifikohen dhe të përcaktohen diagnoza të reja të sëmundjeve dhe zbuloi zhvillime degjeneruese në jetën bimore. Shkencëtarët amerikanë dhe aktivistët e Greenpeace zbuluan gjatë hulumtimeve të tyre në Alaskë se Akullnaja e Beringut është zvogluar për 12 kilometra (7.5 milje) në gjatësi dhe 130 m2 (155 jard në katror) në madhësi. 10 Temperatura e ujit të oqeanit u ngrit për 0.8 gradë; koralet, të cilat luajnë një rol jetik në barazpeshën e ekosistemit, filluan të vdesin dhe 80 përqind e planktoneve u shkatërruan. 11
Gjatë disa shekujve të fundit, shumë shkaqe të reja të mundshme për fundin e botës janë shfaqur dhe numri i tyre vazhdon të rritet përditë. Situata e tanishme e planetit tonë përmban një porosi të fuqishme. Fundi i Tokës është një gjë e sigurt dhe koha e tij po afron. Fizikanët, në veçanti, shpesh shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këtë, si në vijim:
Nëse gjithësia ka një fond të kufizuar të rregullit dhe po ndryshon pa kthim drejt parregullsisë – së fundi drejt barazpeshës termodinamike – dy konkluzione shumë serioze pasojnë menjëherë. I pari është se gjithësia do të vdes përfundimisht, duke u zhytur, si të thuash, në entropinë e saj vetjake. Kjo njihet në mesin e fizikanëve si “vdekja e nxehtë” e gjithësisë. I dyti është se gjithësia nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë, përndryshe do të kishte arritur barazpeshën e gjendjes përfundimtare të saj para një kohe të pakufishme. Përfundimi: gjithësia nuk ka ekzistuar përgjithmonë. 12
Çudit fakti se aq shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë pa e marrë parasysh vet fundin e tyre dhe duke mos iu frikësuar Allahut dhe mbesin krejtësisht të përvetësuar prej jetërave të tyre tokësore përkundër afërsisë së vdekjes. Dhe është madje edhe me e çuditshme se shumica e njerëzve kur përkujtohen për vdekjen dhe mundimet e ardhshme, e konsiderojnë atë si një mundësi të largët. Pasiqë ata nuk e pranojnë Kur’anin haptazi, përshkrimet që Kur’ani i bën Ditës së Gjykimit nuk kanë asnjë kuptim për ta. Ata sillen sikurse do të jetojnë përgjithmonë dhe kështu e rrezikojnë jetën e amshueshme për hir të një jete të përkohshme. Vdekja, të cilës njerëzit përpiqen t’i shmangen me çdo kusht, do t’i gjejë të gjithë ata, sepse as njerëzimi dhe as gjithësia nuk mund t’i shmangen apo të ndalojnë vdekjen. Kur’ani zbulon këtë realitet, si në vazhdim:
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Njohësi i të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". (Sure Xhum’a:
Duke qenë se shkatërrimi i Tokës është një fakt fizik më parë se një besim, faktorët që do të kontribuojnë në përfundimin e saj zbulohen në dritën e zbulimeve shkencore. Madje edhe ata që nuk besojnë në Allahun ose në çfarëdo religjioni tjetër duhet të pranojnë se gjithësia po i afrohet fundit të saj të pashmangshëm. Prandaj, shfaqet një realitet i ri përveç besimit në Ditën e Gjykimit dhe në Ahiret. Ky është një realitet i frikshëm, sepse nënkupton mosqenie të pafund. Shenjat e afrimit të Ditës së Fundit u lënë njerëzve një numër mundësish: Disa mosbesimtarë e shohin atë si një mosqenie të pafund, ndërsa besimtarët e shohin atë ose si kënaqësi të amshueshme ose si vuajtje të amshueshme…
FUNDI I GJITHËSISË: MODELET E GJITHËSISË
SË MBYLLUR DHE TË GJITHËSISË SË HAPUR
Shkencëtarët pajtohen se teoria e Big Bengut është e pakundërshtueshme dhe e bazuar në tërësi në të dhënat shkencore. Në përputhje me këtë, gjithësia lindi nga një shpërthim i papritur i një pike pafundësisht të ngjeshur dhe nga zgjerimi dhe rritja e saj e shpejtë e mëpastajme në hapësirë. Me kohë, ajo filloi të ftohet dhe muar formën e saj të tanishme.
Kështu, për sa kohë do të vazhdojë ky zgjerim? Sa më e madhe që të jetë masa e një objekti, aq më e madhe do të jetë forca e saj gravitacionale – deri në masën sa forca e gravitacionit do ta mposhtë shkallën e zgjerimit. Mirëpo, nëse forca e gravitacionit është më e vogël, zgjerimi nuk mund të ndalohet. Sipas shkencëtarëve, nëse masa e gjithësisë tejkalon një kufi të caktuar, zgjerimi do të ndalojë një ditë dhe gjithësia do të rrënohet prapa në vetvete. Ky është modeli i mbyllur i gjithësisë. Por nëse masa e saj është nën këtë kufi, forcat e gravitacionit nuk do të jenë në gjendje ta mposhtin zgjerimin dhe kështu do të vazhdojë të zgjerohet deri në pakufi. Ky është modeli i hapur i gjithësisë.
Gjithësia ose do të mbyllet dhe do të marr fund ose do të vazhdojë gjersa të jetë molisur dhe pastaj të përfundojë, përveç nëse Allahu bën që ajo të marr fund në një mënyrë tjetër. Për të parashikuar me anë të cilit model do të vdes gjithësia, duhet ta dijmë masën e saj të përgjithshme.
Pasiqë përcaktimi i saj është një gjë shumë e vështirë, shkencëtarët kanë bërë përpjekje që ta masin dendësinë më parë se masën e saj, sepse nëse dendësia arrin një pikë kritike, gravitacioni i saj mund të mposhtë zgjerimin e galaktikave. Kështu, gjithësia do të fillonte të rrënohej duke thithur brenda të gjitha galaktikat. Por nëse dendësia e saj nuk e arrin këtë vlerë kritike, zgjerimi do të vazhdojë përgjithmonë, sepse gravitacioni nuk mund të mposhtë zgjerimin e galaktikave. Shkencëtarët duke u nisur nga kjo premisë morën përsipër të zbulojnë fundin e gjithësisë. Ata kryen shumë eksperimente dhe shpenzuan orë të panumërta duke analizuar dritën prej galaktikave të largëta përmes teleskopëve.
U bë matja e shpejtësisë së sistemeve galaktike: u bë llogaritja e madhësisë, dendësisë dhe largësisë së tyre; dhe u hulumtua dendësia e vërtetë e gjithësisë. Të dhënat që rezultuan vërtetojnë se dendësia ekzistuese e gjithësisë është afër dendësisë kritike. Me fjalë të tjera, është më shumë e mundshme që gjithësia është e mbyllur. Me të përfituar të të dhënave nga shkencëtarët amerikan Edvin Loh dhe Ërll Spillar – hulumtimi që mbështetet në studimin e mijëra galaktikave – iu shtua të dhënave ekzistuese të vitit 1986, mundësia që gjithësia të jetë e mbyllur arriti 90 përqindshin.
Për më tepër, disa faktorë u shpërfillën gjatë llogaritjes së dendësisë së gjithësisë, gjë që solli deri te shifra e 90 përqindshit. Për shembull, vrimat e zeza nuk u morën parasysh. Po të ishin marrë, vlera e dendësisë do të rritej për një sasi të caktuar. Po të ishin marrë parasysh, vlera e dendësisë do të rritej për një shkallë të caktuar. Me të shtuar të dendësisë së materies së errët – të pranishme në të gjitha galaktikat – në këtë ekuacion, pamja që shfaqet tregon se gjithësia do të pushojë së zgjeruari dhe do të rrënohet përbrenda vetvetes. Dr. Xhon Gribin, një fizikan dhe autor shkencor i mirënjohur, gjithashtu theksoi se dëshmitë për modelin e mbyllur të gjithësisë kurrë nuk kanë qenë aq të fuqishme. 13
Thënë ndryshe, gjithësia ka arritur një pikë kritike dhe është e gatshme të shpërthej përbrenda në çfarëdo kohe. Allahu zbulon se një ditë Ai do ta kthejë gjithësinë në gjendjen e saj fillestare, si vijon:
(Përkujto) Atë ditë kur Ne do ta palosim Qiellin sikurse palosen fletët në një libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), do ta rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne do ta bëjmë këtë. (Sure Enbija: 104)
Është tejet e mundshme se ky ajet sugjeron modelin e mbyllur të gjithësisë. Ajo që kemi rrëfyer këtu tregon se të dhënat shkencore nënkuptojnë se gjithësia është e mundshme të shpërthejë përbrenda. Për më tepër, kujdestarët e ideologjive materialiste nuk mund të parashtrojnë asnjë kundërpohim serioz përballë rezultateve të tilla të hulumtimit.
Dr. Shermani, dekan i degës së astronomisë së Univerzitetit të Çikagos, thot se ndonëse idea e gjithësisë së mbyllur përfaqësohej kryesisht nga religjioni dhe filozofia, tani ekzistojnë shumë dëshmi eksperimentale si edhe teorike që vërtetojnë saktësinë e saj. 14
Gjithësia jonë është zgjeruar për 15 miliardë vjet, por sipas rezultateve të përfituara dhe në kohën kur Allahu të dëshirojë, gravitacioni me siguri se do ta mposhtë zgjerimin dhe do t’i jap fund asaj. Kur gravitacioni të bëhet forca mbisunduese në një gjithësi të mbyllur dhe tejet të ngjeshur, gjithçka do të fillojë të shpërthejë në vetvete dhe të kthehet mbrapsht, sepse gjithçka që deri atëherë kishte qenë duke u ftohur dhe zgjeruar do të tkurret dhe do të nxehet. Si rezultat i kësaj, të gjitha galaktikat do të sjellen në mënyrë të furishme më afër njëra tjetrës.
Sipas këtij modeli, gravitacioni do t’i jap fund zgjerimit të gjithësisë dhe do të shkaktojë që galaktikat të lëvizin në drejtim të njëra tjetrës me shpejtësi të shkallëzuara. Përplasje shkatërruese do të ndodhin; yjet e mëdha do të përplasen dhe bashkohen. Hëna, Dielli dhe Toka, si edhe yjet dhe planetet tjera, do të bashkohen dhe në fund të këtij procesi gjithësia shpërthyese do të përqendrohet në një pikë dhe do të shkatërrohet. E tërë gjithësia do të përmbyset. Duke qenë se një devijim i vogël në orbitën e Tokës do të çonte ose në djegjen apo ngrirjen deri në vdekje të të gjitha gjallesave, se një vrimë e vogël në atmosferë mund të ketë efekte shkatërruese dhe se një ndryshim i këndit 23 27’ të boshtit të Tokës do t’i ndalonte stinët, nuk është e vështirë të llogaritet ndikimi negativ i mbledhjes së gjithësisë në barazpeshat e brishta mbi të cilat mbështetet rregulli i saj.
Allahu shpall se Dielli dhe Hëna do të bashkohen në Ditën e Gjykimit. Ndoshta këto vargje tregojnë modelin e mbyllur të gjithësisë. Nëse ndodhë mbledhja, bota, yjet dhe planetet e tjera të sistemit tonë diellor, si edhe Dielli dhe Hëna do të bashkohen.
Kur’ani gjithashtu zbulon se yjet do të bien nga vendet e tyre në qiej me shpejtësi njëra pas tjetrës (Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur)) (Sure Tekvir: 2). Ky ajet do të mund të sugjeronte një model të mbyllur të gjithësisë, sepse në këtë skenar yjet do të lënë orbitat e tyre dhe do të përplasen. Në një gjithësi që tkurret, koha do të lëvizë mbrapsht dhe kështu mund të ketë ngjashmëri në mes të ngjarjeve që ndodhin në atë kohë në Tokë dhe ngjarjet që ndodhin kur të hyhet në një vrimë të zezë. Si çdo gjë tjetër, forcat e gravitacionit do të jenë të lëvizin në drejtim të kundërt. Toka do të nxjerrë jasht çfarë ka në brendinë e saj, malet do të bëhen hi e pluhur dhe oqeanet do të mbushen dhe përmbyten. Nuk e dimë se sa do të zgjas ky process, por këto ngjarje do të ndodhin ashtu siç i përshkruan Allahu në Kur’an.
Këtë mund ta përmbledhim si në vazhdim: Nëse modeli i mbyllur i gjithësisë është i vërtetë, gjithësia do të bashkohet/shkrihet në një pikë dhe do të asgjësohet nga ana e Allahut.
Megjithatë, kjo nuk do të thot se modeli i gjithësisë që zgjerohet do ta shpëtojë gjithësinë prej shkatërrimit. Poqese ky skenar është i vërtetë, ajo thjeshtë don të thot se gjithësia do të asgjësohet në një mënyrë tjetër. Që prej se u krijua, dendësia e gjithësisë ka vazhduar të rritet dhe temperatura e saj gadi sa nuk ka arritur zeron absolute. Temperatura që tashmë mbizotëron në hapësirë është 270C – vetëm 3 gradë më ngrohtë se zeroja absolute. 15 Për aq kohë sa do të vazhdojë zgjerimi i gjithësisë, temperatura do të vazhdojë të bie. Një temperaturë prej 270C është më e përshtatshmja për ekzistencën e jetës. 16 Madje edhe lëkundjet më të vogla do ta dënojë gjithë jetën me vdekje. Kjo temperaturë nuk mund të mbetet e qëndrueshme në një gjithësi që zgjerohet. Pra, kur të bie, njerëzimi dhe të gjitha pjesët e gjalla të krijimit do të vdesin.
Zbulimet e vërtetuara të hulumtimeve më të reja sugjerojnë se modeli i mbyllur i gjithësisë është i zbatueshëm. Edhepse të pasigurt se cili model do të mund të ishte saktësisht, shkencëtarët pajtohen se fati i gjithësisë do të jetë i njëjtë: Sipas të dyja modeleve gjithësia do të vdes, megjithëse në mënyra të ndryshme. Siç kemi shpjeguar më lartë, të dyja modelet shpien në Ditën e Fundit. Mirëpo, ekzistojnë faktorë tjerë që mund të shkaktojnë fundin e gjithësisë, siç është përmbushja e ciklit jetësor të Diellit. Allahu e di më së miri.
DIELLI PËRMBUSH CIKLIN E TIJ JETËSOR
Yjet lindin, jetojnë një periudhë të caktuar kohe dhe pastaj vdesin. Dielli jonë ka një jetë të kufizuar. Para se gjithësia të ndeshet me fundin e saj, Dielli mund të ketë përmbushur ciklin e tij jetësor, që, si pasojë, don të thot se edhe Toka do të duhet të vdes.
Dielli vlerësohet të jetë 5 miliardë vjet i vjetër. Në çdo sekond, ai shëndrron 564 milionë tonë hidrogjen në 560 milionë tonë helium. 17 Katër milionë tonë të materies së mbetur shëndrrohet në energji. Kur e arrin fazën në të cilën do të djegë dhe të harxhojë hidrogjenin e tij, fundi i Tokës do të ketë arritur. Në këtë fazë, hidrogjeni i bollshëm në bërthamën e Diellit do të zëvendësohet nga heliumi dhe temperatura e bërthamës do të rritet prej 20 milionë gradëve të tanishme në 100 milionë gradë Celsius. Ndërsa bërthama e Diellit të tejnxehet, shtresat e jashtme të tij do të zgjerohen dhe ngjyra e tij do të marr një ngjyrim të kuq në vend të ngjyrës së tij të verdhë të zakonshme. Në këtë mënyrë, Dielli do të bëhet një “gjigant i kuq.”
Shkencëtarët bëjnë këto parashikime: Dielli, aq jetik për jetën tokësore, do të fryhet dhe do të zgjerohet në hapësirë; planetet e sistemit tonë diellor do të ndizen flakë; dhe planetet e vogla afër tij do të asgjësohen. Përkundër faktit se temperatura e jashtme e Diellit do të mbetet e njëjtë, planetet e afërta do të preken së tepërmi prej rrezatimit të nxehtësisë së tij, që shkaktohet nga vëllimi i rritur i tij. Së pari Merkuri dhe pastaj Venera do të digjen dhe asgjësohen.
Vazhdimësia e jetës në Tokë varet nga ruajtja e shumë barazpeshave ekzistuese të gjithësisë. Për shembull, po t’i afrohej Toka pak më shumë Diellit, e gjithë jeta në të do të vdiste. Pra, Toka do të prekej tejet shumë nga Dielli që zgjerohet shumë para se atë ta arrinin periferitë e jashtme të tij. Kur Merkuri dhe Venera të jenë kapluar në flakë, të gjitha kushtet natyrore të Tokës do të jenë shkatërruar dhe e gjithë jeta në të do të jetë asgjësuar. Për një kohë shumë të shkurt, nxehtësia e jashtëzakonshme do t’i avullojë oqeanet dhe do t’i shkrijë shkëmbinjët dhe malet, të cilat së shpejti do të shëndrrohen në gazëra. Në çast, planeti do të digjet dhe do të shëndrrohet në një grusht hiri të shpërndarë nëpër gjithësi. Shkencëtarët arritën në këtë përfundim pasiqë studiuan yjet që kanë një madhësi të ngjashme me atë të Diellit tonë. Shumë yje të largëta po shëndrrohen në “gjigant të kuq,” të cilët shkaktojnë shumë ngjarje të jashtëzakonshme në gjithësi. 18 Kur Dielli gjigant të ketë djegur lëndën e tij djegëse, nuk do të jetë më në gjendje të mbajë peshën e shtresave të tij të brendshme dhe ato do të fillojnë të rrënohen në drejtim të bërthamës, duke prodhuar më në fund një yll të vogël, të dendur dhe të ftohur të quajtur xhuxh i bardhë. Pasiqë të jetë shëndrruar në një xhuxh të bardhë, do të ftohet ngadalë për miliarda vjet, duke u bërë përfundimisht aq i ftohtë sa që më s’do të rrezatoj dritë.
Profesori i Fizikës Teorike dhe autori i shquar shkencor Poll Dejvis shpreh shqetësimet e tij në lidhje me nivelet e energjisë në rënie të Diellit në këtë mënyrë:
Sa i përket Diellit, qartë se nuk mund të vazhdojë së djeguri me gëzim dhe pafundësisht. Vit pas viti rezervat e lëndës djegëse të tij bien, ashtuqë më në fund do të ftohet dhe dobësohet. Në të njëjtën mënyrë zjarret e tij duhet të jenë ndezur vetëm para një kohe të kufizuar: ai nuk posedon burime të pashterrshme të energjisë. 19
Si pasojë e natyrshme e këtij procesi, katastrofa që do të rrjedhë nga Dielli është e pashmangshme. Përveç kësaj, hulumtimet zbulojnë shumë faktorë tjerë që do të mund të shkatërronin Tokën.
METEORËT
Gjithësia përmban me miliona meteorë të mëdhenjë dhe të vegjël që lëvizin. Pasojat e përplasjes në mes të tyre dhe një planeti ndryshojnë, në pajtim me masën e meteorit të përfshirë në përplasje.
Shkencëtarët vlerësojnë se prej 1,000 tonë deri në më shumë se 10,000 tonë të materialit meteorik bie në Tokë çdo ditë. Mirëpo, pjesa më e madhe e këtij materiali është shumë e vogël – në trajtën e mikrometeoridëve apo grimcave në formë pluhuri prej vetëm disa mikromilimetrash madhësi. 20 Dhe pjesa më e madhe e mbetur shëndrrohet në hi pjesërisht për shkak të fërkimit me të cilin ndeshen me të hyrë në atmosferë. Me fjalë të tjera, atmosfera e Tokës na mbronë nga katastrofat e mundshme për çdo ditë. Mirëpo, është paksa më shqetësues fakti se disa meteorë janë mjaft të mëdhenjë sa të asgjësojnë gjithë jetën në Tokë. Shkencëtarët kanë treguar se goditjet e meteorëve në të kaluarën e Tokës kanë ndryshuar pamjen e saj gjeologjike dhe ekologjike në masë të madhe.
Një meteorit, që vlerësohet të ketë pasur një diametër prej 60 kilometrash (37 milje), eksplodoi në atmosferë mbi Tunguska në Siberi në vitin 1908 dhe shkatërroi rreth 2,000 km2 (770 milje katrorë) të pyllit. Forca e tij shpërthyese ishte 1,000 herë më e fuqishme se bomba atomike e lëshuar në Hiroshimë. Për fat të mirë, ai eksplodoi mbi një rajon kryesisht të pabanuar. Po të kishte eksploduar mbi Kullën e Ajfellit, me siguri se do të kishte mbytur mbi 10 milionë njerëz. 21
Kjo ngjarje ua përkujtoi njerëzve kërcënimin e madh të fakteqësive katastrofike natyrore. Ja se si ndodhi:
Në orët e hershme të mëngjezit të 30 Qershorit të vitit 1908, në Siberinë qendrore, një top i zjarrtë gjigant u pa duke lëvizur me shpejtësi në qiell. Kur preku horizontin, ndodhi një shpërthim tejet i madh. Rrafshoi me tokë rreth 2,000 kilometra katrorë (770 milje katrorë) të pyllit dhe dogji me mijëra drunjë sa qel e mbyll sytë afër vendit të goditjes. Prodhoi një valë goditëse atmosferike që përshkoi Tokën dy herë. Për dy ditë pastaj, kishte aq shumë pluhur të hollë në atmosferë sa që njeriu mund të lexonte gazetën natën për shkak të dritës së shpërndarë në rrugët e Londrës, 10,000 kilometra (6,200 milje) larg. 22
Dëshmitarët okular mund të na informojnë në lidhje me fatkeqësitë tjera të mundshme:
Isha i ulur në verandën e shtëpisë në stacionin tregtar të Vanovarës në kohën e mëngjezit dhe duke shikuar në drejtim të veriut. Posa ngrita sopatën time për të vendosur rrethin në fuçi, kur papritur…qielli u ça më dysh dhe lartë mbi pyll e tërë pjesa veriore e qiellit u duk të jetë e mbuluar në flakë. Në momentin kur ndieva një nxehtësi të madhe, sikur këmisha ime të ishte ndezur flakë…desha ta heq këmishën dhe ta hudh atë, por në atë moment ndodhi një shpërthim në qiell dhe një krismë e fuqishme u dëgjua. Më hodhi në tokë rreth tre sajenë (rreth 7 metra apo 23 fut) larg nga veranda dhe për një moment e humba vetëdijen. Gruaja ime vrapoi jashtë dhe më barti në kasolle. Krisma u pasua nga një zhurmë sikur gurët të binin prej qiellit apo sikur kërsitjet e armëve. Toka u dridh dhe kur u shtriva përtokë mbulova kokën, sepse frikësohesha që gurët do t’më binin në kokë. Në atë moment kur u hap qielli, një erë e nxehtë, si të vinte prej topit, fryejti pas kasolleve nga ana e veriut. La gjurmën e saj në tokë…23
Ne nuk e dijmë se prej nga do të mund të vinte apo të godiste meteori i ardhshëm.
