www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

paramendimet dhe paragjykimet

Fjala arabe “dhann” ka kuptimin e paramendimit, tė paragjykimit, tė vlerėsimit tė diēkaje sipas probabilitetit, tė dyshimit, tė ngurrimit. Paramendimi pėr mirė (husnu dhann) ėshtė tė vepruarit duke hamendėsuar e paramenduar pėr mirė pėr ēėshtjet nė shqyrtim. E kundėrta e kėsaj ėshtė paragjykimi (su-i dhann). Zoti ynė, nė Kuran, nė njė ajet ku radhit njėri pas tjetrit disa parime morale, na urdhėron qė t’i shmangim paragjykimet, duke u shprehur se njė pjesė e tyre janė mėkat: “O ju qė besuat! Asnjė bashkėsi prej jush tė mos pėrqeshė njė tjetėr bashkėsi, sepse mund tė ndodhė qė tė pėrqeshurit tė jenė mė tė mirė se pėrqeshėsit e tyre. Edhe gratė tė mos i pėrqeshin gratė e tjera. Ndoshta tė pėrqeshurat mund tė jenė mė tė mira se pėrqeshėset e tyre. Mos e nxini njėri-tjetrin, mos i ngjisni njėri-tjetrit epitete tė kėqija. Sa keq ėshtė kur, pasi kanė besuar, njerėzve t’u dalė emri pėr keq e tė njollosen ligėsisht! Kush nuk pendohet, ėshtė prej tė tillė mizorėsh. O besimtarė! Largojuni sa mė shumė paragjykimit, sepse njė pjesė e paragjykimit ėshtė mėkat. Mos hulumtoni gabimet e njėri-tjetrit dhe mos e pėrflisni njėri-tjetrin!” (Huxhurat, 11-12) “Mos u lėsho pas diēkaje qė nuk e di, sepse veshi, syri, zemra, tė gjitha do tė japin llogari pėr tė!” (Isra, 36) Paragjykimi qė nuk gjen mbėshtetje te realiteti ėshtė njė lloj shpifjeje dhe njollosjeje pėr tjetrin, ndaj edhe ka tė bėjė me cenimin e sė drejtės, apo tė hakut tė robit. Pėr tė mos rėnė nė njė situatė tė tillė, duhet shmangur gjykimi pėrmes hamendjesh. Nė rastet dhe vendet, nė tė cilat nuk kemi argumente dhe njohuri tė sakta, ėshtė detyra jonė qė ēėshtjen ta vlerėsojmė paraprakisht pėr mirė dhe jo pėr keq. Profeti ynė i dashur (paqja qoftė mbi tė!), duke thėnė “paramendimi i mirė ėshtė bukuria e ibadetit”[1], na tėrheq vėmendjen nė kėtė pikė. Nė shpifjen qė iu bė nėnės sonė, Hz. Aishes, Allahu i lartėsuar paralajmėron nė kėtė mėnyrė: “Ju, o besimtarė, kur sapo i dėgjuat kėto thashetheme, a nuk do tė ishte mė mirė qė, si besimtarė e besimtare, tė ushqenit mendim tė mirė pėr njėri-tjetrin e tė thoshit: ‘Kurrsesi! Kjo s’ėshtė tjetėr gjė veēse njė shpifje e qartė!’?” (Nur, 12) Nė njė tjetėr hadith, Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) ka thėnė kėshtu: “Allahu e ka bėrė haram paragjykimin mbi gjakun, dėlirėsinė dhe nderin e myslimanit.”