www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Shkrime-keshilla Islame

Një dua e bërë nga dijetari Esharavi-u kundër magjisë

O Allah, zhvlerëso ndikimin e një syri, Që kur rrok trup, sëmundje i sjell, Që po i ra një zemre, mërzi i mbjell!

O Allah, zhvlerëso ndikimin e një syri
Që kur rrok trup, sëmundje i sjell,
Që po i ra një zemre, mërzi i mbjell!

Që nëse ngul sy në bukuri, menjëherë e shëmton,
Që vështron flokët dhe në tokë i rrëzon!

Të atij syri që burrë e grua i ndan,
Që lë jetimë fëmijët,
Që shpirtrat i ‘vran’!

O Allah, Ti vërtet, -sprovë për ne,- u ke dhënë aftësinë disave të bëjnë magji e dëm,
Por, që të munden, – mbrojtje për ne,- e ke ruajtur veç për Vete- lejimin Tënd.

Prandaj mbështetem në atë që për Vete ke rezervuar
të më ruajë nga ajo që disave ua ke mundësuar!

Sipas fjalës Tënde në Kuran që gjithkush le ta dijë:
“Ata nuk mund t’ia bëjnë dëmin askujt pa lejen e Tij”




Aq i mallëngjyer për ta takuar Allahun

Dikush e pyeti Junaid Baghdadi (Allahu le të ketë mëshirë mbi të), “Si u bë që Abu Sa'eed Khazzaz (ishte një njeri i devotshëm) të ishte në një gëzim aq të madh në prag të vdekjes?

Dikush e pyeti Junaid Baghdadi (Allahu le të ketë mëshirë mbi të), “Si u bë që Abu Sa'eed Khazzaz (ishte një njeri i devotshëm) të ishte në një gëzim aq të madh në prag të vdekjes?

Junaid u përgjigj, “Ai ishte aq i mallëngjyer për ta takuar Zotin e tij saqë dikush mund ta presë shpirtin e tij në qiej edhe para kohës së vdekjes.

Shokët e mi të dashur, sot ne jemi aq të përfshirë me qështjet e botës saqë takimi me Allahun është gjëja e fundit që na bie ndërmed.

Përktheu: Safet Pllana



Motivi i dites se xhuma

Çdo lot e ka një fund dhe fundi i çdo loti është buzëqeshja. Çdo buzëqeshje e ka një fund, dhe fundi i një buzëqeshje është loti. Melodia e jetës ka fillimin dhe fundin e saj, një buzëqeshje dhe një lot. Prandaj, mos u gëzo tepër dhe as mos u hidhëro tepër! Mos lejo që demoralizimi dhe humbja e shpresës të pushtojë qenien tënde! Hidhi sytë nga lindja e diellit sa herë që përsëritet ky fenomen në çdo mëngjes. Perëndimi i diellit, nuk është veçse një tregues se ai do të lindë sërish të nesërmen.

Çdo lot e ka një fund dhe fundi i çdo loti është buzëqeshja. Çdo buzëqeshje e ka një fund, dhe fundi i një buzëqeshje është loti. Melodia e jetës ka fillimin dhe fundin e saj, një buzëqeshje dhe një lot. Prandaj, mos u gëzo tepër dhe as mos u hidhëro tepër!
Mos lejo që demoralizimi dhe humbja e shpresës të pushtojë qenien tënde! Hidhi sytë nga lindja e diellit sa herë që përsëritet ky fenomen në çdo mëngjes. Perëndimi i diellit, nuk është veçse një tregues se ai do të lindë sërish të nesërmen.

Mos u hidhëro, pasi hidhërimi e shndërron të hidhur edhe ujin e bjeshkës! Ai, e shndërron trëndafilin në ferrë dhe lulishten në shkretëtirë. Mos u mashtro nga gjynahu i vogël, por shih urdhrat e Kujt ke shkelur!

Kjo jetë është si uji i detit, sa më shumë të pish, aq më shumë të shtohet etja.

Një njeri i mençur dhe i arsyeshëm, i njeh mirë njerëzit e kohës së tij dhe di ti vërë fre gjuhës së vet. Belaja më e madhe e njeriut i vjen pikërisht nga gjuha e tij.

