www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Raporter e Profetit me pjestaret e familjes

Profeti paqja qoftė mbi tė! bisedonte shpesh me pjesėtarėt e familjes. Ashtu siē fliste me secilin prej tyre vetėm, kokė mė kokė, ashtu fliste edhe nė grup me ta. Bisedat e zhvilluara me gratė mbėshteteshin nė parime thelbėsore. Ēdo mėngjes pasi dilte nga xhamia dhe pasi falte namazin e ikindisė, vizitonte njė nga njė gratė e tij dhe bisedonte pėr pak kohė me to. Ēdo mbrėmje zhvillonte biseda me to me qėllimin e bashkimit tė pjesėtarėve tė familjes. Transmetohet se nė kėto mbledhje, Profeti u tregonte grave histori tė quajtura ‘hurafe’ dhe gjėra gazmore qė i bėnin tė qeshnin tė gjithė. Hz. Aishja (r.a.) tregon se kishte disa kukulla dhe luante me shoqet e saj kur vinin ta vizitonin dhe Profeti nuk e ndalonte, pėrkundrazi e ndihmonte117, ndonjėherė bėnte shaka nėpėrmjet kukullave. E kishte lejuar Aishen (r.a.) tė shikonte festat e organizuara nga etiopianėt pėr Bajram, madje duke e mbajtur mbi shpinė. I ka bėrė shaka tė ndryshme grave tė tij. Madje nė udhėtime tė ndryshme, garonte me Aishen. Sipas transmetimit tė Hz. Aishes (r.a.), njė ditė ajo kishte pėrgatitur pėrshesh. Afėr tyre gjendej dhe Sevdeja (r.a.). Aishja (r.a.) e fton edhe atė tė hajė. Kur ajo nuk pranon, Aishja i pėrgjigjet: “Nėse nuk e ha, do tė ta pėrplas surratit”. Sevdeja kėmbėngul nė tė vetėn dhe Aishja merr pak nga pėrsheshi dhe ia lyen fytyrėn. I gjendur pėrballė kėsaj skene, Profeti qesh dhe duke i vendosur dorėn Sevdes, i thotė: “Ēfarė pret, lyeja dhe ti fytyrėn.” Sevde ja lyen fytyrėn Aishes. Profeti qeshi edhe me tė.’ Profeti Muhamed paqja qoftė mbi tė! ka bėrė shaka edhe me fjalė. Aishja (r.a.) tregon: “Njė natė po kėrkoja tė Dėrguarin e Zotit, e nxitur nga mendimi se mos kishte shkuar tek gratė e tjera, kur dora mė preku flokėt e tij. Profeti duke e kuptuar situatėn, mė thotė: ‘Ty duhet tė tė ketė vizituar pėrsėri shejtani.’ Pėrsėri ka njė transmetim tjetėr rreth njė shakaje me shėrbėtoren Umu Ejmen, qė mund tė konsiderohet pjesė e familjes sė Profetit: Njė ditė, Umu Ejmen shkon tek Profeti dhe i thotė: “Mė hip diku.” “Po tė hipi tek i vogli i devesė”, i pėrgjigjet Profeti. “O i Dėrguari i Zotit! I vogli i devesė nuk mund tė mė mbajė”, i drejtohet Umu Ejmen. “Nuk mund tė tė hip nė ndonjė vend tjetėr, pėrveēse te i vogli i devesė”, i thotė Profeti, duke nėnkuptuar se ‘ēdo deve quhet i vogli i njė deveje tjetėr’. Transmetuesi i hadithit na thekson se Profeti edhe nė shakatė e bėra nuk ėshtė ndarė kurrė nga e vėrteta. Fjalė dhe veprime tė ndryshme tė Profetit tregojnė pėr interesimin dhe vlerėsimin e pjesėtarėve tė familjes dhe tregojnė qė Ai i ka dhėnė rėndėsi edhe kėnaqėsisė sė tyre pėrsa i pėrket aspektit shpirtėror. Shumė veprime tė Profetit