shum hadithe
“Mbyllni dyert e shtëpisë e mbuloni enët (në të cilat ushqeheni), kurse enët me ujë veni në vende të ngritura mbi tokë. Fikni llampat se vetëm ashtu nuk do t’u mundësohet atyre (shejtanëve) t’ju bëjnë dëm.”__________________________________________________________________Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut ndihmoje, kur lyp diçka në emër të All-llahut jepi, kush ju fton përgjigjuni ftesës së tij, kush ju bën ndonjë të mirë kompensojani ate.Po qe se s’keni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të ngase lutja do të konsiderohet kompensim __________________________________________________________
“Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le të fletë mirë ose le të heshtë”.___________________________________________________________________
“Bota vuan shumë. Jo për shkak të shumës së njerëzve të këqij, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë.”
—
“O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.”
—
Tregtia më e suksesshme në shoqëritë te të cilat është e përhapur injoranca është tregtia me religjionet. Ndërsa kontrollimi i injorantit bëhet duke ia mbështjelljur çdo të pavërtetë me mbështjellje fetare. Ibn Rushd (Averos)
____________________________________________________________________
Isai a.s. kaloi pranë një grupi njerëzish (çifutësh), të cilët folën keq për të. Ai ndaj tyre reagoi në një mënyrë të mirë dhe të sjellshme. Dikush i tha: “Ata po flasin fjalë të këqia për ty, ndërsa ti po ju thua fjalë të mira atyre!” Isai a.s. u përgjigj: “Secili shpenzon nga ajo që ka.”
___________________________________________________________________
SHËNIM
“I është thënë një njeriu të urtë: Ne kurrë nuk të shohim që ti të flasësh keq për dikë! Ai u përgjigj: Unë nuk jam i kënaqur me veten time, pale të flas keq e t’i përgojoj të tjerët.”
“Ali ibn Ebi Talibi r.a. ishte pyetur: Sa shokë ke o Ali? Ai ishte përgjigjur: Nuk e di hë për hë, ngaqë jeta ende nuk ma ka kthyer shpinën, e tërë njerëzit janë shokë të mi. Unë mund t’i njoh shokët e mi të vërtetë vetëm atëherë ku jeta të ma kthejë shpinën. Kjo është kështu, ngaqë shokë më të mirë janë ata që të vijnë në ndihmë atëherë kur jeta ta kthen shpinën.”
____________________________________________________________
“Kohën tënde ti mund ta kalosh duke i treguar Allahut Fuqiplotë se sa të mëdha janë problemet e tua ose mund ta kalosh atë duke iu treguar problemeve se sa i Madh është Allahu yt i Gjithëfuqishëm!”
—
“Sprovat do të të afrojnë tek Allahu xh.sh. ose do të të largojnë prej Tij; zgjedhja është e jotja … !”
—
“I pacipi më flet mua me gjithë arrogancën, por unë e urrej që t’i kundërpërgjigjem. Ai vazhdon edhe më me arrogancë, ndërsa unë përmbahem. Tamam sikurse një shkop temjani: aq më shumë që digjet, aq më shumë bëhet aromatik.”
—