Mekatet dhe pendimi
Sëmundja e xhelozisë
1. Xhelozia është njëra prej mëkateve të mëdha e cila lidhet me shkatërrimin e veprave të mira me një shpejtësi sikurse që zjarri që i djeg drunjtë dhe e thanë barin në hi. “Xhelozia i djeg veprat e mira, njëlloj sikurse që zjarri i djeg drunjtë për djegie. ” [Sunan Ibn Maxheh]
2. Prej Pejgamberit salallahu alejhi ve selem xhelozia është përshkruar si sëmundje.
3. Xhelozia donë të thotë ta urresh që të tjerëve të ju ndodh ndonjë e mirë.
4. Xhelozia është mos kënaqësi me caktimin e Allahut dhe dhurimit të tjerëve bekimin e Tij.
5. “Besimi dhe xhelozia nuk qëndrojnë së bashku në zemrën e robit.” [Ibn Hibban, sahih]
6. “Njerëzit do të jenë shumë mirë për derisa nuk xhelozojnë në njëri tjetrin.” [At-Tabarani me transmetim të besueshëm]
7. Xhelozia është karakteristik të cilën jehuditë e shfaqën kundër Pejgamberit, sallallahu aleihi ve selem, duke i nxitur ata që t’i sjellin atij dëme.
8. Xhelozia të dërgon në urrejtje.
9. Pejgamberi salallahu aleihi ve selem e ka përshkruar xhelozin si qethës i fesë.
10. Muslimanët janë të urdhëruar në Suren el-Felek që të kërkojnë strehim prej smirëkeqit kur ai nxit për xhelozi.
11. Xhelozia është më e keqe se mizëria; kjo është për arsye se mizëria vetëm e ndalë vetën e tij që të ketë ndonjë të mirë por ai i cili xhelozon nuk i pëlqen të mirat që Allahu i miraton mbi robërit e Tij.
12. Askush s’mund të arrin besim të vërtet derisa ai të dëshiron për vëllain e tij atë çka e dëshiron për veten e tij.
13. Është thënë se ata njerëz të cilët kanë shkallën më të lartë të shqetësimit janë xhelozët. Një person i atillë nuk ka rehati dhe vazhdimisht është i brengosur.
14. Dëmi më i madh i cili rrjedh prej njeriut xheloz bie mbi xhelozin, i cili me një mospëlqim të caktimit të Allahut fiton një humbje të madhe për vetën e tij.
El-Mubarrad i lexoj këta rreshta:
Syri i xhelozit çdoherë sheh skandal,
duke vënë në shesh gabimet dhe duke i fshehur të mirat.
Ai të takon ty me gëzim, me fytyrë të buzëqeshur,
derisa zemra e tij i fsheh ndjenjat e tij të vërteta.
Xhelozia e xhelozit vije pa provokim,
ndërsa ai nuk pranon asnjë arsye kur ai sulmon.