Sipas shkencëtarëve, në çdo dy shekuj një meteor i madhësisë së atij të Tunguskës përplaset me Tokën, një fakt që pasqyron afërsinë e fatkeqësive të tilla. Nuk ekziston ndonjë arsye pse përplasja e ardhshme nuk do të duhej të ndodhte në një rajon të populluar dendur. Në kohën e sotme, shkencëtarët janë shumë të brengosur në lidhje me pasojat e mundshme të një përplasjeje të tillë, sepse:
Po të ndodhte një përplasje e tillë sot do të mund të merrej gabimisht, veçanërisht në panikun e momentit, për një shpërthim bërthamor. Përplasja e kometës dhe topi i zjarrtë do të nxiste të gjitha efektet e një shpërthimi bërthamor prej një mega-tonësh, duke përfshirë edhe renë në formë të këpurdhës, me dy përjashtime: nuk do të kishte rrezatim gama apo mbeturina radioaktive. 24
Përplasja e një objekti të tillë masiv në një qytet të madh do të mund të mbyste me miliona njerëz. Po të binte në oqean, përsëri do të ishte një gjë tmerrësisht e rrezikshme, sepse shpejtësia dhe masa e tij do të krijonte valë të baticës që do të shkatërronte rajonet e populluara të rripit të bregdetit.
Gjithashtu, mundësia që meteorë shumë më të mëdhenjë të ndeshen me Tokën është tejet e mundshme dhe të bën të mendosh për këtë. Shkencëtarët e konsiderojnë një ngjarje të tillë si të pashmangshme dhe thonë se do të ishte në gjendje të shkatërrojë kontinente të tëra dhe të mbush atmosferën me gazëra helmuese. Ata poashtu lehtë e pranojnë se janë duke e kërkuar një zgjidhje për këtë me përkushtim.
ASTEROIDET DHE KOMETAT
Shkencëtarët theksojnë se mundësia e një përplasjeje në mes të Tokës dhe disa prej asteroideve të njohura rritet përditë. Dankën Smith, asistent profesori për teknologjinë e hapësirës në Univerzitetin e Salfordit thot se shkencëtarët kishin identifikuar më shumë se një mijë asteroide, të madhësive të ndryshme, që kanë orbita rreth Diellit që kalojnë rrugën e Tokës. Shkencëtarët thonë se asteroidet e mëdha kanë goditur Tokën më parë dhe është vetëm çështje kohe para se ndonjëra të godas Tokën përsëri. 25
Çdo vit, shumë copëza të mbeturinave godasin planetin tonë, por shumica e tyre janë aq të vogla sa që digjen në atmosferë pa shkaktuar rrezik, të pavërejtura prej nesh. Mirëpo, një sasi e këtij materiali është më e madhe se që atmosfera mund të durojë.
Gjeologu Valter Alvarez regjistron ngjarjet e mundshme të një komete (meteor - yll që këputet) që hyn në atmosferën e Tokës në librin e tij “T-Rex dhe Krateri i Fatkeqësisë/ Vdekjes” ku ai përshkruan botën 65 milionë vjet më parë:
Fatkeqësia po vinte nga qielli, në trajtën e një komete apo asteroidi tejet të madh – ende nuk jemi të sigurt çfarë ishte. Me sa duket dhjetë kilometra mespërmes, duke udhëtuar dhjetëra kilometra në sekond, energjia e tij e lëvizjes kishte aftësinë shkatërruese të njëqind milionë bombave hidrogjenike. Poqese ishte asteroid, ishte një shkëmb i plogësht i dhëmbëzuar nga krateret, i errët dhe ogurzi, i padukshëm deri në momentin e fundit para se të godiste. Poqese ishte një kometë, ishte një top akulli i ndytë, që nxjerr jashtë gazëra të avulluara nga nxehtësia e Diellit, dhe lajmëroi fatkeqësinë që afrohej me një kokë ndriçuese dhe një bisht shkëlqyes të përhapur përgjatë gjysmës së qiellit, duke e ndriçuar natën dhe në fund të dukshëm madje edhe gjatë ditës me afrimin e Armagedonit (Mbarimit të botës). 26
Shkencëtarët besojnë se një trup shumë i madh qiellor (sipas të gjitha gjasave një kometë) u përplas me Tokën 65 milionë vjet më parë dhe la gjurmë të shumta. Bazuar në këtë përvojë dhe në përplasjet pasuese, është e mundshme të parashikohen ngjarjet që pasojnë një përplasje të tillë dhe pasojat e mundshme për planetin tonë.
Energjia potenciale e një komete para përplasjes është e barabartë me 100 miliardë megaton TNT, e cila do të bëjë që ajo të avullohet për sekonda dhe mund të lërë një krater 40 kilometra (25 milje) të thellë. Si krahasim, një bombë hidrogjenike ka forcën e 1 megatoni TNT. Në kulminacionin e luftës së ftohtë, kishte 10,000 armë të tilla. Në anën tjetër, forca potenciale e një komete është 10 milionë herë më e madhe se forca e gjithë eksplozivëve që ekzistonin në atë kohë.
Kur’ani zbulon se në Ditën e Gjykimit do të ketë dridhje të tmerrshme, se gjithçka do të rrafshohet dhe se oqeanet do të vlojnë. Përplasja me një kometë apo një asteroid do të mund të shkaktonte gjithë këto fatkeqësi. Valë masive sizmike do të trazonin shtratet e oqeaneve, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe valë vigane të baticës. Shkencëtarët bëjnë vërejtje se valët e mëparshme të baticës të shkaktuara në këtë mënyrë ishin të një madhësie të tillë sa që lanë gjurmët e tyre në shtratin e oqeanit.
Hulumtimet më të reja zbulojnë se një objekt i madh që ra në Gjirin e Meksikos krijoi valë të baticës të një shkalle të gjerë që u drejtuan nga Florida. Ndërsa lëviznin në drejtim të cakut të tyre, ato u bën edhe më të mëdha dhe rrezikuan bregun e detit. Ato në fund shkatërruan rajone të mëdha të pyjeve. Edhepse shumë njerëz jetojnë sikurse vdekja e tyre dhe Dita e Gjykimit s’do të vijnë kurrë, nuk ka asnjë arsye pse një katastrofë e tillë s’do të duhej të ndodhte. Për shembull, një ditë para se të ndodhte katastrofa e përmendur më lartë, dheu që mbulonte brezet e mëdha të tokës së Amerikës dhe Meksikos ishte pjellor; mirëpo, posa ato goditën, e tërë ajo u katandis si mos më keq. 27
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Allahu zbuloi se në Ditën e Gjykimit qielli do të ndahet më dysh (do të çahet) (Sure Hakka: 16) dhe do të jetë sikurse kallaji i shkrirë (Sure Me’arixh: . Ky skenar i ngjanë efekteve të një komete apo një meteori të madh që përplaset me Tokën.
Poll Dejvis, në librin e tij Tre minutat e fundit, thot se një komet në një shteg që çon te përplasja me Tokën do të rrezatojë një dritë aq të fortë sa që atmosfera do të fillojë të digjet nga lart dhe të shkrihet si metal. Ai poashtu thot se gazërat që do të lirohen në boshllëkun e hapësirës do të krijojnë një tornado. Këto thënie janë plotësisht të ngjashme me atë që thuhet në Kur’an, si në vazhdim:
E kur të çahet qielli e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë. (Sure Rahman: 37)
Shkrirja dhe rrjedhja e qiejve si kallaji i shkrirë apo si vaji i shkrirë na përkujton një lëng të nxehtë, të rrjedhshëm dhe të dendur. Në një rast të tillë, qielli do të merrte një ngjyrë të kuqe të nxehtë. Siç thekson Dejvis, atë Ditë gazërat e tejnxehura do të mund të formonin tornado dhe nga kjo ngjasimi me një ngjyrë të kuqe rozë është i qartë.
Allahu do të sjellë Ditën e Gjykimit në një kohë të paracaktuar dhe do t’i përmbushë premtimet e Tij. Këto ngjarje mund të ndodhin një nga një apo të gjitha përnjëherë. Gjëra të ngjashme kanë ndodhur më parë, sepse të dyja si asteroidet ashtu edhe kometat kanë shkaktuar dëme të kufizuara dhe herave tjera dëme gjithëpërfshirëse. Vetëm Allahu e di kohën e të ardhmës.
Shkencëtarët parashikojnë se një asteroid do t’i afrohet Tokës në vitin 2028. Sipas tyre, nëse ai bie në Oqeanin Atlantik, Amerika dhe Evropa do të fundosen; nëse bie në tokë, do të jetë shumë më shkatërrimtar. Asteroidet që do të hynin në atmosferë do të shkaktonin tërmete dhe erupcione vullkanike, pluhuri i të cilave do ta mbështjellte Tokën me errësirë. Astronomët theksojnë se madje edhe afërsia e një komete të tillë do të paraqiste një rrezik të madh për Tokën. 28
Shkencëtarët i referohen kometës Suift-Tatëll, e cila kaloi pranë Tokës në vitin 1993 dhe pritet të kthehet në vitin 2126. Llogaritjet sugjerojnë një mundësi tejet të madhe të përplasjes, pasiqë pritet të kaloj pranë vetëm dy javë largësi – një takim me të vërtetë shumë i afërt – dhe shumë shkencëtarë janë vërtetë të shqetësuar dhe të brengosur për një shmangje aq të afërt. Orbitat e paqëndrueshme të këtyre objekteve krijojnë një lëvizje të vazhdueshme, që don të thot se Toka dhe planetet tjera janë vazhdimisht në rrezik. Sipas ekspertëve, Suift-Tatëll apo ndonjë objekt tjetër më në fund do të ndeshet me Tokën. Disa prej tyre do të mund të shkaktonin shkatërrim edhe më të madh se të gjitha armët bërthamore të njerëzimit së bashku. Ne nuk e dimë vetëm se kur do të ndodhë kjo.
Dejvis thot: “kur të ndodhë kjo, do të jetë lajm i keq për njerëzit. Do të ketë një ndërprerje të vrazhdë dhe të pashembullt në historinë e species sonë.” Ai thot se një përplasje gati me siguri do të shënonte fundin e njerëzimit. 29 Ai merret gjerësisht me këtë temë në librin e tij Tre minutat e fundit, në të cilin ai deklaron se më 21 Gusht të vitit 2126, Suift-Tatëll do ta godas Tokën dhe në këtë mënyrë do të shpallë ditën e fundit të planetit tonë. Ekziston një ngjashmëri të madhe në mes të asaj që ai rrëfen dhe që Allahu zbulon, si në vijim:
Data: 21 Gusht, 2126
Fundi i Botës
Vendi: Toka
…Koka e vogël e kometës zbulon fuqinë e tmerrshme shkatërruese të saj. Po i afrohet planetit të Tokës me një shpejtësi marramendëse prej 40,000 miljave në orë, 10 milja për çdo sekond – një trilion tona akulli dhe shkëmbinjësh, e përcaktuar të godas me një shpejtësi 70 herë shpejtësia e zërit.
…Drejtpërdrejt mbi pikën zero (epiqendrën e shpërthimit), qielli çahet më dysh. Një mijë milje kub ajër përplasen tutje. Një gisht i flakës përcëlluese më i gjerë se një qytet lëvizë në formë harku në drejtim të tokës dhe pesëmbëdhjetë sekonda më vonë ngulet në Tokë. Planeti dridhet me një fuqi prej dhjetë mijë tërmetesh. Një valë goditëse e ajrit të zhvendosur përshkon sipërfaqen e globit, duke rrafshuar çdo ndërtesë, duke bërë hi e pluhur gjithçka që i ndodhet në rrugë. Terreni i rrafshët përreth vendit të përplasjes ngritet në një unazë malesh të lëngëta disa milje të larta, duke shfaqur zorrët e Tokës në një krater qindra milje të gjatë. Muri i shkëmbinjëve të shkrirë derdhet jashtë, duke e mbuluar pejzazhin si një mbulesë që lëvizë ngadalë…
Përbrenda vet kraterit, triliona tone shkëmbinjësh avullohen. Shumë më tepër spërkatet lartë, një pjesë e saj hidhet lartë në hapësirë. Edhe më shumë është flakur përgjatë gjysmës së një kontinenti për të rënë poshtë me qindra apo edhe me mija milje larg, duke shkaktuar shkatërrim të madh në gjithçka nën të. Një pjesë e lëndës së shkrirë që hidhet jashtë bie në oqean, duke shkaktuar dallgë gjigante që vetëm sa e rritin çrregullimin që përhapet. Një shtyllë e gjerë e pluhurit përhapet në atmosferë, duke e mbështjellur diellin përgjatë tërë planetit. Tani drita e diellit zëvendësohet me një shkëlqim ogurzi drithërues të një miliardë meteorëve, që e pjekën tokën nën to me nxehtësinë e tyre përcëlluese, pasiqë materiali i zhvendosur kthehet furishëm prapa në atmosferë nga hapësira. 30
Padyshim se ky përshkrim nuk është larg të vërtetës. Vetëm një kometë mund të shkaktojë një dëm të tillë, por ne nuk e dimë se kur do të përplaset me Tokën. Pa marrë parasysh se sa njerëzit përpiqen të mohojnë ekzistencën e Ditës së Gjykimit, mund t’iu kundërvihet si një mundësi që është më e afërt se që e mendojnë ata, sepse Kur’ani zbulon se:
Vetëm Allahut i takon fshehtësia e qiejve dhe e Tokës! Çështja e Orës (Kijametit) është larg vetëm sa hedh një shikim, ose edhe më afër. Allahu është i gjithfuqishëm për çdo send. (Sure Nahl: 77)
VRIMAT E ZEZA
Në kohën e sotme, shkencëtarët besojnë se vrimat e zeza me masë enorme ekzistojnë në qendër të shumë galaktikave. Forca e tyre e madhe gravitacionale gllabëron rrezatimin vetjak të tyre dhe gjithçka tjetër që vie brenda fushës së saj, një veprim që vetëm se rritë më shumë madhësinë e saj dhe forcën e saj gravitacionale. Ato mund të tërheqin brenda yje shumë herë më të mëdha se ato, planete, vrima të zeza më të vogla dhe madje edhe galaktika të tëra. Pasiqë planeti jonë lëvizë me shpejtësi në boshllëkun e pafund të hapësirës, një ditë do të mund të hynte në zonën e gravitacionit të një vrime të zezë.
Vrimat e zeza janë dukuria më e ngjeshur që tërheq brenda çdo gjë. Forca e tyre gravitacionale është aq e fuqishme sa që asgjë që ndodhet në udhën e saj s’mund t’i ikë. Sikurse një fshesë elektrike, vrimat e zeza gllabërojnë gjithçka në spektrin e tyre gravitacional: planetet, satelitët, asteroidet dhe madje yjet. Me të hyrë të tyre në këtë fushë të gravitacionit, ato nuk mund të ikin.
Pse vrimat e zeza gllabërojnë çdo gjë?
Siç e dimë, secili objekt ushtron një forcë të caktuar gravitacionale. Për shembull, nëse e hedhim një gur lartë, do të ngritet lartë derisa të humbas shpejtësinë e tij dhe pastaj bie në tokë me anë të forcës së gravitacionit. Që një objekt t’i shmanget gravitacionit të Tokës, duhet të tejkalojë një shpejtësi të caktuar në një drejtim (shpejtësi). Nëse një raketë don të lirohet prej gravitacionit të Tokës, duhet të arrijë një shpejtësi që mund ta mposhtë gravitacionin: 11.2 kilometra (7 milje) në selond.
Për t’iu shmangur një vrime të zezë, objekti duhet të lëvizë më shpejtë se shpejtësia e dritës. Mirëpo, pasiqë asgjë nuk mund të tejkalojë shpejtësinë e dritës, asgjë s’mund t’i shmanget gravitacionit të një vrime të zezë, as edhe tufat e dritës që lëvizin me një shpejtësi prej 300,000 kilometrave (190,000 miljave) në sekond. Pasiqë as edhe drita s’mund t’i shmanget, vrimat e zeza janë gjithmonë të errëta. Nuk ekziston asnjë arsye pse planeti jonë që lëvizë me shpejtësi të mëdha nëpër hapësirë, s’do të duhej të futej në fushën gravitacionale të një vrime të zezë. Në të vërtetë, shkencëtarët në Amerikë kanë zbuluar ekzistencën e dy vrimave të zeza aktive në qendrën e galaktikës sonë, secila duke qenë në gjendje që të gllabërojë me miliona yje më të mëdha se Dielli jonë.
Shoqata e astronomëve amerikan së voni botoi një raport shkencor në të cilin thot se njëra prej vrimave të zeza është mu në qendër të galaktikës sonë, vetëm 26,000 vite drite larg prej Tokës (një vit drite është gati 9.5 trilion kilometra apo pothuajse gjashtë trilion milje). Quhet “Shigjetari A” apo “Ylli-A,” 31 dhe është poaq i madh sa sistemi ynë diellor, por ka një masë me miliona herë më të madhe. Bazuar në llogaritjet, masa e saj është 2.6 miliardë herë ajo e Diellit dhe gllabëron yjet me një shpejtësi prej 965 kilometrave (600 miljeve) në sekond. Ky padyshim është një zbulim i rëndësishëm dhe paraqet një rrezik të madh për planetin tonë.
Vrima tjetër e zezë, “Besnikja e vjetër (Old Faithful)” ka një formë sferike, është shumë më e madhe dhe është 40,000 vite drite larg. Ajo i nganë një monstrumi të pangopshëm që gllabëron të gjitha yjet në afërsi të saj.
Fakti se Ylli-A gllabëron yjet në rrethinën e tij me një shpejtësi prej 965 kilometrave (600 milje) në sekond tregon se forca e tij gravitacionale rritet me secilin yll që gllabëron. Prandaj, në fund të këtij procesi, shpejtësia e shkallëzuar me të cilën ajo tërheq objektet brenda saj do të arrijë një madhësi të pabesueshme.
Pasiqë vrimat e zeza gllabërojnë dritën, ato nuk mund të shihen apo perceptohen madje edhe me anë të teleskopëve më të zhvilluar dhe teknologjisë tjetër. Prandaj, shkencëtarët duhet të përcaktojnë ekzistencën e tyre përmes hulumtimeve dhe matjeve. Duke përdorur mjete të tilla, shkencëtarët tashmë kanë vërtetuar ekzistencën e disa vrimave të zeza. Mirëpo, ka shumë të ngjarë se ende nuk janë zbuluar shumë më tepër sosh pasiqë niveli i tanishëm i hulumtimeve është i pamjaftueshëm.
Shumë shkencëtarë besojnë se Dielli jonë ka një binjak, i cili me sa duket u shëndrrua në vrimë të zezë. Arsyetimi që qëndron pas këtij supozimi është se të gjitha yjet tjera në sistemin tonë diellor ekzistojnë në grupe prej dy, tre dhe pesë sosh, përveç Diellit tonë. Provat që e mbështesin këtë janë të konsiderueshme dhe po analizohen. Duke qenë se Dielli është vetëm 150 milionë kilometra (93 milionë milje) larg prej Tokës, rreziku i mundshëm është i pamohueshëm. Thënë shkurt, nuk ekziston ndonjë arsye pse Toka të mos bie në fushën gravitacionale të një vrime të zezë në çdo moment.
Shumë shkencëtarë besojnë se një vrimë e zezë do të asgjësojë Tokën duke e gllabëruar atë. Madje edhe nëse Toka i shmanget këtij fundi, ekziston një rrezik i madh që një vrimë e zezë të kalojë pranë sistemit tonë diellor. Dhe ç’do të ndodhte nëse një vrimë e zezë t’i afrohej qetësisht sistemit tonë diellor? Një gjë e tillë do të ndryshonte orbitat e shumë planeteve, gjë që natyrisht do të ndikonte në barazpeshën e Tokës. Qindra e madje edhe mijëra asteroide do të mund të ndikoheshin nga një forcë e tillë gravitacionale. Shumë prej tyre do të gllabëroheshin nga vrima e zezë dhe qindra apo mijëra sosh do të binin në Tokë.
GALAKTIKAT QË PËRPLASEN
Vlerësohet të ketë 200 galaktika tjera përveç galaktikës sonë në gjithësi, secila prej të cilave përbëhet prej 200 miliardë yjesh, sillet rreth boshtit të saj dhe e ndjekë një orbitë. Galaktika jonë lëvizë me një shpejtësi të madhe në drejtim të një pikë imagjinare të quajtur Maja Diellore afër yllit të ndritshëm Vega. Për shkak të gjithë kësaj lëvizjeje në gjithësi, ndeshje dhe shpërthime vigane ndodhin. Por për shkak se ato ndodhin me miliona vite drite larg, ne nuk i vërejmë ato.
Për shembull, teleskopi Habëll bëri fotografitë e përplasjes së dy galaktikave në një largësi prej rreth 63 milionë vjet drite larg. Si rezultat i kësaj ngjarjeje, yje të reja lindën dhe re të mëdha hidrogjeni u formuan dhe u liruan në hapësirë. Po të ndodhte një përplasje e tillë pranë Tokës, do të mund të bëhej njëri prej faktorëve që do të shkatërronte planetin tonë.
Veç kësaj, shkencëtarët theksojnë se një fund i tillë me sa duket e pret sistemin tonë diellor. Një zbulim i tillë është dhënë në vazhdim:
Astrofizikanët flasin për probleme serioze që Toka do të ketë në të ardhmën e afërt. I pari prej tyre është një shpërthim i supernovës (supernova: një yll që shpërthen dhe bëhet tejet i ndritshëm gjatë këtij procesi). Madje edhe nëse koha dhe vendndodhja e këtij shpërthimi është e panjohur, parashikimet e parashtruara shikojnë nga e ardhmja e afërt dhe nuk janë shumë inkurajuese. Sipas shkencëtarëve, supergjiganti i kuq ylli Betelgez në një largësi prej 430 vite drite, duket i gatshëm të eksplodojë. Ata mendojnë se hipernovat janë krijuar me anë të bashkëshkrirjes apo bashkimit/shkrirjes së vrimave të zeza me yjet neutronike. Por asnjëri prej tyre nuk e din se si shpërndahen këto bomba me orë në hapësirë ose se çdo të ndodhte me ne poqese ato do t’i afroheshin botës sonë. 32
Kur’ani zbulon se në atë Ditë, Toka do të lëkundet nga dridhjet shkatërruese; se njerëzit do të përjetojnë një tmerr të kulluar, se Dielli, Hëna dhe yjet do të shuhen; dhe se çdo gjë do të shkatërrohet furishëm. Një përplasje do të mund t’i shkaktonte gjithë këto ngjarje dhe do të prekte gjithashtu jo vetëm Tokën por tërë sistemin tonë diellor.
Hulumtimet shkencore zbulojnë se Dita e premtuar e Gjykimit do të vie patjetër, dhe se të gjitha gjallesat dhe gjërat e pajetë dhe Toka gjithashtu do të shkatërrohen dhe se Allahu do të krijojë një qiell të ri dhe një botë tjetër. E gjithë kjo rrëfehet për të theksuar se Toka mund të vdes poashtu nga shkaqe natyrore. Mirëpo, nuk ka dyshim se Allahu nuk ka nevojë për një shkak për të bërë gjëra të tilla dhe se nëse Allahu dëshiron, ai mund të bëj që Dita e Gjykimit të ndodhë në çfarëdo kohe dhe madje pa pasur nevojë për një përplasje apo një shpërthim.
Mundësitë që kemi ekzaminuar këtu janë vetëm disa prej mënyrave të mundshme që jeta të asgjësohet. Veç kësaj, hulumtimi shkencor vërteton se një ngjarje e tillë është një pritje realiste.