Mos i poshtëro njerëzit për shkak të pushtetit që ke! Nëse pushteti do të ishte i përhershëm, nuk do të kishte mbërritur tek ti!
Kur linde, erdhe me të qara, sakaq njerëzit përreth qeshnin. Bëj diçka të hajrit, me qëllim që kur të vdesësh, të shkosh duke qeshur, edhe pse njerëzit përreth të qajnë!




Dituria me gjashtë fjalë ..!

Isa alejhi selam kishte takuar një bari delesh në shkretinë dhe i kishte thënë: O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar- barij në shkretirë, sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty:!

Isa alejhi selam kishte takuar një bari delesh në shkretinë dhe i kishte thënë: O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar- barij në shkretirë, sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty:!

Rojtari i tha: Pejgamberi i All-llahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:

Çështja e parë: Derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!
Çështja e dytë: derisa sa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.
Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat -mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.
Çështja e katërt: për derisa shejatni nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.
Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.
Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia se më shpijnë drejtë xhenetit, nuk jam i sigurt se do ti shpëtoj zjarrit të xhehenemit.

Isa alejhi selam i tha: kjo është dituria e të parëve dhe të mbramve, paske lexuar dhe paske ruajtur këtë dituri.


Perse o Zot?!

I pa të meta je Ti o Zot që na e sjell ndihmën andej nga se presim!

Anija me vela lundronte drejt destinacionit përfundimtar, ndërkohë që tregtarët dhe udhëtarët e tjerë ishin zhytur në biseda të ndryshme. Kishin ditë që udhëtonin dhe gjer atëherë u kishte prirë një mot shumë i mirë. Veçse atë natë, shpërtheu një stuhi e madhe.

Dallgët e detit u egërsuan aq shumë, saqë e përmbysën anijen me gjithë njerëz e mallra. Të gjithë u mbytën, përveç njërit, i cili mbijetoi falë një dërrase të madhe. Pas disa ditësh, dallgët e nxorën në bregun e një ishulli të shkretë dhe të braktisur. Me tu përmendur, udhëtari ngriti duart nga qielli dhe falënderoi Zotin që e kishte shpëtuar nga kthetrat e vdekjes. Mandej, filloi ti përgjërohej që ta nxirrte edhe nga ai qorrsokak ku ndodhej tashmë. Ditët kalonin dhe burri në fjalë ushqehej me frutat e pemëve, por edhe me ndonjë peshk, apo lepur të cilin e zinte me zor të madh. Kishte ndërtuar dhe një kasolle të vogël me kashtë e dega pemësh, e cila e mbronte nga rrezet e diellit ditën dhe nga i ftohti natën.

Atë ditë, po shëtiste rreth e rrotull, në kërkim të ushqimit, ndërkohë që kishte lënë zjarrin të ndezur prush. Në një moment, vëren tym në drejtim të kasolles së tij dhe turret me vrap drejt saj. Po, kasollja dhe streha e vetme e tij ishte përfshirë nga flakët. Meqë nuk mund të bënte asgjë tashmë, gjunjët iu këputën, koka iu var mbi kraharor dhe lotët i shpërthyen si të ishte një fëmijë.

“Përse o Zot mi hedh mbi kokë gjithë këto telashe?! Përse o Zot u dashka të vuaj kaq shumë?!” tha me ngashërime dhe u shtri përtokë si i vdekur. Në atë gjendje e kishte zënë gjumi. Nuk e kuptoi sa kishte fjetur, por kur u zgjua u gjet përballë një surprize tjetër. Sytë i panë një anije e cila po afrohej në drejtim të ishullit. Disa qindra metra larg bregut, anija qëndroi dhe prej saj zbriti një varkë me disa njerëz, të cilët ia behën pranë tij shumë shpejt. Ata e morën dhe e ngjitën në bordin e anijes. Si i hutuar, ai i pyeti:”Më falni, por kush u tha se ndodhem në ishull?!”

Njëri prej tyre iu përgjigj:”Dalluam tymin e zjarrit që kishe ndezur, i cili na bëri të besojmë se dikush po kërkon ndihmë. “
I pa të meta je Ti o Zot që e di gjendjen dhe hallin tonë më mirë se askush tjetër! I pa të meta je Ti o Zot që na gjendesh pranë në çdo çast! I pa të meta je Ti o Zot që na e sjell ndihmën andej nga se presim! Faleminderit o Zot!/AO/


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free