FORUM
=> Not registered yet?FORUM - poezi
You are here: FORUM => Example-Board => poezi |
|
besimdemaku (2 posts so far) |
Vallë, pse ju gjunjëzohesh atyre që sjapin asgjë, që s'janë krijues të qenieve të tyre, që një goditje e vockël i rrezon për tokë, që një sprove e vogël i demoralizon?! Vallë si mundesh të bëhesh kaq kryeneç, kaq mendjemadh, kaq jo falendërues e kaq shumë mohues?! Vallë, deri kur kështu do të vazhdojsh të jetosh nen ombrellen e mohimit e të injorimit të Krijuesit Tënde?! | |||
besi (Gast) |
Di të shkruaj shum e të them pak Mundohem me brishtësinë e fjalëve të mia Ta shpreh fuqinë e buzëqeshjes tënde E gjithë ajo që bluhet në kokën time Peshon më pak se një grimë e asaj që zihej në zemrën tënde Po vërtitem botës për të marrë një grimë Nga nektari që ti more qiejve Nëse gjurmët tua era I fshin shkretirave Koha nuk mund ti fshij ato gjurmë zemrave Mesazhi yt futet në q’do zemër të hapur E u troket të gjitha zemërave të mbyllura Qielli po mbanë retë që ne si mbajmë dot Ndërsa ne kemi marrë mbi supe emanetin Që se mban toka as qielli Barrë e rëndë mbi supe të brishta Vetëm nektarë I Bujarit na ushqen zemërat Derisa të na shuhen emrat… | |||
besi (Gast) |
Në kryeherësi Shpirtrat tanë lidhën paktin: kur u tha nëse ishte Zot i tyre e pohuan zëplotë Allahun Tash pohimi, dëshmia jonë Në zgafella shpirti ka ende jehonë, Kur ndodhen befas keq ateistët, O Zot,- edhe ata do të thonë! Jehonë Allahu u jep Dhe disa ngjarjeve që më vonë na i sjell, Para se një lajm të mirë a të keq të marrim, gëzim a hidhërim në ne mbjell Kjo është shenjë dashurie Nga Allahu e shprehur , Dhe në vetat tona Argument është gjetur. | |||
besi (Gast) |
O ti qe e deshiron Xhenetin valle.. per te a po punon ditet e jetes ne dunja valle.. si po i shpenzon? Kalojne ditet me shpejtesi jeta jote po shkurtohet çdo dite e njejta histori pritet nje dite qe te pendohet.. Valle.. mendon ti o njeri se ke kohe per tu penduar kush te ka dhene garanci qe je kaq i siguruar? Ditet e jetes shpejt kalojne e koha ne dunja mbaron Ti Xhenetin e kerkon valle per te a po punon? Xheneti fitohet me veshtiresi jo ne dunja duke u argetuar se qejfi e rehatia behen ne shtepi jo pergjate rruges i hutuar Kjo dunja eshte kalimtare nje dite prej saj ke per tu larguar tek Allahu do te kthehesh i gezuar ose i pikelluar Ti e zgjedh sesi vepron ne kete dunja qe shpejt kalon ditet e jetes tende e kohen sesi e shpenzon Duhet pune dhe durim e jo te kalosh kohen pa menduar por sekondat e jetes t'i shpenzosh Allahun duke adhuruar Ti Xhenetin e deshiron valle per te a po punon? Valle.. ku eshte perpjekja jote per te kerkuar dituri? qe te permbushesh obligimet qe ti ka dhene Krijuesi Valle.. ku eshte namazi i nates? qe eshte zakon i te devotshmeve po agjerimi i dites? dhikri i shumte pergjate gjith dites? Ti thua se Xhenetin e deshiron por me veprat e tua çfare tregon? Pendohu per kohen e kaluar ktheju Allahut te Lartesuar veten tende permiresoje e lidhjen me Allahun forcoje Te eshte dhene Nje Jete Nje Mundesi.. sesi e shpenzon kete e zgjedh ti.. Nese ne Xhenet do i lumtur te shkosh mos harro se per te duhet te punosh...! |
Answer:
Total topics: 6
Total posts: 12
Total users: 43
Online now (registered users): Nobody