Zgjerimi i vazhdueshëm i gjithësisë është një tjetër shkak i mundshëm që Toka të vdes. Njerëzit nuk janë të prekur nga shqetësime të tilla, sepse ata i shohin ato si mundësi shumë të largëta apo thjeshtë parapëlqejnë t’i lënë gjeneratat e ardhshme të merren me to. Megjithatë, ekzistojnë madje edhe rreziqe më të mëdha dhe vetëm Allahu e di se cila do të sjellë Ditën e Gjykimit. Pa marrë parasysh se sa e largët u duket njerëzve një mundësi, hulumtimet dhe shtimi i ngjarjeve katastrofike sugjerojnë se një ditë e tillë po afrohet. Dhe vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë kjo, sepse:
Ai është që krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim të caktuar. Ditën kur Ai thotë: "Bëhu!" ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi Ditën kur i fryhet Surit. Ai e di të fshehtën dhe dukshmën. Ai është më i urti që di për çdo gjë në hollësi. (Sure En’am: 73)
ALLAHU ËSHTË I GJITHËFUQISHËM
Për shumë vite, njerëzit janë pyetur se si do të vdes gjithësia. Shumë mundësi na shfaqen në mendje, por Allahu mund të bëj që kjo të ndodhë pa asnjë shkak dhe krejt papritur. Mundësitë e zbuluara me anë të hulumtimeve shkencore përbëjnë një paralajmërim dhe na japin mundësinë që të mendojmë dhe t’i drejtohemi Allahut para se të vie ajo Ditë e vështirë sipas vullnetit të Tij. Besimtarët janë të sigurt se Dita e Gjykimit do të ndodhë në kohën e paracaktuar në praninë e Tij. Të gjithë njerëzit do ta përjetojnë atë, sepse do të jenë të përfshirë nga i Gjithëfuqishmi, si në vazhdim:
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që Ne u premtuam (dënimin), ngase ata janë të përfshirë plotësisht në fuqinë Tonë. (Sure Zuhruf: 42)
Shumë ngjarje mund të bëjnë që rregulli ekzistues i Tokës të rrënohet dhe e tërë jeta të asgjësohet. Veç kësaj, me kalimin e kohës, shkaqe madje edhe më të mundshme u shtohen atyre që tashmë ekzistojnë. Shumë shenja tregojnë se bota jonë është duke lëvizur me shpejtësi drejt fundit të saj të paracaktuar, madje edhe nëse shumica e njerëzve e mohojnë ekzistencën e Ditës së Gjykimit. Kur’ani e vë në pah këtë të vërtetë në vargun vijues:
S'ka dyshim se Ora (momenti/kijameti) do të vijë pa tjetër, por Unë e kam fshehur atë që secili njeri të shpërblehet për atë që ka bërë. (Sure Ta Ha: 15)
Shkencëtarët kanë arritur një konsensus, të bazuar në të dhënat shkencore, se gjithësia do të asgjësohet. Gazetat, revistat, programet televizive dhe mediumet tjera shpesh i informojnë njerëzit për zbulimet më të reja shkencore. Hulumtuesit të cilët janë të vetëdijshëm për këto fakte po kërkojnë mënyra për të parandaluar fatkeqësi të tilla për të vonuar vdekjen e gjithësisë. Një tjetër fushë e hulumtimeve përqendrohet në ndryshimet e mundshme që do të mund të ndodhnin në Tokë dhe në atë se cilat do të ishin efektet e tyre për jetën po ta godiste një katastrofë e tillë. Të dhënat që rezultojnë bartin një ngjashmëri mahnitëse me shumë ngjarje të parashikuara në Kur’an.
PASI TË VDES GJITHËSIA
Në Ditën e Gjykimit, çdokush do ta shoh realitetin qartë. Mosbesimtarët do të jenë të përballur me realitetin e Ahiretit në të cilin ata nuk besuan kurrë, u zmbrapsën nga të menduarit për të dhe e refuzuan. Ata do të shohin pasojat e gabimit të tyre dhe do të kërkojnë rrugëdalje me këmbëngulje; mirëpo, nuk do ta gjejnë. Ata do të kenë takuar një fund shkatërrimtar dhe do të jenë përplot pendim. Kur’ani rrëfen psikologjinë e tyre në hollësi.
Të përballur me Ditën e Gjykimit, dëshiruan apo jo, ata do të jenë dëshmitarë të ngjarjeve unike pasi t’i fryhet Surit: të shkatërrimit të Tokës dhe qiejve dhe të shkatërrimit të gjithësisë dhe gjithë asaj që ajo përmban. Pasi të ketë përfunduar kjo, Allahu do t’i rikrijojë qiejtë, botën dhe njerëzimin përsëri. Allahu, i Cili krijoi qiejtë, Tokën dhe të gjitha botërat, padyshim se ka fuqi të krijojë të ngjashme me to, sepse:
A nuk e kuptuan ata se Allahu që krijoi qiejt e Tokën është i plotëfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim? Por zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë. (Sure Isra: 99)
A nuk e dinë ata se Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send. (Sure Ahkaf: 33)
Ngjarjet e Ditës së Gjykimit do të sjellin qiej të rinjë dhe një botë të re, sepse ky është vullneti i Tij. Njerëzit do të sillen në praninë e Tij për të dhënë llogari për gjithë çka kanë punuar, sepse:
Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt në tjerë qiej, e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotëruesit. (Sure Ibrahim: 48)
Kjo Ditë e vështirë përkufizohet si “Dita e Shpërblimit,” “Fundi i Botës,” apo “Dita e Fundit” në Kur’an. Toka dhe qiejt e krijuar përsëri do të jenë të amshueshme dhe njerëzimi do të ringjallet. Besimtarët dhe mosbesimtarët do të ndahen dhe do të dërgohen në vendet e tyre përkatëse në jetën e përjetshme. Askush, përfshirë edhe mosbesimtarët, s’do të jetë i huaj në këtë ditë.
Besimtarët, të cilët u përgatitën për jetën e tyre në Ahiret, do të gjejnë ngjarjet e kësaj Dite saktësisht ashtu siç i parashikoi Kur’ani dhe do të kenë prehjen e pranimit të asaj që Allahu u premtoi. Në anën tjetër, mosbesimtarët do të përjetojnë një frikë, pendim dhe shqetësim të pashpjegueshëm, sepse ata i kaluan jetërat e tyre duke iu kundërvënë sistemit të Allahut. Por në këtë moment ata do të jenë të vetëdijshëm përplot dhimbje për gabimin e tyre. Ata do të jenë ballë për ballë me të vërtetën për të cilën një kohë menduan me fjalët “çka nëse kjo është e vërtetë” në pasiguri dhe frikë. Ata do t’i fillojnë çastet e tyre të para të ndëshkimit të tyre të përjetshëm, i cili s’mund të parandalohet apo të shmanget dhe janë të gjykuar që ta përjetojnë këtë gjendje përgjithmonë, sepse:
Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni? (Sure Bekare: 28)
TINGULLI I DYTË I SURIT DHE DITA E
RINGJALLJES
E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në Ditën e Ringjalljes. E kjo pra është Dita e Ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit." E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen. (Sure Rum: 56-57)
Allahu u dërgoi të Dërguarit e Tij gjithë popujve gjatë historisë për t’i bërë me dije për ekzistencën e Tij dhe për Ditën e Gjykimit dhe për t’i thirrur në besim. Por siç zbulon Kur’ani, përveç një pakice të vogël, shumica e njerëzve zgjidhën për të mos besuar, kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe mohuan ringjalljen, siç zbulojnë vargjet në vazhdim:
Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë se Allahu nuk e ringjall atë që vdes! Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë. (Sure Nahl: 38-39)
(Paria e popullit të Nuhit tha:) “E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?" Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni! Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ringjallemi.” (Sure Mu’minun: 34-37)
Njëra prej arsyeve kryesore që qëndron pas mohimit të tyre është se ata e konsiderojnë këtë jetë si jetën e vetme që ekziston. Ky gjykim i gabuar i shtynë ata të mendojnë se ekziston vetëm mosqenia pas vdekjes, gjë që u jap atyre zemër ta refuzojnë ringjalljen, ngjarjet e shpallura në Kur’an dhe Ditën e Gjykimit, edhepse të gjitha gjallesat dhe bota do të vdesin. Kur’ani jap shumë shembuj, disa prej të cilëve janë dhënë më poshtë:
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?” Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni.” A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e Tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" dhe menjëherë bëhet. I lartë është Ai. Në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai do të ktheheni. (Sure Ja Sin: 78-83)
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. S'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ringjallë të vdekurit. Padyshim Ai ka mundësi për ç'do gjë. (Sure Fussilet: 39)
Madje edhe krijimi i njerëzimit në vetvete është një provë e rëndësishme e ringjalljes. Secili person u shëndrrua në një qenie komplete prej një spermatozoidi të vetëm dhe një vezoreje. Fakti se, me kalimin e kohës, një qelizë e vetme bëhet një qenie që mendon, sheh dhe gjykon pa asnjë ndërhyrje njerëzore është një tregues i qartë i krijimit. Allahu e krijoi njerëzimin prej asgjësë dhe ashtu Ai mundet me lehtësi të ribashkoj eshtrat e derdhur të secilit person për ta rikrijuar atë. Njerëzit që shpërfillin këtë krijim e injorojnë vet ekzistencën dhe arsyen e tyre dhe e refuzojnë ringjalljen e tyre me një guxim djallëzor. Ky është një akt i paturpësisë së madhe, sepse njerëzit e tillë marrin një qëndrim kundër Allahut dhe do të ballafaqohen me këtë realitet në Ahiret. Pas Ditës së Gjykimit, për të cilën njerëzit do të bëhen të vetëdijshëm me tingullin e parë të Surit, tingulli i dytë do t’i bëjë me dije ata se ringjallja ka ardhur. Duke dalur prej varreve të tyre, ata do të qëndrojnë duke pritur në fillimin e jetërave të tyre të përjetshme, siç e bën të qartë vargu vazhdim:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, dhe ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit). (Sure Zumer: 68)
VEÇORITË E DITËS SË GJYKIMIT
Allahu do ta shkaktojë Ditën e Gjykimit me të njëjtën lehtësi me të cilën Ai krijoi Tokën, qiejt dhe njerëzimin. Një ngjarje e tillë pohohet me fjalë të tilla si “jashtë çdo dyshimi” dhe “i sigurt/i padyshimtë.” Këto fjalë, të cilat shprehin një gjë absolutisht të sigurt, shtojnë frikërespektin e besimtarëve për Allahun dhe përpjekjet e tyre në Tokë dhe u japin përgjigje dyshimeve dhe refuzimit të mosbesimtarëve për atë Ditë në mënyrën më të qartë.
Pikërisht sikurse në të kaluarën, shumica e njerëzve ose e refuzojnë haptazi ose kanë braktisur religjionin e vërtetë për një të rrejshëm të bazuar dhe të shkrirë me traditën dhe folklorin. Mirëpo, nuk ka ndonjë shpjegim të arsyeshëm për ata që dinë të mendojnë dhe të gjykojnë normalisht për të shpërfillur mundësinë e Ditës së Gjykimit. Të dhënat shkencore gjithashtu sugjerojnë se fundi i Tokës është afër. Disa njerëz vazhdojnë të shpërfillin këtë fakt sepse ata nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë Allahun ashtu siç duhet dhe kështu devijojnë prej udhëzimit të vërtetë të Kur’anit dhe nuk mendojnë se do të japin përgjegjësi për veprimet e tyre atë Ditë. Besimtarët, të cilët veprojnë me frikërespekt ndaj Allahut, janë të vetëdijshëm për fundin që po afron, ndërsa ata të cilët ndjekin udhëzimin e unit të tyre egoist shpërfillin këtë të vërtetë madhështore. Allahu zbulon këtë realitet si në vazhdim:
Thuaj: "Allahu ju jap jetë dhe ju bën të vdisni, e pastaj do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes për të cilën nuk ka dyshim. Por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë. (Sure Xhathije: 26)
Ata të cilët e shpërfillin të vërtetën, përkundër të qenit vazhdimisht të thirrur në religjion, munden vetëm ta kuptojnë plotësisht fundin rrënqethës që i pret ata në Ditën e Gjykimit. Vetëm kur ata të përballen me gjithë atë që mohuan do ta shohin qartë boshllëkun e përpjekjeve të tyre:
(Në Ditën e Kërcënimit, atyre do t’u thuhet:) “Ju ishit të pavëmendshëm për këtë (ditë), e Ne ua tërhoqëm perdën tuaj dhe sot shikimi është i mprehtë.” (Sure Kaf: 22)
Arsyeja pse ata nuk mund ta kuptojnë këtë Ditë madhështore është se ata besojnë tej mase në udhëzimin e epsheve dhe mendimeve të tyre, janë të përkushtuar vetëm ndaj dëshirave dhe interesave të tyre vetjake dhe ia kthejnë shpinën të vërtetës, duke verbuar kështu vetëdijet e tyre, të cilat do të mund t’ua largonin perdet e mosdijes së tyre. Allahu zbulon se njerëzit të cilët kërkojnë dynjanë ndjekin unet e tyre egoiste dhe shpërfillin vetëdijet e tyre. Si pasojë, ata nuk posedojnë arsye. Ky është kuptimi që qëndron pas thënies Kur’anore që të tillët do t’i kenë zemrat e mbyllura, gjë që e bën të pamundshme për ta të shohin dhe ta dallojnë të vërtetën. Por, në Ditën e Gjykimit, ata do të jenë dëshmitarë të ekzistencës dhe madhështisë së Allahut, si edhe të vërtetësisë së premtimit të Tij.
Po të besonte një person në Ditën e Gjykimit dhe në ngjarjet e saj madje edhe për një moment apo të merrte parasysh mundësinë e vërtetësisë së saj vetëm për një sekond, ai ose ajo do të ndiente një frikë të papërshkrueshme. Duke e refuzuar mundësinë e ekzistencës së Ahiretit që nga fillimi apo duke mos menduar kurrë për të bën që disa njerëz të çorientohen dhe të mendojnë se do të hyjnë në një gjendje të mosqenies pas vdekjes. Pasiqë ata nuk mendojnë për frikën e të shëndrruarit në mosqenie, e kanë më lehtë të besojnë këtë se sa të besojnë në Ditën e Gjykimit dhe në Ahiret. E tillë është strategjia e Shejtanit, sepse ai kërkon t’i ndalojë njerëzit për të mos menduar për gjëra të tilla dhe i nxitë ata të shpenzojnë kot jetërat e tyre tokësore me dëshira për superioritet të paarritshëm dhe dëshira për pasuri të madhe. Kjo është njëra prej arsyeve kryesore pse njerëzit e injorojnë Ahiretin. Mirëpo, realiteti i tij do të ngjallë pendim dhe frikë rrënqethëse, sepse ata do të jenë të paaftë t’i shmangen kësaj Dite të vështirë, meqë:
Me qafat e zgjatura, sy të ngujuar, duke shpejtuar drejt Thirrësit. Mosbesimtarët do të thonë: "Kjo është ditë e vështirë!" (Sure Kamer:
RINGJALLJA E TË VDEKURVE
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj i fryhet atij për herë të dytë, dhe ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit). (Sure Zumer: 68)
Siç theksohet në kët ajet, kur i fryhet Surit për të dytën herë, varret do të zbrazen. Pasiqë askush apo asnjë forcë nuk mund ta përballojë apo vonojë urdhërin e Zotit tonë, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, përkundër mohimit të tyre se një gjë e tillë do të ndodhte ndonjëherë. Kur’ani thot:
Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë do të dilni. (Sure Rum: 25)
Ata (idhujtarët në dynja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur, të ngrënë prej krimbave?" Ata thonë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!" Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një Thirrje (Klithje) e Madhe, dhe ata përnjëherë do të gjendjen mbi sipërfaqen e tokës, të zgjuar krejtësisht! (Sure Nazi’at: 10-14)
Njerëzit sillen sikurse kjo botë do të ekzistojë përgjithmonë. Ky është njëri prej gabimeve më të mëdha të jetërave të tyre, sepse ajo i shtynë ata të mendojnë se rregulli mahnitës i botës, i krijuar prej Allahut, është i vetmjaftueshëm dhe i amshueshëm. Por pasiqë vdesin, do të shohin se vdekja nuk i jap fund gjithçkaje, më tepër, është fillimi i jetërave të tyre të amshueshme. Duke besuar se do të hynin në mbretërinë e mosqenies, ata papritur mbërthehen nga llahtari kur të dëgjojnë tingullin e dytë të Surit. Shkrimet e veprave të tyre ende nuk janë shpalosur, dhe as që kanë shijuar atë që është ndarë për ta. Sidoqoftë, ata thonë “Të mjerët ne!” dhe ngriten prej varreve të tyre. Në realitet, ata e dinin se kjo ditë do të vinte. Kur’ani përshkruan frikën e tyre atë Ditë, si vijon:
E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" Kjo është ajo që na premtoi i Gjithëmëshirshmi dhe e vëtetuan të Dërguarit. (Sure Ja Sin: 52)
Tani është tepër vonë, sepse jetërat e tyre në Tokë nuk japën as kënaqësi të vërtetë dhe as rehati të vërtetë dhe gjithçka që ata kishin bërë deri atëherë vetëm se përgatiti për ta këtë ditë më të vështirën prej të gjithave.
Ata do t’i drejtohen Thirrësit
Atë ditë, ata do të shkojnë pas Thirrësit, e nuk do t'i largohen fare atij. Para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat e nuk do të dëgjohet tjetër pos një zë i ulët (pëshpëritje). (Sure Ta Ha: 108)
Kur njerëzit të dalin prej varreve të tyre dhe fillojnë të vrapojnë në drejtim të një thirrje, çfarë ata kurrë më parë nuk kanë ndëgjuar, ata s’do të ndalojnë së vrapuari derisa të arrijnë vendin prej nga u thirrën. Besimtarët do të arrijnë të kënaqur dhe të qetë, ndërsa mosbesimtarët do të arrijnë sikurse të kishin parandjerë atë që i pret, duke thënë vazhdimisht “Kjo është një ditë e vështirë!” (Sure Kamer: . Tani është koha për t’u tubuar dhe asgjë s’mund ta ndalojë këtë. Çdokush që ka jetuar ndonjëherë do të tubohet dhe do të fillojë të lëvizë me shpejtësi, me habi dhe bindje ndaj Allahut, drejt ndëshkimit të tyre. Ikja dhe kthimi në Tokë janë të pamundshme dhe i gjithë pendimi i padobishëm. Frika dhe llahtari do ta mbërthejë tërë qenien e tyre, sepse:
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt, me shikimet e tyre të përulura të kapluara nga poshtërimi. Ajo është Dita që u ishte premtuar. (Sure Me’arixh: 43-44)
(Ata thonë:) “Pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, do të ringjallemi prap? Edhe të parët tanë të hershëm?” Thuaj: "Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!" (Sure Saffat: 16-18)
Mosbesimtarët, të cilët ishin të pavëmendshëm ndaj kufizimeve të Allahut, që ishin mendjemëdhenjë dhe të pabindur në Tokë, tani do të bëhen shumë të bindur dhe të nënshtruar. Ata do pasojnë thirrjen pa kushtëzim, sepse do të jenë të paaftë të veprojnë sipas vullnetit të tyre. Ata do t’i jenë nënshtruar Allahut dhe do t’i përulen vullnetit të Tij, deshën apo jo, sepse jeta e udhëhequr nga egoja që ata jetuan në dynja tani ka marrë fund. Ata do ta kuptojnë qartë paaftësinë e tyre para Allahut, ashpërsinë e ndëshkimit të Tij dhe të vërtetën që del nga kjo:
Pra, largohu prej tyre. Ditën kur Thirrësi u kumton atyre një gjë të tmerrshme. (Sure Kamer: 6)
Të gjithë njerëzit më në fund do ta kuptojnë se nuk kanë mundësi tjetër veçse t’i binden Allahut dhe t’i përulen vullnentit të Tij. Ata s’do të jenë në gjendje të veprojnë ndryshe, madje edhe po të dëshironin.
Kjo Ditë e premtuar është një ditë jashtëzakonisht tragjike për mosbesimtarët. Llahtari i Ditës së Takimit dhe përvoja e frikshme e ngritjes prej varreve është e pamohueshme. Njerëzit do t’i shohin paraardhësit e tyre duke u përballur me të njëjtin realitet me të cilin ata përballen dhe se Allahu ka mbajtur premtimin e Tij.
Ata do të jenë si karkaleca të shpërndarë
Shembull i keq u takon atyre që nuk besojnë në botën tjetër, ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë. Ai është Fuqiploti, I Urti. (Sure Nahl: 60)
Siç thuhet në këtë ajet, secili shembull i dhënë prej Allahut e përshkruan këtë rrethanë në mënyrën më të ngjeshur dhe në mënyrën më të mirë. Për këtë arsye, Kur’ani thekson se secili prej ajeteve të tij është “Urtësi e përsosur” (Sure Kamer: 5). Duke e marrë parasysh këtë fakt, çdo përshkrim i dhënë në Kur’an na bën të mundshme që të përfytyrojmë Ditën e Gjykimit dhe gjendjen e njerëzve. Padyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe të gjithë shembujt dhe skenat e përshkruara do të bëhen realitet. Për shembull, Kur’ani krahason njerëzit që dalin prej varreve me karkalecat e shpërndarë, si në vazhdim:
Dalin prej varreve të tyre me shikim ë përulur, si karkaleca të shpërndarë. (Sure Kamer: 7)
Kjo alegori na bën të mundshme që të përfytyrojmë atë moment në mënyrën më të mirë. Mizërimi i karkalecave është unik. Karkalecat që migrojnë udhëtojnë në mizëri të mëdha dhe shkaktojnë dëme në shkallë të gjerë. Karkalecat mund të fluturojnë ndërmjet 1,500 dhe 1,800 metra (4,900 – 5,900 fut) mbi tokë dhe ata zbresin në formë të resë. Mizëritë e karkalecave mund të migrojnë në distanca të mëdha shumë shpejtë dhe mbesin në fluturim për periudha të gjata. Disa mizëri mbulojnë një rajon të një madhësie 75 x 15 milje (120 x 25 kilometra), dhe përmbajnë rreth 150 miliardë karkaleca. 33
Siç theksohet në këto vargje, me miliarda njerëz shfaqen në tokë si të kishin rënë nga qielli pasiqë e dëgjojnë surin dhe, si karkalecat, do të fillojnë të lëvizin së bashku drejt thirrësit. Kur’ani përmend se:
Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtylla) qielli e Toka me urdhërin e Tij. Mandej kur Ai t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë do të dilni. (Sure Rum: 25)
Kjo është një pamje mahnitëse, sepse të gjithë njerëzit të cilët kanë jetuar ndonjëherë do të dalin prej varreve të tyre, do të tubohen të gjithë përnjëherë dhe do të presin gjykimin e paraparë për ta.
