Ramazani
Muaji Ramazan,mbreti i cdo myslimani. Pj. I
Fjala Ramadan eshte nje fjale arabe, e cila nga aspekti fetare ka disa kuptime; a)Quhet Ramazan pasi ai ka ardhur ne nje kohe shume te nxehte, b) Quhet Ramazan pasi ai eshte djeges i gjynaheve etj.
Muaji i shejte i Ramazanit eshte muaji i paqes, dashurise, miresise dhe vellazerimit. Ne kete muaj Allahu i Madheruar leshon meshiren e Tij mbi ato te cilet agjerojne kete muaj. Muaji i Ramazanit eshte muaji i namazit, muaji i leximit te Kur'anit, eshte muaji i sadakase (lemoshes).
Kush e ka per detyre agjerimin e muajit Ramazan?
Agjerimin e muajit Ramazan e kane detyrim te gjithe myslimanet i cili eshte i shendoshte menderisht dhe fizikisht dhe qe ka mbushur moshen e pjekurise dhe i cili nuk eshte udhetare.
Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe besuat!Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare ajeti 183)
Agjerimi i muajit te shejte Ramazan eshte nje nga pese shtyllat e fese islame.
Muhammedi a.s. thote: "Feja islame eshte ndertuar mbi pese shtylla; 1. Deshmia e shahadetit, 2. Falja e pese koheve te namazit, 3. Dhenja e zekatit, 4. Agjerimi i muajit Ramazan dhe 5. Berja e Haxhit per ate qe ka mundesi." ( Buhari, Muslimi etj)
Si behet nijeti per agjerimin e muajit Ramazan?
Sic e dime, ne fene islame ka shume rendesi qellimi (nijeti). Keshtu qe myslimani shperblehet sipas llojit te nijetit (qellimit) qe ka. Nijeti per agjerimin e muajit te shejte te Ramazanit behet ne fillim te muajit duke thene: "O Krijuesi im! O Allah! Po bej nijet te agjeroj muajin e shejte te Ramazanit. Me bej risk qe agjerimi im, namazi e duate e mija te jete te pranuar tek Ti." Gjithashtu nijeti behet edhe cdo dite pasi te kemi ngrene syfyrin duke thene: :"O Allah! Po bej nijet te agjeron kete dite te ketij muaj te shejte te Ramazanit. O Allah! Kerkoj mbrotje nga ngacmimet e shejtanit."
Duate pra nijeti jane te llojeve te ndryshme por mos te harrojme se nijeti eshte i domosdoshem te behet pasi Muhammedi a.s. ka thene: "Nuk i pranohet agjerimi atij,, qe nuk e ben nijet agjerimin perpara agimit." (Buhari)
Cilat jane miresit e agjerimit te Ramazanit?
Sic e kam permend edhe me larte Allahu xh.sh. thote ne Kur'ani : "...qe te behemi te devotshem." Cfare fiton myslimani nese ai behet i devotshem? Nese nje mysliman arrin te behet i devotshem me at lloj devotshmerie e cila kenaqe Allahun e Madheruar, ai hyn ne Xhennet. A ka miresi me te madhe se kjo? Gjithashtu Allahut i Madheruar thote: "agjerimi eshte me mire per ju"(el Bekare, 184) Allahu xh.sh. ka bere lehtesime per myslimanet, Ai thote: "E kush eshte i semure ose eshte ne udhetim e nuk agjeroi, atehere ai le te agjeroje me vone aq dite . E ate qe i rendon ai (agjerimi) pra (nuk mund te agjeroj), jane te obliguar per kompenzim, ushqim ditor, i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjermi eshte me i mire per ju." (el Bekare, 184) Allahu xh.sh ka dhene lehtesi. Mirepo, ne fund te ajetit kemi : "po qe se e dini, agjermimi eshte me i mire per ju" pra brenda agjerimit, Allahu i Madheruar, ka dhuruar miresi per agjeruesin, keto miresi jane te llojeve te ndryshme si, devotshemeri, largimi nga haramet, leximi i Kur'anit, dhenja e sadakas etj, e te gjitha keto jane nje miresi e vecante qe nuk eshte per ketdo por vetem per ate qe agjeron.
Nje miresi tjeter e ketij muaji eshte se Allahu ne kete muaj ka sjell librin e shejte te Kur'anit i cilu eshte "udhezues i njeriut , udherrefyes, qartesues i rruges se drejte dhe dallues i rruges se drejte nga jo e gabuar."
(el Bekare, 185)
Profeti Muhammed a.s. thote:
"Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen me zinxhire shejtanet." (Buhari, Muslim)
Falja e namazeve ne muajin e shejte te Ramazanit kane nje rendesi te vecante aq sa Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron Ramazanin me besim tek Allahu xh.sh.se Ai do ta shperblej per te do ti falen gjynahet e bera me pare. E ai qe falet naten me besim tek Allahu xh.sh dhe me shpres tek Allahu se Ai do ta shperblej per faljet, do ti falen gjynahet e bera me pare." (Buhari)
VLERAT E MUAJIT TE RAMAZANIT
Muaji i Ramazanit është muaji i madh të cilin besimtarët mezi e presin, madje kur hyn ky muaj i bekuar ia numërojnë edhe ditët se sa kanë kaluar dhe sa kanë mbetur. Kështu që para se hym në këtë muaj na obligohet që ti mësojmë disa dispozita bazë që kanë të bëjnë me këtë muaj, duke mos e anashkaluar moralin dhe sjelljen që duhet ta kemi në këtë muaj. Duke synuar që agjërimi jonë të jetë i pranuar, duhet që të dimë tepër saktë se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar për agjëruesin në këtë muaj.
Llojet e njerëzve në pritjen e muajit të Ramazanit:
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Pas disa ditëve na vjen muaji më i madh prej muajve të tjerë të vitit, muaji i bekuar i Ramazanit, muaj të cilin çdo herë besimtarët e presim me padurim. Në veçanti për këtë muaj janë të kujdesshëm njerëzit e mirë të cilët prej përpara hyrjes së këtij muaj pregatiten shpirtërisht dhe moralisht madje edhe duke i numëruar ditët deri sa të hy ky muaj i bereqetshëm. Kurse me hyrjen e këtij muaji ata sikurse ringjallen shpirtërisht, i përgëzojnë të tjerët për ardhjen e tij, ua urojnë të gjithë besimtarëve hyrjen e këtij muaji dhe vetë janë tepër të gëzuar. Njerëzit gjatë pritjes së këtij muaji janë disa llojesh:
- Ka nga njerëzit që gëzohen me tregëtinë që bejnë në këtë muaj, për shkak të fluksit të madh të klientëve besimtarë ,që blejnë për të ngrënë në këtë muaj, e si pasojë kjo u sjell atyre shumë të mira materiale, pra këta njerëz nuk i gëzohen muajit të Ramazanit porse tregtisë në të.
- Ka nga njerëzit që me hyrjen e këtij muaji janë edhe më të lirë se në muajt tjerë dhe i gëzohen kësaj kohë të lirë për ta kaluar natën duke shikuar seriale të ndryshme, duke u zbavitur me shoqërinë, duke luajtur lojra të ndryshme, duke ndëgjuar muzikë, duke ndejt natën deri në syfyr kurse të nesërmen duke u zgjuar vonë vetëm e vetëm që të kaloj sa ma pak kohë i agjërueshëm sepse shpesh për këtë lloj njerëzish agjërimi është i vështirë dhe i pavlefshëm.
- Porse ka nga njerëzit të cilët përveç që ia din vlerën këtij muaji, ata garojnë në vepra të mira, e planifikojnë kohën në mënyrë më të mirë të mundshme dhe atë për të lexuar Kuran, për të bërë dua, para iftarit dhe syfyrit, për të falë namaz natë dhe taravi, për të vizituar farefisin, duke u marë me organizime të ndryshme të cilat janë në dobi të shoqërisë ku jeton ai sikurse është organizimi i mbledhjes së zekatit, shpërndarjes së fitrave, pregatitjes së iftareve etj.
1 - Vlera e muajit të Ramazanit:
Dije vëlla i dashur se besimtari i mençur është ai i cili çdo herë Ramazanin në të cilin jeton e konsideron si të fundit, kjo na bën neve që ta presim këtë muaj seriozisht qoftë vetëm me nijet. Pasi që nëse Allahu nuk na e mundëson ta agjërojmë në gjithë muajin të na shkruhen shpërblimet edhe të agjërimit edhe të namazit vetëm pse e kemi pasur nijet të falemi dhe të agjërojmë në këtë muaj.
Për këtë muaj i Dërgauri i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit…”
Hapen dyert e kujt…o rob i Allahut përse!?
Ato janë dyert e xhenetit! Dyer të cilat kur happen nuhatet era e xhenetit sa udhëtari që kalon duke ecur dyzet vjet. Dyert e xhenetit në të cilat ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka ndëgjuar e as që mendja e njeriut mund ta ketë imagjinuar, do të happen këta dyer pas pak ditësh, kështu që pregatitu për të se ndoshta një prej banorëve të tij e ti nuk e di një gjë të tillë. Po ashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” …mbyllen dyert e xhehenemit…”. Po o robi i Allahut xhehenemi në muajin e Ramazanit mbyllet. Pos kësaj Allahu liron nga zjarri i xhehenemit njerëz çdo natë gjatë muajit të ramazanit.
Kështu që nxito që të jesh i liruar nga zjarri i xhehenemit në muajin e Ramazanit, sepse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë në hadithin e Xhibrilit (paqa e Allahut qofshin mbi të):” i shkatëruar qoftë ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mëkatet”.
Gjithashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “ Thëret një thirrës gjatë ramazanit: O kërkues i së mirës urdhëro vepro, o kërkues i të keqes ndalo (frenohu). Allahu liron nga zjarri i xhehenemit çdo natë njerëz.”
