www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

Dyfytyresia

Fjala arabe “rija” mbart kuptimet e dyfytyrėsisė, tė shfaqjes sė jashtme tė rreme, tė mungesės sė sinqeritetit, tė hipokrizisė, tė dėshirės pėr t’u dukur. Rrėnja e saj ėshtė fjala “ru’jet”, qė ka kuptimin “shoh”. Pra, angazhimi nė njė sjellje me qėllimin qė ta vėnė re tė tjerėt. Si koncept, ka kuptimin e tė kryerit tė diēkaje tė stisur, kryesisht ibadet, pėr hir tė tė tjera qenieve pėrveē Allahut, duke synuar tė fitohen lėvdatat e njerėzve, me dėshirėn qė tė fitohet dashuria e tė tjerėve, si dhe tė ndiqen qėllime krejt tė tjera, jashtė qėllimit pėr t’u afruar tek Allahu. Nė rastin e rijasė apo tė dyfytyrėsisė, vepra nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrkojė me qėllimin. Prandaj edhe mund tė thuhet kėshtu: kundėrshtia e plotė ose e pjesshme e qėllimit tė vėrtetė tė njeriut me veprėn e vėnė nė jetė, pra tė kryerit e diēkaje tė kundėrt me qėllimin dhe pritja e njė rrjedhimi tė caktuar prej kėsaj, pėrbėn rija ose dyfytyrėsi. E kundėrta e kėsaj ėshtė ihlasi. Nė rastin e rijasė kemi tė bėjmė me njė gėnjeshtėr tė dyfishtė. Dyfytyrėshi, duke thėnė se po kryen pėr hir tė Allahut njė punė qė, nė tė vėrtetė, po e kryen pėr hir tė njerėzve, thotė njė gėnjeshtėr. Po ashtu, duke pohuar se e pret shpėrblimin nga Allahu ndėrkohė qė, nė tė vėrtetė, e pret nga njerėzit, shpreh edhe gėnjeshtrėn e dytė. Kjo ėshtė njė rėnie dhe degradim i plotė i individualitetit. Rijaja ka lidhje tė ngushtė edhe me nifakun, edhe me shirkun. Si nė Kuran, ashtu edhe nė Sunet,[1] namazi pėrmendet nė krye tė ibadeteve nė tė cilin mund tė shfaqet mė sė shumti rijaja apo dyfytyrėsia. Ėshtė e qartė se namazi, si shtyllė e fesė, mbart njė rėndėsi shumė tė madhe qė tė kryhet me ihlas e me pastėrti tė qėllimit. Nė lidhje me rijanė, dėshirojmė tė citojmė njė pjesė prej veprės sė famshme “Er Riaje” tė Muhasibiut: “Rijaja ėshtė tė synuarit nga ana e robit e dikujt tjetėr nė ibadete pėrveē Allahut. Argument pėr kėtė ėshtė ky ajet i Allahut: “Kush kėrkon (vetėm) jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, kundrejt veprave tė tyre u dhurojmė vetėm nė kėtė botė, ndėrsa nė jetėn tjetėr pėr ta nuk ka kurrgjė veē zjarrit. Punėt e kryera u kanė shkuar dėm dhe ē’janė ende duke kryer janė tė kota.” (Hud, 15-16) Kėta janė quajtur “murai” ose dyfytyrėsh. Nė njė tjetėr ajet thuhet: “Pėr ata qė tė ligat e tyre i bėjnė kurth, ka njė dėnim tė ashpėr. Dhe kurthi i tyre prishet.” (Fatir,10). Edhe pėr kėta ėshtė thėnė se janė dyfytyrėsh. Nė njė tjetėr ajet tregohet: “Ne ju ushqejmė ju pėr hir tė Allahut. Andaj nuk kėrkojmė prej jush as shpėrblim e as nuk presim ndonjė falėnderim.” (Insan, 9) Zoti i Madhėruar na bėn tė ditur se ai qė, nėpėrmjet veprės sė vet, synon kėtė botė dhe stolitė e saj, edhe veprėn e tij e ka tė lidhur veē me botėn. Nė lidhje me kėtė ka shumė ajete. Ja edhe disa hadithe: 1.”Kur engjėjt ngrenė tek Allahu veprėn e njė robi, Ai u urdhėron atyre: ‘Ky rob imi, nėpėrmjet veprės sė vet, nuk mė ka synuar Mua. Bashkė me veprėn e vet, hidheni nė Xhehenem!’”