Duke i mbajtur kokat e ngritura, ata do të vrapojnë
drejt një vendi
Në atë Ditë, kokat e mosbesimtarëve do të jenë të ngritura lart, sytë e tyre të mbërthyer vetëm në një vend dhe do të vrapojnë si të ishin të hipnotizuar. Ata janë duke lëvizur vetëm në mënyrën e përcaktuar prej Allahut dhe me fytyrën drejtuar me fytyrë të kthyer drejt thirrjes. Në pajtim me vullnetin e Allahut, çdo njeri përveç besimtarëve, të cilët janë të sigurt, do të mbërthehen nga një frikë e madhe:
Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. Nuk ka dyshim se atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t'u dhurojë (në zemrat e tyre) dashurinë e Tij. (Sure Merjem: 95-96)
Mosbesimtarët do të vrapojnë me frikë dhe habi, të paaftë t’i shiqojnë të tjerët apo vetveten. Atyre madje as nuk ju shkon ndërmend ta bëjnë këtë. Në Ditën e Gjykimit, pasuria, fëmijët apo ambiciet tokësore do të humbin vlerën e tyre. Çdokush do të jetë në një gjendje të bindjes së pakushtëzuar dhe e vetmja gjë e vlefshme është besimi. Allahu përshkruan gjendjen e mosbesimtarëve në atë moment në këtë mënyrë:
E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë keqbërësit. Ai vetëm është duke i lënë ata deri në një Ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). (Atë ditë), ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazëta (nga frika). (Sure Ibrahim: 42-43)
Ç'është me ata që nuk besuan? Ata vrapojnë para teje, me qafa të zgjatura dhe sy të shtangur. Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë teje? A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin e begatshëm? (Sure Me’arixh: 36-38)
Mosbesimtarët s’do të jenë në gjendje të përpiqen të shpëtojnë vetveten apo madje të mendojnë për këtë. Zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta dhe ata do të jenë të vetëdijshëm për fundin që i pret ata. Njerëzit që ngriten prej varreve të tyre për t’u gjykuar dhe vrapimi i tyre do të përfundojë me tubimin e tyre në praninë e Zotit, si në vazhdim:
Para Zotit tënd ata do të rreshtohen në rreshta: “Keni ardhur te Ne ashtu siç ju krijuam për herë të parë. Po me të vërtetë! Edhepse keni pohuar se Ne nuk do të përcaktojmë një kohë për ju.”(Sure Kehf: 48)
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk besuan se ky takim do të ndodhte ndonjëherë. Por në atë Ditë madhështore, ata do të mbërthehen dhe do të kuptojnë vërtetësinë e saj dhe se nuk mund t’i shmangen asaj.
TUBIMI PËR GJYKIM
Allahu e ka projektuar këtë moment të të vërtetës, ashtu siç i ka hije fuqisë dhe madhështisë së Tij, të cilën mosbesimtarët e shpërfillën dhe iu shmangën gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa besimtarët përgatiteshin për të. Xhibrili dhe të gjithë engjujt do të mblidhen në rreshta për gjykimin, të gjithë njerëzit do të gjykohen me drejtësi dhe ata që flasin do të jenë në gjendje të flasin vetëm të vërtetën:
Atë ditë Xibrili dhe engjujt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi, dhe i cili e thotë të vërtetën. (Sure Nebe’: 38)
Siç zbulon Allahu, Ai do t’u tregojë madhështinë e Tij shërbëtorëve të Tij në nivelin më të lartë dhe tetë engjuj do ta mbajnë fronin e Tij:
Dhe engjujt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjuj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtë asnjë sekret i juaji. (Sure Hakka: 17-18)
Të gjithë njerëzit që dalin prej varreve do të hyjnë në praninë e Allahut në turma:
S'ka dyshim se Dita e Vendimit është caktuar: Dita kur i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe. (Sure Nebe’: 17-18)
Kur’ani zbulon se fytyrat e besimtarëve do të rrezatojnë dhe ata do të vështrojnë Zotin e tyre, ndërsa mosbesimtarët as që do të ngritin kokat e tyre për shkak të turpit që ndiejnë. Sjellja e tyre në atë moment do të jetë si në vazhdim:
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë. (Sure Ta Ha: 111)
Kur u shtojmë me miliarda njerëz të cilët janë duke jetuar tani gjithë njerëzve të cilët jetuan në të kaluarën dhe do të jetojnë në të ardhmën, mund të fitojmë përshtypjen për pamjet mahnitëse të masës së pafund të njerëzve që ngriten prej varreve të tyre. Njerëzit do të mblidhen, shohin dhe kuptojnë qartë njëri tjetrin, çfarë kanë bërë dhe çfarë është duke ndodhur, sepse shikimi i tyre do të jetë i mprehtë:
(Në Ditën e Kërcënimit, do t’u thuhet atyre:) “Ju ishit të pavëmendshëm për këtë (ditë), e Ne ua tërhoqëm perdën tuaj dhe sot shikimi juaj është shumë i mprehtë. (Sure Kaf: 22)
Të gjithë njerëzit që njeriu ka njohur ndonjëherë do të jenë aty. Të famshëm apo të rëndomtë, të pasur apo të varfër, i gjithë njerëzimi do të mblidhet në praninë e Allahut, pa asnjë gjurmë të namit apo pozitës së tyre në dynja. Vetëm besimtarët nuk do të ndiejnë pendim. Çdo personi, madje edhe nëse shënuan një epokë apo shkruan historinë, do t’i vie keq dhe do të përjetojë të njëjtën frikë për shkak të ashpërsisë së ndëshkimit të tyre në praninë e Tij. Ata mund të kenë qenë presidentë, muzikantë, artistë apo të pasur. Por superioriteti i tillë nuk ka më vlerë dhe të hollat, zyra dhe shenjat tjera të shkëlqimit të dynjasë do të humbasin vlerën e tyre. Me fjalë të tjera, si të admiruarit ashtu edhe admiruesi do të jenë në të njëjtën pozitë, sepse:
Atë Ditë Ne i tubojmë të gjithë së bashku… (Sure Junus: 28)
Thuaj: "Allahu juve ju jap jetën dhe ju bën të vdisni, dhe mandej, do t'ju tubojë në Ditën e Ringjalljes për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.” (Sure Xhathije: 26)
Atë Ditë, pozita dhe pasuria tokësore nuk do të kenë kurrfarë vlere, askush s’do t’i ndjekë gjurmët e tjetrit dhe askush nuk do të përpiqet t’i lë mbresa kujtdoqoftë tjetër. Aristokratët, të pasurit, sunduesit dhe bosët do të mbajnë përgjegjësi për mëkatet e tyre në të njëjtën mënyrë si të gjithë njerëzit e rëndomtë dhe e vetmja epërsi do të jetë afërsia e njeriut me Allahun. Gjithë njerëzit do ta kuptojnë qartë se asgjë nuk ka kurrfarë vlere veç përpjekjes për të fituar miratimin dhe kënaqësinë e Allahut. Dhe, siç rrëfen Kur’ani, mosbesimtarët të cilët ndeshen me këtë realitet nuk do të jenë në gjendje të kthehen në jetërat e tyre të mëparshme për t’u korrigjuar apo për të ndihmuar njëri tjetrin:
E kur i fryhet Surit, atëherë, në atë Ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyet kush për njëri-tjetrin. (Sure Mu’minun: 101)
MOMENTI I GJYKIMIT
Kur’ani zbulon qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore në këtë mënyrë:
O njeri! Vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, dhe do ta gjesh Atë. (Sure Inshikak: 6)
Ngjarje të tilla si shkuarja në univerzitet, diplomimi, martesa apo të pasurit e fëmijëve konsiderohen si pika kthese në jetën e një personi. Njerëzit me ambicie tokësore llogaritin ditët, bëjnë plane dhe përgatiten për ditën kur do t’i realizojnë qëllimet e tyre. Ata pranojnë se jetërat e tyre janë të përshtatura për arritjen e këtyre qëllimeve dhe se ata jetojnë për t’i realizuar qëllimet e tilla. Por në të vërtetë, njerëzimi u krijua për t’i shërbyer Allahut. Edhepse ata nuk e pranojnë këtë, thellë në veten e tyre janë të vetëdijshëm për këtë. Mirëpo, njerëzit e marrin këtë jetë si të përjetshme dhe e kalojnë atë ose duke u përpjekur për ta harruar apo për ta injoruar plotësisht arsyen e krijimit të tyre. Pa marrë parasysh se ç’bëjnë gjersa janë gjallë, pikësynimi përfundimtar i tyre është prania e Allahut: momenti i drejtësisë në Ditën e Gjykimit.
Çdo ditë që kalon na sjell pak më afër asaj Dite. Çdo orë, çdo minut dhe sekond është një hap i ri drejt ringjalljes dhe gjykimit. Ky përparim, i cili nuk mund të kthehet mbrapsht apo të ndaloj, ndiqet nga çdokush, sepse:
Padyshim se te Ne do të kthehen. Dhe atëherë llogaria e tyre është vetëm detyrë e Jona. (Sure Gashije: 25-26)
Kur të vjen ajo kohë, çdo gjë do të arrijë përfundimin e saj dhe nuk do të ekzistojë asnjë mënyrë për t’u kthyer prapa dhe për t’u korrigjuar. Të gjithë ata të cilët e shpërfillën të vërtetën, që ju tregua atyre përmes vetëdijës së tyre, do të përjetojnë një shkallë më parë të panjohur të habisë dhe panikut. Të gjithë ata të cilët nuk e pranuan ekzistencën dhe njësinë e Allahut do t’i nënshtrohen një ndëshkimi të pashembullt, sepse të Dërguarit e Tij i paralajmëruan dhe i bën me dije ata se si të jetojnë dhe u bën thirrje në religjionin e vërtetë. Për më tepër, Allahu u dha kohë dhe mundësi të mjaftueshme për të menduar dhe për të gjykuar për të vërtetën e cila ju tregua atyre, sepse:
…Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë?… (Sure Fatir: 37)
Tani koha ka kaluar dhe momenti i të vërtetës ka arritur. Allahu, i Cili ka qenë dëshmitar i çdo gjëje që secili person ka bërë gjatë jetës së tij apo të saj, është më pranë secilit person se sa damari i qafës së tyre. Dhe tani secili është vërtetuar për atë se Kush i krijoi ata, pse i krijoi, çfarë kërkohej prej tyre dhe se ata do të kthehen tek Allahu. Ata zgjodhën të mashtrojnë vetveten me një guxim djallëzor, edhepse ishin të vetëdijshëm për këtë dhe do të ndëshkohen në përputhje me atë që vepruan. Atë Ditë, secilit do t’i tregohet se ç’kishin vepruar dhe ç’kishin shtyrë për më vonë:
Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, sepse Allahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që sheh dhe përcjell çdo gjë. (Sure Muxhadele: 6)
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. (Sure Zilzal: 6-8)
Allahu u bën thirrje njerëzve që të përgatiten për momentin e të vërtetës: “…Çfarëdo vepre të mirë që e punoni, Allahu di për të. Dhe përgatituni me furnizim, e furnizimi më i mirë është devotshmëria (takva)…” (Sure Bekare: 197). Ata të cilët dëgjuan vetëdijet e tyre dhe e pasuan thirrjen e Allahut nuk do të njohin frikë apo pikëllim atë Ditë, ndërsa mosbesimtarët do të përjetojnë një pendim me të cilin nuk do të mund t’i lajnë gjynahet. Siç e thekson Kur’ani:
Dhe atë Ditë sillet Xhehennemi, e atë Ditë njeriut i bie në mend; por si do t’i ndihmojë atij përkujtimi? Dhe thotë: "Ah, i gjori unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!" Atë Ditë askush nuk do të dënojë sikur Ai. (Sure Fexhr: 23-25)
ASKUJT NUK DO T’I BËHET PADREJTËSI
Dhe Toka do të ndriçojë me Dritën e Dëlirë të Zotit të vet, Libri do të vëhet pranë, do të sillen pejgamberët e dëshmitarët, do të kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi. (Sure Zumer: 69)
Pafundësia e kësaj Dite do të pasqyrojë madhështinë, drejtësinë e pagabueshme të Allahut dhe atributet e Tij të al-Xhabbar (Imponuesit) dhe al-Kahhar (Nënshtruesit) dhe të al-Muntakim (Hakmarrësit). Përderisa në Tokë, drejtësia e Tij do të sundojë gjykimin mbi veprimet dhe shpërblimin apo ndëshkimin e tyre përfundimtar. Çdokush do të pranojë drejtësinë e mbështetur në vendosjen e “peshores së drejtë”:
Në Ditën e Ringjalljes Ne do të vëmë Peshoja të Drejta, dhe askujt nuk do t’i bëhet asnjë e padrejtë. Edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit, Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi Llogaritës. (Sure Enbija: 47)
Çdo vepër do të vendoset në këto peshoja, të cilat do të vendosin për vuajtjen e amshueshme apo shpëtimin e amshueshëm ose lumturinë e njeriut. Njerëzit të cilëve veprat e mira u peshojnë më rëndë do të shkojnë në Xhennete, por atyre të cilëve veprat e mira u peshojnë më pak do të pranojnë një ndëshkim të frikshëm: do të hudhen në Xhehennem. Vargjet thonë:
E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, ai do të ketë një jetë të këndshme. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, vendi i tij do të jetë në Havije. E ç'është ajo që do të njoftoi ty se ç'është ai (Havije)? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. (Sure Kari’a: 6-11)
GRAHËSI (DREJTUESI) DHE DËSHMITARI
Dy engjuj do të vinë me secilin person për gjykimin e tyre në Ditën e Gjykimit, sepse:
(Në atë Ditë) secili njeri do të vijë bashkë me një grahës (drejtues) dhe një dëshmitar. (Sure Kaf: 21)
Çdo vend do të jetë i ndriçuar me dritën e Allahut në Ditën e Llogarisë. Dëshmitarët dhe të Dërguarit të cilët do të dëshmojnë do të jenë të gatshëm. Profetët të cilët i këshilluan dhe i përkujtuan njerëzit për detyrën e tyre për t’i shërbyer Allahut dhe dëshmitarët tjerë do të jenë me ata të cilët do të gjykohen në atë Ditë. Këta dëshmitarë nuk do të bëjnë asnjë të padrejtë.
Askush nuk do të jetë në gjendje të pohoj se ata nuk e kishin ditur se detyra e tyre ishte t’i shërbejnë Allahut, sepse secili pjesëtar i njerëzimit ka qënë i bërë me dije për këtë fakt nga të Dërguarit e Allahut. As që do të jenë në gjendje të mohojnë, në praninë e Tij, atë që kanë vepruar. Të gjitha veprat e tyre të mira si edhe veprat e këqija do të vëhen në dukje. Madje edhe nëse e mohojnë të vërtetën, dëshmitarët do të jenë të drejtë dhe do t’i nxjerrin në shesh gënjeshtrat e tyre. Çdo komb do të jetë i pranishëm me librin dhe udhëheqësin (imamin) e vet në këtë rregullim madhështor në praninë e Zotit tonë. Në këtë Ditë, në të cilën të gjitha kombet që prej Ademit, paqja qoftë mbi të, do të tubohen, urtësia e madhërishme dhe drejtësia e pafund e Allahut do të shfaqet në mënyrën në të cilën do të drejtohet gjykimi, si vijon:
Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te Libri i vet: "Sot do të shpërbleheni për atë që keni vepruar". (Sure Xhathije: 28)
DËSHMITARËT E PAPRITUR
Atë Ditë, dëshmitarët për të keqen e kryer nga gjynahqarët fajtor do të jenë të pranishëm. Përveç besimtarëve, engjujt të cilët regjistruan të gjitha veprat e njeriut dhe dëshmitarët tjerë të sjellur aty nga Allahu, dëshmitarët e papritur do të dëshmojnë poashtu kundër mosbesimtarëve. Këto janë shenja mahnitëse të sundimit absolut të Allahut, madje edhe kur njerëzit menduan se janë vetëm. Në mesin e atyre që do të dëshmojnë do të jenë shqisat dhe lëkura vetjake e tyre, të cilat ata i konsideruan si të tyre, do t’i tradhëtojnë ata dhe vetëm sa do të shtojnë shkatërrimin psikologjik të mosbesimtarëve. Disa vargje që bëjnë fjalë për këtë janë dhënë në vazhdim:
Në Ditën kur armiqët e Allahut tubohen për në Zjarr dhe janë të rrethuar, derisa i afrohen atij (Zjarrit), kundër tyre do të dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të pamurit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre do t’u thonë: "Përse dëshmuat kundër neve?" dhe ato do të thonë: "Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve. Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) prej të dëshmuarit kundër jush të të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurave tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni me të dëshpruarit.” Nëse bëjnë durim, Zjarri do të jetë prap vend i tyre! E nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshiron (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do ta arrijnë. (Sure Fussilet: 19-24)
Njerëzit mund të gjejnë një shpjegim bindës (si edhe jobindës) për çkado që veprojnë dhe madje mund ta bëjnë veten të besojnë në të. E vetmja gjë që dëshirohet në një moment të tillë është bindja e vetvetes apo palës tjetër. Me fjalë të tjera, ata besojnë në atë që dëshirojnë, sajojnë një logjikë për ta mbështetur atë dhe japin shpjegime duke u mbështetur në të. Për këtë arsye, ndoshta provat që ata përdorin për të mohuar ekzistencën e Allahut janë bërë të vlefshme për ta dhe i kanë shtyer ata të bëjnë një luftë të vendosur kundër besimtarëve.
Por asnjëra prej këtyre shpjegimeve apo provave nuk do të ketë asnjë vlerë në Ditën e Gjykimit. Ata do të shohin se sa të pavlefshme dhe arrogante janë këto shpjegime dhe do të kuptojnë përballë dëshmisë së shqisave dhe lëkurës së tyre se nuk mund të mbajnë asgjë të fshehtë. Gjërat që kanë menduar që askush nuk i kishte parë, gjërat e bëra në fshehtësinë më të madhe, do të zbulohen një nga një dhe do të pranohen nga vet trupat e tyre.
ATA DO TË THIRREN TË JAPIN
LLOGARI VETËM
Vëç kësaj, ata të cilët pritën të pranojnë ndihmën e shokëve të tyre do ta gjejnë veten duke dhënë llogari “vetëm” për veprat e tyre. Kjo do të bëj që mosbesimtarët të kuptojnë kotësinë e të shpresuarit se kushdo apo çkado përveç Allahut do t’i ndihmojë ata. Ata do të pranojnë shpërblimin e duhur të një gabimi të tillë. Kur’ani zbulon realitetin e të dhënit të një llogarie të tillë i vetmuar, si në vazhdim:
Dhe në Ditën e Ringjalljes secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. (Sure Merjem: 95)
Të jesh i vetmuar është njëri prej mendimeve më të frikshme për njerëzit, veçanërisht në kohëra të vështirësisë. Është e dhimbshme të jesh i vetmuar, madje edhe në kushtet e jetës në Tokë. Në Ahiret, vetmia nuk do të jetë problemi i vetëm. Më e keqja do të jetë frika e fuqishme e mosbesimtarëve për momentin e drejtësisë, sepse ata do të jenë të vetëdijshëm përplot dhimbje për të keqen që kanë bërë. Askush të cilit ata mund t’i besojnë apo prej kujt mund të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nuk do të gjindet pranë dhe madje as edhe pjesëtarët më të besueshëm dhe më të afërt të familjes nuk do të interesohen për ta. Gjithçka do të kthehet mbrapsht dhe madje edhe trupat e tyre do të fillojnë të dëshmojnë kundër tyre. Një vetmi e tillë është vështirë të përshkruhet.
Të shpresuarit se hyjnitë e tyre të rrejshme dhe shokët do t’u ndihmojnë ishte një gabim; një tjetër gabim ishte besimi i tyre se gjynahet e tyre të fshehta dhe veprat e liga nuk do të dilnin në shesh në Ditën e Gjykimit. Në realitet, Allahu është dëshmitar i gjithë asaj që ata kanë punuar gjersa ishin gjallë, sepse:
Atë Ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur i fshehtë asnjë sekret i juaji. (Sure Hakka: 18)
Dhe, secili njeri do të shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan. (Sure Zumer: 70)
Të gjitha gjynahet e mosbesimtarëve do të jenë plotësisht të ekspozuara. Njerëzit që gënjyen gjatë jetërave të tyre madje edhe familjet e tyre dhe shokët më të afërt, që bën mashtrime dhe ndërmorën çdo rrezik të përfytyrueshëm për të kënaqur egoizmin e tyre, të cilët mohuan të Dërguarit e Allahut dhe nuk i pranuan fjalët e tyre, duke menduar se gjëra të tilla kurrë nuk do të dilnin në shesh, do të thirren për të dhënë llogari të vetmuar, sepse:
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat dhe njeriu nuk do të ketë as forcë e as ndihmues. (Sure Tarik: 9-10)
S’KA MIQËSI, FAMILJE APO AFËRSI
Atë Ditë, njerëzit nuk do të kenë forcë apo mundësi për t’u marrë me këdo tjetër pos me vetveten. Njerëzit madje nuk do të mendojnë as për familjet e tyre, të cilat aq shumë i deshtën dhe në të cilat patën besim. Për shkak të lemerisë që ndiejnë, ata janë krejtësisht të preokupuar me vetveten. Lidhjet në mes tyre dhe paraardhësve të tyre, për të cilët ishin aq krenar, për të cilët përgatitën trungje familiare dhe mësuan historinë e tyre, do të rëndohen, sepse:
Dhe kur i fryhet Surit (herën e dytë), atë Ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyet kush për njëri-tjetrin. (Sure Mu’minun: 101)
Fortesat e forta në të cilat ata besuan dhe kërkuan strehim, si pasuria e familjes dhe zyrat e tyre, të gjitha do të shkatërrohen. Ata që kërkuan epërsi dhe fuqi prej titujve të stërgjyshëve të tyre apo që trashëguan pasuri, të cilët menduan se do të përfitojnë prej një jete të largët prej parimeve morale dhe religjionit dhe madje e konsideruan këtë si një shenjë epërsie, tani do të kuptojnë gabimin e tyre. Këtë Ditë, vetëm besimi ka vlerë.
Në shoqëritë e ndara nga vlerat e religjionit, faktori më i rëndësishëm që miqësia të zhvillohet dhe të vazhdojë është interesi. Interesi kërkon që të investohet dhe të garantoj të ardhmën e njeriut, të fitojë para, pozitë dhe lidhje. Por në Ditën e Gjykimit, askush nuk do të jetë në gjendje të kërkoj kënaqësi, ambicie dhe dëshirë dhe kështu të gjitha miqësitë do të harrohen përnjëherë. Kur’ani thot:
(Atë Ditë) asnjë mik i mirë nuk do të pyet për mikun e tij. (Sure Me’arixh: 10)
Frika do të jetë aq e madhe sa që secili do të heqte dorë nga gjithë çka ka vetëm të mund t’i shmangeshin ndëshkimit të frikshëm. Për më tepër, pasuria për të cilën ata bën gjithçka për ta siguruar do të ketë humbur joshjen e saj. Ata do të japnin gjithë pasurinë e Tokës, po të ishte e tyre, së bashku me pasurinë e tyre, për t’i shpëtuar dënimit. E gjithë prona që ata kishin dhe ruanin me aq kujdes do të ketë humbur kuptimin e saj. Ata do të shpenzonin gjithë pasurinë e tyre për hir të Allahut pa asnjë mëdyshje, por tani është tepër vonë.