Kurse Allahu në Kuran thotë:” O ju të cilët keni besuar agjërimi u është bërë obigim juve, ashtu siç ishte për popujt para jush.” (Bekare:183) Obligim nga ana e Allahut jo për të na rënduar ose për të na e bërë agjërimin të sikletshëm por agjërimi nënkupton se ka qenë një gjë e ligjësuar edhe në popujt e mëhershme, kështu që neve jemi vetëm edhe një umet tjetër që na obligohet kjo dispozitë fetare ashtu siç ka qenë në popujt e mëhershëm vetëm që ta arim devotshëmrinë sepse Allahu në Kuran thotë:” …që të bëheni të devotshëm.” (Bekare:183) Pra nga ku shihet se ky është edhe pikësynimi bazë i agjërimit të muajit të Ramazanit.”
Andaj është vetëm Allahu Ai i Cili ndihmon në agjërim ,gjatë Ramazanit derisa të arish devotshëmrinë, ngase shejtanët në këtë muaj lidhen, për këtë arsye shpesh dëgjojmë që mëkatarët pendohen gjatë këtij muaj, gratë e zbulara mbulohen, shumë të tjerë udhëzohen, ata që deri atë ditë e kanë lënë namazin fillojnë ta falin, ata që janë treguar dorështrënguar në pasurinë e tyre e japin zekatin madje japin edhe sadaka. Madje nuk habitemi kur dëgjojmë se në këtë muaj edhe njerëz zullumqarë apo kriminel që njihen ndër njerëzit fillojnë dhe futen në xhami për namaze të ndryshme, apo për namazin e taravive apo në dhjetë ditshin e fundit duke shpresuar që natën e kadrit ta kalojnë në adhurim sa do pak.
Prandaj mendo o rob i Allahut pse ndodh kjo pikërisht në këtë muaj?! E gjitha kjo për shkak mëshirës së madhe që zbret Allahu në këtë muaj dhe për shkak të mospasjes akces të shejtanëve ndaj njerëzve, pasi që ata në këtë muaj lidhen siç na tregohet për këtë në hadithin e saktë. Mos haro vëlla i dashur kërcënimin që përmban hadithi i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” i shkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë ai i cili e arin muajin e Ramazanit dhe nuk i falën mëkatet.” Kurse për të na u falur mëkatet e dim se çduhet bërë, pasi edhe për këtë na tregon hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë:” Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut do ti fallen mëkatet e kaluara.” Pra ky është muaji i zbritjes së mëshirave, muaji i faljes, thjesht thënë muaji i shanseve të mëdha me pak mund dhe sakrificë.
Në këtë muaj nuk kanë të mbaruar mirësite dhe begatitë e Allahut apo lehtësimet që ai i ka bërë për robërit e tij të dobët dhe neglizhent, pra fjala është për natën e kadrit. Natë që siç dihet vlën më shumë se 1000 muaj. Prandaj vëlla përkujto nëse je nga ata që nuk dallohen me adhurim apo me përkushtim në këtë muaj qoftë në namaze nafile, në namazin e natës, në sadaka apo në leximin e Kuranit famëlarte atëherë shiko e mos u bëj neglizhent edhe në dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, sepse në njërën prej tyre fshihet kjo natë e cila është privilegj vetëm i këtij ummeti, pra i ummetit më të privilegjuar në shumë aspekte. Fillimisht ta ndëgjojme se si ka folur Allahu për këtë natë të madhe, thotë ai në suren e cila e mban dhe emrin e kësaj nate madhështore:” Çfarë është nata e Kadrit? Ku e din ti se çfarë është nata e Kadrit? Nata e kadrit është natë më e vlefshme se një mijë muaj. Gjatë kësaj nate zbresin melekët dhe shpirti besnik (Xhibrili) me lejen e Zotit tënd për çdo çështje. Paqë për ta (njerëzit) derisa të del agimi.”(Kadr:1-5) Kurse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ai i cili falet natën e Kadrit me besim dhe bindje në shpërblimin e Allahut do ti falen mëkatet e kaluara.” Tani ajo që të mbetet ty o vëlla i dashur është që mos të të shpëtoj nga duart kjo natë e madhe, pasi që nëse gjatë muajit e sheh dhe e ndjen veten se nuk ke qenë nga ata që kanë punuar mjaftueshëm për t’ju falur mëkatet atëherë kjo është rasti i fundit dhe rasti më i mirë për ta mbyllur këtë muaji në një mënyrë sa më të mirë, vetëm mendoje o vëlla i dashur mundi i një nate do të shkruhet se je falur dhe lutur për çdo natë, për 83 vjet e më shumë radhazi, prandaj ndalu dhe mendo se ai ia vlen apo jo?!
2 - A e din se çfarë është agjërimi?
Agjërim nuk do të thotë abstenim nga ngrënia, pirja dhe marëdhëniet intime, mirëpo është vepra më të cilën kënaqen të devotshmit, muaji i cili nxit pastrimin e përgjithshëm të robërve besimtarë nga çdo gjë e keqe dhe jo e mirë , si në aspektin shëndetësorë, shpirtërorë po edhe të moral dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të kënaqur Allahun, pasi që në islam siç dihet çdo vepër sa do e vogël qoftë ajo është e lidhur me Të, pra çdo herë duke shpresuar shpërblimin nga ana e Tij. Prandaj vëlla i dashur pyete veten se për kë e ke lënë ushqimin, pirjen dhe epshin tënd? Thotë Allahu në hadithin kudsi:” Çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është i imi.” Medito vëlla se kush të ka urdhëruar të agjërosh dhe mendo se kjo qenka diçka e veçantë nga adhurimet tjera pasi që i Lartmadhëruari shpërblen për të në mënyrë speciale, e kjo pa dyshim se ky shpërblim duhet të jetë diçka shumë më i veçantë se shpërblimet e veprave tjera.
Kush të ndalon të hash kur je i vetmuar, askush nuk të sheh! Por këtë besimtari këtë e bën nga frikërespekti ndaj Allahut, nga ndenja e mbikqyerjes së vazhdueshme nga ana e Allahut, prandaj dhe në hadith ka ardhur:”…përveç agjërimit, Ai është i imi e Unë për të shpërblej.” pra ashtu sikurse robi edhe në fshehtësi ruhet dhe nuk e tradhëton agjërimin , ashtu edhe shpërblimi për të është sekret midis Allahut dhe robit të Tij.
A mund ta di agjëruesi se çfarë shpërblimi ka pregatitur Allahu për të? Kur të hyn besimtarët në xhenet, agjëruesit prej tyre do të kenë të hapur edhe një derë më shumë , pra një hyrje të veçantë e cila quhet Rejan. E siç dihet nga kjo derë nuk mund të hy kush pos asgjëruesve, pasi që ata duruan në vape, të etur e të uritur e përbajtën veten nga epshet e këtë vetëm pse Allahu ua kishte obliguar, e shpërblimi i atyre që hyn në këtë derë pa dyshim se është i veçantë, thotë Allahu për durimtarët:” Me të vërtetë durimtarët shpërblehen pa llogari.”(Zumer:10)
Gjatë muajit të Ramazanit ka zbritur Kurani nga Lehfi-Mahfudh (libër në të cilin është shkruar çdo gjë që do të ndodh prej krimijit të parë që ka krijuar Allahu e deri në ditën e gjykimit) në qiellin e kësaj bote, e më pas ka zbritur në tokë për 23 vite radhazi sipas nevojës, pra gjatë periudhës kur i Dërgauri i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte pejgamber, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë nga e kota.”(Bekare:185)
3 - Leximi i Kuranit tek të parët tanë të mirë – selefi:
Imam Shafi – Allahu e mëshiroftë, gjatë muajit të Ramazanit është transmetuar se ka bërë 60 hatme Kurani, pra një hatme gjatë ditës e një gjatë natës! Po mund të thuash se suneti është në 3 ditë një hatme, por … dikush e ka ditur se ky muaj është shumë më ndryshe nga njëmbëdhjetë muajt tjerë, pra muaj i veçantë prandaj dhe qasja e tyre ndaj Kuranit në këtë muaj ka qenë i tillë, hatme pas hatme.
Imam Maliku - Allahu e mëshiroftë, imami i Darul-Hixhres (Medines) gjatë muajit të Ramazanit i lente librat e dijes dhe veçohej duke lexuar librin e Allahut kurse ligjeratat në këtë muaj i kishte të gjitha për vlerat e këtij muaji mëdhështorë.
Medito vëlla se si ta parët tonë të mirë – selefët pra kanë jetuar në këtë muaj, pra e vetmja gjë që njihnin ishte Kurani. Dihet se udhqimi i ulemave të mëdhej ka qenë dija gjatë 24 orëve 7 ditë, pa pushim, rastet se si ata e kanë kërkuar atë, e kanë vlerësuar atë, kanë sakrifikuar për të, janë krejt këta që të lënë për të dëshiruar e të mahnisin, POR në muajin e Ramazanit kjo DIJE është lënë anash e është marrë Kurani për tu lexuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Prandaj vëlla dhe ti motër eja tu përngjasojmë dijetarëve në këtë muaj, pra e kem pak më të lehtë , ta shfletojmë Kuranin vazhdimisht duke e lexuar, të meditojmë rreth tij, të falemi natën me të, të mësojmë përmendësh nga ai sa më shumë, ti mësojmë të paktën dispozitat bazë të tij me të cilat biem ndesh çdo ditë, javë apo vit, si abdesti, namazi, agjërimi, zekati, xhumaja etj.
4 - Pranimi i lutjeve gjatë muajit të Ramazanit:
Dije se për agjëruesin ka lutje e cila nuk i kthehet prapa…vallë a e din se cila lutje?