[2] Paramendimi i mirė pėr njerėzit duhet tė kthehet nė njė ēėshtje thelbėsore dhe tė pėlqehet si njė disiplinė, sepse, si pasojė e ashpėrsisė sonė, mund tė mos jemi nė gjendje tė ushqejmė mendim tė mirė pėr gjithsecilin. Mirėpo si nė shumicėn e ēėshtjeve qė i pėrkasin Islamit, veprimi i vazhdueshėm me njė mėnyrė tė tillė tė menduari mund ta kthejė atė nė pjesė tė karakterit tė njeriut. Nė lidhje me individėt, me aq sa ėshtė e mundur, duhet ushqyer paramendim pozitiv. Ndėrsa paragjykimi ėshtė burim i shumė e shumė tė ligave. Sipas kėtij parimi, gjersa t’i dalin nė shesh tė kėqijat me shenjat dhe argumentet e veta, njeriu duhet konsideruar i mirė e i pafajshėm. Edhe ne duhet tė tregojmė respekt ndaj kėsaj pafajshmėrie. Pohimi, sipas tė cilit “gjersa tė mos ketė prova pėr tė kundėrtėn, njeriu mbetet nė thelb i pafajshėm”, ėshtė njė ndėr parimet themelore e universale tė drejtėsisė. Mosteprimi nė lėvdata. Mendimi pozitiv paraprak dhe dėshmia e mirė nė lidhje me njerėzit ka pėrmasa tė caktuara. Pėr shembull, nėse themi fjalė lėvduese pėr njė njeri, ai mund tė mos jetė i pjekur sa ē’duhet pėr t’i asimiluar ato, ndaj edhe mund tė rrezikojė tė bėhet arrogant ose tė mashtrohet prej tė tjerėve. Dhe kjo, sipas shprehjes sė Profetit, do tė thotė qė ta dėmtosh rėndė atė njeri.[3] Atėherė, ajo qė kemi pėr detyrė ėshtė qė, krahas mendimit tė mirė qė duhet tė ushqejmė pėr gjithkėnd, tė mos i ngarkojmė tė tjerėt me mė shumė lėvdata nga ē’u takojnė dhe tė mos japim garanci tė plota karshi Allahut (xh.xh.) pėr ta. Po, nganjėherė, duke ushqyer mendim tė mirė nė pėrmasa mė tė mėdha nga sa ėshtė e drejtė, japim garanci pėrpara Allahut (xh.xh.) pėr njerėzit; ndėrsa nganjėherė, duke u thurur lavde tė tepėrta, i bėjmė arrogantė e mendjemėdhenj. Nė kėtė mėnyrė, mendimi i mirė paraprak ndonjėherė mund tė jetė i dėmshėm pėr individin pėrkatės, sidomos nėse ai nuk ka mbėrritur njė pjekuri tė caktuar qė do ta ndihmonte ta pėrvetėsonte siē duhet kėtė mendim tė mirė… Paragjykimi ėshtė edhe njė ēėshtje psikologjike. Pra, dikush qė i pėlqen vetja dhe ėshtė mėsuar tė jetė vazhdimisht i suksesshėm, asnjėherė nuk i pėlqen dhe nuk i lėvdon tė tjerėt. Kjo gjendje ėshtė njė sėmundje e vėrtetė. Pėr shpėtimin e shoqėrisė, tė tillė tipa duhen kuruar pranė psikoterapistėve shumė tė mirė, sepse psikologėt dhe pedagogėt, edhe pėr karakterin mė tė keq, pohojnė se ndjenjat e kėqija mund tė vihen nėn trysni. Kėshtu, kundrejt tė tjerėve kemi detyrimin e paramendimit tė mirė. Njeriu, sado i pamėshirshėm qė tė tregohet ndaj egos sė vet, kundrejt tė tjerėve ėshtė i detyruar tė ushqejė mendim tė mirė. Nėse, pėr shembull, duke parė mėnyrėn se si disa ecin nė rrugė, e gjykojmė me mendimin: “Sikur tė ishin myslimanė, do t’i ndalnin sytė prej tė ndaluarės, apo kur tė shihnin tė ndaluarėn, do tė lanin sytė”, atėherė vjen njė ditė qė kjo na ēon nė gjykimin: “Atėherė ata nuk janė myslimanė”, gjykim qė ėshtė e qartė se sa i rrezikshėm ėshtė. Paragjykimi i ushqyer pėr profetėt, sipas shumicės sė dijetarėve, ėshtė kufėr. Ndėrsa paragjykimi pėr evlijatė dhe shehėt ėshtė njė gabim qė mund tė bėhet shkak pėr rėnie e shkatėrrim. Fjalėt