Në vend se ta përdorin pasurinë e tyre në rrugën e Allahut, ata gjatë jetërave të tyre të shkurtëra e përdorën për përfitimet dhe pasionet e përkohshme tokësore në një përpjekje të kotë për t’u siguruar se emrat e tyre, veprat dhe pozita do të përkujtoheshin dhe ruheshin pasi të vdisnin. Dhe kështu ata e shpërfillën këtë ditë të vështirë. Kur’ani zbulon këtë situatë pa rrugëdalje, si në vazhdim:
E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në Tokë e edhe njëherë aq, do ta jepnin si kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në Ditën e Ringjalljes. E prej Allahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mundur ta mendojnë. (Sure Zumer: 47)
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç Allahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote. Por në Ditën e Ringjalljes, ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmues." (Sure Ankebut: 25)
Përkundër të qenit pjesëmarrës të shumë dyftyrësive, asnjë mosbesimtar nuk do të pranojë se miqësitë e tyre ishin të rrejshme. Për shumicën prej tyre, miqësitë dhe dashuria që përjetuan ishin “të ndryshme prej gjithë të tjerave.” Në realitet, ata të gjithë bënë gabimet e njëjta dhe nuk përjetuan besnikërinë e vërtetë, madje as në Tokë. Për më tepër, ofertat që ata do të bëjnë në atë Ditë për të ndaluar ndëshkimin e tyre të merituar zbulon qëndrimin e tyre ndaj miqësisë. Familjet dhe shokët e tyre, për të cilët ata u ndienë aq të fuqishëm gjersa ishin gjallë, do të konsiderohen si shpagim i mundshëm. Ky fakt zbulohet në Kur’an, si në vazhdim:
(Atë Ditë) asnjë mik i mirë nuk do të pyet për mikun e vet, edhepse ata mund të shohin njëri tjetrin. Krimineli do të dëshirojë sikur të paguante dënimin e asaj Dite me bijtë e vet, me gruan e vet dhe me vëllain e vet, apo edhe me të afërmit e tij tek të cilët ai mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, vetëm që të shpëtonte. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - Flaka (emër i Xhehennemit). (Sure Me’arixh: 10-15)
Duke e bërë këtë shpagim, mosbesimtarët do të shfaqin më në fund karakterin e tyre të vërtetë. Të gjithë njerëzit do të kuptojnë se madje edhe miqësitë më të ngushta në Tokë ishin të bazuara në interes. Dhe, për shkak të konfliktit të qartë të interesit të shfaqur nga ajo Ditë, këto miqësi do të kenë humbur gjithë vlerën e tyre. Allahu u dha atyre të gjitha të mirat që kishin për t’i sprovuar ata për një kohë të paracaktuar. Fakti se ata i ofrojnë ato si shpagim pasi të ketë mbaruar koha zbulon përsëri paaftësinë e mosbesimtarëve për të kuptuar realitetin.
SHPËRNDARJA E LIBRAVE TË VEPRAVE
Të gjitha veprat regjistrohen nga dy engjuj: njëri në të djathtë dhe njëri në të majtë. Secili person pranon librin e veprave të tij apo të saj në Ditën e Gjykimit. Asnjë vepër e vetme nuk mund të mohohet, sepse asgjë nuk është lënë jashtë këtij libri. Dhe, ky është libri që do t’i bëjë me dije njerëzit për atë që ata kanë përgatitur për veten e tyre në Ahiret. Besimtarët do ta pranojnë atë në duart e tyre të djathta dhe mosbesimtarët do ta pranojnë atë në duart e tyre të majta. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, sepse secila vepër, pa marrë parasysh se sa e vogël, do të merret parasysh. Besimtarët pranojnë librat e tyre me gëzim të madh dhe ua kalojnë atyre që janë afër për t’i lexuar. Allahu thot në Kur’an:
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaji. Kujt t'i japet Libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, ja, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.” Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme, në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) “Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë!” (Sure Hakka: 18-24)
Profeti thot këtë për shpërblimin e besimtarëve: “Vërtetë, Allahu nuk sillet në mënyrë të padrejtë ndaj një besimtari në lidhje me virtytet e tij. Ai do t’i ndante atij (mirësitë e Tij) në këtë botë dhe do ta shpërblente atë në Ahiret.” (Sahih Muslim)
Në anën tjetër, mosbesimtarët do të jenë të turpëruar dhe do të kenë frikë të madhe. Librat e tyre, të cilët ata do t’i pranojnë me duart e tyre të majta, do të përmbajnë gjithçka që ata punuan gjatë jetërave të tyre dhe kështu do të jenë përplot vepra të cilat Allahu nuk i miraton. Vargu më poshtë zbulon frikën dhe habinë e tyre kur përballen me këtë realitet, si në vazhdim:
Dhe vihet Libri (i veprave), dhe i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne! Ç'është puna e këtij Libri që nuk ka lënë asnjë vepër të vogël e as të madhe pa e përfshirë?" Dhe gjithçka që vepruan do ta gjejnë aty, dhe Zoti yt nuk do t’i bëjë asnjë të padrejtë askujt. (Sure Kehf: 49)
Mungesa e frikës ndaj Allahut, të përshkruarit e shokëve Atij, vënja e miratimit të njerëzve tjerë mbi të Tijin, të gënjyerit, kumari, kurvëria dhe të gjitha gjynahet tjera do të regjistrohen në librat e tyre. Pasiqë ata nuk e kanë vlerësuar Allahun me vlerësimin e duhur për Të, ata besojnë se mund të jetojnë si të dëshirojnë me dyftyrësinë e tyre dhe se mund të parashtrojnë disa vepra të mira sa për t’u dukur që ata bënë si faktorë për falje. Kështu, frika dhe hutia i pret ata të cilët nuk e adhuruan Allahun apo të cilët vetëm u bënë se e adhurojnë Atë, sepse qëllimet e tyre janë poashtu të regjistruara. Pendimi i pashpresë i mosbesimtarëve është qartë i kuptueshëm nga ajo që ata thonë, si e zbulon Kur’ani:
Ndërkaq, kujt i japet Libri i tij nga e majta, ai do të thotë: "O i mjeri unë, të mos më japej fare Libri im dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime! Ah, sikur të kishte qenë vdekja e parë mbarim i amshueshëm për mua! Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.” (Sure Hakka: 25-29)
Një ajet tjetër përshkruan dallimin në mes të besimtarëve, të cilët besuan Allahun dhe Ahiretin pa asnjë dyshim dhe u përgatitën për momentin e të vërtetës dhe të mosbesimtarëve, të cilët harruan për Ahiretin dhe ia kthyen shpinën Allahut dhe besimtarëve, si në vazhdim:
E sa i përket atij të cilit i japet Libri i tij nga e djathta, ai do të llogaritet me një llogari të lehtë dhe do të kthehet te familja e tij i gëzuar. E sa i përket atij të cilit Libri i tij i japet pas shpinës, ai do të dëshirojë shkatërrimin e vetvetes, por do të hyjë në Zjarr të ndezur fort. Ai ishte i gëzuar në familjen e vet, dhe mendonte se nuk ka për t'u kthyer kurrë. Po, në të vërtetë, Zoti i tij gjithnjë e ka vështruar atë! (Sure Inshikak: 7-15)
NJERËZIT DO TË NDAHEN
Momenti i pritur nga ata të cilët jetuan në pajtim me kufijtë e Allahut ka arritur. Besimtarët do të përjetojnë gëzimin e pranimit të asaj që u ishte premtuar, ndërsa mosbesimtarët do të përjetojnë një frikë të madhe të papërshkrueshme, të tillë që kurrë më parë nuk e kanë njohur. Besimtarët nuk do ta përjetojnë këtë frikë. Kur’ani zbulon se besimtarët dhe mosbesimtarët do të ndahen në këtë Ditë, sepse:
Kjo është Dita e Dallimit (në mes të së drejtës dhe të gabuarës) që ju e mohonit. (Sure Saffat: 21)
Kur’ani zbulon se njerëzit do të ndahen në grupe: “Shokët e të Djathtës” (besimtarët) dhe “Shokët e të Majtës” (mosbesimtarët). Në mesin e besimtarëve, janë ata të cilët ishin në ballë të luftës në rrugën e Tij dhe që ishin afër Tij. Kur’ani iu referohet atyre si të të përparëm:
Atë Ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që e shikojnë Zotin e tyre. Atë Ditë ka edhe fytyra të vrazhda, që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 22-25)
E Shokët e të Djathtës, kush janë Shokët e të Djathtës? Po Shokët e të Majtës, kush janë Shokët e të Majtës? Ndërsa të Përparmit. Ata janë të dalluar (janë në ballë). Ata janë më të Afërmit (te Zoti). (Sure Vakia: 8-11)
XHEHENNEMI DO TË SHFAQET
Atë Ditë, çdo njeri do të jap llogari për atë që ka vepruar. Ata të cilët e kuptojnë se janë paracaktuar për Xhehennem (Ferr) do të jenë përplot keqardhje për parapëlqimin e një jetë të shkurtër ndaj asaj të amshueshme. Gjersa jetonin jetërat në rehati të rrejshme, duke besuar se nuk do të ndëshkoheshin, se Dita e Gjykimit nuk do të ndodhte dhe se Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, Allahu i kaploi ata në një moment të papritur. Tani çdo gjë ka marrë fund dhe vendi i secilit është përcaktuar. Besimtarëve dhe mosbesimtarëve, para se të ndahen, do t’u shfaqet Xhehennemi. Atë Ditë, çdo person do të gjunjëzohet përreth Xhehennemit, do ta ndiejë vlimin dhe zemërimin e tij të frikshëm dhe do të jetë dëshmitar i pamjeve të tij rrënqethëse. Atëherë do të shpëtohen besimtarët, ndërsa mosbesimtarët do të lëhen të gjunjëzuar, si në vazhdim:
Njeriu pyet: "Pasi të vdes, njëmend do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?" Po, a nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai ishte asgjë? Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehennemit të gjunjëzuar. Pastaj, nga secili grup Ne do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshirshmit. E Ne e dijmë më së miri se cili prej tyre e meriton më së shumti të hudhet në të. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur prej mëkateve dhe zullumqarët (keqbërësit) do t'i lëmë aty të gjunjëzuar. (Sure Merjem: 66-72)
Është e qartë se ekziston urtësi e madhe në shfaqjen e Xhehennemit besimtarëve. Kur ata e shohin gjendjen e Xhehennemit nga afër, ata do ta kuptojnë plotësisht dallimin dhe bukurinë e besimit që u është dhënë atyre nga Allahu, sepse Xhehennemi është aq i frikshëm sa që shpëtimi i qenies së tyre prej mundimeve të tij ngjallë një ndjenjë të një lumturie dhe mirënjohjeje të plotë. Atyre u është dhënë mundësia të krahasojnë Xhehennemin dhe Xhennetin dhe kështu dinë të çmojnë shumë mirë vlerën e dhuntive të amshueshme dhe të këndshme të Xhennetit. Vetëm me anë të krahasimit mund të kuptohet plotësisht vlera e asaj që dhurohet. Në pajtim me këtë, një pjesë e urtësisë në krijimin e Tokës si një vend sprovimi është mësimi. Në Tokë, njerëzit mësojnë të drejtën dhe të gabuarën, të bukurën dhe të shëmtuarën, të mirën dhe të keqen duke i parë të gjitha dhe duke bërë krahasime. Ata janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse Allahu u ka dhënë atyre aftësi për të gjykuar, për të përdorur vetëdijen e tyre dhe mbi të gjitha, të kenë frikërespekt ndaj Tij.
Në Ditën e Gjykimit, të gjithë besimtarët, “krijesat më të mira” (Sure Beijine: 7), do të ndahen përjetësisht prej mosbesimtarëve, “krijesave më të këqija” (Sure Bejjine: 6), si në vazhdim:
Dhe kur të Dërguarve u është caktuar koha (për të dëshmuar)? E për cilën ditë atyre u është caktuar koha? Për Ditën e Dallimit (në mes të mirës dhe të keqes/të drejtës dhe të gabuarës). E ku e di ti se çka është Dita e Dallimit? Atë Ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. Atë Ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan. (Sure Murselat: 11-19)
Dita e Dallimit fillon me vdekjen, vazhdon me ringjalljen dhe gjykimin dhe përfundon me dërgimin e njerëzve në banesën e tyre të përjetshme. Kur’ani e përshkruan udhëtimin e besimtarëve dhe mosbesimtarëve në vendbanimin e tyre të përjetshëm me këto fjalë:
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit). Kjo është ajo prej së cilës ke ikur! Dhe i fryhet Surit. Ajo është Dita e Kërcënimit. Dhe do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet:) “Ti ishe i pavëmendshëm për këtë (ditë) e Ne ta hoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.” E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo është që unë e kam të gatshme për ju (regjistri i veprave).” Ju të dy (engjujt) hidheni në Xhehennem secilin mohues kryeneç, secilin pengues të veprave të mira, mizor e të dyshimtë në fe, i cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër. Pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda." E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk e shmanga atë prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg". Ai (Allahu) thotë: "Mos u grindni para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen për Kërcënimin. Tek Unë nuk ndryshon Fjala (Vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit e Mi." Atë Ditë Ai i thot Xhehennemit: "A je mbushur?" E ai thot: "A ka ende?" Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë, për secilin që i është frikësuar të Gjithëmëshirshmit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar. Kjo është Dita e Amshueshmërisë së Përjetshme. (Sure Kaf: 19-34)
JETA E VËRTETË FILLON ME VDEKJEN
Ekziston një dallim në mes të asaj që besimtarët, të cilët kalojnë jetërat e tyre duke iu bindur urdhërave të Allahut, pranojnë si shpërblim për bindjen e tyre dhe asaj që mosbesimtarët, të cilët çojnë jetët e tyre në ndjekje të dëshirave të tyre, duke e harruar Allahun dhe Ditën e Gjykimit, marrin si shpërblim për refuzimin e tyre. Ky dallim bëhet i njohur në momentin e vdekjes. Ndërsa engjujt marrin jetërat e besimtarëve me kujdes, jetërat e mosbesimtarëve i marrin në një mënyrë tejet pikëlluese. Engjujt përshëndesin besimtarët dhe u japin atyre lajmin e mirë për Xhennetin dhe ua nxjerrin shpirtërat me butësi. Të gjithë besimtarët vijnë përballë portës së jetës së përjetshme (vdekjes), duke qenë të përgatitur për të gjatë gjithë jetës të tyre, duke e njohur pashmangshmërinë e saj.
Në anën tjetër, mosbesimtarët takohen me vdekjen me sëmbime dërrmuese të keqardhjes, duke qenë se ishin përpjekur që t’i shmangen gjatë gjithë jetës së tyre, edhepse ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e saj dhe prapseprap e kishin injoruar realitetin e saj. Rojet e Xhehennemit i kapin ata, duke goditur fytyrat dhe shpinat e tyre, duke nxjerrur me ashpërsi shpirtërat e tyre, që shkakton shumë dhimbje dhe pastaj i dërgojnë ata në një ndëshkim poshtërues dhe përvëlues. Një ajet thot:
Vetëm sikur t'i kishe parë engjujt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), duke i goditur fytyrat dhe shpinat e tyre (para dhe prapa): "Shijoni ndëshkimin e Djegjes!" (Sure Enfal: 50)
Besimtarët janë përgatitur për këtë Ditë gjatë gjithë jetës së tyre dhe i janë lutur Allahut që Ai t’mos i turpëroi ata, siç tregon ajeti vijues:
(Ata të cilët përkujtojnë Allahun thonë:) “Zoti ynë, jepna atë që na e premtove nëpërmjet të Dërguarëve Tuaj, dhe mos na turpëro në Ditën e Ringjalljes. Vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" (Sure Ali Imran: 194)
Ngjarjet e Ditës së Gjykimit shtojnë frikërespektin e besimtarëve ndaj Allahut, por Ai zbulon se Ai do t’i mbrojë ata prej të keqes së asaj Dite të vështirë, sepse:
“Vërtetë Ne i frikësohemi (dënimit) të Zotit tonë në një Ditë që fytyrat i bën të zymta dhe që është shumë e vështirë.” Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj Dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. (Sure Insan: 10-11)
BESIMTARËT NË DITËN E GJYKIMIT
Gjendja e tyre fizike
Në Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet:) “Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është Fitore e madhe. (Sure Hadid: 12)
Besimtarët do të jenë të mbrojtur prej frikës së kësaj Dite dhe fytyrat e tyre do të jenë rrezatuese me gëzim dhe besim që do të pranojnë shpërblimin e tyre. Ata do të jenë “duke u qeshur dhe duke u kënaqur” (Sure Abese: 39). Kur’ani përshkruan shprehjet e ndryshme të fytyrës të besimtarëve dhe mosbesimtarëve, si në vazhdim:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga Allahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë Banues të përjetshëm të Zjarrit. (Sure Junus: 26-27)
Mosbesimtarët do t’i lusin me përgjërim besimtarët për pak dritë, edhepse ata i kishin luftuar ata gjersa ishin gjallë. Kuptimi i kësaj drite është ndriçimi, shpëtimi dhe gëzimi. Kjo dritë që rrezaton prej atyre që e kanë merituar Xhennetin nuk do t’ju sjell dobi mosbesimtarëve, pa marrë parasysh se sa shumë e dëshirojnë atë. Pasiqë burimi i saj janë veprat e mira në Tokë, mosbesimtarët, të cilët nuk kanë bërë vepra të tilla, nuk do të përfitojnë asgjë. Për këtë arsye, atyre do t’u thuhet të kthehen prapa në Tokë për të gjetur diç. Kur’ani na informon:
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" Atyre do t’u thuhet: "Kthehuni prapa (në dynja) e kërkoni dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). (Sure Hadid: 13)
Besimtarët do të shpërblehen për përpjekjet e tyre për të fituan kënaqësinë e Allahut gjersa ishin gjallë, dhe ata do të jenë shumë të kënaqur me këtë (Sure Gashije: 9). Allahu do t’u përgjigjet përpjekjeve të tyre në mënyrën më bujare. Kjo ishte ajo që ata shpresonin dhe prisnin dhe ata do të jenë mirënjohës për këtë dhe thonë: "…Falënderuar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam…”(Sure Zumer: 74).
Shpërblimi i besimtarëve
Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Por në Ditën e Ringjalljes, ata që u ruajtën (besimtarët) do të jenë mbi ta. Allahu i jap (shpërblim) pa masë atij që do. (Sure Bekare: 212)
Siç mund të shohim prej këtyre vargjeve, besimtarët të cilët përmbushën detyrën e tyre ndaj Zotit të tyre pa e parë Atë, të cilët pritën gjykimin në frikë do të jenë nën mbrojtjen e Tij. Një tjetër varg që u jap lajmin e mirë besimtarëve se do të jenë të mbrojtur në atë Ditë është dhënë në vazhdim:
…në Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre do të ndriçojë para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata do të thonë: "Zoti ynë, përsose dritën tone për ne dhe falna neve! Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send". (Sure Tahrim:
Ndërsa mosbesimtarët do të jenë të përulur ashtu siç nuk është parë kurrë më parë, besimtarët nuk do të dijnë për frikë. Ata do të jetojnë gëzimin dhe kënaqësinë e pranimit të asaj që Allahu u ka premtuar dhe do t’u japen librat e tyre në duart e tyre të djathta dhe do të presin të qetë për t’u drejtuar në Xhennet. Allahu iu përgjigj atyre me shpërblime të pafund, u mori jetërat e tyre me kënaqësi dhe i mbrojti ata prej Ditës së Llogarisë. Allahu zbulon se Ai u dhuron mirësi dhe përparim besimtarëve në veçanti, sepse:
Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e Tij?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në Ditën e Ringjalljes janë të posaçme për ta. Kështu Ne i sqarojmë argumentet një populli që kupton. (Sure A’raf: 32)
Pasiqë gjykimi të ketë kaluar dhe zjarri i Xhehennemit t’u jetë shfaqur atyre, besimtarët do të drejtohen për në Xhennet:
E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Paqja qoftë mbi ju! Qofshi të shpëtuar! Ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë. (Sure Zumer: 73)
Kur’ani tregon në hollësi shpërblimet që besimtarët do të pranojnë në jetën e amshueshme të Ahiretit. Një shembull është dhënë më poshtë, si vijon:
Ata të devotshmit do të jenë në Kopshte të Kënaqësisë, të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtorët si të ishin margaritarë të ruajtur. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja). (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues". (Sure Tur: 17-28)
Gjykimi i dy grupeve
Gjykimi i mosbesimtarëve, të cilët nuk ndjekën rrugën e Allahut dhe shkuan ose pas dëshirave dhe epsheve të tyre ose pas vlerave të shtrembëruara apo besimeve të shoqërive të tyre, do të jetë me të vërtetë shumë i vështirë. Atë Ditë, nuk do të ketë mëshirë apo keqardhje për ta dhe asnjë fuqi s’do të jetë në gjendje t’u jap fund vuajtjeve të tyre. Arsyeja kryesore për këtë është se ata nuk respektuan kufijtë e përcaktuar nga Allahu, edhepse atyre u dërguan përkujtues dhe se ata nuk do të kishin vepruar ashtu po të ktheheshin prapa në Tokë. Kjo e vërtetë zbulohet në vargjet vijuese:
Sikur të mund t'i shihje ata kur janë duke qëndruar para Zjarrit dhe duke thënë: "Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja) përsëri, nuk do t’i mohonim Faktet e Zotit tonë dhe do të ishim prej besimtarëve!" Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë. (Sure En’am: 27-28)
Ndërsa janë duke dhënë llogari për veprat e tyre, Xhehennemi flakërues i pret ata. Ata do të dërgohen në Xhehennem si shpërblim për atë që vepruan gjersa ishin gjallë, sepse:
Dhe kur fletët të jenë shpaluar, Dhe kur Qielli të jetë hequr, dhe kur Zjarri të jetë ndezur fort, dhe kur Xhenneti të jetë afruar, atëherë çdo njeri do ta dijë se çka ka vepruar. (Sure Tekvir: 10-14)
Vargjet tjera zbulojnë se besimtarët do të kenë një gjykim të lehtë:
O njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e Atë do ta gjesh. E sa i përket atij të cilit i japet Libri i tij nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Sure Inshikak: 6-9)
Besimtarët të cilët kanë jetuar jetërat e tyre në pajtim me vullnetin e Zotit të tyre, i Cili i krijoi dhe udhëzoi ata në rrugën e drejtë, do t’iu falen gjynahet e tyre nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili ka shpallur se do t’ua falë gjynahet dhe t’i shëndrrojë ato në mirësi për ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Atë Ditë, Zoti jonë do t’iu drejtohet besimtarëve, të cilët tashmë kanë marrë atë që u ishte premtuar:
O ti shpirt i bindur plotësisht, kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Hyn në Kopshtin (Xhennetin) Tim! (Sure Fexhr: 27-30)
Në këtë mënyrë, ata do të jenë të shpëtuar prej zjarrit të përjetshëm të Xhehennemit me mirësinë dhe pëlqimin e Tij dhe hyjnë në Xhennete përplot shpërblim të pambarim. Përgjigja e tyre për të “hyrë në Xhennet” shpallet në Kur’an:
E ata (të Xhennetit) do të thonë: "Falënderuar qoftë Allahu, i Cili përmbushi premtimin e Tij ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa i mirë është shpërblimi i atyre që vepruan drejtë!" (Sure Zumer: 74)
MOSBESIMTARËT NË DITËN E GJYKIMIT
Gjendja e tyre fizike
Në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të ngriten dhe rikrijohen. Fytyrat e besimtarëve do të shfaqin dritën dhe bukurinë unike për besimtarët, ndërsa fytyrat e mosbesimtarëve do të bëhen të shëmtuara:
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në Ditën e Ringjalljes ata do të jenë të përbuzur dhe të shëmtuar. (Sure Kasas: 42)
Mirëpo, shumë vargje të tjera rrëfejnë se pluhuri, trishtimi dhe errësira do të mbulojnë poashtu fytyrat e mosbesimtarëve:
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, të mbuluara nga errësira e zezë. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët. (Sure ‘Abese: 40-42)
E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në Ditën e Ringjalljes, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehennem vendi i kryelartëve? (Sure Zumer: 60)
Nxirja e fytyrës është një fenomen metafizik. Ata njerëz të cilët braktisën një jetë të ndershme, një jetë që jetohet sipas vullnetit të Allahut, sepse jeta e jetuar sipas dëshirave të tyre vetjake siguron vetëm poshtërim.