Disa nga dijetarët kanë thënë se ajo është para iftarit. Kështu që përgatitu vëlla i dashur para se të thirrë ezani i akshamit, ndaje një kohë për lutje, kthehu nga kibleja ngrej duart në qiell dhe si fillim kërko nga Zoti yt Bujar të ta pranoj agjërimin tënd, më pas kërko dhe kërko… se nevojat tua nuk mbarojnë, o më i varfëri i të varfërve kërko që Allahu të të shpëtoj nga zjarri i xhehenemit, të ti fal mëkatet, të të ruaj nga dënimi i varrit, të të ruaj nga përfundimi i keq…pasi që pranimi i lutjeve në këtë kohë është e garantuar, për këtë dëshmon fjala e Allahut në Kuran:” E kur robërit e mij të më luten mua, unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.” (Bekare:186) Medito o rob i Allahut se ky muaj është pikërisht muaj i faljes dhe mëshirës, prandaj mos e humbë këtë shansë që mund mos të përsëritet më në jetën tënde!
5 - Muaji i ramazanit, muaji i largimit nga mëkatet:
A thua vallë është e arsyeshme që edhe gjatë këtij muaji të vazhdohet në mëkate ndaj Allahut?
A thua vallë si mund të jetë puna me ata të cilët e kanë kaluar kohën e lirë duke shikuar televizor, duke dëgjuar muzikë, kanë biseduar gjëra të pa vlera, kanë qenë neglizhent ndaj namazit, kanë ngrënë kamatë, kanë vrapuar pas gravë që i kanë të ndaluara, të gjitha këto para muajit të Ramazanit dhe mendojnë të vazhdojnë edhe në këtë muaj në këtë mënyrë pa ndryshuar aspak!?
Vëlla i dashur dhe motër e dashur pa dyshim se ky muaj është rasti më i mirë për tu distancuar ti dhe për ti nxit që edhe tjerët të largohen nga këto vepra njëherë e përgjithmonë, të bëjmë një pendim të sinqertë dhe të thellë, të mendojmë se pas kësaj na pret vetëm se takimi me të Lartësuarin, të Cilit duhet ti japim llogari për gjithë të mirat që i kemi shfrytëzuar dhe atë pak “borxh” që na e ka obliguar a e kemi “paguar” pra a i këmi kryer.
Pra a nuk është koha që krahas agjërimit që pothuaj shumica e njerëzve e kryjne por e shoqërojnë me mëkate nga më të ndryshmet, ti lëmë këto mëkate por përkundrazi të bëjmë vepra më te cilat do të dalim fitimtarë? Ti e din mirë se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin i cili shoqërohet me fjalë të rrejshme dhe me veprat sipas këtyre fjalëve.
Pra medito se a del fitues apo humbës nëse ti e len ngrënien, pirjen dhe kënaqësitë bashkshortore por nga ana tjetër zhytesh në biseda boshe, bartje fjalësh, përgojime, shikim në të ndaluarën, je neglizhent ndaj namazit, nuk ndahesh nga muzika e kështu me radhë? Besoj se përfundimin e di prandaj lute Allahun për të të ndihmuar kurse vet sakrifikohu që të bësh ndryshime të sinqerta që ato të ta sjellin udhëzimin dhe qëndrueshmërinë në fene e Allahut deri në vdekje.
6 - Argumenentet e obligueshmërisë së agjërimit të muajit të agjërimin dhe kushtet e agjërimit:
Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pas të cilit nuk ka më profet e as shpallje pas tij.
Në vijim:
Të nderuar vëllezër dhe motra! Agjërimi është obligim – vaxhib duke u argumentuar me:
1. Kuran, thotë Allahu në librin e Tij:” Ju është bërë obligim agjërimi juve ashtu siç ishte obligim për popujt para jush.” (Bekare 183)
2. Sunet, thotë i Dërguari i Allahut - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimin i ramazanit dhe shkuarja në haxh kush ka mundësi.”
3. Koncenzusi – ixhmaja e dijetarëve të islamit – të gjithë dijetarët e islamit janë të pajtimit për obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit
Madje dijetarët e islamit kanë thënë se agjërimi i muajit të ramazanit është obligim për:
a) Çdo besimtarë – pra për jobesimtarin nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit por do të jep llogari për të.
b) Çdo besimtarë të mençur – pra nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit për ata që janë të çmendur, gjithashtu edhe për ata të cilat kanë sëmundje mendore që e humbin vetveten për një kohë dhe nuk janë të vetëdishëm se çfarë kanë bërë në atë kohë, për ata që janë të shtyrë në moshë dhe nuk dinë gjë, pra për pleqërinë e thellë, madje për këta nuk ka nevojë as te jepet fidje – pra të ushqehet një i varfër çdo ditë apo edhe të agjërohet për ta, pasi që për këto grupe njerëzish nuk shkruan lapsi ose thënë ndryshe nuk meren në llogari për këtë periudhë kohore.
c) Çdo fëmij i cili ka hy në moshën e pubertetit – pra nuk është obligim për ata të cilët nuk e kanë aritur këtë moshë, mirëpo është e preferushme që të ushtrohen kohë pas kohe prej në fëmijëri ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre. Siç dihet ata i kanë përgatitur fëmijët e tyre me agjërim që të adaptohen me të duke i shpërqendruar kur ankoheshin nga uria me lojra apo gjësende të tjera derisa vinte koha e iftarit.
d) Çdo besimtarë i shëndetshëm – pra nuk është obligim agjërimi për të sëmurët, për ata të cilët pritet që të shërohen, i kompenzon ditët e pa agjëruara pas shërimit, kurse për ata të sëmurë që nuk pritet që të shërohen ata obligohen që të ushqejnë çdo ditë nga një të varfër.
e) Çdo besimtarë i vendit – pra nuk është obligim agjërimi për ata të cilët janë mysafir dhe udhëtarë, pasi që Allahu thotë në Kuran:” E ai i cili është i sëmurë nga ju apo është në udhëtim le të agjëroj ditë të tjera (kur të shërohet ose kur të jetë vendali).” (Bekare:184)
7 - Çfarë e prish agjërimin?
Robër të Allahut dijeni se nuk e prish agjërimin pos asaj që e ka sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:
1. Ngrënia dhe pirja – ka thënë Allahu në Kuran:” Hani dhe pini derisa të bëhet i qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim.” (Bekare:187)
Por duhet dalluar se kur njeriu han dhe pin me vetëdije agjërimi i tij është prishur pa dyshim por kur njeriu hanë ose pin nga haresa kjo nuk e prish atë. Duhet dalluar gjithashtu edhe rastet kur njeriu sëmuret dhe detyrohet ta prish agjërimin apo kur atij i imponohet prishja e agjërimit nga dikush me dhunë.
2. Mardhëniet intime – thotë Allahu në Kuran:” Natën e ajgërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” pra marëdhëniet intime e prishin agjërimin edhe nëse gjatë tyre bashkshortët nuk ejakulojnë. Pra marëdhënie quhen edhe vetëm penetrimi i kokës së organit të mashkullit në organin e femrës, që do të thotë se largimi edhe nga paraloja për ato që nuk mund të përmbajnë veten do të ishte obligim në këto raste. Sepse prishja e agjërimit me vetëdije në këtë mënyrë është mëkatë i madh dhe ka dëmshpërblim – kefaret, e ai është agjërimi i 60 ditëve rrjesht.
3. Vjellja me qëllim – dhe kjo pa marë parasysh a përdoren gishtat si stimulues gjatë vjelljes, apo edhe me nuhatjen e diçkaje të keqe, me shtypjen e barkut apo edhe me mjete tjera, por vetëm që vjellja të jetë e qëllimshme. Prandaj nëse kjo ndodh pa arsye personi i nënshtrohet dëmshpërblimit i cili siç dihet është agjërimi i një ditë.
Kurse ata që vjellin si pasojë e sëmundjes apo ndonjë çrregullimi të stomakut nuk u prishet agjërimi, pra agjërimi i tyre është në rregull dhe për këtë është argument hadithi i të Dërguarit të Allahut - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Kujt i vjen të vjell për të nuk ka kompensin, ndërsa ai i cili vjell me qëllim ai duhet ta kompensoj.”
4. Dalja e spermës – pra dalja e saj me epsh e prish agjërimin, pra kur kjo bëhet me dëshirë pa marë parasysh a bëhet me dorën e tij apo të gruas së tij apo edhe më ndonjë mjet tjetër, agjërimi prishet. Por nëse kjo ndodh në këtë mënyrë, në dallim nga marëdhëniet intime edhe nëse bënet me vetëdije kjo nuk e detyron personin që të agjëroj 60 ditë, pra nuk ka dëmshpërblim për këtë, por duhet vetëm ta kompensoj këtë ditë që e ka prishur me një ditë tjetër.
Kurse në rastet kur personit i del sperma gjatë gjumit apo qoftë edhe nga ndonjë sëmundje kjo nuk e prish agjërimin, pasi që prishja në këtë aspekt quhet ajo e daljes së saj me epsh, pra me vetëdije.
5. Hixhameja – nxjerrja e gjakut nga trupi
Edhe pse ka kundërthënie në lidhje më hixhamen, pjesa e cila mendon se e prish janë argumentuar me hadithin e të Dërguarit të Allahut - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” E ka prishur agjërimin ai i cili ka bërë hixhame dhe ai tek i cili është bërë hixhameja.” Edhe pse këtë hadith më pas e ka abroguar hadith tjetër sipas një pjesë të dijetarëve dhe e kanë konsideruar si jo të saktë pjesa tjetër e atyre që thuan se nuk e prish agjërimin hixhemeja, me e mira është që gjatë agjërimit të mos bëhet hixhameja, pasi që ajo shpesh ndikon edhe në gjendjen shëndetsore të atij që e bën hixhamen, e si pasojë ai më vonë mund edhe ta prish nga pamundësia për ta vazhduar agjërimin deri në fund të ditës.
8 - Gjërat që nuk e prishin agjërimin:
Gjërat për të cilat njerëzit madje i din edhe si prishës të agjërimit porse ato nuk e prishin janë:
1. Gëlltitja e pështymës – pra gëlltitja e saj nuk e prish agjërimin, përpos nëse e nxjerr këlbazën nga goja më e mira është që ta pështy atë e jo ta gëlltit.