qė themi, stili i sjelljes, gjestet dhe mimika jonė nuk duhet tė shėrbejnė pėr tė shtyrė tė tjerėt nė gabime. Po, njė njeri qė ėshtė joshės pėr sytė e shoqėrisė, qė, pėr ta shprehur ndryshe, shndėrrohet nė qendrėn e vėmendjes sė njerėzve, ėshtė i detyruar ta braktisė tė qenit si gjithkush. Ai, edhe nėse nė jetėn vetjake ose nė marrėdhėnien me Allahun, sipas urdhrit “tė jesh njė njeri mes njerėzish”, ta pranojė veten si njė njeri tė zakonshėm, nė pozitėn qė gėzon nė shoqėri nuk mund tė sillet kurrsesi si njė njeri i zakonshėm. Pėr kėto ēėshtje qė trajtuam, sa i bukur ėshtė shembulli i Kreut tė Profetėve (paqja qoftė mbi tė!)! Kur Profeti ynė ishte duke bėrė itikaf nė xhami, nėna jonė, Safija, vjen qė ta vizitojė. Pas vizitės, kur nėna jonė, Safija (r.a.) u kthye tė ikte, Profeti ynė i dashur (ai Profet i Lartė qė e gjithė bota duhej t’i ngrihej nė kėmbė) ngrihet dhe del gjer jashtė xhamie pėr tė pėrcjellė bashkėshorten e vet. Po, Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ushqente njė mirėsi, besnikėri e madje plot ndjenja respekti pėr bashkėshortet e tij, nė njė masė qė nė mendjet e feministėve tė sotėm nuk ka feksur ende. I Dėrguari i Allahut (paqja qoftė mbi tė!) sillej nė njė mėnyrė qė u jep mėsim disa myslimanėve tė sotėm qė, me njė koncept qė s’dihet nga e kanė marrė, i vėnė bashkėshortet e tyre tė ecin tri-katėr hapa prapa. Ai e merrte bashkėshorten pranė vetes, ecte bashkė me tė. Nė njė rast, ndėrsa ai dhe e shoqja ecnin sė bashku kėshtu, dy sahabė u shkuan pranė me shpejtėsi dhe i kaluan. Njėri prej tyre ishte njė personalitet shumė i rėndėsishėm i fisit Evs, i quajtur Usejd bin Hudajr, ndėrsa tjetri ishte Abbad bin Bishri. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!) u urdhėroi: “Qėndroni aty ku jeni!” Pastaj i largoi perēen nga fytyra nėnės sonė, Safijes dhe tha: “Shikojeni, ėshtė bashkėshortja ime, Safija!” Sahabėt e nderuar u pėrgjigjėn duke thėnė: “Zoti na faltė, o i Dėrguar i Allahut! E si mund tė tė paragjykonim ty?” I Dėrguari i Allahut u tha: “Shejtani qarkullon aty ku qarkullon gjaku i njerėzve.”[4] Imam Shafiu, nė lidhje me kėtė hadith ka dhėnė hukmin qė vijon: “Sikur nė mendjen e atyre sahabėve tė lindte pėr njė ēast mendimi: ‘Mos vallė Profeti ynė po bredh me njė grua tė huaj’, ata do tė bėheshin nė vend jobesimtarė.” Ēka do tė thotė se pėr Profetėt nuk duhet tė ēojmė nėpėr mend asnjėherė asnjė paragjykim. Kjo nuk interpretohet duke pohuar se “pėr tė tjerėt mund tė mendohet me paragjykim.” Nė lidhje me kėtė ēėshtje mund tė thuhet se Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), duke ēelur fytyrėn e Hz. Safijes dhe duke u treguar atyre se ajo ishte e shoqja, e ka mbyllur derėn e paragjykimit. Edhe ne, duke u nisur nga ky konceptim, duhet tė nxjerrim pėrfundimin se me veprimet, fjalėt dhe sjelljet tona nuk duhet tė bėhemi shkak qė tė tjerėt tė bien nė paragjykime, pasi edhe ne kemi pėrgjegjėsi pėr kėtė. Ne vetė, sa ē’kemi pėrgjegjėsi pėr tė mos rėnė vetė nė mėkate, jemi pėrgjegjės qė edhe tė tjerėt tė mos bėjnė mėkate.