E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua Tokës dhe ndoqi tekat dhe epshet e tij. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme Argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë. (Sure A’raf: 176)
Ata që lejojnë që të sundohen prej dëshirave të tyre vetjake do të jenë të poshtëruar në Ahiret si shpërblim për mendjemadhësinë e tyre në Tokë. Përveç shëmtisë së tyre fizike, ata poashtu do të jenë të turpëruar, sepse:
Atë Ditë sheh fytyra të përulura, (Sure Gashije: 2)
Mosbesimtarët, të cilët shpërfillën vargjet përkundër kërcënimit, nuk i zbatuan ato dhe nuk donin të përmirësoheshin, do të përjetojnë habinë e të qenit të përulur dhe të paaftë në një moment të papritur. Ata e meritojnë ndëshkimin e tyre dhe kështu gjendja e tyre atë Ditë do të jetë shumë e vështirë. Allahu do t’i përmbush premtimet e Tij, sepse sundimi i Tij është i drejtë. Vargjet thonë:
…Në Ditën e Ringjalljes Ne do t’i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra për dhe, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendi i tyre do të jetë Xhehennemi. Sa herë që të pushojë Flaka, Ne do t’ua shtojmë atë. (Sure Isra: 97)
Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?" Ai (Allahu) do të thot: "Ashtu si i harrove ti Argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". (Sure Ta Ha: 125-126)
Në Kur’an, Allahu rrëfen se fytyrat e besimtarëve do të jenë të përulura nga turpërimi:
Dalin prej varreve të tyre si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur. (Sure Kamer: 7)
Shprehja në sytë e tyre dhe pamja e tyre që ngjallë frikë do t’u japet atyre në atë Ditë. Allahu i përshkruan ata si në vazhdim:
Ditën kur i fryhet Surit (bririt) dhe atë ditë Ne do t’i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar). (Sure Ta Ha: 102)
Kur’ani poashtu shpall se ata të cilët ishin mendjemëdhenjë ndaj të Dërguarve të Allahut dhe vargjet do t’u vehen (si shenja) në hundat e tyre:
Ne do ta dëmkosim atë në noçkë (në hundë). (Sure Kalem: 16)
Ky është një burim i rëndësishëm i turpit, sepse të quajturit e hundëve të tyre “noçka” dhe të qenit i damkosur (i shenjuar) mjafton për të zbuluar poshtërimin dhe shëmtinë e tyre në Ahiret. Ndërsa besimtarët do të jetojnë në Ahiret në ambiente të rehatshme, mosbesimtarët do të fillojnë një jetë të turpërimit të përjetshëm. Kur’ani zbulon gjithë këtë, si në vazhdim:
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) që e shikojnë Zotin e tyre. Atë ditë ka edhe fytyra të vrazhda që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 22-25)
Nuk ka mundësi për t’u fshehur apo për të ikur. Allahu zbulon se mosbesimtarët, të cilët njihen aty për aty nga pamja e tyre, do të mbërthehen për balluket dhe këmbët e tyre dhe do të hudhen në Xhehennem.
Kriminelët do të njihen nga tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokët dhe për këmbët e tyre. (Sure Rahman: 41)
Në një hadith, Profeti ynë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përshkruan gjendjen e mosbesimtarëve në këtë mënyrë:
Anas ibn Malik rrëfeu se një person tha: “I Dërguar i Allahut, si do të bëhen mosbesimtarët të tubohen në Ditën e Ringjalljes (duke u tërhequr zvarrë) në fytyrat e tyre?” Për këtë ai tha: “Ai i Cili është mjaft i fuqishëm t’i bëj ata të ecin në këmbët e tyre, është mjaft i fuqishëm t’i bëj ata të tërhiqen zvarrë në fytyrat e tyre në Ditën e Ringjalljes.” (Sahih Muslim)
Ata s’do të lejohen të flasin
Mosbesimtarët do t’i marrin librat e tyre me një habi dhe keqardhje të madhe. Thirrjet e tyre “Vetëm sikur!” dhe “Mjerë për ne!” tregojnë se ata do të jenë të vetëdijshëm për kotësinë e pendimit të tyre. Nuk ka kurrfarë kuptimi të rënkojnë dhe ankohen, siç u thuhet në vargun vijues:
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr do të thonë: "Ah sikur ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të Dërguarin!" (Sure Ahzab: 66) Allahu do t’iu përgjigjet lutjes së tyre, thirrjeve, të qarave dhe britmave të tyre për ndihmë me këto fjalë:
"Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite…” (Sure Xhathije: 34)
Përkundër gjithë kësaj, ata do të vazhdojnë t’i bëjnë kërkesa Allahut: t’i dërgojë ata në mbretërinë e mosqenies, t’i lejojë që të japin gjithçka ata kanë si shpagim për t’i ikur vuajtjes dhe madje të dërgohen në Tokë për t’i korrigjuar të këqijat që kanë bërë. Kur’ani thot:
Vetëm sikur t’i shihje mëkatarët se si ulin kokat e tyre të turpëruar para Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë dhe do të bëjmë vepra të mira. Vërtet tash jemi të bindur". (Sure Sexhde: 12)
Ata do të luten me përgjërim për të shpëtuar veten nga ndëshkimi tronditës. Por Allahu zbulon se ata kurrë nuk do t’i ndryshojnë mënyrat e tyre të vjetra të jetesës dhe se tani nuk ekziston asnjë mënyrë që ata të shpëtojnë vetveten. Mosbesimtarët kanë bërë gjynahin më të rëndë: kryengritje kundër Allahut, i Cili i krijoi dhe i furnizoi ata. Prandaj, atyre nuk u lejohet të mbrojnë vetveten. Allahu thot:
Atë Ditë është shkatërrim për mohuesit! Kjo është Dita në të cilën ata nuk do të thonë asnjë fjalë të vetme dhe atyre as nuk do t’u lejohet që të arsyetohen. Atë Ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan! (Sure Murselat: 34-37)
Allahu nuk do të flas me ta, nuk do t’i mbrojë dhe nuk do t’i pastrojë ata si pasojë e asaj që ata kanë vepruar, sepse:
Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë pak, ata në barqet e tyre fusin vetëm Zjarr. Atyre Allahu nuk do t'u flasë në Ditën e Ringjalljes dhe as nuk i shfajëson ata. Ata do të kenë ndëshkim të rëndë dhe të padurueshëm. (Sure Bekare: 174)
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë Allahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në Ditën e Ringjalljes Allahu nuk do t’ju flas atyre, nuk do t’i shikojë ata dhe nuk do t’i pastrojë (prej barrës së gabimeve). Ata do të kenë një dënim të dhimbshëm. (Sure Ali Imran: 77)
Ai do të thot: "Heshtni aty e mos Më folni!" (Sure Mu’minun: 108)
Zemërimi i njerëzve nuk mund të krahasohet me zemërimin e Allahut ndaj mosbesimtarëve. Pavarësisht se sa mund të tërbohen njerëzit, hakmarrja e tyre është e kufizuar, ndërsa ajo e Allahut tejkalon aftësinë tonë të të kuptuarit. Kjo hakmarrje arrin kulmin me një shpagim tejet të dhimbshëm, shpagim që tejkalon kufijtë e intelektit dhe imagjinatës sonë. Kur’ani e zbulon këtë fakt, si në vazhdim:
Atyre që nuk besuan do t'u thuhet: "Hidhërimi i Allahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes". (Sure Gafir: 10)
Ata janë të frikësuar
Frika dhe pendimi i amshueshëm i mosbesimtarëve fillon kur engjujt e vdekjes marrin jetërat e tyre. Asnjëri prej tyre nuk mund t’i shmanget kësaj, sepse kjo është kapja e tyre e fundit dhe, pas vdekjes së tyre, ata do të kalojnë nëpër portat e amshueshmërisë. Në atë moment, një frikë e papërshkrueshme do ta kaplojë tërë qenien e tyre dhe do të kuptojnë se ndëshkimi i premtuar sapo ka filluar. Siç thot Allahu në Kur’an:
Vetëm sikur të mund t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjujt kanë shtrirë duart e veta duke ju thënë: "Shpëtoni pra vetveten (nëse mundeni)! Sot do të përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për Allahun, dhe ndaj Argumenteve të Tij ishit kryeneç. (Sure En’am: 93)
Pasiqë e kanë lënë gjithë pasurinë e tyre tokësore, e cila është bërë e pavlerë dhe e pakuptim, ata do të kuptojnë se asnjë prej thesareve të tyre dhe njerëzit në të cilët ishin mbështetur s’mund t’u ndihmojnë. Siç tregon ky ajet, ata do të jenë krejtësisht të vetmuar, sepse:
Në të vërtetë ju erdhët te Ne një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam Ne së pari, duke lënë prapa gjithçka që Ne u patëm dhënë. Nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit për ndihmues tuaj dhe i shoqëronit Allahut. Është këputur lidhja mes jush dhe mbaroi ajo çka mendonit (që ata janë ndërmjetësues apo zotëra tjerë). (Sure En’am: 94)
Pasiqë duart dhe këmbët e tyre janë të lidhura, ata nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë apo të ruajnë trupat e tyre, të cilët ata aq shumë i deshën dhe menduan se mund t’i kontrollojnë dhe t’i përdorin për të përmbushur dëshirat e tyre. Ata s’mund të bëjnë çfarë dëshirojnë. Vargjet zbulojnë se ata do të thirren të bien në sexhde para Allahut, por se ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë:
Në Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm, e ata ftohen për të bërë sexhde, por nuk munden. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). (Sure Kalem: 42-43)
Allahu është poseduesi i çdo gjëje dhe çdo gjë ndodhë në pajtim me vullnetin e Tij. Mosbesimtarët do të thirren të bien në sexhde dhe kështu ata do të ndiejnë pendim dhe dhimbje për vonimin e kësaj çështjeje gjersa ishin gjallë. Këta njerëz, të cilët ishin shumë mendjemëdhenjë për t’i rënë në sexhde Allahut nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë tani, edhepse ata do të dëshironin ta bënin këtë. Ata do të zëhen, do të thirren për të dhënë llogari dhe do të dërgohen në Xhehennem.
Ata ndiejnë pendim
Ata që mohojnë takimin me Allahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur, ashtu që, kur t'u vijë Momenti (kijameti) papritur, do të thonë: "Të mjerët ne për atë që lame pas dore atje!” Ata do t’i bartin gabimet e veta në shpinë. Sa e shëmtuar është ajo që bartin ata! (Sure En’am: 31)
Njerëzit shpesh ndiejnë keqardhje, por madje edhe nëse mund të korrigjojnë ata që kanë bërë, për një arsye krenaria e tyre i ndalon ata që ta bëjnë atë. Ata mendojnë se dinë më së miri dhe mbyllin veshët e tyre ndaj gjitha këshillave. Por atë Ditë, ata do të ndiejnë keqardhje për sjelljen e tyre. Edhepse ata do të luten përplot pendim të kthehen prapa në Tokë për t’u përmirësuar, kërkesa e tyre do të refuzohet. Ata do të kuptojnë se pasuria, fëmijët, shokët, traditat, ideologjitë dhe të gjitha gjërat tjera për të cilat u përpoqën dhe të cilat i mbrojtën nuk kanë kurrfarë vlere dhe se vetëm ato vepra të bëra për kënaqësinë e Allahut kanë vlerë të vërtetë. Por ky ndërgjësim nuk do t’u sjellë atyre kurrfarë dobie më.
Disa do të përpiqen që të fshehin pendimin e tyre për shkak të krenarisë së tyre, si vijon:
Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mos besuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në Tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre dhe nuk u bëhet padrejtë. (Sure Junus: 54)
Edhepse ata e dinë fajin e tyre, ata prap përpiqen të fshehin pendimin e tyre. Ata marrin pikërisht atë që meritojnë, sepse drejtësia e Allahut e kërkon këtë. Allahu do t’i ndajë besimtarët dhe mosbesimtarët atë Ditë. E tërë ajo që mosbesimtarët përjetojnë në Ditën e Gjykimit është pasojë e parapëlqimit të rrugës së Shejtanit mbi atë të Allahut dhe diçka që është me të vërtetë e merituar, sepse:
E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në Zjarr, (u thuhet:) “Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.” (Sure Neml: 90)
Shumë elementë do të shkaktojnë këtë pendim. Për shembull, takimi i tyre me ndëshkimin e Allahut, të qenit i vetmuar, dëshmia e lëkurave të tyre kundër tyre, shëmtimi i tyre, ndjenja e llahtarit të vuajtjes së përjetshme, të pamurit e Xhehennemit dhe të kuptuarit e mallkimit që i pret ata, të pamurit e hyjnive të rrejshme që ata i pasuan verbërisht dhe në të cilët besuan që zhduken papritur dhe duke parë se Shejtani, rrugën e të cilit ata me këmbëngulje ndoqën, i ka braktisur ata poashtu. Kur’ani tregon në hollësi atë që Shejtani do t’u thot pasuesve të tij atë Ditë me këto fjalë:
E pasi të kryhet çështja, shejtani do t’u thotë: "Vërtet, Allahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe nuk e përmbusha premtimin. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortoni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Allahut)." S'ka dyshim, mosbesimtarët do të kenë dënim të dhimbshëm. (Sure Ibrahim: 22)
Besimtarët do të vështrojnë gjendjen e dëshpëruar të mosbesimtarëve, ndërsa mosbesimtarët do t’i shikojnë besimtarët me bisht të syve, pasiqë kokat e tyre do të jenë të ulura nga turpi dhe pendimi. Ky realitet zbulohet në një varg:
Do t'i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si shikojnë me bisht të syrit vjedhurazi. Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur janë në Ditën e Ringjalljes ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Mizorët janë në dënim të përjetshëm. (Sure Shura: 45)
Shkalla e pendimit në Ahiret është shumë më e madhe për t’u krahasuar me çkado në Tokë. Nuk ka kthim dhe as shpëtim nga ky pendim, sepse ai është fundi i shkatërrimit të pashmangshëm dhe të pandalshëm të mosbesimtarëve, të cilin ata janë të shtyrë ta bartin në shpatullat e tyre. Ky shkatërrim dhe pendim është pasojë e mohimit të tyre të Allahut, i Cili i krijoi ata dhe pastaj ju ofroi gati gjithçka që është në Tokë për ta shfrytëzuar. Kjo rrugë e mohimit përcaktoi destinacionin përfundimtar të tyre në Ahiret: Xhehennemin. Aty, ata do të përjetojnë përjetësisht çdo pikëllim, dhimbje dhe shqetësim që mund të merret me mend për të cilat më me dëshirë nuk do të kishin menduar. Ndëshkimi i Allahut do t’i përball ata me tërë fuqinë e tij.
Ata grinden në mes vete
E duke u grindur mes vete në të, ata thonë: "Pasha Allahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur", kur juve (idhuj) ju kemi barazuar me Zotin e botëve. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit). E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë. E, sikur të mund të kthehemi (në dynja) edhe njëherë, do të bëheshim besimtarë. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan. (Sure Shu’ara: 96-103)
Mosbesimtarët do të ndeshen me një vuajtje të përmasave të pakrahasueshme. Ata do të jenë tejet të zemëruar për gjendjen e tyre dhe të tërbuar ndaj njerëzve që i larguan nga rruga e Allahut. Ambiciet e tyre më të mëdha, si pasuria dhe pozita, do të kenë humbur gjithë kuptimin. Ata do të jenë të tërbuar ndaj udhëheqësve të tyre, të cilët i larguan prej rrugës së Tij dhe do të përpiqen të distancohen prej tyre. Grindja në mes të atyre që i udhëhoqën dhe atyre që i pasuan zbulohet, si vijon:
Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet në mes tyre. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!" Kështu Allahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit. (Sure Bekare: 166-167)
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar Allahun e respektuar të Dërguarin!" Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë". Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi! (Sure Ahzab: 66-68)
Allahu thekson se udhëheqës të tillë janë një prej faktorëve që i largojnë njerëzit prej besimit në Të. Njerëzit që konsiderohen superior për arsye të vlerëimit të njerëzve tjerë dhe jo për arsye të vlerësimit të Allahut, kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi pasuesit e tyre. Njerëzit që ju binden këtyre udhëheqësve joshen të jetojnë sipas vlerave të përkohshme të kësaj bote dhe kështu çojnë dëm jetërat e tyre. Mirëpo, të paaftë për të njohur gabimet e tyre në Tokë, ata përkrahën njëri tjetrin në mosbindje ndaj Allahut dhe jetuan në përputhje me besimet e tyre. Kur të shfaqet lajthitja e tyre në këtë Ditë, ata do të fillojnë të fajësojnë njëri tjetrin. Pavarësisht prej këtyre akuzave, asnjë palë nuk do të shpëtoj prej ndëshkimit të Xhehennemit.
Allahu përshkruan udhëheqësit e tillë me këto fjalë:
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në Zjarr dhe në Ditën e Ringjalljes atyre nuk do t'u ndihmohet. Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim… (Sure Kasas: 41-42)
Në Ditën e Ringjalljes ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në Zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar. (Sure Hud: 98)
Mosbesimtarët do të dëshirojnë që të ekzistonte një largësi aq e madhe sa në mes të Lindjes dhe Perëndimit në mes tyre dhe udhëheqësve që ata i pasuan. Allahu shpall se:
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar. E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: "Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin! Sa shok i keq je ti!" Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t'ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja. (Sure Zuhruf: 36-39)
Njerëzit nuk do të duan t’i njohin disa prej atyre që i deshtën, që iu besuan apo me të cilët ishin të lidhur me epsh gjersa ishin gjallë; ata do t’i mohojnë të tjerët dhe do t’i akuzojnë të tjerët. Kur’ani thot:
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç Allahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Ringjalljes (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmues." (Sure Ankebut: 25)
Kur’ani rrëfen argumentet tjera të tyre, si vijon:
(Rojeve të Xhehennemit do t’u thuhet:) “Ju të dy (engjujt) hidheni në Xhehennem secilin mohues kryeneç, secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe, i cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër. Pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda." E shoku i tij i pandashëm (djalli) thot: "Zoti ynë, unë nuk e shmanga atë prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg." Ai (Allahu) thot: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit e Mi". (Sure Kaf: 24-29)
Ata që përbuzën rrugën e drejtë të besimtarëve do të jenë të habitur kur nuk do t’i gjejnë besimtarët pranë tyre atë Ditë, siç përshkruhet më poshtë:
Dhe (plëngprishësit) thonë: "Ç'është që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve. E që i kemi pas marrë ata në tallje? A mos na u ka larguar shikimi prej tyre?" Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë. (Sure Sad: 62-64)
Gjersa ishin gjallë, grindjet e tyre në mes vete kurrë nuk morën fund dhe, në të vërtetë, ata errësuan vet jetërat e tyre. Në të vërtetë, ata të gjithë janë të vetëdijshëm për vrazhdësinë që ia shkaktuan njëri tjetrit. Ata nuk gjetën qetësi madje në mesin e të afërmve të tyre apo në mjedisin e tyre dhe prapseprap nuk pushonin së grinduri. Ndërsa besimtarët gjithmonë jetojnë në kënaqësi këtu dhe në Ahiret, mosbesimtarët gjithmonë jetojnë në një gjendje të shqetësimit dhe pakënaqësisë. Ata do të pranojnë dhimbje nga të gjitha anët, si edhe do të grinden vazhdimisht me ata të cilët i konsiderojnë të afërt.
Ata janë të turpëruar
Mendjemadhësia ndaj Allahut do të sjellë poshtërim. Ata që nuk besojnë në Ahiret, që mohojnë ekzistencën e qartë të Allahut dhe jetojnë jetë të shfrenuar do ta paguajnë një çmim të rëndë si shpërblim për atë që punuan. Pasiqë ata nuk e konsiderojnë ndëshkimin e Tij të besueshëm dhe kështu nuk mendojnë për të, ata bëhen shërbëtor të Shejtanit duke rënë në grackën e taktikave të tij devijuese dhe kështu çojnë kot jetërat e tyre. Në vend se ta jetojnë jetën si një sprovë, ata e jetojnë atë si një kauzë boshe. Mendjemadhësia e tyre i shtyri ata të bëjnë shumë gjynahe, si luftimi i Allahut dhe hulumtimi i mënyrave për ta mohuar Atë. Kjo padyshim se është një gjynah i madh, gjynah që do të shpie drejt një vuajtje dhe poshtërimi të madh në Ahiret.
Qartë, mosbesimtarët janë në gabim. Ata kurrë nuk hetojnë burimin e dhuntive të Allahut apo se si e fituan ata pasurinë e tyre dhe e marrin si të drejtë të tyre t’i gëzojnë kënaqësitë e jetës pa përkujtuar dhe pa falënderuar Krijuesin e tyre. Por pasojat e një mendjemadhësie të tillë do të jenë të mëdha. Vargjet zbulojnë:
E në Ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): Ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues. (Sure Ahkaf: 20)
Ata që kalojnë jetët e tyre duke ndjekur botën dhe që kurrë nuk mendojnë për Ahiretin do të poshtërohen në Ditën e Gjykimit dhe pastaj. Allahu zbulon këtë të vërtetë në vargjet në vijim:
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)? Atë ditë sheh fytyra të përulura, të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). (Sure Gashije: 1-3)
Mandej, në Ditën e Ringjalljes Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: "Vërtet, sot turpërimi dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët". (Sure Nahl: 27)
Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Ringjalljes dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. (Sure Furkan: 69)
Ata që e vazhdojnë luftën e tyre ndaj Allahut me një paturpësi të shëmtuar shpërfillin Ditën e Gjykimit. Ata jetojnë të pavetëdijshëm për planin që Allahu ka sajuar për ta, një plan që është i pakrahasueshëm. Vetëm grupe të vogla njerëzish pranuan dhe pastaj jetuan në përputhje me thirrjet e të Dërguarve. Këto thirrje shtuan mosbesimin e të tjerëve dhe poashtu shtuan barrën e tyre. Në fund, Allahu do t’ua shfaq realitetin e Ahiretit gjithë njerëzve në mënyrën më madhështore. Dhe mosbesimtarët do t’i kuptojnë qartë pasojat e premtimeve të Allahut. Jetërat e tyre nuk janë të amshueshme dhe koha e tyre në Tokë ka mbaruar. Kënaqësitë dhe dëshirat kanë humbur joshjen e tyre dhe i vetmi realitet që ka rëndësi është gjykimi i Tij. E keqja që ata bën kundër Allahut është shpaguar, sepse Ai i ka gjykuar ata me gjykim të përshtatshëm për të jetuar përgjithmonë në vuajtje dhe dhimbje. Në anën tjetër, jeta e amshueshme e besimtarëve do t’u tregohet gjithë njerëzve me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e saj.
PËRFUNDIM
Ora e fundit dhe jeta e përjetshme që pason janë realitetet më të rëndësishme që i presin njerëzit. Për këtë arsye, ky libër ka theksuar përkohshmërinë e kësaj jete. Asgjë në Tokë, kariera, martesa, pasuria apo prona juaj, nuk është aq e rëndësishme për ta humbur jetën tuaj të përjetshme duke i ndjekur ato. E vetmja gjë që vlen të ndiqet dhe për çfarë vlen të jetohet është kënaqësia e Allahut. Allahu do ta fillojë jetën e amshueshme në mënyrën më madhështore. Çdokush që takon këtë Ditë do të kuptojë se kjo jetë e përkohshme ka marrë fund përfundimisht dhe do të kuptojë ekzistencën e Ahiretit pa mëdyshje.