2. Misfaku-druri me të cilin pastrohen dhëmbët – hadithi i cili transmetohet për misfakun “Përdoreni misfakun në mëngjes e mos e përdorni në mbrëmje.” Nuk është i saktë, prandaj themi se përdorimi i misfakut është i preferueshëm të përdoret qoftë në mëngjes qoftë në mbrëmje. Ndërsa misfaku i cili ka shije të limonit, të nanes apo diç të ngjajshme, nuk duhet përdorur gjatë agjëirimit pasi që përmbajnë elemente shtesë mbi shijen e misfakut, kështu që nuk lejohet të përdoren lloje të tilla të misfaqeve gjatë agjërimit.
3. Gusli apo larja e trupit – kushdo që lahet gjatë agjërimit në Ramazan nuk e prish agjërimin.
4. Ai i cili zgjohet xhunub – qoftë ai i cili kryen marëdhënie gjatë natës e më pas zgjohet pas imsakut apo hyn koha për të agjëruar e ku është akoma xhunub, qoftë ai i cili zgjohet xhunub si pasojë e ëndërave qoftë edhe pas hyrjes së kohës së imsakut, pra kohës së agjërimit, të dy detyrohen vetëm të marrin gusël dhe agjërimi i tyrë është në rregull.
5. Vënia e kënës dhe rimelit (tek gratë) – këto nuk e prishin agjërimin qoftë edhe zbukurime tjera që mund të vendosen.
6. Pikat (medikamentet) në sy dhe në vesh nuk e prishin agjërimin.
7. Gjatë abestit nëse nuk teprohet me ujin gjatë futjes në gojë dhe në hundë, pra mos kaloj poshtë ose të gëlltitet.
8. Injeksionet joushqyese – jo çfarë do lloj injeksioni e prish agjërimin, të gjithë ata injeksione që nuk kanë karakter ushqyes nuk e prishin agjërimin, përveç atyre që e zëvendësojnë ngrënien dhe pirjen.
E lusim Allahun që të na jap dije të dobishme mbi gjithë ato dispozita që e kemi obligim mësimin e tyre, siç janë abdesti, namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. vetëm e vetëm që në çdo vend ku ne jetojmë të reflektojme pozitivisht në këtë aspekt, të jemi nga ata që ua mësojmë edhe të tjerëve këto gjëra, pasi që sot umeti ynë vuan shumë nga sëmundja e pa dijes, madje edhe në dispozitat bazë të fesë tonë. E pa dyshim se Allahu është Ndihmëtari ynë më i mirë.
9 - Dispozita e paraprirjes së muajit të Ramazanit me agjërim dhe bërja e nijetit gjatë natës:
Vëllezër dhe motra të nderuara i Dërguari i Allahut - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të, ka thënë:” Mos e paraprini muajin e ramazanit me agjërim një apo dy ditë përpara tij, përpos atyre që kanë agjëruar vazhdimisht.” Prandaj të kemi kujdes që mos agjërojmë në ditën e fundit të muajit Shaban, duke menduar se më sigurt është të agjërohet një ditë përpara se mos ajo ditë është dita e parë e muajit të Ramazanit pasi që edhe për këtë ka thënë vetë i Dërguari i Allahut - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Ai i cili e agjëron ditën e dyshimtë (dita e cila dyshohet a është e Ramazanit apo jo) e ka kundërshtuar ebul Kasimin (kunja e profetit s.a.v.s.) përpos dikujt i cili ka agjëruar vazhdimisht.”
Po ashtu besimtari duhet ta bën nijetin gjatë natës para imsakut (hyrjes se kohës së agjërimit) edhe atë qysh në natën e parë të Ramazanit, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk a e ka bërë nijetin për agjërim para imsakut. Andaj kushdo që e bën nijetin për të agjëruar pas imsakut ky person nuk ka agjërim dhe nuk i llogaritet ajo ditë se e ka agjëruar, përpos nëse e ka agjërimin nafile, pasi që gjatë nafileve ka të drejt ta bën nijetin deri para namazit të drekës.
E lusim Allahun ti furnizoj muslimanët me dije të dobishme, ti udhëzoj në fenë e vërtetë dhe ti bëj pasues të rrugës së Muhamedit - paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Mendoni sikur ekzistojnë tre shkallë agjërimi: agjërim i zakonshëm, agjërim i veçantë dhe agjërim tejet i veçantë.
1. Agjërim i zakonshëm, do të thotë largim nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet seksuale.
2. Agjërim i veçantë, do të thotë ruajtja e veshëve, syve, gjuhës, duarve dhe këmbëve si dhe gjithë pjesëve të tjera, larg prej mëkatit.
3. Agjërimi tejet i veçantë, do të thotë agjërim i zemrës prej shqetësimeve të pavlera dhe mendimeve tokësore, në mospërfillje të plotë ndaj çdo gjëje, përveç Allahut më të Lartit.
Agjërimi tejet i veçantë shfuqizohet, kur mendohet për interesa të tjerë dhe jo për kënaqjen e Allahut të Lartësuar. [Kjo do të thotë, se kur dikush ka parasysh interesat e dikujt tjetër përveç Allahun të Lartësuar, atëherë ai e humbet shkallën e agjërimit tejet të veçantë, i cili është shkalla më e lartë e agjërimit]
Profeti (a.s), pararendësit e drejtë (selefët) dhe njerëzit më afër Allahut të Plotfuqishëm kanë kryer agjërim tejet të veçantë.
Agjërimi është një shkallë që kërkon, ushtrim maksimal si dhe përqendrim tek asgjë tjetër përveç Allahut të Gjithëfuqishëm, duke ndjekur, zemrën dhe shpirtin, e cila është ajo çka nënkuptohet në fjalët e Allahut më të Lartit: “Ata (mohuesit) nuk e njohën Allahun sa duhet kur thanë; "Allahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezantoni, kurse shumicën e fshihni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) Allahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre”. (Kuran 6:91)
Për sa i përket agjërimit të veçantë, është ai lloj agjërimi që kryejnë njerëzit e drejtë. Për kryerjen e tij, kërkohen gjashtë hapa.
Së pari: ulja e shikimit dhe mos vështrimi me epsh tek gjinia tjetër, pasi kjo e huton njeriun prej përkujtimit të Allahut më të Lartit. Profeti (a.s). ka thënë: “Një vështrim me epsh tek gjinia tjetër është si një shigjetë me helm prej shigjetës së djallit. Kështu, ai që e shmang atë, duke iu frikësuar Allahut të Plotfuqishëm, Allahu i Lartësuar do t’i sigurojë atij besim të atillë, ëmbëlsinë e të cilës e ndjen në zemrën e tij”.
Së dyti:, ruajtja e gjuhës prej gjepurave, gënjeshtrës, mashtrimit, gjërave të turpshme, etj. Mos shqiptimi i asgjëje të panevojshme, por duke vazhduar vetëm me përmendjen e Allahun të Lartësuar (dhikr) dhe këndim Kurani. Ky është agjërim i gjuhës. Profeti (a.s). ka thënë: “Agjërimi është një mburojë (nga veprat e këqija). Në këtë mënyrë personi që agjëron duhet të shmangi marrëdhëniet seksuale me gruan e tij dhe nuk duhet të sillet në mënyrë idiote dhe të pakujdesshme, edhe nëse dikush e lufton apo abuzon me të, ai duhet t’i thotë atij dy herë, “unë jam agjërueshëm.”
Bishr ibn Harith, një prej të parëve të drejtë, e cituar nga Sufjani, po ashtu edhe ky një pararendës i drejtë, duke thënë: “Përgojimi e prish agjërimin”.
Po ashtu transmetohet se Muxhahid, dijetar i njohur prej të parëve, ka thënë: “Dy gjëra e prishin agjërimin: përgojimi dhe gënjeshtra”.
Së treti:, mbyllja e veshëve, ndaj çdo gjëje të qortueshme, pasi gjithçka që është e qortueshme për tu thënë është po ashtu e qortueshme për ta dëgjuar.
Në përshkrimin e hebrenjve të këqinj, Allahu i Madhërishëm e ka barazuar të dëgjuarit e të pavërtetës, si të kërkuar dobi tek e ndaluara. Ai i Lartësuari thotë: “Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin)...” (Kuran 5:42)
I Larti gjithashtu thotë: “E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare)”. (Kuran 5:63)
Në këtë mënyrë, ai që dëgjon të folurit e keq është njësoj si ai që e shqipton atë; të dyja veprat janë të qortueshme. Allahu i Lartësuar thotë: “Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehenem.” (Kuran 4:140)
Së katërti:, ruajtja e gjithë gjymtyrëve dhe organeve larg prej asaj që është e qortueshme si dhe shmangien totale të çeljes së agjërimit me ushqim të ndaluar. Ai i cili e çel agjërimin me ushqim të ndaluar është njësoj si të ndërtosh një pallat dhe pastaj ta shkatërrosh të tërë zonën, (ku është ndërtuar pallati). Bërja e gjërave të paligjshme rrënon veprat e mira.
Profeti (a.s) ka thënë: “Ka shumë prej agjëruesve të cilët nuk përfitojnë asgjë prej agjërimit, përveç urisë dhe etjes”. Ekzistojnë tre pikëpamje në lidhje me shpjegimin se çfarë i referohet ky hadith. Thuhet se ky hadith i referohet atyre, që e çelin agjërimin me ushqim të ndaluar. Po ashtu thuhet se tregon për ata që largohen prej ushqimit të lejuar gjatë ditës me agjërim, ndërkohë që e shfuqizojnë atë me ngrënien e mishit të shokëve të tyre myslimanë, përmes shpifjeve ndaj tyre. Gjithashtu thuhet se ka lidhje me ata që në përgjithësi nuk i ruajnë organet, prej mëkatit.