[5] Pėrgojimi Pėrgojimi, apo gijbeti, ėshtė dukuria e tė folurit pėr dikė kur ai nuk ėshtė i pranishėm. Si term, gijbeti ka kuptimin e tė pėrmendurit tė turpit, tė dobėsive e tė mangėsive tė dikujt pas krahėve tė tij. Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė!), pasi ėshtė pyetur pėr kėtė, i ka pėrshkruar kėshtu gijbetin dhe pėrmasat e tij: “Pėrgojimi ėshtė pėrmendja e dikujt me diēka qė, nėse ai do ta dėgjonte, nuk do t’i pėlqente. Nėse ajo e metė qė ti i vesh atij gjendet vėrtet tek ai, thėnia pėrbėn pėrgojim; nėse e meta nuk gjendet tek ai, atėherė thėnia ėshtė shpifje.”[6] Surja “Huxhurat”, nė ajetin 12, ndalet drejtpėrdrejt te pėrgojimi duke thėnė: “Mos pėrgojoni njėri-tjetrin. Mos vallė ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Nga kjo tė keni neveri! E pra, t’ia kini frikėn Allahut!” Ky ajet pėrmend shkatėrrimin qė sjell pėrgojimi nė shpirtin e njeriut dhe nė trupin e shoqėrisė. Ai tregon se pėrgojimi ėshtė lėndim i nderit dhe i personalitetit tė njeriut, qė ėshtė si mishi dhe gjaku i tij. Bediuzzaman Said Nursi e komenton kėshtu ajetin e lartpėrmendur: “Njė ajet i vetėm, qė nė gjashtė mėnyra tė mrekullueshme, na tregon se sa i urryer ėshtė pėrgojimi; qė na sqaron plotėsisht se sa i dėmshėm ėshtė gijbeti nė kėndvėshtrimin e Kuranit, nuk i lė vend nevojės pėr kurrfarė sqarimi tjetėr. E nė tė vėrtetė, pas sqarimit tė Kuranit, nuk ėshtė i nevojshėm asnjė sqarim tjetėr. Nė ajetin “Mos ndonjėri nga ju dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?” (Huxhurat, 12) shfaqen gjashtė shkallė tė turpėrimit, tė tė koriturit. Prej pėrgojimit, gjashtė shkallė pėrmenden me forcė. Ky ajet, kur u drejtohet atyre qė e ushtrojnė personalisht pėrgojimin, merr kuptim nė njė formė tė ardhme. Kėshtu, ėshtė e ditur: shenja e hemzes nė krye tė ajetit mbart kuptimin e formės pyetėse (vallė). Ky kuptim i tė pyeturit hyn si ujė nė tė gjitha fjalėt e ajetit. Ēdo fjalė ka njė hukėm tė tėrthortė. E pra, sė pari, nėpėrmjet shenjės sė hemzes thotė: vallė, a nuk e keni mendjen, qė ėshtė vendndodhja e pyetjes dhe e pėrgjigjes, teksa nuk e kuptoni diēka kaq tė shėmtuar? Sė dyti, me fjalėn “dėshiron”, thotė: vallė, mos ju ėshtė prishur zemra, qė ėshtė vendndodhja e dashurisė dhe e urrejtjes, e dėshirės dhe e neverisė, teksa e dėshironi dhe pėlqeni gjėnė mė tė fėlliqur? Sė treti, me fjalėn “ndonjėri prej jush” thotė: ē’ka ndodhur me jetėn tuaj shoqėrore dhe me qytetėrimin tuaj, qė marrin jetė prej shoqėrisė, qė arrini tė pranoni njė vepėr tė tillė helmuese? Sė katėrti, me fjalėt “tė