[2] Edhe kėtu flitet pėr dėshirėn pėr tė mirat dhe stolitė e kėsaj bote. Kjo vlen vetėm pėr ata qė nuk dėshirojnė asgjė tjetėr veē kėsaj. 2. Pyetjes “Ē’ėshtė shpėtimi?”, Profeti ynė (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ėshtė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė: “Shpėtimi mbėrrihet kur njeriu, me ibadetin e tij ndaj Allahut, nuk synon admirimin e njerėzve.”[3] 3. Profeti ynė ka thėnė: “Kushdo qė me veprėn e tij bėn rija e mundohet tė bjerė nė sy, Allahu e trajton sipas kėtij synimi.”[4] 4. Ebu Hurejre transmeton njė hadith qė shpjegon pėr fatin e tre njerėzve: njėri kish luftuar nė rrugė tė Allahut, tjetri kish dhėnė sadaka prej pasurisė qė kishte nė zotėrim dhe tjetri kishte lexuar shumė e shpesh librin e Allahut. Allahu u thotė atyre: “Ju gėnjeni. Ju i bėnit kėto qė njerėzit tė thoshin: “Filani ėshtė luftėtari i mirė, filani ėshtė bujar, filani ėshtė i ditur.” Profeti ynė transmetohet t’i ketė pėrshkruar ata si “tre njerėzit e parė qė do tė shkojnė nė zjarr.” 5. Nė njė hadith kudsi ėshtė thėnė kėshtu: “Rijaja qė i ēon kot punėt e njerėzve ėshtė rijaja kur njerėzit, nė ibadetin ndaj Allahut, dėshirojnė (admirim nga) njerėzit.” Ndėrsa zemra e atyre qė janė tė drejtė e tė pastėr nė punėt e tyre rrėfen kėshtu: “Ne ju ushqejmė ju pėr hir tė Allahut. Andaj nuk kėrkojmė prej jush as shpėrblim e as nuk presim ndonjė falėnderim.” (Insan, 9) Nė pėrfundim, del se rijaja ėshtė dėshira pėr t’u dukur, qė me veprėn tonė tė gjejmė kėnaqėsinė e tjetėrkujt pėrveē Allahut apo me ibadetin tonė tė gėzojmė admirimin e tjetėrkujt pėrveē Allahut. Rijaja, apo dyfytyrėsia, ėshtė njė prirje, njė dėshirė. Ndahet nė dy lloje, ndėr tė cilat njėra e rėndė dhe tjetra e lehtė, por sidoqoftė, qė tė dyja mbeten rija. Rijaja e rėndė dhe e madhe Kur robi i bėn ibadet Allahut, nė vend qė ta bėjė kėtė pėr hir tė Allahut, e bėn pėr tė fituar admirimin dhe lėvdatat e njerėzve, kemi tė bėjmė me rija tė rėndė ose tė madhe. Kėshtu, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Nė bindjen ndaj Allahut mos dėshiro njerėzit!”[5] Gjendja e tre njerėzve tė pėrmendur mė sipėr pėrbėn njė shembull pėr kėtė. Edhe ata, nė vend qė tė dėshironin admirimin e Allahut, dėshironin admirimin e njerėzve. E pra kjo, nė sytė e Allahut, ėshtė diēka shumė e keqe. Nė njė tjetėr hadith, Profeti ynė i dashur ka thėnė: “Nė Ditėn e Kiametit, atij qė ka bėrė rija i bėzahet nė sy tė tė gjitha krijesave: O mėkatar! O njeri mashtrues! Ibadetet e tua shkuan kot, sevapet t’u fshinė! Shko e kėrkoje sevapin tek ata pėr tė cilėt ke bėrė ibadet!”[6] Sipas hadithit tė pėrmendur mė sipėr pėr tre njerėzit, Profeti ynė i dashur, duke prekur mbi gju Ebu Hurejren, i thotė: “O Eba Hurejre! Nė Ditėn e Kiametit, kėta janė njerėzit e parė me tė cilėt Allahu do tė ndezė zjarrin e Xhehenemit.”