Së pesti, shmangie nga mbingopja me çeljen e aiftarit. Allahu i Madhërishmi e urren teprimin në ngrënie, edhe nëse ushqimi është i lejuar. Si mund të përmbushet qëllimi i agjërimit, d.mth. stërvitja e vetes për të mposhtur joshjet dhe dëshirat bazë të mishit, ndërkohë që e çelim agjërimin me ngrënien të tepruar, duke e zëvendësuar gjithë përmbajtjen e ditës? Për më tepër, shumë njerëz janë mësuar të hanë gjatë muajit të Ramazanit, një sasi ushqimi që është e barabartë me atë çka mund të hanë për disa muaj së bashku.
Qëllimi i agjërimit është arritja e devocionit përmes stërvitjes së vetes për t’i rezistuar joshjeve dhe dëshirave kryesore. Nëse largohemi nga ngrënia gjatë gjithë ditës dhe me çeljen e iftarit vrapojmë çmendurisht për tek ushqimi, ndikimi i urgjent i dëshirave do të rritet, si rrjedhim shkatërron synimin e agjërimit.
Synimi kryesor i agjërimit është dobësimi i ndikimit të dëshirave, të cilat djalli i përdor për të joshur njeriun për të bërë të këqija. Mjetet e drejtpërdrejta që ndihmojnë në arritjen e objektivit të tillë është ngrënia e ushqimit të pakët me çeljen e iftarit, apo e thënë ndryshe të ngrënit e sasisë që jemi mësuar të hamë zakonisht për darkë, kur nuk agjërojmë.
Gjithashtu është një prej kërkesave të veçanta të agjërimit, që të mos flihet shumë gjatë ditës kur agjërojmë, kështu që të ndihet uria dhe etja, si dhe të provohet dobësimi i ndikimit të dëshirave. Kur hasim kërkesa të tilla, atëherë do të jemi të pajisur me ndjenja të tilla shpirtërore që e bëjnë të lehtë, ndjen e më tepër të veprave të adhurimit dhe dhikrit gjatë natës. Ndoshta të vepruarit në këtë mënyrë, e mban larg shejtanin dhe Allahu i Plotfuqishmi deklaron pjesën e të padukshmes. Kjo ndodh në natën e Lejletul Kadrit (Natës së Fuqisë), për të cilën Allahu thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit .E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj”! (Kuran, 97:1-3)
Një privilegj i tillë mund të arrihet pas kontrollit të mposhtjes së oreksit për ushqim si dhe rezistimit të të gjitha dëshirave bazë, duke i kushtuar vëmendje vetëm asaj që e kënaq Allahun e Madhërishëm. Çelësi për të arritur gjithë këtë është shmangia e ngrënies së tepruar.
Së gjashti:, pas çeljes së iftarit duhet të shqetësohemi, nëse Allahu i Plotfuqishëm na e ka pranuar apo jo agjërimin. Duhet të shqetësohemi nëse Allahu do të na shpërblejë për agjërimin e sinqertë dhe kështu do të na tërheqë më afër Tij, apo do të na e përshkruajë agjërimin si të kotë dhe si rrjedhim largim prej vetes së Tij të Lartësuar. Kështu duhet të jetë rasti i besimtarëve pas kryerjes së ndonjë vepre adhurimi.
Transmetohet se një herë Hasan El Basri, një dijetar i njohur i devotshëm, i ra rruga të takonte një grup njerëzish gjatë Ramazanit që po qeshnin dhe po e kalonin kohën me zbavitje. Duke i parë ata në një gjendje të tillë, ai ka thënë: “Allahu i Lartësuari e bëri muajin e Ramazanit një lëmë veprimi për krijesa e Tij në mënyrë që ato të konkurrojnë mes njëri-tjetrit sinqerisht në adhurimin e Zotit të Plotfuqishëm. Një grup duke vepruar kështu do të fitojë kënaqësinë e Allahut, ndërsa shumë të tjerë që i largohen kësaj do të humbasin kënaqësinë e Tij. Në të vërtetë, unë çuditem me ata që e marrin lehtësisht dhe e kënaqin veten në një kohë, në të cilën njerëzit supozohet të jenë ose fitimtarë ose humbësa në vëzhgimin e Allahut të Plotfuqishëm”.
Ebu Derda (r.a) ka thënë, se një vepër adhurimi e kryer nga i devotshmi dhe personat e devotshëm është shumë herë më e mirë se një stivë me vepra të kryera nga personat që ekspozohen.
Disa dijetarë do t`i përshkruanin njerëzit që nuk përmbushin kërkesat e sinqerta të agjërimit si : “Sa të shumtë janë ata që agjërojnë, por që ende nuk janë duke agjëruar”.
THESARI I RAMAZANIT
----------------------------------
Hurma e fundit
Muaji i begatë i ramadanit jehoi kudo,por fatkeqësisht sapo dilja nga dera e shtëpisë apo e xhamisë shihja shum njerëz duke ngrënë e pirë,pse vallë këta njerëz veprojnë kështu?nuk jan infomuar apo nuk u është treguar për vlerat që ky muaj ka apo është në pyetje akideja besimi,që është deformuar në breza apo nuk është mbjellur si duhet.Muaji i begatë i ramadanit jehoi kudo,por fatkeqësisht sapo dilja nga dera e shtëpisë apo e xhamisë shihja shum njerëz duke ngrënë e pirë,pse vallë këta njerëz veprojnë kështu?nuk jan infomuar apo nuk u është treguar për vlerat që ky muaj ka apo është në pyetje akideja besimi,që është deformuar në breza apo nuk është mbjellur si duhet.
Iftari i parë më kujtoi hadithin e pejgamberit a.s : Agjëruesi ka dy gëzime,një kur bën iftar dhe tjetri kur do ta takojë Allahun e Madhërishëm.(Buhariu&Muslimi).
Disa injorantë më cituan një barcoletë-fore se ramazani na paska 3-ditë se shurdhani se ka dëgjuar për 30-ditë një gojdhenë popullore që injorantët e duan sepse përtojnë të agjërojnë ose e nënvlersojnë këtë obligim hyjnorë.
Për tu mbyllur gojën u tregova ajetin Kuranorë : Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.(Kuran El-Bekare 185) Pra është një muaj i plotë jo tre ditë i thashë pse bën blasfemi dhe tallesh zotëri me fjalën e Krijuesin tënd dhe timin dhe të tër universit.
Pse hurma e fundit,a ke menduar vëlla,motër,i ri e re,njeri në përgjithsi se sot mund të jetë hurma e fundit dhe iftari i fundit për ty.Nëse agjërimi yt ska qënë i sinqertë për Allah por për të rënë në sy të njerzve,kur të ringjallesh ,gjymtyrët e tua do thonë agjëroi robi për Allahun,apo agjëroi për robin dhe gënjeu veten.
Ka thënë pejgamberi a.s: Ruane veten nga zjarri i xhehenemit(Ferrit),qoftë dhe me një kokërr hurme.Andaj sa prej jush keni dhënë iftar një studenti,një jetimi,një fukaraje,kojshiut apo farefisit.Dihet se hurma është sunet të hahet në iftarë,Ka thënë pejgamberi a.s : Kush ka hurme, le të bëjë iftar me to, ndërsa kush nuk ka, le të bëjë iftar me ujë. Vërtet uji është i pastër.Më kujtohet kur isha student bashk me ca studentë të tjerë të largët jetonim në kushte të vështira agjëronim pa u lodhur edhe pse shpesh ngelnim pa ushqimet elementare ishim në qendërt të qytetit dhe kishte plot musliman,dhe asnjëherë dikush nuk na solli një kokërr hurme e jo më të na jap një iftarë apo të na ftojë në iftarë,subhanallah kjo ngurtësi e zemrës dhe koprraci.
Hajdeger thoshte : Sikur njeriu ta dinte që do vdiste nesër sdo linte copën e mishit që ka në frigorifer po do e hante.Kojshi i nderuar që jeton mes lluksit ushqe të varfërin ushqe jetimin ushqe taleben në udhën e diturisë thuaj largë koprracisë.
Andaj motër,vëlla,bëhu i mirë dhe bamirës se Allahu të don : "Ska dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve" (El-A,rafë : 56).Koprraci nuk do shef kurr ditën e tijë,Allahu nuk i don koprracët dorshtrënguar: “Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni”. (Ali Imran, 180)Në gjeneratat e mëhershme në viset tona kur varfëria ka qënë më e madhe njerzit ndanin bukën e misrit-kallamoqit dhe i jepnin gjysmën kojshiut,ashtu si veproi Muhamedi a.s me kojshiun e ti Jehud e ndau gjysmën e gjellës ia dërgoi se pa që oxhaku i shtëpis tij kishte kohë pa nxjerrur tym pa gatuar.Shikoni pra bujarinë e Resulullahit a.s me një të besimit tjëtër e most ë flasim të jetë musliman vëlla i yni në fen islame.Vëlla mendoje se ramazani nuk është thjeshtë të agjërosh por dhe për vëllanë tënd të mendosh,të kujtosh njerzit në luftra dhe uri,të mendosh që ka shtresa në skamje-varfëri.