Pjesë të marrë nga “Sëmundjet e zemrës dhe shërimi i tyre” nga Ibn Tejmija. Kushtet e pendimit të vërtetë Mëkatet, të vogla e të mëdha Se'id ibën Xhubejr – Allahu e mëshiroftë! - rrëfen se njëherë një njeri e pyeti Ibn Abbasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sa kebair ekzistojnë (mëkate të mëdha)? Shtatë?” Ai u përgjigj: “Ato janë afër 700 sesa shtatë; përveçqë një mëkat i madh nuk mbetet i tillë, nëse personi (sinqerisht)kërkon falje (tek Allahu), dhe një mëkat i vogël nuk mbetet i tillë nëse personi insiston që vazhdimisht ta veprojë (d.m.th. bëhet mëkat i madh).” Et-Tabari, El-Tefsir, artikulli 9207, et al. ULE SHIKIMIN “Biri im, ec mbas luanit apo luajve, por assesi mos ec mbas një gruaje (të huaj).” Pendimi Pendimi paraqet kthimin nga mosbindja ndaj Allahut tek bindja ndaj Tij. Pendimi është obligim për secilin besimtar. Allahu thotë: O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…!" [Et-Tahrim: 8] Pendimi, është një mënyrë për të arritur sukses. Allahu thotë: "…Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" [En-Nur: 31]. Suksesi është kur dikush merr atë të cilën e kërkon dhe ruhet nga ajo nga e cila ikën. O vëllai/motra im/ime që ke rënë në mëkate, mos u dëshpëro nga mëshira e Zotit tënd, sepse me të vërtetë dera e pendimit është e hapur derisa dielli të lind nga perëndimi.[ deri në ditën e Kiametit] I Dërguari i Allahu – alejhis-selam! – ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu e shtrin Dorën e Tij natën në mënyrë që të pranojë pendimin e mëkatarit gjatë ditës. Dhe Ai e shtrin Dorën e Tij gjatë ditës, në mënyrë që të pranojë pendimin e mëkatarit gjatë natës, deri (në ditën) kur dielli të lind nga perëndimi." [Shënuar nga Muslimi] Pendimi i sinqertë duhet që të përmbush pesë kushte (në mënyrë që të pranohet), e ato janë: 1. Sinqeriteti për Allahun më të Lartin: Kjo është që personi e vepron këtë vetëm për hir të Allahut dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij dhe shpëtimin nga Ndëshkimi i Tij. 2. Keqardhja për mëkatin që është bërë, aq sa ai thotë se është pikëlluar nga veprimi i tij dëshiron sikurse mos ta kishte bërë kurrë. 3. Ndërprerja e menjëhershme e bërjes së mëkatit. Nëse mëkati ishte kundër Allahut[bindjes ndaj Tij], atëherë ai duhet (1) të ndalojë, nëse ka qenë një veprim i ndaluar, ose (2) nxitimi në veprimin e tij nëse ka qenë një obligim të cilën e ka ndërprerë. Dhe, nëse mëkati ka qenë kundër ndonjë krijese (sikurse njerëzit), atëherë ai duhet që nxiton të liron veten e tij nga ai, qoftë duke ia kthyer atë[sendin] prapa atij apo duke kërkuar falje dhe hallallëk. 4. Këmbëngulja në mos kthim në bërjen e atij mëkati përsëri në të ardhmen. 5. [Koha] Pendimi nuk duhet që të ndodh para kohës kur pranimi i tij mbaron, qoftë me vdekjen[ e personit] apo me lindjen e diellit nga perëndimi. Profeti – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! – ka thënë: "Cilido që pendohet përpara se dielli të lind nga perëndimi i tij, Allahu do t’ia pranojë pendimin." [Shënon Muslimi] O Zoti ynë na dhuro pendim të sinqertë dhe na e prano prej neve, me të vërtetë Ti je Dëgjuesi, dhe i Gjithëdituri! Shkroi: Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë! - 4/17/1406
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun! Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit!!
Vëlla i dashur!
Pendimi i vërtetë ka disa kushte të cilat duhen vepruar, në mënyrë që pendimi të jetë i saktë dhe i pranuar!
Së pari: Sinqeriteti tek Allahu i Lartësuar
Të jetë nxitje për pendim dashuria për Allahun, madhërimi i Tij, shpresa dhe lakmia për shpërblimin e Tij, frika nga ndëshkimi. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar ka thënë: "Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën Allahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh." (Nisa, 146.)
Së dyti: Largimi nga mëkatet
Mos e imagjino saktësinë e pendimit në vazhdimin e mëkateve. Për sa i përket kthimit në gjynahe pas pendimit të sinqertë, mos përto për një pendim vijues, pasi në këtë rast nevojitet një pendim i ri i sinqertë.
Së treti: Njohja e mëkateve
Nëse dikush nuk mund të pendohet për diçka, atëherë ai nuk e njeh apo nuk e llogarit atë për mëkat.