[7] Nė vėshtrimin e Allahut, kjo ėshtė rijaja mė e madhe. Nė njė hadith tė transmetuar nga Sheddat bin Eusi, Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) thotė: “Mė e frikshmja e gjėrave pėr tė cilat trembem pėr umetin tim ėshtė rijaja.”[8] Sėrish Sheddat bin Eusi rrėfen: “Njė ditė, e pashė Profetin duke qarė. Kur e pyeta pėr arsyen, mė dha kėtė pėrgjigje: ‘Kam frikė pėr umetin tim pėr njė vepėr: shirkun… Por umeti im nuk do t’u falet idhujve, diellit, hėnės, gurit etj… Mirėpo do tė fusin rija nė veprat e tyre. E pra kjo ėshtė mė e frikshmja e gjėrave qė u trembem.”[9] Rijaja e lehtė. Kemi tė bėjmė me rija tė lehtė kur nė nėnshtrimin e ibadetin ndaj Allahut synojmė edhe sevapin e Zotit, edhe admirimin e njerėzve, duke i bashkuar tė dyja kėto nė zemėr. Ky bashkim pėrbėn rijanė e lehtė dhe ka kuptimin e trazimit tė shirkut nė veprat tona, pasi duke krahasuar, nėse nė rastin e parė kemi tė bėjmė me dėshirėn pėr kėnaqėsinė e njerėzve dhe aspak tė Allahut, nė tė dytin pėrziejmė tė tjerė nė ibadetin qė bėjmė pėr Zotin, teksa presim admirim nga tė dyja palėt. Nė njė hadith tė transmetuar prej Ebu Hurejres, Profeti ynė i dashur thotė: “Allahu thotė: ‘Unė nuk kam kurrfarė ortaku. Nėse dikush, nė veprėn e kryer pėr mua, trazon edhe tė tjerė, unė jam larg asaj vepre. Ajo vepėr ėshtė pėr atė qė ėshtė pėrzier nė atė mes.’”[10] Kėtu ėshtė shprehur njė lloj rijaje, nė tė cilėn vepruesi dėshiron edhe Allahun, edhe njerėzit. Tavus bin Kejsani rrėfen: “Njė njeri erdhi tek Profeti ynė dhe i tha: ‘O i Dėrguar i Allahut, nėse njė njeri jep sadaka dhe pėr kėtė ka dėshirė qė, nė kėmbim, ta lėvdojnė, cila ėshtė gjendja e tij?’ Profeti ynė nuk u pėrgjigj gjersa i zbriti ajeti: “Kush shpreson tė mbėrrijė te Zoti i vet, tė kryejė vepra tė mira dhe nė adhurimin ndaj Zotit tė mos i trazojė Atij asnjė ortak.” (Kehf, 110) Allahu e shpalli kėtė ajet si pėrgjigje pėr pyetjen nė lidhje me njeriun qė dėshiron edhe admirimin e Allahut, edhe lėvdatat e njerėzve. Mahmud bin Lebidi, gjithashtu, na transmeton kėtė hadith nga Profeti ynė: “Ajo ēka mė sė shumti i trembem pėr ju ėshtė shirku i fshehtė.” “Ē’ėshtė shirku i fshehtė?”, e pyetėn.”Rijaja”, u pėrgjigj Profeti dhe vazhdoi: “Allahu, nė Ditėn e Kiametit, u thotė atyre: ‘Shkoni pas njerėzve tė cilėt ndiqnit nė dynja! A mund tė gjeni ndonjė shpėrblim prej tyre?’”[11] Kasim bin Muhejmere transmeton: Profeti ynė tha kėshtu: “Allahu nuk e pranon veprėn, nė tė cilėn ka rija qoftė edhe sa njė farėz hardalli.”[12] Hz. Omeri, kur pa Muadhin tė qante, e pyeti: “Pėrse qan?” Muadhi duke treguar kopshtin (ravzėn) e Profetit, u pėrgjigj: “Prej tė zotit tė kėtij kopshti kam dėgjuar fjalėt: ‘Edhe rijaja mė e vogėl ėshtė shirk’, ndaj edhe qaj. Nė njė tjetėr hadith thuhet: “Edhe rijaja mė e paktė ėshtė shirk.”