U tmerrova në një rast kur vizitova një familje në zonat e thella malore që jetonte në një kuadrat stallë katër metër katrorë rreth tetë vetë në kushte të mjerueshme që nuk kishin as bukën e gojës,thash me vete unë musliman dhe spaskam ditur që kojshiu im i largët jeton pa buk,por varfëri e madhe është kur robit Allahu i jep pasuri por e len ti kalbet në banka dhe të bëhet armiku i tij më i madh ditën e gjykimit : Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës). Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!(Kuran Tekathur-1-3)
Pra gjith ajo pasuri e grumbulluar do shkrihet në bankat e masonëve,dhe do shkoj për aramatim diku larg kundër muslimanëve,ose për bizneset e kazinove,në vend se ato para të shkojnë për ndërtimin e një xhamia,hapjen e një shkolle të re për muslimanët,apo për shkollimin dhe edukimin e një studenti apo botimin e një vepre-libri islam që jeton në shekuj,sepse shkrimi mbete dhe jeton në shekuj si burim.Mu kujtua një musliman që sjellte në xhami hurma çdo iftarë ,kur vdiq nuk mori asgjë me vete por ndoshta ato hurma që ne i shijonim me ëndje do bëhen shkak ta shpëtojnë nga zjarri dhe të hyj në xhenet që ka ushqyer agjëruesit e xhamisë me hurma për hir të Allahut të madhërishëm. Është transmetuar nga Enes ibn Malik (radijallahu anhu), se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, bënte iftar para namazit (të akshamit) me disa hurma të freskëta, por nëse nuk kishte hurma të freskëta, ai merrte hurma të thata, e, nëse nuk kishte hurma të thata, i pinte disa gllënjka ujë. [Ebu Davudi, 13/2349]
Sahabiu Aliu r.a njëherë ishte përballë disa përsonave ata filluan të hanin hurma dhe ti hedhin kokrrat para ti duke qeshur e tallur,ata i thanë ha kokrrat,ai ja priti me inteligjencë e urtësi unë i ha hurmat pa kokrra kurse ju i hani me kokrra.Andaj hane hurmën e fundit pa kokërr por mos ja hidhni fajin ose mbeturinën tjerëve se dhe nga kokrra po u mboll në tokë ajo do bëhet pemë dhe në të ardhmen do nxjerrë frytet e sajë,kshtu puna e robit të mirë që lenë vepra e gjurmë të mira,andaj ta bëjmë humrën tone të fundit me bereqet dhe tu lëmë pas brezave tjerë fryte të hajrit.
Porosia e hurmës së fundit :
1.Hurma është frut me shum vitamina dhe sunet i preferuar për iftarë.
2.Ushqe me iftarë,jetimët,fukarenjtë,studentët,udhëtarin,musafirin,kojshiun etj
3.Mendoje se iftari yt do jetë hurma e fundit
4.Allahu i don bamirsit shpëtoje veten nga zjarri qoftë dhe me një kokër hurme
5.Hurma simbolizon sofrën e agjëruesit
6.Hurma e mbjellur hahet dhe nga brezat pas nesh dhe mbete sadaka rrjedhëse
Ramazani, ky muaji shpirtërorë !
E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet të Kuranit thotë:" Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët “(3:135).E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet të Kuranit thotë:" Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët “(3:135).
Prandaj, prej urtësive të Allahu është edhe ajo se myslimanët janë të obliguar që të llogarisin kohët e tyre me kalendarin hënor, siç ka thënë i Dërguari s.a.v.s:" Agjëroni me vrojtimin e saj (hënës) dhe mbarojeni agjërimin me vrojtimin e saj (hënës) ", dihet se kalendari hënor ka së paku dhjetë ditë më pak se kalendari diellor që përdoret në mesin tonë dhe mu këtu shfaqet urtësia e Allahut xh.sh., që e bën të mundur që të mos mbetet as një ditë e vitit, vetëm se në të te ketë agjërim, prandaj edhe ne jemi dëshmitarë të asaj që muaji i shenjtë i Ramazanit, në prag të te cilin jemi tani, çdo vit lëviz nga dhjetë apo njëmbëdhjetë ditë. Pra këto janë ato ditët, të cilat Allahu xh.sh. po thotë që i ka bërë të rrotullohen në mes njerëzve.
Këtë ligj të rrotullimit të ditëve në mesin e njerëzve duhet kuptuar në të gjitha sferat e jetës andaj edhe ata që janë lartë le ta dinë se do të vije dita kur do të bien poshtë e edhe këta që janë poshtë le të shpresojnë në ditën kur do të ngritën lartë. Pra nëse ne si mysliman e kuptojmë realisht këtë ligj të Allahut xh.sh në natyrë atëherë nuk duhet që të brengosemi në sprova sepse siç thuhet: Pas shiut lind dielli dhe pas natës vije dita.
Allahu xh.sh. nuk ka krijuar asgjë në mënyrë spontane dhe pa qëllim, prandaj çdo gjë që e krijuar nga Allahu xh.sh. e ka misionin e vetë krijues që me përfundimin e këtij misioni do të përfundojë edhe vetë qenia sepse ekzistenca e qenies pa mision (qëllim) është e kotë, prandaj edhe ky rrotullim i kohës e ka qëllimin e vetë e që është ndarja e besimit nga mosbesimi, dallimi i besimtarit nga jobesimtari, dallimin e të sinqertëve nga labilët, të burrave nga burrecët dhe të atyre që janë besimtarë të vërtete të Allahut xh.sh nga ata që janë besimtarë sezonal të Allahut xh.sh, me një fjalë sprove për të parë se kush janë besimtarët e vërtetë. Fatkeqësisht ne vetëm se kemi filluar rënien në këtë sprovim me ardhjen e këtij Muaji të shenjtë në vapën kërcëlluese të verës.
Allahu xh.sh thotë:’’ Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.
Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë ‘’( 48: 1-3), këto citate të Kuranit kanë zbritur pasi që i Dërguari s.a.v.s nuk mundi të hynte në Meke. Këto ishin përgëzim dhe myzhde për një fitore të sigurt por që më shumë ngjasonte me një fitore shpirtërore dhe morale sesa me një fitore materiale dhe fizike. Andaj edhe ky muaj i Ramazanit është një shans për një fitore të sigurt shpirtërore dhe morale, është një shans për të pastruar shpirtin dhe trupin, për të ngritur moralin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ndër-njerëzore, është një shans për të shlyer të kaluarën,për ta përmirësuar të tashmen dhe për ta ngritur e ndriçuar të ardhmen, është një shans për të arritur tek parajsat e Allahut xh.sh dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh si piedestal i të gjitha arritjeve.
Ramazani është një shkollë në vete, një shkollë që përfshin të gjithë pa dallim moshe dhe gjinie, një shkollë që për pranim ka vetëm dy kushte bazike e që janë: Besimi në Allahun xh.sh dhe sinqeriteti në vepra, kjo shkollë është intensive andaj kërkon mund e që vetvetiu duhet stolisur edhe me durim në mënyrë që të mund të përballojmë sfidat që hasim gjatë këtij muaji duke filluar nga ato truporet, shpirtëroret, shoqëroret e deri tek sfidat dhe cytjet që na vinë nga djajtë prej njerëzve dhe xhinëve.
Ramazani është një shkollë e cila të mëson për të edukuar shpirtin tënd duke u zhveshur nga epshet e kësaj bote që nga mëngjesi i hershëm e deri tek perëndimi i diellit, të mëson që të edukosh trupin tënd duke të bërë të qëndrueshëm fizikisht në përballimin e urisë dhe etjes dhe në ngritjen e shkallës së durimit e që padyshim se durimi është çelësi i suksesit, të mëson që të edukosh jetën tënde duke të mësuar që të jesh i përpiktë dhe i saktë si në stopimin e të ngrënit dhe të pirit po ashtu edhe në fillimin e tij. Prandaj edhe është prej adhurimeve më të përpikta në aspektin kohorë, që do të thotë se për fillimin e tij ka rëndësi të madhe çdo minutë.
Andaj le të kyçemi në këtë shkollë të Islamit me synimin më të lartë dhe me pretendim që të arrijmë piedestalet e këtyre sukseseve dhe për të arritur rezultatet jetike. E që për sukseset e arritura në këtë shkollë nuk dihet shpërblimi pasi që ai është i fshehur tek Allahu xh.sh. Në lidhje me këtë në një hadithë kudësij i Dërguari s.a.v.s thotë: Thotë Allahu xh.sh: Të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblejë për të ‘’, e që pa dyshim se ky shpërblim do të jetë tepër i madh pasi që është Allahu xh.sh që shpërblen.
Ndërsa sa i përket asaj se përse është veçuar agjërimi si i vetmi adhurim që i takon Allahut xh.sh ndërsa të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit a,s, Allahu e di më së miri por mendojmë se kjo është për tri arsye si më kryesoret:
a) Arsyeja e parë është se të gjitha veprat mund të ketë në to qasje edhe mosbesimi përveç agjërimit. E kjo ndodhë pasi që adhurimet e tjera që i kemi ne mund të bëhet shoqërimi edhe i dikujt tjetër përveç Allahut xh.sh ndërsa kjo në agjërim nuk mund të ndodh pasi që agjërimi është synim i fshehtë dhe nuk e dinë askush përveç Allahut xh.sh.
b) Të gjitha veprat e kryera në këtë botë në mesin e njerëzve do të kenë llogaridhënie në Ditën e Gjykimit dhe kjo do të jetë në mesin e njerëzve andaj nëse dikush i ka borxh dikujt apo i ka bërë padrejtësi këtë të drejtë do ta paguaj në Ditën e Gjykimit kur bëhet gjykimi ndërmjet njerëzve e ndërsa agjërimi është vetëm për Allahun xh.sh dhe në të nuk mund të kenë qasje njerëzit pasi që është diçka që kryhet tërësisht në fshehtësi.
c) Të gjitha adhurimet që bëhen e kanë anën fizike dhe shpirtërore andaj edhe duhet bërë veprime të caktuara që përkasin me atë adhurim e që mund të shihen nga ana e njerëzve dhe kjo mund të qoj njeriun që të bie në syfaqësi përveç agjërimit sepse agjërimi është nijet që bëhet në mes teje dhe Allahut xh.sh dhe nuk ka veprime demonstruese për të andaj edhe mund të kryhet tërësisht në fshehtësi dhe pa e ditur askush prej njerëzve.
Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:’’ Çdo gjë e ka zekatin e tij, ndërsa zekati i trupit është agjërimi ‘’, andaj le të përgatitemi që të japim zekatin e trupit tonë. E mos të lejojmë assesi që ky zekat të jetë për disa pjesë të trupit e për disa jo prandaj edhe kërkohet që të agjërohet me tërë trupin e jo vetëm me stomakun tonë.