Para se ta takojnë këtë Ditë, secili person duhet të përkujtoj orën e Ditës së Gjykimit dhe çfarë sjellë ajo, edhepse ata mund të mos kenë menduar kurrë për të.
Përmbajtja e këtij libri ka për që t’ju ndihmoj që të shkëputeni nga puna dhe dëshirat tuaja të përditshme për një kohë në mënyrë që të mund të shihni qëllimin e vërtetë të jetës suaj. Ai përpiqet që t’ju informoj përpara për Ditën e Gjykimit që ju me siguri do ta takoni. Ky është një paralajmërim i rëndësishëm, sepse kushdo që e injoron këtë Ditë dhe atë që vjen pas saj do të jetë dëshmitar i ngjarjeve të papërballueshme në Ditën e Gjykimit dhe do të përjetojë vuajtje që s’kanë mbarim në Ahiret.
Ju padyshim se do ta takoni këtë Ditë, të cilën Kur’ani e përshkruan në hollësi. Do të shihni se të gjitha ato që posedoni, madje edhe trupi juaj, do t’ju braktis. Dhe pastaj do të rikrijoheni. Duhet ta përdorni mundësinë që Allahu ju ka dhënë për të fituar shpërblimin, lumturinë dhe qetësinë që ju pret në Ahiret, i cili nuk mund të krahasohet me asgjë në Tokë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të besoni Allahun dhe t’mos keni mëdyshje për Ahiretin dhe të jeni falënderues për të gjitha të mirat që Ai ju dhuron. Nëse nuk e bëni këtë, do të përjetoni pendim gjithëpërshkues në Ahiret, sepse Kur’ani shpall se:
Ata që përgënjeshtruan takimin me Allahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë. Sa e shëmtuar është ajo që bartin! (Sure En’am: 31)
Kjo është arsyeja pse ju duhet të pranoni se Ahireti është një gjë e sigurt dhe prandaj të përgatiteni në përputhje me të. Vetëm atëherë veprimet tuaj gjatë kësaj jete do të kenë vlerë që qëndron dhe do të pranoni një kthim të pashembullt në Tokë si edhe në Ahiret. Ky shpërblim do të jetë mikpritja e Xhennetit, ku mund të keni gjithçka që të dëshironi. Mbani mend se në Ditën e Gjykimit gjithkush do të gjykohet i vetmuar në praninë e Allahut. Prandaj, bëni përpjekjen e duhur dhe përgatituni për vdekjen dhe atë që vjen pas saj, sepse do të pranoni pikërisht atë që e meritoni. Mirëpo, shpërblimi më i madh është kënaqësia e Tij, sepse:
O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër. Keni frikë Allahun. S'ka dyshim se Allahu është që e di në hollësi atë që punoni. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten. Të tillët janë ata të prishurit. (Sure Hashr: 18-19)
MASHTRIMI I EVOLUCIONIT
Darvinizmi, me fjalë të tjera teoria e evolucionit, u prezentua me qëllim të mohimit të faktit të krijimit, por që në të vërtetë nuk është asgjë përveç një marrëzi e dështuar joshkencore. Kjo teori, e cila pretendon se jeta lindi rastësisht nga materia e pajetë, u zhvlerësua nga faktet shkencore të “projektimit” të qartë në gjithësi dhe në gjërat e gjalla. Në këtë mënyrë, shkenca vërtetoi se Allahu krijoi gjithësinë dhe gjallesat në të. Propaganda e zhvilluar sot për të mbajtur në jetë teorinë e evolucionit mbështetet kryekëput në shtrembërimin e fakteve shkencore, interpretimin e paragjykuar dhe gënjeshtrat dhe pavërtetësitë e maskuara si shkencë.
Mirëpo kjo propagandë nuk mund ta fsheh të vërtetën. Fakti se teoria e evolucionit është mashtrimi më i madh në historinë e shkencës ka ardhur në shprehje shumë e më shumë në botën shkencore gjatë 20-30 viteve të fundit. Hulumtimet e bëra pas viteve të 80-ta në veçanti kanë zbuluar se pohimet e Darvinizmit janë krejtësisht të pabaza, gjë që është thënë nga një numër i madh i shkencëtarëve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, shumë shkencëtarë prej fushave të ndryshme biologjia, biokimia dhe paleontologjia pranojnë gjymtinë e Darvinizmit dhe e përdorin konceptin e projektimit inteligjent për të shpjeguar zanafillën e jetës. Ky “projektim inteligjent” është një shprehje shkencore e faktit se Allahu i krijoi të gjitha gjallesat.
Ne kemi ekzaminuar rënien e teorisë së evolucionit dhe provat e krijimit në mënyrë shumë të hollësishme shkencore në shumë prej punimeve tona dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj çështjeje, do të jetë shumë e dobishme që ta bëjmë një përmbledhje të saj këtu.
DËSHTIMI SHKENCOR I DARVINIZMIT
Teoria e evolucionit, edhe pse është një doktrinë që i ka fillimet në Greqinë e lashtë, u përqafua gjerësisht në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Zhvillimi më i rëndësishëm që e bëri teorinë temën kryesore të botës së shkencës ishte botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve të Çarlls Darvinit. Në këtë libër, ai doli me pretendimin se llojet e ndryshme në tokë nuk janë krijuar veç e veç, por rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët dhe kanë ndryshuar nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla me kalimin e kohës. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor konkret, siç e pranoi edhe ai vet, ajo ishte vetëm një “supozim”. Veç kësaj, ashtu siç e pranoi Darvini në kapitullin e gjatë të librit të tij të titulluar “Vështirësitë e Teorisë”, teoria dështoi përballë një sërë çështjesh vendimtare.
Darvini mbështeti të gjitha shpresat e tij në zbulimet e reja shkencore, të cilat shpresonte që do të zgjidhnin këto vështirësi. Mirëpo, në kundërshtim me atë që ai shpresonte, zbulimet shkencore zgjeruan përmasat e këtyre vështirësive. Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të përmblidhet në tre tituj kryesorë:
1) Teoria nuk arrin të shpjegoj se si ka zënë fill jeta në tokë.
2) Nuk gjendet asnjë zbulim shkencor që tregon se “mekanizmat e evolucionit” të propozuara nga kjo teori, posedojnë asnjë force evoluese.
3) Të dhënat fosile provojnë pikërisht të kundërtën e ideve të parashtruara nga kjo teori.
Në këtë pjesë, do të shtjellojmë në vija të përgjithshme këto tri çështje themelore:
PENGESA E PARË E PAKAPËRCYESHME:
ZANAFILLA E JETËS
Teoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme e shfaqur në Tokën primitive 3.8 miliardë vjet më parë. Si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë miliona specie të gjalla e të komplikuara dhe, nëse me të vërtetë ka ndodhur diçka e tillë, përse nuk gjendet asnjë gjurmë në të dhënat fosile janë disa nga pyetjet në të cilat teoria nuk është në gjendje të jap përgjigje. Por në fillim, duhet të pyetemi: Si u krijua kjo “qelizë e parë”?
Meqë teoria e evolucionit e mohon krijimin dhe çfarëdo ndërhyrje të mbinatyrshme, ajo supozon se “qeliza e parë” është shfaqur rastësisht pa asnjë projektim, planifikim apo rregullim, përbrenda ligjeve të natyrës. Sipas kësaj teorie, materia e pajetë duhet të ketë krijuar rastësisht qelizën e gjallë. Por kjo hipotezë bie ndesh me ligjet më të pakundërshtueshme të biologjisë.
“JETA RRJEDH NGA JETA”
Darvini, në librin e tij, nuk ka folur kurrë mbi zanafillën e jetës. Koncepti primitiv shkencor në periudhën kur jetoi ai supozonte se gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë të thjeshtë. Sipas teorisë së krijimit të rastësishme që besohej në mesjetë, lëndët e pajetë/inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qenie të gjallë. Në atë periudhë ishte shumë i përhapur mendimi se insektet formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një kohe të formoheshin minj.
Gjithashtu mendohej se shfaqja e krimbave në një copë mishi ishte dëshmi e krijimit të vetvetishëm/spontan. Por më vonë do të kuptohej se ata krimba nuk formoheshin vetvetiu në mish, por nga larvat e padukshme për syrin që silleshin nga mizat.
Madje edhe kur Darvini shkroi librin Origjina e Llojeve, besimi se bakteriet formoheshin nga materia e pajetë ishte një gjë e pranuar gjerësisht në botën e shkencës.
Por vetëm 5 vite pas botimit të librit të Darvinit, Lui Paster shpalli përfundimet e arritura pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të gjata që rrëzuan plotësisht krijimin spontan, i cili përbënte gurthemelin e teorisë së Darvinit. Në ligjëratën e tij triumfale në Sorbonë në vitin 1864, Pasteri tha: “Kurrë më nuk do të rimarr veten krijimi spontan prej grushtit vdekjeprurës të dhënë nga ky eksperiment i thjeshtë.” 34
Mbrojtësit e teorisë së evolucionit i kundërshtuan për një kohë të gjatë zbulimet e Pasterit. Mirëpo shkenca, e cila po përparonte duke nxjerrë në dritë ndërtimin kompleks të qelizës së organizmit të gjallë, e përforcoi edhe më tepër pavlefshmërinë e pretendimeve mbi krijimin e rastësishëm të jetës.
PËRPJEKJET E PAFRYTSHME TË
SHEKULLIT NJËZET
Evolucionisti i parë, i cili u muar me çështjen e zanafillës së jetës në shekullin e njëzet ishte biologu i njohur rus Aleksandër Oparin, i cili u mundua të provonte, me anë të një sërë tezash të hedhura nga vetë ai në vitet 1930, se qeliza e gjallë mund të krijohej rastësisht. Por këto punime do të dilnin të pasuksesshme dhe Oparin do të detyrohej ta bënte këtë rrëfim:
Mirëpo, fatkeqësisht, çështja e zanafillës së qelizës përbën ndoshta pikën më të errët të gjithë studimit të evolucionit të organizmave. 35
Pasuesit evolucionist të Oparinit u munduan të bënin eksperimente për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Më i njohuri nga këto eksperimente ishte ai që u ndërmor në vitin 1953 nga kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazërat, që ai pretendonte se kishin ekzistuar në atmosferën primitive në një ambient eksperimental dhe duke i ekspozuar ato ndaj një burimi të jashtëm energjie, Milleri formoi disa molekula organike (aminoacide) të pranishme në strukturën e proteinave.
Mezi kishin kaluar disa vite para se të zbulohej se ky eksperiment, i cili atëherë u paraqit si një hap i rëndësishëm në emër të evolucionit, ishte i pavlefshëm, sepse atmosfera e përdorur në këtë eksperiment ishte shumë më e ndryshme nga kushtet reale të Tokës. 36
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Milleri pranoi se atmosfera e përdorur nga ai nuk ishte reale. 37
Të gjitha përpjekjet evolucioniste që u ndërmorën gjatë shekullit të njëzet për të shpjeguar zanafillën e jetës përfunduan pa sukses. Xhefri Bada, gjeokimisti i njohur nga Instituti Skrips i San Diegos, në një artikull të botuar në vitin 1998 në revistën “Earth (Toka)”, pranon këtë fakt:
Sot, duke e lënë pas shekullin e njëzet, akoma përballemi me problemin më të madh të pazgjidhur që kishim kur hymë në shekullin e njëzet: Si zuri fill jeta në tokë? 38
NDËRTIMI I NDËRLIKUAR I JETËS
Shkaku kryesor që çështja mbi zanafillën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë është se madje ata organizma të gjallë që mendohej të jenë më të thjeshtat kanë ndërtim jashtëzakonisht të ndërlikuar. Qeliza e një gjallese është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Sot, madje edhe në laboratoret më të përparuara të botës, duke bashkuar materie kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përfitojmë një qelizë të vetme.
Kushtet që nevojiten për formimin e një qelize janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi. Probabiliteti që proteinat, njësia bazë e qelizës, të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen të pamundura.
Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili.
Në këtë pikë shfaqet një dilemë shumë interesante: ADN-ja mund ta kopjoj/përsëris vetveten vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimeve). Mirëpo, sinteza e këtyre enzimeve mund të realizohet vetëm me anë të informacionit të koduar në ADN. Pasiqë ato të dyja janë të varura nga njëra tjetra, ato duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për kopjim/përsëritje. Kjo e sjellë skenarin se jeta ka zënë fill vetvetiu në një rrugë pa krye. Prof. Lesli Orgel, një evolucionist me reputacion nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni, e pranon këtë fakt në botimin e revistës Scientific American të Shtatorit të vitit 1994:
Është krejtësisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, duke qenë të dyja komplekse për nga ndërtimi, të jenë krijuar vetvetiu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Poashtu duket e pamundshme ta kemi njërën pa tjetrën. Dhe kështu, në shikim të parë, njeriut do t’i duhej të vjen në përfundimin se, në të vërtetë, jeta kurrë nuk ka mundur të zë fill me anë të mjeteve kimike. 39
Padyshim, nëse është e pamundur që jeta të ketë zënë fill nga shkaqet natyrore, atëherë duhet të pranohet se jeta u “krijua” në mënyrë të mbinatyrshme. Ky fakt zhvlerëson në mënyrë të qartë teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është të mohoj krijimin.
MEKANIZMAT IMAGJINARË TË EVOLUCIONIT
Çështja e dytë e rëndësishme që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se të dy konceptet e paraqitura nga kjo teori si “mekanizma të evolucionit”, u kuptua se në të vërtetë nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.
Darvini e mbështeti hipotezën e tij në tërësi në mekanizmin e “seleksionimit natyror.” Rëndësia që i japte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit të tij: Origjina e Llojeve nëpërmjet seleksionimit natyror”…
Seleksionimi natyror pohon se ato gjallesa që janë më të fuqishme dhe që i përshtaten më mirë kushteve natyrore të vendbanimeve të tyre do të mbijetojnë në luftën për jetë. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbijetojnë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet nga individët më të fortë dhe më të shpejtë. Mirëpo, sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të shkaktojë evoluimin e sorkadheve e t’i kthejë në një lloj tjetër gjallese, për shembull, në kuaj.
Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte:
Seleksionimi natyror s’mund të bëjë asgjë përderisa nuk shfaqen dallime dhe ndryshime të dobishme individuale. 40
NDIKIMI I LAMARKUT
Si mund të formoheshin këto ndryshime të dobishme? Darvini, kësaj pyetjeje u mundua t’i përgjigjej nga këndvështrimi i të kuptuarit primitiv të shkencës së asaj kohe. Sipas biologut francez Shevalie Lamark (1774-1829), i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia përcollën brezit pasardhës të gjitha ndryshimet fizike, të cilat kishin fituar gjatë jetës së tyre. Ai pohonte se këto cilësi, të cilat u akumuluan nga një brez në tjetrin, bënë që të formohen specie të reja. Për shembull, ai pohonte se gjirafat evoluan nga antilopat gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur gjethet e pemëve të larta, qafat e tyre u zgjatën nga njëri brez në tjetrin
Edhe Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm. Në librin e tij Origjina e Llojeve, për shembull, ai thot se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit me kohë u shëndrruan në balena. 41
Por zbulimet e Gregor Mendelit (1822-1884) të ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës, e cila lulëzoi në shekullin e njëzet, hedhën poshtë plotësisht legjendën e përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat pasardhës. Kështu, u vërtetua përfundimisht se seleksionimi natyror ishte një mekanizëm joefektiv.
NEO-DARVINIZMI DHE MUTACIONET
Për të gjetur një zgjidhje, darvinistët nxorën në dritë “Teorinë Sintetike Moderne”, apo siç njihet ndryshe Neo-Darvinizmin, në fund të viteve 1930. Neo-Darvinizmi shtoi mutacionet, të cilat janë shtrembërime të formuara në gjenet e gjallesave për shkak të faktorëve të tillë të jashtëm si rrezatimi apo gabimet në përsëritje, si “shkaqe të ndryshimeve të dobishme” përveç mutacionit natyror.
Modeli, i cili edhe sot e ruan vlerën në emër të evolucionit, është Neo-Darvinizmi. Sipas kësaj teorie miliona gjallesa në botë u formuan si rezultat i një procesi me anën e të cilit organe të shumta komplekse të këtyre organizmave (p.sh., veshët, mushkëritë dhe krahët) iu nënshtruan “mutacioneve,” domethënë çrregullimeve gjenetike. Por ekziston një fakt i prerë shkencor që plotësisht e hedh poshtë këtë teori: Mutacionet nuk i zhvillojnë gjallesat, përkundrazi, ato janë gjithmonë të dëmshme.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: ADN-ja zotëron një ndërtim shumë të ndërlikuar dhe çdo ndikim spontan mbi këtë molekulë, mund vetëm t’i shkaktojë dëm asaj. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si në vazhdim:
Së pari, mutacionet e vërteta janë shumë të rralla në natyrë. Së dyti, shumica e mutacioneve janë të dëmshme pasiqë janë të rastësishme, më parë se ndryshime të rregullta në strukturën e gjeneve; çfarëdo ndryshimi i rastësishëm në një sistem tejet të rregullt do të ndikojë për të keq, jo për të mirë. Për shembull, nëse një tërmet do të dridhte një ndërtim tejet të rregullt siç është një ndërtesë, do të ndodhte një ndryshim i rastësishëm në kornizën e ndërtesës, i cili sipas të gjitha gjasave, nuk do të ishte një përmirësim. 42
Nuk çudit fakti se deri më sot nuk është vëzhguar asnjë rast i ndonjë mutacioni të dobishëm, domethënë, i cili është parë të zhvilloj kodin gjenetik. Është vërtetuar se të gjitha mutacionet janë të dëmshme. Është kuptuar se mutacioni, i cili është paraqitur si një “mekanizëm i evolucionit,” është në të vërtetë një dukuri gjenetike që dëmton gjallesat dhe i lë të gjymtuara. (Efekti më i zakonshëm i mutacionit në qeniet njerëzore është kanceri.) Natyrisht, një mekanizëm shkatërrues nuk mund të jetë “mekanizëm evolutiv.” Seleksionimi natyror, në anën tjetër, “s’mund të bëj asgjë i vetëm,” siç e pranoi edhe Darvini. Ky fakt na tregon se nuk ekziston ndonjë “mekanizëm evolutiv” në natyrë. Pasiqë nuk ekziston asnjë mekanizëm evolutiv, asnjë proces i tillë i imagjinuar i quajtur “evolucion” nuk ka mundur të ndodhë.
TË DHËNAT FOSILE: ASNJË GJURMË E
FORMAVE KALIMTARE
Të dhënat fosile janë treguesi më i qartë se skenari që sugjerohet nga teoria evolucionit nuk ka ndodhur kurrë.
Sipas kësaj teorie, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga një paraardhës. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e kohës, u shëndrrua në diçka tjetër dhe të gjitha speciet u krijuan në këtë mënyrë. Me fjalë të tjera, ky transformim u zhvillua gradualisht gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.
Po të kishte qenë kështu, lloje të shumta kalimtare duhej të kishin ekzistuar dhe jetuar brenda kësaj periudhe të gjatë transformimi.
Për shembull, disa krijesa gjysmë peshk–gjysmë zvarranik duhej të kishin jetuar në të kaluarën të cilat kishin fituar disa tipare zvarranikësh, përveç tipareve të peshkut të cilat ato tashmë i kishin. Apo duhej të kishin ekzistuar disa zvarranik-zogj, të cilët fituan disa tipare të zogjëve përveç tipareve të zvarranikëve që ato tashmë i kishin. Meqë këto gjallesa do të duhej të kishin ekzistuar në një periudhë kalimtare, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe me një sërë të metash. Evolucionistët, këto qenie imagjinare që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë “forma kalimtare”.
Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të kaluarën, atëherë do të duhej të kishte me miliona dhe madje miliarda sosh për nga numri dhe llojllojshmëria. Ajo që është më me rëndësi, mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të duhej të haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin Origjina e Llojeve, këtë fakt e shpjegon kështu:
Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar sigurisht... Si rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre të mëparshme do të mund të gjendeshin vetëm në mbetjet fosile.” 43
SHPRESAT E VENITURA TË DARVINIT
Mirëpo, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive për të gjetur fosilet që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në mbarë botën, ende nuk është gjetur asnjë formë kalimtare. Të gjitha fosilet, në kundërshtim me atë që shpresonin evolucionistët, tregojnë se jeta në Tokë u shfaq rastësisht, krejt papritur dhe plotësisht e formuar.
Një paleontolog i njohur britanik, Derek V. Ager, edhe pse një evolucionist, e pranon këtë realitet:
Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një lloji në llogari të një tjetri. 44
Me fjalë të tjera, te fosilet e gjetura, të gjitha llojet e gjallesave shfaqen papritmas dhe në formën e tyre të përfunduar, pa asnjë formë të ndërmjetme në mes. Kjo është pikërisht e kundërta e supozimeve të Darvinit. Për më tepër, kjo është një provë shumë e fortë që gjallesat janë krijuar. I vetmi shpjegim që një specie e gjallë të shfaqet papritmas e plotë dhe pa paraardhës nga i cili të ketë evoluar është se ajo u krijua. Kjo e vërtetë është pranuar poashtu nga biologu i mirënjohur evolucionist Douglas Futuyuma:
Krijimi dhe evolucioni janë dy shpjegimet e vetme që mund të bëhen rreth origjinës së qenieve të gjalla. Krijimi dhe evolucioni, në mes tyre, shter shpjegimet e mundshme për zanafillën e gjallesave. Organizmat ose janë shfaqur në tokë të zhvilluara plotësisht, ose jo. Në rast se nuk janë zhvilluar gradualisht, ato duhet të jenë zhvilluar nga specie që kanë ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. Në rast se janë shfaqur plotësisht të zhvilluara, ato me të vërtetë duhet të jenë krijuar nga ndonjë intelekt i plotfuqishëm. 45
Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë të formuara plotësisht dhe në gjendje të përkryer. Me fjalë të tjera “origjina e llojeve,” në kundërshtim me supozimin e Darvinit, nuk është evolucioni, por krijimi.