[13] Kur Ibn Ebi Mugisi e pyeti Said bin Musejjebin: “Nėse dikush bėn njė mirėsi dhe pret qė tė shpėrblehet duke e lavdėruar, ēfarė ndodh?”, Bin Musejjebi pyeti: ‘Mos dėshiron qė tė tė shkojė vepra dėm?” Kur bashkėbiseduesi iu pėrgjigj: “Jo”, ai vazhdoi: “Nė qoftė kėshtu, atėherė bėje gjithēka me pastėrti pėr hir tė Allahut!” Njė njeri i tha Ubade bin Samitit: “Unė, me shpatėn time, luftoj nė rrugė tė Allahut. Me kėtė dėshiroj edhe kėnaqėsinė e Allahut, edhe lėvdatat e besimtarėve.” Hz. Ubade iu pėrgjigj duke i thėnė: “Pėr ty nuk ka asgjė.” Njeriu pėrsėriti tri herė tė njėjtėn pyetje dhe mori po tė njėjtėn pėrgjigje. Nė herėn e tretė, Hz. Ubade shtoi edhe kėtė hadith kudsi: “Unė nuk kam kurrfarė nevoje pėr asnjė ortak. Nėse dikush, nė ibadetin qė bėn pėr mua, trazon edhe tė tjerė, unė ia lė pjesėn time atij qė adhuruesi ma bėn ortak. Nuk kam nevojė!”[14] Kurse besimtarėt prej tė cilėve ėshtė i kėnaqur, Allahu i pėrshkruan me gjuhėn e tyre: “Ne ju ushqejmė ju pėr hir tė Allahut. Andaj nuk kėrkojmė prej jush as shpėrblim e as nuk presim ndonjė falėnderim.” (Insan, 9) Ata nuk pranojnė qė nė zemrėn e tyre t’i ngrenė fron tjetėrkujt krahas Allahut. Dahhaku thotė: “Kurrsesi mos thoni: ‘Kjo ėshtė pėr Allahun dhe pėr ju’, ose ‘Kjo ėshtė pėr Allahun dhe pėr farefisninė’, sepse Allahu nuk ka ortakė.” Kur Hz. Omeri, pėr shkak tė njė keqkuptimi,[15] fshikulloi njė njeri, kur mėsoi pėr gabimin, i tha: “Nėse do, mund tė marrėsh zhdėmtim prej meje.” Njeriu iu pėrgjigj: “Jo, pėr hir tė Allahut dhe pėr hatrin tėnd, heq dorė nga zhdėmtimi.” Hz. Omeri e pyeti: “Pėr hatrin tim po heq dorė, apo pėr hir tė Allahut?” “Pėr hir tė Allahut”, tha njeriu.”Tani po”, vazhdoi Hz. Omeri. Tė gjitha kėto na tregojnė se rijaja e madhe ėshtė synimi i admirimit tė njerėzve nė ibadetin ndaj Allahut, ndėrsa rijaja e vogėl ėshtė synimi i admirimit tė Allahut dhe tė njerėzve njėkohėsisht.[16] Nė ēėshtjen e rijasė duhet ndalur veēanėrisht nė kėto pika: Sė pari, gjithsecili mund tė bjerė nė rija dhe, siē thuhet, tė hyjė nė portėn e nėnshtrimit e tė pėrkushtimit ndaj Allahut me rija. Mirėpo nėnshtrimi e pėrkushtimi nuk mund tė vazhdohen me rija; njeriu, duke bėrė pėrpara nė rrugėn e ihlasit e tė dėlirėsisė, e braktis rijanė dhe kur mbėrrin ihlasin, atėherė nuk i mbetet gjurmė prej rijasė. Nga njė tjetėr kėndvėshtrim, pa e njohur rijanė, pa e ditur se ē’do tė thotė rijaja, brenda njeriut nuk lind vullneti dhe forca pėr tė arritur ihlasin. Nėse dikush bėn rija dhe as qė e vė re se po e bėn kėtė, atėherė ai s’ka si ta arrijė ihlasin. Ndėrkohė qė kur u hedhim njė sy atyre ēfarė janė shkruar e thėnė pėr rijanė, kuptojmė se si nė shumicėn e sjelljeve tona fshihet rijaja, ndėrsa ne nuk e ndiejmė. Njeriu, duke u pėrpjekur pėr tė arritur ihlasin, njeh rijanė. Njėlloj sikurse njohja e egos ėshtė njė portė e hapur pėr dijen dhe njohjen e Allahut; kėshilla e Sokratit “njih vetveten”, fjala e bekuar e transmetuar prej njerėzve tė tasavvufit, “Men arefe nefsehu fekad arafe Rabbehu (Ai qė njeh vetveten, njeh Zotin)”, e shpėrfaqin mė sė miri kėtė tė