E nëse disa qindra vetë përgatiten për të falur namazin, nëse disa mija vetë përgatiten për të dhënë zekatin, e nëse disa milion vetë përgatiten për të kryer haxhin, janë mbarë myslimanët ata që përgatiten për të agjëruar ramazanin ngase e dinë se shpërblime të pakufishme janë në pritje të tyre, e dinë se një derë është përcaktuar të jetë enkas për agjëruesit, e dinë se aroma e gojës së tyre tek Allahu është më e dashur se vetë misku, e dinë se ky është muaji i Kuranit, muaji i mëshirës, i paqes dhe i begative të shumta, e dinë se ky është muaji i Allahut ngase Ai e ka marrë përgjegjësinë e shpërblimit andaj edhe përgatitja jonë duhet të jetë maksimale, duhet që të jetë falënderim për mundësinë e dhënë, duhet që të agjërojmë me kënaqësi ngase në ditët e tij ka nga dy gëzime.
Prandaj le ta presim këtë mik të dashur pas një viti mos prezence, le ta presim kthimin e tij me mallëngjim të plotë, le ta presim ashtu siç e pret toka shiun pas thatësirave, le ta presim ashtu siç e pret foshnja gjirin e nënës, le ta presim ashtu siç e pret jeta lindjen e diellit, le ta presim këtë mik me përmallimin më të madh, me dashurinë më të madhe, me kënaqësinë më të skajshme ngase dhuratat e tij janë më të çmuara se vetë diamantet, më të shtrenjta se vetë margaritarët, dhuratat e tij janë parajsat e Allahut xh.sh, gjerësia e të cilave është më e madhe se toka e qielli.
O Allah, na e mundëso arritjen e agjërimit, na e mundëso të agjërojmë me besim dhe vetë-llogaritje, na e mundëso që të agjërojmë me kënaqësi dhe na e prano agjërimin që e bëjmë vetëm për Ty.
Ramazani, muaj i agjërimit dhe i domethënies - Tarik Ramadan
Shumica e predikimeve klasike fetare, në lidhje me muajin e Ramazanit, ngulmojnë në respektimin e rregullave si dhe në dimensionin e thellë shpirtëror të këtij muaji shpirtëror të agjërimit, sakrificës dhe meditimit. Ndërsa duke menduar më nga afër në lidhje me të, çdokush mund të kuptoj se ky muaj bashkon kërkesa në dukje kontradiktore, të cilat prapëseprapë, së bashku përbëjnë universin e besimit.Shumica e predikimeve klasike fetare, në lidhje me muajin e Ramazanit, ngulmojnë në respektimin e rregullave si dhe në dimensionin e thellë shpirtëror të këtij muaji shpirtëror të agjërimit, sakrificës dhe meditimit. Ndërsa duke menduar më nga afër në lidhje me të, çdokush mund të kuptoj se ky muaj bashkon kërkesa në dukje kontradiktore, të cilat prapëseprapë, së bashku përbëjnë universin e besimit.
Për të menduar rreth këtyre dimensioneve të ndryshme është përgjegjësi e secilës ndërgjegje, çdo gruaje, çdo burri dhe çdo bashkësie të besimit, kudo që ato janë. Ne kurrë nuk mund të theksojmë sa duhet rëndësinë e këtij “rikthimi në vetvete” të kërkuar gjatë kësaj periudhe të agjërimit.
Ramazani është muaji i ndryshimeve të papritura dhe kjo është e vërtetë këtu më shumë se kudo tjetër. Në zemër të shoqërisë sonë konsumatore, ne jemi të përdorur për të lehtësuar qasjen ndaj mallrave dhe pasurive ku ne jemi të shtyrë nga individualizmi i tregut të jetëve tona të përditshme, ky muaj kërkon nga çdokush që ne të vijmë përsëri në qendër të kuptimit të jetëve tona.
Në qendër është Zoti dhe zemra e çdokujt, ashtu sikurse Kurani na rikujton ne: “….dhe dijeni se dija e Zotit shtrihet mes qenies njerëzore dhe zemrës së tij. “ Në qendër, gjithkush është i kërkuar për të ndërmarrë përsëri një dialog me Më të Lartin dhe më Të Afërmin….një dialog ky intimiteti, sinqeriteti dhe dashurie. Të agjërosh është të kërkosh…. me kthjelltësi, durim dhe besim…..drejtësinë dhe paqen me veten. Muaji i Ramazanit është “muaji i Kuptimit”….Pse është kjo jetë? Çfarë në lidhje me praninë e Zotit në jetën time? Çfarë në lidhje me mamanë dhe babain tim…..ende gjallë apo tashmë të larguar nga kjo jetë? Po në lidhje me fëmijët e mi? Familja ime? Bashkësia ime shpirtërore? Përse është ky univers dhe ky njerëzim? Çfarë kuptimi i kam dhënë unë jetës sime të përditshme? Çfarë domethënie kam unë për të qenë në përputhje me të?
Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) na ka paralajmëruar: “Disa njerëz fitojnë nga agjërimi i tyre vetëm faktin që ato janë të etur dhe të uritur.” Ai e kishte fjalë për ata që agjërojnë po aq mekanikisht sa dhe hanë. Ata e privojnë veten nga të ngrënit me të njëjtën mungesë ndërgjegje dhe shkujdesje që ato përdorin në të ngrënë dhe në të pirë. Në fakt, ato e transformojnë atë në një traditë kulturore, një festim në modë, madje edhe në një muaj të banketeve dhe “netëve të Ramazanit”. Një agjërim të tjetërsimit ekstrem….një agjërim të kundër- domethënies.
Pasi ky muaj na çon drejt horizonteve të thella të analizimit të vetveteve dhe domethënies, ai gjithashtu na rikujton për rëndësinë e detajit, saktësisë dhe disiplinës në praktikat tona. Dita e saktë e fillimit të muajit të Ramazanit duhet të kërkohet në mënyrë rigoroze, po ashtu ora e saktë para agimit, në të cilin çdokush duhet të ndalet nga të ngrënit; lutjet duhet të kryhen “në momentet e caktuara” si dhe koha e saktë e përfundimit të agjërimit.
Gjatë kohës sonë të meditimit të thellë me Zotin dhe me vetet tona, është e mundur që të zhysim vetet tona tek ndjenjat e dikujt, pasi ky kërkim i domethënies është aq i thellë, sa duhet të lejohet të anashkalojë të gjitha detajet e rregullave dhe orareve. Por përvoja aktuale e Ramazanit na mëson të kundërtën: Jo spiritualitet të thellë, asnjë kërkim të vërtetë për domethënien pa disiplinë dhe ashpërsi, në lidhje me manaxhimin e e rregullave që duhen respektuar si dhe kohës që duhet zotëruar.
Muaji i Ramazanit bashkon thellësinë e kuptimit dhe saktësinë e formës. Gjendet një “inteligjencë e agjërimit” që lind nga vetë realiteti i këtij bashkimi mes përmbajtjes dhe formës: Agjërimi me trup është një shkollë për ekzistencën e mendjes. Ndryshimet e papritura, të nënkuptuara nga agjërimi, janë një ftesë për shndërrimin dhe reformën e thellë të jetës së çdokujt që mund të ndodhë vetëm me anë të një analize të rreptë të vetvetes (muraqaba).
Për të arritur qëllimin përfundimtar të agjërimit, besimi ynë kërkon një mëndje kërkuese, të kulluar, të sinqertë, të ndershme dhe të aftë për vetëkritikë. Çdokush duhet të jetë i aftë që ta bëjë këtë për veten e tij, përpara Zotit, mes vetmisë së vet ashtu si edhe në kuadër të angazhimit të tij përkundrejt një qenieje tjetër njerëzore. Kjo është një çështje e zotërimit të emocioneve të secilit, për tu përballur me veten si dhe për të marrë vendimet e duhura si dhe shndërrimin e jetës së vet, për të ardhur më afër ndaj ‘qendrës’ dhe ‘kuptimit’.
Myslimanët sot kanë nevojë më shumë se kurrë më parë, për të pajtuar vetvetet me shkollën e spiritualitetit të thellë, së bashku me ushtrimin e inteligjencës së rreptë dhe kritike. Në një kohë kur frika është gjithandej, ku dyshimi është i përhapur, ku myslimanët janë të tunduar nga makthi që kanë për të mbrojtur vetet e tyre dhe për të provuar vazhdimisht pafajësinë e tyre, muaji i Ramazanit është një thirrje mbi dinjitetin si dhe përgjegjësitë e tyre. Është e rëndësishme që ato të mësohen të kontrollojnë emocionet e tyre, të shkojnë përtej frikërave dhe dyshimeve të tyre, si dhe të kthehen ndaj thelbit me besim dhe siguri. Është e rëndësishme gjithashtu, që ta bëjnë atë si një rregull për vetet e tyre, që të jenë të rreptë dhe të drejtë në vlerësimin e sjelljes së tyre si individualisht ashtu edhe kolektivisht: Vetëkritika dhe analiza kritike kolektive, janë në thelb të çdo hapi, për të arritur një shndërrim të vërtetë midis bashkësive dhe shoqërive myslimane.
Në vend të fajësimit të “atyre që dominojnë”, “tjetrit”, “Perëndimit”, etj, mbetet e rëndësishme që të mësojmë nga mësimet e Ramazanit: Në të vërtetë, ti je, ajo që bën për veten tënde. Çfarë po bëjmë ne sot, me vetet tona? Cilat janë kontributet tona brënda fushave të arsimit, drejtësisë sociale dhe lirisë? Çfarë po bëjmë ne për të nxitur dinjitetin e gruas, fëmijës apo mbrojtjes të së drejtave të të varfërve apo të njerëzve të margjinalizuar në shoqëritë tona? Çfarë lloj modelesh të spiritualitetit të thellë, inteligjent dhe aktiv, ofrojmë ne sot për njerëzit përreth nesh? Çfarë kemi bërë ne me mesazhin tonë universal për paqe dhe drejtësi? Çfarë kemi bërë ne me mesazhin tonë të përgjegjësisë individuale, vëllazërisë dhe dashurisë njerëzore ?
