www.besimdemaku.page.tl

FEJA ISLAME ESHTE JET

FORUM

=> Not registered yet?



FORUM - Ajshee

You are here:
FORUM => Example-Board => Ajshee

<-Back

 1 

Continue->


Ajshee (Gast)
09/24/2014 11:16pm (UTC)[quote]
› 3. Aishja, nëna e besimtarëve të vërtetë, r.a., tregon: "Në fillim, Frymëzimi Hyjnor i erdhi të Dërguarit të Allahut a.s. në formën e ëndrrave përgëzuese në gjumë. Sa herë që shihte ëndërr, ajo i vërtetohej qartë si drita e agimit të ri. Pastaj iu bë i dashur qëndrimi vetëm. Kështu, ai tërhiqej i vetmuar dhe mbyllej në shpellën Hira, ku adhuronte (vetëm Allahun Një pa ndërprerje për shumë net para se të kthehej te familja e tij. Ai gjithnjë e merrte me vete ushqimin për kohën e qëndrimit atje. Pastaj do të kthehej prapë te Hadixhja (bashkëshortja e tij) për të marrë përsëri të njëjtin ushqim, derisa, papritur i zbriti e Vërteta, kur gjendej në shpellën Hira. Kështu, atij i erdhi meleku dhe i tha: "Lexo!" Ai iu përgjigj: "Unë nuk di të lexoj." Pastaj Pejgamberi shtoi në tregimin e tij: "Pastaj meleku më kapi me forcë dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më. Më pas ai më liroi dhe përsëri më kërkoi të lexoj, por unë iu përgjigja, 'Unë nuk di të lexoj'. Pas kësaj ai sërish më mbërtheu dhe më shtrëngoi, aq sa nuk mund ta duroja më. Pastaj më lëshoi dhe prapë më kërkoi që të lexoj, por unë përsëri iu përgjigja, 'Unë nuk di të lexoj (apo çfarë të lexoj?)'. (Por përsëri ai më mbështolli për herë të tretë dhe më shtrydhi fort, pastaj më liroi dhe më tha, 'Lexo! Me Emrin e Zotit tënd i Cili ka krijuar (gjithçka). Ka krijuar njeriun nga një copë e mpiksur gjaku. Lexo! Zoti yt është më i Begati Dhurues.' (Kuran, 96:1- 3). Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. u kthye me Shpalljen dhe me zemrën që i rrihte fort. Kështu shkoi te Hadixhja bint Huvejlid r.a. duke i thënë: "Më mbulo! Më mbulo!" Ata e mbuluan derisa i kaloi frika dhe pastaj i tregoi Hadixhes r.a. gjithë ç'i kishte ndodhur (dhe i shtoi): "Kam frikë se do të më ndodhë gjë." Ndërsa Hadixhja i tha: "Kurrë! (Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti, me të vërtetë, mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit, i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi."
Pastaj Hadixhja r.a. shkoi bashkë me të te djali i xhaxhait të saj, Varaka Ibn Neufel Ibn Esed Ibn Abdul-Uzza, i cili gjatë xhahilisë (periudha e errët e injorancës para Islame) ishte bërë i krishterë dhe shkruante hebraisht. Ai kishte shkruar pjesë nga Ungjilli në hebraisht aq sa kishte dashur Allahu e tashmë ishte në moshë shumë të thyer dhe kishte humbur shikimin.
Hadixhja r.a. i tha atij: "O kushëriri im! Dëgjo nga nipi yt (ndodhinë e tij)." Varaka e pyeti: "O nipi im! Çfarë ke parë?" I Dërguari i Allahut a.s. i përshkroi atij gjithçka që kishte parë. Varaka i tha: "Ky është i njëjti Naums (ai që ruan sekretet, meleku Xhibril a.s. i ngarkuar me dërgimin e Frymëzimit Hyjnor), të cilin Allahu ia ka dërguar Musait a.s.. Do të dëshiroja të isha i ri dhe të jetoja derisa populli yt të të përzërë ty." I Dërguari i Allahut a.s. pyeti: "A do të më përzënë?" Ai iu përgjigj: "Po! Asnjëherë nuk ka ardhur burrë me (mesazh) si ky që ke sjellë ti pa u keqtrajtuar dhe pa u munduar. Dhe, nëse unë arrij të jem gjallë deri atë ditë, atëherë unë do të të ndihmoja e do të të mbështetja ty fort." Por nuk kaloi shumë dhe Varaka vdiq. Po kështu edhe Frymëzimi Hyjnor u ndërpre për pak kohë.

Answer:

Nickname:

 Text color:

 Font size:
Close tags



Total topics: 6
Total posts: 12
Total users: 43
Online now (registered users): Nobody crying smiley
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free