vėrtetė; po kėshtu, edhe njeriu, teksa pėrpiqet tė mbėrrijė ihlasin, njeh rijanė, hyn prej asaj dere dhe hap pas hapi, shkallė pas shkalle, mbėrrin ihlasin. Njeriu, ato ēfarė bėn, ndoshta nė fillim i bėn nė mėnyrė artificiale, pa e rrokur kuptimin, pėrmbajtjen dhe thellėsinė, thjesht pėr arsye tė domosdoshmėrisė sė zbatimit tė urdhrit. Madje pėr kėtė ēėshtje ka edhe urdhėr tė Profetit. Pėr shembull, Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Teksa lexoni Kuran, qani; nė nuk qani dot, atėherė detyrojeni veten qė tė qani.”[17] Pasi kjo e qarė, me kalimin e kohės bėhet e natyrshme dhe mė pas njeriu, pėrballė gjendjeve qė duhet tė tregohet i ndjeshėm, nuk mund tė mbetet vetvetiu pa u prekur, i pandjeshėm e indiferent. Ēka do tė thotė se, si fillim, edhe mund tė shfaqen disa sjellje qė mund tė interpretohen si rija; mirėpo njeriu, mė pas, qoftė pėr shkak tė arritjes nė horizontin e dijes nė lidhje me Qenien, cilėsitė dhe emrat e Zotit tė Madhėruar, qoftė pėr arsye e mendime tė tjera, e vė veten nėn kontroll dhe i lė pas dere tė gjitha ato sjellje qė mund tė konsiderohen si fillestare, ndėrsa pėrvetėson sjellje tė dėlira e tė pastra; pėrvetėson sjellje tė tilla dhe kthehet, tashmė, nė udhėtar tė ihlasit; kurdoherė kėrkon; kur gjen, i duket e pamjaftueshme dhe kėrkon mė tej; kėrkon, kėrkon pėrsėri… Nė kėtė mėnyrė, gjer nė fund tė jetės sė vet, ndoshta, mund tė kapėrcejė 50 shkallė tė ihlasit, por prapėseprapė, kur thotė “ihlas”, ndrydhet. Me kalimin e kohės mbėrrin nė njė gjendje tė tillė qė, tashmė, e gjithė duaja e tij ėshtė pėr ihlasin; “O Allahu im, tė lutem, dhuromė ihlas”, thotė; me kėtė mendim fle e me kėtė mendim zgjohet… madje edhe kur dėshiron tė tjera gjėra shumė tė rėndėsishme, nėse harron tė pėrmendė ihlasin, i rikthehet duasė pėrsėri dhe kėrkon ihlas. Ashtu sikurse kur rendni e rendni me dėshirėn pėr tė mbėrritur ylberin, edhe dashuria e joshja prej ihlasit, sa mė shumė qė vrapojmė, aq mė shumė e bėn njeriun tė vrapojė mė tej, si njė dashuri qė nuk konsumohet kurrė. Sikurse ka shumė lloje tė rijasė, edhe faktorėt qė bėhen shkak pėr rijanė janė tė shumtė: kryelartėsia, tė pėlqyerit e vetes e tė tjera si kėto u pėrkasin kėtyre faktorėve. Dikush ėshtė “murai” brej kibrit tė vet, dikush ėshtė nėn trysninė e delirit tė madhėshtisė dhe pėr kėtė shkak ka rėnė nė rija. Disa me penė, disa me mendim, disa prej tė kaluarit tė shumė librave nėpėr duar, disa prej njohjes sė bibliografive e tė tjerė prej njohjes sė shumė njerėzve… shkurt, gjithkush, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, mund tė bjerė nė rija, ndėrsa lartėsia e rrezikut ndryshon nga njėri individ tek tjetri. Te njė njeri mund tė jetė lakmi shumė serioze pėr tė fituar e pėr tė bėrė pasuri; ai mund tė bjerė nė rija pėr shkak tė mallit e tė pasurisė. Tek tė tjerė njė ambicie e tillė mund tė mos ekzistojė; tė tillėt mund t’i dėgjosh shpesh tė thonė: “E ē’vlerė ka bota!”, por kėta mund tė