Të gjitha këto pyetje janë në zemrat dhe mendjet tona dhe ka vetëm një përgjigje të frymëzuar nga Kurani dhe të ushqyer nga muaji I Ramazanit: Zoti nuk do të ndryshojë asgjë për mirë, nëse ne nuk ndryshojmë asgjë.
Hulumtimi i Ramazanit
Autor: Faik MiftariSikurse çdo vit, ashtu edhe sivjet muaji i bekuar i Ramazanit solli gëzim dhe sihariq për mbarë myslimanët anekënd botës Islame, njashtu edhe për neve shqiptarëve mysliman anekënd trojeve shqiptare. Muaji i bekuar i Ramazanit përveç tjerash, karakterizohet edhe me tri adhurime, të cilët janë: agjërimi, namazi(falja) i teravive si dhe mukabele (leximi i Kur’anit). Gjatë këtij viti kam kryer një hulumtim rreth Ramazanit në Prizren në të cilin gravitoj, lidhur me këto tri premisat gjatë muajit të Ramazanit të shkuar. Edhe pse viteve të fundit kemi një rënie të konsiderueshme të besimtarëve mysliman që këto tre premisa i zbatojnë dhe praktikojnë, këtë vit Ramazani solli një trend alarmues në Prizren të atyre myslimanëve që nuk e përfillin dhe e neglizhojnë muajin e bekuar të Ramazanit.
Pjesa e gjashtë
Sikurse çdo vit, ashtu edhe sivjet muaji i bekuar i Ramazanit solli gëzim dhe sihariq për mbarë myslimanët anekënd botës Islame, njashtu edhe për neve shqiptarëve mysliman anekënd trojeve shqiptare.
Muaji i bekuar i Ramazanit përveç tjerash, karakterizohet edhe me tri adhurime, të cilët janë: agjërimi, namazi(falja) i teravive si dhe mukabele (leximi i Kur’anit).
Gjatë këtij viti kam kryer një hulumtim rreth Ramazanit në Prizren në të cilin gravitoj, lidhur me këto tri premisat gjatë muajit të Ramazanit të shkuar.
Edhe pse viteve të fundit kemi një rënie të konsiderueshme të besimtarëve mysliman që këto tre premisa i zbatojnë dhe praktikojnë, këtë vit Ramazani solli një trend alarmues në Prizren të atyre myslimanëve që nuk e përfillin dhe e neglizhojnë muajin e bekuar të Ramazanit.
Prizreni si qytet i vjetër dhe karakteristik, i njohur për shumë lloje veçorish, është i njohur përveç tjerash edhe për aspektin fetar të ushtrimit dhe aplikimit të riteve fetare islame dhe lirisht mund të them se shekuj me rradhë ka qenë shtyllë e fesë Islame në Kosovë, dhe si i tillë e ka mbajtur bajrakun në Kosovë.
Duke marrë parasysh se vetëm në Prizren jetojnë diku rreth 180.000 banorë dhe se nga ky numër 98% janë mysliman (ndërsa në nivel Kosove kjo shifër shkon në 96% me përkatësi fetare islame), nga ky numër i tërësishëm mund të konkludoj se agjërimin e muajit të Ramazanit që është i obliguar dhe i përcaktuar nga Krijuesi fuqiplotë për mysliman besimtar, nuk e ka kaluae 25% të mbarë popullatës së Prizrenit (diku rreth 45.000), të cilët kanë agjëruar. Kjo përqindje është edhe më e ultë në zonat rurale të komunës së Prizrenit, në krahasim me qytetin e Prizrenit.
Edhe pse në Prizren aktualisht janë 33 xhami ekzistuese, dhe se për një kohë të shkurtër ky numër do të arrijë në 36 xhami të qytetit, duke marrë parasysh se njëra xhami është në ndërtim të sipër, tjetrës i është vu themeli kohë më parë, dhe se e treta do të nisë së shpejti me ndërtim, pasi që Kuvendi Komunal i Prizrenit e ka ndarë trollin për ndërtimin e xhamisë në lagjen periferike të Petrovës, ku gjer tani nuk ka pas xhami.
Po ashtu janë kërkesat edhe të qytetarëve por edhe të besimtarëve mysliman për rindërtimin e dy xhamive me vlera të veçanta kulturore-historike, të rrënuara gjatë periudhave të kaluara kohore të cilët kanë pas vlera historike dhe si të tilla tani do të begatonin edhe më tepër qytetin e Prizrenit si një vend i njohur dhe që deri diku ka arrit të ruaj trashëgimin e pasur kulturore, fetare historike. Iniciativat dhe kërkesat për rindërtim po shtohen dita më ditë dhe se pritet që organet komunale kompetente të dalin në krah si dhe në bashkëpunim me Institutin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtorinë për zhvillimin ekonomik dhe turizëm dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të hartojnë projektin dhe të nisë rindërtimi i këtyre xhamive historike të rrënuara gjatë kohës së kaluar.
Bëhet fjalë për dy xhami të vjetra dhe me vlerë të mëdha, atë të xhamisë së Kalasë (Mahmut Pashës), e ndërtuar në vitin 1455 dhe e rrënuar në vitin 1912 gjatë pushtimit serb të Prizrenit, si dhe të xhamisë së Arastës (Jakub bej Evrenoszades) e ndërtuar në vitin 1526 dhe e rrënuar në vitin 1963 nga pushteti i atëhershëm komunal komunist, nga gjurmët e saja ka mbet minarja shtatlartë falë “mëshirës” së një pushtetari vendor komunist e cili e kurseu atë nga rrënimi total në shenjë kujtimi, pasi që nga minarja e saj është bërë fotoja e dëshmorëve të varur gjatë luftës nacional çlirimtare para postës së qytetit, tani ku gjendet lapidari i dëshmorit të kombit Remzi Ademaj.
Këtë vit për namazet e teravive (të preferuara nga profeti ynë i dashur Muhamedi (a.s.) xhamitë pothuajse kanë qenë gjysmë të zbrazura, dhe se numri i besimtarëve mysliman që kanë falur namazin e teravive në xhami nuk ka kaluar 3% (diku rreth 5000) të mbarë popullatës së qytetit të Prizrenit. Njashtu edhe të dy xhamitë kryesore të Prizrenit ishin gjysmë të zbrazura, sikur xhamia e Mehmed Pashës-Bajraklisë (në të cilin u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit -1878) ashtu edhe xhamia e Sinan Pashës (perla e qytetit të Prizrenit). Edhe ditën e premte, në namazin e xhumasë, namazi kryesor dhe më i rëndësishëm për besimtarët mysliman, kur të gjitha xhamitë e Prizrenit janë përplot të mbushur me besimtarët mysliman dhe se nuk ka vend të lirë brenda xhamive, numri i atyre që falin xhumanë nuk e kaluar 5% (diku rreth 9000 vet) nga numri i përgjithshëm i banorëve të Prizrenit.
Edhe pjesëmarrja e besimtarëve mysliman gjatë leximit të mukabeleve (leximi i Kur’anit) e preferuar dhe me një traditë të kahmotshme në qytetin e Prizrenit, pothuajse ka qenë minimale, edhe pse sivjet në Prizren mukabelet janë lexuar në 7 xhami, në tri xhami për meshkuj dhe në katër xhami për femra.
Në xhaminë e Mehmed Pashës (Bajraklisë) mukabelja (leximi i Kur’anit) është mbajtur para namazit të drekës, në xhaminë kryesore të qytetit është përcjell vetëm nga 5 besimtar, në xhaminë e Sinan Pashës mukabelja është lexuar poashtu para namazit të drekës, dhe është përcjell vetëm nga 10 besimtarë, ndërsa në xhaminë e Sinan Qatibit (Levishës) mukabelja është lexuar para namazit të iqindisë dhe se është përcjell vetëm nga 5-10 besimtar.
Në xhamitë ku është lexuar mukabelja (leximi i Kur’anit) për femra, pjesëmarrja ka qenë më e lartë, ashtu që në xhaminë e Emin Pashës dhe Kurrillës, pjesëmarrja e femrave qe e kanë përcjell ka qenë 100-150 femra, ndërsa në xhaminë e Margëllëqit dhe Toskës pjesëmarrja e femrave ka qenë 20-30 femra.
Kur një situatë e tillë ka qenë e pranishme gjatë muajit të Ramazanit në Prizren, çfarë mund të themi për Prishtinën, Pejën e Gjakovën, e të mos flasim më për Malishevën, Suharekën, Deçanin, Istogun e kështu me radhë. Sado që është i hidhur, ky është realiteti i sotshëm me të cilën ballafaqohet Kosova në përgjithësi e sidomos Prizreni në veçanti, me trendet fetare aktuale islame.
Pas këtyre rezultateve të kryera gjatë hulumtimit, gjatë këtij Ramazani, vet lexuesit që do e lexojnë këtë hulumtim, le të vlerësojnë dhe konkludojnë, se sa qenka me të vërtetë Kosova e rrezikuar nga “izmat” e llojllojshëm,sikurse, fundamentalizmi, ekstremizmi, vehabizmi, talibanizmi, etj., dhe se nga të gjithë ata që merren me studimin, përcjelljen dhe analizën përveç tjera edhe fenomeneve aktuale politike, shoqërore, që ka të bëjë me fenomenin e Islamit në përgjithësi, dhe si e tillë Islamin e shpallim “fajtor kujdestar” për të gjitha problemet, të metat, devijimet, aktuale politike, shoqërore, kulturore që janë prezentë në Kosovë.
Por të jetosh në një Kosovë “demokratike” dhe në një shoqëri të tillë”demokratike” çfarë aktualisht e kemi, me të vërtet është një “lotari”, pasi çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën dhe rreth Kosovës, është ”sui generis”i llojit të vet apo rast specifik që nuk ka kund në botë, kinse Kosova nuk gjendet në këtë planetë tokësore, por gjendet në planetin e Marsit.