hajė mishin e vėllait tė vet…” thotė: ē’u bė me aspektin tuaj njerėzor, qė i ngulni kaq pėrbindshėm dhėmbėt shokut tuaj? Sė pesti, me fjalėn “vėllait”, thotė: a nuk ju ka mbetur asnjė pikė mėshire pėr njerėzit tuaj, pėr farefisninė tuaj, qė e lėndoni kaq dhunshėm e me tepri pėrmasėn shpirtėrore tė njė tė dhunuari qė nė kaq shumė drejtime ėshtė vėllai juaj? Dhe a nuk ju kanė mbetur mend nė kokė qė njė gjymtyrė tė trupit tuaj e kafshoni si tė luajtur mendsh? Sė gjashti, me fjalėn “tė vdekur” thotė: Ku e keni zemrėn? A mos ju ėshtė prishur krejt natyrshmėria qė, ndaj njė vėllait tuaj nė gjendjen mė tė respektueshme e tė pacenueshme, bėni njė punė kaq tė urryer dhe i hani mishin? Kjo do tė thotė se, me shprehjet e kėtij ajeti dhe me argumentimet e nxjerra veē e veē prej fjalėve tė tij, tė folurit keq dhe tė pėrgojuarit e tė tjerėve ėshtė diēka shumė e ligė nė plan tė mendjes e tė zemrės, tė njerėzores e tė shpirtėrores, tė natyrshmėrisė e tė pėrkatėsisė. E pra, shih se si ky ajet, duke pėrmendur gjashtė shkallė tė paarritshme, ia del tė turpėrojė mė tė turpshmen dhe me gjashtė nivele tė paarritshme tė pengojė rėnien nė atė hon tė tmerrshėm. Pėrgojimi ėshtė njė armė e ulėt qė shfrytėzohet mė sė shumti prej atyre qė kėrkojnė e ushqejnė armiqėsi, smirė e urrejtje. Njerėzit shpirtmėdhenj e me vlera nuk bien kurrė aq poshtė sa tė kapen pas kėsaj arme tė fėlliqur e ta vėnė nė shfrytėzim. Sikurse ka thėnė njė personalitet i famshėm, “Nė vend qė ta ndėshkoj armikun tim nėpėrmjet pėrgojimit, mė mirė e mbaj lart shpirtin tim dhe nuk e ul veten aq poshtė, sepse pėrgojimi ėshtė armė e tė poshtėrve dhe e tė ulėtėve.” Pėrgojimi ėshtė ajo qė, nėse njeriu qė pėrgojohet do tė ishte i pranishėm dhe do tė dėgjonte, do tė fyhej e do tė zemėrohej. Nėse thuhet e vėrteta, ajo ėshtė pėrgojim. Nėse thuhen gėnjeshtra, kjo ėshtė edhe pėrgojim, edhe shpifje. Ky mėkat i shėmtuar bėhet, nė kėtė mėnyrė, i dyfishtė. Pėrgojimi, nė disa ēėshtje tė veēanta, mund tė jetė i lejuar (xhaiz): 1. Nėse dikush paraqet pėrshkrimin e njė ankese te njė zyrtar, me qėllimin qė tė pėrfitojė ndihmė pėr tė shpėtuar nga e keqja e njė njeriu tė lig dhe tė marrė prej tij tė drejtėn qė i takon. 2. Nėse dikush dėshiron tė kryejė njė punė tė pėrbashkėt me dikė dhe pėr kėtė vjen tė kėshillohet me ty. Nė kėto rrethana, vetėm pėr punė, pa qėllim tė keq, nė mėnyrė qė t’i japėsh hakun kėshillimit, mund tė thuash: “Mos bėj puno me tė, sepse do tė dėmtohesh.” 