kenė njė dobėsi kundrejt gjinisė sė kundėrt. Dikush tjetėr ėshtė frikacak dhe pėr t’u dukur e pėr tė treguar se nuk ėshtė i tillė, bėn rija, pėr shembull, duke kėnduar me zė tė lartė nėpėr errėsirė. Nė tė vėrejturit e rijasė mund tė bėjmė fjalė pėr disa shenja. Pėr shembull, mund tė vėrehet dikush qė me gjuhėn, me sjelljen, me tė folurit dhe edukatėn e tij duket si njė njeri shumė i thjeshtė, por sapo ndodhet mes njerėzish qė janė nėn nivelin e tij, shihet se ndryshon sjellje e qėndrim. Kjo do tė thotė se ai nuk ėshtė vėrtet i thjeshtė. Ai vetėm sa pėrulet gjer nė tokė kundrejt njerėzve qė janė nė nivele mė tė larta se ai. Edhe ky ėshtė njė faraonizėm mė vete. Ndėrsa shenjė e ihlasit, e pastėrtisė shpirtėrore, ėshtė qė kundrejt triumfuesit e dhunuesit tė tregohesh krenar a kryelartė, ndėrsa kundrejt besimtarėve kryeulur, me flatrat e modestisė qė prekin tokėn. Ihlas nuk do tė thotė qė tė qėndrosh me bisht ndėr shalė; ihlasi ėshtė lidhja e zemrės me Allahun; dhe kjo e tregon veten suksesshėm vetėm mes gjendjes sė gajbit (tė padukshmes) dhe gjendjes sė shehadetit (tė dukshmes). Natėn, madje edhe nė shtrat, nė masėn qė ndiheni pranė Allahut; edhe nė shtrat, kur iu vjen ndėrmend Zoti, nėse mund t’i mblidhni kėmbėt nė respekt; pra, nėse dita dhe nata juaj janė njėlloj, mund tė vlerėsoheni si zotėrues tė ihlasit. Nė ditėt tona rijaja ėshtė shumė e pėrhapur. Mbase qė nga koha kur ėshtė krijuar bota, mund tė mos ketė ekzistuar ndonjėherė kaq dėshirė pėr t’u dukur sa ē’ekziston nė kohėn tonė, sepse nė ditėt tona faktorėt qė ēojnė nė rija janė tė shumtė: ēmimet, pllakatet, duartrokitjet, lėvdatat, garat, maratonat, krenaritė kombėtare, krenaritė e lidhura me pėrkatėsitė e ndryshme… Aq tė shumta janė, saqė duket sikur askush nuk e llogarit Allahun nė tė gjitha kėto. Njeriut i mundėsohet ēdo sukses dhe kjo e bėn atė qė tė ndihet krenar pėr plot e plot fitore tė pėrvetėsuara, qė, nė tė vėrtetė, as qė i pėrkasin fare atij. Nė fakt, ēdo veprim pėr t’u dukur, ēdo fjalė pėr t’u dukur ėshtė njė gėnjeshtėr. Madje ka disa profesione, disa grupime shoqėrore, tė cilat pėrbėjnė secili nganjė mishėrim tė rijasė dhe si tė tilla, mund tė llogariten si njė gėnjeshtėr. Madje edhe mirėsia hyjnore paraqitet si tė ishte njė pėrmasė, njė zgjatim, njė nevojė e aftėsive individuale. Allahu zbret ihsan e mirėsi pa masė; ndėrsa njerėzit, nė vend qė t’i pėrdorin mirėsitė e Allahut pėr tė arritur tek Allahu, vendosin perde mes vetvetes dhe Allahut. Nė njė tjetėr fushė, komplimentet, mrekullitė, shpikjet, parashikimet, dezhavytė… e sa e sa tė tjera… tė gjitha kėto vijnė veē prej Allahut. Mirėpo ja tek shohim se si njeriu mosmirėnjohės dhe egoist i kthen tė gjitha kėto nė mjet pėr tė harruar Allahun. Ndėrsa njeriu, edhe nė rastin e mė tė voglės mirėsi, duhet tė rrotullohet porsi njė mevlevi e tė thotė: “Allahu im, prej Teje! Allahu im, prej Teje!”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free