paqja qoftė mbi tė! janė tė lidhura me gėzimin e grave, si: shprehja e virtyteve grave tė tij,shprehja e dashurisė ndaj tyre, marrja nė kalė, larja bashkėrisht me ujin e njė ene, ndihmesa qė u jepte pėr t’i hipur nė kalė, pėrgjigja e ftesės pėr drekė me kusht qė “tė ishte edhe gruaja bashkė me tė”, ngushėllimi dhe fshirja e lotėve kur ato ishin tė mėrzitura. Safija tregon se njėherė kishin qenė tė hipur tė dy mbi njė deve, i kishte rrėshqitur kėmba devesė dhe ishin rrėzuar tė dy. Ebu Talhas (r.a.) qė vrapoi pėr tė na ndihmuar, Profeti i thotė: “Kujdesuni pėr gruan, merruni me tė.” Edhe pse jo nė tė njėjtėn masė, Profeti paqja qoftė mbi tė! ka shfaqur respekt jo vetėm ndaj grave tė tij, por ndaj ēdo personi qė e konsideronte tė familjes. Ndėrmjet grave, Hz. Aishja (r.a.) arriti njė dashuri dhe njė respekt tė veēantė. Edhe xhaxhai i tij, Abasi, ėshtė trajtuar me njė respekt ndryshe. I Dėrguari i Zotit e ka dashur atė si babanė e Tij, ėshtė kėshilluar me tė pėr ēėshtje tė ndryshme dhe ka pranuar gjithnjė ndėrmjetėsimin e Tij. Dashuria e Profetit tonė ndaj Zejdit dhe djalit tė tij Usame (r.a.) ishte e veēantė dhe domethėnėse. I njohur ndryshe si “Hibbu Resulullah”- i dashuri i Profetit, Usame ka arritur lartėsinė e dashurisė profetike, tė njėjtė me dashurinė ndaj nipėrve Hasan dhe Hysen134, duke zėnė vend mes atyre tė cilėve nuk do t’u refuzohet shefaati.135 I nderuar, i vlerėsuar nga Profeti duke hipur nė pjesėn e pasme tė devesė sė Profetit, nė ditėt e Ēlirimit tė Mekės dhe nė ditėn e haxhit, megjithėse tetėmbėdhjetė vjeē, Usame u caktua si komandant nga Profeti nė ushtrinė ku merrnin pjesė edhe tė mėdhenjtė e muhaxhirėve si Ebu Bekri, Omeri, Ebu Ubejde ibn Xherrah, etj. Profeti nuk i ka nėnvlerėsuar lidhjet dhe komunikimin jo vetėm ndaj pjesėtarėve tė familjes, por edhe ndaj tė afėrmve tė tyre. Kėshtu qė, kur Aishja (r.a.) pa Profetin duke i bėrė kompliment njė gruaje tė moshuar, pasi ajo iku, e pyeti pėr shkakun e komplimentit. Ai iu pėrgjigj: “O Aishe, kjo grua ėshtė mike e Hatixhes. Na vizitonte kur ajo ishte gjallė. Respekti ndaj miqve rrjedh prej besimit.”Aishja (r.a.) thekson se pėr shkak tė lidhjes sė Profetit paqja qoftė mbi tė! me tė afėrmit, ēdo herė kur prisnin ndonjė qengj, u dėrgonte atyre nga njė pjesė. I emocionuar tejmase kur sheh varėsen e dhėnė si dėmshpėrblim pėr dhėndrin e tij mes robėrve tė Bedrit, Profeti kėrkon t’i kthehet mbrapsht dhe i pranohet kėrkesa. Kėtė varėse, Hatixhja ia kishte dhuruar Zejnebit, vajzės sė saj kur ishte martuar. Enesi (r.a.) tregon: “I Dėrguari i Zotit ndodhej pranė njėrės prej bashkėshorteve. Njėra prej tyre i kishte dėrguar ushqim nė njė pjatė. Zonja e dhomės e thyen pjatėn duke i rėnė dorės sė Profetit. Profeti mblodhi gjellėn e derdhur nė dy pjesėt e ndara tė pjatės