3. Nėse qėllimi nuk ėshtė qė tė poshtėrohet e tė turpėrohet dikush, por thjesht qė ai tė pėrshkruhet apo tė dallohet, mund tė thuhet, pėr shembull: “Ai burri lypės e i ēalė shkoi nė filan vend.” 4. Nėse njeriu qė pėrgojohet ėshtė njė mėkatar i hapur. Pra, dikush qė nuk i vjen aspak turp e nuk i skuqet faqja nga ligėsia e vet, apo qė madje ndihet krenar prej sė keqes, qė i shijojnė dhuna e mizoria dhe qė tė gjitha kėto i kryen hapur e pa kurrfarė ndrojtjeje. Pikėrisht pėr kėto ēėshtje, pa ndonjė qėllim tjetėr pėrveē tė drejtės dhe ēėshtjeve tė punės, pėrgojimi mund tė jetė i lejuar. Pėrndryshe, siē e konsumon zjarri drurin, ashtu edhe gijbeti i konsumon e i zhduk tė gjitha veprat e mira. Nėse dikush ka pėrgojuar dikė apo ka dėgjuar se si pėrgojohet dikush, duhet tė lutet duke thėnė: “O Allahu im, mė fal mua dhe njeriun qė unė kam pėrgojuar!” Pastaj, kur t’i jepet rasti, duhet t’i thotė atij qė ka pėrgojuar: “Ma bėj hallall!”[7] “Pjesa mė e keqe, mė e rėndė dhe mė mizore e gijbetit ėshtė pėrgojimi apo shpifja pėr nderin e njerėzve tė dėlirė. Pra, nėse njė njeri qė ka parė me sytė e tij, por qė nuk sjell katėr dėshmitarė pėr tė dėshmuar, se njė burrė apo njė grua ka kryer zina. Kjo ėshtė njė ndėr mėkatet e mėdha mė tė liga, porsi vrasja mė mizore, qė e helmon jetėn shoqėrore tė besimtarėve, qė i shkatėrron jetėn dhe lumturinė njė vatre familjare.”[8] Ndėrsa fakti se pėrgojimi bėhet shkak pėr prishjen e personalitetit, shpjegohet kėshtu: “Ti, gjatė ditės, duke qenė zgjuar e syēelė, thua njė fjalė tė bukur; ndonjėherė nė ėndėrr ushqehesh me diēka nė formėn e njė molle tė bukur e tė shijshme. Gjatė ditės thua njė fjalė tė shėmtuar, gjatė natės gėlltit diēka tė hidhur. Nėse pėrgojon, tė ushqejnė me njė mish tė fėlliqur. Atėherė, fjalėt e bukura e tė shėmtuara qė thua nė gjumin e kėsaj bote do t’i shijosh si fruta nė botėn e tė zgjuarve, qė ėshtė bota e Ahiretit. Dhe nuk duhet tė mendosh se do tė jetė e largėt dita qė do tė ushqehesh me frutat e fjalėve tė tua.”[9] Zakone e sjellje tė tjera tė kėqija, qė kanė kuptime tė pėrafėrta me gijbetin, shprehen me termat “hemz”, “nemime” dhe “lemz”. I pari i kėtyre ėshtė hemzi, qė gjen vend nė titullin e sures 104 tė Kuranit (Humeze). Hemzi ka kuptimin e tė thumbuarit tė dikujt pas krahėve, e tė tallurit, tė fyerit, tė lėndimit tė tij. Lemzi ėshtė kryerja e tė gjitha kėtyre nė sy tė individit nė fjalė, nė prani tė njė publiku tė gjerė. Ndėrsa me nemime kemi tė bėjmė kur tjetri ngacmohet e thumbohet me shprehje tė tėrthorta. Kurani urdhėron qė sjellje tė tilla tė mos ndiqen dhe ata qė i kryejnė tė mos dėgjohen (Kalem, 10-12). Duhet shtuar, gjithashtu, se pėrgojimi ėshtė njė ndėr shkeljet e tė drejtave tė robit. [1] Ahmed b. Hanbel, 2/297 [2] Bejhaki, Shuabu’l-Iman, 5/297; Ebu Nuajm, Hilje, 9/292. [3] Buhari, Shehadāt, 16, Edeb, 54; Muslim, Zuhd, 65; Ebu Davud, Edeb, 9. [4] Ibn-i Huzejme, Sahih, 3/349 [5] M. F. Gülen, Fasıldan Fasdıla, IV, 111. [6] Muslim, Birr, 70; Tirmidhi, Birr, 23; Darimi, Rikak, 6. [7] B. S. Nursī, Mektubāt, 273-74. [8] B. S. Nursī, Barla Lāhikası, 267.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free