Së katërti: Keqardhja për gjynahet e kaluara
Mos e përfytyro pendimin vetëm se duke ndjerë mërzitje, keqardhje dhe dëshpërim për veprimin e gjynaheve të kaluara. Për këtë arsye keqardhja kthehet sa herë që flitet dhe kujtohen gjynahet e kaluara, ndaj është thënë në një hadith: "Keqardhja është pendim." (Transmetoi Ahmedi dhe Ibn Maxhe, saktësuar nga shejh Albani).
Së pesti: Vendimi për të mos u kthyer në gjynahe
Nuk ka vlefshmëri pendimi i një personi i cili shpreson të kthehet përsëri në mëkate pas pendimit. Për të duhet të pendohet me sinqeritet e vendosshmëri dhe jo t'i japë vetes shpresë që të kthehet përsëri në gjynahe në një të ardhme.
Së gjashti: Kthimi i të drejtës personit që i është marrë
Nëse gjynahu është i lidhur me ndonjë të drejtë njerëzore, në shenjë dashurie për personin, duhet që t'i kthehet ajo e drejtë, në mënyrë që pendimi të jetë i saktë dhe i pranuar.
Për këtë profeti (alejhi selam) ka thënë: "Kush i ka bërë një pa drejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij apo në diçka tjetër, le t’i kërkojë falje atij po atë ditë, para se mos të bëhet çështja për dinarë e dërhemë (para se të vihen veprat në llogari).
Nëse e ka një vepër të mirë, do t’i paguhet me të padrejtësia; por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum)”. Transmetoi Buhariu.
Së shtati: Paraprirja e pendimit para kohës që nuk pranohet
Kjo kohë është koha e ardhjes së exhelit dhe koha e lindjes së Diellit nga Perëndimi. Në një hadith thuhet: "Allahu e pranon pendimin e robit të vet, deri para gargarës së tij (frymës së tij të fundit).” Transmetoi Ahmedi dhe Tirmidhiu, saktësuar nga Neveviu.
Gjithashtu në një hadith tjetër thuhet: " Allahu gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga Perëndimi.” Transmetoi Muslimi.
Zinaja e syrit është prej mëkateve të mëdha nga mëkatet e vogla, dhe njëherit ajo e çon njeriun drejtë mëkatit të madh, që ajo është zinaja (prostitucioni).
Ai që s’mundet ta stopoj (ndaloj) shikimin e tij, nuk do të mund ta ruaj organin gjenital (të tij)¬.
Kanë thënë: “Kujdes nga shikimi sepse ajo mbjell në zemër epshin, dhe mjafton kjo si sprovë”.
Davudi, alejhi selam, ka thënë:
I kanë thënë Jahjas, alejhi selam: “Cili është fillimi i zinas?” U përgjigj: “Shikimi”.
Fudajl ibn Ajad thotë: “Ka thënë Iblisi: “Shikimi është harku dhe shtiza ime e vjetër që nuk gabon.””
Sa herë që kalon një ditë prej ditëve tuaja, mbyllet fletushka me regjistrimin e veprave që ke bërë atë ditë. Bëj vepra të mira për veten tënde, krahasoje ditën tënde të sotme me atë të djeshmen; largoju mëkateve dhe shtoji veprat e tua të mira para se të të vij caktimi i Allahut (vdekja).
Pendimin e do Allahu, siç thotë në Librin e Tij: " …Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen." [el-Bekareh: 222]
Përmes pendimit Allahu falë mëkatet, pa marrë parasysh sa të mëdha që janë dhe pa marrë parasysh sa shumë që janë. Allahu thotë: "Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti." [Ez-Zumer: 53]
Dhe sa shumë njerëz që janë penduar tek Allahu nga mëkate të shumta dhe të mëdha, dhe Allahu ua ka pranuar pendimin e tyre? Allahu – i Madhëruar qoftë! - thotë: "dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E, kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë. [el-Furkan 68-70]
Allahu thotë: "Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.” [En-Nisa: 18]