Mrekullia e Kur-anit
Pas një studimi të gjatë dhe të thelluar që i ka bërë Kur’anit, dijetari i shquar dr. Tarik Al-Suvaidan ka nxjerrë të dhëna lidhur me përmbajtjen në Kur’an të disa parametrave, që dëshmojnë ekuilibrat në disa fusha të Universit. Kështu koncepti “bota” përmendet në Kur’an 115 herë, aq sa përmendet edhe “jeta përtej varrit (ahireti),” pra 115 herë. Pra këtu, Zoti e ka obliguar njeriun që të vlerësojë në mënyrë të barabartë si boten materiale në këtë jetë, ashtu edhe atë shpirtërore në jeten tjetër. Këtë barasvlerë e kanë edhe koncepti “jeta” (145 herë) me konceptin “vdekja” (145 herë). Shpeshherë me dashakeqësi nga Perëndimi trajtohet gruaja islame gjoja si e poshtëruar në shoqëri. Kjo është një shpifje për të ngritur një imazh të keq për Islamin. Në Kur’an koncepti “burri” përmendet 24 herë ashtu si dhe koncepti “grua” përmendet 24 herë.. Pra Zoti, në Kur’an, i ka trajtuar burrin dhe gruan si të barabartë, duke mos i ulur vlerat e gruas në shoqërinë njerëzore.
Është shumë interesant përcaktimi i detit dhe i tokës në Kur’an. Koncepti “deti” në Kur’an përmendet 32 herë, ndërsa koncepti “toka” përmendet 13 herë, që të dyja së bashku bëjnë 45, ose tërësinë e globit tokësor. Po të bëhet përllogaritja 32 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% ,. rezulton baras me 71,1 % të sipërfaqes së globit që e zënë ujërat dhe 13 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% , rezulton 28,9 % të sipërfaqes së globit që e zë toka. Qka thënë Gëte pë Kuranin Kur Gëtes për herë të parë Kur’ani i erdhi në dorë, tha: “Pasi e lexova kam për t’i thënë tri gjera: 1. Pranimi, 2. Protesta, 3. Lajmi i gëzueshëm.” Ç’është pranimi? Gëte pranon se cilido intelektual që e lexon njëherë Kur’anin, do të konstatojë se ai është godinë aq e fortë, sa që çdonjëri duhet të nënshtrohet para tij. Prostesta i është drejtuar kristianëve: Përfaqësuesit e ideologjisë kristiane u paraqitën me parullat se popullin dëshirojnë t’ia afrojnë Zotit, por pasi që i adhuronin epshet dhe pasionet e veta, vetëm kanë imagjinuar se njerëzit po i shpiejnë drejt Krijuesit të tyre. Njerëzit i kanë larguar nga libri i Zotit, dhe se tërësisht kanë lajthitur. Paralajmërimi i gëzueshëm për muslimanët: nuk do të vonojë shumë dhe ligjet e dispozitat e muslimanëve do të sundojnë mbi botën. Tashmë llampadarët e fshehtësive të Kur’anit janë ndezur mbi njerëzinë. (http://www.mullasadra.com/bitislama/...l#_Toc87066349). Të dhëna interesante nga Kurani Emrat e njohur të Kur’anit: 1. El-Kur’an (el-Isra, 9); 2. El-Kitab (el-Bekaretu, 2); 3. El-Furkan (el-Bekare, 186); 4. Edh-Dhikr (el-Hixhr, 9); 5. Ahsen’ul-hadith(ez-Zumer, 23); 6. Bejan (Ali Imran, 138); 7. Bejjineh (el-En’am, 157); 8. Besair (el-En’am, 104); 9. Ruh (Esh-Shura, 52); 10. Nur (en-Nisa, 174). Mbiemrat e Kur’anit: 1. Kerim (en-Nahl, 77); 2. Hakim (Jasin, 2); 3. Mexhid (Kaf, 1); 4. Adhim (el-Bekaretu, 256); 5. Dhidh-dhikr (Sad,1);90 6. Muteshabih (ez-Zumer, 23); 7. Methani (ez-Zumer, 23); 8. Gajre dhi ivexh (ez-Zumer, 28); 9. Thekil (El-Muzemmil, 5); 10. Fasl (Tarik, 13). Suret më të gjata në Kur’an: 1. El-Bekaretu; 2. Ali Imran; 3. En-Nisa; 4. El-Maideh; 5. El-En’am; 6. El-A’raf. Suret që kanë mbi 100 ajete: 1. Et-Tewbetu; 2. Junus; 3. Hud; 4. Jusuf; 5. En-Nahl; 6. El-Isra; 7. El-Kehf; 8. Taha; 9. El-Enbija; 10. El-Mu’minun; 11. Esh-Shuara; 12. Es-Saffat. __________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”{41:33}
========================== Llukman Hakimi e këshilloi, birin e vet e tha: “Biri im, bota është det i thellë, dhe shumë njerëz mbyten në të. Anija jote le të jetë: - Frika ndaj Allahut, Timoni: - Besimi në Allahun, kurse Lopata: - Besimi i fortë në Krijuesin e gjithësisë, Allahun xh.sh..” |
|