dhe iu drejtua: “U bėtė xheloze pėr nėnėn tuaj, po ejani, urdhėroni, hani tani!” Nė njė transmetim qė vjen mė pas, theksohet se si Aishja thyen pjatėn e sjellė nga Hafsa me njė gur. Ndėrsa nė njė transmetim tė tretė, Aishe pasi thekson se nuk kishte parė njeri tjetėr tė gatuante si Safija, pranon se e kishte thyer pjatėn e nevrikosur. Pėrballė kėtyre sjelljeve tregohet se pėrveē mbledhjes sė ushqimit krejt i qetė dhe fjalėve: “U bėtė xheloze pėr nėnėn tuaj, urdhėroni hani!”, nuk ka pasur ndonjė reagim tjetėr nga ana e Profetit. Nga transmetimet e dhėna shohim se si Profeti ka ndihmuar gratė e tij nė disa punė tė shtėpisė. Kur e pyetėn Aishen (r.a.) se ēfarė bėnte Profeti nė shtėpi, i pėrgjigjet kėshtu: “I shėrbente familjes dhe dilte kur vinte koha e namazit.” Kur pyetėn se me ēfarė punėsh merrej, pėrsėri nė njė transmetim tė saj, ajo thotė: “Rregullonte kėpucėt, arnonte rrobat, qepte, pastronte rrobat, milte delen, rregullonte kovėn, kryente punėt e veta dhe ēdo lloj pune tjetėr qė mund tė bėni ju burrat nė shtėpi.”141 Nė disa transmetime thuhet se edhe ka gatuar. Pėrveē kėsaj, Profeti nuk i ka lėnė pas dore edhe komplimentet ndaj grave tė tij. Theksojmė edhe kujdesin qė tregonte i Dėrguari i Zotit pėr argėtimin e pjesėtarėve tė familjes. Profeti ka lejuar argėtimin, dėfrimin nė disa ceremoni, si nė dasma dhe nė ditėt e Bajramit. Profeti ynė ka qenė gjithashtu i duruar me gratė e tij. Pėrsėri, zotėria i dy botėve, Profeti ynė, ka dhėnė njė shembull tjetėr tė bukur, konsultimin me gratė. Ai ishte frikėsuar nga ato qė kishte parė kur i kishte ardhur shpallja pėr herė tė parė dhe atė frikėn e brendshme ia kishte treguar Hatixhes. Ajo e qetėsoi dhe e ngushėlloi Profetin. Dihet qė edhe martesa mes vajzės sė tyre, Zejnebit dhe Ebu Asit, ėshtė bėrė me propozimin e saj. Madje transmetuesi pasi thekson propozimin pėr martesė tė Hatixhes pėr vajzėn e tyre me Ebu Asin dhe pranimin e propozimit nga Profeti, kumton njė fjali shumė tė rėndėsishme nė lidhje me temėn tonė: “I Dėrguari i Zotit nuk e kundėrshtonte Hatixhen.”Bashkangjitur me kėtė, nė ngjarjen e shpifjes ndaj Aishes, e quajtur ndryshe si ngjarja Ifk, Ai ka pyetur rreth Aishes (r.a.), robėreshėn e saj, Beriren, dhe Zejneb Bintu Xhahsh.Edhe shembulli i Umu Selemes ėshtė domethėnės. Pasi bėhet marrėveshja e Hudejbijes dhe pranohet pika pėr tė mos bėrė umre atė vit, sahabet nuk kishin mbetur tė kėnaqur dhe nuk deshėn tė dėgjonin urdhrin e Profetit pėr tė dalė nga ihrami. Pasi kishte marrė vesh shqetėsimin e Profetit, Umu Seleme i drejtohet me kėto fjalė: “O, I Dėrguari i Zotit! Ngrihu dhe prit kurbanin tėnd, ata do tė bėjnė si ti dhe do t’i presin kurbanet.” Profeti veproi ashtu dhe sahabet me tė vėrtetė e ndoqėn.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free