www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Femijet tan dhe dashuria e Allahut

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit  

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.  

Çfarë të bëj nëse akoma nuk kam filluar me fëmijën tim?

Fillo menjëherë, por gradualisht në mënyrë që ti përshtatet moshës, dhe gjendjes së tij. Duke kërkuar ndihmë nga Allahu i madhëruar e pa u mërzitur, sepse: “nuk bezdiset nga frymëzimi i Allahut vetëm se populli jobesimtar.”

Nga provat e nënave

Tregon një nënë për babanë dhe nënën e saj në edukimin e saj, e të vëllezërve e motrave të saj. Kur babai i saj kthehej nga namazi i xhumasë çdo javë, ulej dhe i drejtohej nënës duke i thënë: “Këto na thanë sot në hutben e xhumasë…”, e i tregon asaj disa histori, e pastaj nxjerr dobitë e kësaj historie. Në momentin e tregimit të historive apo tregimeve nuk na drejtohej neve, por nënës. Thotë treguesja se mbasi u rrita i kuptova se këto histori nuk kishte mundësi që t’i kishte dëgjuar në xhami por vetë i kishte thurur e na i drejtonte neve, mua dhe motrave e vëllezërve të tjerë. Më e çuditshme se kaq se kjo mënyrë indirekte, ndikoi tek ne shumë. E donim dhe e respektonim shumë Zotin tonë, kishim shumë frikë nga çdo gjë që i thoshin se është haram, sepse mërzitej Allahu i madhëruar me të. E unë tani ndjek po të njëjtën mënyrë me fëmijët e mi.

Tregon një nënë tjetër për vajzën e saj e cila ishte e vogla e fëmijëve të saj, të cilët nuk pushonin së ngacmuar motrën e tyre të vogël. Kjo e detyronte nënën ta merrte vajzën e saj me vete kudo që shkonte -ajo në këtë kohë ishte vetëm 3 vjeçare-, kur shkonte në xhami për të dëgjuar ligjëratat e mbajtura në xhami. U rrit kjo vajzë në këtë ambient, e veçantë nga motrat e vëllezërit e tjerë. Ajo e do Allahun e madhëruar, e ka frikë Atë si haptazi ashtu edhe në vete. I ka mësuar gjithçka është thënë në xhami. Është shumë e kujdesshme në kryerjen e namazit, agjërimin e muajit të ramazanit,  jep sadaka e ajo është e lumtur me dhënien e kësaj sadakaje.

Ndërsa një e tretë ka thënë:

Fëmijët e mi nuk donin të flinin vetëm, prandaj detyrohesha të qëndroja me ta, e në këtë rast u tregoja ndonjë histori të dobishme. Pastaj e fik dritën e u ndez magnetofonin me kasetë të xhuzit Ame të ndonjë shejkhu me zë të qartë. Dal nga dhoma, e ata duke dëgjuar Kuran, i zinte gjumi e akoma pa u plotësuar njëra anë e kasetës. Me kalimin e kohës nuk kishin frikë të flinin vetëm, sapo u ndizja kasetën me Kuran më thoshin: “Shko në dhomën tënde se ne tani nuk kemi frikë”. Gjithashtu, fëmijët e mi mbas kësaj fillonin të pyesnin shumë mbi fenë e mbi Allahun e madhëruar. Kanë qejf me e pa Atë, e pyesin për disa ajete të Kuranit të cilat i dëgjojnë.  Kanë shumë dëshirë të flasin për fe e i pranojnë këshillat gjoks hapur.

Së fundi: Tema “Dashuria e Allahut të madhëruar” nuk mjafton për të libra të tëra, nuk është kjo temë vetëm se rrotë për tu nisur drejt kësaj rruge duke lutur Allahun e madhëruar të na dhurojë neve e juve udhëzimin që t’i drejtojmë fëmijët tanë për tek Dashuria e Tij subhanehu ue teala, mbi të cilën ndërtohet lumturia e tyre e kësaj dynjaje dhe e ahiretit, inshallah.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free