PËRRALLA E EVOLUCIONIT TË NJERIUT
Çështja që trajtohet më shpesh nga mbrojtësit e teorisë së evolucionit është prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi këtë çështje thotë se qeniet njerëzore moderne që jetojnë sot kanë evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë kësaj periudhe të supozuar, e cila mendohet të ketë filluar rreth 4-5 milionë vjet më parë, pretendohet se kanë jetuar “forma kalimtare” midis njeriut modern dhe të parëve të tij. Ka katër “kategori” bazë në gjithë këtë skenar të imagjinuar:
1. Australopiteku
2. Homo habilis
3. Homo erektus
4. Homo sapiens
Evolucionistët i japin emrin “Australopitek” (që do të thotë “majmuni i jugut”), të ashtuquajturit paraardhës të parë të njeriut të ngjashëm me majmunët. Këto qenie të gjalla nuk janë në fakt asgjë tjetër, përveçse një specie e zhdukur majmuni. Kërkimet e shumta të Lordit Solli Cukerman dhe Profesorit Çarlls Oksnard, dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve të australopitekëve tregojnë se këto qenie i përkisnin një lloji të majmunit të zhdukur dhe se nuk kishin asnjë ngjashmëri me qeniet njerëzore. 46
Evolucionistët e quajnë fazën tjetër të evolucionit njerëzor “homo,” domethënë “njeri”. Sipas këtij pretendimi, qeniet e gjalla të serisë “homo” ishin më të zhvilluara se australopitekët. Evolucionistët i vendosën fosilet e këtyre krijesave të ndryshme pranë njëra-tjetrës me një renditje të caktuar dhe përpiluan një plan imagjinar evolucioni. Ky plan është imagjinar, sepse faktikisht asnjë lidhje evolucionare mes këtyre klasave të ndryshme nuk është provuar. Ernst Majër, njëri prej mbrojtësve më të rëndësishëm të teorisë së evolucionit në shekullin e njëzet në librin e tij Një argument i gjatë pohon se: “në veçanti (enigmat) historike si zanafilla e jetës apo e Homo sapiensit, janë tejet të vështira dhe mund madje t’i bëjnë ballë një shpjegimi përfundimtar të kënaqshëm.” 47
Kur konturojnë zinxhirin Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistët nënkuptojnë se këto specie kanë qenë paraardhëse të njëra-tjetrës. Mirëpo, zbulimet më të fundit të paleo-antropologëve tregojnë se Austrolopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë jetuar në të njëjtën periudhë në pjesë të ndryshme të botës. 48
Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohërat moderne. Homo sapiensi, Neandertalët dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtin rajon. 49
Kjo, sigurisht, provon përfundimisht se këto specie nuk ishin paraardhëse të njëra-tjetrës. Stefën Xhej Gould, njëri prej paleontologëve të universitetit të Harvardit, megjithëse është evolucionist, e shpjegon qorrsokakun në të cilin gjendet teoria darviniste në këtë mënyrë:
Çfarë i ndodhi shkallës sonë, nëse bashkekzistojnë tri linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitekët robust (shtatmëdhenjë) dhe H. Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër, asnjë nga të tre nuk shfaq ndonjë tendencë evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë. 50
Me pak fjalë, i gjithë skenari i evolucionit njerëzor që po mbahet gjallë me ndihmën e vizatimeve të ndryshme të krijesave imagjinare “gjysmëmajmun-gjysmënjeri”, që shfaqen në media apo libra shkollorë, domethënë, sinqerisht, me anë të metodave propagandistike, s’janë gjë tjetër veçse një mit pa asnjë bazë shkencore.
Lordi Solli Cukerman, një nga shkencëtarët më të njohur dhe më të spikatur të Mbretërisë së Bashkuar, e ka studiuar këtë çështje për vite me radhë dhe ka kryer një punë kërkimore 15-vjeçare mbi fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti në përfundimin se, në të vërtetë, nuk ekziston asnjë pemë gjenealogjike midis majmunit dhe njeriut.
Cukerman gjithashtu bëri një “spektër interesant të shkencave”, duke i radhitur ato nga ato që ai i konsideronte si më shkencoret tek ato që i konsideronte si më joshkencoret. Sipas spektrit të Cukermanit, më “shkencoret,” duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, janë shkenca e fizikës dhe kimisë. Më pas vijnë shkencat biologjike dhe pastaj shkencat shoqërore. Në fund fare, në pjesën që konsiderohet të jetë si pjesa më “joshkencore”, rradhitet “perceptimi jashtëshqisor” – konceptet si telepatia dhe shqisa e gjashtë – dhe në fund të fundit u vendos “evolucioni i njeriut”. Cukerman shpjegon kështu arsyetimin e tij:
Më pas zhvendosim regjistrin e të vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të shkencës të konsideruara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut, ku për (evolucionistin) besnik gjithçka është e mundur – dhe ku besimtari i zjarrtë (i evolucionit ndonjëherë është në gjendje të besojë shumë gjëra kontradiktore në të njëtën kohë. 51
Siç shihet, evolucioni njerëzor nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e “disa interpretimeve të paragjykuara të fosileve të zhvarrosura prej njerëzve të caktuar, të ciët ndjekin verbërisht teorinë e tyre.
FORMULA E DARVINIT!
Përveç të gjitha provave teknike me të cilat jemi marrë gjer më tani, le ta shtjellojmë njëherë, se çfarë paragjykimi kanë evolucionistët me një shembull të thjeshtë që të kuptohet madje edhe prej fëmijëve:
Teoria e evolucionit pohon se jeta u krijua rastësisht. Sipas këtij pohimi, atomet e pajetë dhe të pavetëdije u bashkuan për të formuar qelizën dhe pastaj ata disi formuan gjallesat tjera, duke përfshirë edhe njeriun. Le të mendojmë për këtë. Kur i bashkojmë elementet që janë bazë e ndërtimit jetës si karboni, fosfori, nitrogjeni dhe potasiumi, vetëm një grumbull formohet. Pa marrë parasysh se çfarë trajtimi i nënshtrohet, ky grumbull atomesh nuk mund të formojë madje as edhe një gjallesë të vetme. Nëse dëshironi, le ta formulojmë një “eksperiment” në lidhje me këtë çështje dhe ta shtjellojmë në emër të evolucionistëve atë që ata vërtet e pohojnë pa e shprehur zëshëm me emrin “formula e Darvinit”:
Le të vendosin materialistët plot materiale të pranishme në përbërjen e gjallesave si fosfori, nitrogjeni, karboni, oksigjeni, hekuri dhe magneziumi në fuçi të mëdha. Veç kësaj, le të shtojnë në këto fuçi çfarëdo lloj materiali që nuk ekziston në kushte normale, por që ata mendojmë se është i domosdoshëm. Le të shtojnë në këtë përzierje aq sa të dëshirojnë amino acide – të cilat nuk kanë mundësi të formohen në kushte natyrore – dhe proteina – që një e vetme e ka probabilitetin e formimit 10 në 950 – sa të duan. Le t’ia ekspozojnë këto përzierje deri në masën që dëshirojnë nxehtësisë dhe lagështisë. Le t’i përziejnë këto me çfarëdo pajisje të përparuar teknologjike që të duan. Le t’i vënë shkencëtarët më të shquar pranë këtyre fuçive. Le të presin këta ekspert me rradhë pranë këtyre fuçive për miliarda dhe triliona vite. Le të lejohen të përdorin të gjitha llojet e kushteve që ata besojnë të jenë të domosdoshme për formimin e një njeriu. Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë, ata nuk mund ta krijojnë një njeri prej këtyre fuçive, të themi një profesor që ekzaminon strukturën e qelizës së tij nën një mikroskop elektronik. Ata nuk mund të krijojnë gjirafa, luanë, bletë, kanarina, kuaj, delfinë, trëndafila, orkide, zambakë, karafila, banane, portokaj, molla, hurma, domate, pjepra, shalqi, fiq, ullinjë, rrush, pjeshka, pallonjë, fazanë, flutura shumëngjyrëshe apo me miliona gjallesa si këto. Me të vërtetë, ata nuk do të mund të përfitonin as edhe një qelizë të vetme prej cilësdo prej tyre.
Thënë shkurt, atomet e pavetëdijshme nuk mund të formojnë qelizën duke u bashkuar. Ato nuk mund të marrin një vendim të ri dhe ta ndajnë këtë qelizë më dysh dhe pastaj të marrin vendime tjera dhe të krijojnë profesorët të cilët së pari shpikin mikroskopin elektronik dhe pastaj ekzaminojnë strukturën e qelizës së vet nën atë mikroskop. Materia është një grumbull i pavetëdijshëm, i pajetë dhe ajo vie në jetë me krijimin e lartë të Allahut.
Teoria e evolucionit, e cila pohon të kundërtën e kësaj, është një gjykim plotësisht i gabuar i kundërt me arsyen. Të menduarit madje edhe vetëm për pak kohë për pohimet e evolucionistëve zbulon këtë të vërtetë, sikurse në shembullin më lartë.
TEKNOLOGJIA E SYRIT DHE VESHIT
Një çështje tjetër që mbetet pa përgjigje nga teoria e evolucionit është cilësia e shkëlqyer e perceptimit të syrit dhe veshit.
Para se të kalojmë te syri, le t’i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes “Si shohim ne?” Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur të objektit. Këtu, këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit, ku ndodhet “qendra e shikimit”. Këto sinjale elektrike perceptohen në këtë qendër të trurit si imazh pas një sërë procesesh. Le të mendojmë pak, duke u bazuar në këto njohuri teknike.
Truri është i izoluar tërësisht nga drita. Kjo do të thotë se pjesa e brendshme e trurit është në errësirë të plotë dhe drita nuk arrin atje. Qendra e shikimit është një vend në errësirë të plotë ku nuk hyn kurrë dritë. Ka mundësi që të jetë vendi më i errët që ekziston. Megjithatë, ne shikojmë një botë të ndritshme plot dritë në këtë errësirë të plotë.
Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që as teknologjia e shekullit njëzet nuk ka arritur ta realizojë. Për shembull, shikoni librin që jeni duke e lexuar, duart me të cilat e mbani atë dhe pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë ndonjëherë një imazh të tillë të mprehtë e të qartë si ky në ndonjë vend tjetër? Edhe ekrani më i zhvilluar i televizorit i prodhuar nga prodhuesi më i fuqishëm i televizorëve në botë nuk mund të sigurojë një imazh aq të mprehtë për ju. Ky është një imazh tre-dimensional, me ngjyra dhe jashtëzakonisht i pastër. Për vite të tëra, mijëra inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimensional, i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund të shihet pa vendosur një palë syze speciale 3-D. Për më tepër, bëhet fjalë vetëm për një tre-dimensional artificial. Sfondi është më i mjegulluar, ndërsa plani i parë duket sikur është dekor prej letre. Asnjëherë s’ka qenë e mundur të arrihet një imazh me cilësinë e syrit. Edhe në kamera apo në televizor, ka një humbje të cilësisë së imazhit.
Evolucionistët pretendojnë se mekanizmi që prodhon këtë imazh të mprehtë e të qartë është formuar krejt rastësisht. Nëse dikush do t’ju thoshte se televizori në dhomën tuaj është formuar si rezultat i bashkimit të rastësishëm të miliona atomeve, çfarë do të mendonit ju? Si mund ta bëjnë atomet atë që mijëra njerëz s’e bëjnë dot?
Nëse një pajisje që prodhon një imazh më primitiv se syri nuk mund të jetë formuar rastësisht, atëherë është shumë e qartë që edhe syri apo imazhi që shikohet prej tij nuk mund të jenë krijuar rastësisht. E njëjta gjë vlen edhe për veshin. Veshi i jashtëm i kap tingujt dhe i drejton te veshi i mesëm, i cili ia përcjell veshit të brendshëm duke i përforcuar ato. Veshi i brendshëm ia dërgon valët zanore trurit, duke i kthyer në sinjale elektrike. Ashtu si me shikimin, procesi i dëgjimit përfundon në qendrën e dëgjimit në tru.
Ajo që thamë për syrin është e vërtetë edhe për veshin. D.m.th. truri është i izoluar nga tingujt, ashtu si është i izoluar edhe nga drita: asnjë tingull nuk mund të depërtojë brenda. Prandaj, s’ka rëndësi sa zhurmë ka jashtë, brenda trurit mbizotëron një qetësi absolute. Megjithatë edhe tingujt më të mprehtë perceptohen nga truri.
Nëpërmjet trurit tonë, i cili është i izoluar nga tingujt, ne dëgjojmë simfoninë e ekzekutuar nga një orkestër apo zhurmat në një vend të mbushur plot me njerëz. Megjithatë, nëse bëhet një matje ekzakte e nivelit të tingujve në trurin tonë në këto momente, do të kuptonim se një qetësi absolute mbizotëron aty.
Ashtu si në rastin e imazhit, dekada të tëra përpjekjesh kanë kaluar për të krijuar dhe riprodhuar tinguj sa më të afërt me origjinalin. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë regjistruesit e zërit, sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme për kapjen e tingujve. Pavarësisht nga teknologjia e përparuar dhe përpjekjet e mijëra inxhinierëve e ekspertëve, nuk është përfituar asnjë tingull që të ketë të njëjtën mprehtësi dhe qartësi si tingulli që kapet nga veshi. Mendoni për sistemet HI-FI të cilësisë më të lartë të prodhuar nga kompania më e madhe e industrisë së muzikës. Edhe në këto pajisje, kur regjistrohet zëri, humbet një pjesë e cilësisë. Kur ndizni një HI-FI gjithmonë dëgjoni një zhurmë të lehtë para se të fillojë muzika. Veshi i njeriut asnjëherë nuk e kap një tingull të shoqëruar me zhurmë; ai e kap tingullin pikërisht ashtu siç është, i mprehtë e i qartë. Kështu ka qenë gjithmonë që nga krijimi i njeriut.
KUJT I TAKON NDËRGJEGJA QË SHEH DHE
DËGJON NË BRENDI TË TRURIT
Kush shikon një botë joshëse në trurin tonë, dëgjon simfonitë dhe cicërimën e zogjëve dhe ndien aromën e trëndafilit?
Nxitjet që vijnë prej syve, veshëve dhe hundës së një personi shkojnë në tru si impulse nervore elektro-kimike. Në librat e biologjisë, fiziologjisë dhe biokimisë, mund të gjeni shumë hollësi për mënyrën se si ky imazh formohet në tru. Mirëpo, kurrë nuk do të mund të ndesheni me faktin më të rëndësishëm: Kush i pranon këto impulse nervore elektro-kimike si imazhe, tinguj, aroma dhe ngjarje shqisore në tru? Ekziston një ndërgjegje në tru që i pranon gjithë këto pa ndier ndonjë nevojë për një sy, vesh apo hundë. Kujt i takon kjo ndërgjegje? Natyrisht se nuk u takon nervave, shtresës yndyrore dhe neuroneve që e përbëjnë trurin. Kjo është arsyeja pse darvinistët-materialist, të cilët besojnë se gjithçka përbëhet prej materies, nuk mund të japin përgjigje në këto pyetje.
Sepse kjo ndërgjegje është shpirti i krijuar prej Allahut, i cili nuk ka nevojë as për syrin për të shikuar imazhet dhe as për veshin për t’i dëgjuar tingujt. Për më tepër, nuk ka nevojë për trurin për të menduar.
Çdo njeri që e lexon këtë fakt të qartë shkencor do të duhej të mendonte thellë për Allahun e Gjithëfuqishëm dhe të ketë frikë dhe të kërkoj strehim tek Ai, sepse Ai ngjesh tërë gjithësinë në një vend plotësisht të errët prej disa centimetrave kub në një formë tre-dimensionale, me ngjyra, me hije dhe të ndritshme.
NJË BESIM MATERIALIST
Informacioni që kemi paraqitur deri tani tregon se teoria e evolucionit është një pretendim që bie hapur në kundërshtim me faktet shkencore. Pretendimi i teorisë në lidhje me prejardhjen e jetës është në kundërshtim me shkencën, mekanizmat e evolucionit të propozuara nga kjo teori nuk kanë asnjë forcë evolutive, dhe fosilet tregojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë. Prandaj, teoria e evolucionit duhet të hidhet poshtë si një ide joshkencore. Në këtë mënyrë shumë ide, si modeli i gjithësisë me qendër Tokën, janë nxjerrë jashtë agjendës së shkencës gjatë historisë.
Por teoria e evolucionit vazhdon të mbahet me vendosmëri në listën e teorive shkencore. Disa njerëz madje përpiqen t’i paraqesin kritikat në adresë të saj si “sulm ndaj shkencës”. Po pse ndodh kjo gjë?
Arsyeja për këtë situatë të krijuar është se për disa njerëz të cilët u përkasin disa qarqeve të caktuara, teoria e evolucionit është shëndrruar në një besim dogmatik të domosdoshëm. Këto qarqe kapen fort pas filozofisë materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi, i cili për ta është shpjegimi i vetëm materialist për natyrën.
Nganjëherë ata e pranojnë hapur këtë. Riçard Levontin, gjenetist i famshëm nga universiteti i Harvardit dhe në të njëjtën kohë një evolucionist i njohur pranon se është “së pari materialist, pastaj shkencëtar”:
Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material për botën, por përkundrazi, ne jemi të detyruar nga përkrahja jonë arbitrare e kauzës materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një sërë konceptesh që japin shpjegime materiale, edhe nëse janë kundër intuitës, pa marrë parasysh se sa të mjegullta janë për të panisurën. Për më tepër, materializmi është absolut, kështu që ne nuk mund të lejojmë të dalë në skenë një Qenie Hyjnore. 52
Këto fjalë janë deklarata të qarta se Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Prandaj, ajo predikon se materia e pajetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo këmbëngul se miliona specie të gjalla, (si zogjtë, peshqit, kafshët, insektet, pemët, lulet, balenat dhe qeniet njerëzore) u shfaqën si pasojë e bashkëveprimit të materies si shiut, rrufeve dhe kështu me rradhë prej materies së pajetë. Ky besim është në kundërshtim të plotë si me arsyen ashtu edhe shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë besim me qëllim që “të mos lejojnë daljen në skenë të një Qenie Hyjnore.”
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim materialist do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë: të gjitha gjallesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Ky Krijues është Allahu, i Cili krijoi tërë gjithësinë nga asgjëja, i Cili e konstruktoi atë në mënyrën më të përkryer dhe u dha formë të gjitha gjallesave.
TEORIA E EVOLUCIONIT ËSHTË MAGJIA MË
E FUQISHME NË BOTË
Çdo njeri i lirë prej paragjykimit dhe ndikimit të çfarëdo ideologjie të caktuar, që përdor arsyen dhe logjikën e tij apo të saj, do të kuptojë qartë se besimi në teorinë e evolucionit, i cili na përkujton bestytnitë e shoqërive pa dijeni të shkencës apo qytetërimit, është plotësisht i pamundshëm.
Siç u shpjegua më lartë, ata që besojnë në teorinë e evolucionit mendojnë se disa atome dhe molekula të hedhura në një fuçi të madhe do të mund të krijonin profesorë dhe studentë universiteti që janë në gjendje të mendojnë dhe gjykojnë; shkencëtarë si Ajnshtajni dhe Galileo; artistë si Hemfri Bogart, Frenk Sinatra dhe Luçano Pavaroti; si edhe antilopa, drunjë limoni dhe karanfila. Për më tepër, pasiqë shkencëtarët dhe profesorët të cilët besojnë në këto gjepura janë njerëz të shkolluar, është krejtësisht e arsyeshme të flitet për këtë teori si për “magjinë më të fuqishme në histori.” Asnjëherë më parë asnjë besim apo ide tjetër nuk ua ka larguar aftësinë e të gjykuarit të njerëzve, nuk ka pranuar t’i lejojë ata të mendojnë me mençuri dhe me arsye dhe ua ka fshehur të vërtetën sikur ata t’i kishin sytë e lidhur. Kjo është një verbëri madje edhe më e keqe dhe më e pabesueshme se adhurimi i Zotit të Diellit Ra nga egjiptianët, adhurimi i totemëve në disa pjesë të Afrikës, adhurimi i Diellit nga populli i Sabës, adhurimi i idhujve që kishin mbaruar me duart e tyre nga ana e fisit të Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të) apo adhurimi i Viçit të Artë nga ana e popullit të Profetit Musa (paqja qoftë mbi të).
Në të vërtetë, Allahu ka theksuar këtë mungesë arsyeje në Kur’an. Në shumë vargje, Ai zbulon se mendjet e disa njerëzve do të jenë të mbyllura dhe se ata do të jenë të pafuqishme të shohin të vërtetën. Disa nga këto vargje japën në vazhdim:
E ata që mohuan, për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde. Ata do të përjetojnë një dënim të dhimbshëm. (Sure Bekare: 6-7)
…Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë. Ata kanë sy me të cilët nuk shohin. Ata kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur! Ata janë të pavetëdijshëm. (Sure A’raf: 179)
Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjujt e fshehtësitë), ata vetëm do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur. (Sure Hixhr: 14-15)
Fjalët nuk mund ta shprehin se sa është e habitshme se si kjo magji ka arritur të mbajë një komunitet aq të gjerë në skllavëri, t’i largojë njerëzit nga e vërteta dhe të mos ndërprehet për 150 vjet. Është e kuptueshme se një apo disa njerëz do të mund të besonin në skenare dhe pohime të pabesueshme përplot marrëzi dhe paarsyeshmëri. Mirëpo, “magjia” është shpjegimi i vetëm i mundshëm për njerëzit në mbarë botën që besojnë se atomet e pavetëdijshme dhe të pajetë papritur vendosën të bashkohen dhe të formojnë një gjithësi që funksionon me një sistem të organizimit, rregullit, arsyes dhe vetëdijes së përkryer; një planet të quajtur Tokë me të gjitha veçoritë e saj të përshtatura në mënyrë aq të përkryer për jetën; dhe gjallesat përplot sisteme të panumërta komplekse.
Në të vërtetë, Kur’ani rrëfen ngjarjen e Profetit Musa dhe Faraonit për të treguar se disa njerëz të cilët përkrahin filozofitë ateiste në të vërtetë ndikojnë tek të tjerët me anë të magjisë. Kur iu tha Faraonit për fenë e vërtetë, ai i tha Profetit Musa të ndeshet me magjistarët e tij. Kur Musai e bëri këtë, ai u tha atyre që të tregojnë aftësitë e tyre të parët. Vargjet pasojnë:
Ai (Musai) tha: "Hidhni ju!" E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe. (Sure A’raf: 116)
Siç kemi vënë re, magjistarët e Faraonit ishin në gjendje të mashtrojmë çdo njeri, përveç Musait dhe atyre të cilët i besuan atij. Mirëpo, dëshmia e tij zhduki magjinë, apo “gëlltiti atë që ata kishin sajuar,” siç përshkruhet në ajet.
E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur ja, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. (Sure A’raf: 117-118)
Siç kemi vënë re, kur njerëzit e kuptuan se ata u magjepsën dhe se ajo që panë ishte vetëm një iluzion, magjistarët e Faraonit humbën gjithë besueshmërinë e tyre. Edhe në ditët tona, përveç nëse ata të cilët, nën ndikimin e një magjie të ngjashme, besojnë në këto pretendime qesharake nën maskën e tyre shkencore dhe kalojnë jetët e tyre duke i mbrojtur ato, i braktisin besimet e tyre paragjykuese, ata poashtu do të poshtërohen kur e vërteta e plotë shfaqet dhe magjia prishet. Në të vërtetë, Malkolm Magerixh, një filozof ateist dhe përkrahës i evolucionit, pranoi se ishte i brengosur pikërisht nga kjo perspektivë:
Unë personalisht jam i bindur se teoria e evolucionit, posaçërisht shtrirja e zbatimit të saj, do të jetë njëra prej shakave më të mëdha në librat e historisë në të ardhmën. Brezat e ardhshëm do të çuditen se si një hipotezë aq jobindëse dhe e dyshimtë ka mundur të pranohej me naivitetin e pabesueshëm që ajo posedon. 53
Se e ardhmja nuk është larg: Përkundrazi, njerëzit së shpejti do ta shohin se “rasti” nuk është hyjni dhe do të shikojnë prapa në teorinë e evolucionit si në mashtrimin më të keq dhe magjinë më të tmerrshme në botë. Ajo magji tashmë ka filluar të ngritet me shpejtësi prej shpatullave të njerëzve në mbarë botën. Shumë njerëz që e shohin fytyrën e saj të vërtetë po pyeten me habi se si është e mundur që të jenë kapluar prej saj.
SHËNIMET
Engjujt thanë: “Larg nga të metat je
Ti o Zot! Ne nuk kemi asnjë dije tjetër
përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet,
Ti je i Gjithëdijshëm e i Urtë.”
(Sure Bekare: 32)